{"id":7505,"date":"2019-04-04T21:23:21","date_gmt":"2019-04-04T19:23:21","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=7505"},"modified":"2019-04-04T21:23:21","modified_gmt":"2019-04-04T19:23:21","slug":"nje-pjese-e-romanit-plaku-dhe-deti-shkruar-mjeshterisht-nga-ernest-heminguej","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=7505","title":{"rendered":"Nj\u00eb pjes\u00eb e romanit &#8220;Plaku dhe deti&#8221; shkruar mjesht\u00ebrisht nga Ernest Heminguej"},"content":{"rendered":"<p>Ai po flinte, kur djali zgjati kok\u00ebn te dera n\u00eb m\u00ebngjes. Frynte kaq shum\u00eb er\u00eb, saq\u00eb barkat nuk kishin dal\u00eb n\u00eb det dhe djalit i kishte dal\u00eb gjumi von\u00eb dhe ahere erdhi te kasollja e plakut si\u00e7 vinte \u00e7do m\u00ebngjes. Djali e pa q\u00eb plaku merrte frym\u00eb dhe pastaj pa duart e plakut dhe zuri t\u00eb qaj\u00eb. Doli pa b\u00ebr\u00eb zhurm\u00eb q\u00eb t\u00eb sillte pak kafe dhe gjith\u00eb rrug\u00ebs qau. Rreth bark\u00ebs ishin mbledhur shum\u00eb peshkatar\u00eb, q\u00eb v\u00ebshtronin at\u00eb q\u00eb ishte lidhur p\u00ebrbri saj dhe nj\u00ebri kishte hyr\u00eb n\u00eb uj\u00eb me pantallona t\u00eb p\u00ebrveshura dhe po maste gjat\u00ebsin\u00eb e skeletit. Djali nuk zbriti posht\u00eb. Ai kishte qen\u00eb n\u00eb breg m\u00eb p\u00ebrpara dhe nj\u00ebri nga peshkatar\u00ebt i kishte th\u00ebn\u00eb se do t\u00eb kujdesej p\u00ebr bark\u00ebn n\u00eb vend t\u00eb tij.<br \/>\n&#8211; Si \u00ebsht\u00eb? \u2013 thirri nj\u00ebri nga peshkatar\u00ebt.<br \/>\n&#8211; Po fle, &#8211; tha djali. Atij aq i b\u00ebnte q\u00eb e shikonin duke qar\u00eb.<br \/>\n&#8211; Mos e shqet\u00ebsoj\u00eb njeri.<br \/>\n&#8211; Nga hunda deri te bishti \u00ebsht\u00eb tet\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb k\u00ebmb\u00eb, &#8211; thirri q\u00eb p\u00ebrtej peshkatari q\u00eb e kishte matur.<br \/>\n&#8211; E besoj,- tha djali.<br \/>\nDjali e solli kutin\u00eb e konserv\u00ebs t\u00eb mbushur me kafe t\u00eb nxeht\u00eb te kasollja e plakut dhe u ul pran\u00eb tij duke pritur q\u00eb t\u00eb zgjohej. Nj\u00eb her\u00eb iu duk se plaku po zgjohej. Por plaku ra p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb gjum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe djali shkoi p\u00ebrtej rrug\u00ebs q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkonte ca dru hua p\u00ebr t\u00eb ngrohur kafen\u00eb. M\u00eb n\u00eb fund plaku u zgjua.<br \/>\n&#8211; Mos u ngri, &#8211; i tha djali.<br \/>\n&#8211; Pije k\u00ebt\u00eb. Djali i hodhi ca kafe n\u00eb got\u00eb. Plaku e mori dhe e piu.<br \/>\n&#8211; Ata m\u00eb mposht\u00ebn, Manolin. \u2013 tha. \u2013 Ata m\u00eb mposht\u00ebn v\u00ebrtet\u00eb.<br \/>\n&#8211; Ai nuk t\u00eb mposhti dot. Peshku nuk t\u00eb mposhti.<br \/>\n&#8211; Po. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Kjo ndodhi m\u00eb von\u00eb.<br \/>\n&#8211; Pedrikoja po kujdeset p\u00ebr bark\u00ebn dhe tak\u00ebmet. \u00c7\u2019do ta b\u00ebsh kok\u00ebn e peshkut?<br \/>\n&#8211; Le ta pres\u00eb Pedrikoja ta p\u00ebrdor\u00eb p\u00ebr rrjetat.<br \/>\n&#8211; Po shpat\u00ebn?<br \/>\n&#8211; Merre p\u00ebr kujtim po t\u00eb duash.<br \/>\n&#8211; E dua, &#8211; tha djali. \u2013 tani ne mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb planet tona p\u00ebr m\u00eb von\u00eb.<br \/>\n&#8211; A m\u00eb k\u00ebrkuan?<br \/>\n&#8211; Natyrisht. Me barkat e rojeve bregdetare dhe me aeroplan\u00eb.