{"id":5140,"date":"2019-03-18T08:20:41","date_gmt":"2019-03-18T07:20:41","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=5140"},"modified":"2019-03-18T08:20:41","modified_gmt":"2019-03-18T07:20:41","slug":"karl-kraus-shekspirizmi-i-gazetarise-a-eshte-i-lire-sistemi-mediatik-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=5140","title":{"rendered":"Karl Kraus, Shekspirizmi i Gazetaris\u00eb\/ A \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb sistemi mediatik n\u00eb Shqip\u00ebri?"},"content":{"rendered":"<p>MOIKOM ZEQO<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb shtypi dhe sistemi mediatik n\u00eb Shqip\u00ebri i lir\u00eb? N\u00ebse \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb, n\u00eb \u00e7\u2018mas\u00eb \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb? A mund t\u00eb kuptojm\u00eb nj\u00eb liri t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, apo duhet t\u00eb g\u00ebnjehemi me nj\u00eb liri t\u00eb rreme? Nj\u00eb alibi e liris\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb manipulim i liris\u00eb. Nj\u00eb manipulim i liris\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb deformim i shpirtit njer\u00ebzor, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb e tmerrshme e tjet\u00ebrsimit<\/p>\n<p>***<br \/>\nA \u00ebsht\u00eb shtypi dhe sistemi mediatik n\u00eb Shqip\u00ebri pushteti i kat\u00ebrt? N\u00eb \u00e7\u2018kuptim artikulohet togfjal\u00ebshi &#8220;pushtet i kat\u00ebrt&#8221;? Teoricien\u00ebt kok\u00ebfort\u00eb t\u00eb demokracis\u00eb kinse i ndajn\u00eb pushtetet: n\u00eb pushtetin parlamentar, n\u00eb at\u00eb ekzekutiv, si edhe n\u00eb at\u00eb gjyq\u00ebsor. Nj\u00eb rinovim i teoris\u00eb tep\u00ebr t\u00eb \u00e7uditshme t\u00eb demokracis\u00eb ka krijuar konceptin e pushtetit t\u00eb kat\u00ebrt, dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb shtypit dhe t\u00eb medias. Sartori mendon q\u00eb ky pushtet i kat\u00ebrt me kriticizmin e tij mund t\u00eb gjall\u00ebroj\u00eb dhe t\u00eb krijoj\u00eb koncepte m\u00eb autentike t\u00eb tre pushteteve t\u00eb tjera. Ernest Gellner mendon se shoq\u00ebria civile ka vet\u00ebm pushtetin e kat\u00ebrt. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, sipas Gellnerit, vet\u00ebm shoq\u00ebria civile duhet ta rris\u00eb sfer\u00ebn e ndikimit t\u00eb saj n\u00eb kriticizmin ndaj shtetit. Raporti romantik madje edhe utopik, midis shtetit dhe shoq\u00ebris\u00eb civile, duhet b\u00ebr\u00eb m\u00eb n\u00eb fund real. Po si? Vet\u00ebm duke zvog\u00ebluar atributet e shtetit dhe duke shtuar dhe fuqizuar atributet e shoq\u00ebris\u00eb civile. N\u00eb fund t\u00eb fundit duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb ekuilib\u00ebr. N\u00eb fund t\u00eb fundit duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb logjik\u00eb. Kjo k\u00ebrkon nj\u00eb pavar\u00ebsi m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile ndaj shtetit. Kjo k\u00ebrkon nj\u00eb nd\u00ebrgjegje t\u00eb k\u00ebsaj pavar\u00ebsie. Po a ekziston nj\u00eb pavar\u00ebsi e till\u00eb? A ekziston nd\u00ebrgjegjja e nj\u00eb pavar\u00ebsie t\u00eb till\u00eb? Kush duhet ta krijoj\u00eb k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrgjegje? Shteti? Tre pushtetet q\u00eb lidhen me vendimmarrjen? Pushteti parlamentar? Ekzekutivi? Gjyq\u00ebsori? Duhet q\u00eb pushteti i shtypit dhe i medias t\u00eb konstruktoj\u00eb fuqin\u00eb, besueshm\u00ebrin\u00eb dhe ndikimin e patjet\u00ebrsuesh\u00ebm. Duhet q\u00eb pushteti i kat\u00ebrt, madje t\u00eb arrij\u00eb maksimalen, n\u00ebse nuk arrin idealen. Pushteti i kat\u00ebrt duhet t\u00eb ket\u00eb jo vet\u00ebm imazhin e liris\u00eb, por duhet t\u00eb jet\u00eb vet\u00eb substanca e liris\u00eb. N\u00ebse pavar\u00ebsia, pariteti i tre pushteteve t\u00eb tjera \u00ebsht\u00eb i mang\u00ebt, pavar\u00ebsia dhe