{"id":3586,"date":"2019-03-05T18:47:24","date_gmt":"2019-03-05T17:47:24","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=3586"},"modified":"2019-03-05T18:47:24","modified_gmt":"2019-03-05T17:47:24","slug":"shqiptaret-dhe-integrimi-evropian","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=3586","title":{"rendered":"Shqiptar\u00ebt dhe integrimi evropian"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga profesor Agim Vinca<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong>Dy nga ideolog\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb Rilindjes Komb\u00ebtare Shqiptare, Pashko Vasa dhe Sami Frash\u00ebri, n\u00eb nj\u00eb memorandum drejtuar ministrit t\u00eb jasht\u00ebm t\u00eb Austro-Hungaris\u00eb n\u00eb vitin 1878, shkruanin:\u00a0<em>\u201cShqiptar\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tyre t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb gjirin e familjes s\u00eb madhe evropiane, pjes\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs ata jan\u00eb\u201d<\/em>.<\/p>\n<p>Kan\u00eb kaluar plot 141 vjet nga ajo koh\u00eb, shum\u00eb gj\u00ebra kan\u00eb ndryshuar: jan\u00eb nd\u00ebrruar sisteme e ideologji,\u00a0 jan\u00eb b\u00ebr\u00eb dy luft\u00ebra bot\u00ebrore dhe sa e sa luft\u00ebra lokale e revolucione, kan\u00eb r\u00ebn\u00eb perandori t\u00eb m\u00ebdha dhe jan\u00eb krijuar shtete t\u00eb reja, kan\u00eb ndryshuar rendet bot\u00ebrore dhe koalicionet politike e ushtarake, por fjal\u00ebt e m\u00ebsip\u00ebrme: \u00a0(<em>Shqiptar\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tyre t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb gjirin e familjes s\u00eb madhe evropiane, pjes\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs jan\u00eb<\/em>) ting\u00ebllojn\u00eb po aq aktuale sa n\u00eb koh\u00ebn kur jan\u00eb shkruar, n\u00eb mos m\u00eb shum\u00eb, sepse shqiptar\u00ebt si komb vazhdojn\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb edhe sot t\u00eb drejt\u00ebn e tyre p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e \u201cfamiljes evropiane\u201d.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt u josh\u00ebn nga \u201cIdeja Evropiane\u201d qysh n\u00eb koh\u00ebn kur ende nuk kishin shtet, por kishin gjuh\u00eb, kultur\u00eb, tradit\u00eb, histori dhe identitet. Rilindja Komb\u00ebtare Shqiptare ishte nj\u00eb l\u00ebvizje politike dhe kulturore me orientim plot\u00ebsisht evropian, proper\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Poeti yn\u00eb komb\u00ebtar Naim Frash\u00ebri, edhe pse jetonte e krijonte n\u00eb Stamboll, shkruante:\u00a0<em>\u201cJak\u2019, o dit\u00eb e uruar,\/ q\u00eb lind nga per\u00ebndon\u201d<\/em>. P\u00ebr Naimin dielli lind nga per\u00ebndon! Kjo nuk \u00ebsht\u00eb ve\u00e7 nj\u00eb figur\u00eb stilistike, paradoks a oksimoron, por edhe bot\u00ebkuptim dhe vizion.<\/p>\n<p>I v\u00ebllai, Samiu, te vepra e tij kapitale,\u00a0<em>Shqip\u00ebria \u00e7\u2019ka qen\u00eb, \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb e \u00e7\u2019do t\u00eb b\u00ebhet\u00eb?<\/em>, pasi parashihte fundin e \u201ct\u00eb s\u00ebmur\u00ebs s\u00eb Bosforit\u201d, si e quante Perandorin\u00eb Osmane, k\u00ebrkonte krijimin e nj\u00eb Shqip\u00ebrie \u201ct\u00eb mosvarme\u201d, t\u00eb organizuar sipas modelit t\u00eb shteteve t\u00eb zhvilluara evropiane.<\/p>\n<p>Pashko Vasa para tij, n\u00eb vepr\u00ebn\u00a0<em>E v\u00ebrteta p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt<\/em>, t\u00eb shkruar fr\u00ebngjisht dhe t\u00eb botuar n\u00eb Paris n\u00eb vitin 1879, duke parandjer\u00eb rrezikun e cop\u00ebtimit t\u00eb tokave shqiptare dhe t\u00eb mbetjes n\u00ebn fqinj\u00ebt sllav\u00eb, shkonte aq larg sa pohonte: \u201cPo [\u2026] t\u00eb duhet t\u00eb zgjidhnin mes n\u00ebnshtrimit para nj\u00eb shteti t\u00eb vog\u00ebl sllav (aluzion te Serbia dhe Mali i Zi \u2013 A. V.) dhe aneksimit me nj\u00eb shtet t\u00eb madh evropian [shqiptar\u00ebt], pa u hamendur do t\u00eb shpallnin veten nj\u00ebz\u00ebrit\u00a0<em>en faveur<\/em>\u00a0t\u00eb alternativ\u00ebs s\u00eb fundit\u201d.