{"id":3179,"date":"2019-03-03T14:35:03","date_gmt":"2019-03-03T13:35:03","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=3179"},"modified":"2019-03-03T14:35:03","modified_gmt":"2019-03-03T13:35:03","slug":"amaneti-i-ethem-haxhiademit-shkruaj-nje-drame-per-vuajtjet-e-mia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=3179","title":{"rendered":"Amaneti i Et\u2019hem Haxhiademit: Shkruaj nj\u00eb dram\u00eb p\u00ebr vuajtjet e mia"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Fundi tragjik i Et\u2019hem Haxhiademit, shkrimtarit e dramaturgut t\u00eb spikatur q\u00eb \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar si \u201cbabai i tragjedis\u00eb shqiptare\u201d. Jeta dhe vdekja n\u00eb burgjet komuniste rr\u00ebfyer nga Menksen Bungo, bashk\u00ebvuajt\u00ebs i tij, gjithashtu shkrimtar i d\u00ebnuar nga diktatura.<\/em><\/strong><\/p>\n<p>\u201cDjali pa nan\u00eb, si nata pa han\u00eb\u201d, ishte tema e hartimit q\u00eb profesori i normales s\u00eb Elbasanit, Et\u2019hem Haxhiademi i kishte dh\u00ebn\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb tij n\u00eb Normalen e Elbasanit. Ishte mesi i nat\u00ebs kur profesor Ethemi po vazhdonte pun\u00ebn duke korrigjuar fletoret e hartimit, kur n\u00eb port\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij iu shfaqet hijet e err\u00ebta t\u00eb xhelat\u00ebve t\u00eb diktatur\u00ebs. P\u00ebrmes britmave shtazarake e arrestuan, i vun\u00eb hekurat para syve t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tij t\u00eb mitur dhe bashk\u00ebshortes dhe e nis\u00ebn p\u00ebr n\u00eb hetuesi. At\u00eb nat\u00eb t\u00eb shkurtit 1947, n\u00eb Elbasan ishin arrestuar dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb intelektual\u00eb n\u00eb z\u00eb t\u00eb k\u00ebtij qyteti.<\/p>\n<p>Nat\u00ebn kur u arrestua Et\u2019hem Haxhiademi, nga burgu i madh i Elbasanit, u mor\u00ebn kat\u00ebr t\u00eb burgosur p\u00ebr t\u2019i implikuar me akuzat e t\u00eb arrestuarve. Nd\u00ebr ta ishte edhe Makensen Bungo. Ishin edhe Shefqet Baholli, Salim Ceka e Nazmi Fagu, q\u00eb t\u00eb tre t\u00eb d\u00ebnuar me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm. At\u00eb nat\u00eb, u mbush\u00ebn plot me t\u00eb arrestuar birucat e hetuesis\u00eb s\u00eb Grand hotel, ku ishte vendosur n\u00eb at\u00eb koh\u00eb Dega e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme. Bungo rr\u00ebfente q\u00eb Et\u2019hem Haxhiademin e kishin mbajtur n\u00eb Tiran\u00eb disa muaj n\u00eb tortura t\u00eb tmerrshme. \u201cKur e kthyen n\u00eb Elbasan p\u00ebr ta gjykuar, un\u00eb nuk e njohta. Ishte plakur shum\u00eb, ishte dob\u00ebsuar e tretur. Ishte k\u00ebrrusur dhe mezi ecte. Ishte transformuar, q\u00eb t\u00eb vinte keq ta shikoje\u201d, rr\u00ebfente Bungo.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb rr\u00ebfim vuajtjesh n\u00eb burgjet komuniste<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb arrestuarit u mbajt\u00ebn 3 muaj n\u00ebp\u00ebr birucat e Grand hotel n\u00eb Elbasan, n\u00eb kushte t\u00eb tmerrshme. \u00c7do dit\u00eb e \u00e7do nat\u00eb birucat e Grand hotelit ofsh\u00ebtinin nga ul\u00ebrimat e tyre dhe sp\u00ebrkateshin me gjakun q\u00eb u rridhte nga torturat.