<br \/>\n&#8211; Oqeani \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i madh dhe barka e vog\u00ebl, dhe \u00ebsht\u00eb zor ta shikosh, &#8211; tha plaku. Ai vuri re se sa k\u00ebnaq\u00ebsi ishte kur mund t\u00eb bisedoje me nj\u00eb njeri n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb fliste me veten dhe me detin.<br \/>\n&#8211; M\u00eb mori malli p\u00ebr ty, &#8211; tha plaku. \u2013 Ke kapur gj\u00eb?<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb peshk dit\u00ebn e par\u00eb. Nj\u00eb, dit\u00ebn e dyt\u00eb dhe dy, t\u00eb tret\u00ebn.<br \/>\n&#8211; Shum\u00eb mir\u00eb. &#8211; Tani do t\u00eb peshkojm\u00eb p\u00ebrs\u00ebri bashk\u00eb.<br \/>\n&#8211; Jo. Un\u00eb s\u2019kam fat. S\u2019kam m\u00eb fat.<br \/>\n&#8211; N\u00eb djall t\u00eb vej\u00eb fati,- tha djali. \u2013 t\u00eb sjell un\u00eb fat.<br \/>\n&#8211; \u00c7\u2019do t\u00eb thot\u00eb familja jote? &#8211; Aq m\u00eb b\u00ebn. Dje kapa dy peshq. Por ne do t\u00eb peshkojm\u00eb bashk\u00eb tani, q\u00eb un\u00eb t\u00eb m\u00ebsoj akoma shum\u00eb gj\u00ebra.<br \/>\n&#8211; Ne duhet t\u00eb gjejm\u00eb nj\u00eb fuzhnje t\u00eb mir\u00eb dhe ta mbajm\u00eb gjithnj\u00eb n\u00eb bark\u00eb. Thik\u00ebn mund t\u2019ia b\u00ebjm\u00eb nga balestrat e ndonj\u00eb Fordi t\u00eb vjet\u00ebr. Mund ta mprehim n\u00eb Guanabakoa. Duhet t\u00eb jet\u00eb e mpreht\u00eb, por jo e kalitur q\u00eb t\u00eb mos thyhet. Thika ime u thye.<br \/>\n&#8211; Do t\u00eb gjej nj\u00eb thik\u00eb tjet\u00ebr dhe do ta mpreh balestr\u00ebn. Sa dit\u00eb vall\u00eb do t\u00eb fryj\u00eb brisa e fort\u00eb? &#8211; Ndoshta dy, ndoshta tre.<br \/>\n&#8211; Do t\u2019i b\u00ebj t\u00eb gjitha si\u00e7 duhet, &#8211; tha djali. &#8211; Ti sh\u00ebroji duart e tua, o plak.<br \/>\n&#8211; E di si t\u00eb kujdesem p\u00ebr to. Nat\u00ebn p\u00ebshtyva di\u00e7ka t\u00eb \u00e7uditshme dhe ndjeva se di\u00e7ka m\u2019u thye k\u00ebtu n\u00eb gjoks.<br \/>\n&#8211; Sh\u00ebroje edhe k\u00ebt\u00eb tha djali. &#8211; Shtrihu, o plak dhe un\u00eb do t\u00eb t\u00eb sjell k\u00ebmish\u00ebn t\u00ebnde t\u00eb past\u00ebr. Dhe di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb.<br \/>\n&#8211; Sill edhe ca gazeta t\u00eb koh\u00ebs q\u00eb nuk isha k\u00ebtu,- tha plaku.<br \/>\n&#8211; Ti duhet t\u00eb marr\u00ebsh veten sa m\u00eb shpejt, sepse kam ende shum\u00eb gj\u00ebra p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar dhe t\u2019i mund t\u00eb m\u2019i m\u00ebsosh t\u00eb gjitha. Kur djali doli nga dera dhe shkoi posht\u00eb shk\u00ebmbit t\u00eb vjet\u00ebr prej korali, ai qau p\u00ebrs\u00ebri. At\u00eb mbasdite n\u00eb Terrac\u00eb erdhi nj\u00eb grup turist\u00ebsh dhe duke v\u00ebshtruar posht\u00eb uj\u00ebt, midis gotave bosh t\u00eb birrave dhe meduzave t\u00eb ngordhura, nj\u00eb grua pa nj\u00eb kurriz t\u00eb gjat\u00eb, t\u00eb bardh\u00eb, me nj\u00eb bisht t\u00eb madh n\u00eb fund, q\u00eb l\u00ebkundej e ngrihej nga batica, nd\u00ebrsa era e lindjes ngrinte pa pushim dallg\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb t\u00eb hyr\u00eb t\u00eb gjirit.<br \/>\n&#8211; \u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb kjo?- pyeti ajo nj\u00eb kamerier dhe tregoi skeletin e gjat\u00eb t\u00eb peshkut t\u00eb madh, q\u00eb tani s\u2019ishte ve\u00e7se nj\u00eb pla\u00e7k\u00eb q\u00eb priste ta merrte zbatica.<br \/>\n&#8211; Tiburon,- tha kamerieri! I peshkaqenit. Ai deshi t\u2019i tregonte \u00e7\u2019kishte ngjar\u00eb.