{"id":6768,"date":"2019-03-30T12:35:08","date_gmt":"2019-03-30T11:35:08","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=6768"},"modified":"2019-03-30T12:35:08","modified_gmt":"2019-03-30T11:35:08","slug":"si-e-denoi-enver-hoxha-ministrin-e-tij-te-arsimit-gjergj-kokoshi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=6768","title":{"rendered":"Si e d\u00ebnoi Enver Hoxha ministrin e tij t\u00eb Arsimit, Gjergj Kokoshi"},"content":{"rendered":"<p><strong>Gjergj Kokoshi i kishte t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb karrier\u00eb e t\u00eb kalonte nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb qet\u00eb. Vet\u00eb Enver Hoxha e kishte b\u00ebr\u00eb minist\u00ebr Arsimi, duke e vler\u00ebsuar si nj\u00eb njeri t\u00eb zotin e t\u00eb pakompromis. Por Gjergj Kokoshi ishte nj\u00eb intelektual i klasit t\u00eb par\u00eb. Ai nuk do t\u00eb b\u00ebnte asnj\u00ebher\u00eb kompromis n\u00eb hir t\u00eb liris\u00eb dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut.<\/strong><\/p>\n<p>Do t\u00eb jepte dor\u00ebheqje nga posti i ministrit, do t\u00eb dilte kund\u00ebr ligjit t\u00eb zgjedhjeve dhe t\u00eb tjerave nismave ligjore, q\u00eb ndalonin veprimtarin\u00eb e grupimeve t\u00eb tjera politike. U b\u00eb nism\u00ebtar dhe drejtues i nj\u00eb grupi opozitar, t\u00eb quajtur Bashkimi Demokratik, me shpres\u00ebn se do t\u00eb merrnin pjes\u00eb n\u00eb zgjedhjet e dhjetorit t\u00eb vitit 1945.<\/p>\n<div class=\"td-a-rec td-a-rec-id-content_inline \"><\/div>\n<p>Nd\u00ebrhyri pran\u00eb misioneve t\u00eb huaja p\u00ebr shtyrjen e zgjedhjeve, por k\u00ebto t\u00eb fundit nuk b\u00ebn\u00eb asgj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. T\u00eb gjith\u00eb firm\u00ebtar\u00ebt e memorandumit t\u00eb Bashkimit Demokratik, t\u00eb survejuar dhe spiunuar nga bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e Sigurimit t\u00eb Shtetit, at\u00ebher\u00eb\u2026, u arrestuan dhe u d\u00ebnuan me akuz\u00ebn se donin t\u00eb rr\u00ebzonin me dhun\u00eb qeverin\u00eb. Gjergj Kokoshi u d\u00ebnua me 30 vjet dhe vdiq n\u00eb burg n\u00eb mosh\u00ebn 57-vje\u00e7are.<\/p>\n<figure id=\"attachment_728322\" class=\"wp-caption alignnone\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-728322\" src=\"http:\/\/www.panorama.com.al\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/gjergjkojoshi1.png\" alt=\"Gjergj Kokosh\" width=\"722\" height=\"819\" \/><figcaption class=\"wp-caption-text\">Gjergj Kokosh<\/figcaption><\/figure>\n<p>Historia e Gjergj Kokoshit dhe 8 intelektual\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, studiues, shkenc\u00ebtar\u00eb, inxhinier\u00eb, etj. jepet n\u00eb faqet e librit \u201cKur Sigurimi merrej me shkenc\u00eb\u201d, nj\u00eb botim i Autoritetit p\u00ebr Informim mbi Dosjet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit, n\u00eb bashk\u00ebpunim me projektin PERFORM. Nj\u00eb grup historian\u00ebsh kan\u00eb shfryt\u00ebzuar dosjet e ish-Sigurimit, duke nxjerr\u00eb n\u00eb drit\u00eb p\u00ebrndjekjen e elit\u00ebs intelektuale shqiptare. Historia e Gjergj Kokoshit \u00ebsht\u00eb hulumtuar nga historianet Sonila Bo\u00e7i dhe Enriketa Pandelejmoni, sjell\u00eb n\u00eb nj\u00eb variant t\u00eb shkurtuar nga gazetarja Fatmira Nikolli.<\/p>\n<figure id=\"attachment_728323\" class=\"wp-caption alignnone\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-728323\" src=\"http:\/\/www.panorama.com.al\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/454545.jpg\" alt=\"Nga gjyqi i deputet\u00ebve n\u00eb qershor 1946 \" width=\"749\" height=\"476\" \/><figcaption class=\"wp-caption-text\">Nga gjyqi i deputet\u00ebve n\u00eb qershor 1946<\/figcaption><\/figure>\n<p><strong>NGA LIBRI<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 1943-in, kur Tirana ka nd\u00ebrruar dy pushtues n\u00eb 5 vite, Gjergj Kokoshi i bashkohet Frontit Nacional\u00e7lirimtar. \u00cbsht\u00eb 39 vje\u00e7. Nga Shkodra ku ka lindur, n\u00eb 