{"id":5200,"date":"2019-03-18T14:52:59","date_gmt":"2019-03-18T13:52:59","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=5200"},"modified":"2019-03-18T14:52:59","modified_gmt":"2019-03-18T13:52:59","slug":"visar-zhiti-mes-tiranes-e-bukureshtit-nga-nderimi-i-rilindasve-te-deputetet-qe-merren-me-intriga","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=5200","title":{"rendered":"Visar Zhiti: Mes Tiran\u00ebs e Bukureshtit, nga nderimi i rilindasve te deputet\u00ebt q\u00eb merren me intriga"},"content":{"rendered":"<p><strong>TRINIA E KUJTES\u00cbS, E SH\u00cbMB\u00cbLLTYR\u00cbS DHE E FJAL\u00cbS<\/strong><\/p>\n<p>Vet\u00eb lajmi q\u00eb zgjedhim t\u00eb japim \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrim. P\u00ebrmbajtja e tij, ajo q\u00eb nx\u00ebm\u00eb nga lajmi, nxitja q\u00eb p\u00ebrftohet, n\u00ebse nxit p\u00ebr m\u00eb tej p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb duhet, qoft\u00eb dhe n\u00eb gj\u00ebra q\u00eb nuk duken t\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie alarmante, q\u00eb nuk b\u00ebrtiten n\u00eb protesta, m\u00eb shtyjn\u00eb t\u00eb shtjelloj n\u00eb k\u00ebto radh\u00eb, di\u00e7ka nga ato q\u00eb pash\u00eb, disa paralele t\u00eb zbehta rumune.<\/p>\n<p>Isha i ftuar n\u00eb Bukuresht nga Lidhja e Shqiptar\u00ebve n\u00eb Rumani, \u201cALAR\u201d, tashm\u00eb e shquar p\u00ebr veprimtarit\u00eb e saj social-kulturore. Sapo kishin botuar nj\u00eb lib\u00ebr timin dhe do ta p\u00ebruronim s\u00eb bashku.<\/p>\n<p>Vizita ime zgjati tri dit\u00eb, por ngjante m\u00eb shum\u00eb sesa nj\u00eb veprimtari e zakonshme e shoqat\u00ebs, kishte dinjitetin e institucionalizuar, jo vet\u00ebm sepse n\u00eb fund t\u00eb fundit fondet dhe mb\u00ebshtetja jepeshin nga shteti, teksa lajmin e dhan\u00eb edhe mediat shtet\u00ebrore dhe n\u00eb veprimtari do t\u00eb merrnin pjes\u00eb dhe deputet\u00eb e shtetar\u00eb.<\/p>\n<p>Ka di\u00e7ka m\u00eb tej, q\u00eb lidhet me tradit\u00ebn, me qytetarin\u00eb europiane dhe me at\u00eb sesi duhet vepruar p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb ata q\u00eb duhet.<\/p>\n<p>Te ne po harrohen si shpesh ngjarjet e v\u00ebrteta kulturore, d.m.th kultura e lart\u00eb dhe p\u00ebrgjegjshm\u00ebria shtetare ndaj saj, q\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb thjesht dukje protokollare, por dhe normalitet i s\u00eb p\u00ebrditshmes s\u00eb p\u00ebrzgjedhur.<\/p>\n<p>Ja, s\u00eb bashku me time shoqe, se ishim ftuar t\u00eb dy, nj\u00eb gjest tjet\u00ebr europian ky, n\u00eb shoq\u00ebri me koordinatorin kulturor t\u00eb ALAR-it, dr. Luan Top\u00e7iu, si dhe me presidentin e k\u00ebsaj shoqate, dr. Radu Cosmin Savulescu, nis\u00ebm vizitat.<\/p>\n<p>Shkuam n\u00eb muzeume t\u00eb artit, t\u00eb historis\u00eb dhe t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, n\u00eb librari me shum\u00eb kate, duhen vler\u00ebsuar k\u00ebto si b\u00ebma njohjeje, t\u00eb vler\u00ebsimit dhe ecjes.<\/p>\n<p>U fut\u00ebm n\u00eb vende t\u00eb shenjta, u end\u00ebm rrug\u00ebve trotuargjera dhe ndal\u00ebm para skulpturave t\u00eb mrekullueshme t\u00eb shkrimtar\u00ebve komb\u00ebtar\u00eb si ajo e Karaxhales gjith\u00eb gazmend dhe e Emineskut (shtatore nudo si\u00e7 duhet t\u00eb jet\u00eb poeti para poezis\u00eb s\u00eb vet) apo t\u00eb grupeve skulpturore, gjith\u00eb ngjarje dhe l\u00ebvizje si ajo aq gazmore e personazheve t\u00eb Karaxhales para teatrit dhe ato trondit\u00ebset, n\u00eb sheshet e njohura t\u00eb revolucionit, ku populli u ngrit kund\u00ebr diktatur\u00ebs dhe diktatorit, ku mes p\u00ebrmendoreve dhe kryqeve t\u00eb shumt\u00eb, n\u00eb nj\u00ebrin prej tyre lexohej se n\u00eb at\u00eb vend nuk do t\u00eb shkelnin m\u00eb k\u00ebmb\u00ebt e neokomunist\u00ebve.