{"id":6508,"date":"2019-03-28T15:50:50","date_gmt":"2019-03-28T14:50:50","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=6508"},"modified":"2019-03-28T15:53:23","modified_gmt":"2019-03-28T14:53:23","slug":"zbardhen-diskutimet-e-1922-si-u-mor-vendimi-qe-monedha-kombetare-te-quhej-lek-emrat-alternativ-ishin-skender-ose","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=6508","title":{"rendered":"Zbardhen diskutimet e 1922, si u mor vendimi q\u00eb monedha komb\u00ebtare t\u00eb quhej \u201cLek\u201d. Emrat alternativ ishin \u201cSk\u00ebnder\u201d ose\u2026"},"content":{"rendered":"<p><strong><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-734472\" src=\"http:\/\/www.panorama.com.al\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Lek%C3%AB-si-Leke-Dukagjini.jpg\" alt=\"Lek\u00eb si Leke Dukagjini\" width=\"924\" height=\"385\" \/>\u201c<em>K\u00ebshilli Ministruer p\u00ebr me mujt\u00eb me i ba ball krizit financjar ka vendue me pre bankanota qi kan\u00eb p\u00ebr t\u2019u quejt\u00eb Lek\u00eb, p\u00ebr 3 miluj franga ar. Nji frang ar thohet se ka p\u00ebr t\u00eb pas\u00eb vleft\u00ebn e 5 Lekvet; k\u00ebshtu qi p\u00ebr nji napulion kan\u00eb me u dasht\u00eb 100 Lek\u00eb<\/em>\u201d.<\/strong><\/p>\n<div class=\"td-a-rec td-a-rec-id-content_inline \">\n<p>&nbsp;<\/p>\n<div id=\"mas_n9n5tv3jfti247okay9ui_0\"><\/div>\n<div id=\"beacon_fda24517b7\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/ads.panorama.com.al\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=531&amp;campaignid=447&amp;zoneid=480&amp;loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fzbardhen-diskutimet-e-1922-si-u-mor-vendimi-qe-monedha-kombetare-te-quhej-lek-emrat-alternativ-ishin-skender-ose%2F&amp;referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2F&amp;cb=fda24517b7\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/>K\u00ebshtu e raportonte gazeta Agimi vendimin e parlamentit t\u00eb shkurtit t\u00eb vitit 1922 ku p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb u vendos me ligj p\u00ebr em\u00ebrtimin e monedh\u00ebs komb\u00ebtare shqiptare q\u00eb u quajt Lek\u00eb.<\/div>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<p>N\u00eb fakt, vendimi nuk gjeti zbatim pasi qeveria e koh\u00ebs po negocionte p\u00ebr krijimin e bank\u00ebs komb\u00ebtare e nga ana tjet\u00ebr, i vler\u00ebsoi si shum\u00eb t\u00eb kushtueshme ofertat e printimit t\u00eb parave shqiptare.<\/p>\n<p>Ve\u00e7 kart\u00ebmonedhave krahinore t\u00eb emetuara nga bashkit\u00eb si nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar tregtin\u00eb, emetimi i kart\u00ebmonedhave shqiptare u b\u00eb n\u00eb vitin 1926, pas krijimit t\u00eb Bank\u00ebs Komb\u00ebtare te Shqipnis\u2019.<\/p>\n<p>P\u00ebr prejardhjen e emrit t\u00eb monedh\u00ebs shqiptare ka diskutime t\u00eb shumta. Studiuesit italian\u00eb n\u00eb botimet e viteve \u201930 dhe \u201940 mb\u00ebshtesin m\u00eb shum\u00eb tez\u00ebn se em\u00ebrtes\u00ebn monedha komb\u00ebtare e Shqip\u00ebris\u00eb u em\u00ebrtua n\u00eb nderim t\u00eb emrit t\u00eb krishter\u00eb t\u00eb heroit komb\u00ebtar Sk\u00ebnderbeut.<\/p>\n<p>Studimet e m\u00ebvonshme kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb konkluzionin se em\u00ebrtesa ka ardhur n\u00eb nderim t\u00eb Aleksandrit apo Lek\u00ebs s\u00eb Madh. N\u00eb fakt, kjo e dyt\u00eb merret m\u00eb s\u00eb shumti si m\u00eb e sakta kjo edhe p\u00ebr vet\u00eb faktin se n\u00eb emetimet e m\u00ebvonshme t\u00eb monedh\u00ebs n\u00eb 1926 dhe kart\u00ebmonedh\u00ebs n\u00eb vitet \u201840 p\u00ebrfaq\u00ebsohet imazhi i tij.