{"id":7983,"date":"2019-04-08T15:12:15","date_gmt":"2019-04-08T13:12:15","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=7983"},"modified":"2019-04-08T15:12:15","modified_gmt":"2019-04-08T13:12:15","slug":"sherbimi-sekret-kroat-po-perpiqet-ti-njollose-myslimanet-me-metoda-te-ndyra","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=7983","title":{"rendered":"Sh\u00ebrbimi sekret kroat po p\u00ebrpiqet t\u2019i njollos\u00eb mysliman\u00ebt me metoda t\u00eb ndyra"},"content":{"rendered":"<div class=\"td-post-header\">\n<header class=\"td-post-title\">\n<p class=\"td-post-sub-title\"><strong>Viteve t\u00eb fundit dhjet\u00ebra boshnjak\u00eb (mysliman\u00eb) me pun\u00eb n\u00eb Kroaci dhe Slloveni jan\u00eb shantazhuar nga sh\u00ebrbimi sekret kroat: kush ka refuzuar bashk\u00ebpunimin ka humbur lejen e q\u00ebndrimit n\u00eb Kroaci apo \u00ebsht\u00eb shpallur rrezik p\u00ebr sigurin\u00eb nacionale.\u00a0<\/strong><\/p>\n<p class=\"td-post-sub-title\"><strong>Q\u00ebllimi i agjent\u00ebve kroat\u00eb ka qen\u00eb t\u00eb shpikin apo zmadhojn\u00eb rrezikun nga terrorizmi islamik n\u00eb Bosnj\u00eb. Pas k\u00ebsaj fushate primitive t\u00eb Zagrebit q\u00ebndron synimi q\u00eb me \u00e7do mjet dhe me ndihm\u00ebn e serb\u00ebve dhe rus\u00ebve t\u00eb krijohet nj\u00eb republik\u00eb kroate brenda Bosnj\u00ebs.<\/strong><\/p>\n<\/header>\n<\/div>\n<div class=\"td-post-content\">\n<p class=\"td-post-featured-image\"><strong><em>Nga Enver Robelli\u00a0<\/em><\/strong><\/p>\n<\/div>\n<p>Kur arriti n\u00eb Zagreb, ai mendoi se tashm\u00eb gjendej n\u00eb parajs\u00eb. N\u00eb kryeqytetin boshnjak myslimani nga Bosnja, Alen Halimoviq, u regjistrua n\u00eb shkoll\u00ebn e mesme, t\u00eb cil\u00ebn e p\u00ebrfundoi me sukses, pastaj filloi t\u00eb studioj\u00eb edukat\u00eb fizike. Tani Halimoviq z\u00eb vend n\u00eb nj\u00eb restorant n\u00eb qytetin e vjet\u00ebr me sharm oriental t\u00eb Sarajev\u00ebs, pi \u00e7aj dhe tregon p\u00ebr ferrin.<\/p>\n<p>Para pes\u00eb vitesh Halimoviq mori matur\u00ebn n\u00eb nj\u00eb gjimnaz islam n\u00eb Zagreb. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb e pranuar nga shteti. Halimoviq punonte n\u00eb nj\u00eb firm\u00eb telekomunikacioni, kalonte shum\u00eb koh\u00eb me familjen e tij dhe ishte i lumtur q\u00eb tani po jetonte \u00abn\u00eb nj\u00eb qytet t\u00eb bukur europian\u00bb \u2013 deri kur sh\u00ebrbimi sekret kroat SOA e mori n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr.<\/p>\n<p>Myslimani nga Bosnja ishte rreth 18-vje\u00e7ar, kur nj\u00eb zyrtar i SOA e i k\u00ebrkoi t\u00eb paraqitej n\u00eb biseda konfidenciale n\u00eb restorante t\u00eb ndryshme t\u00eb Zagrebit. Agjenti i SOA k\u00ebrkoi nga Alen Halimoviqi q\u00eb t\u00eb raportoj\u00eb se \u00e7ka flitej n\u00eb xhamin\u00eb e Zagrebit, kush hynte e dilte aty. Me nj\u00eb rast tjet\u00ebr atij iu k\u00ebrkua t\u2019ua jap\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb SOA fjal\u00ebkalimin e tij p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb profilin e tij n\u00eb Facebook. Nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb tjet\u00ebr me t\u00eb cil\u00ebn u ballafaqua ishte kjo: Halimoviq do t\u00eb duhej t\u00eb shkonte n\u00eb Gornja Mao\u00e7a, nj\u00eb enklav\u00eb islamist\u00ebsh n\u00eb veri t\u00eb Bosnj\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb mbledhur informata mbi aktivitetet e zjarrv\u00ebn\u00ebsve fetar\u00eb.