{"id":313,"date":"2019-02-06T10:05:09","date_gmt":"2019-02-06T09:05:09","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=313"},"modified":"2019-02-06T10:05:09","modified_gmt":"2019-02-06T09:05:09","slug":"at-justin-rrota-personalitet-dhe-dijetar-i-shquar-i-kultures-shqiptare-teologu-justin-njeriu-i-gjuhes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=313","title":{"rendered":"At Justin Rrota, personalitet dhe dijetar i shquar i kultur\u00ebs shqiptare. Teologu Justin, njeriu i gjuh\u00ebs"},"content":{"rendered":"<h4>Nga prof. dr. Tomor Osmani<\/h4>\n<h4><\/h4>\n<h4>At Justin Rrota, personalitet dhe dijetar i shquar i kultur\u00ebs shqiptare. Ky personalitet i letrave shqipe, lindi n\u00eb Shkod\u00ebr, m\u00eb 17 shkurt 1889, 120 vjet m\u00eb par\u00eb. Qe nj\u00eb studiues dhe l\u00ebvrues i shquar i gjuh\u00ebs dhe i studimeve shqiptare. Veprimtaria e tij shkencore rrok nj\u00eb periudh\u00eb gati gjysm\u00ebshekullore, duke kryer detyr\u00ebn si klerik, si nj\u00eb shkenc\u00ebtar i mir\u00ebfillt\u00eb dhe m\u00ebsues i gjuh\u00ebs amtare. Rrota jetoi i vetmuar p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 20 vjet, duke pritur vdekjen, i rraskapitur dhe i s\u00ebmur\u00eb n\u00eb nj\u00eb Kuvend t\u00eb qytetit t\u00eb Shkodr\u00ebs, derisa nd\u00ebrroi jet\u00eb, m\u00eb 20 dhjetor 1964, n\u00eb mosh\u00ebn 75-vje\u00e7are.<\/h4>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Nga jeta\u2026\u00a0<\/strong><\/p>\n<h4>At Justin Rrota, ky personalitet i letrave shqipe, lindi n\u00eb Shkod\u00ebr, m\u00eb 17 shkurt 1889, 120 vjet m\u00eb par\u00eb. Qe nj\u00eb studiues dhe l\u00ebvrues i shquar i gjuh\u00ebs dhe i studimeve shqiptare. Veprimtaria e tij shkencore rrok nj\u00eb periudh\u00eb gati gjysm\u00ebshekullore, duke kryer detyr\u00ebn si klerik, si nj\u00eb shkenc\u00ebtar i mir\u00ebfillt\u00eb dhe m\u00ebsues i gjuh\u00ebs amtare. Rrota jetoi i vetmuar p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 20 vjet, duke pritur vdekjen, i rraskapitur dhe i s\u00ebmur\u00eb n\u00eb nj\u00eb Kuvend t\u00eb qytetit t\u00eb Shkodr\u00ebs, derisa nd\u00ebrroi jet\u00eb, m\u00eb 20 dhjetor 1964, n\u00eb mosh\u00ebn 75-vje\u00e7are. Pjesa m\u00eb aktive e jet\u00ebs s\u00eb Rrot\u00ebs qe e mbushur me veprimtari studimore dhe botuese, por duke mos i par\u00eb t\u00eb gjitha dor\u00ebshkrimet e botuara sa qe gjall\u00eb, si\u00e7 ishte vepra madhore \u201cGjuha e shkrueme\u201d.<span id=\"more-49601\"><\/span><\/h4>\n<h4>At Justin Rrota m\u00ebsimet e para i kreu n\u00eb Shkod\u00ebr, nd\u00ebrsa t\u00eb lart\u00ebn p\u00ebr teologji e ndoqi n\u00eb Villach (Korincie) t\u00eb Austris\u00eb. N\u00eb mosh\u00ebn 22-vje\u00e7are shugurohet prift, duke sh\u00ebrbyer fillimisht si famullitar n\u00eb Plan t\u00eb Dukagjinit.<\/h4>\n<h4>At Justin Rrota kishte nj\u00eb kultur\u00eb filologjike klasike dhe moderne. Njihte disa gjuh\u00eb, si italishten, fr\u00ebngjishten, gjermanishten, sllavishten, por edhe disa gjuh\u00eb t\u00eb vdekura, si greqishten e vjet\u00ebr dhe latinishten.<\/h4>\n<h4>Hierarkia kishtare fran\u00e7eskane, duke par\u00eb zgjuarsin\u00eb e Rrot\u00ebs e em\u00ebroi profesor n\u00eb Troshan dhe pas vitit 1921 n\u00eb gjimnazin \u201cIllyricum\u201d n\u00eb Shkod\u00ebr. Por kleriku-profesor u shqua edhe si m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs i aft\u00eb, studiues i paepur duke botuar artikuj dhe studime shkencore me pseudonimet Iris, Pat\u00ebr Ndou dhe Viator. Fillimisht shkrimet e para Rrota i botoi n\u00eb revistat \u201cZani i Shna Ndout\u201d dhe \u201cHylli i Drit\u00ebs\u201d, t\u00eb cilat u p\u00ebrkasin disiplinave t\u00eb gjuh\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb. \u00cbsht\u00eb nd\u00ebr botuesit e par\u00eb t\u00eb teksteve p\u00ebr shkollat e mesme.