1904-n, ka ikur p\u00ebr t\u00eb studiuar n\u00eb Itali dhe Franc\u00eb p\u00ebr filozofi, \u00ebsht\u00eb doktoruar n\u00eb Paris p\u00ebr Let\u00ebrsi dhe n\u00eb vitet 1930 \u00ebsht\u00eb kthyer p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb profesor n\u00eb gjimnazin shtet\u00ebror n\u00eb Shkod\u00ebr dhe n\u00eb Tiran\u00eb. Rrethanat dhe dor\u00ebzimi i dal\u00ebngadalt\u00eb i Shqip\u00ebris\u00eb nga ndikimi italian n\u00eb pushtimin fashist, por edhe kund\u00ebrshtimi i politikave t\u00eb mbretit, e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb antizogist. Por edhe antifashist. Aq sa m\u00eb 1940-n, kur ftohet t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb n\u00eb Konferenc\u00ebn e Par\u00eb t\u00eb Studimeve Shqiptare, q\u00eb sh\u00ebnoi themelimin e Institutit Mbret\u00ebnuer t\u00eb Studimeve, refuzon p\u00ebr arsye sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>Kur lufta kishte filluar, Kokoshi kishte d\u00ebshmuar afiliacion me partizan\u00ebt dhe l\u00ebvizjen e drejtuar nga Partia Komuniste. Pasi kishte propaganduar idet\u00eb antifashiste dhe p\u00ebrhapjen e tyre te t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb shkolla, profesori kishte l\u00ebn\u00eb klasat dhe ishte b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e rezistenc\u00ebs s\u00eb armatosur kund\u00ebr pushtuesit n\u00eb veri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb Dib\u00ebr, duke arritur t\u00eb gradohej deri kolonel.<\/p>\n<p>Emri i tij fillon t\u00eb b\u00ebhet i njohur pas Kongresit t\u00eb P\u00ebrmetit, kur nis instalimi i regjimit komunist n\u00eb Shqip\u00ebri. Filozofi i diplomuar edhe p\u00ebr Let\u00ebrsi ishte zgjedhur an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Antifashist Nacional\u00e7lirimtar, struktur\u00eb e qeverisjes n\u00eb at\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>Historiania Enriketa Pandelejmoni, mbi studimin e s\u00eb cil\u00ebs bazohet ky artikull, thot\u00eb se duhet t\u00eb jet\u00eb propozuar si i ngarkuar me pun\u00eb p\u00ebr arsimin q\u00eb gjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb Kongresit n\u00eb maj, pasi emri i tij gjendet n\u00eb nj\u00eb dokument pa firm\u00eb, nd\u00ebrsa zyrtarisht Kokoshi u ngarkua m\u00eb 20 qershor 1944. Enver Hoxha e prezantoi me elozhe t\u00eb m\u00ebdha, si pjes\u00ebmarr\u00ebs i L\u00ebvizjes \u201cnjeri q\u00eb nuk ka b\u00ebr\u00eb kompromise dhe kompetent me eksperienc\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e arsimit\u201d. Kat\u00ebr muaj m\u00eb von\u00eb, n\u00eb mbledhjen e K\u00ebshillit n\u00eb Berat, Kokoshi em\u00ebrohet minist\u00ebr i Arsimit n\u00eb qeverin\u00eb provizore t\u00eb drejtuar nga Hoxha.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, si\u00e7 m\u00ebsohet nga Dosja Formulare e ish-deputetit Selaudin Toto, edhe gjat\u00eb luft\u00ebs, Kokoshi ishte i pak\u00ebnaqur nga element\u00ebt e majt\u00eb ekstrem\u00eb, q\u00eb ishin n\u00eb pushtet. Pavar\u00ebsisht situat\u00ebs, ish-profesori organizon Kongresin e Arsimtar\u00ebve Antifashist\u00eb dhe p\u00ebrpilon platform\u00ebn p\u00ebr arsimin. \u00cbsht\u00eb koha kur pik\u00ebpamja e Kokoshit p\u00ebr zhvillimin cil\u00ebsor t\u00eb arsimit p\u00ebrplaset me pik\u00ebpamjen e Sejfulla Mal\u00ebshov\u00ebs p\u00ebr masivizimin e arsimit. Debate mes tyre ka edhe mbi kompetencat e Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs Popullore, si dhe mbi z\u00ebrin e ul\u00ebt q\u00eb i \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb arsimit n\u00eb buxhetin e vitit 1945, kur m\u00eb par\u00eb i ishte rezervuar 13%. Kokoshi nis ta gjej\u00eb veten jasht\u00eb rryme, teksa ata q\u00eb fituan luft\u00ebn po konsolidonin pushtetin. Besonte, se L\u00ebvizja Nacional\u00e7lirimtare nuk qe nj\u00ebqind p\u00ebr qind e s\u00eb majt\u00ebs ekstreme. E dinte se n\u00eb t\u00eb\u00a0kishte edhe t\u00eb moderuar, por fakti q\u00eb ata m\u00eb ekstremist\u00ebt mor\u00ebn