<\/p>\n<p>Alen Halimoviqi, i cili n\u00eb jet\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb ka nj\u00eb em\u00ebr tjet\u00ebr, refuzoi t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me sh\u00ebrbimin kroat. \u00abNuk desha t\u00eb kam pun\u00eb as me sh\u00ebrbimin kroat, as me fanatik\u00ebt budallenj me mjekra\u00bb, thot\u00eb ai. Halimoviq nuk e nd\u00ebrroi mendjen as kur agjent\u00ebt kroat\u00eb i ofruan atij nj\u00eb honorar mujor prej 1000 euro. Tani situata p\u00ebr t\u00eb u b\u00eb e pak\u00ebndshme. Nj\u00eb zyrtar i SOA u k\u00ebrc\u00ebnua se Halimoviq dhe familja e tij shum\u00eb shpejt do t\u2019i shihnin pasojat n\u00ebse ai do t\u00eb refuzonte edhe t\u00eb tutje t\u00eb merrej me spiunazh. Halimoviq, i cili \u00ebnd\u00ebrronte t\u00eb b\u00ebhej m\u00ebsues i edukat\u00ebs fizike, nga autoritetet kroate t\u00eb siguris\u00eb u shpall rrezik p\u00ebr sigurin\u00eb nacionale \u2013 dhe u d\u00ebbua nga vendi. Babai i tij, nj\u00eb pun\u00ebtor nd\u00ebrtimtarie, humbi vendin e pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Alen Halimoviq nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast i izoluar. Jav\u00ebve t\u00eb fundit disa boshnjak\u00eb (mysliman\u00eb) kan\u00eb kontaktuar Avdo Avdiqin. T\u00eb gjith\u00eb ata ankohen mbi metodat e ndyra t\u00eb sh\u00ebrbimit sekret kroat. Avdiq, nj\u00eb gazetar i njohur hulumtues n\u00eb Sarajev\u00eb, s\u00eb fundi ka zbuluar nj\u00ebrin prej skandaleve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb sh\u00ebrbimit sekret n\u00eb Ballkan. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb deritanishme q\u00eb ka siguruar portali Zhurnal, p\u00ebr t\u00eb cilin punon Avdo Avdiq, agjent\u00ebt kroat\u00eb jan\u00eb p\u00ebrpjekur t\u2019i detyrojn\u00eb shtetasit e Bosnj\u00ebs me banim n\u00eb Slloveni dhe Kroaci p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e aksioneve aventuriere. P\u00ebr t\u2019i njollosur mysliman\u00ebt e Bosnj\u00ebs si ekstremist\u00eb sh\u00ebrbimi kroat k\u00ebrkonte q\u00eb disa prej tyre t\u00eb vendosin arm\u00eb dhe eksploziv n\u00ebp\u00ebr xhami. Nj\u00eb saldues, i cili po ashtu ka k\u00ebrkuar t\u00eb flas\u00eb n\u00eb kushte anonimiteti, i tha gazetar\u00ebve t\u00eb portalit Zhurnal se kroat\u00ebt kishin premtuar shum\u00eb privilegje p\u00ebr t\u00eb dhe familjen e tij n\u00ebse do t\u00eb kryente me sukses aksionin. Boshnjak\u00eb t\u00eb tjer\u00eb kan\u00eb treguar se agjent\u00ebt kroat\u00eb gjat\u00eb bisedave n\u00eb Zagreb kan\u00eb k\u00ebrkuar prej tyre t\u00eb dh\u00ebna edhe p\u00ebr ushtrin\u00eb e Bosnj\u00ebs. Nj\u00eb boshnjak, shtetas i Luksemburgut, tha n\u00eb mediat elektronike t\u00eb Sarajev\u00ebs, se p\u00ebrkund\u00ebr maltretimeve kishte refuzuar t\u00eb bashk\u00ebpunimin me sh\u00ebrbimin kroat, duke iu th\u00ebn\u00eb agjent\u00ebve se nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb ishte e ndaluar edhe nga ligjet e Bosnj\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00abMund t\u00eb merret me mend se \u00e7far\u00eb reagime do t\u00eb kishte n\u00eb Per\u00ebndim n\u00ebse policia e Bosnj\u00ebs, pas alarmimit nga Zagrebi, do t\u00eb kishte gjetur arm\u00eb n\u00eb disa xhami\u00bb, thot\u00eb gazetari Avdiq gjat\u00eb nj\u00eb bisede n\u00eb nj\u00eb restorant n\u00eb Sarajev\u00eb, i cili gjendet af\u00ebr redaksis\u00eb s\u00eb portalit Zhurnal. Edhe m\u00eb i ashp\u00ebr ishte Dragan Mektiq, minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm i Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00ebs. Ai tha se q\u00ebllimi i aksionit kroat ishte q\u00eb Bosnja t\u00eb njolloset si vat\u00ebr e rrjeteve terroriste (islamike). Zem\u00ebrimi n\u00eb Sarajev\u00eb \u00ebsht\u00eb i madh mbi operacionin sekret t\u00eb shtetit fqinj. Q\u00eb Kroacia, e cila nga viti 2013 \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e BE-s\u00eb, merret me intriga t\u00eb tilla sekrete i p\u00ebrgjigjet politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb k\u00ebtij vendi.