<br \/>\n&#8211; Nuk e dija q\u00eb peshkaqen\u00ebt kan\u00eb bishta kaq t\u00eb bukur dhe t\u00eb p\u00ebrkulur kaq hijsh\u00ebm.<br \/>\n&#8211; Edhe un\u00eb s\u2019e dija, &#8211; tha shoq\u00ebronj\u00ebsi i saj. N\u00eb kasollen e tij, mbi rrug\u00eb, plaku po flinte p\u00ebrs\u00ebri. Ai ende flinte p\u00ebrmbys dhe djali qe ulur pran\u00eb tij dhe e ruante. Plaku shihte n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr luan\u00eb.<\/p>\n<p>Varka dridhej ende nga goditjet e peshkaqenit q\u00eb hante peshkun brenda n\u00eb uj\u00eb dhe plaku, duke l\u00ebshuar p\u00eblhur\u00ebn, e la vark\u00ebn t\u00eb kthehej m\u00ebnjan\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb ta linte peshkaqenin t\u00eb dilte sip\u00ebr ujit. Kur e pa, u p\u00ebrkul mbi buz\u00ebn e vark\u00ebs dhe ia nguli thik\u00ebn. Ai goditi vet\u00ebm mishin, por l\u00ebkura e trash\u00eb e peshkaqenit nuk e la thik\u00ebn t\u00eb futej m\u00eb thell\u00eb. Plaku e goditi peshkaqenin kaq fort sa i dhemb\u00ebn jo vet\u00ebm duart, por edhe shpatullat. Por peshkaqeni nxori kok\u00ebn nga uji dhe plaku e goditi mu n\u00eb mes t\u00eb kok\u00ebs petashuqe, kur hunda doli nga uji q\u00eb t\u00eb kafshonte mishin. E nxori thik\u00ebn dhe e futi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, po n\u00eb at\u00eb vend. Peshkaqeni kishte shtr\u00ebnguar fort nofullat dhe i qe kacavjerr\u00eb peshkut; plaku ia nguli thik\u00ebn n\u00eb syrin e majt\u00eb. Peshkaqeni s\u2019i shqitej peshkut.<br \/>\n&#8211; Ashtu?- tha plaku dhe ia nguli thik\u00ebn n\u00eb mes t\u00eb trurit dhe unazave t\u00eb kurrizit. Tani kjo gj\u00eb s\u2019ishte e v\u00ebshtir\u00eb dhe ndieu se thika preu k\u00ebrcin. Plaku e ktheu lopat\u00ebn nga ana tjet\u00ebr dhe ia futi peshkaqenit n\u00eb goj\u00eb, q\u00eb t\u2019ia hapte nofullat. E rrotulloi lopat\u00ebn dhe, kur peshkaqeni u shk\u00ebput nga peshku tha:<br \/>\n&#8211; Shko posht\u00eb, galanos. Shko posht\u00eb nj\u00eb milje. Shko se e gjen atje shokun. Apo mos ishte n\u00ebna jote?<br \/>\nFshiu faqen e thik\u00ebs dhe e la lopat\u00ebn n\u00eb vark\u00eb. Pastaj rregulloi p\u00eblhur\u00ebn dhe, kur ajo gufoi nga era, e ktheu vark\u00ebn n\u00eb drejtimin e m\u00ebparsh\u00ebm.<br \/>\n&#8211; Ata kan\u00eb marr\u00eb me vete sigurisht nj\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt\u00ebn e peshkut, madje edhe mishin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb,- tha me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb. \u2013 Sa mir\u00eb do t\u00eb qe sikur kjo t\u00eb ishte vet\u00ebm nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr dhe t\u00eb mos e kisha z\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb peshk! Keq m\u00eb vjen, o peshk, q\u00eb na ngjau kjo gj\u00eb. Na prishi shum\u00eb pun\u00eb.<br \/>\nPlaku pushoi; ai s\u2019kishte qejf ta v\u00ebshtronte peshkun tani. Ngjyra e tij i sh\u00ebmb\u00ebllente ngjyr\u00ebs s\u00eb amalgamit me t\u00eb cil\u00ebn mbulojm\u00eb pasqyr\u00ebn, por vijat e tij dukeshin ende.<br \/>\n&#8211; S\u2019duhej t\u00eb shkoja kaq larg n\u00eb det, o peshk, tha. \u2013 keq m\u00eb doli, edhe mua edhe ty. Keq m\u00eb vjen shum\u00eb, o peshk\u2026<\/p>\n<p>Mendja iu turbullua p\u00ebrs\u00ebri, por fillin me peshkun e madh e t\u00ebrhiqte me gjith\u00eb fuqin\u00eb. \u201cIa dola ta<br \/>\nktheja &#8211; anash, &#8211; mendoi ai. &#8211; K\u00ebt\u00eb her\u00eb mund ta kthej me bark.\u201d &#8211; T\u00ebrhiqeni! &#8211; urdh\u00ebroi duart. &#8211;<br \/>\nQ\u00ebndroni fort, k\u00ebmb\u00eb!