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, imazhi i nj\u00eb kantautori t\u00eb vrar\u00eb n\u00eb ato dit\u00eb historike dhe kitara e tij e mermert\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrftohen ndjesi t\u00eb mang\u00ebta, t\u00eb nj\u00eb harrese t\u00eb q\u00ebllimt\u00eb dhe shp\u00ebrdorim e banalizim t\u00eb q\u00ebndres\u00ebs dhe t\u00eb heroizmit. Edhe heronjt\u00eb gati jan\u00eb t\u00eb ndar\u00eb. Nd\u00ebrkaq, nuk ka nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb shkrimtar\u00ebve dhe t\u00eb artist\u00ebve, jo m\u00eb muze let\u00ebrsie, q\u00eb Bukureshti kishte dy. Kujtoj bustet e v\u00ebllez\u00ebrve Frash\u00ebri n\u00eb Tiran\u00eb, et\u00ebr t\u00eb Kombit, ku m\u00eb shum\u00eb duket kamerieri i lokalit pran\u00eb se ata, q\u00eb sikur e kan\u00eb humbur komunikimin me koh\u00ebn dhe njer\u00ebzit. Aty do t\u00eb duhej nj\u00eb panteon dhe jo piramida q\u00eb kalbet p\u00ebrball\u00eb. Shtatoret e Abdylit, Naimit, Samiut, e udh\u00ebheq\u00ebsve komb\u00ebtar\u00eb t\u00eb veprimit, t\u00eb shpirtit dhe t\u00eb mendjes, duhet t\u00eb kishin flak\u00ebn e pashuar te k\u00ebmb\u00ebt apo shk\u00ebmbin pas shpatullave, me citate t\u00eb tyre t\u00eb gdhendura.<\/p>\n<p>N\u00eb Bukuresht, po edhe n\u00eb qytete t\u00eb tjera t\u00eb Rumanin\u00eb, nd\u00ebrkaq ka shenja dhe memoriale p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt. Diku do t\u00eb gjesh bustin e Sk\u00ebnderbeut si hero europian, por dhe t\u00eb Ismail Qemalit, si themelues t\u00eb shtetit modern shqiptar, ja, nj\u00eb pllak\u00eb, e shkruar dhe shqip, ku tregon kish\u00ebn se ku Fan Noli mbajti mesh\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe e diku \u00ebsht\u00eb Naum Veqilharxhi i abetares s\u00eb par\u00eb etj., dhe kujtoj se gjith\u00eb vepra mahnit\u00ebse e Naimit ton\u00eb \u00ebsht\u00eb shtypur k\u00ebtu dhe jo vet\u00ebm, nd\u00ebrsa n\u00eb parkun e madh \u201cHerastrau\u201d, plot me skulptura t\u00eb shkrimtar\u00ebve e artist\u00ebve t\u00eb njohur nga bota, si Viktor Hygo apo Tolstoi, Gogoli, Eminesku etj., \u00ebsht\u00eb dhe ai, Naimi yn\u00eb. N\u00eb piedestalin q\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, teksa shkulnin Lenin\u00ebt (Stalin\u00ebt qen\u00eb flakur me koh\u00eb), u hoq Maksim Gorki i socrealizmit dhe u vu Naim Frash\u00ebri, fal\u00eb dhe pun\u00ebs dhe zellit t\u00eb dr. Top\u00e7iut. Shum\u00eb\u00e7ka k\u00ebtu tani ka dhe ndihmes\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Po, a do ta kishin k\u00ebt\u00eb guxim n\u00eb Shqip\u00ebri? N\u00eb Pallatin e Muzeut Antropologjik t\u00eb Bukureshtit, n\u00eb sall\u00ebn Acvarium, u zhvillua takimi n\u00eb p\u00ebrurim t\u00eb librit tim me poezi \u201cAripa Franta\u201d, (\u201cFlatra e mundur\u201d\/e thyer), botim dygjuh\u00ebsh, i sht\u00ebpis\u00eb botuese \u201cAsdreni\u201d (i atij q\u00eb u solli nga Rumania shqiptar\u00ebve Himnin Komb\u00ebtar q\u00eb kan\u00eb sot).<\/p>\n<p>Pjes\u00ebmarrja n\u00eb takim m\u2019u duk e gjer\u00eb, me miq t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb poezis\u00eb s\u00eb saj, t\u00eb kultur\u00ebs, me shkrimtar\u00eb e artist\u00eb e student\u00eb dhe ish-t\u00eb burgosur politik\u00eb t\u00eb Rumanis\u00eb. U shtr\u00ebngova duart me dhimbje dhe m\u00eb tring\u00eblluan pranga, jo ishin zhurmat e ekspresit t\u00eb kafes\u00eb p\u00ebrtej.