<\/p>\n<p>Para s\u00eb gjithash presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviq nuk l\u00eb rast pa paralajm\u00ebruar mbi rrezikun q\u00eb gjoja kanoset nga islamist\u00ebt boshnjak\u00eb. N\u00eb Bosnj\u00eb veprojn\u00eb 10 mij\u00eb xhihadist\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb q\u00ebndrim armiq\u00ebsor ndaj Kroacis\u00eb dhe mbar\u00eb Europ\u00ebs, tha ajo n\u00eb vitin 2017. D\u00ebshmi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb ajo nuk ofroi. N\u00eb pothuaj \u00e7do takim me politikan\u00ebt e BE-s\u00eb presidentja konservatore ankohet p\u00ebr gjoja shtypjen e kroat\u00ebve n\u00eb Bosnj\u00eb.<\/p>\n<p>\u00abKjo fushat\u00eb ka p\u00ebr q\u00ebllim q\u00eb n\u00eb Bosnj\u00eb t\u00eb themelohet nj\u00eb entitet i tret\u00eb, nj\u00eb mini-republik\u00eb e dominuar nga kroat\u00ebt\u00bb, thot\u00eb publicisti Faruk Vele, i cili ka shkruar nj\u00eb lib\u00ebr mbi krimet kroate t\u00eb luft\u00ebs ndaj mysliman\u00ebve t\u00eb Bosnj\u00ebs n\u00eb vitet \u201890. Sipas Marr\u00ebveshjes p\u00ebr Paqe t\u00eb Daytonit, e cila m\u00eb 1995 i dha fund luft\u00ebs, Bosnj\u00eb-Hercegovina p\u00ebrb\u00ebhet nga dy nj\u00ebsi: nga federata boshnjako-kroate dhe nga Republika Srpska, nj\u00eb etnitet i kontrolluar nga serb\u00ebt, udh\u00ebheqja politike e t\u00eb cil\u00ebve k\u00ebrkon bashkimin me Serbin\u00eb. Nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e mo\u00e7me e nacionalist\u00ebve kroat\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb territor autonom n\u00eb Bosnj\u00eb, i cili n\u00eb rast t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb shtetit fragjil do t\u00eb b\u00ebhej pjes\u00eb e Kroacis\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ka nd\u00ebrmarr\u00eb Kroacia s\u00eb fundi kund\u00ebr Bosnj\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj \u00abshpallje e luft\u00ebs\u00bb, mendon Faruk Vele. Ai kujton faktin se autokrati kroat Franjo Tuxhman dor\u00eb m\u00eb dor\u00eb me sundimtarin serb Sllobodan Millosheviq synuan cop\u00ebtimin e Bosnj\u00ebs. Gjat\u00eb luft\u00ebs dy president\u00ebt komunikonin rregullisht p\u00ebrmes nj\u00eb linje t\u00eb sigurt nga p\u00ebrgjigjet. N\u00eb popull ky telefon u quajt \u00abSllobofon\u00bb. N\u00eb nj\u00eb dark\u00eb me diplomat\u00eb Tuxhman vizatoi n\u00eb nj\u00eb salvet\u00eb kufijt\u00eb e Bosnj\u00ebs: gjysma do t\u2019i takonte Kroacis\u00eb, gjysma tjet\u00ebr do t\u00eb futej n\u00ebn kontrollin e Serbis\u00eb. M\u00eb 2017 Tribunali i Hag\u00ebs i ka d\u00ebnuar gjasht\u00eb kroat\u00eb me 111 vjet burg p\u00ebr shkak t\u00eb krimeve ndaj mysliman\u00ebve. N\u00eb aktgjykim p\u00ebrmenden edhe Tuxhmani dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb tij si pjes\u00eb e nd\u00ebrmarrjeje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kriminale.<\/p>\n<p>Zyrtarisht Kroacia respekton integritetin territorial t\u00eb Bosnj\u00ebs. Por veprimet e fundit t\u00eb agjent\u00ebve kroat\u00eb po helmojn\u00eb raportet mes dy shteteve. Politikan\u00ebt kroat\u00eb n\u00eb Zagreb i hedhin posht\u00eb akuzat nga Sarajeva si \u00abmarr\u00ebzi\u00bb dhe \u00abhisteri antikroate\u00bb. Por shefi i sh\u00ebrbimit sekret kroat qe i detyruar t\u00eb pranoj\u00eb kontaktet me nj\u00eb person q\u00eb e cil\u00ebsoi si \u00abt\u00eb dyshimt\u00eb\u00bb: b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr salduesin e p\u00ebrmendur, i cili \u2013 sipas deklaratave t\u00eb tij \u2013 do t\u00eb kontrabandonte dhe fuste arm\u00eb n\u00eb xhami. I konfrontuar me k\u00ebto akuza, sh\u00ebrbimi sekret kroat i hodhi posht\u00eb ato duke i quajtur \u00abt\u00eb pav\u00ebrteta dhe dashakeq\u00ebse\u00bb. Lufta kund\u00ebr terrorizmit hyn n\u00eb mesin e prioriteteve t\u00eb SOA dhe po zhvillohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb profesionale dhe t\u00eb p\u00ebrgjegjshme p\u00ebr t\u00eb mbrojtur Kroacin\u00eb dhe t\u00ebr\u00eb Europ\u00ebn, thuhet n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim t\u00eb SOA.