{"id":3119,"date":"2019-03-03T09:18:27","date_gmt":"2019-03-03T08:18:27","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=3119"},"modified":"2019-03-03T09:18:27","modified_gmt":"2019-03-03T08:18:27","slug":"pd-lsi-po-bejne-lufte-vetem-per-pushtet-berisha-dhe-meta-kane-frenat-e-opozites","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=3119","title":{"rendered":"\u201cPD-LSI po b\u00ebjn\u00eb luft\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr pushtet, Berisha dhe Meta kan\u00eb frenat e opozit\u00ebs\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Opozita dit\u00ebt e fundit \u00ebsht\u00eb e prirur nga protestat e dhunshme dhe trazirat. Ajo k\u00ebrkon me \u00e7do kusht rr\u00ebzimin e qeveris\u00eb dhe zgjedhje t\u00eb parakohshme dhe p\u00ebr ta arritur k\u00ebt\u00eb arriti deri tek djegia e mandateve t\u00eb deputet\u00ebve. Por p\u00ebr ish-kryetarin e Sh\u00ebrbimit Informativ Shtet\u00ebror, Fatos Klosi, pas skenar\u00ebve destabilizues t\u00eb opozit\u00ebs fshihet ish-kryeministri Sali Berisha.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cSOT\u201d, Klosi deklaroi se Berisha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb personazh q\u00eb k\u00ebrkon me patjet\u00ebr t\u00eb faktorizohet dhe mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u00e7do gj\u00eb p\u00ebr pushtet. Sipas tij, frenat e opozit\u00ebs i ka n\u00eb dor\u00eb Sali Berisha, nd\u00ebrsa shtoi se n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat kushte ndodhet edhe presidenti Ilir Meta.<\/p>\n<p>Teksa shpreson q\u00eb presidenti do t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb zgjidh\u00eb kriz\u00ebn politike, Klosi theksoi se edhe Meta ka ndikim n\u00eb LSI nj\u00ebsoj si Berisha n\u00eb PD. Nd\u00ebrsa vet\u00eb aktin e l\u00ebnies s\u00eb mandateve, Fatos Klosi e sheh si nj\u00eb vendim t\u00eb turpsh\u00ebm dhe absurd t\u00eb opozit\u00ebs. Sipas tij, PD-LSI po b\u00ebjn\u00eb luft\u00eb p\u00ebr pushtet.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ai n\u00ebnvizoi se kjo klim\u00eb e tensionuar politike nuk mund t\u00eb ndikoj\u00eb tek reforma n\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p><strong>-PD-LSI kan\u00eb djegur mandatet e deputet\u00ebve. Si e shihni veprimin e tyre? A mendoni se do t\u00eb arrihen zgjedhjet e parakohshme, si\u00e7 k\u00ebrkon opozita?<\/strong><\/p>\n<p>-Jo, mendoj se nuk do t\u00eb ket\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme. Vendimin p\u00ebr t\u00eb djegur mandatet e shikoj si nj\u00eb zgjidhje q\u00eb ata e kan\u00eb konsideruar t\u00eb fundit meqen\u00ebse e shohin q\u00eb nuk kan\u00eb asnj\u00eb shans q\u00eb t\u00eb fitojn\u00eb normalisht.<\/p>\n<p><strong>-Kryeministri Edi Rama i b\u00ebri dje nj\u00eb thirrje publike liderit t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr dialog. N\u00ebse pal\u00ebt ulen n\u00eb tryez\u00eb, a mund t\u00eb zhb\u00ebhet situata n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhemi?<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb shpresoj q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpunim. Deklaratat jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb larg\u00ebta, Basha e ka th\u00ebn\u00eb shum\u00eb her\u00eb q\u00eb nuk ka asnj\u00eb marr\u00ebveshje me Ram\u00ebn. Por k\u00ebtu gjithmon\u00eb jan\u00eb arritur marr\u00ebveshje n\u00eb minut\u00ebn e fundit dhe jam i sigurt q\u00eb k\u00ebto marr\u00ebveshje kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb detyruara nga partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Partner\u00ebt e quajn\u00eb akoma larg fushat\u00ebn elektorale politike, jo lokale, por e quajn\u00eb larg dhe prandaj nuk kan\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb aq shum\u00eb. Jan\u00eb b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm deklarata nga europarlamentar\u00ebt q\u00eb erdh\u00ebn dhe kaq. Kur t\u00eb vij\u00eb koha q\u00eb t\u00eb jet\u00eb ngut, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb ulen. Po u ul\u00ebn dhe po ran\u00eb dakord pal\u00ebt, situata sigurisht q\u00eb mund t\u00eb zhb\u00ebhet. Situata \u00ebsht\u00eb e krijuar nga k\u00ebta njer\u00ebz q\u00eb ne i njohim, nuk \u00ebsht\u00eb krijuar nga Per\u00ebndia dhe ne nuk e dim\u00eb se \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb ai. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb situat\u00eb njer\u00ebzore k\u00ebshtu q\u00eb ata njer\u00ebz q\u00eb e krijuan k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, ata njer\u00ebz mund ta \u00e7\u2019krijojn\u00eb k\u00ebt\u00eb. Problemi \u00ebsht\u00eb pak i ngat\u00ebrruar sepse k\u00ebtu jan\u00eb disa interesa n\u00eb valle. Nuk jan\u00eb parime q\u00eb t\u00eb thuash q\u00eb tani hajde se mbase merremi vesh. Jan\u00eb n\u00eb mes interesa p\u00ebr pushtet, \u00ebsht\u00eb luft\u00eb politike. Nj\u00ebra pal\u00eb do t\u00eb mbaj\u00eb at\u00eb situat\u00eb q\u00eb ka fituar me zgjedhjet, pala tjet\u00ebr thot\u00eb \u00ebsht\u00eb von\u00eb t\u00eb presim, ishalla b\u00ebjm\u00eb zgjedhje q\u00eb tani dhe nuk i dihet, mbase fitojm\u00eb.<\/p>\n<p><strong>-A mund t\u00eb sjell\u00eb djegia e mandatave fundin politik t\u00eb lider\u00ebve opozitar\u00eb, duke qen\u00eb se kemi par\u00eb sesi kandidat\u00ebt n\u00eb lista kan\u00eb pranuar mandatet?<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e ngat\u00ebrruar kjo pun\u00eb sepse ata q\u00eb i kan\u00eb pranuar mandatet u erdhi shansi p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb deputet\u00eb, por ata nuk quhen opozit\u00eb. Nuk mund t\u2019i quash opozit\u00eb ata sa koh\u00eb q\u00eb partit\u00eb zyrtare nuk i pranojn\u00eb si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb tyre. Kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb lista, por ata e treguan q\u00eb s\u2019jan\u00eb me partit\u00eb. \u00cbsht\u00eb e ngat\u00ebrruar. Un\u00eb nuk e kam merakun as tek ata. Problemi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i thjesht\u00eb: qeverisja t\u00eb vazhdoj\u00eb pun\u00ebn e saj sepse do t\u00eb ishte nj\u00eb precedent v\u00ebrtet shum\u00eb i rreziksh\u00ebm. Sa her\u00eb q\u00eb opozita mendon ose pretendon se jan\u00eb bler\u00eb votat dhe mbase ka ardhur dita t\u00eb fitoj\u00eb, mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb. Djeg mandatet edhe vendi ngelet pa opozit\u00eb dhe quhet e r\u00ebnd\u00eb. Por un\u00eb nuk e quaj shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb opozita asnj\u00ebher\u00eb nuk ka qen\u00eb, as pala tjet\u00ebr, as socialist\u00ebt kur kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb opozit\u00eb, nuk ka qen\u00eb faktor i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. T\u00eb