<\/p>\n<p>Takimin ton\u00eb e hapi nj\u00eb deputet i Parlamentit t\u00eb Rumanis\u00eb, ai p\u00ebr shqiptar\u00ebt, Bogdan Alin Stoica, duke p\u00ebrg\u00ebzuar veprimtar\u00ebt p\u00ebr pun\u00ebt e bukura dhe t\u00eb pranishmit. Po ne a i kemi v\u00ebrtet t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebt n\u00eb Parlament p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe jo p\u00ebr interesa partiake e pasurim t\u00eb vetes? Drejtori ekzekutiv i ALAR, dr. Radu Cosmin Savulescu, nisi t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn dhe vepr\u00ebn time, duke e konsideruar nj\u00eb privilegj leximin e saj n\u00eb gjuh\u00ebn rumune, nj\u00eb arritje e shk\u00eblqyer e p\u00ebrkthyesve, \u2013 tha ai, \u2013 e p\u00ebrgatit\u00ebsit, studiues dhe kritik arti, dr. Luan Top\u00e7iu, dhe bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, dr. Renata Top\u00e7iu \u2013 Melonashi. Sa fjalor\u00eb e guida gjuh\u00ebsore kan\u00eb botuar s\u00eb bashku! E sa antologji kan\u00eb botuar e vepra nga t\u00eb dy let\u00ebrsit\u00eb.<\/p>\n<p>Do t\u2019i b\u00ebnin dot n\u00eb atdhe? Gjithashtu, u fal\u00ebnderua dhe drejtori i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Muzeut Antropologjik t\u00eb Rumanis\u00eb, z. Virgil Stefan Ni\u00feulescu, \u201cp\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtij manifestimi kulturor n\u00eb k\u00ebto mjedise, nd\u00ebr m\u00eb prestigjiozet n\u00eb Bukuresht\u201d. E mori fjal\u00ebn dhe z. Aledin Amet, sekretari shteti n\u00eb Departamentin p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebnie Nd\u00ebretnike t\u00eb Qeveris\u00eb Rumune.<\/p>\n<p>Ai p\u00ebrg\u00ebzoi Shoqat\u00ebn Lidhja e Shqiptar\u00ebve t\u00eb Rumanis\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb gjitha veprimtarit\u00eb q\u00eb ajo ka zhvilluar n\u00eb 2 vitet e fundit, p\u00ebrmes s\u00eb cilave ruhet dhe promovohet identiteti i pakic\u00ebs shqiptare n\u00eb Rumani. Dinjitari i lart\u00eb rumun kujtoi rolin vendimtar t\u00eb gjuh\u00ebs dhe let\u00ebrsis\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn amtare p\u00ebr t\u00eb ruajtur k\u00ebt\u00eb identitet. Dhe ky lib\u00ebr sot, theksoi ai, ndihmon n\u00eb ringjalljen e ndjenjave identitare, estetike, por edhe interesin p\u00ebr gjuh\u00ebn am\u00eb. A ka merak t\u00eb till\u00eb p\u00ebr gjuh\u00ebn te ne nga shtetar\u00ebt? Sa lexojn\u00eb ata?<\/p>\n<p>Sa p\u00ebr qind u intereson kultura dhe let\u00ebrsia? Fill mbas viteve \u201990, n\u00eb Parlament, mbaj mend, kishte dhe librari, deputet\u00ebt blinin nga botimet e reja, nd\u00ebrsa tani ka mbetur vet\u00ebm kafeneja, sherret dhe intrigat q\u00eb ua kalojn\u00eb intrigave t\u00eb romaneve. Jan\u00eb shtuar telat me gjemba dhe gomat q\u00eb djegin protestuesit.<\/p>\n<p>E ftuar speciale n\u00eb takim ishte shkrimtarja Ana Barton, e njohur dhe si prani publike n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Rumanin\u00eb. Ajo foli p\u00ebr kontaktet e para q\u00eb ka pasur, para m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash, me poezin\u00eb ton\u00eb. Znj Barton theksoi se shkrimtari dhe vepra e tij nuk mund t\u00eb ndahen, se mes jet\u00ebs dhe vepr\u00ebs nuk mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb dallim. Ajo kujtoi bashk\u00ebpunimin q\u00eb ka pasur me dr. Luan Topciun p\u00ebr p\u00ebrkthimin n\u00eb botimet rumanisht t\u00eb veprave t\u00eb shkrimtar\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSa bukur,-tha ajo,-q\u00eb dashuria \u00ebsht\u00eb atdheu i njeriut\u201d.