pushtetin, nuk i p\u00eblqente, madje, shkaktonte d\u00ebshp\u00ebrim edhe te shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-728324\" src=\"http:\/\/www.panorama.com.al\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/454578787.jpg\" alt=\"454578787\" width=\"791\" height=\"315\" \/><\/p>\n<p>Pas rreth 80 dit\u00ebsh minist\u00ebr, p\u00ebrtej p\u00ebrplasjeve, profesori kuptoi q\u00eb nuk arrinte dot t\u00eb sillte n\u00eb jet\u00eb vizionin e tij. Gjergj Kokoshi jep dor\u00ebheqjen m\u00eb 13 janar 1945, nd\u00ebrsa Mal\u00ebshova \u00ebsht\u00eb minist\u00ebr Kulture e Propagande dhe m\u00eb von\u00eb, minist\u00ebr Arsimi.<\/p>\n<p>Vijon t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e K\u00ebshillit Nacional\u00e7lirimtar, i cili n\u00eb gusht 1945 quhet Fronti Demokratik, por e shpreh hapur kund\u00ebrshtimin e tij ndaj ligjit t\u00eb ri zgjedhor, q\u00eb nuk lejonte pjes\u00ebmarrjen n\u00eb zgjedhje t\u00eb partive t\u00eb tjera. Kjo ndodhte kur aleat\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, si SHBA e Britania kishin v\u00ebn\u00eb kusht p\u00ebr njohjen e qeveris\u00eb, mbajtjen e zgjedhjeve t\u00eb lira dhe demokratike. N\u00eb zgjedhjet lokale, Partia Komuniste vuri n\u00eb lista njer\u00ebzit e vet \u201ct\u00eb sprovuar n\u00eb luft\u00eb, t\u00eb vendosur dhe besnik\u00eb ndaj interesave t\u00eb popullit\u201d. Tashm\u00eb po merrte n\u00eb duart e veta drejtimin e shtetit, duke eliminuar m\u00eb par\u00eb \u201cp\u00ebrfaq\u00ebsuesit e reaksionit\u201d. Gjergj Kokoshi kandidoi n\u00eb zgjedh\u00a0jet lokale t\u00eb mbajtura n\u00eb maj 1945, n\u00eb Lagjen e Re n\u00eb Tiran\u00eb, por nuk mundi t\u00eb zgjidhej. Kishte marr\u00eb vet\u00ebm 17 vota.<\/p>\n<p>M\u00eb 27-29 shtator, dy muaj para se t\u00eb mbaheshin zgjedhjet qendrore t\u00eb 2 dhjetorit 1945, u miratua nj\u00eb paket\u00eb ligjore p\u00ebr to. Ligji Elektoral, Ligji mbi Asamblen\u00eb Kushtetuese si dhe Ligji mbi Listat e Votuesve, kufizonin zhvillimin e zgjedhjeve t\u00eb lira. Fronti Demokratik q\u00eb drejtohej nga komunist\u00ebt nuk lejonte krijimin e grupeve t\u00eb vogla politike, procesi i administrimit t\u00eb votimit, nga komisionet te mbik\u00ebqyr\u00ebsit, sipas historianes Sonila Bo\u00e7i, ishte n\u00eb duart e tyre.<img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-728326\" src=\"http:\/\/www.panorama.com.al\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/99999.jpg\" alt=\"99999\" width=\"396\" height=\"391\" \/><\/p>\n<p>Pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb ishin t\u00eb m\u00ebdha. Q\u00eb kur ishin b\u00ebr\u00eb diskutimet mbi hartimin e ligjit, Gjergj Kokoshi, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb minist\u00ebr i Arsimit, por edhe an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb FAN\u00c7, ishte shprehur se nuk ishte i p\u00ebrshtatsh\u00ebm me parimet demokratike. Ai doli hapur kundra miratimit t\u00eb tij, duke argumentuar se cenonte vendosjen e nj\u00eb rendi demokratik dhe pluralist. V\u00ebrejti se n\u00eb kushtet e pasluft\u00ebs, ligji nuk u mund\u00ebsonte njer\u00ebzve t\u00eb arsimuar dhe t\u00eb kualifikuar t\u00eb kontribuonin dhe nuk u jepte koh\u00ebn e mjaftueshme grupimeve jasht\u00eb tyre. Ai theksonte se kjo binte ndesh me parimet e demokracis\u00eb liberale. I dor\u00ebhequr nga posti i ministrit, n\u00eb mbledhjet e K\u00ebshillit ku ende ishte pjes\u00eb, Kokoshi ngulmonte t\u00eb vinte n\u00eb dukje d\u00ebmet e politikave t\u00eb ashpra ekonomike, q\u00eb, sipas tij, mund t\u00eb justifikoheshin p\u00ebr kriminel\u00ebt e luft\u00ebs, por jo t\u00eb merreshin masa t\u00eb rrepta e rekuizim pasurie ndaj familjeve t\u00eb tyre, sidomos kur personat n\u00eb fjal\u00eb kishin vdekur. Ai k\u00ebshillonte kujdes p\u00ebr tatimin e jasht\u00ebzakonsh\u00ebm mbi fitimet e luft\u00ebs, sepse si\u00e7 po b\u00ebhej, ishte kthyer n\u00eb makth p\u00ebr tregtar\u00ebt.