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, duhet konsideruar edhe diskutimi q\u00eb u b\u00eb n\u00eb seanc\u00ebn e pasdites s\u00eb 13 shkurtit t\u00eb vitit 1922 ku u b\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ligjore em\u00ebrtimi i monedh\u00ebs zyrtare shqiptare Lek\u00eb.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-734471\" src=\"http:\/\/www.panorama.com.al\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/gazeta-agimi.jpg\" alt=\"gazeta-agimi\" width=\"558\" height=\"763\" \/><\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb seanc\u00eb plenare ku u diskutua p\u00ebr krijimin e monedh\u00ebs komb\u00ebtare variantet e propozuara ishin tre. \u00a02 variante u propozuan nga Komisioni parlamentar i Financave dhe 1 variant nga qeveria. Parlamenti miratoi n\u00eb fakt variantin e qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn kur diskutoheshin variantet p\u00ebr krijimin e monedh\u00ebs komb\u00ebtare, vendi p\u00ebrballej me v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb shumta si rrjedhoj\u00eb e munges\u00ebs s\u00eb bank\u00ebs dhe t\u00eb monedh\u00ebs komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Luhatjet e kursit t\u00eb k\u00ebmbimit e gjithashtu edhe mungesa e paras\u00eb s\u00eb vog\u00ebl q\u00eb p\u00ebrdorej p\u00ebr k\u00ebmbime tregtare, kishin b\u00ebr\u00eb q\u00eb ekonomia dhe tregtar\u00ebt t\u00eb p\u00ebsonin humbje t\u00eb m\u00ebdha e pengesa n\u00eb kryerjen e transaksioneve.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt, n\u00eb kushtet e munges\u00ebs s\u00eb monedh\u00ebs divizionare, bashkit\u00eb kryesore t\u00eb vendit ishin lejuar q\u00eb t\u00eb emetonin disa kart\u00ebmonedha, q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdoreshin vet\u00ebm n\u00eb territorin e tyre.<\/p>\n<p>Por duke qen\u00eb se shumat e emetuara ishin shum\u00eb t\u00eb vogla (200 mij\u00eb franga ar) nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e tyre u t\u00ebrhoq nga tregu nga koleksionist\u00ebt shqiptar\u00eb e t\u00eb huaj q\u00eb i fusnin n\u00eb koleksionin e tyre, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos kishte ndonj\u00eb rezultat t\u00eb madh t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta frik\u00eb paraqitej edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, duke qen\u00eb se emetimi q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhej do t\u00eb ishte i kufizuar, rreziku ishte q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e parave q\u00eb do t\u00eb emetoheshin t\u00eb t\u00ebrhiqeshin nga koleksionist\u00ebt.<\/p>\n<p>Ndaj, projekti i shkurtit t\u00eb vitit 1922 synonte pik\u00ebrisht q\u00eb t\u2019u jepte zgjidhje k\u00ebtyre problematikave t\u00eb konstatuara, pra krijimin e monedh\u00ebs komb\u00ebtare e gjithashtu edhe em\u00ebrtimin e saj.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-734469\" src=\"http:\/\/www.panorama.com.al\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/5-lek-1925.jpg\" alt=\"5-lek-1925\" width=\"1032\" height=\"541\" \/><\/p>\n<p><strong>Projekti i shumic\u00ebs s\u00eb Komisionit t\u00eb Financave<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb projektin p\u00ebr krijimin e monedh\u00ebs komb\u00ebtare, t\u00eb propozuar nga shumica e Komisionit t\u00eb Financave evidentohej se monedha komb\u00ebtare emetohej \u201c<em>p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar popullin nga d\u00ebmet q\u00eb rrjedhin nga ndryshimet e kursit t\u00eb monedhave t\u00eb huaja q\u00eb qarkullojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar qarkullimin e monedh\u00ebs s\u00eb vog\u00ebl, qeveria e pa t\u00eb nevojshme prerjen e letrave me vler\u00eb, si letra monedh\u00eb komb\u00ebtare<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb nenin 2 t\u00eb propozimit t\u00eb Komisionit shkruhej se \u201c<strong><em>Pareja e Shqipnis emnohet \u201cLEKE<\/em><\/strong>\u201d.