<\/p>\n<p>Gjykimi i tyre u b\u00eb n\u00eb zyrat e Deg\u00ebs s\u00eb Brendshme m\u00eb dyer t\u00eb mbyllura. N\u00eb grupin e par\u00eb, q\u00eb u gjykua, ishte edhe Et\u2019hem Haxhiademi. Ai u akuzua se kishte riorganizuar Ballin Komb\u00ebtar. Dramaturgun poet e d\u00ebnuan me vdekje. Kur kryetari i gjyqit ushtarak komunikoi d\u00ebnimin e tij me vdekje. Ai shqiptoi me nj\u00eb her\u00eb shprehjen atdhetare q\u00eb thonin rilindasit ton\u00eb, kur i pushkatonin turqit. Ai thirri: \u2018Rroft\u00eb Shqip\u00ebria!\u2019 Dhe nga ajo thirrje ushtoi e gjith\u00eb salla dhe trupi gjykues shtangu.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb birucat e n\u00ebndheshme t\u00eb Grand hotelit ran\u00eb n\u00eb nj\u00eb qet\u00ebsi. Nuk b\u00ebheshin m\u00eb tortura dhe nuk ndiheshin m\u00eb ul\u00ebrima do nat\u00eb si m\u00eb par\u00eb. At\u00ebher\u00eb n\u00eb at\u00eb kat t\u00eb n\u00ebndhesh\u00ebm zot\u00ebronte nj\u00eb heshtje q\u00eb t\u00eb lemeriste, q\u00eb t\u00eb kallte tmerrin. Ishte nj\u00eb heshtje t\u00eb vdekurish.<\/p>\n<p>Por kjo heshtje nuk vazhdonte \u00e7do nat\u00eb, sepse her\u00eb mbas here krimi shprehte urrejtjen e tij klasore duke vazhduar t\u00eb torturonte Et\u2019hem Haxhiademin, edhe pse ai ishte d\u00ebnuar.<\/p>\n<p><strong>Pushkatimi<\/strong><\/p>\n<p>Mbas disa dit\u00ebsh disa nga t\u00eb d\u00ebnuarit me vdekje Gjykata e Lart\u00eb ua fali jet\u00ebn. D\u00ebnimi i tyre u kthye n\u00eb burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm. Ata t\u00eb shkret\u00eb u g\u00ebzuan.<\/p>\n<p>U g\u00ebzuan se u fal\u00ebn jet\u00ebn! At\u00eb jet\u00eb q\u00eb ua kishte falur vet\u00eb Zoti. At\u00eb jet\u00eb deshi t\u2019ua merrte Diktatura, t\u2019ua grabiste duke i torturuar, q\u00eb t\u00eb pranonin krimet, ato krime, q\u00eb nuk i kishin b\u00ebr\u00eb kurr\u00eb dhe as q\u00eb kishin menduar ndonj\u00eb her\u00eb, t\u2019i b\u00ebnin.<\/p>\n<p>Iu njoftua ky vendim dhe ua hoq\u00ebn prangat.<\/p>\n<p>Tani ata do t\u00eb kishin jet\u00ebn, por jo lirin\u00eb. Lirin\u00eb atyre diktatura do vazhdonte t\u2019ua grabiste. Tani ata do t\u00eb jetonin pa liri, pa familje, pa njer\u00ebz, pa gjall\u00ebri, pa g\u00ebzime, n\u00eb nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb heshtur, n\u00eb nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb m\u00ebrzitshme, n\u00eb nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb trishtueshme, n\u00eb nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb vdekur. Tani ato do t\u00eb vuanin gjith\u00eb jet\u00ebn n\u00ebp\u00ebr kanale, n\u00ebp\u00ebr miniera, n\u00ebp\u00ebr mo\u00e7alishte duke luftuar me vdekjen, p\u00ebr t\u00eb jetuar lirin\u00eb e \u00ebnd\u00ebrruat, at\u00eb liri, shpresa e s\u00eb cil\u00ebs rrinte e fshehur n\u00eb nd\u00ebrgjegjen e tyre.