{"id":8057,"date":"2019-04-08T21:29:14","date_gmt":"2019-04-08T19:29:14","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=8057"},"modified":"2019-04-08T21:29:14","modified_gmt":"2019-04-08T19:29:14","slug":"si-e-botoi-fshehurazi-cia-doktor-zhivagon-ne-rusi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=8057","title":{"rendered":"Si e botoi fshehurazi CIA \u201cDoktor Zhivagon\u201d n\u00eb Rusi"},"content":{"rendered":"<p><strong>Martin Vennard, BBC<\/strong><\/p>\n<div id=\"gallery-1\" class=\"gallery galleryid-182385 gallery-columns-3 gallery-size-thumbnail\">\n<figure class=\"gallery-item\">\n<div class=\"gallery-icon landscape\"><a href=\"http:\/\/gazeta-shqip.com\/lajme\/wp-content\/uploads\/2014\/06\/Doktor-Zhivago-2.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"attachment-thumbnail size-thumbnail\" src=\"http:\/\/gazeta-shqip.com\/lajme\/wp-content\/uploads\/2014\/06\/Doktor-Zhivago-2-150x150.jpg\" sizes=\"(max-width: 150px) 100vw, 150px\" srcset=\"http:\/\/gazeta-shqip.com\/lajme\/wp-content\/uploads\/2014\/06\/Doktor-Zhivago-2-150x150.jpg 150w, http:\/\/gazeta-shqip.com\/lajme\/wp-content\/uploads\/2014\/06\/Doktor-Zhivago-2-50x50.jpg 50w\" alt=\"\" width=\"150\" height=\"150\" \/><\/a><\/div>\n<\/figure>\n<figure class=\"gallery-item\">\n<div class=\"gallery-icon portrait\"><a href=\"http:\/\/gazeta-shqip.com\/lajme\/wp-content\/uploads\/2014\/06\/Doktor-Zhivago-3.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"attachment-thumbnail size-thumbnail\" src=\"http:\/\/gazeta-shqip.com\/lajme\/wp-content\/uploads\/2014\/06\/Doktor-Zhivago-3-150x150.jpg\" sizes=\"(max-width: 150px) 100vw, 150px\" srcset=\"http:\/\/gazeta-shqip.com\/lajme\/wp-content\/uploads\/2014\/06\/Doktor-Zhivago-3-150x150.jpg 150w, http:\/\/gazeta-shqip.com\/lajme\/wp-content\/uploads\/2014\/06\/Doktor-Zhivago-3-50x50.jpg 50w\" alt=\"\" width=\"150\" height=\"150\" \/><\/a><\/div>\n<\/figure>\n<figure class=\"gallery-item\">\n<div class=\"gallery-icon portrait\"><a href=\"http:\/\/gazeta-shqip.com\/lajme\/wp-content\/uploads\/2014\/06\/Doktor-Zhivago-1.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"attachment-thumbnail size-thumbnail\" src=\"http:\/\/gazeta-shqip.com\/lajme\/wp-content\/uploads\/2014\/06\/Doktor-Zhivago-1-150x150.jpg\" sizes=\"(max-width: 150px) 100vw, 150px\" srcset=\"http:\/\/gazeta-shqip.com\/lajme\/wp-content\/uploads\/2014\/06\/Doktor-Zhivago-1-150x150.jpg 150w, http:\/\/gazeta-shqip.com\/lajme\/wp-content\/uploads\/2014\/06\/Doktor-Zhivago-1-50x50.jpg 50w\" alt=\"\" width=\"150\" height=\"150\" \/><\/a><\/div>\n<\/figure>\n<\/div>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb shtatorit t\u00eb vitit 1958, agjenti i sh\u00ebrbimit sekret holandez, Joop van der Wilden, solli n\u00eb sht\u00ebpi arm\u00ebn m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb CIA-s n\u00eb luft\u00ebn mes Per\u00ebndimit dhe Bashkimit Sovjetik, nj\u00eb pako t\u00eb vog\u00ebl ngjyr\u00eb kafe prej letre.