\u00a0<strong><em>Leka ndahet n\u00eb 100 qintima<\/em><\/strong>\u201d.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket sasis\u00eb s\u00eb parave q\u00eb do t\u00eb viheshin n\u00eb qarkullim, propozimi i shumic\u00ebs s\u00eb Komisionit t\u00eb Financave ishte p\u00ebr sasin\u00eb 10 milion franga ari. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, projekti parashikonte q\u00eb qeveria shqiptare, p\u00ebr t\u00eb garantuar paran\u00eb q\u00eb vinte n\u00eb qarkullim, detyrohej t\u00eb depozitonte n\u00eb nj\u00eb bank\u00eb t\u00eb huaj shum\u00ebn analoge n\u00eb ar.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb siguruar k\u00ebt\u00eb shum\u00eb, parashikohej t\u00eb p\u00ebrdoreshin t\u00eb ardhurat q\u00eb siguroheshin nga koncesionet e pyjeve q\u00eb jepte shteti shqiptar si dhe prej t\u00eb ardhurave n\u00eb ar q\u00eb arrinte t\u00eb siguronte arka e shtetit n\u00eb veprimet e saj.<\/p>\n<p>Projekti parashikonte gjithashtu se baza e letr\u00ebs caktohej duke llogaritur raportin 100 lek\u00eb-20 franga ar. Mbi \u00e7do kart\u00ebmonedh\u00eb duhej t\u00eb shkruhej numri i Lek\u00ebs dhe vlefta e saj n\u00eb baz\u00eb t\u00eb arit.\u00a0 Kart\u00ebmonedhat duhej t\u00eb v\u00ebrtetoheshin prej Ministrit t\u00eb Financave dhe Ark\u00ebtarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Projekti parashikonte gjithashtu se \u201cqeveria pasi t\u00eb garantoj\u00eb emisionin e par\u00eb t\u00eb letr\u00ebs me vleft\u00eb 10 milion franga ar, ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb pres\u00eb dhe 10 milion franga ari let\u00ebr\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb ndjekur ecurin\u00eb e futjes n\u00eb treg t\u00eb kart\u00ebmonedh\u00ebs shqiptare parashikohej t\u00eb ngrihej nj\u00eb komision i posa\u00e7\u00ebm parlamentar.<\/p>\n<p>Projekti i propozuar parashikonte detyrimin q\u00eb qeveria t\u00eb merrte prej tregtar\u00ebve paran\u00eb let\u00ebr dhe t\u2019u jepte k\u00ebtyre vler\u00ebn analoge vet\u00ebm p\u00ebr shum\u00ebn e nevojshme q\u00eb ata kishin p\u00ebr t\u00eb paguar jasht\u00eb p\u00ebr mallin q\u00eb importonin.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ata q\u00eb d\u00ebshironin t\u00eb udh\u00ebtonin n\u00eb shtetet e huaja kishin t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb t\u00eb shk\u00ebmbenin n\u00eb zyrat e financ\u00ebs dhe t\u00eb merrnin monedh\u00eb t\u00eb huaj p\u00ebr nevojat e udh\u00ebtimit ose p\u00ebr nevoja t\u00eb tjera vetjake. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb synohet q\u00eb t\u00eb ndalohej dalja jasht\u00eb vendit e kart\u00ebmonedh\u00ebs komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Projekti parashikonte gjithashtu se qarkullimi n\u00eb Shqip\u00ebri i kart\u00ebmonedhave t\u00eb huaja dhe i monedhave t\u00eb arit e argjendit ishte i ndaluar sapo t\u00eb viheshin n\u00eb qarkullim kart\u00ebmonedhat komb\u00ebtare.