<\/h4>\n<h4>N\u00eb vitin 1940, Instituti i Studimeve Shqiptare n\u00eb Tiran\u00eb e zgjedh an\u00ebtar t\u00eb tij n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e l\u00ebvruesit t\u00eb gjuh\u00ebs. N\u00eb periudh\u00ebn e m\u00ebvonshme, veprimtaria shkencore e Justin Rrot\u00ebs bie, rrjedhoj\u00eb e ardhjes n\u00eb pushtet t\u00eb regjimit komunist dhe t\u00eb s\u00ebmundjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb q\u00eb e shqet\u00ebsonte prej vitesh. Pas vitit 1990, me p\u00ebrmbysjen e regjimit n\u00eb fuqi, puna e tij vler\u00ebsohet, duke i dh\u00ebn\u00eb titullin \u201cM\u00ebsues i Popullit\u201d (1994) me k\u00ebt\u00eb motivacion: \u201cM\u00ebsues i devotsh\u00ebm e plot pasion. Ka punuar me p\u00ebrkushtim, duke dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb shquar si gjuh\u00ebtar dhe studiues\u201d. Nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, n\u00eb 1995 mori titullin tjet\u00ebr \u201cPunonj\u00ebs i shquar i shkenc\u00ebs dhe i teknik\u00ebs\u201d. Edhe Universiteti i Shkodr\u00ebs \u201cLuigj Gurakuaqi\u201d e nderoi me titullin \u201cProfesor nderi\u201d (1994).<\/h4>\n<h4><strong>Veprimtaria shkencore dhe botuese\u00a0<\/strong><\/h4>\n<h4>Ajo p\u00ebrfshin disa fusha dijesh, por kryesisht nga fusha e gjuh\u00ebsis\u00eb dhe e let\u00ebrsis\u00eb. Justin Rrota \u00ebsht\u00eb gjithashtu edhe hartues i disa teksteve m\u00ebsimore. Nj\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb posa\u00e7me autori i ka kushtuar studimit t\u00eb gjuh\u00ebs s\u00eb Gjon Buzukut dhe autor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr. Ai qe i pari q\u00eb solli n\u00eb Shqip\u00ebri fotokopjen e librit t\u00eb par\u00eb shqip \u201cMesharit\u201d t\u00eb Gjon Buzukut, 80 vjet m\u00eb par\u00eb, 20 vjet pas rizbulimit nga Pal Skiroi dhe do t\u00eb duheshin edhe 40 vjet t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb transkriptimin e tij nga prof. Eqrem \u00c7abej dhe p\u00ebr ta botuar n\u00eb 1968. \u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht ky studiues, Eqrem \u00c7abej, q\u00eb do ta vler\u00ebsonte Rrot\u00ebn p\u00ebr kontributin e tij q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr afirmimin e k\u00ebsaj vepre, Sipas autorit, Rrota \u201cka ndihmuar shum\u00eb nd\u00ebr ne n\u00eb p\u00ebrhapjen dhe n\u00eb njohjen e k\u00ebtij monumenti gjuh\u00ebsor\u201d.<\/h4>\n<h4>Ky interesim i At Justin Rrot\u00ebs, q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte 40 vje\u00e7 do t\u00eb shoq\u00ebrohet me botimin e studimit \u201cMonumenti ma i vjet\u00ebr i gjuh\u00ebs shqipe D. Gjon Buzuku 1555\u201d, copa t\u00eb zgjedhuna e t\u00eb komentueme p\u00ebr shkolla t\u00eb mesme (Shkod\u00ebr, 1930) t\u00eb cil\u00ebn e ribotoi me pak ndryshime nga i pari, m\u00eb 1938. Ndon\u00ebse si v\u00ebllim nuk \u00ebsht\u00eb i madh, por Rrota gjeti vend p\u00ebr t\u00eb ngritur mjaft probleme t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme rreth autorit t\u00eb \u201cMesharit\u201d dhe vepr\u00ebs, t\u00eb cilat disa prej tyre, edhe sot nuk kan\u00eb gjetur zgjidhje t\u00eb k\u00ebnaqshme dhe t\u00eb pranueshme. K\u00ebsaj teme q\u00eb Rrota e kishte p\u00ebr zem\u00ebr i rikthehet edhe pas disa vitesh, duke botuar shkrimin \u201cHulumtime dhe sh\u00ebnjime mbi Gjon Buzukun\u201d (BSHSH e Tiran\u00eb, 1956, nr.3) dhe duke ngritur p\u00ebrs\u00ebri probleme t\u00eb diskutueshme, por duke i m\u00ebshuar p\u00ebrs\u00ebri asaj ideje t\u00eb shprehur 20 vjet m\u00eb par\u00eb se hartuesi i Mesharit \u201cka qen\u00eb prift katolik shqiptar, nj\u00eb geg\u00eb autentik\u201d. P\u00ebr Justin Rrot\u00ebn Gjon Buzuku qe nj\u00eb mal\u00ebsor i Kraj\u00ebs, lokalitet i per\u00ebndimit t\u00eb liqenit t\u00eb Shkodr\u00ebs, duke hedhur k\u00ebshtu posht\u00eb versionet e tjera p\u00ebr vepr\u00ebn dhe autorin e saj.<\/h4>\n<h4>Rrota, p\u00ebrmes nj\u00eb shkrimi t\u00eb botuar n\u00eb revist\u00ebn \u201cN\u00ebntori\u201d (1955) e informon lexuesin p\u00ebr pun\u00ebn q\u00eb b\u00ebri p\u00ebr fotografimin p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe \u201cMeshari\u201d, duke sjell\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri tri kopje, t\u00eb cilat u sh\u00ebrbyen studiuesve n\u00eb pun\u00ebn e tyre p\u00ebr vepr\u00ebn e Gjon Buzukut. Nj\u00eb vit para vdekjes, n\u00eb BUSHT (1963, nr.2) botoi nj\u00eb shkrim t\u00eb shkurt\u00ebr me titull \u201cPasthirmat buzukjane \u201chinje\u201d dhe pjes\u00ebza tosk\u00ebnishte \u201ctuke\u201d\u201d. I hersh\u00ebm ka qen\u00eb interesimi p\u00ebr jet\u00ebn dhe vepr\u00ebn e autor\u00ebve t\u00eb vjet\u00ebr. N\u00eb v\u00ebllimin \u201cShkrimtar\u00ebt shqiptar\u00eb\u201d, 1941 ai trajtoi k\u00ebtu q\u00eb nga dokumentet e para, duke vazhduar me Buzukun, Budin, Bardhin, Bogdanin, Kuvendin e Arb\u00ebnit etj.<\/h4>\n<h4>Studimi tjet\u00ebr q\u00eb u botua si v\u00ebllim m\u00eb vete, iu kushtua autorit t\u00eb par\u00eb t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb arb\u00ebreshe me titull \u201cShkrimtari ma i vjetri i italo-shqiptar\u00ebvet, D. Luka Matr\u00ebnga (1592)\u201d, Shkod\u00ebr, 1931, t\u00eb cil\u00ebn e ribotoi 8 vjet m\u00eb von\u00eb. Ndoqi at\u00eb metod\u00eb, si\u00e7 veproi me \u201cBuzukun dhe vepr\u00ebn e tij, duke e shoq\u00ebruar me tekste dhe komente me shkrim. Studimet e Justin Rrot\u00ebs p\u00ebr autor\u00ebt e vjet\u00ebr dhe vepr\u00ebn e tyre e n\u00eb ve\u00e7anti p\u00ebr Gjon Buzukun, ruajn\u00eb n\u00eb disa drejtime edhe sot vlerat e tyre e duhet t\u00eb merren n\u00eb konsiderat\u00eb.<\/h4>\n<h4><strong>P\u00ebr historin\u00eb e alfabetit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe\u00a0<\/strong><\/h4>\n<h4>Nj\u00eb problem tjet\u00ebr q\u00eb e ka prekur dhe studiuar Justin Rrota ka qen\u00eb ai i historis\u00eb s\u00eb alfabetit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe. Nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb till\u00eb e nisi duke botuar disa shkrime me k\u00ebt\u00eb objekt n\u00eb revist\u00ebn \u201cHylli i Drit\u00ebs\u201d nga viti 1931-1936 dhe duke i p\u00ebrmbledhur n\u00eb nj\u00eb v\u00ebllim m\u00eb vete, n\u00eb 1936 me titullin \u201c P\u00ebr historin\u00eb e alfabetit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe\u201d. Kontributi i Justin Rrot\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb ka qen\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe me vler\u00eb duke hyr\u00eb n\u00eb historin\u00eb e alfabetit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe si autori i par\u00eb q\u00eb botoi nj\u00eb histori t\u00eb till\u00eb. Qen\u00eb faktor\u00eb subjektiv\u00eb dhe objektiv\u00eb q\u00eb e nxit\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb till\u00eb. Shkodra dhe patriot\u00ebt e k\u00ebtij qyteti