plotfuqishm\u00ebria e pushtetit t\u00eb kat\u00ebrt nuk duhet t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb mang\u00ebsi. Po a \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu? Kush mund t\u00eb thot\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri se pushteti i shtypit dhe i medias ekziston? A merret parasysh ky pushtet nga pushtetar\u00ebt real\u00eb? N\u00eb fund t\u00eb fundit, mund t\u00eb pyesim: A ekziston opinioni publik n\u00eb Shqip\u00ebri? Qoft\u00eb edhe i brisht\u00eb? A merret parasysh n\u00eb vendimmarrjen politike ky opinion publik? A kan\u00eb nj\u00eb status t\u00eb lart\u00eb n\u00eb shoq\u00ebri intelektual\u00ebt dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e opinionit publik? N\u00ebse ata nuk p\u00ebrfillen fare, at\u00ebher\u00eb p\u00ebrse duhet t\u00eb themi se ekziston opinioni publik n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>A ka shtypi dhe media pavar\u00ebsi dhe profesionaliz\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri? Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje tmerruese. Por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje e v\u00ebrtet\u00eb? Nj\u00eb rrjet i madh gazetash dhe mediash elektronike p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb dekor barok. Duket sikur \u00ebsht\u00eb arritur nj\u00eb rekord i pluralitetit mediatik dhe fjal\u00ebs s\u00eb shkruar. Por si q\u00ebndron e v\u00ebrteta? Shtypi dhe mediat elektronike nuk kan\u00eb qen\u00eb kurr\u00eb m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrvarura sesa sot nga grupet e interesit. N\u00ebse k\u00ebto grupe t\u00eb interesit do t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonin shoq\u00ebrin\u00eb civile, loja e tyre konkurruese do t\u00eb ishte nj\u00eb shpres\u00eb. Por grupet e interesit jan\u00eb t\u00eb lidhura me fondet dhe tenderat q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me ekzekutivin. \u00cbsht\u00eb krijuar nj\u00eb sinkretiz\u00ebm dhe nj\u00eb simbioz\u00eb me pushtetin politik. Kjo simbioz\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsisht politike, sesa \u00ebsht\u00eb edhe ekonomike. Por pushteti politik, sipas \u00e7do kushtetute demokratike, \u00ebsht\u00eb ciklik dhe alternativ. Pra, i p\u00ebrkohsh\u00ebm. Kurse pushteti i kat\u00ebrt, n\u00eb t\u00eb gjitha pik\u00ebpamjet, duhet t\u00eb jet\u00eb i p\u00ebrjetsh\u00ebm. K\u00ebshtu, pushteti i kat\u00ebrt humbet atun\u00eb e tij m\u00eb t\u00eb madhe dhe m\u00eb substanciale.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Debatet q\u00eb b\u00ebhen p\u00ebr amendamentet mbi mediat shqiptare pasqyrojn\u00eb paradokset e m\u00ebdha dhe t\u00eb \u00e7uditshme t\u00eb asaj q\u00eb un\u00eb thash\u00eb m\u00eb sip\u00ebr. Kuptimshm\u00ebria e tyre nuk buron nga qart\u00ebsia e kuptimeve demokratike, por nga pragmatizmi i eg\u00ebr i interesave.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Mund t\u00eb thuhet se var\u00ebsia e pushtetit t\u00eb kat\u00ebrt \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebrat. Mund t\u00eb thuhet se pavar\u00ebsia e pushtetit t\u00eb kat\u00ebrt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb utopi. Por n\u00eb bot\u00eb ka lindur nj\u00eb njeri, i cili synoi Shekspirizmin e gazetaris\u00eb, pavar\u00ebsin\u00eb e saj t\u00eb plot\u00eb. Ky ishte njeriu i madh dhe i pap\u00ebrs\u00ebritsh\u00ebm, heroi m\u00eb i patjet\u00ebrsuesh\u00ebm i fjal\u00ebs s\u00eb shkruar, p\u00ebrtej t\u00eb gjitha kompromiseve dhe konjukturave, gjeniu gjerman Karl Kraus. Ai vdiq 70 vjet e ca m\u00eb par\u00eb. Ai krijoi organin e tij t\u00eb shtypit, t\u00eb quajtur &#8220;Die Fackel&#8221; &#8211; &#8220;Pishtari&#8221;, t\u00eb cilin e botoi me shpenzimet e tij, p\u00ebr t\u00eb mos qen\u00eb i nd\u00ebrvarur nga interesat e mir\u00ebfillta monetare. Ai botoi 583 numra t\u00eb k\u00ebtij organi, vet\u00ebm me shpenzimet e tij. Asnj\u00eb organ tjet\u00ebr shtypi n\u00eb bot\u00eb nuk ka b\u00ebr\u00eb epok\u00eb si &#8220;Pishtari&#8221;. Asnj\u00eb drejtues dhe krijues i publicistik\u00ebs luftarake, me inteligjenc\u00eb t\u00eb shum\u00ebfisht\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar n\u00eb bot\u00eb nga personalitetet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb kultur\u00ebs europiane, si Karl Krausi.