<\/p>\n<p>\u201cBijt\u00eb e shqipes\u201d, si\u00e7 i quante Bajroni shqiptar\u00ebt, i besonin Evrop\u00ebs, por pritjet e tyre ishin joreale, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb edhe utopike. Fjala utopi vjen nga fjala greke topos (vend), kurse Evropa n\u00eb teorin\u00eb e toposeve t\u00eb studiuesit gjerman Erns Robert Kurcius, autorit t\u00eb librit tashm\u00eb klasik\u00a0<em>Let\u00ebrsia evropiane dhe mesjeta latine<\/em>, radhitet n\u00eb llojin e toposeve qytet\u00ebruese (historike).<\/p>\n<p>\u201cA ekziston Evropa?\u201d \u2013 shtron pyetjen sociologu dhe filozofi francez Edgar Moren<em>.<\/em>\u00a0A mund t\u00eb mendohet, t\u00eb hahet, t\u00eb udh\u00ebtohet, me nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb jetohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb evropiane? Ku fillojn\u00eb kufijt\u00eb e saj: n\u00eb Rom\u00eb, n\u00eb Ballkan apo n\u00eb Skandinavi? Evropa \u00ebsht\u00eb nocion gjeografik pa kufij me Azin\u00eb, por nocion historik me kufij n\u00eb ndryshueshm\u00ebri\u2026 Uniteti n\u00eb diversitet \u00ebsht\u00eb tipar qen\u00ebsor i identitetit t\u00eb saj, identitetit evropian \u2013 thot\u00eb Edgar Moreni n\u00eb vepr\u00ebn e tij\u00a0<em>Si ta mendosh Evrop\u00ebn<\/em>.<\/p>\n<p>Thuhet se iden\u00eb e nj\u00eb utopie evropiane, fillimisht fetare e m\u00eb pas laike, e krijuan njer\u00ebzit e dijes dhe t\u00eb artit: Shekspiri, Dante, Servantesi, G\u00ebte, Erazmi i Roterdamit, q\u00eb jetonte mes Holand\u00ebs, Anglis\u00eb, Franc\u00ebs dhe Italis\u00eb, pastaj Did\u00ebroi, Rusoi, Paskali, Montenji, Ni\u00e7e, Marksi, Frojdi, Kro\u00e7e, Unamuno, Gaseti, Elioti e t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Ky i fundit, n\u00eb nj\u00eb nga eset\u00eb e tij t\u00eb famshme, e thot\u00eb shkoqur se n\u00eb themel t\u00eb qytet\u00ebrimit modern evropian q\u00ebndrojn\u00eb: mitologjia antike greke, Bibla dhe idet\u00eb e Revolucionit Borgjez Francez, moto e t\u00eb cilit ishin fjal\u00ebt: Liri, Barazi, V\u00ebllaz\u00ebri.<\/p>\n<p>Tek ne shqiptar\u00ebt kultin e Evrop\u00ebs, mitin e saj, e krijuan poet\u00ebt dhe ideolog\u00ebt e Rilindjes Komb\u00ebtare: De Rada, Naimi, Serembe, Kamarda, Elena Gjika, Pashko Vasa, Sami Frash\u00ebri, Konica, Noli, Gurakuqi dhe nj\u00eb varg krijuesish t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb shekullit XIX-XX, deri te Branko Merxhani me shok\u00eb n\u00eb vitet \u201930, dishepuj t\u00eb \u201cneoshqiptarizm\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e m\u00ebsip\u00ebrme flasin qart\u00eb p\u00ebr p\u00ebrkushtimin e shqiptar\u00ebve ndaj qytet\u00ebrimit evropian dhe aspirat\u00ebn e tyre p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e familjes s\u00eb popujve t\u00eb Evrop\u00ebs, dje dhe sot.<\/p>\n<p>N\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb e pes\u00eb p\u00ebr qind e shqiptar\u00ebve (sipas sondazheve) jan\u00eb pro hyrjes n\u00eb Evrop\u00eb. Sepse shqiptar\u00ebt, ndryshe nga serb\u00ebt, fjala vjen, t\u00eb cil\u00ebt nj\u00eb sy e kan\u00eb nga Brukseli, kurse tjetrin nga Kremlini, s\u2019kan\u00eb alternativ\u00eb tjet\u00ebr. \u201cNeootomanizmi\u201d i zotit Davutoglu (ish-ministrit t\u00eb jasht\u00ebm turk) nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ne, edhe pse autori i k\u00ebsaj doktrine ne shqiptar\u00ebt (mysliman\u00eb) dhe boshnjak\u00ebt na quan \u201cmbetje osmane\u201d n\u00eb Ballkan.[1]<\/p>\n<p>V\u00ebrtet kemi qen\u00eb pes\u00eb shekuj n\u00ebn rob\u00ebrin\u00eb otomane, q\u00eb na ka l\u00ebn\u00eb mjaft vese e zakone, \u201cmbetje turke\u201d, por karakteri n\u00eb thelb evropian i kultur\u00ebs dhe qytet\u00ebrimit shqiptar ka mbetur i paprekur. Gjuha shqipe \u00ebsht\u00eb gjuh\u00eb indoevropiane, kurse alfabet i saj alfabeti latin. Shikuar nga ky aspekt Kongresi i Manastirit i vitit 1908 qe nj\u00eb rikonfirmim i orientimit per\u00ebndimor t\u00eb inteligjencies shqiptare dhe i lidhjeve t\u00eb saj me kultur\u00ebn evropiane.