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb autoritet n\u00eb Sarajev\u00eb kan\u00eb filluar hetimet. Por nuk duhet pritur shum\u00eb prej tyre. Drejt\u00ebsia e Bosnj\u00ebs konsiderohet e korruptuar, gjykat\u00ebs dhe prokuror\u00eb mbahen p\u00ebr freri nga ana e politikan\u00ebve. S\u00eb shpejti pritet t\u00eb vij\u00eb n\u00eb Sarajev\u00eb juristi gjerman Reinhard Priebe, i cili me mandat t\u00eb BE-s\u00eb do t\u00eb mbik\u00ebqyr\u00eb pun\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb dhe do t\u00eb b\u00ebj\u00eb propozime p\u00ebr reformimin e saj. P\u00ebr gazetarin Avdo Avdiq \u00ebsht\u00eb e \u00e7uditshme q\u00eb prokurorja e p\u00ebrgjithshme e Bosnj\u00ebs n\u00eb kulmin e afer\u00ebs takohet me ambasadorin rus n\u00eb Sarajev\u00eb. Prokurorja \u00ebsht\u00eb kroate dhe familjare e s\u00eb paku dy protagonist\u00ebve t\u00eb skandalit. Kund\u00ebr disa personave q\u00eb dyshohet se jan\u00eb t\u00eb involvuar n\u00eb afer\u00eb hetimet tashm\u00eb jan\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb. Si koordinator i afer\u00ebs \u00ebsht\u00eb akuzuar konsulli kroat n\u00eb Tuz\u00ebll, Ivan Bandiq, i cili n\u00eb koh\u00ebn e Jugosllavis\u00eb ka qen\u00eb pun\u00ebtor i sh\u00ebrbimit sekret UDB, nd\u00ebrsa gjat\u00eb viteve \u201990 ishte nj\u00ebri nga personat q\u00eb vendoste se kush do dilte nga kampi i t\u00eb burgosurve Heliodrom af\u00ebr Mostarit. Sipas mediave kroate dhe boshnjake Ivan Bandiq nj\u00eb koh\u00eb ka punuar n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsin\u00eb diplomatike t\u00eb Kroacis\u00eb n\u00eb Hag\u00eb, prej nga thuhet se u d\u00ebbua p\u00ebr shkak t\u00eb aktiviteteve t\u00eb dyshimta. M\u00eb von\u00eb punoi n\u00eb ambasadat e Kroacis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe Beograd.<\/p>\n<p>Gazetari Avdo Avdiq nuk u p\u00ebrket atyre boshnjak\u00ebve q\u00eb e injorojn\u00eb problemin me islamist\u00ebt n\u00eb vend. N\u00eb telefonin e tij mobil ai tregon fotografit\u00eb e 76 shtetasve t\u00eb Bosnj\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt u vran\u00eb n\u00eb territorin e t\u00eb ashtuquajturit \u00abShtet Islamik\u00bb n\u00eb Siri dhe Irak. Mes tyre gjenden edhe kat\u00ebr f\u00ebmij\u00eb dhe pes\u00eb gra. Mbi 200 mysliman\u00eb radikal\u00eb nga Bosnja iu bashkuan milicis\u00eb terroriste t\u00eb quajtur ISIS n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr diktatorit sirian Bashar Al-Asad.<\/p>\n<p>Islami tradicionalisht tolerant dhe liberal i Bosnj\u00ebs po sfidohet nga l\u00ebvizjet ekstremiste. Kreu i mysliman\u00ebve t\u00eb Bosnj\u00ebs, kryemyftiu Husein Kavazoviq, viteve t\u00eb fundit ka urdh\u00ebruar mbylljen e disa xhamive ilegale. Pas sulmeve terroriste t\u00eb islamist\u00ebve n\u00eb Paris Kavazoviq shtyu ezanin p\u00ebr pes\u00eb minuta n\u00eb shenj\u00eb solidariteti me viktimat e pafajshme. P\u00ebr teologun e arsimuar n\u00eb Kajro islami dhe demokracia nuk paraqesin kund\u00ebrth\u00ebnie. Kavazoviq u ka b\u00ebr\u00eb thirrje bashk\u00ebkomb\u00ebsve t\u00eb tij n\u00eb bot\u00ebn per\u00ebndimore q\u00eb t\u00eb respektojn\u00eb vlerat e atjeshme. Gjestet e tilla kund\u00ebrshtohen nga ekstremist\u00ebt. S\u00eb fundi n\u00eb Siri nga forcat e kurd\u00ebve u arrestua nj\u00eb islamist boshnjak. N\u00eb nj\u00eb video-incizim ai e kishte k\u00ebrc\u00ebnuar me vrasje Kavazoviqin. \u00abN\u00eb em\u00ebr t\u00eb Allahut\u00bb kryemyftiut do t\u2019i pritej koka n\u00eb mes t\u00eb Bash\u00e7arshis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Siri sapo ka r\u00ebn\u00eb bastioni i fundit i \u00abShtetit Islamik\u00bb. Ky fakt e g\u00ebzon edhe Alen Halimoviqin, i cili pas d\u00ebbimit t\u00eb tij nga Kroacia ka filluar t\u00eb studioj\u00eb shkencat islame n\u00eb Sarajev\u00eb. Ai thot\u00eb se nuk duhet lejuar q\u00eb t\u00eb \u00ab\u00e7mendurit asocial\u00eb\u00bb ta diskreditojn\u00eb nj\u00eb fe t\u00eb t\u00ebr\u00eb. Z\u00ebri i tij pothuaj nuk d\u00ebgjohet nga zhurma e vajzave q\u00eb pozojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb selfie. Disa bartin shami, t\u00eb tjerat jo. Por t\u00eb gjitha d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb duken p\u00ebr mrekulli n\u00eb instagram.