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Ata q\u00eb e nd\u00ebrrojn\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e pushtetit t\u00eb kat\u00ebrt, mund t\u00eb vdesin pa e njohur kurr\u00eb k\u00ebt\u00eb pavar\u00ebsi. Ata mund t\u00eb artikulojn\u00eb fjal\u00eb teorike dhe t\u00eb zbraz\u00ebta. Pa qen\u00eb kurr\u00eb t\u00eb pavarur. Vet\u00ebm Karl Krausi e ka k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, q\u00eb quhet m\u00eb i pavaruri nga t\u00eb gjith\u00eb. Nj\u00eb organ i pavarur shtypi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb garanci m\u00eb e madhe e liris\u00eb s\u00eb mendimit, sesa t\u00eb gjitha institucionet e tjera t\u00eb ashtuquajtura demokratike. At\u00eb q\u00eb mund ta b\u00ebj\u00eb nj\u00eb gazet\u00eb e pavarur, nuk mund ta b\u00ebjn\u00eb as vet\u00eb partit\u00eb q\u00eb m\u00ebtojn\u00eb fitoren n\u00eb zgjedhje. Popullariteti i nj\u00eb gazete t\u00eb pavarur mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb fuqishm\u00ebri morale dhe jetike, m\u00eb tep\u00ebr sesa kryeministrat dhe lider\u00ebt e partive. P\u00ebr fat t\u00eb keq, nj\u00eb pavar\u00ebsi e till\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ekziston. Vet\u00ebm element\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj pavar\u00ebsie, ende mbijetojn\u00eb.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Le t\u00eb kthehemi te Karl Krausi. Nj\u00eb nga figurat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb mendimit kriticist dhe intelektual t\u00eb Europ\u00ebs, n\u00eb gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb shekullit XX, Valter Beniamin, ka shkruar vler\u00ebsimet m\u00eb t\u00eb larta dhe epigramatike p\u00ebr vepr\u00ebn epokale t\u00eb Karl Krausit. \u00cbsht\u00eb ai q\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se &#8220;fjala n\u00eb gazet\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb shekspiriz\u00ebm. Gazeta mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb mundus intelligibilis&#8221;. &#8220;Pishtari&#8221; i Karl Krausit ka qen\u00eb nj\u00eb nga eksperimentet e m\u00ebdha. Ai sfidoi gazetarin\u00eb konformiste. Valter Beniamini shkruan: &#8220;Urrejtja me t\u00eb cil\u00ebn Karl Krausi p\u00ebrndjek skort\u00ebn, pafund\u00ebsisht g\u00ebluese t\u00eb gazetar\u00ebve, m\u00eb tep\u00ebr se morale, \u00ebsht\u00eb jetike: Shprehja e shp\u00ebrdoruar &#8211; opinion publik, \u00ebsht\u00eb tmerr p\u00ebr t\u00eb. Opinionet jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje private, shoq\u00ebria ka interes vet\u00ebm publikimet. Shoq\u00ebria \u00ebsht\u00eb gjykuese, ose nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb. Por pik\u00ebrisht ky ishte edhe kuptimi i opinionit publik q\u00eb prodhon shtypi, opinioni publik i korruptuar, q\u00eb e b\u00ebn shoq\u00ebrin\u00eb t\u00eb paaft\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjykuar. Dhe v\u00ebrtet, \u00e7\u2018jan\u00eb informacionet m\u00eb t\u00eb sakta t\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshmeve, n\u00eb krahasim me akribin\u00eb rr\u00ebqeth\u00ebse q\u00eb &#8220;Pishtari&#8221; p\u00ebrdor n\u00eb pasqyrimin e fakteve juridike, gjuh\u00ebsor\u00eb dhe politik\u00eb. At\u00eb nuk e merakos opinioni publik. Sepse lajmet dhe t\u00eb rejat e k\u00ebsaj gazete e kan\u00eb gjykimin brenda. Dhe me vrullin m\u00eb t\u00eb madh, t\u00eb drejtuar jo kund\u00ebr tjet\u00ebr gj\u00ebje, por edhe kund\u00ebr shtypit vet\u00eb. Nj\u00eb urrejtje si ajo q\u00eb Karl Krausi hedh mbi gazetar\u00ebt, nuk mund kurr\u00eb t\u00eb p\u00ebrligjet plot\u00ebsisht vet\u00ebm me at\u00eb q\u00eb b\u00ebjn\u00eb ata. Qoft\u00eb ajo sa t\u00eb doj\u00eb e papranueshme. Kjo urrejtje duhet t\u00eb ket\u00eb shkaqe n\u00eb qen\u00ebsin\u00eb e saj. Sado e kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb apo e af\u00ebrt t\u00eb jet\u00eb ajo me t\u00eb saj\u00ebn. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, jan\u00eb t\u00eb dyja. P\u00ebrshkrimi m\u00eb i ri i gazetarit e karakterizon at\u00eb q\u00eb n\u00eb rreshtin e par\u00eb si &#8220;nj\u00eb njeri i cili ka pak interesa p\u00ebr vetveten dhe ekzistenc\u00ebn e saj, sikund\u00ebr edhe p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e sendeve, por q\u00eb i nuhat sendet vet\u00ebm n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e tyre dhe pik\u00ebrisht atje ku ato takojn\u00eb ngjarje dhe gazetari vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7ast b\u00ebhet i vendosur, thelb\u00ebsor dhe i gjall\u00eb&#8221;. Ajo q\u00eb kemi n\u00eb dor\u00eb me k\u00ebt\u00eb fraz\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se negativi i figur\u00ebs s\u00eb Karl Krausit. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, kush do t\u00eb kishte treguar interes m\u00eb t\u00eb zjarrt\u00eb? Si ai p\u00ebr vetveten dhe ekzistenc\u00ebn e vet? Ve\u00e7se ai q\u00eb kurr\u00eb nuk iu nda k\u00ebsaj teme. Q\u00eb tregoi interesin m\u00eb t\u00eb v\u00ebmendsh\u00ebm p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e sendeve, p\u00ebr zanafill\u00ebn e tyre. Ai e p\u00ebrmblodhi t\u00ebr\u00eb energjin\u00eb e tij n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr fraz\u00ebs, e cila \u00ebsht\u00eb shprehja gjuh\u00ebsore e arbitraritetit, me t\u00eb cilin aktualiteti n\u00eb gazetari synon sundimin p\u00ebrmbi sendet&#8221;.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>A reflektojn\u00eb gazetar\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb hulli? A i din\u00eb k\u00ebto gj\u00ebra? N\u00ebse nuk i din\u00eb, p\u00ebrse nuk i din\u00eb? A \u00ebsht\u00eb gazetaria thjesht nj\u00eb pun\u00ebsim, nj\u00eb m\u00ebditje? Apo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mision i madh i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs?<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Gazetaria operon me fraz\u00ebn. Nuk ka gj\u00eb m\u00eb t\u00eb manipulueshme sesa fraza. Po \u00e7\u2018\u00ebsht\u00eb fraza? Valter Beniamini thot\u00eb se fraza \u00ebsht\u00eb pjell\u00eb e teknik\u00ebs. Ai n\u00ebnvizon: &#8220;Aparati i gazet\u00ebs k\u00ebrkon, si edhe nj\u00eb fabrik\u00eb, zona t\u00eb pun\u00ebs dhe t\u00eb shitjes. N\u00eb koh\u00eb t\u00eb caktuara t\u00eb dit\u00ebs, dy-tre her\u00eb p\u00ebr gazetat e m\u00ebdha duhet siguruar dhe p\u00ebrgatitur nj\u00eb sasi e caktuar pune p\u00ebr makinat. Dhe jo prej ndonj\u00eb materiali \u00e7far\u00ebdo: gjith\u00e7ka ndodh nd\u00ebrkoh\u00eb, diku, n\u00eb \u00e7far\u00ebdo fushe t\u00eb jet\u00ebs, t\u00eb politik\u00ebs, t\u00eb ekonomis\u00eb, t\u00eb artit, duhet kapur dhe p\u00ebrgatitur p\u00ebr llogari t\u00eb gazet\u00ebs&#8221;. Karl Krausi ka th\u00ebn\u00eb: &#8220;Duhet dh\u00ebn\u00eb informacion p\u00ebr teknik\u00ebn. Ajo v\u00ebrtet nuk krijon dot faza t\u00eb reja, por megjithat\u00eb mund ta l\u00ebr\u00eb frym\u00ebn e njer\u00ebzimit t\u00eb pandryshuar dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb mos mohohet e vjetra. N\u00eb k\u00ebt\u00eb dyzim t\u00eb nj\u00eb jete t\u00eb pandryshuar dhe t\u00eb nj\u00eb forme jet\u00ebsore t\u00eb sjell\u00eb nga pas, gjallon edhe ritet e keqja bot\u00ebrore&#8221;. K\u00ebshtu, Karl Krausi zgjidhi n\u00eb k\u00ebto fjal\u00eb nyj\u00ebn