<\/p>\n<p><strong>\u00c7\u2019kuptojm\u00eb me nocionin \u201ckultur\u00eb evropiane\u201d?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur k\u00ebsaj pyetjeje do t\u2019i referohemi europianistit t\u00eb madh Denis de Rugemont (1906-1985), i cili kultur\u00ebn evropiane e p\u00ebrkufizonte si vijon: \u201cKultura evropiane, me gjith\u00eb m\u00ebkatet e shumta q\u00eb i r\u00ebndojn\u00eb n\u00eb nd\u00ebrgjegje, \u00ebsht\u00eb kultur\u00eb e pluralizmit, kompromisit, dialogut dhe kund\u00ebrshtimit, ironis\u00eb dhe humorit [\u2026]. M\u00eb shkoqur akoma, kultura evropiane \u00ebsht\u00eb kultur\u00eb e liris\u00eb; \u201ce vetmja liri e qen\u00ebsishme p\u00ebr mua \u2013 do t\u00eb thot\u00eb \u00e7do europian i v\u00ebrtet\u00eb \u2013 \u00ebsht\u00eb liria e vet\u00ebrealizimit; liria e k\u00ebrkimit, gjetjes dhe p\u00ebrjetimit t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs sime, jo t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs s\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve, as edhe asaj t\u00eb p\u00ebrcaktuar dhe servirur nga shtetet dhe partit\u00eb. N\u00eb qoft\u00eb se do t\u00eb humbisja k\u00ebt\u00eb liri themelore, jeta ime do t\u00eb kishte humbur kuptimin\u201d \u2013 shkruan ky shkrimtar dhe filozof zviceran, autor i shum\u00eb librave p\u00ebr problemin evropian, i cili n\u00eb vitet e Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, si shum\u00eb intelektual\u00eb t\u00eb tjer\u00eb antifashist\u00eb, u largua nga Evropa n\u00eb Amerik\u00eb, ku q\u00ebndroi 5-6 vjet.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto tipare dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb iden\u00eb e dialogut, t\u00eb kund\u00ebrshtimit, ironis\u00eb dhe humorit i gjejm\u00eb edhe n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb dhe kultur\u00ebn shqiptare, ve\u00e7an\u00ebrisht te autor\u00ebt m\u00eb t\u00eb shquar modern\u00eb t\u00eb saj si Noli, Konica, Migjeni e t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>I nj\u00ebjti autor, Deni d\u00eb Ruzh\u00ebmon, flet p\u00ebr rrezikun q\u00eb i kanoset Evrop\u00ebs nga \u201cvala e re e shovinizmave fanatik\u00eb etnik\u00eb\u201d dhe nga \u201cmaterializmi primitiv\u201d ose \u201ckulti i fitmit\u201d.\u00a0 K\u00ebto mendime, t\u00eb shprehura shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, jan\u00eb tejet aktuale sot, kur n\u00eb Evrop\u00eb po ringjallen ekstremizmat e ndrysh\u00ebm: populizmi, ksenofobia, antisemitizmi etj.[2]<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb gjitha l\u00ebvizjet tona p\u00ebr liri e demokraci, Evropa \u00ebsht\u00eb shenj\u00eb identifikuese.<\/p>\n<p>N\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 1990, student\u00ebt e Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs u ngrit\u00ebn kund\u00ebr regjimit diktatorial me parull\u00ebn: \u201cE duam Shqip\u00ebrin\u00eb si gjith\u00eb Europa\u201d. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb kjo parull\u00eb kishte kuptimin: \u201cDuam nj\u00eb Shqip\u00ebri demokratike, pluraliste, t\u00eb lir\u00eb e t\u00eb zhvilluar, e jo diktatur\u00eb!\u201d. Diktatura ra, Enveri gjithashtu, Shqip\u00ebria kaloi nga monizmi n\u00eb pluraliz\u00ebm, por Europ\u00eb nuk u b\u00eb as at\u00ebher\u00eb e as sot.<\/p>\n<p>Nj\u00ebzet e tet\u00eb vjet m\u00eb von\u00eb, n\u00eb protestat e student\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit q\u00eb lam\u00eb pas (2018), tani n\u00eb kushte e rrethana t\u00eb reja politiko-shoq\u00ebrore, u d\u00ebgjua p\u00ebrs\u00ebri thirrja: \u201cE duam Shqip\u00ebrin\u00eb si gjith\u00eb Europa\u201d. As pesimist\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj nuk kan\u00eb mundur ta marrin me mend n\u00eb vitin 1990 se edhe pas m\u00eb se nj\u00eb \u00e7erek shekulli njer\u00ebzit do t\u00eb dilnin n\u00eb rrug\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjtat k\u00ebrkesa dhe do t\u00eb brohoritnin t\u00eb nj\u00ebjtat parulla, thua se ora shqiptare ka mbetur n\u00eb vend dhe s\u2019ka l\u00ebvizur fare!