ishin shquar n\u00eb p\u00ebrpjekjet e tyre p\u00ebr zgjidhjen e k\u00ebtij problemi q\u00eb nga gjysma e dyt\u00eb e shek. XIX deri n\u00eb Kongresin e Manastirit (1908). Kjo b\u00ebri q\u00eb nga 32 delegat\u00ebt me t\u00eb drejt\u00eb vote q\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb Kongresin e Manastirit, 5 qen\u00eb nga Shkodra dhe secili prej tyre e n\u00eb ve\u00e7anti Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Ndre Mjeda e Hil\u00eb Mosi u shquan p\u00ebr kontribute t\u00eb ve\u00e7anta n\u00eb Kongres, duke u zgjedhur n\u00eb forume t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb k\u00ebtij tubimi. Dhe k\u00ebt\u00eb tradit\u00eb, edhe sot, do ta vazhdojn\u00eb studiuesit shkodran\u00eb, duke botuar studime dhe monografi me k\u00ebt\u00eb tem\u00eb.<\/h4>\n<h4>At Justin Rrota nisi t\u00eb shkruaj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb, p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur d\u00ebshir\u00ebs dhe interesit q\u00eb kan\u00eb pasur shqiptar\u00ebt e p\u00ebr ta zgjidhur \u00e7\u00ebshtjen e alfabetit t\u00eb nj\u00ebsuar t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe. Autori e kishte fituar autoritetin e duhur si studiues, prandaj edhe interesimi nuk qe i vog\u00ebl, saq\u00eb edhe sot konsiderohet si nj\u00eb vep\u00ebr me vler\u00eb shkencore. Ajo rrokte pes\u00eb shekuj, 22 autor\u00eb dhe shoq\u00ebri. Kjo nuk ishte nj\u00eb pun\u00eb e leht\u00eb, mbasi do t\u00eb merresh me sistemin grafik t\u00eb tyre, shkronj\u00eb p\u00ebr shkronj\u00eb, t\u00eb ve\u00e7oje vlerat, dob\u00ebsit\u00eb dhe ndikimin.<\/h4>\n<h4>Nj\u00eb pune t\u00eb till\u00eb mund ta b\u00ebnte nj\u00eb studiues me nj\u00eb p\u00ebrgatitje t\u00eb sh\u00ebndosht\u00eb filologjike. Studimi i Rrot\u00ebs nuk qe i gjat\u00eb, por ai vuri piketa t\u00eb qarta p\u00ebr mjaft probleme t\u00eb diskutueshme t\u00eb historis\u00eb s\u00eb alfabetit t\u00eb shqipes.<\/h4>\n<h4>Objekti i studimit ishte i qart\u00eb. Autori do ta fillonte pun\u00ebn me dokumentet e para t\u00eb shkrimit shqip dhe do ta vazhdonte deri me zgjidhjen p\u00ebrfundimtare t\u00eb k\u00ebtij problemi n\u00eb Kongresin e Manastirit, n\u00eb 1908. Ai ishte shkenc\u00ebtar, prandaj shtronte edhe probleme. P\u00ebr Rrot\u00ebn dokumenti i par\u00eb i shkrimit shqip ishte \u201cPerikopeja e Ungjillit t\u00eb Pashk\u00ebs\u201d, nj\u00eb tez\u00eb e diskutueshme, pasi ka pasur nj\u00eb renditje tjet\u00ebr n\u00eb studimet e m\u00ebvonshme. M\u00eb e pranueshme p\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb nj\u00eb renditje e till\u00eb e dokumenteve t\u00eb para: 1. Formula e pag\u00ebzimit (1462) 2. Fraza e mallkimit (1483) 3. Perikopeja e Ungjillit t\u00eb Pashk\u00ebs (shek. XV-XVI) 4. Fjalori i von Harffit (1497).<\/h4>\n<h4>Pastaj autori n\u00eb rend kronologjik vazhdoi t\u00eb trajtonte autor\u00eb dhe shoq\u00ebri q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb me k\u00ebt\u00eb problem. Ndon\u00ebse kan\u00eb kaluar disa dekada nga botimi i k\u00ebtij studimi, ndihmesa ishte me vler\u00eb se diti me objektivitet dhe sakt\u00ebsi shkencore t\u00eb paraqes\u00eb pun\u00ebn e b\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, duke hapur nj\u00eb rrug\u00eb q\u00eb do t\u00eb vazhdonin studiues t\u00eb tjer\u00eb.