ku jan\u00eb lidhur teknika dhe fraza. Zgjidhja doemos ndjek nj\u00eb shteg tjet\u00ebr. Fraza, n\u00eb kuptimin e ndjekur me ngulm nga Karl Krausi, \u00ebsht\u00eb shenja tregtare, q\u00eb e b\u00ebn mendimin t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb qarkulluar si mall, ashtu si ligj\u00ebrimin bosh si ornament, i jep vlera t\u00ebrheq\u00ebse. Por pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, sh\u00ebrimi i gjuh\u00ebs \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb t\u00eb fraz\u00ebs. Karl Krausi, duke \u00e7liruar fraz\u00ebn nga rutina, ka gjetur lirin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb fraz\u00ebs.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, fraza nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb shprehje gjuh\u00ebsore, thjesht morfologji dhe sintaks\u00eb. Por \u00ebsht\u00eb liri e zhvillimit.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>P\u00ebr Karl Krausin, fraza duhet t\u00eb pasohet nga nj\u00eb heshtje gjykuese. Heshtja i lejon lexuesit t\u00eb mendojn\u00eb. Vet\u00ebm k\u00ebshtu, profesioni i gazetarit \u00ebsht\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Heshtja, meditimi mbi frazat e shkruara, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb heshtje s\u00eb cil\u00ebs stuhia e ngjarjeve ia val\u00ebvit rrept\u00ebsisht mantelin e zi. E ngre lart k\u00ebt\u00eb mantel, p\u00ebr t\u00eb kuptuar v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e sendeve.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Trinia e Karl Krausit \u00ebsht\u00eb: Heshtje, dije, gjakftoht\u00ebsi, gjykim, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb polemik\u00ebn e gjall\u00eb. Heshtja e tij \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dig\u00eb, para s\u00eb cil\u00ebs rezervuari vezullues i dijes s\u00eb tij thellohet pand\u00ebrprer\u00eb. Gjykimi i tij i ftoht\u00eb nuk t\u00eb l\u00eb shteg p\u00ebr pyetje, ai nuk \u00ebsht\u00eb kurr\u00eb i gatsh\u00ebm t\u2018u p\u00ebrgjigjet parimeve q\u00eb ndokush u v\u00eb p\u00ebrball\u00eb. Parimi i tij i par\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb \u00e7moj\u00eb situat\u00ebn, t\u00eb zbuloj\u00eb pyetjen e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb ajo p\u00ebrmban dhe t\u2018ia paraqes\u00eb at\u00eb kund\u00ebrshtarit n\u00eb vend t\u00eb p\u00ebrgjigjes. K\u00ebshtu, te Karl Krausi kritika \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj \u00e7montimi i p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsve. Kritika \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mend\u00ebsi e st\u00ebrholluar n\u00eb t\u00eb gjitha mendimet. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kriter jasht\u00ebzakonisht i thell\u00eb dhe i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i Karl Krausit.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Karl Krausi &#8220;ka zbuluar nj\u00eb objekt t\u00eb madh&#8221;, ka shkruar Robert Sehen, q\u00eb kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb nuk ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje ndonj\u00eb pend\u00eb publicisti: T\u00eb drejtat e nervave. Karl Krausi zbuloi se ato p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb objekt gjithashtu t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr mbrojtjen entuziaste si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe pasuria, sht\u00ebpia dhe ferma, partia dhe Kushtetuta. Krausi u b\u00eb avokati i nervave dhe filloi luft\u00ebn kund\u00ebr bezdis\u00ebsve t\u00eb vegj\u00ebl t\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebris\u00eb. Por objekti iu rrit n\u00ebp\u00ebr duar dhe iu shnd\u00ebrrua n\u00eb problem t\u00eb jet\u00ebs private. K\u00ebshtu shfaqet n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes loja midis teoris\u00eb dhe praktik\u00ebs s\u00eb