<br \/>\nKthjellohu, mendje! Ti kurr\u00eb s\u2019m\u00eb ke l\u00ebn\u00eb n\u00eb balt\u00eb. N\u00eb \u00e7astin q\u00eb peshku u gjend fare pran\u00eb vark\u00ebs,<br \/>\nplaku e t\u00ebrhoqi me sa fuqi kishte. Por peshku vet\u00ebm sa u kthye pak anash, pastaj drejtoi trupin dhe<br \/>\nnotoi tej.<br \/>\n&#8211; D\u00ebgjo, peshk! &#8211; i foli plaku. &#8211; Ti p\u00ebr t\u00eb ngordhur ke, pse k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb vdes dhe un\u00eb?<br \/>\n\u201cK\u00ebshtu nuk b\u00ebj dot gj\u00eb, &#8211; mendoi. Goja iu tha aq shum\u00eb, sa nuk mund t\u00eb nxirrte nj\u00eb fjal\u00eb, por<br \/>\ns\u2019kishte fuqi as t\u00eb shkonte deri te paguri i ujit, q\u00eb ndodhej dy hapa larg.<br \/>\n&#8211; K\u00ebt\u00eb radh\u00eb duhet ta t\u00ebrheq pran\u00eb vark\u00ebs. Nuk mund t\u00eb rezistoj dot shum\u00eb; Jo, mund t\u00eb rezistoj, &#8211;<br \/>\nkund\u00ebrshtoi n\u00eb \u00e7ast veten. &#8211; Ti, plak, gjithnj\u00eb reziston.\u201d<br \/>\n&#8211; Ti do q\u00eb t\u00eb m\u00eb vras\u00ebsh, peshk, &#8211; tha plaku. &#8211; Sigurisht, \u00ebsht\u00eb e drejta jote. Asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb jet\u00eb s\u2019kam<br \/>\npar\u00eb qenie m\u00eb gjigante, m\u00eb t\u00eb mrekullueshme, m\u00eb t\u00eb qet\u00eb e m\u00eb fisnike se ti. H\u00eb, \u00e7\u2019pret? Vritm\u00eb!<br \/>\nS\u2019dua t\u2019ia di se cili m\u00eb vret.<br \/>\n\u201cP\u00ebrs\u00ebri po t\u00eb turbullohet mendja, plak! Por at\u00eb duhet ta kesh t\u00eb fresk\u00ebt. Mblidh mendjen dhe<br \/>\nmundohu t\u00eb durosh vuajtjet, si njeri i v\u00ebrtet\u00eb&#8230; Ose si peshk, -shtoi ai me vete.\u201d<br \/>\n\u201c\u00c7\u2019t\u00eb b\u00ebj? &#8211; vrau mendjen plaku. Sa her\u00eb q\u00eb peshku largohej, atij i b\u00ebhej sikur do t\u2019i binte t\u00eb fik\u00ebt. &#8211;<br \/>\n\u00c7\u2019t\u00eb b\u00ebj? Do ta provoj edhe nj\u00eb her\u00eb.\u201d<br \/>\n\u201cDo ta provoj p\u00ebrs\u00ebri\u201d, &#8211; tha plaku me vete, megjith\u00ebse duart iu pren\u00eb fare dhe para syve iu b\u00eb<br \/>\nmjegull.<br \/>\nProvoi p\u00ebrs\u00ebri dhe peshku p\u00ebrs\u00ebri u largua. \u201cAh! &#8211; i shp\u00ebtoi nj\u00eb thirrje dhe n\u00eb \u00e7ast ndjeu se brenda tij<br \/>\njeta po shuhej. &#8211; Do ta provoj dhe nj\u00eb her\u00eb.\u201d<br \/>\nMblodhi t\u00ebr\u00eb fuqin\u00eb e mbetur, gjith\u00eb krenarin\u00eb e humbur me koh\u00eb dhe i hodhi n\u00eb duel me peshkun.<br \/>\nPlaku l\u00ebshoi fillin n\u00eb dyshemen\u00eb e vark\u00ebs, e mbajti me k\u00ebmb\u00eb, ngriti fuzhnj\u00ebn lart aq sa mundi dhe<br \/>\nme t\u00ebr\u00eb fuqin\u00eb q\u00eb i kishte mbetur e q\u00eb mundi t\u00eb mblidhte at\u00eb \u00e7ast, e goditi peshkun pas pend\u00ebs s\u00eb<br \/>\nmadhe t\u00eb gjoksit, e cila i kishte dal\u00eb mbi uj\u00eb. Ndjeu si u fut maja e hekurit n\u00eb mish, nd\u00ebrsa ai shtynte<br \/>\nfuzhnj\u00ebn thell\u00eb e, m\u00eb thell\u00eb me t\u00ebr\u00eb pesh\u00ebn e trupit. At\u00ebher\u00eb peshku u p\u00ebrp\u00eblit, e megjith\u00ebse mbante<br \/>\nbrenda vetes vdekjen, u ngrit lart mbi uj\u00eb, sikur me trupin e tij gjigant, me bukurin\u00eb e fuqin\u00eb e tij<br \/>\ndonte t\u00eb krenohej&#8230;<br \/>\n\u201c\u00c7\u2019po ndodh k\u00ebshtu me kok\u00ebn time vall\u00eb? &#8211; tha plaku, duke ngjeshur fytyr\u00ebn pas d\u00ebrras\u00ebs s\u00eb bashit.