dyja pal\u00ebt n\u00eb opozit\u00eb luft\u00eb politike kan\u00eb b\u00ebr\u00eb, nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb opozit\u00eb t\u00eb vendimeve q\u00eb merr pozita. Nuk kan\u00eb diskutuar p\u00ebr problemet konkrete, p\u00ebr ligjet konkret\u00eb, p\u00ebr t\u00eb gjitha vendimet q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb Kuvend. Jan\u00eb b\u00ebr\u00eb thjesht diskutime n\u00eb parim, jo vidhni, jo hapni kutit\u00eb, etj.. Tani po thuhet se jan\u00eb bler\u00eb votat, mbetemi te e nj\u00ebjta gj\u00eb. Un\u00eb mendoj q\u00eb punohet fare kollaj edhe pa opozit\u00eb sepse opozita asnj\u00ebher\u00eb s\u2019ka qen\u00eb konstruktive. Nuk ka qen\u00eb nj\u00eb opozit\u00eb q\u00eb kontribuonte n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e ligjeve. Opozita o ka b\u00ebr\u00eb estrad\u00eb t\u00eb enjteve, o ka kund\u00ebrshtuar n\u00eb parim, s\u2019ka qen\u00eb fare aty. Nga kjo pik\u00ebpamje, edhe sikur t\u00eb mungonte edhe p\u00ebr nja dy vjet, nuk \u00ebsht\u00eb se prish ndonj\u00eb pun\u00eb t\u00eb madhe. Ata vet\u00eb e zgjodh\u00ebn me shpres\u00ebn q\u00eb kjo do t\u00eb ishte e r\u00ebnd\u00eb, si rrjedhim bota nuk do t\u00eb na lejoj\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb Parlament pa opozit\u00eb dhe do t\u00eb na detyroj\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb zgjedhje. T\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb hamendje. Do jet\u00eb interesante nga pik\u00ebpamja teknike sesi do t\u00eb zgjidhet problemi, por nga pik\u00ebpamja parimore q\u00eb e d\u00ebmton kjo apo jo pun\u00ebn ligjb\u00ebr\u00ebse t\u00eb Parlamenti, mund t\u00eb themi fare. Opozita nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb aktive.<\/p>\n<p><strong>-A mendoni se opozita e kishte t\u00eb mir\u00eb-menduar planin p\u00ebr t\u00eb djegur mandatet apo ishte thjesht nj\u00eb vendim i momentit p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb presion?<\/strong><\/p>\n<p>Opozita nuk kishte plan tjet\u00ebr. Plani tjet\u00ebr k\u00ebrkon shum\u00eb impenjim, ai \u00ebsht\u00eb i ngat\u00ebrruar sepse k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb b\u00ebsh nj\u00eb opozit\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ta kund\u00ebrshtosh qeverin\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha ato pikat e saj t\u00eb dob\u00ebta. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb k\u00ebtu sajohen ngjarje pafund jo v\u00ebllai, jo motra. V\u00ebrtet nuk m\u00eb p\u00eblqejn\u00eb. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi opozitat n\u00eb Shqip\u00ebri kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb kollajshme.<\/p>\n<p><strong>-N\u00eb optik\u00ebn tuaj, cili do t\u00eb jet\u00eb fundi i lider\u00ebve opozitar\u00eb pas aktit t\u00eb djegies s\u00eb mandateve?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk e di, varet nga ata. Varet sesi do t\u00eb sillen. Ata nuk \u00ebsht\u00eb se kan\u00eb b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb krim, por p\u00ebr mua kan\u00eb gabuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb veprim konkret dhe mbase mund tu kushtoj\u00eb, por kjo do t\u00eb varet nga m\u00ebnyra sesi do t\u00eb sillen nes\u00ebr, si do t\u00eb sillen pasnes\u00ebr. \u00cbsht\u00eb pun\u00eb e tyre dhe n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb logjik\u00ebs s\u00eb asaj q\u00eb do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb, t\u00eb mb\u00ebshtetjes q\u00eb kan\u00eb n\u00eb elektoratin e tyre. Jan\u00eb shum\u00eb faktor\u00eb.