<\/p>\n<p>I dor\u00ebhequr dhe n\u00eb kushtet kur z\u00ebri u tij nuk d\u00ebgjohej, nd\u00ebrsa masat e marra kishin shkaktuar frik\u00eb kudo, Gjergj Kokoshi vendosi t\u00eb rimendoj\u00eb pozicionin e tij brenda Frontit dhe mund\u00ebsin\u00eb e largimit. Ai e dinte se n\u00eb publik flitej kundra Frontit, e dinte se s\u2019kishte liri dhe se vendi ishte n\u00eb diktatur\u00eb, ndaj e shihte veten n\u00eb zgjedhje jasht\u00eb listave t\u00eb tyre. Prej koh\u00ebsh, duke e njohur natyr\u00ebn e tij, antikomunist\u00eb t\u00eb tjer\u00eb e kishin kontaktuar q\u00eb t\u00eb organizohej me ta, ndon\u00ebse ndjehej pezmi mbi m\u00ebnyr\u00ebn si po b\u00ebheshin zgjedhjet dhe frika e kandidimit jasht\u00eb Frontit.<\/p>\n<p>Kishte takuar disa her\u00eb intelektual\u00eb si Shefqet Beja, Selaudin Toto, Riza Dani, Kosta Boshnjaku, Kol Kuqali, Irfan Majuni e Musine e Salim Kokalari, duke shpresuar te mb\u00ebshtetja amerikane p\u00ebr t\u00eb formuar nj\u00eb parti klandestine, me parime t\u00eb demokracive per\u00ebndimore. Ishte menduar t\u00eb shtrihej ndikimi te shtresat e pak\u00ebnaqura sociale dhe t\u00eb prekurit nga regjimi i ri, tregtar\u00eb, pronar\u00eb, \u00e7ifligar\u00eb dhe intelektual\u00eb me parime t\u00eb kund\u00ebrta me pushtetin popullor. Kokoshi propozon q\u00eb n\u00eb fillim themelimin e nj\u00eb opozite dhe daljen si parti m\u00eb vete n\u00eb zgjedhjet e 2 dhjetorit, edhe pse e kund\u00ebrshtuan dhe e k\u00ebshilluan q\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb rrinin brenda Frontit Demokratik se sa t\u00eb dilnin m\u00eb vete. Doemos, nj\u00eb organizimi politik n\u00ebn presionin e koh\u00ebs e nj\u00eb ligji elektoral q\u00eb nuk u jepte hap\u00ebsir\u00eb, kishte jo vet\u00ebm mendime ndryshe, por edhe p\u00ebrplasje.<\/p>\n<p>Ishin bashk\u00eb me t\u00eb grupi socialdemokrat i Musine Kokalarit, por edhe simpatizanti i monarkist\u00ebve Qenan Dibra. E gjith\u00eb kjo b\u00ebhej n\u00eb kushtet e nj\u00eb terrori politik t\u00eb nisur me gjyqet speciale e gjyqet e popullit t\u00eb marsit 1945 n\u00eb fillim ndaj \u201ckriminel\u00ebve t\u00eb luft\u00ebs\u201d, e m\u00eb pas ndaj antikomunist\u00ebve n\u00eb veri.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse situata nuk i favorizonte organizimet politike kund\u00ebr qeveris\u00eb, presioni i nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve, lejimi i gazetar\u00ebve t\u00eb huaj n\u00eb fushat\u00eb dhe votime, u b\u00ebn\u00eb nxit\u00ebs q\u00eb jokomunist\u00ebt t\u00eb dilnin me listat e veta n\u00eb zgjedhje. Me vet\u00ebm dy muaj koh\u00eb, n\u00eb takimet e fshehta u kuptua q\u00eb do t\u00eb ishte e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb siguroheshin firmat e nevojshme p\u00ebr t\u00eb shpallur kandidaturat apo grupin politik. U mblodh\u00ebn vet\u00ebm 25-30 firma, krejt t\u00eb pamjaftueshme. M\u00eb 17 n\u00ebntor 1945 grupi doli me emrin \u201cBashkimi demokratik\u201d, si bashkim i rrymave politik, me q\u00ebllim formimin e nj\u00eb opozite.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb Kokoshi kupton q\u00eb \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm hartimi i nj\u00eb programi dhe i nj\u00eb lutjeje, t\u00eb n\u00ebnshkruara prej disa \u201cnjer\u00ebzve t\u00eb ndersh\u00ebm me q\u00ebndrim politik korrekt\u201d. Programi\u00a0ngjante me at\u00eb t\u00eb Frontit Demokratik, ndaj Kokoshi thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb kundra politik\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb shqiptare, q\u00eb \u201cdon me bashkue Shqip\u00ebrin\u00eb me Jugosllavin\u00eb\u201d. P\u00ebr t\u00eb, ky bashkim ishte kundra vullnetit t\u00eb popullit shqiptar, i cili \u201cdon q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb mbetet shtet indipendent dhe sovran, na duhet ta rum nj\u00eb shtet t\u00eb till\u00eb, por pa Gjirokast\u00ebr e pa Kor\u00e7\u00eb nuk ka shtet shqiptar\u201d. P\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs, ndryshe nga t\u00eb tjer\u00ebt, sugjeron