<\/p>\n<p>\u201cKisha eksperienc\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbimin e inteligjenc\u00ebs, ndaj e dija se ishte di\u00e7ka shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb ai duhej ta mblidhte dhe ta pasonte\u201d, thot\u00eb vejusha e tij, Rachel van der Wilden. Nuk ishte nj\u00eb cop\u00eb e re teknologjie ushtarake, ve\u00e7se nj\u00eb lib\u00ebr, nj\u00eb kopje e par\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn ruse e librit \u201cDoktor Zhivago\u201d. Ajo akoma e ka librin dhe letr\u00ebn mb\u00ebshtjell\u00ebse, me dat\u00ebn e shtun\u00eb, 6 shtator 1958, t\u00eb shkruar nga dora e bashk\u00ebshortit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Libri ishte pjes\u00eb e nj\u00eb botimi klandestin, q\u00eb ai e kishte marr\u00eb nga botuesit dhe ia kishte kaluar CIA-s. Plani ishte q\u00eb qindra libra t\u2019u shp\u00ebrndaheshin vizitor\u00ebve sovjet\u00eb n\u00eb Ekspozit\u00ebn Universale dhe Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Brukselit, q\u00eb do t\u00eb mbahej n\u00eb Belgjik\u00ebn fqinje. Pasternak kishte qen\u00eb shum\u00eb gjat\u00eb nj\u00eb nga poet\u00ebt dhe p\u00ebrkthyesit m\u00eb fam\u00ebkeq n\u00eb Rusi dhe ishte af\u00ebrmendsh q\u00eb disa nga vizitor\u00ebt do t\u00eb ishin t\u00eb etur t\u00eb lexonin librin e tij t\u00eb vet\u00ebm. U hamend\u00ebsua q\u00eb disa do ta merrnin librin n\u00eb sht\u00ebpi dhe do ta qarkullonin te miqt\u00eb, disa edhe mund ta kopjonin dhe ta shp\u00ebrndanin n\u00eb nj\u00eb grup m\u00eb t\u00eb madh. Dosje t\u00eb deklasifikuara s\u00eb fundmi nga CIA u publikuan n\u00eb librin \u2013\u00a0<em>Afera Zhivago: Kremlini, CIA dhe beteja mbi nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb ndaluar\u00a0<\/em>\u2013 i cili flet p\u00ebr \u201cvler\u00ebn e madhe t\u00eb propagand\u00ebs\u201d dhe \u201cp\u00ebr mesazhin instinktiv dhe natyr\u00ebn q\u00eb provokonte mendime\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNe kemi mund\u00ebsin\u00eb t\u2019i b\u00ebjm\u00eb qytetar\u00ebt sovjet\u00eb t\u00eb pyesin veten se \u00e7far\u00eb nuk shkon me qeverin\u00eb e tyre, pasi t\u00eb lexojn\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb mir\u00eb letrare nga nj\u00eb burr\u00eb q\u00eb pranohet se \u00ebsht\u00eb shkrimtari m\u00eb i mir\u00eb rus q\u00eb jeton, lib\u00ebr q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i disponuesh\u00ebm n\u00eb vendin e tij\u201d, thot\u00eb nj\u00eb nga citimet e deklasifikuara.<\/p>\n<p>Romani tregon nj\u00eb histori pjes\u00ebrisht autobiografike t\u00eb nj\u00eb doktori dhe poeti rus, Juri Zhivago, gjat\u00eb dekadave t\u00eb rr\u00ebmbyera, p\u00ebrpara, gjat\u00eb dhe pas revolucionit t\u00eb 1917-s. Ai \u00ebsht\u00eb i martuar kur bie n\u00eb dashuri me nj\u00eb grua tjet\u00ebr, Lara \u2013 e cila \u00ebsht\u00eb po ashtu e martuar me nj\u00eb bolshevik t\u00eb betuar \u2013 dhe linja e romanit ndjek progresin e marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb tyre fatkeqe, teksa jet\u00ebt e tyre jan\u00eb t\u00eb varura nga ngjarjet e koh\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cMesazhi njer\u00ebzor i Pasternak \u2013 q\u00eb \u00e7do person ka t\u00eb drejt\u00ebn e nj\u00eb jete private dhe meriton respekt si qenie njer\u00ebzore, q\u00eb nuk varet nga besnik\u00ebria e tij politike apo kontributi p\u00ebr shtetin \u2013 p\u00ebrmban sfid\u00ebn thelb\u00ebsore t\u00eb etik\u00ebs sovjetike t\u00eb sakrifikimit t\u00eb individit p\u00ebr sistemin komunist\u201d, thot\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr komunikat\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMendoj se kund\u00ebrshtimi m\u00eb i madh i sovjet\u00ebve ishte shpirti i romanit\u201d, thot\u00eb Peter Finn, nj\u00eb bashkautor i librit \u201cAfera Zhivago\u201d. \u201cAta e mendonin se ishte kund\u00ebr revolucionit, q\u00eb e portretizonte shtetin sovjetik me nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim negativ dhe ata thjesht e shihnin t\u00eb papranuesh\u00ebm.