<\/p>\n<p><strong>-Si i shihni reagimet e 7 eurodeputet\u00ebve q\u00eb ishin pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb? Ata u treguan mjaft t\u00eb ashp\u00ebr dhe kritikues ndaj opozit\u00ebs.<\/strong><\/p>\n<p>Ata u \u00e7udit\u00ebn dhe than\u00eb q\u00eb nuk ka ndodhur ndonj\u00ebher\u00eb q\u00eb opozita e t\u00ebra t\u00eb l\u00ebr\u00eb Parlamentin. Nuk e kan\u00eb k\u00ebt\u00eb eksperienc\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb ata me t\u00eb drejt\u00eb than\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb kjo zgjidhja. Po t\u00eb ishte kjo zgjidhja do t\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb edhe n\u00eb Holand\u00eb dikur kur nuk merreshin vesh q\u00eb ndenj\u00ebn nj\u00eb vit pa qeveri, edhe n\u00eb Belgjik\u00eb. N\u00eb t\u00eb gjitha vendet ku ka pasur kriz\u00eb politike, do t\u00eb ishte p\u00ebrdorur kjo zgjidhje. Fakti q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur kjo zgjidhje, tregon q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e \u00e7uditshme, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb marifet shqiptar sepse ne kemi gjithmon\u00eb disa merita n\u00eb sajimin e t\u00eb tilla gj\u00ebrave. Ata than\u00eb opinionin e tyre, than\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb kjo rruga e duhur. Ju b\u00ebni si t\u00eb doni, than\u00eb, por nuk \u00ebsht\u00eb kjo rruga q\u00eb duhet t\u00eb zgjedh\u00eb opozita. Opozita duhet t\u00eb zgjedh\u00eb rrug\u00ebn e p\u00ebrplasjes konstruktive n\u00eb Parlament. Vet\u00ebm k\u00ebshtu mund t\u00eb tregoj\u00eb veten para publikut q\u00eb edhe ne jemi gati p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pushtetin. P\u00ebr mua, opozita nuk \u00ebsht\u00eb absolutisht gati p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pushtetin, \u00ebsht\u00eb e pazonj\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pushtetin. N\u00ebse nes\u00ebr vijn\u00eb n\u00eb qeveri, nuk kan\u00eb k\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb minist\u00ebr sepse jan\u00eb kalamaj t\u00eb gjith\u00eb. Gj\u00ebja m\u00eb e madhe q\u00eb din\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb din\u00eb anglisht. Kjo \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb si mod\u00eb tani, kush di anglisht quhet i p\u00ebrgatitur dhe i aft\u00eb. Eurodeputet\u00ebt than\u00eb at\u00eb q\u00eb ishte m\u00eb e logjikshme. Ata q\u00eb erdh\u00ebn jan\u00eb eurodeputet\u00eb, por ka edhe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj se ata. K\u00ebta ishin nj\u00eb delegacion dhe nuk mund t\u00eb merrnin p\u00ebrsip\u00ebr rregullimin e situat\u00ebs. Jan\u00eb t\u00eb tjer\u00eb ata q\u00eb i marrin dhe ju shkulin mjekr\u00ebn, jan\u00eb ata q\u00eb i than\u00eb ikni mblidhuni 140 vet\u00eb dhe votoni ndryshimet kushtetuese. U mblodh\u00ebn ata t\u00eb gjith\u00eb, gj\u00eb q\u00eb nuk kishte ndodhur m\u00eb par\u00eb. K\u00ebta ishin nj\u00eb delegacion deputet\u00ebsh dhe than\u00eb at\u00eb q\u00eb duhej th\u00ebn\u00eb. Pastaj jan\u00eb ca t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb po u zgjat edhe p\u00ebr ca koh\u00eb kjo, natyrisht do t\u00eb vij\u00eb nj\u00eb minist\u00ebr, nj\u00eb an\u00ebtar dhe po nuk b\u00ebn\u00eb dot asgj\u00eb as ata, do t\u2019i th\u00ebrrasin n\u00eb Bruksel k\u00ebta tan\u00ebt dhe do tu thon\u00eb ore boll se na m\u00ebrzit\u00ebt. \u00cbsht\u00eb shkall\u00eb-shkall\u00eb d.m.th.