t\u00eb lihet m\u00ebnjan\u00eb p\u00ebr momentin \u201cpasi Jugosllavia na ndihmon p\u00ebr me rujt integritetin tok\u00ebsor\u201d. Studiuesja Enriketa Pandelejmoni shprehet se Gjergj Kokoshi kishte besim te misionet britanike dhe amerikane n\u00eb Shqip\u00ebri dhe tek influenca e tyre mbi qeverin\u00eb e tyre. Me naivitet ai thot\u00eb se programi dhe lutja duhej t\u2019i d\u00ebrgoheshin qeveris\u00eb shqiptare, pasi ai kishte biseduar me gjeneralin britanik Hodgson. Logjika e drejt\u00eb e Kokoshit mbi hapat q\u00eb nd\u00ebrmerren para zgjedhjeve p\u00ebr nj\u00eb grupim t\u00eb ri politik, b\u00ebheshin n\u00eb koh\u00ebn e gabuar. Ai ende nuk e kish kuptuar.<\/p>\n<p>Propozimi i tij pritet me skepticiz\u00ebm nga pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb mbledhje. E dinin q\u00eb po t\u00eb informonin qeverin\u00eb p\u00ebr formimin e k\u00ebsaj partie, rrezikonin t\u00eb arrestoheshin. Por Kokoshi k\u00ebmb\u00ebngulte, duke shtuar se duhej marr\u00eb parasysh edhe arrestimi n\u00eb momentin q\u00eb po krijonin nj\u00eb parti opozitare si Bashkimi Demokrat q\u00eb p\u00ebrfshinte t\u00eb pak\u00ebnaqurit, monarkist\u00ebt e socialdemokrat\u00ebt. Ishte r\u00ebn\u00eb dakord q\u00eb kryesia e opozit\u00ebs t\u2019i lihej Kokoshit. Drejtimi i besohej profesorit, se njihte mir\u00eb rinin\u00eb n\u00eb shkolla e gjimnaze e do t\u00eb mund ta organizonte at\u00eb. E shihnin si personin m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm pasi kishte qen\u00eb n\u00eb Front, kishte luftuar, kishte qen\u00eb minist\u00ebr dhe ishte nj\u00eb personalitet i njohur p\u00ebr aleat\u00ebt\u2026<\/p>\n<p>M\u00eb 20 n\u00ebntor u vendos q\u00eb t\u2019u d\u00ebrgohej misioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare nj\u00eb not\u00eb mbi shtyrjen e zgjedhjeve, form\u00ebn demokratike t\u00eb regjimit pas tyre dhe mund\u00ebsin\u00eb e kthimit t\u00eb mbretit Zog n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00ebse e vendosnin votuesit. N\u00eb nj\u00eb mbledhje tjet\u00ebr u hartua nj\u00eb memorandum, ku b\u00ebhej me dije se zgjedhjet nuk mund t\u00eb zhvilloheshin lirisht, sepse populli do t\u00eb votonte Frontin nga frika. Memorandumi i opozit\u00ebs s\u00eb drejtuar nga Kokoshi p\u00ebrmblidhte \u00e7far\u00eb po ndodhte n\u00eb vend dhe cili qe ndryshimi q\u00eb ofronin ata.<\/p>\n<p>Theksohej se komunist\u00ebt luftuan dhe premtuan nj\u00eb sistem demokratik, ndaj t\u00eb rinjve nuk u shkoi n\u00eb mendje se po niste ngritja e nj\u00eb regjimi komunist n\u00eb Shqip\u00ebri. Kujtohej se Fronti nuk lejonte formimin e nj\u00eb partie tjet\u00ebr, as shk\u00ebputjen nga Fronti. \u201cN\u00eb t\u00eb dy rastet akuzohen si sabotator\u00eb, fashist\u00eb dhe reaksionar\u00eb. Rasti i prof. Gjergj Kokoshit, m\u00eb par\u00eb minist\u00ebr i Arsimit n\u00eb qeverin\u00eb e Enver Hoxh\u00ebs e tregon qart\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb\u201d, n\u00ebnvizonte memorandumi, duke shtuar se n\u00eb n\u00ebntor 1945.<\/p>\n<p>\u201ct\u00eb tria fuqit\u00eb, pushteti legjislativ, ekzekutiv dhe gjyq\u00ebsor, ndarja e t\u00eb cilave garanton nj\u00eb regjim me liri politike, n\u00eb fakt jan\u00eb nj\u00eb p\u00ebrzierje\u201d. Nj\u00ebher\u00ebsh informohej se \u201ckat\u00ebr lirit\u00eb (e fjal\u00ebs, e fes\u00eb, e nevoj\u00ebs dhe e frik\u00ebs) jan\u00eb shkelur n\u00ebn k\u00ebmb\u00eb\u201d\u2026.