{"id":6354,"date":"2019-03-27T16:10:33","date_gmt":"2019-03-27T15:10:33","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=6354"},"modified":"2019-03-27T16:10:33","modified_gmt":"2019-03-27T15:10:33","slug":"nje-njeri-nje-akademi-sami-frasheri-sipas-vajzes-se-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=6354","title":{"rendered":"Nj\u00eb njeri, nj\u00eb Akademi: Sami Frash\u00ebri sipas vajz\u00ebs s\u00eb tij"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kujtim Nuro<\/strong><\/p>\n<p>Shkrimet e studiuesve turq \u2013 t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb viteve 1940-60 (Agah Sirri Levend, Hikmet Dizdaroglu, Omer Faruk Akun etj.) e deri t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb sotme \u2013 lidhur me historin\u00eb e jet\u00ebs personale t\u00eb Sami Frash\u00ebrit, p\u00ebrve\u00e7 kujtimeve t\u00eb shkruara prej tij, t\u00eb djalit Ali Sami Yenit, e miqve dhe t\u00eb bashk\u00ebkoh\u00ebsve, jan\u00eb mb\u00ebshtetur dhe mb\u00ebshteten dhe n\u00eb kujtimet e holl\u00ebsishme t\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb tij te madhe, Samijes. K\u00ebto kujtime, t\u00eb cilat deri sot jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb fragmentare nga studiuesit e lartp\u00ebrmendur, jan\u00eb botuar n\u00eb disa numra te gazet\u00ebs \u201cAksam\u201d (Aksham \u2013 K.N.) gjat\u00eb periudh\u00ebs 20 dhjetor 1944 \u2013 4 janar 1945, nga gazetari i mir\u00ebnjohur turk, Hikmet Feridun Es (1909- 1992). Ai i ka p\u00ebrfshire kujtimet e vajz\u00ebs se Samiut n\u00eb vazhdim\u00ebsin\u00eb e shkrimeve lidhur me jet\u00ebn dhe veprimtarin\u00eb e njer\u00ebzve m\u00eb t\u00eb shquar, t\u00eb cil\u00ebt kishin dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb ndihmes\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb p\u00ebrparimin dhe civilizimin e Turqis\u00eb, por q\u00eb n\u00eb krahasim me vepr\u00ebn e madhe q\u00eb kishin l\u00ebn\u00eb, jeta e tyre personale ishte mjaft pak e njohur nga lexuesi i gjer\u00eb dhe ve\u00e7an\u00ebrisht nga studiuesit e fushave t\u00eb ndryshme t\u00eb shkenc\u00ebs.<\/p>\n<p>Shkrimet e botuara nga Hikmet Feridun Es jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb dhe n\u00eb librin me t\u00eb nj\u00ebjtin titull:\u00a0<em>\u201cNjer\u00ebzit e famsh\u00ebm q\u00eb nuk i njohim\u201d<\/em>, botuar nga Sht\u00ebpia botuese\u00a0<em>\u201cOtuken Nesriyat\u201d<\/em>, Stamboll, 2009. N\u00eb serin\u00eb e k\u00ebtyre shkrimeve, duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb kujtes\u00ebn e familjar\u00ebve, t\u00eb bashk\u00ebshorteve, f\u00ebmij\u00ebve, nip\u00ebrve, mbesave dhe t\u00eb miqve te tyre t\u00eb af\u00ebrm, jep t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb holl\u00ebsishme dhe me interes nga jeta e personaliteteve t\u00eb m\u00ebdha turke. Hikmet Feridun Es \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb marr\u00eb t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb holl\u00ebsishme nga jeta personale e Ahmet Vefik Pash\u00ebs, Besim Omer Pash\u00ebs Haxhi Arifit, Husejin Rahmiut, Kemal Pashazades\u00eb, Lejla Hanemit, Marko Pash\u00ebs, Mit\u2019hat Pash\u00ebs, Mizanci Muratit, Muallim Nacit, Nigar Hanit, Osman Hamdiut, Sulejman Numanit, Tevfik Fikretit etj. N\u00eb mesin e k\u00ebtyre personaliteteve ndodhet dhe enciklopedisti, dramaturgu, gjuh\u00ebtari, romancieri, p\u00ebrkthyesi, i rralli p\u00ebr t\u00eb gjitha koh\u00ebrat, Sami Frash\u00ebri \u2013 apo Shemseddin Samiu si\u00e7 njihet ne historiografin\u00eb turke.