<\/h4>\n<h4><strong>Mendime p\u00ebr gjuh\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt shqipe\u00a0<\/strong><\/h4>\n<h4>Q\u00eb nga Rilindja e k\u00ebtej, por n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare e ka shqet\u00ebsuar zgjidhja e gjuh\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, mbasi disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare po merrnin zgjidhje. Shum\u00eb personalitete n\u00eb shtypin e koh\u00ebs dhan\u00eb mendime, duke e propozuar edhe rrug\u00ebn e zgjidhjes. Por ky problem u diskutua me nj\u00eb seriozitet t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb Komisin\u00eb Letrare Shqipe, t\u00eb mbledhur n\u00eb Shkod\u00ebr gjat\u00eb viteve 1916-1918. Ajo e pranoi t\u00eb folmen e Elbasanit si mb\u00ebshtetje kryesore p\u00ebr gjuh\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt, pasi ajo do t\u00eb sh\u00ebrbente edhe si ur\u00eb n\u00eb mes t\u00eb geg\u00ebrishtes e tosk\u00ebrishtes. Por kjo \u00e7\u00ebshtje nuk u konsiderua plot\u00ebsisht e zgjidhur nga disa intelektual\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, n\u00eb shtypin e koh\u00ebs filluan t\u00eb botoheshin shum\u00eb shkrime me k\u00ebt\u00eb tematik\u00eb. Pak m\u00eb shum\u00eb se dhjet\u00eb vjet nga KLSH J. Rrota botoi artikullin \u201cRreth problemit t\u00eb gjuh\u00ebs letrare\u201d. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb artikull me vler\u00eb jo thjesht se ngre nj\u00eb problem t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb mpreht\u00eb p\u00ebr at\u00eb koh\u00eb dhe m\u00eb von\u00eb, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht tregoi p\u00ebrgatitje filologjike t\u00eb Justin Rrot\u00ebs. Autori q\u00eb n\u00eb fillim vler\u00ebsoi q\u00ebndrimin e popullit shqiptar dhe t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe q\u00eb nuk arriti t\u00eb asimilohej, por ruajti me fanatiz\u00ebm at\u00eb q\u00eb trash\u00ebgoi nga t\u00eb par\u00ebt tan\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Autori u ndal edhe n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr, n\u00eb futjen n\u00eb leksikun e gjuh\u00ebs shqipe t\u00eb fjal\u00ebve t\u00eb huaja, duke shpjeguar faktor\u00ebt q\u00eb ndikuan. Por p\u00ebrgatitja e tij b\u00ebri q\u00eb ai t\u2019i dalloj\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtarizmat nga fjal\u00ebt e huaja. Gjithashtu ai v\u00ebrente n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, disa ia kishin frik\u00ebn l\u00ebvrimit t\u00eb gjuh\u00ebs, ndon\u00ebse ai t\u00ebrhiqte v\u00ebmendjen se deri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk ishte p\u00ebrdorur nj\u00eb gjuh\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt, \u201cpor nj\u00eb gjuh\u00eb dialektore sipas krahin\u00ebs q\u00eb i p\u00ebrkiste shkrimtari\u201d. Prandaj ai k\u00ebshillonte q\u00eb shqipen nuk do ta shkruajm\u00eb \u201cmbar\u00eb e mbrapsht\u00eb, t\u00eb latueme e t\u00eb palatueme\u201d. Gjithnj\u00eb i m\u00ebshon ides\u00eb se duhet t\u00eb pranohej nj\u00eb gjuh\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt letrare. Rrota nuk ishte lokalist. Ai do q\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e ndonj\u00eb krahine ta pranojm\u00eb p\u00ebr gjuh\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Dhe kjo arrihet \u201cvet\u00ebm tue l\u00ebshue p\u00ea shoqi-shoqit\u201d, por duke ruajtur dialektin. Nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr q\u00eb ngre Rrota lidhur me gjuh\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt ishte q\u00ebndrimi ndaj gjuh\u00ebs s\u00eb autor\u00ebve t\u00eb vjet\u00ebr. Ndon\u00ebse e njihte mir\u00eb gjuh\u00ebn e vepr\u00ebs s\u00eb tyre dhe vlerat, nuk pranonte q\u00eb disa trajta t\u00eb tyre