<\/p>\n<p>Po at\u00eb dit\u00eb ata i d\u00ebrguan n\u00eb Burgun e Madh t\u00eb qytetit. Tani n\u00eb birucat e n\u00ebndheshme t\u00eb Grand hotelit mbet\u00ebn vet\u00ebm t\u00eb d\u00ebnuarit me vdekje q\u00eb do t\u00eb pushkatoheshin dhe ne t\u00eb kat\u00ebr, q\u00eb ishim d\u00ebnuar q\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb d\u00ebnuarit me vdekje, t\u00eb lidhur me pranga, rrinin t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb ato biruca n\u00eb heshtje n\u00eb shoq\u00ebri me vdekjen. Rrinin e mendoheshin, mendoheshin dhe kujtoheshin. Kujtonin akuzat e rrema, q\u00eb u kishin v\u00ebn\u00eb, torturat q\u00eb u kishin b\u00ebr\u00eb, procesverbalet, q\u00eb kishin firmosur n\u00eb gjendje agonie, kujtonin procesin gjyq\u00ebsor, fjal\u00ebt e prokurorit, akuzat e trupit gjyq\u00ebsor dhe vendimin e gjyqit, at\u00eb vendim t\u00eb tmerrsh\u00ebm, t\u00eb hatash\u00ebm, vendimin me vdekje, q\u00eb i ushtonte ende: \u2018Me vdekje! Me vdekje! Me vdekje!\u2019 Mendoheshin dhe kujtonin njer\u00ebzit e familjes s\u00eb tyre, q\u00eb nuk do t\u2019i shikonin m\u00eb, kurr\u00eb, prind\u00ebrit, gruan e re t\u00eb porsamartuar, f\u00ebmij\u00ebt, q\u00eb pritnin t\u2019u ktheheshin baballar\u00ebt, por nuk do t\u2019u ktheheshin m\u00eb, kujtonin kush\u00ebrinjt\u00eb, shok\u00ebt, miqt\u00eb.<\/p>\n<p>Ata ishin shtat\u00eb gjithsej: Dhe midis tyre ishte edhe Et\u2019hem Haxhiademi.<\/p>\n<p>Po ky njeri, Et\u2019hem Haxhiademi, vall\u00eb apo mendonte dhe apo kujtonte edhe ai si t\u00eb d\u00ebnuarit e tjer\u00eb me vdekje?<\/p>\n<p>Edhe ai po mendonte dhe po kujtonte si t\u00eb d\u00ebnuarit e tjer\u00eb me vdekje, por jo gjithnj\u00eb, sepse at\u00eb, si kemi th\u00ebn\u00eb, vazhduan ta torturojn\u00eb edhe mbasi u d\u00ebnua me vdekje. Ai shkrimtar edhe pse jetonte n\u00ebn ankthin e vdekjes, duhej torturuar, duhej t\u00eb vente, q\u00eb ata njer\u00ebz t\u00eb ushqyer me krimin, t\u00eb shuanin urrejtjen p\u00ebr k\u00ebt\u00eb njeri t\u00eb madh. Dhe nga k\u00ebto tortura t\u00eb vazhdueshme ai u b\u00eb nj\u00eb skelet i gjall\u00eb, kur e nxirrnin p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb banj\u00eb, mbahej te muri, se nuk kishte m\u00eb fuqi t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe s\u00eb fundi edhe t\u00eb eci k\u00ebmbadoras.<\/p>\n<p>Kjo gjendje vazhdoi deri n\u00eb m\u00ebngjesin e dat\u00ebs 9 mars t\u00eb vitit 1948, kur n\u00eb bincat e Grand hotelit zbrit\u00ebn disa oficer\u00eb dhe polic\u00eb duke ul\u00ebritur e duke qeshur.<\/p>\n<p>Erdhi dita e pushkatimit. Erdhi \u00e7asti i vdekjes. I nxor\u00ebn nga birucat me radh\u00eb p\u00ebr t\u2019i pushkatuar: Zija Lunikun, avokatin e nderuar t\u00eb Elbasanit, Fadil Gurmanin, m\u00ebsuesin idealist t\u00eb shkoll\u00ebs ushtrimore, Kamer Kazazin, m\u00ebsuesin e talentuar q\u00eb kishte mbaruar shkoll\u00ebn e Fullcit, Mahmut Macin, m\u00ebsuesin e bujq\u00ebsis\u00eb t\u00eb shkoll\u00ebs Normale, Mehmet Elezin, atdhetarin e pap\u00ebrkulur t\u00eb Peqinit, dhe Xhaferr Mirakun, ish-luft\u00ebtarin e Luft\u00ebs s\u00eb Spanj\u00ebs, luft\u00ebtar dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor i Enver Hoxh\u00ebs, dhe ish-komandant i nj\u00eb brigade partizane.<\/p>\n<p>Et\u2019hem Haxhiademin nuk e nxor\u00ebn nga biruca. Ai nuk do t\u00eb pushkatohej. Atij njeriu i ishte falur jeta.