\u201d<\/p>\n<p>Duke e ditur q\u00eb romani i tij nuk do t\u00eb publikohej kurr\u00eb n\u00eb Bashkimin Sovjetik, Pasternak u dha dor\u00ebshkrime t\u00eb shtypura disa t\u00eb huajve n\u00eb vitin 1956. Nd\u00ebr ta p\u00ebrfshihej edhe nj\u00eb komunist italian, Sergio d\u2019Angelo, i cili punonte n\u00eb Mosk\u00eb si gazetar dhe agjent letrar me koh\u00eb t\u00eb pjesshme p\u00ebr nj\u00eb botues dhe bashk\u00ebkomunist, Giangiacomo Feltrinelli. Ai shkroi n\u00eb librin e tij \u201cRasti Pasternak\u201d, rreth takimit me autorin 66-vje\u00e7ar n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij n\u00eb fshat n\u00eb Peredelkino, nj\u00eb koloni shkrimtar\u00ebsh jasht\u00eb Mosk\u00ebs, n\u00eb maj t\u00eb vitit 1956.<\/p>\n<p>\u201cPasternak \u00ebsht\u00eb n\u00eb kopshtin me gardh, veshur me nj\u00eb xhaket\u00eb dhe pantallona t\u00eb thurura me dor\u00eb. Kur na v\u00eb re, ai afrohet me nj\u00eb buz\u00ebqeshje t\u00eb madhe, hap port\u00ebn e vog\u00ebl t\u00eb kopshtit dhe zgjat duart. P\u00ebrqafimi i tij \u00ebsht\u00eb i k\u00ebndsh\u00ebm dhe i vendosur\u201d, shkroi ai.<\/p>\n<p>Teksa Pasternak i dor\u00ebzon D\u2019Angelos dor\u00ebshkrimin, i thot\u00eb: \u201cE b\u00ebft\u00eb xhiron bot\u00ebs!\u201d M\u00eb pas ai shton, ndoshta me ironi: \u201cJe i ftuar t\u00eb m\u00eb shoh\u00ebsh kur t\u00eb p\u00ebrballem me pushkatuesit\u201d. Nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb pas, D\u2019Angelo fluturoi nga Moska n\u00eb Berlinin Lindor me dor\u00ebshkrimin \u2013 valixhja e tij nuk u kontrollua \u2013 dhe ia dor\u00ebzoi at\u00eb personalisht Feltrinellit, i cili firmosi kontrat\u00eb me Pasternak. Feltrinelli u rezistoi k\u00ebrkesave nga autoritetet sovjetike dhe Partis\u00eb Komuniste Italiane p\u00ebr t\u00eb mos e botuar \u201cDoktor Zhivagon\u201d dhe libri e pa drit\u00ebn e botimit n\u00eb italisht n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb 1957-s.<\/p>\n<p>Dokumentet e CIA-s zbulojn\u00eb se MI6 ia kishte dal\u00eb po ashtu t\u00eb kishte nj\u00eb kopje t\u00eb dor\u00ebshkrimit dhe ia dor\u00ebzoi at\u00eb agjencis\u00eb amerikane t\u00eb inteligjenc\u00ebs. M\u00eb pas kjo e fundit e rregulloi q\u00eb nj\u00eb version n\u00eb gjuh\u00ebn ruse t\u00eb botohej n\u00eb \u201cThe Hague\u201d nga nj\u00eb botues me eksperienc\u00eb n\u00eb botimin e librave n\u00eb gjuh\u00ebn ruse.<\/p>\n<p>\u201cAta nuk desh\u00ebn q\u00eb t\u00eb kishte lidhje t\u00eb dukshme me Amerik\u00ebn, ndaj vendos\u00ebn ta botonin n\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr\u201d, thot\u00eb Van der Wilden, q\u00eb n\u00ebnvij\u00ebzon se ajo nuk pati gisht n\u00eb operacion. Ajo beson se bashk\u00ebshorti i saj ishte zgjedhur t\u00eb ishte pjes\u00eb, sepse ai kishte lidhje me njer\u00ebz n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb botuese, p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrfshirjes s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb rezistenc\u00ebn holandeze nga pushtimi gjerman n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>Romani iu dor\u00ebzua vizitor\u00ebve sovjet\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt ishin disa dhjet\u00ebra. \u201cS\u00eb shpejti kopertina blu e librit mbushi parqet. Disa q\u00eb e siguruan librin, e gris\u00ebn kopertin\u00ebn, i ndan\u00eb faqet dhe i fut\u00ebn n\u00eb xhepa q\u00eb ta b\u00ebnin librin t\u00eb fshihej m\u00eb shpejt\u201d, thot\u00eb \u201cAfera Zhivago\u201d.