<\/p>\n<p>Kujtimet e botuara nga gazetari i talentuar, i kemi gjetur ne Arkivin e Taha Toros, i cili ndodhet pran\u00eb bibliotek\u00ebs s\u00eb Universitetit te qytetit te Stambollit. Arkivi i koleksionistit t\u00eb rrall\u00eb turk p\u00ebrmban 400 mij\u00eb dosje, ku nj\u00eb pjese t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme e p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb dokumentet, fotografit\u00eb, kupurat e gazetave, sh\u00ebnimet e tij lidhur me historin\u00eb e territoreve dhe personalitetet shqiptare gjate Perandoris\u00eb Osmane dhe m\u00eb tej. Prandaj, koleksioni i arkivit t\u00eb Taha Toros, nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb cilit Universiteti i Qytetit te Stambollit e ka digjitalizuar, \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht dhe burim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm arkivor jo vet\u00ebm p\u00ebr historian\u00ebt turq, por dhe p\u00ebr studiuesit shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Gazetari Hikmet Feridun Es, p\u00ebrshkruan ngjarje nga jeta e p\u00ebrditshme e dijetarit t\u00eb madh t\u00eb t\u00eb dy kulturave \u2013 asaj shqiptare dhe turke. K\u00ebto kujtime kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb paharruara n\u00eb kujtes\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb Sami Frash\u00ebrit, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb madhe, Samijes, e cila i ka q\u00ebndruar gjithmon\u00eb pran\u00eb babait te saj. Ajo ka qen\u00eb e martuar me Reshat Ererin, i cili ka qen\u00eb n\u00eb kabinetin e Tevfik Pash\u00ebs n\u00eb detyr\u00ebn e ministrit t\u00eb Financave, Arsimit dhe Vakufeve. Nga kjo martes\u00eb ata kan\u00eb patur dy djem: Mehmet dhe Emin Ererin. Emin Ereri ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb ndihmes\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb pasurimin e fondit arkivor t\u00eb gjyshit t\u00eb tij me dokumente t\u00eb reja, fond i cili ndodhet n\u00eb Arkivin Qendror t\u00eb Shtetit. Ai ka nd\u00ebrruar jet\u00eb n\u00eb Stamboll m\u00eb 13 tetor 1992.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb kujtojm\u00eb gjithashtu se Samija, motra e Ali Sami Yenit, s\u00eb bashku me n\u00ebn\u00ebn e Asim Tevfik Sonmut, Ayshe Hacer, kan\u00eb qepur me dor\u00eb dhe uniformen e par\u00eb t\u00eb klubit t\u00eb futbollit Galatasaray, t\u00eb cil\u00ebt s\u00eb bashku me shok\u00ebt e tjer\u00eb e themeluan n\u00eb shkoll\u00ebn\u00a0<em>\u201cSultaniye\u201d<\/em>\u00a0n\u00eb Stamboll, dit\u00ebn e h\u00ebn\u00eb m\u00eb 30 tetor 1905. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, emrin e saj e ka trash\u00ebguar edhe nj\u00eb nga st\u00ebrmbesat e Samiut.<\/p>\n<p>Gazetari Hikmet Feridun Es thekson se kur ai i ka marr\u00eb kujtimet e saj ajo ka qen\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 60-vje\u00e7are, dhe kujtes\u00ebn e saj e krahason me kujtes\u00ebn e nj\u00eb vajze 20-vje\u00e7are. N\u00eb rr\u00ebfimet e saj ajo shprehet se babai, Samiu, ishte i s\u00ebmur\u00eb dhe i varf\u00ebr, n\u00ebn drit\u00ebn e qiririt, i vet\u00ebm, kur krijoi vepra t\u00eb m\u00ebdha, sikur t\u00eb ishte nj\u00eb Akademi e t\u00ebr\u00eb e Shkencave e p\u00ebrkushtuar ndaj historis\u00eb dhe kultur\u00ebs s\u00eb qytet\u00ebrimit njer\u00ebzor. Por, f\u00ebmij\u00ebt e\u00a0<em>\u201cBabait te enciklopedist\u00ebve\u201d<\/em>\u00a0\u2013 si\u00e7 do ta th\u00ebrrisnin m\u00eb von\u00eb studiuesit turq \u00a0mbas vdekjes s\u00eb tij \u2013 dol\u00ebn nga sht\u00ebpia p\u00ebr shkak t\u00eb borxheve q\u00eb ai nuk kishte mundur t\u00eb shlyente. Pronari Fehmi Pasha, i cili mori sht\u00ebpin\u00eb e Sami Frash\u00ebrit p\u00ebr arsye t\u00eb mos pagimit t\u00eb k\u00ebtyre borxheve t\u00eb mbetura, u kishte l\u00ebn\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tij vet\u00ebm 24 or\u00eb p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga sht\u00ebpia. F\u00ebmij\u00ebt, me t\u2019u mbushur afati, dol\u00ebn dhe i grumbulluan rrobat q\u00eb kishin p\u00ebrpara avllis\u00eb s\u00eb xhamis\u00eb. Ata, aty p\u00ebrjashta, me syt\u00eb e tyre t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar dhe plot lot, shikonin se si nj\u00eb pasha i pasur po hynte n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e dijetarit t\u00eb madh.