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb shprehur mendimi se duhet t\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrhyrje te diktatori Enver Hoxha, sepse akuzat kund\u00ebr Et\u2019hem Haxhiademit ishin shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda. Por se cili ose cil\u00ebt e kishin b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrhyrje jan\u00eb shprehur tre variante. Nj\u00eb variant \u00ebsht\u00eb se nd\u00ebrhyrjen do ta ket\u00eb b\u00ebr\u00eb profesor Aleksand\u00ebr Xhuvani me Omer Nishanin. Varianti i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb se do ta ket\u00eb b\u00ebr\u00eb po Aleksand\u00ebr Xhuvani por tok me Ymer D\u00ebshnic\u00ebn, nd\u00ebrsa varianti i tret\u00eb ishte prap\u00eb po me prof. Xhuvanin, por tok me prof. Kostaq Cipon. N\u00eb t\u00eb tre variantet del figura e profesor Aleksand\u00ebr Xhuvanit dhe kjo duhet pranuar, se ai ishte figur\u00eb e vjet\u00ebr atdhetare, se ishte personalitet i lidhur shum\u00eb me Qeverin\u00eb e at\u00ebhershme dhe se ishte babai i d\u00ebshmorit Ptoleme Xhuvani.<\/p>\n<p><strong>Amaneti<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb ato biruca t\u00eb Hotel Grandit tani ishim vet\u00ebm pes\u00eb vet\u00eb, kat\u00ebr ne t\u00eb burgosurit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm dhe Et\u2019hem Haxhademi tani i d\u00ebnuar me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm. Sigurisht q\u00eb ekzekutimi i t\u00eb gjasht\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarve na d\u00ebshp\u00ebroi shum\u00eb, se ishin njer\u00ebz t\u00eb mir\u00eb, t\u00eb ndersh\u00ebm, atdhetar\u00eb dhe t\u00eb pafajsh\u00ebm. Por edhe ulja e d\u00ebnimit t\u00eb Haxhiademit na g\u00ebzoi.<\/p>\n<p>Ne u g\u00ebzuam, por edhe krimi, sepse iu fal jeta, u inatos edhe m\u00eb shum\u00eb dhe e shprehte urrejtjen dhe inatin ndaj k\u00ebtij shkrimtari, duke i vazhduar torturat m\u00eb shpesh dhe m\u00eb t\u00eb egra. Ai arriti nj\u00eb dit\u00eb q\u00eb po ta shikonte ndonj\u00eb njeri n\u00eb at\u00eb gjendje me siguri nuk do ta njihte se cili ishte.<\/p>\n<p>Mua at\u00ebher\u00eb, meq\u00eb isha shum\u00eb i ri, af\u00ebr nj\u00ebzet vje\u00e7 dhe m\u00eb d\u00ebnim t\u00eb pak\u00ebt n\u00eb krahasim me t\u00eb tjer\u00ebt, polic\u00ebt q\u00eb sh\u00ebrbenin n\u00eb birucat e n\u00ebndheshme q\u00ebllonte q\u00eb m\u00eb nxirrnin n\u00eb korridorin e birucave p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb pastrimin e tij n\u00ebn mbik\u00ebqyrjen e tyre dhe me porosi q\u00eb t\u00eb mos komunikoja me \u2018armikun e popullit\u2019 Et\u2019hem Haxhiademin.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb rastisi q\u00eb, nd\u00ebrsa un\u00eb po pastroja korridorin, polici hapi der\u00ebn e biruc\u00ebs s\u00eb Haxhiademit, q\u00eb ai t\u00eb shkonte n\u00eb banj\u00eb dhe vet u ngjit lart. Haxhiademi doli nga biruca dhe ne t\u00eb dy u ndodh\u00ebm ball\u00eb p\u00ebr ball\u00eb. Haxhiademi me mundim t\u00eb madh dhe duke r\u00ebnkuar m\u2019u afrua, m\u00eb kapi duart dhe m\u00eb porositi q\u00eb kur t\u00eb p\u00ebrmbyset diktatura, t\u00eb shkruaja nj\u00eb tragjedi p\u00ebr at\u00eb duke u bazuar mbi vuajtjet e tij aty. Un\u00eb u shtanga. Ai shtoi se po m\u00eb linte nj\u00eb amanet dhe amanetin nuk e tret as dheu. Kaq m\u00eb tha dhe u largua. K\u00ebt\u00eb amanet ma ka p\u00ebrmendur m\u00eb von\u00eb disa her\u00eb, kur ishim t\u00eb dy n\u00eb kaushin e tret\u00eb t\u00eb Burgut t\u00eb Madh t\u00eb Elbasanit. Ma kujtoi edhe m\u00eb von\u00eb, kur un\u00eb u lirova nga burgu. Duke u p\u00ebrsh\u00ebndetur, ai m\u00eb tha: Mos e harro amanetin!