<\/p>\n<p>Fjal\u00ebt p\u00ebr operacionin arrit\u00ebn n\u00eb vesh\u00ebt e Pasternak, i cili i shkroi nj\u00eb miku n\u00eb Paris: \u201c\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb \u2018Doktor Zhivago\u2019 u shfaq n\u00eb origjinal? Mesa duket vizitor\u00ebt e ekspozit\u00ebs n\u00eb Bruksel e kan\u00eb par\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Disa prej k\u00ebtyre librave arrit\u00ebn t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb Mosk\u00eb. Nj\u00eb prej kopjeve u gjend n\u00eb bibliotek\u00ebn shtet\u00ebrore t\u00eb Rusis\u00eb. Kopja e librit ishte kapur nga autoriteti doganor dhe ishte d\u00ebrguar n\u00eb seksionin e koleksioneve t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb bibliotek\u00ebs, ku viheshin librat e ndaluar.<\/p>\n<p>Jo t\u00eb gjith\u00eb ishin t\u00eb k\u00ebnaqur me operacionin. Kompania holandeze q\u00eb publikoi librin nuk kishte marr\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e autorit, ndaj u k\u00ebrc\u00ebnua me padi. Skandali mund t\u00eb kishte ekspozuar CIA-n, ndaj nj\u00eb marr\u00ebveshje u desh t\u00eb arrihej me Pasternak. P\u00ebr t\u00eb shmangur probleme t\u00eb tilla n\u00eb t\u00eb ardhmen, CIA vendosi t\u00eb prodhoj\u00eb versionin e vet n\u00eb gjuh\u00ebn ruse dhe nj\u00eb lib\u00ebr xhepi me versionin anglisht, n\u00ebn emrin e nj\u00eb sht\u00ebpie botuese franceze t\u00eb rreme.<\/p>\n<p>Kopje t\u00eb librave iu dhan\u00eb student\u00ebve sovjet\u00eb dhe europiano-lindor\u00eb n\u00eb Festivalin Bot\u00ebror t\u00eb Rinis\u00eb dhe Student\u00ebve, 1959 n\u00eb Vjen\u00eb, q\u00eb u sponsorizua nga organizata komuniste. Thuhet se shoq\u00ebruesit e t\u00eb rinjve nga Bashkimi Sovjetik i kishin k\u00ebshilluar ata ta merrnin librin, ta lexonin, por t\u00eb mos e d\u00ebrgonin n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>Projekti \u201cDoktor Zhivago\u201d i CIA-s ishte pjes\u00eb e nj\u00eb p\u00ebrpjekjeje m\u00eb t\u00eb madhe nga agjencia p\u00ebr t\u00eb futur roman\u00eb t\u00eb ndaluar n\u00eb vendet e bllokut lindor, p\u00ebrfshir\u00eb libra t\u00eb Xhorxh Oruell, Xhejms Xhojs, Vladimir Nabokov dhe Ernest Heminguej.<\/p>\n<p>Ata menduan se let\u00ebrsia mund t\u00eb kishte nj\u00eb lloj ndikimi dhe ata (agjent\u00ebt e inteligjenc\u00ebs) ishin t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb investonin miliona dollar\u00eb n\u00eb vit p\u00ebr ta realizuar planin. \u00cbsht\u00eb llogaritur se gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, ata d\u00ebrguan n\u00eb vendet e lindjes 10 milion\u00eb libra dhe revista q\u00eb qarkulluan kudo.<\/p>\n<p>Pasternak u vler\u00ebsua me \u00e7mimin<em>\u00a0Nobel p\u00ebr Let\u00ebrsin\u00eb<\/em>\u00a0n\u00eb tetor t\u00eb 1958-s, por u detyrua nga autoritetet sovjetike t\u00eb mos e pranonte. Edhe pse ai ishte posht\u00ebruar nga shtypi vendas, kur shkrimtari vdiq nga kanceri i mushk\u00ebrive n\u00eb mosh\u00ebn 70-vje\u00e7are, dy vite m\u00eb pas, n\u00eb funeralin e tij, u mblodh\u00ebn shum\u00eb njer\u00ebz.<\/p>\n<p>\u201cDoktor Zhivago\u201d ka shitur miliona kopje n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn dhe n\u00eb vitin 1965 u nxor filmi q\u00eb fitoi \u00e7mimin\u00a0<em>Oskar<\/em>. Megjithat\u00eb, \u201cDoktor Zhivago\u201d nuk u b\u00eb i njohur p\u00ebr publikun rus deri n\u00eb vitin 1988, gjat\u00eb reformave t\u00eb Mikhail Gorba\u00e7ov. Bashkimi Sovjetik ra tri vite m\u00eb pas.