<\/p>\n<p>Si p\u00ebr ironi, derisa koleg\u00ebt e tyre t\u00eb Tiran\u00ebs protestonin kund\u00ebr tarifave t\u00eb larta t\u00eb studimit dhe cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb ul\u00ebt t\u00eb arsimit, duke shtruar k\u00ebrkesa t\u00eb qarta para qeveris\u00eb, nj\u00eb grup student\u00ebsh n\u00eb Prishtin\u00eb protestonin p\u00ebr vizat para zyr\u00ebs s\u00eb OSBE-s\u00eb, por jo edhe kund\u00ebr qeveris\u00eb mashtruese, q\u00eb k\u00ebto viza ua ka premtuar qysh n\u00eb vitin 2010!<\/p>\n<p>Me e pa viza shqiptar\u00ebt po ikin, po e braktisin atdheun, t\u00eb ndjekur nga korrupsioni, papun\u00ebsia, varf\u00ebria, pasiguria, por edhe nga mend\u00ebsia: \u201cUbi bene, ibi patria\u201d!<\/p>\n<p>Publicisti polak, Adam Mihnik, i njohur p\u00ebr disidenc\u00ebn e tij n\u00eb koh\u00ebn e komunizmit, duke folur p\u00ebr Polonin\u00eb, para se ajo t\u00eb b\u00ebhej an\u00ebtare e Bashkimit Evropian (2004), thoshte se Polonia nuk mund t\u00eb prosperoj\u00eb e as t\u00eb inkuadrohet n\u00eb organizmat nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb p\u00ebrderisa t\u00eb jet\u00eb vend i skandaleve politike e ekonomike dhe i grindjeve t\u00eb pareshtura mes pozit\u00ebs e opozit\u00ebs, ku nj\u00ebra pal\u00eb tenton ta zhduk\u00eb tjetr\u00ebn.<\/p>\n<p>K\u00ebto fjal\u00eb e ilustrojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb perfekte situat\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri dhe jo vet\u00ebm tani, k\u00ebto dit\u00eb, kur \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb, p\u00ebr t\u00eb sat\u00ebn her\u00eb, p\u00ebrball\u00eb sfidash t\u00eb rrezikshme, por gjat\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebs postkomuniste, q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb komode e quajm\u00eb tranzicion. Dy shtetet tona, Shqip\u00ebria dhe Kosova, por edhe Maqedonia, ku jeton nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm shqiptar\u00ebsh, jan\u00eb vende ku p\u00ebr \u00e7do dit\u00eb ndodhin skandale politike e ekonomike, kurse lufta p\u00ebr pushtet nuk njeh \u201carm\u00ebpushim\u201d.<\/p>\n<p>A jemi sot ku kemi qen\u00eb tridhjet\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb dhe a sillemi n\u00eb vend duke pritur t\u00eb ndodh\u00eb mrekullia e pranimit n\u00eb Bashkimin Evropian p\u00ebr t\u00eb na i zgjidhur t\u00eb gjitha problemet si me shkop magjik?<\/p>\n<p>Para se t\u00eb hyjm\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb ne duhet t\u00eb b\u00ebhemi Evrop\u00eb, t\u00eb sillemi si evropian\u00eb, t\u2019i p\u00ebrvet\u00ebsojm\u00eb vlerat evropiane, duke i b\u00ebr\u00eb ato pjes\u00eb t\u00eb jet\u00ebs son\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme.<\/p>\n<p><strong>Por \u00e7\u2019ndodh?<\/strong><\/p>\n<p>Njer\u00ebzit q\u00eb jan\u00eb n\u00eb krye t\u00eb institucioneve tona shtet\u00ebrore flasin shum\u00eb p\u00ebr integrimin. Goj\u00ebn e kan\u00eb p\u00ebrplot integrim evropian. Nuk do t\u00eb ishte keq t\u00eb flisnin m\u00eb pak p\u00ebr integrim dhe m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr zhvillim. Dhe jo vet\u00ebm t\u00eb flisnin, por edhe t\u00eb punonin p\u00ebr zhvillimin ekonomik, shoq\u00ebror, politik, arsimor dhe shkencor t\u00eb vendit, si n\u00eb Kosov\u00eb, ashtu edhe n\u00eb Shqip\u00ebri. Shqip\u00ebria dhe Kosova importojn\u00eb prodhime bujq\u00ebsore. Vet\u00ebm 20% e tok\u00ebs punohet. Nuk e di si q\u00ebndron puna n\u00eb Shqip\u00ebri, por Kosova nuk i plot\u00ebson nevojat e veta me mish, fjala vjen. P\u00ebrse? Si ka mund\u00ebsi q\u00eb Kosova, me kushtet q\u00eb ka (fush\u00eb, bjeshk\u00eb, uj\u00eb, klim\u00eb), nuk i plot\u00ebson nevojat e konsumator\u00ebve t\u00eb saj me k\u00ebt\u00eb produkt ushqimor? N\u00ebse nuk mund t\u00eb prodhojm\u00eb tanke dhe kompjuter\u00eb mund t\u00eb rrisim lop\u00eb e vi\u00e7a! Kosova do t\u00eb duhej t\u00eb eksportonte e jo t\u00eb importonte qum\u00ebsht dhe mish, sikund\u00ebr edhe grur\u00eb. Me nj\u00eb politik\u00eb m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb agrare, por edhe me nj\u00eb ndryshim t\u00eb mend\u00ebsis\u00eb s\u00eb popullat\u00ebs, kjo do t\u00eb mund t\u00eb ndodhte fare leht\u00eb dhe, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb pak humor, edhe duke lexuar e rilexuar<em>\u00a0Bag\u00ebti e Bujq\u00ebsin\u00eb<\/em>.