<\/p>\n<p><strong>N\u00cbP\u00cbR BURGJE<\/strong><\/p>\n<p>Et\u2019hem Haxhiademin nuk e mbajt\u00ebn shum\u00eb koh\u00eb n\u00eb Burgun e Madh t\u00eb Elbasanit. Jo m\u00eb shum\u00eb se kat\u00ebr vjet. Prej k\u00ebndej tok me disa t\u00eb burgosur t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar r\u00ebnd\u00eb e d\u00ebrguan n\u00eb Kalan\u00eb e Gjirokastr\u00ebs. Nuk dihet se sa koh\u00eb e mbajt\u00ebn atje. Prej andej e d\u00ebrguan n\u00eb burgun e Burrelit, ku diktatura grumbullonte t\u00eb burgosurit m\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb burgun e Elbasanit e kan\u00eb mbajtur vazhdimisht n\u00eb kaushin e tret\u00eb. K\u00ebshtu quheshin at\u00ebher\u00eb dhomat e burgut, kaush. Ky kaush ishte kaushi m\u00eb i keq i atij burgu. Atje nuk hynte kurr\u00eb dielli. N\u00eb burgun e Elbasanit, Haxhiademin mundoheshin ta ofendonin. Por dhe ai mundohej t\u00eb mos u jepte ndonj\u00eb shkak. K\u00ebshtu, p\u00ebr shembull, kur makina q\u00eb sillte buk\u00ebn p\u00ebr t\u00eb burgosurit prishej, komanda e burgut nxirrte t\u00eb burgosur me d\u00ebnime t\u00eb ul\u00ebta t\u00eb merrnin buk\u00ebn duke e sjell\u00eb n\u00eb krah. Bashk\u00eb me k\u00ebta t\u00eb burgosur caktonte edhe Ethem Haxhiademin. Ai nuk kund\u00ebrshtonte. Shkonte me t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb furr\u00eb, ngarkonte thesin me buk\u00eb n\u00eb kurriz dhe ecte me kok\u00ebn lart n\u00eb mes t\u00eb qytetit tok me t\u00eb burgosurit e tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb disa muaj kam ndenjur n\u00eb nj\u00eb kaush me at\u00eb. Madje rastisi q\u00eb edhe t\u00eb rrija e t\u00eb flija ngjitur me at\u00eb.<\/p>\n<p>Ishte njeri i heshtur. Nuk fliste pa e pyetur njeri. M\u00eb shum\u00eb mendohej, se sa fliste. Dhe kur fliste, fliste me ngadal\u00eb dhe me z\u00eb t\u00eb ul\u00ebt. Nuk hapte vet\u00eb ndonj\u00eb bised\u00eb, vet\u00ebm nd\u00ebgjonte t\u00eb tjer\u00ebt dhe nuk nd\u00ebrhynte n\u00eb debate. Nuk pranonte t\u00eb hynte n\u00eb biseda politike. Kur fillonte ndonj\u00eb e till\u00eb, largohej. Ndoshta se ishte ende n\u00ebn ndikimin e tmerrit t\u00eb torturave t\u00eb hetuesis\u00eb.<\/p>\n<p>Kur i vdiq i v\u00ebllai i vet\u00ebm, priti n\u00eb heshtje ngush\u00ebllimet nga t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb burgosurit e kaushit. Kur bisedonim p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb, fliste me respekt p\u00ebr at Gjergj Fisht\u00ebn dhe lavd\u00ebronte Lasgush Pogradecin, Mitrush Kutelin dhe Ernest Koliqin. Shpesh thoshte, se i vinte shum\u00eb keq, q\u00eb i kishin sekuestruar bibliotek\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Vdekja<\/strong><\/p>\n<p>Mbasi jetoi nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00ebp\u00ebr burgjet e tmerrshme t\u00eb diktatur\u00ebs, ky njeri nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb burgun e Burrelit n\u00eb 17 mars 1965 n\u00eb mosh\u00ebn 63-vje\u00e7are.