<\/p>\n<p>Fol\u00ebsit theksuan forc\u00ebn e mbijetes\u00ebs gjat\u00eb viteve t\u00eb izolimit nga regjimi komunist, e materializuar me dinjitet dhe talent, jo vet\u00ebm p\u00ebrmes krijimtaris\u00eb, por dhe veprimtaris\u00eb sociale etj. M\u00eb preku shum\u00eb\u00a0presidenti i shoqat\u00ebs s\u00eb ish-t\u00eb burgosurve politik\u00eb t\u00eb Rumanis\u00eb, z. Mircea Duzineanu, kur tha se p\u00ebrvojat e vuajtjes ngjajn\u00eb, poezia juaj \u00ebsht\u00eb dhe jona, edhe ne kemi b\u00ebr\u00eb poezi n\u00eb burg. \u201cDo t\u00eb t\u00eb ftojm\u00eb, \u2013 shtoi, \u2013 n\u00eb takimet tona, q\u00eb t\u00eb tregosh. Ne do t\u00eb tregojm\u00eb, t\u00eb fsheh\u00ebsh \u00ebsht\u00eb gabim dhe m\u00ebkat. N\u00eb t\u00eb ardhmen duhet t\u00eb shkojm\u00eb t\u00eb sinqert\u00eb dhe shpirtgjer\u00eb\u201d. Po k\u00ebshtu, foli dhe znj. Dorela Alisar, grua q\u00eb vinte nga persekutimet dhe ajo. Pash\u00eb time shoqe n\u00eb sall\u00eb. Gjyshi i saj e p\u00ebrqafoi at\u00eb, kur ishte f\u00ebmij\u00eb, me pranga n\u00eb duar n\u00eb prag t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb dhe s\u2019u pan\u00eb m\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Qet\u00ebsi tjet\u00ebr. Akorde kitare t\u00eb Daniel Bertesteanu-t. Ngrihet n\u00eb k\u00ebmb\u00eb aktori i ftuar. Mik i mir\u00eb i shqiptar\u00ebve t\u00eb Rumanis\u00eb, \u2013 k\u00ebshtu e prezantuan Angel Rababoc-in nga teatri komb\u00ebtar \u201cMarin Sorescu\u201d i Krajov\u00ebs, (e kisha takuar Soreskun dikur\u2026), recitoi disa poezi, duke zgjuar emocione t\u00eb forta. \u201cKy aktor k\u00ebshtu ka befasuar publikun dhe n\u00eb rastin e recitalit t\u00eb Dit\u00ebve t\u00eb Kultur\u00ebs Shqiptare n\u00eb qytetin e tij n\u00eb Muzeun e Artit vitit e shkuar\u201d, \u2013 m\u00eb treguan.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, sipas ritualit, fjala e poetit. Un\u00eb fal\u00ebnderova duke \u00e7muar mikpritjen rumune, interesin ndaj vlerave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, p\u00ebrg\u00ebzova Shoqat\u00ebn \u201cLidhja e Shqiptar\u00ebve t\u00eb Rumanis\u00eb\u201d, duke theksuar se shpesh ato b\u00ebjn\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa nj\u00eb ambasad\u00eb e mbyllur apo i nj\u00eb instituti kulturor (q\u00eb ne na mungon, jo vet\u00ebm n\u00eb Rumania, e cila ka akademi kulturore n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb Europ\u00ebs dhe bot\u00ebs, vendi yn\u00eb ende s\u2019ka ngritur nj\u00eb t\u00eb till\u00eb, \u2013 mendova).<\/p>\n<p>Arritjet e Lidhjes s\u00eb Shqiptar\u00ebve t\u00eb Rumanis\u00eb jan\u00eb t\u00eb \u00e7muara dhe edukuese. T\u00eb ngaz\u00ebllen kjo mrekulli e dykah\u00ebshme, nga nj\u00ebra an\u00eb ajo q\u00eb b\u00ebjn\u00eb shqiptar\u00ebt k\u00ebtu, mjafton t\u00eb kujtojm\u00eb dy dekadat e fundit, n\u00eb shpalosjen e vlerave shqiptare, n\u00eb gjith\u00eb spektrin antropologjik, n\u00eb histori dhe aktualitet, me art, ku mes shkrimtar\u00ebve t\u00eb shquar, artist\u00ebve dhe veprimtar\u00ebve, vend qen\u00ebsor z\u00eb dhe intelektuali europian, Ambasador i Kombit dhe ky, dr. Luan Top\u00e7iu, nd\u00ebrsjell\u00ebs i vlerave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta e t\u00eb q\u00ebndrueshme. Nd\u00ebrsa, ana tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb populli rumun, intelektual\u00ebt e tij, politikan\u00ebt, q\u00eb mes problemeve t\u00eb shumta q\u00eb ka vendi, arrijn\u00eb ta pranojn\u00eb tjetrin me zem\u00ebrgjer\u00ebsi, e lejojn\u00eb t\u00eb shpallet, ia pranojn\u00eb programet dhe e mb\u00ebshtesin, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ai jo t\u00eb humb\u00eb apo asimilohet, por ta b\u00ebj\u00eb vetveten e t\u00eb integrohet n\u00eb kontekst europian.