Karl Krausit. Krausi ka rritur autoritetin e polemik\u00ebs. Ai \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr subjektivitetit fals. Ai nuk u mb\u00ebshtet kurr\u00eb n\u00eb argumentet p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur vet\u00ebm personin. K\u00ebshtu, ai mish\u00ebroi misterin e autoritetit, q\u00eb nuk na zhg\u00ebnjen kurr\u00eb. &#8220;P\u00ebr burrin, ka th\u00ebn\u00eb Krausi, t\u00eb kesh t\u00eb drejt\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje erotike dhe ai e parap\u00eblqen me d\u00ebshir\u00eb vet\u00ebdijen e s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb tij, para t\u00eb padrejt\u00ebs s\u00eb tij&#8221;. Si edhe &#8220;shum\u00eb do t\u00eb keni t\u00eb drejt\u00eb dikur. Por do t\u00eb jet\u00eb e drejta prej s\u00eb padrejt\u00ebs q\u00eb un\u00eb kam sot&#8221;. Kjo \u00ebsht\u00eb gjuha e autoritetit t\u00eb madh. Nj\u00eb v\u00ebshtrim n\u00eb veprimin e tij do t\u00eb ndeshet n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb: Faktin q\u00eb ai i detyrohet n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn shkall\u00eb vetvetes. I detyrohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pam\u00ebshirshme, ashtu sikund\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebve. Q\u00eb ai nuk do t\u00eb pushoj\u00eb s\u00eb dridhuri para vetvetes &#8211; para t\u00eb tjer\u00ebve kurr\u00eb &#8211; se ai nuk do t\u00eb pushoj\u00eb s\u00eb mjaftuari me vetveten, s\u00eb p\u00ebrgjigjuri ndaj vetvetes dhe se kjo p\u00ebrgjegj\u00ebsi nuk i merr kurr\u00eb motivet nga s\u00ebnduku privat, madje as nga kufijt\u00eb e drejt\u00ebsis\u00eb njer\u00ebzore. Por gjithmon\u00eb dhe vet\u00ebm nga \u00e7\u00ebshtja, le t\u00eb jet\u00eb ajo, e par\u00eb privatisht, sa t\u00eb doj\u00eb e padrejt\u00eb.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Karl Krausi: &#8220;\u00cbsht\u00eb shtypi nj\u00eb lajm\u00ebtar? Jo, ngjarja. Nj\u00eb ligj\u00ebrim? Jo, jeta. Ai jo vet\u00ebm q\u00eb m\u00ebton q\u00eb ngjarjet e v\u00ebrteta t\u00eb jen\u00eb lajmet e ngjarjeve, por shkakton edhe at\u00eb identitet t\u00eb fsheht\u00eb, p\u00ebrmes t\u00eb cilit lind gjithmon\u00eb iluzioni se faktet njoftohen para se t\u00eb realizohen. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, Karl Krausi nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor i shtypit. E r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb ngjarja. &#8220;Autoriteti dhe fjala kund\u00ebr korrupsionit e magjis\u00eb, nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nj\u00eb humbje kohe, por me nj\u00eb prognoz\u00eb. Gazeta \u00ebsht\u00eb instrument pushteti. Ajo mund ta marr\u00eb vler\u00ebn vet\u00ebm nga karakteri i pushtetit, t\u00eb cilit i sh\u00ebrben. Dhe jo vet\u00ebm n\u00eb at\u00eb se \u00e7far\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson, por edhe n\u00eb at\u00eb si e b\u00ebn at\u00eb.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Karl Krausi kinse ka vdekur. Por \u00e7\u00ebshtja madhore e jet\u00ebs s\u00eb tij ka nj\u00eb aktualitet t\u00eb habitsh\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00ebse n\u00eb Shqip\u00ebri shuhen shk\u00ebndijat e mendimit t\u00eb pavarur, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb p\u00ebrjetojm\u00eb gazetarin\u00eb e instrumentalizuar. Nj\u00eb pushtet politik, me nj\u00eb gazetari t\u00eb instrumentalizuar nuk mund t\u00eb ket\u00eb fuqi politike t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Ajo q\u00eb mund t\u00eb duket si forca e tij, nuk \u00ebsht\u00eb ve\u00e7se kriza dhe dob\u00ebsia. N\u00ebse gazetaria me shekspirizmin e saj tregon jo vet\u00ebm inteligjenc\u00ebn, por edhe fuqin\u00eb e fjal\u00ebs, nj\u00eb pushtet i v\u00ebrtet\u00eb politik, i emancipuar, nuk mund ta instrumentalizoj\u00eb kurr\u00eb at\u00eb. Liria e t\u00eb gjith\u00ebve