<\/p>\n<p>Vdiq ai njeri, q\u00eb e deshi jet\u00ebn. Vdiq ai njeri q\u00eb shkroi p\u00ebr jet\u00ebn. Vdiq ai njeri, q\u00eb ia rr\u00ebmbyen jet\u00ebn. Nj\u00eb jet\u00eb e past\u00ebr. Nj\u00eb jet\u00eb e kulturuar. Nj\u00eb jet\u00eb shqiptari. Sa nevoj\u00eb ka Shqip\u00ebria p\u00ebr jet\u00eb t\u00eb k\u00ebtilla. Vdiq. Por vdekja e tij \u00ebsht\u00eb misterioze. Mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb e natyrshme, por mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb edhe kriminal\u00eb. K\u00ebshtu prifti Konrran Gjolaj O.F.M thot\u00eb se ka vdekur mbas dy muajsh q\u00eb p\u00ebsoi nj\u00eb atak nat\u00ebn n\u00eb gjum\u00eb: \u201cNj\u00eb dit\u00eb i ra t\u00eb fik\u00ebt n\u00eb oborr. U ndodha af\u00ebr dhe i dhash\u00eb ndihm\u00eb e shpejt dhe thirra infermieren. Erdhi dhe e mori me vete n\u2019infermieri. U kuptue se kishte qen\u00eb infarkt. Kur erdhi n\u00eb dhom\u00eb, me dashamir\u00ebsi e k\u00ebshillova me ken\u00eb i kujdessh\u00ebm se po t\u2019u p\u00ebrs\u00ebrit edhe nji her\u00eb, do ta kesh pisk. Mbas dy muajsh, kur kishte ra me fjet\u00eb, kishte vdekur n\u00eb gjum\u00eb\u201d. Diktatura i mohoi lirin\u00eb dhe m\u00eb von\u00eb i vodhi edhe jet\u00ebn.<\/p>\n<p>Por k\u00ebtij njeriu nuk i dihet edhe se ku jan\u00eb varrosur eshtrat e tij. Mbasi u shk\u00ebrmoq komunizmi, nj\u00eb komision i Shoqat\u00ebs t\u00eb ish-t\u00eb p\u00ebrndjekurve politik\u00eb i Elbasanit u mundua t\u00eb gjej\u00eb eshtrat e k\u00ebtij njeriu. Takuan n\u00eb Tiran\u00eb infermierin e Burgut t\u00eb Burreli por ai nuk tregoi gj\u00eb. Shkuan e pyet\u00ebn n\u00eb Burrel, njer\u00ebzit tundnin kok\u00ebn t\u00eb helmuar. Shkuan n\u00eb Burgun e Burrelit, ai ishte kthyer n\u00eb nj\u00eb g\u00ebrmadh\u00eb. Qershia ishte zhdukur. Nj\u00ebri nga ata m\u00eb tha se n\u00eb nj\u00eb grop\u00eb kishin par\u00eb eshtra njer\u00ebzish. U kthyen n\u00eb Elbasan t\u00eb m\u00ebrzitur p\u00ebr q\u00ebndrimin e qeveris\u00eb, t\u00eb partive politike, t\u00eb shoqatave t\u00eb ndryshme p\u00ebr mos interesimin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb problem atdhetar. N\u00eb fund, kur familja i humbi \u00e7do shpres\u00eb se mund t\u00eb gjendeshin eshtrat e njeriut t\u00eb tyre, nd\u00ebrtoi n\u00eb mes t\u00eb varrezave t\u00eb Elbasanit nj\u00eb varr fiktiv me mermer t\u00eb zi ku u shkrua ky epitaf: ET\u2019HEM HAXHIADEMI, 1902 \u2013 1965.\/<strong>Kujto.al<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fundi tragjik i Et\u2019hem Haxhiademit, shkrimtarit e dramaturgut t\u00eb spikatur q\u00eb \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar si \u201cbabai i tragjedis\u00eb shqiptare\u201d. Jeta dhe vdekja n\u00eb burgjet komuniste rr\u00ebfyer nga Menksen Bungo, bashk\u00ebvuajt\u00ebs i tij, gjithashtu shkrimtar i d\u00ebnuar nga diktatura. \u201cDjali pa nan\u00eb, si nata pa han\u00eb\u201d, ishte tema e hartimit q\u00eb profesori i normales s\u00eb Elbasanit, Et\u2019hem [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":3180,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[16,10,11,3,14,19],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Amaneti i Et\u2019hem Haxhiademit: Shkruaj nj\u00eb dram\u00eb p\u00ebr vuajtjet