<\/p>\n<p>Biblioteka e Samiut prej 20 mij\u00eb v\u00ebllimesh, mbasi nd\u00ebrroi jete, u shit p\u00ebr vet\u00ebm 80 lira.<\/p>\n<div><\/div>\n<p>Gazetari Hikmet Feridun Es v\u00eb n\u00eb dukje se Sami Frash\u00ebri kishte shum\u00eb shok\u00eb t\u00eb ditur t\u00eb kultur\u00ebs islame, por nga pik\u00ebpamja e besimit fetar ai ishte ndar\u00eb nga ata p\u00ebrfundimisht, edhe pse fjala e fundit q\u00eb ai ka th\u00ebn\u00eb kur nd\u00ebrroi jet\u00eb ishte fjala\u00a0<em>\u201cAllah\u201d<\/em>(Per\u00ebndi).<\/p>\n<p>Samiu b\u00ebnte jet\u00eb mjaft t\u00eb thjesht\u00eb, por zemr\u00ebn e kishte shum\u00eb t\u00eb madhe. Edhe pse n\u00eb gjendje jo t\u00eb mir\u00eb ekonomike, priste dhe p\u00ebrcillte me mjaft bujari miq, shok\u00eb, n\u00eb disa raste grupe-grupe. \u00c7do t\u00eb m\u00ebrkur\u00eb, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ku banonte, e kishte b\u00ebr\u00eb zakon t\u00eb takohej dhe t\u00eb bisedonte me miqt\u00eb dhe shok\u00ebt e tij me t\u00eb af\u00ebrt, edhe pse n\u00eb trupin e tij kishte disa s\u00ebmundje.<\/p>\n<p>Samiu ishte shum\u00eb i v\u00ebmendsh\u00ebm ndaj t\u00eb tjer\u00ebve dhe mjaft tolerant n\u00eb bisedat me shok\u00ebt e tij, por k\u00ebrkonte qet\u00ebsi absolute kur shkruante. \u00c7do dit\u00eb e fillonte pun\u00ebn p\u00ebrpara se t\u00eb lindte dielli.<\/p>\n<p>Kujtimet e botuara, p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e lexuesit, p\u00ebrve\u00e7 titullit kryesor jan\u00eb shoq\u00ebruar me n\u00ebntituj dhe sh\u00ebnime t\u00eb p\u00ebrmbledhura. N\u00ebntitullin\u00a0<em>\u201cNjer\u00ebzit e famsh\u00ebm q\u00eb nuk i njohim\u201d<\/em>, n\u00eb p\u00ebrshkrimin e jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme dhe t\u00eb veprimtaris\u00eb krijuese t\u00eb Sami Frash\u00ebrit, ai botimin e kujtimeve t\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb madhe, Samijes, e fillon shkrimin me n\u00ebntitullin:\u00a0<em>\u201cNj\u00eb gjigand mendimtari, t\u00eb cilin nuk e njohim aspak: Shemseddin Samiu\u201d<\/em>. Dhe, m\u00eb posht\u00eb n\u00ebnvizon:\u00a0<em>\u201cSamiu nuk e donte llamb\u00ebn me gaz. T\u00eb gjitha veprat e tij i ka shkruar n\u00ebn drit\u00ebn e qiririt. N\u00eb jet\u00ebn e tij, llamba me gaz nuk ka hyr\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi. Qirinjt\u00eb vinin arka-arka. Minderi, ku ai rrinte, kishte ngjyr\u00eb t\u00eb kuqe. Fillonte t\u00eb shkruante p\u00ebrpara se t\u00eb lindte dielli. Let\u00ebr me ngjyr\u00eb t\u00eb kalt\u00ebr dhe boj\u00eb e cila nuk p\u00ebrhapej. Mbas shkrimit, konjak dhe \u00e7aj\u201d<\/em>.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb ciklit t\u00eb shkrimit, gazetari shkruan se Sami Frash\u00ebri \u00ebsht\u00eb autori i\u00a0<em>\u201cKamus-i Turki\u201d<\/em>\u00a0(Fjalori turqisht). P\u00ebrve\u00e7 gjuh\u00ebs turke njihte dhe greqishten, latinishten, fr\u00ebngjishten, persishten dhe ka shpjeguar t\u00eb folmet e gjuh\u00ebs induse. Punoi 16 vjet, dit\u00eb e nat\u00eb p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e\u00a0<em>\u201cEnciklopedis\u00eb\u201d<\/em>\u00a0dhe mundi t\u00eb marr\u00eb nga kjo vet\u00ebm 300 lira.