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Martin Vennard, BBC N\u00eb fillim t\u00eb shtatorit t\u00eb vitit 1958, agjenti i sh\u00ebrbimit sekret holandez, Joop van der Wilden, solli n\u00eb sht\u00ebpi arm\u00ebn m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb CIA-s n\u00eb luft\u00ebn mes Per\u00ebndimit dhe Bashkimit Sovjetik, nj\u00eb pako t\u00eb vog\u00ebl ngjyr\u00eb kafe prej letre. \u201cKisha eksperienc\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbimin e inteligjenc\u00ebs, ndaj e dija se ishte di\u00e7ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8058,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[3,14,15,19],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Si e botoi fshehurazi CIA \u201cDoktor Zhivagon\u201d n\u00eb Rusi - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=8057\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Si e botoi fshehurazi CIA \u201cDoktor Zhivagon\u201d n\u00eb Rusi - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Martin Vennard, BBC N\u00eb fillim t\u00eb shtatorit t\u00eb vitit 1958, agjenti i sh\u00ebrbimit sekret holandez, Joop van der Wilden, solli n\u00eb sht\u00ebpi arm\u00ebn m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb CIA-s n\u00eb luft\u00ebn mes Per\u00ebndimit dhe Bashkimit Sovjetik, nj\u00eb pako t\u00eb vog\u00ebl ngjyr\u00eb kafe prej letre. \u201cKisha eksperienc\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbimin e inteligjenc\u00ebs, ndaj e dija se ishte di\u00e7ka [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=8057\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-04-08T19:29:14+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Doktor-Zhivago.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"780\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"585\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=8057\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=8057\",\"name\":\"Si e botoi fshehurazi CIA \u201cDoktor Zhivagon\u201d n\u00eb Rusi - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=8057#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=8057#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Doktor-Zhivago.jpg\",\"datePublished\":\"2019-04-08T19:29:14+00:00\",\"dateModified\":\"2019-04-08T19:29:14+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=8057#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=8057\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=8057#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Doktor-Zhivago.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Doktor-Zhivago.jpg\",\"width\":780,\"height\":585},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=8057#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Si e botoi fshehurazi CIA \u201cDoktor Zhivagon\u201d n\u00eb Rusi\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Si e botoi fshehurazi CIA \u201cDoktor Zhivagon\u201d n\u00eb Rusi - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=8057","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Si e botoi fshehurazi CIA \u201cDoktor Zhivagon\u201d n\u00eb Rusi - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"Martin Vennard, BBC N\u00eb fillim t\u00eb shtatorit t\u00eb vitit 1958, agjenti i sh\u00ebrbimit sekret holandez, Joop van der Wilden, solli n\u00eb sht\u00ebpi arm\u00ebn