e mia - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=3179\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Amaneti i Et\u2019hem Haxhiademit: Shkruaj nj\u00eb dram\u00eb p\u00ebr vuajtjet e mia - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Fundi tragjik i Et\u2019hem Haxhiademit, shkrimtarit e dramaturgut t\u00eb spikatur q\u00eb \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar si \u201cbabai i tragjedis\u00eb shqiptare\u201d. Jeta dhe vdekja n\u00eb burgjet komuniste rr\u00ebfyer nga Menksen Bungo, bashk\u00ebvuajt\u00ebs i tij, gjithashtu shkrimtar i d\u00ebnuar nga diktatura. \u201cDjali pa nan\u00eb, si nata pa han\u00eb\u201d, ishte tema e hartimit q\u00eb profesori i normales s\u00eb Elbasanit, Et\u2019hem [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=3179\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-03-03T13:35:03+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Ethem-Haxhiademi.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"572\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"640\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=3179\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=3179\",\"name\":\"Amaneti i Et\u2019hem Haxhiademit: Shkruaj nj\u00eb dram\u00eb p\u00ebr vuajtjet e mia - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=3179#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=3179#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Ethem-Haxhiademi.png\",\"datePublished\":\"2019-03-03T13:35:03+00:00\",\"dateModified\":\"2019-03-03T13:35:03+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=3179#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=3179\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=3179#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Ethem-Haxhiademi.png\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Ethem-Haxhiademi.png\",\"width\":572,\"height\":640},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=3179#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Amaneti i Et\u2019hem Haxhiademit: Shkruaj nj\u00eb dram\u00eb p\u00ebr vuajtjet e mia\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Amaneti i Et\u2019hem Haxhiademit: Shkruaj nj\u00eb dram\u00eb p\u00ebr vuajtjet e mia - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=3179","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Amaneti i Et\u2019hem Haxhiademit: Shkruaj nj\u00eb dram\u00eb p\u00ebr vuajtjet e mia - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"Fundi tragjik i Et\u2019hem Haxhiademit, shkrimtarit e dramaturgut t\u00eb spikatur q\u00eb \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar si \u201cbabai i tragjedis\u00eb shqiptare\u201d. Jeta dhe vdekja n\u00eb burgjet komuniste rr\u00ebfyer nga Menksen Bungo, bashk\u00ebvuajt\u00ebs i tij, gjithashtu shkrimtar i d\u00ebnuar nga diktatura. \u201cDjali pa nan\u00eb, si nata pa han\u00eb\u201d, ishte tema e hartimit q\u00eb profesori i normales s\u00eb Elbasanit, Et\u2019hem [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=3179","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2019-03-03T13:35:03+00:00","og_image":[{"width":572,"height":640,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Ethem-Haxhiademi.png","type":"image\/png"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"12 