<\/p>\n<p>Me Rumanin\u00eb, rrug\u00ebn p\u00ebr t\u2019u futur n\u00eb Europ\u00eb, Shqip\u00ebria duhej ta kishte m\u00eb qart\u00eb, q\u00eb megjith\u00ebse i p\u00eblqen t\u00eb krahasohet her\u00eb pas here, prap\u00eb \u00ebsht\u00eb larg. Takimi p\u00ebrfundoi me nj\u00eb seanc\u00eb autografesh q\u00eb dhash\u00eb p\u00ebr t\u00eb pranishmit e v\u00ebn\u00eb n\u00eb radh\u00eb. Dhe m\u2019u kujtuan radh\u00ebt tona t\u00eb dikurshme, aq shum\u00eb mjerane p\u00ebr buk\u00eb, djath\u00eb, vajguri, por dhe radh\u00ebt e bukura q\u00eb kisha par\u00eb n\u00eb librarit\u00eb e Rom\u00ebs apo n\u00eb muzeumet dhe teatrot e Uashingtonit. Gjithsesi, ndryshimet edhe te ne jan\u00eb t\u00eb shumta e t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, t\u00eb pabesueshme p\u00ebr mir\u00eb dhe p\u00ebr keq, por tranzicioni \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i lodhsh\u00ebm tejet dhe korrupsioni e oligarkia kan\u00eb form\u00ebsuar \u00e7rregullime sociale, sa akuzohemi si narkovend e varf\u00ebri, q\u00eb mbi jet\u00ebn r\u00ebndojn\u00eb si nj\u00eb lloj diktatur\u00eb tjet\u00ebr. Nd\u00ebrkaq, Televizioni Komb\u00ebtar Rumun dhe Radioja Komb\u00ebtare po k\u00ebrkonin intervista. P\u00ebr poezin\u00eb?<\/p>\n<p>Po televizionet te ne, sa politik\u00eb e propagand\u00eb q\u00eb kan\u00eb, deri dhe mashtrime e shpifje e mediokritet, at\u00eb t\u00eb klanit t\u00eb pronar\u00ebve t\u00eb tyre, natyrisht jo t\u00eb gjitha e jo gjithmon\u00eb, p\u00ebr fat! Q\u00eb poezia t\u00eb mos duket e tep\u00ebrt dhe e huaj, poeti do t\u00eb merret dhe me \u00e7\u00ebshtjet kardinale t\u00eb vendit n\u00eb mbrojtje t\u00eb fjal\u00ebs. Se, si\u00e7 thot\u00eb Papa Fran\u00e7esku, cil\u00ebsia e pem\u00ebs ashtu si\u00e7 njihet nga fryti, njihet edhe nga fjal\u00ebt. \u201cKush \u00ebsht\u00eb i mir\u00eb, nxjerr nga zemra e goja t\u00eb mir\u00ebn. E kush \u00ebsht\u00eb i keq, t\u00eb keqen\u201d. Dhe shton plot guxim: \u201cNga goja nisin edhe luft\u00ebrat\u201d.<\/p>\n<p>Po, edhe paqja. N\u00eb kthim u gjend\u00ebm n\u00eb qytetin e Tuzit n\u00eb Mal t\u00eb Zi, pik\u00ebrisht n\u00eb dit\u00ebn historike kur shqiptar\u00ebt fituan qytetin n\u00eb zgjedhje, sepse u bashkuan. Fitorja ndihej q\u00eb m\u00eb par\u00eb, edhe n\u00eb rrug\u00eb, te flamujt shqiptar\u00eb q\u00eb val\u00ebviteshin, t\u00eb fytyrat e bukura t\u00eb t\u00eb rinjve. Ndoq\u00ebm mesh\u00ebn n\u00eb kish\u00ebn shqiptare, e mbushur plot e p\u00ebrplot, teksa kori k\u00ebndonte shqip. T\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb. S\u00eb pari, fitorja \u00ebsht\u00eb brendshme, shpirt\u00ebrore, plot besim\u2026<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-5202\" src=\"http:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/zhiti-1-300x137.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"137\" srcset=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/zhiti-1-300x137.jpg 300w, https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/zhiti-1-768x350.jpg 768w, https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/zhiti-1.jpg 1024w\" sizes=\"(max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<div class=\"ssba-classic-2 ssba ssbp-wrap left ssbp--theme-1\"><\/div>\n<div id=\"gallery_photo\">\n<h2><\/h2>\n<p><a