t\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsoheshin, pasi ai i konsideronte arkaike. P\u00ebr autorin gjuha zhvillohet dhe p\u00ebrparon. Si baz\u00eb e gjuh\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt pranonte t\u00eb folmen e Elbasanit, e cila ishte n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. P\u00ebr Rrot\u00ebn, zgjidhja e gjuh\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kishte lidhje me zhvillimin kulturor t\u00eb nj\u00eb populli e k\u00ebshtu edhe p\u00ebr shqipen. Autori nuk pranonte zgjidhjen e k\u00ebtij problemi nga nj\u00eb grup njer\u00ebzish q\u00eb mund t\u00eb ngren\u00eb nj\u00eb komision apo akademi meq\u00eb, \u201ctrajtimi i gjuh\u00ebs letrare nuk duhet t\u00eb jet\u00eb nji gja p\u00ebrdhuni\u201d. Ky problem, sipas autorit, \u201cdo t\u00eb vij\u00eb vedit dhe secili do t\u00eb shkoj\u00eb tue pranue n\u00eb shkrim t\u00eb vet njato m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qortueme, t\u00eb p\u00ebrdorueme prej ma t\u00eb zellsh\u00ebmve\u201d.<br \/>\n* * *<br \/>\nAt Justin Rrota u mor edhe me probleme t\u00eb morfologjis\u00eb, t\u00eb sintaks\u00ebs dhe t\u00eb sintaks\u00ebs historike, ku n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb u p\u00ebrqendrua te ablativi (rrjedhorja) n\u00eb studimin \u201cAnalyzimi i rasavet t&#8217;emni te zhvillimi historik i tynvet\u201d (1931). Me interes \u00ebsht\u00eb edhe shkrimi i Rrot\u00ebs \u201cMbi refleksin e vler\u00ebn fonike t\u00eb disa tingujve t\u00eb latinishtes n\u00eb shqipe\u201d (1965). Nj\u00eb vep\u00ebr me vler\u00eb jo vet\u00ebm n\u00eb fush\u00ebn e teksteve shkollore, por edhe t\u00eb sintaks\u00ebs n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi ka qen\u00eb \u201cSintaksi i shqipes\u201d i botuar n\u00eb 1942 dhe i ribotuar, n\u00eb 1943.<\/h4>\n<h4>Ky ishte nj\u00eb tekst i ngritur si nga ana shkencore, ashtu edhe metodike dhe q\u00eb dallohej nga paraardh\u00ebsit p\u00ebr nivelin e ngritur, gj\u00eb q\u00eb b\u00ebri t\u2019i q\u00ebndroj\u00eb koh\u00ebs p\u00ebr disa vjet. Kjo vep\u00ebr e e radhit Justin Rrot\u00ebn n\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr sintaktolog\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb vendit ton\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn kur shkroi. Por vepra m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e Rrot\u00ebs q\u00eb e la n\u00eb dor\u00ebshkrim titullohet \u201cGjuha e shkrueme ose v\u00ebrejtje gramatikore\u201d, e cila p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb q\u00ebndroi n\u00eb arkivat e Institutit t\u00eb Gjuh\u00ebsis\u00eb dhe i Let\u00ebrsis\u00eb, por q\u00eb pa drit\u00ebn e botimit n\u00eb vitin 2006 nga Akademia e Shkencave e Shqip\u00ebris\u00eb dhe Biblioteka fran\u00e7eskane \u201cAt Gjergj Fishta\u201d, Shkod\u00ebr, 612 faqe. Ajo p\u00ebrmban k\u00ebto pjes\u00eb: Brumi i shqipes (Leksikologjia), Tingujt i shqipes (Fonologjia), Trajtat e shqipes (Morfologjia), Fjalia e shqipes (Sintaks\u00eb), T\u00eb p\u00ebrb\u00ebrit e fjal\u00ebve (Etimologji), L\u00ebvruesit e shqipes (Albanologjia). \u00cbsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrsh\u00ebndetur Biblioteka fran\u00e7eskane \u201cAt Gjegj Fishta\u201d q\u00eb deri tashti ka ribotuar pothuajse t\u00eb gjitha veprat e Justin Rrot\u00ebs, botime t\u00eb cilat n\u00eb mjaft raste kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb rralla.