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=3179","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=3179","name":"Amaneti i Et\u2019hem Haxhiademit: Shkruaj nj\u00eb dram\u00eb p\u00ebr vuajtjet e mia - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=3179#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=3179#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Ethem-Haxhiademi.png","datePublished":"2019-03-03T13:35:03+00:00","dateModified":"2019-03-03T13:35:03+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=3179#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=3179"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=3179#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Ethem-Haxhiademi.png","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Ethem-Haxhiademi.png","width":572,"height":640},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=3179#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Amaneti i Et\u2019hem Haxhiademit: Shkruaj nj\u00eb dram\u00eb p\u00ebr vuajtjet e mia"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Ethem-Haxhiademi.png","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Ethem-Haxhiademi-150x150.png",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Ethem-Haxhiademi.png",572,640,false]},"categories_names":{"16":{"name":"Gjuh\u00ebsi","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=16"},"10":{"name":"Histori","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=10"},"11":{"name":"Kritik\u00eb Letrare","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=11"},"3":{"name":"Kryesore","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=3"},"14":{"name":"Kultur\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=14"},"19":{"name":"Reportazh \/ Profil","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=19"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Ethem-Haxhiademi-150x150.png",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Ethem-Haxhiademi.png",268,300,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Ethem-Haxhiademi.png",185,207,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Ethem-Haxhiademi.png",400,448,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Ethem-Haxhiademi.png",536,600,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Ethem-Haxhiademi.png",572,640,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Ethem-Haxhiademi.png",85,95,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Ethem-Haxhiademi.png",572,640,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3179"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3179"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3179\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3181,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3179\/revisions\/3181"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/3180"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3179"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3179"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3179"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}