<\/p>\n<p>Por kur ua dor\u00ebzuan dy ushtarak\u00ebve anglez\u00eb, Palmer dhe Arnott, n\u00eb misionin e tyre n\u00eb Tiran\u00eb, mor\u00ebn p\u00ebrgjigje se ishin shum\u00eb von\u00eb dhe pak shpres\u00eb kishte p\u00ebr shtyrjen e zgjedhjeve, por sidoqoft\u00eb do t\u2019ia dor\u00ebzonin gjeneralit Hodgson. Koloneli Palmer dhe majori Arnott, m\u00eb von\u00eb do t\u00eb mohonin t\u2019i kishin b\u00ebr\u00eb premtime konkrete opozit\u00ebs\u2026<\/p>\n<p>Bashkimi Demokrat hodhi iden\u00eb e nj\u00eb kryengritjeje kund\u00ebr regjimit komunist dhe t\u00eb nj\u00eb demonstrate para zgjedhjeve, m\u00eb 29 n\u00ebntor p\u00ebr fest\u00ebn e pavar\u00ebsis\u00eb. Qe p\u00ebrgatitur madje edhe nj\u00eb thirrje p\u00ebr popullin. Demonstrata nuk u mbajt prej frik\u00ebs s\u00eb survejimit. U hodh\u00ebn vet\u00ebm trakte kundra pushtetit. Misionet e huaja nuk nd\u00ebrhyn\u00eb pran\u00eb qeveris\u00eb shqiptare p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb zgjedhjet. Zhg\u00ebnjimi dhe hidh\u00ebrimi qe i madh. Musine Kokalari i rr\u00ebfente n\u00eb fsheht\u00ebsi nipit m\u00eb 1972-in se \u201cAleat\u00ebt nuk i nd\u00ebrhyn\u00eb qeveris\u00eb dhe hesht\u00ebn mbi nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje, e cila, logjikisht, rezultoi si e pashmangshme p\u00ebr d\u00ebnimin e firmos\u00ebsve. Nj\u00eb nga nj\u00eb firm\u00ebtar\u00ebt u arrestuan me akuz\u00ebn p\u00ebr rr\u00ebzim t\u00eb qeveris\u00eb. Pasojat p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz jan\u00eb thjesht t\u00eb imagjinueshme\u201d.<\/p>\n<p>E ardhmja qe fatale p\u00ebr Bashkimin Demokratik, q\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb ishte survejuar nga strukturat e Seksionit t\u00eb Mbrojtjes Popullore (Sigurimi). Kat\u00ebr informator\u00eb dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb tij ishin v\u00ebn\u00eb brenda opozit\u00ebs. Goditja ishte e af\u00ebrt. N\u00eb dhjet\u00ebdit\u00ebshin e par\u00eb t\u00eb 1946-s filluan arrestimet. Mes t\u00eb par\u00ebve.<\/p>\n<p>q\u00eb arrestuan ishte dhe Gjergj Kokoshi e Musine Kokalari, por n\u00eb total 37 vet\u00eb u fut\u00ebn n\u00eb qeli. Gjyqi ndaj tyre nisi 6 muaj m\u00eb von\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. Ishte data 17 qershor 1946. N\u00eb kinema \u201cNacional\u201d, n\u00eb prani t\u00eb nj\u00eb populli t\u00eb \u201czgjedhur\u201d dhe gazetar\u00ebve vendas, gjykimi zgjati 15 dit\u00eb dhe u transmetua n\u00eb radio, q\u00eb ta d\u00ebgjonin njer\u00ebzit n\u00eb \u00e7do skaj t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ishin para Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb Ushtarake. I akuzuan se ishin mbledhur p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar me dhun\u00eb pushtetin popullor, p\u00ebr t\u00eb shkaktuar nj\u00eb nd\u00ebrhyrje t\u00eb imperialiste t\u00eb jasht\u00ebm, q\u00eb t\u00eb kishte vet\u00ebvrasje dhe t\u00eb b\u00ebnin atentate kundra udh\u00ebheq\u00ebsve.<\/p>\n<p>Gjergj Kokoshi, q\u00eb e kishte marr\u00eb parasysh edhe arrestimin, akuzohej se kishte udh\u00ebzuar e frym\u00ebzuar p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr sa m\u00eb shum\u00eb element\u00eb; akuzohej se i kishte m\u00ebsuar t\u00eb p\u00ebrpilonin nota p\u00ebr misionin e huaj dhe se kishte shfryt\u00ebzuar vendin, emrin dhe kredin\u00eb q\u00eb i kishte dh\u00ebn\u00eb Fronti p\u00ebr t\u00eb sabotuar e p\u00ebrmbysur pushtetin.<\/p>\n<p>Profesori, i diplomuar n\u00eb Filozofi e Let\u00ebrsi, ish-kolonel, ish-minist\u00ebr dhe ish-kryetar opozite, vendos t\u00eb mbaj\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb tij. Vet\u00eb fjala mungon n\u00eb aktet gjyq\u00ebsore, por ka mbetur deri sot fraza e tij q\u00eb pohonte se \u201cqeveria komuniste nuk p\u00ebrfaq\u00ebsonte vullnetin e popullit\u201d, ndaj ai i ishte bashkuar opozit\u00ebs. Duke e ditur q\u00eb gjyqi ishte fars\u00eb, ai vendos t\u00eb mos flas\u00eb m\u00eb dhe thjesht pyet se \u201c\u00e7ka ishte n\u00eb ishte n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjet shtet\u00ebrore n\u00eb fuqi?