<\/p>\n<p>Qeverit\u00eb tona jan\u00eb her\u00eb-her\u00eb qesharake dhe butaforike. Ku ka qeveri n\u00eb bot\u00eb me 80 z\u00ebvend\u00ebsministra si qeveria e Kosov\u00ebs? K\u00ebshtu ndodh kur interesi partiak vihet mbi interesin shtet\u00ebror. Qeveritar\u00ebt tan\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb luks; populli n\u00eb mjerim. A mund t\u00eb shkohet n\u00eb BE me k\u00ebt\u00eb papun\u00ebsi, varf\u00ebri, korrupsion dhe krim; me k\u00ebt\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi dhe me k\u00ebt\u00eb arsim? Do t\u00eb ishte mir\u00eb q\u00eb pushtetar\u00ebt tan\u00eb m\u00eb shum\u00eb se me integrimin t\u00eb preokupoheshin me shtetnd\u00ebrtimin. Retorika: BE, BE \u00ebsht\u00eb alibi p\u00ebr d\u00ebshtimin. (M\u00eb lejoni t\u00eb theksoj n\u00eb parantez\u00eb se Zvicra dhe Norvegjia, dy nga vendet me standard m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb dhe n\u00eb bot\u00eb, nuk jan\u00eb an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Evropian. Nd\u00ebrkaq, shembulli i Greqis\u00eb tregon se mund t\u00eb jesh shtet an\u00ebtar i BE-s\u00eb dhe t\u00eb vijsh n\u00eb prag t\u00eb falimentimit p\u00ebr shkak t\u00eb keqqeversijes dhe keqmenaxhimit).<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, nd\u00ebrsa ne flasim p\u00ebr integrimet e m\u00ebdha dhe globalizmin si proces bot\u00ebror, n\u00eb sken\u00eb kan\u00eb dal\u00eb tendenca \u00e7integruese. N\u00eb em\u00ebr t\u00eb liris\u00eb s\u00eb mendimit dhe rivler\u00ebsimit t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs d\u00ebgjohen lloj-lloj tezash e teorish: jo Sk\u00ebnderbeu s\u2019\u00ebsht\u00eb hero nacional; jo po lind nj\u00eb komb i ri: kombi kosovar dhe marr\u00ebzi t\u00eb tjera t\u00eb ngjashme! Kosova ka identitetin e vet politik dhe shtet\u00ebror, por jo edhe etnik dhe kulturor. Nuk mund t\u00eb anashkalohet as kontestimi i shqipes standarde dhe shmangia e saj nga jeta publike, me pretekstin se Kongresi i Drejtshkrimit \u00ebsht\u00eb mbajtur n\u00eb koh\u00ebn e diktatur\u00ebs dhe se shqipja e nj\u00ebsuar qenka e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr kosovar\u00ebt! Tendencat e tilla, s\u2019do mend, bien ndesh me filozofin\u00eb e integrimit dhe jan\u00eb t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr kohezionin shpirt\u00ebror t\u00eb kombit.<\/p>\n<p>Ja edhe nj\u00eb anomali nga jeta akademike. N\u00eb vend q\u00eb t\u2019i bashkojm\u00eb forcat p\u00ebr hartimin e enciklopedis\u00eb shqiptare, q\u00eb s\u2019e kemi (t\u00eb vetmit n\u00eb Ballkan), ashtu si\u00e7 nuk kemi as histori t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, ne e fragmentojm\u00eb kultur\u00ebn ton\u00eb dhe harxhojm\u00eb energji p\u00ebr projekte \u201cshkencore\u201d konform ndarjeve politike: Akademia e Shkencave e Shqip\u00ebris\u00eb harton FESH-in n\u00eb tre v\u00ebllime (me mjaft l\u00ebshime), kurse ASHAK-u n\u00eb Prishtin\u00eb\u00a0<em>Fjalorin enciklopedik t\u00eb Kosov\u00ebs<\/em>, me shkarje edhe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Duke par\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj, edhe Institutit t\u00eb Trash\u00ebgimis\u00eb Kulturore dhe Shpirt\u00ebrore t\u00eb Shqiptar\u00ebve t\u00eb Maqedonis\u00eb (ITKSH) i ka lindur d\u00ebshira t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb fjalor t\u00eb till\u00eb. B\u00ebn si b\u00ebn xhaxha ustai! Vendimi tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb dhe koordinatori i projektit m\u00eb \u00ebsht\u00eb drejtuar edhe mua p\u00ebr bashk\u00ebpunim, por un\u00eb kam refuzuar t\u00eb b\u00ebhem pjes\u00eb e nj\u00eb projekti t\u00eb till\u00eb, pa u diskutuar m\u00eb par\u00eb koncepti dhe q\u00ebllimi i tij.