id=\"nextlinkhashgallery\" href=\"http:\/\/www.gazetatema.net\/2019\/03\/18\/visar-zhiti-mes-tiranes-e-bukureshtit-nga-nderimi-i-rilindasve-te-deputetet-qe-merren-me-intriga\/#img=1\"><\/a><a id=\"prevlinkhashgallery\" href=\"http:\/\/www.gazetatema.net\/2019\/03\/18\/visar-zhiti-mes-tiranes-e-bukureshtit-nga-nderimi-i-rilindasve-te-deputetet-qe-merren-me-intriga\/#img=1\"><\/a><\/p>\n<div><\/div>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>TRINIA E KUJTES\u00cbS, E SH\u00cbMB\u00cbLLTYR\u00cbS DHE E FJAL\u00cbS Vet\u00eb lajmi q\u00eb zgjedhim t\u00eb japim \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrim. P\u00ebrmbajtja e tij, ajo q\u00eb nx\u00ebm\u00eb nga lajmi, nxitja q\u00eb p\u00ebrftohet, n\u00ebse nxit p\u00ebr m\u00eb tej p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb duhet, qoft\u00eb dhe n\u00eb gj\u00ebra q\u00eb nuk duken t\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie alarmante, q\u00eb nuk [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":5201,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Visar Zhiti: Mes Tiran\u00ebs e Bukureshtit, nga nderimi i rilindasve te deputet\u00ebt q\u00eb merren me intriga - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=5200\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Visar Zhiti: Mes Tiran\u00ebs e Bukureshtit, nga nderimi i rilindasve te deputet\u00ebt q\u00eb merren me intriga - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"TRINIA E KUJTES\u00cbS, E SH\u00cbMB\u00cbLLTYR\u00cbS DHE E FJAL\u00cbS Vet\u00eb lajmi q\u00eb zgjedhim t\u00eb japim \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrim. P\u00ebrmbajtja e tij, ajo q\u00eb nx\u00ebm\u00eb nga lajmi, nxitja q\u00eb p\u00ebrftohet, n\u00ebse nxit p\u00ebr m\u00eb tej p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb duhet, qoft\u00eb dhe n\u00eb gj\u00ebra q\u00eb nuk duken t\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie alarmante, q\u00eb nuk [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=5200\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-03-18T13:52:59+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/zhiti.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"890\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"737\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=5200\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=5200\",\"name\":\"Visar Zhiti: Mes Tiran\u00ebs e Bukureshtit, nga nderimi i rilindasve te deputet\u00ebt q\u00eb merren me intriga - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=5200#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=5200#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/zhiti.jpg\",\"datePublished\":\"2019-03-18T13:52:59+00:00\",\"dateModified\":\"2019-03-18T13:52:59+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=5200#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=5200\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=5200#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/zhiti.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/zhiti.jpg\",\"width\":890,\"height\":737},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=5200#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Visar Zhiti: Mes Tiran\u00ebs e Bukureshtit, nga nderimi i rilindasve te deputet\u00ebt q\u00eb merren me intriga\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Visar Zhiti: Mes Tiran\u00ebs e Bukureshtit, nga nderimi i rilindasve te deputet\u00ebt q\u00eb merren me intriga - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=5200","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Visar