\u201d<\/p>\n<p>M\u00eb 2 korrik 1946 u dhan\u00eb d\u00ebnimet p\u00ebr 37 persona, prej t\u00eb cil\u00ebve 8 u pushkatuan dhe t\u00eb tjer\u00ebt u d\u00ebnuan me 2-30 vjet. Informator\u00ebt e Sigurimit u d\u00ebnuan minimalisht ose u liruan si t\u00eb pafajsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Kokoshi d\u00ebnohet me 30 vjet burg, pun\u00eb t\u00eb detyrueshme, humbjen e t\u00eb drejtave qytetare dhe politike e konfiskimin e pasuris\u00eb. Pas gjasht\u00eb muajsh n\u00eb Tiran\u00eb, d\u00ebrgohet n\u00eb Burgun e Siguris\u00eb s\u00eb Lart\u00eb n\u00eb Burrel. Opozita q\u00eb drejtoi, Bashkimi Demokratik, nuk arriti t\u00eb dilte n\u00eb zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945 dhe an\u00ebtar\u00ebt e saj u arrestuan kudo. D\u00ebnimi i tij do t\u00eb mbaronte n\u00eb 23 janar 1976, por ai nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb Burgun e Burrelit m\u00eb 1961-n n\u00eb mosh\u00ebn 57-vje\u00e7are. Vuante nga tuberkulozi dhe kushtet e k\u00ebqija duhet ta ken\u00eb p\u00ebrshpejtuar ikjen. 18 vitet e fundit t\u00eb jet\u00ebs, prej kur iu bashkua Luft\u00ebs, qen\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim drejt vdekjes. Gjergj Kokoshi nuk u martua dhe nuk la f\u00ebmij\u00eb. Mundi t\u00eb linte vet\u00ebm shembullin se si njeriu heq dor\u00eb nga pushteti, kur sheh se a po e ha shtetin dhe lirit\u00eb e qytetar\u00ebve. Mundi t\u00eb v\u00ebrtetonte edhe fjal\u00ebt e Enver Hoxh\u00ebs p\u00ebr t\u00eb, kur e cil\u00ebsonte si njeri t\u00eb pakompromis.<\/p>\n<p><strong>PANORAMA<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjergj Kokoshi i kishte t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb karrier\u00eb e t\u00eb kalonte nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb qet\u00eb. Vet\u00eb Enver Hoxha e kishte b\u00ebr\u00eb minist\u00ebr Arsimi, duke e vler\u00ebsuar si nj\u00eb njeri t\u00eb zotin e t\u00eb pakompromis. Por Gjergj Kokoshi ishte nj\u00eb intelektual i klasit t\u00eb par\u00eb. Ai nuk do t\u00eb b\u00ebnte asnj\u00ebher\u00eb kompromis n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6769,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[10,3],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Si e d\u00ebnoi Enver Hoxha ministrin e tij t\u00eb Arsimit, Gjergj Kokoshi - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=6768\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Si e d\u00ebnoi Enver Hoxha ministrin e tij t\u00eb Arsimit, Gjergj Kokoshi - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Gjergj Kokoshi i kishte t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb karrier\u00eb e t\u00eb kalonte nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb qet\u00eb. Vet\u00eb Enver Hoxha e kishte b\u00ebr\u00eb minist\u00ebr Arsimi, duke e vler\u00ebsuar si nj\u00eb njeri t\u00eb zotin e t\u00eb pakompromis. Por Gjergj Kokoshi ishte nj\u00eb intelektual i klasit t\u00eb par\u00eb. Ai nuk do t\u00eb b\u00ebnte asnj\u00ebher\u00eb kompromis n\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=6768\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-03-30T11:35:08+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Gjergj-kokoshi-i-denuar.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"749\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"476\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"15 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=6768\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=6768\",\"name\":\"Si e d\u00ebnoi Enver Hoxha ministrin e tij t\u00eb Arsimit, Gjergj Kokoshi - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=6768#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=6768#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Gjergj-kokoshi-i-denuar.jpg\",\"datePublished\":\"2019-03-30T11:35:08+00:00\",\"dateModified\":\"2019-03-30T11:35:08+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=6768#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=6768\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=6768#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Gjergj-kokoshi-i-denuar.