<\/p>\n<p>Kongreset gjuh\u00ebsore, veprat n\u00eb fush\u00ebn e gjuh\u00ebsis\u00eb, kishin vendosur t\u00eb mbanin si baz\u00eb kryesore t\u00eb burimeve veprat e Samiut. N\u00eb anket\u00ebn e nj\u00eb letrari, Ismail Habib ka th\u00ebn\u00eb:\u00a0<em>\u201cPun\u00ebn q\u00eb nuk e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb shkenc\u00ebtar\u00ebt p\u00ebr 40-50 vite t\u00eb t\u00ebra, e ka b\u00ebr\u00eb i vet\u00ebm Sami Frash\u00ebri, duke punuar si nj\u00eb gjigant dhe ia ka dal\u00eb me sukses\u201d<\/em>.<\/p>\n<p>N\u00eb shkrimet e tij, gazetari Hikmet Feridun Es nd\u00ebr t\u00eb tjera shkruan:<\/p>\n<p><em>\u201cSami Frash\u00ebrin nuk e ka shqet\u00ebsuar asnj\u00ebri. N\u00ebse hapni ngadal\u00eb der\u00ebn e dhom\u00ebs n\u00eb katin e dyt\u00eb, n\u00eb fillim nuk keni p\u00ebr t\u00eb mundur t\u00eb shihni asgj\u00eb, vet\u00ebm grumbuj-grumbuj librash. Hidhni syt\u00eb tuaj dhe do t\u2019iu dal\u00eb nj\u00eb koke madh\u00ebshtore, t\u00ebrheq\u00ebse, me nj\u00eb mjek\u00ebr t\u00eb gjat\u00eb dhe krejt t\u00eb bardh\u00eb\u2026 N\u00ebn drit\u00ebn e qiririt ai krijoi bot\u00ebn e shkenc\u00ebs\u2026 Deri sa t\u00eb kishte lindur dielli, ai shkruante shkrimet e tij, i redaktonte ato dhe pasi i d\u00ebrgonte n\u00eb shtypshkronj\u00eb, shtrihej p\u00ebrs\u00ebri\u201d.<\/em><\/p>\n<p><em>\u201cSamiu ulej n\u00eb nj\u00eb minder, i cili kishte madh\u00ebsin\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ulej vet\u00ebm nj\u00eb person, duke t\u00eb kujtuar nj\u00eb divan t\u00eb vog\u00ebl. Kolltuku i tij i pun\u00ebs kishte disa gj\u00ebra specifike. Ai ishte i harkuar dhe ishte i mbuluar me nj\u00eb cop\u00eb ngjyr\u00eb vishnje. Ulej mbi kolltuk dhe shpin\u00ebn, kurrizin nuk e mb\u00ebshteste n\u00eb asnj\u00eb vend. Punonte vazhdimisht n\u00eb nj\u00eb pozicion t\u00eb p\u00ebrkulur. Letr\u00ebn e kthente nga nj\u00ebra an\u00eb dhe e mb\u00ebshteste mbi gjunj\u00eb. Ai, gjithashtu, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb u drejtohej librave . P\u00ebr k\u00ebt\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb tavoline me nj\u00eb plan t\u00eb vetin, n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tavolin\u00eb mjaft e gjat\u00eb, sirtar\u00ebt e s\u00eb cil\u00ebs zgjateshin kur hapeshin me t\u00ebrheqje t\u00eb ndryshme. Mbi t\u00eb q\u00ebndronin hapur libra n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb ve\u00e7anta, ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb 6-7 gjuh\u00eb t\u00eb ndryshme, t\u00eb cilat do t\u2019iu duhej t\u2019i shikonte dhe t\u2019iu drejtohej. Kjo tavolin\u00eb gjendet tek vajza e madhe q\u00eb e ruan at\u00eb ashtu si\u00e7 ka qen\u00eb. Zonja Samije Erer, e cila ndodhet p\u00ebrball\u00eb tavolin\u00ebs, thot\u00eb: \u2018P\u00ebr librat q\u00eb ai do t\u00eb lexonte, kjo tavolin\u00eb nuk ishte e mjaftueshme\u2019\u201d.<\/em><\/p>\n<p><em>\u201cN\u00eb mes t\u00eb grumbujve t\u00eb librave, t\u00eb cil\u00ebt lart\u00ebsoheshin n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb dhom\u00ebs, ai vetes s\u00eb tij i kishte caktuar nj\u00eb vend, nj\u00eb fole. N\u00eb k\u00ebt\u00eb ambient, duke kaluar p\u00ebrmes cepave t\u00eb k\u00ebtyre grumbujve librash q\u00ebndronte duke punuar trupi i tij mjaft i leht\u00eb. N\u00eb koh\u00ebn q\u00eb ju hyni n\u00eb dhom\u00eb, ju nuk mund t\u00eb shikoni at\u00eb nga posht\u00eb qaf\u00ebs. Dhe, akoma m\u00eb tep\u00ebr, n\u00eb hapin e par\u00eb ju do t\u00eb ndjeni nj\u00eb arom\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Kjo arom\u00eb do t\u00eb ishte \u2018era e librit\u2019, e cila do t\u00eb godiste menj\u00ebher\u00eb hund\u00ebn tuaj. Zonja Samije Erer, me syt\u00eb e saj t\u00eb kredhur n\u00eb mendime dhe t\u00eb v\u00ebrejtur, duke par\u00eb tavolin\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Samiu ka kaluar p\u00ebrball\u00eb saj gjith\u00eb jet\u00ebn e tij, shton: \u2018Tani, me t\u00eb hapur nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb vjet\u00ebr, me t\u00eb ndjer\u00eb arom\u00ebn e nj\u00eb libri, \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj sikur un\u00eb ndjej er\u00ebn e babait tim\u2019\u201d.