<\/p>\n<p>Kur flitet p\u00ebr integrimin evropian nuk mund t\u00eb mos preket edhe nj\u00eb problem: \u00e7\u00ebshtja e fes\u00eb. Shqiptar\u00ebt jan\u00eb komb i vog\u00ebl me tri fe, q\u00eb i karakterizon bashk\u00ebjetesa dhe harmonia fetare. Gjat\u00eb historis\u00eb ata nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb kurr\u00eb luft\u00ebra fetare, si\u00e7 ka ndodhur me t\u00eb tjer\u00ebt. Nga ky aspekt, mund t\u00eb thuhet se Evropa ka \u00e7\u2019t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb nga shqiptar\u00ebt. Thirrjet p\u00ebr rikrishterim, p\u00ebr kthim \u201cn\u00eb fen\u00eb e t\u00eb par\u00ebve\u201d, si kusht p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Europ\u00eb, pavar\u00ebsisht se nga vijn\u00eb, jan\u00eb t\u00eb paq\u00ebndrueshme. Thelbi i identitetit evropian q\u00ebndron te diversiteti kulturor, prandaj nuk ka nevoj\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb konvertohen p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb europian\u00eb. Shqiptar\u00ebt duhet dhe do t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb jo duke b\u00ebr\u00eb shartime artificiale, por duke e ngritur vet\u00ebdijen dhe kultur\u00ebn e tyre politike dhe shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Kemi shum\u00eb arsye t\u00eb jemi t\u00eb pak\u00ebnaqur me politik\u00ebn shqiptare dhe me politikan\u00ebt tan\u00eb, n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e kufirit. Politikan\u00ebt tan\u00eb t\u00eb sot\u00ebm, me ndonj\u00eb p\u00ebrjashtim, jan\u00eb si personazhet e Stendalit t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Restaurimit, q\u00eb \u201cshk\u00ebmbyen k\u00ebmish\u00ebn e fshatarit me frakun e borgjezit\u201d; jan\u00eb kapardis\u00ebs q\u00eb teoretizojn\u00eb edhe kur mezi lexojn\u00eb; jan\u00eb lakmitar\u00eb dhe njer\u00ebz pa moral, q\u00eb rendin pas paras\u00eb, sepse me para mund t\u00eb blihet gjith\u00e7ka: posti, titulli, suksesi, mandati i deputetit. \u00c7do gj\u00eb blihet dhe shitet dhe gjithkush \u00ebsht\u00eb \u201ci shitsh\u00ebm\u201d \u2013 princi dhe jakobini, politikani dhe bankieri, avokati dhe gazetari, burri dhe gruaja.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu shkruante shkrimtari gjenial, Anri-Bejl Stendal, q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e tij nuk ishte \u00e7muar shum\u00eb nga kritika letrare, madje nj\u00eb pjes\u00eb e saj edhe i kishte p\u00ebrbuzur veprat e tij, por q\u00eb koha i dha t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr shum\u00eb\u00e7ka dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr kritik\u00ebn q\u00eb i b\u00ebnte shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb koh\u00ebs, duke v\u00ebn\u00eb idealist\u00ebt e zhg\u00ebnjyer p\u00ebrball\u00eb pushtetar\u00ebve dhe oligark\u00ebve t\u00eb zhlyer.<\/p>\n<p>Sa shum\u00eb ngjashm\u00ebri kan\u00eb personazhet e tij me \u201cheronjt\u00eb\u201d e koh\u00ebs son\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb \u201ckoh\u00eb e maskarenjve\u201d, si\u00e7 do t\u00eb thoshte poeti Ali Asllani, i cili, ndon\u00ebse lirik i dashuris\u00eb, nuk mund t\u00eb mos hak\u00ebrrehej kund\u00ebr atyre q\u00eb \u201ct\u00eb pabrek\u00eb i gjeti dreka, milioner\u00eb i gjeti darka\u201d.<\/p>\n<p>Shoq\u00ebria shqiptare \u00ebsht\u00eb n\u00eb kriz\u00eb: kriz\u00eb ekonomike, kriz\u00eb sociale, kriz\u00eb politike, kriz\u00eb institucionale, por problemi m\u00eb i madh i shoq\u00ebris\u00eb shqiptare sot, p\u00ebr mendimin tim, \u00ebsht\u00eb kriza shpirt\u00ebrore dhe morale.<\/p>\n<p>Vdekja n\u00eb shpirt, thoshte Sartri, \u00ebsht\u00eb vdekja m\u00eb e keqe, nd\u00ebrsa ringritja morale e nj\u00eb shoq\u00ebrie dhe e shtyllave t\u00eb saj identitare, \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e elit\u00ebs intelektuale.