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-734468\" src=\"http:\/\/www.panorama.com.al\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/1-seanca-e-13-shkurtit-emri-leke.jpg\" alt=\"1-seanca-e-13-shkurtit-emri-leke\" width=\"1440\" height=\"810\" \/><\/p>\n<p><strong>Projekti i pakic\u00ebs s\u00eb Komisionit t\u00eb Financave. Monedha komb\u00ebtare t\u00eb quhet Sk\u00ebnder<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni i financave ishte paraqitur n\u00eb Kuvend me dy propozime. Ndryshe nga propozimi i par\u00eb, propozimi i dyt\u00eb i pakic\u00ebs parashikonte q\u00eb qeveris\u00eb t\u2019i jepej e drejta q\u00eb t\u00eb emetonte m\u00eb shum\u00eb para nga sa parashikohej n\u00eb projektin e shumic\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtij projekti, qeveria duhej t\u00eb emetonte kart\u00ebmonedha me vler\u00eb 25 milion franga ar. Ndryshe nga shumica, pakica e komisionit mendonte se \u201c<em>monedha komb\u00ebtare \u201cunita monataire\u201d asht frangu ar e cila quhet SKENDER dhe do t\u00eb ndahet n\u00eb 5 lek\u00eb<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, parashikohej formimi i nj\u00eb komisioni parlamentar prej tre vet\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb kontrolluar sigurimin e kart\u00ebmonedh\u00ebs komb\u00ebtare me an\u00ebn e depozitimit n\u00eb nj\u00eb bank\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb t\u00eb huaj.<\/p>\n<p>Ndryshe nga projekti i shumic\u00ebs q\u00eb i jepet t\u00eb drejt\u00eb qeveris\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte dy emetime me nga 10 milion\u00eb franga, projekti i pakic\u00ebs p\u00ebrcaktonte detyrimin q\u00eb pasi t\u00eb mblidhen 2 milion skend\u00ebr\u00eb, qeveria detyrohej t\u00eb themelonte Bank\u00ebn Komb\u00ebtare.<\/p>\n<p><strong>Projekti i qeveris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Ndryshe nga sa propozonin dy pal\u00ebt nga Komisioni i Financave, vet\u00eb qeveria u paraqit n\u00eb seanc\u00eb plenare me nj\u00eb variant q\u00eb p\u00ebrcaktonte emetimin e m\u00eb pak parave. Qeveria k\u00ebrkonte t\u00eb emetonte 3 milion franga ar. Ashtu si shumica e komisionit t\u00eb Financave, edhe qeveria propozonte q\u00eb paraja e Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb em\u00ebrtohej LEK\u00cb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa sa i p\u00ebrkiste qarkullimit t\u00eb monedhave t\u00eb tjera t\u00eb huaja n\u00eb vend, qeveria nuk propozonte ndalimin e tyre por nj\u00eb qarkullim paralel. Raporti i kart\u00ebmonedh\u00ebs 100 lek\u00eb =20 franga ari. N\u00eb fakt, ky variant do t\u00eb arrinte t\u00eb miratohej nga parlamenti, pasi u diskutua p\u00ebr secilin prej tyre.<\/p>\n<p><strong>Diskutimet n\u00eb K\u00ebshillin Komb\u00ebtar, t\u00eb em\u00ebrtohet Lek\u00eb ose Shqipe<\/strong><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-734467\" src=\"http:\/\/www.panorama.com.al\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/leka-e-madh-ne-lek.jpg\" alt=\"leka-e-madh-ne-lek\" width=\"1018\" height=\"576\" \/><\/p>\n<p>Projekti p\u00ebr krijimin e monedh\u00ebs komb\u00ebtare ishte n\u00eb fakt nj\u00eb projekt i p\u00ebrgatitur m\u00eb her\u00ebt, edhe pse paraqitja e tij n\u00eb Kuvend u b\u00eb n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 1922. Ky fakt p\u00ebrmendet nga deputeti Bahri Omari i cili n\u00eb fjalimin e tij u shpreh se \u2018p<em>ares ja kemi vu emrin Lek\u00eb e ky projekt q\u00eb kemi paraqit\u00eb e kemi gjetun t\u00eb pregatitun por ka pas\u00eb ken\u00eb p\u00ebr par\u00eb nikel por ne e kemi pa ma t\u2019arsyeshme e ma t\u00eb leht\u00eb me i pre let\u00ebr, pse p\u00ebr me ba pare nikeli lipsen veprime m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha\u201d. \u00a0<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb ishte i pranish\u00ebm edhe Ahmet Zogu por n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm dhe q\u00eb nuk p\u00ebrfshihet aspak n\u00eb k\u00ebt\u00eb diskutim.<\/p>\n<p>Bahri Omari n\u00eb fjalimet e tij b\u00ebn pyetjen direkte<em>: Nga u muer Fjala Lek\u00eb?