<\/h4>\n<h4>* * *<br \/>\nAt Justin Rrota sot e k\u00ebsaj dite mbetet nj\u00eb nga personalitetet dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e shquar t\u00eb gjuh\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare, kryesisht t\u00eb gjysm\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb shekullit XX, duke na l\u00ebn\u00eb nj\u00eb trash\u00ebgimi t\u00eb pasur botuese<\/h4>\n<h4>\n<strong>Gazeta \u201cSTANDART\u201d<\/strong><\/h4>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga prof. dr. Tomor Osmani At Justin Rrota, personalitet dhe dijetar i shquar i kultur\u00ebs shqiptare. Ky personalitet i letrave shqipe, lindi n\u00eb Shkod\u00ebr, m\u00eb 17 shkurt 1889, 120 vjet m\u00eb par\u00eb. Qe nj\u00eb studiues dhe l\u00ebvrues i shquar i gjuh\u00ebs dhe i studimeve shqiptare. Veprimtaria e tij shkencore rrok nj\u00eb periudh\u00eb gati gjysm\u00ebshekullore, duke [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":314,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[16,19],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>At Justin Rrota, personalitet dhe dijetar i shquar i kultur\u00ebs shqiptare. Teologu Justin, njeriu i gjuh\u00ebs - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=313\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"At Justin Rrota, personalitet dhe dijetar i shquar i kultur\u00ebs shqiptare. Teologu Justin, njeriu i gjuh\u00ebs - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga prof. dr. Tomor Osmani At Justin Rrota, personalitet dhe dijetar i shquar i kultur\u00ebs shqiptare. Ky personalitet i letrave shqipe, lindi n\u00eb Shkod\u00ebr, m\u00eb 17 shkurt 1889, 120 vjet m\u00eb par\u00eb. Qe nj\u00eb studiues dhe l\u00ebvrues i shquar i gjuh\u00ebs dhe i studimeve shqiptare. Veprimtaria e tij shkencore rrok nj\u00eb periudh\u00eb gati gjysm\u00ebshekullore, duke [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=313\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-02-06T09:05:09+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/justin-rrota.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"2048\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"1498\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=313\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=313\",\"name\":\"At Justin Rrota, personalitet dhe dijetar i shquar i kultur\u00ebs shqiptare. Teologu Justin, njeriu i gjuh\u00ebs - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=313#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=313#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/justin-rrota.jpg\",\"datePublished\":\"2019-02-06T09:05:09+00:00\",\"dateModified\":\"2019-02-06T09:05:09+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=313#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=313\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=313#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/justin-rrota.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/justin-rrota.jpg\",\"width\":2048,\"height\":1498},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=313#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"At Justin Rrota, personalitet dhe dijetar i shquar i kultur\u00ebs shqiptare. Teologu Justin, njeriu i gjuh\u00ebs\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"At Justin Rrota, personalitet dhe dijetar i shquar i kultur\u00ebs shqiptare. Teologu Justin, njeriu i gjuh\u00ebs - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=313","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"At Justin Rrota, personalitet dhe dijetar i shquar i kultur\u00ebs shqiptare. Teologu