nuk mund t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm liria e disave. N\u00ebse nuk e kuptojm\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, nuk kemi kuptuar asgj\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>MOIKOM ZEQO A \u00ebsht\u00eb shtypi dhe sistemi mediatik n\u00eb Shqip\u00ebri i lir\u00eb? N\u00ebse \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb, n\u00eb \u00e7\u2018mas\u00eb \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb? A mund t\u00eb kuptojm\u00eb nj\u00eb liri t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, apo duhet t\u00eb g\u00ebnjehemi me nj\u00eb liri t\u00eb rreme? Nj\u00eb alibi e liris\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb manipulim i liris\u00eb. Nj\u00eb manipulim i liris\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb deformim i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":5141,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[10,14],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Karl Kraus, Shekspirizmi i Gazetaris\u00eb\/ A \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb sistemi mediatik n\u00eb Shqip\u00ebri? - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=5140\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Karl Kraus, Shekspirizmi i Gazetaris\u00eb\/ A \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb sistemi mediatik n\u00eb Shqip\u00ebri? - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"MOIKOM ZEQO A \u00ebsht\u00eb shtypi dhe sistemi mediatik n\u00eb Shqip\u00ebri i lir\u00eb? N\u00ebse \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb, n\u00eb \u00e7\u2018mas\u00eb \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb? A mund t\u00eb kuptojm\u00eb nj\u00eb liri t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, apo duhet t\u00eb g\u00ebnjehemi me nj\u00eb liri t\u00eb rreme? Nj\u00eb alibi e liris\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb manipulim i liris\u00eb. Nj\u00eb manipulim i liris\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb deformim i [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=5140\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-03-18T07:20:41+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/karl_kraus-.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"905\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"395\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=5140\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=5140\",\"name\":\"Karl Kraus, Shekspirizmi i Gazetaris\u00eb\/ A \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb sistemi mediatik n\u00eb Shqip\u00ebri? - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=5140#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=5140#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/karl_kraus-.jpg\",\"datePublished\":\"2019-03-18T07:20:41+00:00\",\"dateModified\":\"2019-03-18T07:20:41+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=5140#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=5140\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=5140#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/karl_kraus-.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/karl_kraus-.jpg\",\"width\":905,\"height\":395},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=5140#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Karl Kraus, Shekspirizmi i Gazetaris\u00eb\/ A \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb sistemi mediatik n\u00eb Shqip\u00ebri?