<\/p>\n<p>(Fjal\u00eb e mbajtur n\u00eb forumin publik me tem\u00eb \u201cEvropa n\u00eb realitetet e sotme\u201d, organizuar nga Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave, n\u00eb Tiran\u00eb, m\u00eb 27 shkurt 2019)<\/p>\n<p>[1] Ahmet Davutoglu,\u00a0<em>Thell\u00ebsia strategjike, pozicioni nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Turqis\u00eb<\/em>, Logos A, Shkup 2001. Autori i k\u00ebtij libri, popullsit\u00eb myslimane n\u00eb Ballkan i quan \u201cmbetje osmane\u201d, nd\u00ebrsa si elemente kryesore t\u00eb k\u00ebsaj \u201cmbetjeje osmane\u201d, sipas tij, qenk\u00ebshin boshnjak\u00ebt dhe shqiptar\u00ebt. Kjo teori nuk \u00ebsht\u00eb pa ndikim te nj\u00eb pjes\u00eb e popullat\u00ebs shqiptare, por ndikimi i saj \u00ebsht\u00eb margjinal.<\/p>\n<p>[2] Sa i p\u00ebrket islamofobis\u00eb mund t\u00eb thuhet se ajo \u00ebsht\u00eb e nxitur kryesisht nga aktet terroriste t\u00eb grupeve dhe individ\u00ebve q\u00eb e keqp\u00ebrdorin islamin p\u00ebr q\u00ebllime politike, problem q\u00eb paraqet nj\u00eb shqet\u00ebsim real p\u00ebr t\u00ebr\u00eb bot\u00ebn dhe n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe Amerik\u00ebn.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga profesor Agim Vinca \u00a0Dy nga ideolog\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb Rilindjes Komb\u00ebtare Shqiptare, Pashko Vasa dhe Sami Frash\u00ebri, n\u00eb nj\u00eb memorandum drejtuar ministrit t\u00eb jasht\u00ebm t\u00eb Austro-Hungaris\u00eb n\u00eb vitin 1878, shkruanin:\u00a0\u201cShqiptar\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tyre t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb gjirin e familjes s\u00eb madhe evropiane, pjes\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs ata jan\u00eb\u201d. Kan\u00eb kaluar plot 141 vjet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":3587,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[9,14],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Shqiptar\u00ebt dhe integrimi evropian - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=3586\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Shqiptar\u00ebt dhe integrimi evropian - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga profesor Agim Vinca \u00a0Dy nga ideolog\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb Rilindjes Komb\u00ebtare Shqiptare, Pashko Vasa dhe Sami Frash\u00ebri, n\u00eb nj\u00eb memorandum drejtuar ministrit t\u00eb jasht\u00ebm t\u00eb Austro-Hungaris\u00eb n\u00eb vitin 1878, shkruanin:\u00a0\u201cShqiptar\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tyre t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb gjirin e familjes s\u00eb madhe evropiane, pjes\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs ata jan\u00eb\u201d. Kan\u00eb kaluar plot 141 vjet [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=3586\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-03-05T17:47:24+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/agim-vinca.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1920\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"1012\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"15 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=3586\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=3586\",\"name\":\"Shqiptar\u00ebt dhe integrimi evropian - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=3586#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=3586#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/agim-vinca.jpg\",\"datePublished\":\"2019-03-05T17:47:24+00:00\",\"dateModified\":\"2019-03-05T17:47:24+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=3586#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=3586\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=3586#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/agim-vinca.