Justin, njeriu i gjuh\u00ebs - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"Nga prof. dr. Tomor Osmani At Justin Rrota, personalitet dhe dijetar i shquar i kultur\u00ebs shqiptare. Ky personalitet i letrave shqipe, lindi n\u00eb Shkod\u00ebr, m\u00eb 17 shkurt 1889, 120 vjet m\u00eb par\u00eb. Qe nj\u00eb studiues dhe l\u00ebvrues i shquar i gjuh\u00ebs dhe i studimeve shqiptare. Veprimtaria e tij shkencore rrok nj\u00eb periudh\u00eb gati gjysm\u00ebshekullore, duke [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=313","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2019-02-06T09:05:09+00:00","og_image":[{"width":2048,"height":1498,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/justin-rrota.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"14 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=313","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=313","name":"At Justin Rrota, personalitet dhe dijetar i shquar i kultur\u00ebs shqiptare. Teologu Justin, njeriu i gjuh\u00ebs - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=313#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=313#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/justin-rrota.jpg","datePublished":"2019-02-06T09:05:09+00:00","dateModified":"2019-02-06T09:05:09+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=313#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=313"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=313#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/justin-rrota.jpg","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/justin-rrota.jpg","width":2048,"height":1498},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=313#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"At Justin Rrota, personalitet dhe dijetar i shquar i kultur\u00ebs shqiptare. Teologu Justin, njeriu i gjuh\u00ebs"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/justin-rrota.jpg","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/justin-rrota-150x150.jpg",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/justin-rrota.jpg",2048,1498,false]},"categories_names":{"16":{"name":"Gjuh\u00ebsi","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=16"},"19":{"name":"Reportazh \/ Profil","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=19"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/justin-rrota-150x150.jpg",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/justin-rrota.jpg",300,219,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/justin-rrota.jpg",283,207,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/justin-rrota.jpg",400,293,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/justin-rrota.jpg",600,439,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/justin-rrota.jpg",1024,749,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/justin-rrota.jpg",130,95,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/justin-rrota.jpg",2048,1498,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/313"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=313"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/313\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":315,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/313\/revisions\/315"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/314"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=313"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=313"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=313"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}