Zhiti: Mes Tiran\u00ebs e Bukureshtit, nga nderimi i rilindasve te deputet\u00ebt q\u00eb merren me intriga - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"TRINIA E KUJTES\u00cbS, E SH\u00cbMB\u00cbLLTYR\u00cbS DHE E FJAL\u00cbS Vet\u00eb lajmi q\u00eb zgjedhim t\u00eb japim \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrim. P\u00ebrmbajtja e tij, ajo q\u00eb nx\u00ebm\u00eb nga lajmi, nxitja q\u00eb p\u00ebrftohet, n\u00ebse nxit p\u00ebr m\u00eb tej p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb duhet, qoft\u00eb dhe n\u00eb gj\u00ebra q\u00eb nuk duken t\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie alarmante, q\u00eb nuk [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=5200","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2019-03-18T13:52:59+00:00","og_image":[{"width":890,"height":737,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/zhiti.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"11 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=5200","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=5200","name":"Visar Zhiti: Mes Tiran\u00ebs e Bukureshtit, nga nderimi i rilindasve te deputet\u00ebt q\u00eb merren me intriga - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=5200#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=5200#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/zhiti.jpg","datePublished":"2019-03-18T13:52:59+00:00","dateModified":"2019-03-18T13:52:59+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=5200#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=5200"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=5200#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/zhiti.jpg","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/zhiti.jpg","width":890,"height":737},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=5200#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Visar Zhiti: Mes Tiran\u00ebs e Bukureshtit, nga nderimi i rilindasve te deputet\u00ebt q\u00eb merren me intriga"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/zhiti.jpg","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/zhiti-150x150.jpg",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/zhiti.jpg",890,737,false]},"categories_names":{"14":{"name":"Kultur\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=14"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/zhiti-150x150.jpg",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/zhiti.jpg",300,248,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/zhiti.jpg",250,207,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/zhiti.jpg",400,331,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/zhiti.jpg",600,497,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/zhiti.jpg",890,737,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/zhiti.jpg",115,95,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/zhiti.jpg",890,737,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5200"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=5200"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5200\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5203,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5200\/revisions\/5203"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/5201"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=5200"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=5200"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=5200"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}