<br \/>\n&#8211; Jam plak dhe u lodha shum\u00eb. Megjithat\u00eb, e vrava k\u00ebt\u00eb peshk, q\u00eb e kam m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb se v\u00ebllan\u00eb.<br \/>\nDuhet t\u00eb b\u00ebj gati gjith\u00e7ka q\u00eb m\u00eb nevojitet, pastaj ta lidh fort peshkun pas vark\u00ebs, t\u00eb ngre val\u00ebn dhe<br \/>\nt\u00eb kthehem n\u00eb sht\u00ebpi\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ai po flinte, kur djali zgjati kok\u00ebn te dera n\u00eb m\u00ebngjes. Frynte kaq shum\u00eb er\u00eb, saq\u00eb barkat nuk kishin dal\u00eb n\u00eb det dhe djalit i kishte dal\u00eb gjumi von\u00eb dhe ahere erdhi te kasollja e plakut si\u00e7 vinte \u00e7do m\u00ebngjes. Djali e pa q\u00eb plaku merrte frym\u00eb dhe pastaj pa duart e plakut dhe zuri [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":2181,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[11,14,15,19],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Nj\u00eb pjes\u00eb e romanit &quot;Plaku dhe deti&quot; shkruar mjesht\u00ebrisht nga Ernest Heminguej - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=7505\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Nj\u00eb pjes\u00eb e romanit &quot;Plaku dhe deti&quot; shkruar mjesht\u00ebrisht nga Ernest Heminguej - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Ai po flinte, kur djali zgjati kok\u00ebn te dera n\u00eb m\u00ebngjes. Frynte kaq shum\u00eb er\u00eb, saq\u00eb barkat nuk kishin dal\u00eb n\u00eb det dhe djalit i kishte dal\u00eb gjumi von\u00eb dhe ahere erdhi te kasollja e plakut si\u00e7 vinte \u00e7do m\u00ebngjes. Djali e pa q\u00eb plaku merrte frym\u00eb dhe pastaj pa duart e plakut dhe zuri [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=7505\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-04-04T19:23:21+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Ernest-Hemingway.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"889\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=7505\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=7505\",\"name\":\"Nj\u00eb pjes\u00eb e romanit \\\"Plaku dhe deti\\\" shkruar mjesht\u00ebrisht nga Ernest Heminguej - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=7505#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=7505#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Ernest-Hemingway.png\",\"datePublished\":\"2019-04-04T19:23:21+00:00\",\"dateModified\":\"2019-04-04T19:23:21+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=7505#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=7505\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=7505#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Ernest-Hemingway.png\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Ernest-Hemingway.png\",\"width\":1600,\"height\":889},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=7505#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Nj\u00eb pjes\u00eb e romanit &#8220;Plaku dhe deti&#8221; shkruar mjesht\u00ebrisht nga Ernest Heminguej\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Nj\u00eb pjes\u00eb e romanit \"Plaku dhe deti\" shkruar mjesht\u00ebrisht nga Ernest Heminguej - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=7505","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Nj\u00eb pjes\u00eb e romanit \"Plaku dhe deti\" shkruar mjesht\u00ebrisht nga Ernest Heminguej - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"Ai po flinte, kur djali zgjati kok\u00ebn te dera n\u00eb m\u00ebngjes. Frynte kaq shum\u00eb er\u00eb, saq\u00eb barkat nuk kishin