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Karl Kraus, Shekspirizmi i Gazetaris\u00eb\/ A \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb sistemi mediatik n\u00eb Shqip\u00ebri? - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=5140","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Karl Kraus, Shekspirizmi i Gazetaris\u00eb\/ A \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb sistemi mediatik n\u00eb Shqip\u00ebri? - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"MOIKOM ZEQO A \u00ebsht\u00eb shtypi dhe sistemi mediatik n\u00eb Shqip\u00ebri i lir\u00eb? N\u00ebse \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb, n\u00eb \u00e7\u2018mas\u00eb \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb? A mund t\u00eb kuptojm\u00eb nj\u00eb liri t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, apo duhet t\u00eb g\u00ebnjehemi me nj\u00eb liri t\u00eb rreme? Nj\u00eb alibi e liris\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb manipulim i liris\u00eb. Nj\u00eb manipulim i liris\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb deformim i [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=5140","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2019-03-18T07:20:41+00:00","og_image":[{"width":905,"height":395,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/karl_kraus-.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"14 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=5140","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=5140","name":"Karl Kraus, Shekspirizmi i Gazetaris\u00eb\/ A \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb sistemi mediatik n\u00eb Shqip\u00ebri? - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=5140#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=5140#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/karl_kraus-.jpg","datePublished":"2019-03-18T07:20:41+00:00","dateModified":"2019-03-18T07:20:41+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=5140#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=5140"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=5140#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/karl_kraus-.jpg","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/karl_kraus-.jpg","width":905,"height":395},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=5140#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Karl Kraus, Shekspirizmi i Gazetaris\u00eb\/ A \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb sistemi mediatik n\u00eb Shqip\u00ebri?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/karl_kraus-.jpg","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/karl_kraus--150x150.jpg",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/karl_kraus-.jpg",905,395,false]},"categories_names":{"10":{"name":"Histori","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=10"},"14":{"name":"Kultur\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=14"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/karl_kraus--150x150.jpg",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/karl_kraus-.jpg",300,131,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/karl_kraus-.jpg",305,133,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/karl_kraus-.jpg",400,175,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/karl_kraus-.jpg",600,262,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/karl_kraus-.jpg",905,395,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/karl_kraus-.jpg",130,57,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/karl_kraus-.jpg",905,395,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5140"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=5140"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5140\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5142,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5140\/revisions\/5142"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/5141"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=5140"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=5140"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=5140"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}