<\/em><\/p>\n<p><em>\u201cNe t\u00eb dy an\u00ebt e tavolin\u00ebs, ndodheshin dy mb\u00ebshtet\u00ebse. Dhe n\u00eb k\u00ebto q\u00ebndronin letrat e dijetarit, dor\u00ebshkrimet, boja, pena. Drita vazhdimisht vinte nga mbrapa. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ai kishte b\u00ebr\u00eb rafte t\u00eb posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr t\u00eb vendosur qiririn. N\u00eb raftin i cili ndodhej mbrapa, q\u00ebndronte nj\u00eb shandan trek\u00ebndor. Kurse n\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebset, ne secil\u00ebn prej tyre, ishte vendosur nj\u00eb qiri. Dijetari, sipas nevoj\u00ebs, i t\u00ebrhiqte nga atje-k\u00ebtu, djathtas-majtas. Sipas nevoj\u00ebs, shkonte n\u00eb tavolin\u00eb p\u00ebr t\u00eb hapur librat voluminoz\u00eb me trash\u00ebsi t\u00eb madhe. Vendosjen e qirinjve e kishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb kryq\u00ebzoheshin n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb me syrin e tij\u201d.<\/em><\/p>\n<p><em>\u201cVazhdimisht shkruante n\u00eb let\u00ebr me madh\u00ebsi t\u00eb gjat\u00eb dhe ngjyre t\u00eb kalt\u00ebr t\u00eb err\u00ebt, jo t\u00eb hapur. Pjes\u00ebt an\u00ebsore t\u00eb letr\u00ebs gjithmon\u00eb i p\u00ebrthyente dhe i linte bosh p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb korrigjimet dhe shtesat e tjera t\u00eb m\u00ebvonshme. Rregullisht n\u00eb shkrimet e tij p\u00ebrdorte vet\u00ebm boj\u00ebn e zez\u00eb. Mir\u00ebpo, n\u00eb veprat me tre tekste, p\u00ebr t\u00eb mos i ngat\u00ebrruar ato me nj\u00ebri-tjetrin, p\u00ebrdorte tre lloj ngjyrash \u2013 t\u00eb kuqe, t\u00eb kalt\u00ebr dhe t\u00eb gjelb\u00ebr. Mir\u00ebpo, ngjyr\u00ebn e kalt\u00ebr nuk e ndryshoi. Pen\u00ebn e tij do ta p\u00ebrgatiste me kujdes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, p\u00ebrpara se t\u00eb fillonte t\u00eb shkruante. E p\u00ebrthyente, i jepte asaj nj\u00eb form\u00eb t\u00eb holl\u00eb dhe t\u00eb trash\u00eb. Ndiente k\u00ebnaq\u00ebsi nga p\u00ebrthyerja e pen\u00ebs. Shishja e boj\u00ebs p\u00ebrbehej nga qelqi e cila ishte n\u00eb at\u00eb form\u00eb q\u00eb po t\u00eb p\u00ebrmbysej, boja nuk derdhej dhe ishte nga lloji m\u00eb i lir\u00eb\u201d.<\/em><\/p>\n<p><em>\u201cN\u00eb koh\u00ebn q\u00eb punonte, nuk do t\u00eb futej asnj\u00ebri n\u00eb dhom\u00ebn e tij. Mir\u00ebpo, me t\u00eb mbaruar pun\u00ebn, ai b\u00ebnte di\u00e7ka t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Kur mbaronte korrigjimet, p\u00ebrplaste tri her\u00eb duart me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. Kjo p\u00ebrplasje e duarve ishte e vetmja shenj\u00eb q\u00eb th\u00ebrriste vajz\u00ebn e madhe, Samijen Ererin. Ajo ndodhej n\u00eb dhom\u00ebn ngjitur me at\u00eb t\u00eb Samiut. Me t\u00eb d\u00ebgjuar zhurm\u00ebn e duarve, vajza e re fluturonte nga krevati dhe do t\u00eb vraponte pran\u00eb babait t\u00eb saj. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb do t\u00eb ishin or\u00ebt m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb babait me vajz\u00ebn e cila kishte ngelur pa n\u00ebn\u00eb q\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn gjasht\u00ebvje\u00e7are\u201d.