dal\u00eb n\u00eb det dhe djalit i kishte dal\u00eb gjumi von\u00eb dhe ahere erdhi te kasollja e plakut si\u00e7 vinte \u00e7do m\u00ebngjes. Djali e pa q\u00eb plaku merrte frym\u00eb dhe pastaj pa duart e plakut dhe zuri [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=7505","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2019-04-04T19:23:21+00:00","og_image":[{"width":1600,"height":889,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Ernest-Hemingway.png","type":"image\/png"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"10 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=7505","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=7505","name":"Nj\u00eb pjes\u00eb e romanit \"Plaku dhe deti\" shkruar mjesht\u00ebrisht nga Ernest Heminguej - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=7505#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=7505#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Ernest-Hemingway.png","datePublished":"2019-04-04T19:23:21+00:00","dateModified":"2019-04-04T19:23:21+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=7505#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=7505"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=7505#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Ernest-Hemingway.png","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Ernest-Hemingway.png","width":1600,"height":889},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=7505#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Nj\u00eb pjes\u00eb e romanit &#8220;Plaku dhe deti&#8221; shkruar mjesht\u00ebrisht nga Ernest Heminguej"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Ernest-Hemingway.png","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Ernest-Hemingway-150x150.png",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Ernest-Hemingway.png",1600,889,false]},"categories_names":{"11":{"name":"Kritik\u00eb Letrare","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=11"},"14":{"name":"Kultur\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=14"},"15":{"name":"Libri","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=15"},"19":{"name":"Reportazh \/ Profil","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=19"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Ernest-Hemingway-150x150.png",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Ernest-Hemingway.png",300,167,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Ernest-Hemingway.png",305,169,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Ernest-Hemingway.png",400,222,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Ernest-Hemingway.png",600,333,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Ernest-Hemingway.png",1024,569,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Ernest-Hemingway.png",130,72,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Ernest-Hemingway.png",1600,889,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7505"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7505"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7505\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7506,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7505\/revisions\/7506"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/2181"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7505"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7505"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7505"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}