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Gjergj-kokoshi-i-denuar.jpg\",\"width\":749,\"height\":476},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=6768#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Si e d\u00ebnoi Enver Hoxha ministrin e tij t\u00eb Arsimit, Gjergj Kokoshi\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Si e d\u00ebnoi Enver Hoxha ministrin e tij t\u00eb Arsimit, Gjergj Kokoshi - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=6768","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Si e d\u00ebnoi Enver Hoxha ministrin e tij t\u00eb Arsimit, Gjergj Kokoshi - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"Gjergj Kokoshi i kishte t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb karrier\u00eb e t\u00eb kalonte nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb qet\u00eb. Vet\u00eb Enver Hoxha e kishte b\u00ebr\u00eb minist\u00ebr Arsimi, duke e vler\u00ebsuar si nj\u00eb njeri t\u00eb zotin e t\u00eb pakompromis. Por Gjergj Kokoshi ishte nj\u00eb intelektual i klasit t\u00eb par\u00eb. Ai nuk do t\u00eb b\u00ebnte asnj\u00ebher\u00eb kompromis n\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=6768","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2019-03-30T11:35:08+00:00","og_image":[{"width":749,"height":476,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Gjergj-kokoshi-i-denuar.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"15 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=6768","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=6768","name":"Si e d\u00ebnoi Enver Hoxha ministrin e tij t\u00eb Arsimit, Gjergj Kokoshi - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=6768#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=6768#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Gjergj-kokoshi-i-denuar.jpg","datePublished":"2019-03-30T11:35:08+00:00","dateModified":"2019-03-30T11:35:08+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=6768#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=6768"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=6768#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Gjergj-kokoshi-i-denuar.jpg","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Gjergj-kokoshi-i-denuar.jpg","width":749,"height":476},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=6768#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Si e d\u00ebnoi Enver Hoxha ministrin e tij t\u00eb Arsimit, Gjergj Kokoshi"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Gjergj-kokoshi-i-denuar.jpg","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Gjergj-kokoshi-i-denuar-150x150.jpg",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Gjergj-kokoshi-i-denuar.jpg",749,476,false]},"categories_names":{"10":{"name":"Histori","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=10"},"3":{"name":"Kryesore","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=3"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Gjergj-kokoshi-i-denuar-150x150.jpg",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Gjergj-kokoshi-i-denuar.jpg",300,191,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Gjergj-kokoshi-i-denuar.jpg",305,194,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Gjergj-kokoshi-i-denuar.jpg",400,254,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Gjergj-kokoshi-i-denuar.jpg",600,381,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Gjergj-kokoshi-i-denuar.jpg",749,476,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Gjergj-kokoshi-i-denuar.jpg",130,83,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Gjergj-kokoshi-i-denuar.jpg",749,476,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6768"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6768"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6768\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6770,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6768\/revisions\/6770"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6769"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6768"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6768"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6768"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}