<\/em><\/p>\n<p><em>\u201cSamiu kishte nj\u00eb zakon n\u00eb or\u00ebt e m\u00ebngjesit: t\u00eb p\u00ebrgatiste nj\u00eb pon\u00e7 me konjak, limon dhe \u00e7aj. \u00c7ajin e ziente me dor\u00ebn e tij. \u2018Babai e pinte k\u00ebt\u00eb \u00e7aj, filxhan mbas filxhani\u2019. Samiu tregonte mjaft tregime t\u00eb bukura. Pastaj, vajza e re Samije, duke th\u00ebn\u00eb \u2018Babaxhem, Per\u00ebndia t\u00eb dh\u00ebnt\u00eb qet\u00ebsi\u2019, do t\u00eb dilte nga dhoma, sepse dijetari i madh mbasi d\u00ebrgonte dor\u00ebshkrimet n\u00eb shtypshkronj\u00eb, shtrihej p\u00ebr t\u00eb fjetur\u201d.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kujtim Nuro Shkrimet e studiuesve turq \u2013 t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb viteve 1940-60 (Agah Sirri Levend, Hikmet Dizdaroglu, Omer Faruk Akun etj.) e deri t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb sotme \u2013 lidhur me historin\u00eb e jet\u00ebs personale t\u00eb Sami Frash\u00ebrit, p\u00ebrve\u00e7 kujtimeve t\u00eb shkruara prej tij, t\u00eb djalit Ali Sami Yenit, e miqve dhe t\u00eb bashk\u00ebkoh\u00ebsve, jan\u00eb mb\u00ebshtetur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6355,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[14,19],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Nj\u00eb njeri, nj\u00eb Akademi: Sami Frash\u00ebri sipas vajz\u00ebs s\u00eb tij - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=6354\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Nj\u00eb njeri, nj\u00eb Akademi: Sami Frash\u00ebri sipas vajz\u00ebs s\u00eb tij - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Kujtim Nuro Shkrimet e studiuesve turq \u2013 t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb viteve 1940-60 (Agah Sirri Levend, Hikmet Dizdaroglu, Omer Faruk Akun etj.) e deri t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb sotme \u2013 lidhur me historin\u00eb e jet\u00ebs personale t\u00eb Sami Frash\u00ebrit, p\u00ebrve\u00e7 kujtimeve t\u00eb shkruara prej tij, t\u00eb djalit Ali Sami Yenit, e miqve dhe t\u00eb bashk\u00ebkoh\u00ebsve, jan\u00eb mb\u00ebshtetur [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=6354\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-03-27T15:10:33+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Sami-Frasheri.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"780\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"439\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=6354\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=6354\",\"name\":\"Nj\u00eb njeri, nj\u00eb Akademi: Sami Frash\u00ebri sipas vajz\u00ebs s\u00eb tij - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=6354#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=6354#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Sami-Frasheri.jpg\",\"datePublished\":\"2019-03-27T15:10:33+00:00\",\"dateModified\":\"2019-03-27T15:10:33+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=6354#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=6354\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=6354#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Sami-Frasheri.