m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb CIA-s n\u00eb luft\u00ebn mes Per\u00ebndimit dhe Bashkimit Sovjetik, nj\u00eb pako t\u00eb vog\u00ebl ngjyr\u00eb kafe prej letre. \u201cKisha eksperienc\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbimin e inteligjenc\u00ebs, ndaj e dija se ishte di\u00e7ka [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=8057","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2019-04-08T19:29:14+00:00","og_image":[{"width":780,"height":585,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Doktor-Zhivago.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"7 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=8057","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=8057","name":"Si e botoi fshehurazi CIA \u201cDoktor Zhivagon\u201d n\u00eb Rusi - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=8057#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=8057#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Doktor-Zhivago.jpg","datePublished":"2019-04-08T19:29:14+00:00","dateModified":"2019-04-08T19:29:14+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=8057#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=8057"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=8057#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Doktor-Zhivago.jpg","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Doktor-Zhivago.jpg","width":780,"height":585},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=8057#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Si e botoi fshehurazi CIA \u201cDoktor Zhivagon\u201d n\u00eb Rusi"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Doktor-Zhivago.jpg","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Doktor-Zhivago-150x150.jpg",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Doktor-Zhivago.jpg",780,585,false]},"categories_names":{"3":{"name":"Kryesore","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=3"},"14":{"name":"Kultur\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=14"},"15":{"name":"Libri","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=15"},"19":{"name":"Reportazh \/ Profil","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=19"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Doktor-Zhivago-150x150.jpg",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Doktor-Zhivago.jpg",300,225,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Doktor-Zhivago.jpg",276,207,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Doktor-Zhivago.jpg",400,300,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Doktor-Zhivago.jpg",600,450,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Doktor-Zhivago.jpg",780,585,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Doktor-Zhivago.jpg",127,95,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Doktor-Zhivago.jpg",780,585,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8057"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8057"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8057\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8059,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8057\/revisions\/8059"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/8058"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8057"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8057"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8057"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}