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/agim-vinca.jpg\",\"width\":1920,\"height\":1012},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=3586#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Shqiptar\u00ebt dhe integrimi evropian\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Shqiptar\u00ebt dhe integrimi evropian - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=3586","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Shqiptar\u00ebt dhe integrimi evropian - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"Nga profesor Agim Vinca \u00a0Dy nga ideolog\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb Rilindjes Komb\u00ebtare Shqiptare, Pashko Vasa dhe Sami Frash\u00ebri, n\u00eb nj\u00eb memorandum drejtuar ministrit t\u00eb jasht\u00ebm t\u00eb Austro-Hungaris\u00eb n\u00eb vitin 1878, shkruanin:\u00a0\u201cShqiptar\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tyre t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb gjirin e familjes s\u00eb madhe evropiane, pjes\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs ata jan\u00eb\u201d. Kan\u00eb kaluar plot 141 vjet [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=3586","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2019-03-05T17:47:24+00:00","og_image":[{"width":1920,"height":1012,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/agim-vinca.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"15 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=3586","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=3586","name":"Shqiptar\u00ebt dhe integrimi evropian - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=3586#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=3586#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/agim-vinca.jpg","datePublished":"2019-03-05T17:47:24+00:00","dateModified":"2019-03-05T17:47:24+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=3586#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=3586"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=3586#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/agim-vinca.jpg","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/agim-vinca.jpg","width":1920,"height":1012},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=3586#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Shqiptar\u00ebt dhe integrimi evropian"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/agim-vinca.jpg","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/agim-vinca-150x150.jpg",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/agim-vinca.jpg",1920,1012,false]},"categories_names":{"9":{"name":"Analiz\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=9"},"14":{"name":"Kultur\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=14"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/agim-vinca-150x150.jpg",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/agim-vinca.jpg",300,158,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/agim-vinca.jpg",305,161,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/agim-vinca.jpg",400,211,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/agim-vinca.jpg",600,316,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/agim-vinca.jpg",1024,540,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/agim-vinca.jpg",130,69,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/agim-vinca.jpg",1920,1012,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3586"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3586"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3586\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3588,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3586\/revisions\/3588"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/3587"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3586"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3586"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3586"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}