<\/p>\n<p>Nj\u00eb version pak m\u00eb i shkurt\u00ebr i k\u00ebtij teksti u botua n\u00eb gazet\u00ebn zvicerane \u00abTages Anzeiger\u00bb.(dp)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Viteve t\u00eb fundit dhjet\u00ebra boshnjak\u00eb (mysliman\u00eb) me pun\u00eb n\u00eb Kroaci dhe Slloveni jan\u00eb shantazhuar nga sh\u00ebrbimi sekret kroat: kush ka refuzuar bashk\u00ebpunimin ka humbur lejen e q\u00ebndrimit n\u00eb Kroaci apo \u00ebsht\u00eb shpallur rrezik p\u00ebr sigurin\u00eb nacionale.\u00a0 Q\u00ebllimi i agjent\u00ebve kroat\u00eb ka qen\u00eb t\u00eb shpikin apo zmadhojn\u00eb rrezikun nga terrorizmi islamik n\u00eb Bosnj\u00eb. Pas k\u00ebsaj fushate [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1185,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[9,4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Sh\u00ebrbimi sekret kroat po p\u00ebrpiqet t\u2019i njollos\u00eb mysliman\u00ebt me metoda t\u00eb ndyra - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=7983\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Sh\u00ebrbimi sekret kroat po p\u00ebrpiqet t\u2019i njollos\u00eb mysliman\u00ebt me metoda t\u00eb ndyra - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Viteve t\u00eb fundit dhjet\u00ebra boshnjak\u00eb (mysliman\u00eb) me pun\u00eb n\u00eb Kroaci dhe Slloveni jan\u00eb shantazhuar nga sh\u00ebrbimi sekret kroat: kush ka refuzuar bashk\u00ebpunimin ka humbur lejen e q\u00ebndrimit n\u00eb Kroaci apo \u00ebsht\u00eb shpallur rrezik p\u00ebr sigurin\u00eb nacionale.\u00a0 Q\u00ebllimi i agjent\u00ebve kroat\u00eb ka qen\u00eb t\u00eb shpikin apo zmadhojn\u00eb rrezikun nga terrorizmi islamik n\u00eb Bosnj\u00eb. Pas k\u00ebsaj fushate [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=7983\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-04-08T13:12:15+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Enver-Robelli-1.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"512\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"420\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=7983\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=7983\",\"name\":\"Sh\u00ebrbimi sekret kroat po p\u00ebrpiqet t\u2019i njollos\u00eb mysliman\u00ebt me metoda t\u00eb ndyra - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=7983#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=7983#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Enver-Robelli-1.jpg\",\"datePublished\":\"2019-04-08T13:12:15+00:00\",\"dateModified\":\"2019-04-08T13:12:15+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=7983#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=7983\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=7983#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Enver-Robelli-1.