<\/em><\/p>\n<p><em>E p\u00ebrgjigjia e kryeministrit Xhafer Ypi e sh\u00ebnuar n\u00eb procesverbalet e Kuvendit \u00ebsht\u00eb e shkurt\u00ebr: Asht marr\u00eb nga Lek Dukagjini!<\/em><\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Shefqet Dajiu n\u00eb fjal\u00ebn e tij del kund\u00ebr k\u00ebsaj em\u00ebrtese me argumentin se \u201c<em>fjala Lek\u00eb ka nji kuptim jo t\u00eb mir\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb<\/em>\u201d\u00a0 prandaj ai propozon q\u00eb t\u00eb em\u00ebrtohet \u201c<em>Shqipe<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtij propozimi, kryesuesi i seanc\u00ebs e hedh n\u00eb votim propozimin q\u00eb paraja e Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb quhet Lek\u00eb. Propozimi miratohet me 25 vota. N\u00eb k\u00ebt\u00eb seanc\u00eb mungonin p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme 19 deputet\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, ky ligj nuk gjeti zbatim e do t\u00eb duheshin edhe 4 vite t\u00eb tjera q\u00eb t\u00eb krijohej Banka Komb\u00ebtare e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb duhet evidentuar \u00ebsht\u00eb se pavar\u00ebsisht argumentimit t\u00eb kryeministrit, n\u00eb asnj\u00eb nga emetimet e monedhave e kart\u00ebmonedhave nuk p\u00ebrfaq\u00ebsohet imazhi i Lek\u00eb Dukagjinit por vet\u00ebm i Sk\u00ebnderbeut dhe Lek\u00ebs s\u00eb Madh.<\/p>\n<p><strong>Cila ishte monedha zyrtare, leku apo frangu?<\/strong><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-734466\" src=\"http:\/\/www.panorama.com.al\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/monedha-1926-22.jpg\" alt=\"monedha-1926-22\" width=\"1497\" height=\"739\" \/><\/p>\n<p>Ajo q\u00eb ndodhi n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb seanc\u00ebn e shkurtit t\u00eb vitit 1922 n\u00eb fakt ishte krijimi i nj\u00eb nj\u00ebsie t\u00eb re monetare, pasi nuk u shfuqizua frangu ar por paralelisht u krijua nj\u00eb nj\u00ebsi e re monetare e em\u00ebrtuar Lek\u00eb.<\/p>\n<p>Ekzistenca e dy em\u00ebrtesave t\u00eb nj\u00ebsive monetare t\u00eb vendit, frang dhe lek\u00eb n\u00eb fakt do t\u00eb krijonte jo pak konfuzion n\u00eb popullat\u00eb. Shqet\u00ebsimi do t\u00eb reflektohej edhe n\u00eb seanc\u00ebn e 12 prillit t\u00eb vitit 1926.<\/p>\n<p>Deputeti Selaudin Blloshmi do t\u00eb evidentonte n\u00eb fjalimin e tij se kur Shqip\u00ebria pranoi sistemin e lekut, nuk pranoi nj\u00eb baz\u00eb monetare t\u00eb re pasi baza monetare e vendit ishte frangu ar, i sistemit metrik latin q\u00eb parashikon ndarjen n\u00eb 100 pjes\u00eb t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb monetare.<\/p>\n<p>\u201cP<em>or p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar tregtin\u00eb frang\u00eb ari e ndam\u00eb n\u00eb 5 pjes\u00eb t\u00eb cilat i pag\u00ebzuam me emrin Lek\u00eb duke u bazuar n\u00eb traditat e historin\u00eb komb\u00ebtare<\/em>\u201d do t\u00eb shprehej ai.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtij diskutimi, ministri i Financave Sulejman Starova do t\u00eb pranonte se Leku nuk ishte nj\u00eb monedh\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb por nj\u00eb pjestim i frang\u00ebs ar.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa deputeti Hiqmet Delvina e cil\u00ebsonte si gabim faktin se n\u00eb vend ishin dy lloje monedhash, frangu ar dhe leku.<\/p>\n<p>\u201c<em>Nuk kuptohet cil\u00ebn kemi monedh\u00eb komb\u00ebtare<\/em>\u201d shprehej Delvina.<\/p>\n<p>Situata do t\u00eb vijonte t\u00eb ishte e till\u00eb deri n\u00eb vitin 1947 kur u miratua dekretligji q\u00eb hoqi nga qarkullimi kart\u00ebmonedhat Frang. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, nj\u00ebsia baz\u00eb e monedh\u00ebs n\u00eb vend do t\u00eb caktohej Leku.\/\u00a0<strong>Kreshnik Ku\u00e7aj, Tv Scan<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cK\u00ebshilli Ministruer p\u00ebr me mujt\u00eb me i ba ball krizit financjar ka vendue me pre bankanota qi kan\u00eb p\u00ebr t\u2019u quejt\u00eb Lek\u00eb, p\u00ebr 3 miluj franga ar. Nji frang ar thohet se ka p\u00ebr t\u00eb pas\u00eb vleft\u00ebn e 5 Lekvet; k\u00ebshtu qi p\u00ebr nji napulion kan\u00eb me u dasht\u00eb 100 Lek\u00eb\u201d. &nbsp; K\u00ebshtu e raportonte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6511,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Zbardhen diskutimet e 1922, si u mor vendimi q\u00eb monedha komb\u00ebtare t\u00eb quhej \u201cLek\u201d. Emrat alternativ ishin \u201cSk\u00ebnder\u201d ose\u2026 - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=6508\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Zbardhen diskutimet e 1922, si u mor vendimi q\u00eb monedha komb\u00ebtare t\u00eb quhej \u201cLek\u201d. Emrat alternativ ishin \u201cSk\u00ebnder\u201d ose\u2026 - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"\u201cK\u00ebshilli Ministruer p\u00ebr me mujt\u00eb me i ba ball krizit financjar ka vendue me pre bankanota qi kan\u00eb p\u00ebr t\u2019u quejt\u00eb Lek\u00eb, p\u00ebr 3 miluj franga ar. Nji frang ar thohet se ka p\u00ebr t\u00eb pas\u00eb vleft\u00ebn e 5 Lekvet; k\u00ebshtu qi p\u00ebr nji napulion kan\u00eb me u dasht\u00eb 100 Lek\u00eb\u201d. &nbsp; K\u00ebshtu e raportonte [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=6508\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-03-28T14:50:50+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2019-03-28T14:53:23+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/leke-shqiptar.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1032\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"541\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=6508\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=6508\",\"name\":\"Zbardhen diskutimet e 1922, si u mor vendimi q\u00eb monedha komb\u00ebtare t\u00eb quhej \u201cLek\u201d. Emrat alternativ ishin \u201cSk\u00ebnder\u201d ose\u2026 - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=6508#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=6508#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/leke-shqiptar.jpg\",\"datePublished\":\"2019-03-28T14:50:50+00:00\",\"dateModified\":\"2019-03-28T14:53:23+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=6508#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=6508\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=6508#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/leke-shqiptar.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/leke-shqiptar.jpg\",\"width\":1032,\"height\":541},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=6508#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Zbardhen diskutimet e 1922, si u mor vendimi q\u00eb monedha komb\u00ebtare t\u00eb quhej \u201cLek\u201d. Emrat alternativ ishin \u201cSk\u00ebnder\u201d ose\u2026\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Zbardhen diskutimet e 1922, si u mor vendimi q\u00eb monedha komb\u00ebtare t\u00eb quhej \u201cLek\u201d. Emrat alternativ ishin \u201cSk\u00ebnder\u201d ose\u2026 - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=6508","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Zbardhen diskutimet e 1922, si u mor vendimi q\u00eb monedha komb\u00ebtare t\u00eb quhej \u201cLek\u201d. Emrat alternativ ishin \u201cSk\u00ebnder\u201d ose\u2026 - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"\u201cK\u00ebshilli Ministruer p\u00ebr me mujt\u00eb me i ba ball krizit financjar ka vendue me pre bankanota qi kan\u00eb p\u00ebr t\u2019u quejt\u00eb Lek\u00eb, p\u00ebr 3 miluj franga ar. Nji frang ar thohet se ka p\u00ebr t\u00eb pas\u00eb vleft\u00ebn e 5 Lekvet; k\u00ebshtu qi p\u00ebr nji napulion kan\u00eb me u dasht\u00eb 100 Lek\u00eb\u201d. &nbsp; K\u00ebshtu e raportonte [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=6508","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2019-03-28T14:50:50+00:00","article_modified_time":"2019-03-28T14:53:23+00:00","og_image":[{"width":1032,"height":541,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/leke-shqiptar.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"10 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=6508","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=6508","name":"Zbardhen diskutimet e 1922, si u mor vendimi q\u00eb monedha komb\u00ebtare t\u00eb quhej \u201cLek\u201d. Emrat alternativ ishin \u201cSk\u00ebnder\u201d ose\u2026 - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=6508#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=6508#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/leke-shqiptar.jpg","datePublished":"2019-03-28T14:50:50+00:00","dateModified":"2019-03-28T14:53:23+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=6508#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=6508"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=6508#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/leke-shqiptar.jpg","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/leke-shqiptar.jpg","width":1032,"height":541},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=6508#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Zbardhen diskutimet e 1922, si u mor vendimi q\u00eb monedha komb\u00ebtare t\u00eb quhej \u201cLek\u201d. Emrat alternativ ishin \u201cSk\u00ebnder\u201d ose\u2026"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/leke-shqiptar.jpg","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/leke-shqiptar-150x150.jpg",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/leke-shqiptar.jpg",1032,541,false]},"categories_names":{"10":{"name":"Histori","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=10"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/leke-shqiptar-150x150.jpg",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/leke-shqiptar.jpg",300,157,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/leke-shqiptar.jpg",305,160,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/leke-shqiptar.jpg",400,210,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/leke-shqiptar.jpg",600,315,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/leke-shqiptar.jpg",1024,537,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/leke-shqiptar.jpg",130,68,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/leke-shqiptar.jpg",1032,541,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6508"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6508"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6508\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6512,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6508\/revisions\/6512"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6511"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6508"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6508"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6508"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}