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Sami-Frasheri.jpg\",\"width\":780,\"height\":439},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=6354#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Nj\u00eb njeri, nj\u00eb Akademi: Sami Frash\u00ebri sipas vajz\u00ebs s\u00eb tij\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Nj\u00eb njeri, nj\u00eb Akademi: Sami Frash\u00ebri sipas vajz\u00ebs s\u00eb tij - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=6354","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Nj\u00eb njeri, nj\u00eb Akademi: Sami Frash\u00ebri sipas vajz\u00ebs s\u00eb tij - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"Kujtim Nuro Shkrimet e studiuesve turq \u2013 t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb viteve 1940-60 (Agah Sirri Levend, Hikmet Dizdaroglu, Omer Faruk Akun etj.) e deri t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb sotme \u2013 lidhur me historin\u00eb e jet\u00ebs personale t\u00eb Sami Frash\u00ebrit, p\u00ebrve\u00e7 kujtimeve t\u00eb shkruara prej tij, t\u00eb djalit Ali Sami Yenit, e miqve dhe t\u00eb bashk\u00ebkoh\u00ebsve, jan\u00eb mb\u00ebshtetur [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=6354","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2019-03-27T15:10:33+00:00","og_image":[{"width":780,"height":439,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Sami-Frasheri.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"12 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=6354","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=6354","name":"Nj\u00eb njeri, nj\u00eb Akademi: Sami Frash\u00ebri sipas vajz\u00ebs s\u00eb tij - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=6354#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=6354#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Sami-Frasheri.jpg","datePublished":"2019-03-27T15:10:33+00:00","dateModified":"2019-03-27T15:10:33+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=6354#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=6354"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=6354#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Sami-Frasheri.jpg","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Sami-Frasheri.jpg","width":780,"height":439},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=6354#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Nj\u00eb njeri, nj\u00eb Akademi: Sami Frash\u00ebri sipas vajz\u00ebs s\u00eb tij"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Sami-Frasheri.jpg","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Sami-Frasheri-150x150.jpg",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Sami-Frasheri.jpg",780,439,false]},"categories_names":{"14":{"name":"Kultur\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=14"},"19":{"name":"Reportazh \/ Profil","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=19"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Sami-Frasheri-150x150.jpg",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Sami-Frasheri.jpg",300,169,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Sami-Frasheri.jpg",305,172,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Sami-Frasheri.jpg",400,225,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Sami-Frasheri.jpg",600,338,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Sami-Frasheri.jpg",780,439,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Sami-Frasheri.jpg",130,73,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Sami-Frasheri.jpg",780,439,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6354"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6354"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6354\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6356,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6354\/revisions\/6356"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6355"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6354"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6354"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6354"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}