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Enver-Robelli-1.jpg\",\"width\":512,\"height\":420},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=7983#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Sh\u00ebrbimi sekret kroat po p\u00ebrpiqet t\u2019i njollos\u00eb mysliman\u00ebt me metoda t\u00eb ndyra\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Sh\u00ebrbimi sekret kroat po p\u00ebrpiqet t\u2019i njollos\u00eb mysliman\u00ebt me metoda t\u00eb ndyra - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=7983","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Sh\u00ebrbimi sekret kroat po p\u00ebrpiqet t\u2019i njollos\u00eb mysliman\u00ebt me metoda t\u00eb ndyra - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"Viteve t\u00eb fundit dhjet\u00ebra boshnjak\u00eb (mysliman\u00eb) me pun\u00eb n\u00eb Kroaci dhe Slloveni jan\u00eb shantazhuar nga sh\u00ebrbimi sekret kroat: kush ka refuzuar bashk\u00ebpunimin ka humbur lejen e q\u00ebndrimit n\u00eb Kroaci apo \u00ebsht\u00eb shpallur rrezik p\u00ebr sigurin\u00eb nacionale.\u00a0 Q\u00ebllimi i agjent\u00ebve kroat\u00eb ka qen\u00eb t\u00eb shpikin apo zmadhojn\u00eb rrezikun nga terrorizmi islamik n\u00eb Bosnj\u00eb. Pas k\u00ebsaj fushate [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=7983","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2019-04-08T13:12:15+00:00","og_image":[{"width":512,"height":420,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Enver-Robelli-1.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"10 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=7983","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=7983","name":"Sh\u00ebrbimi sekret kroat po p\u00ebrpiqet t\u2019i njollos\u00eb mysliman\u00ebt me metoda t\u00eb ndyra - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=7983#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=7983#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Enver-Robelli-1.jpg","datePublished":"2019-04-08T13:12:15+00:00","dateModified":"2019-04-08T13:12:15+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=7983#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=7983"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=7983#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Enver-Robelli-1.jpg","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Enver-Robelli-1.jpg","width":512,"height":420},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=7983#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Sh\u00ebrbimi sekret kroat po p\u00ebrpiqet t\u2019i njollos\u00eb mysliman\u00ebt me metoda t\u00eb ndyra"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Enver-Robelli-1.jpg","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Enver-Robelli-1-150x150.jpg",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Enver-Robelli-1.jpg",512,420,false]},"categories_names":{"9":{"name":"Analiz\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=9"},"4":{"name":"Opinion","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=4"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Enver-Robelli-1-150x150.jpg",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Enver-Robelli-1.jpg",300,246,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Enver-Robelli-1.jpg",252,207,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Enver-Robelli-1.jpg",400,328,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Enver-Robelli-1.jpg",512,420,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Enver-Robelli-1.jpg",512,420,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Enver-Robelli-1.jpg",116,95,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Enver-Robelli-1.jpg",512,420,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7983"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7983"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7983\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7984,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7983\/revisions\/7984"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/1185"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7983"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7983"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7983"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}