<\/p>\n<p><strong>-Mendoni se BE \u00ebsht\u00eb m\u00ebrzitur nga kjo sjellje e politik\u00ebs ton\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Sigurisht, absolutisht q\u00eb po. \u00cbsht\u00eb absurde, kush mendon ndryshe \u00ebsht\u00eb budallall\u00ebk. Jan\u00eb para nj\u00eb dileme q\u00eb tani n\u00eb qershor pritet nga t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb ne t\u00eb marrim shpres\u00ebn p\u00ebr t\u00eb hapur bisedimet. Nuk mund t\u00eb hapen bisedime m\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb akoma nuk i ka sqaruar parimet themelore t\u00eb demokracis\u00eb brenda vendit t\u00eb vet. Kur opozita \u00ebsht\u00eb e pak\u00ebnaqur dhe duket sikur ja vodh\u00ebn votat edhe pse kishte 6-7 ministra, i firmos\u00ebn t\u00eb gjitha procesverbalet dhe than\u00eb prit nj\u00eb her\u00eb, ta provojm\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb sepse u d\u00ebgjua Gjushi q\u00eb thoshte prit se do t\u2019i them un\u00eb, etj.. Edhe k\u00ebt\u00eb tem\u00eb ata e cek\u00ebn, por nuk jan\u00eb raste sporadike q\u00eb vendosin n\u00ebse opozita humbi sepse ju blen\u00eb votat. K\u00ebto jan\u00eb muhabete kot.<\/p>\n<p><strong>-Sipas jush, e gjith\u00eb kjo situat\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm luft\u00eb p\u00ebr pushtet apo fshihen edhe interesa t\u00eb tjer\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Jo, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm interesi dhe lufta p\u00ebr pushtet. Pushteti \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri sepse s\u00eb bashku me korrupsionin t\u00eb b\u00ebjn\u00eb shum\u00eb t\u00eb pasur. Kaq e thjesht\u00eb \u00ebsht\u00eb. \u00cbsht\u00eb luft\u00eb e fort\u00eb p\u00ebr pushtet n\u00eb Shqip\u00ebri, jo p\u00ebr parime, jo midis t\u00eb majt\u00ebs dhe t\u00eb djatht\u00ebs sepse k\u00ebtu jan\u00eb ngat\u00ebrruar t\u00eb gjith\u00eb. K\u00ebtu edhe lufta prandaj b\u00ebhet e fort\u00eb sepse marrja e pushtetit t\u00eb nxjerr mbi uj\u00eb nga t\u00eb gjitha pik\u00ebpamjet.<\/p>\n<p><strong>-Pas protest\u00ebs s\u00eb 16 shkurtit, pati tensione edhe n\u00eb nj\u00eb tubim t\u00eb mbajtur para Parlamentit dit\u00ebn e mart\u00eb. A do t\u00eb zgjidh\u00eb gj\u00eb opozita p\u00ebrmes trazirave?<\/strong><\/p>\n<p>Asgj\u00eb nuk zgjidh dot. E para, sepse nuk \u00ebsht\u00eb kjo rruga. P\u00ebrmes k\u00ebtij skenari, nuk tronditet njeri. Kjo shqet\u00ebson policin\u00eb q\u00eb ka p\u00ebr t\u00eb detyr\u00eb t\u00eb mbajn\u00eb rendin. Natyrisht ata t\u00eb shkret\u00ebt kan\u00eb p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb mobilizohen, t\u00eb punojn\u00eb jasht\u00eb orarit, t\u00eb p\u00ebrplasen, t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb spital, kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb kurrizin e policis\u00eb. Por kjo nuk shqet\u00ebson njeri tjet\u00ebr. Ka edhe nj\u00eb arsye tjet\u00ebr pse opozita nuk mund t\u00eb dal\u00eb e fituar me protesta. Do t\u00eb vij\u00eb dita q\u00eb do t\u00eb zbehen t\u00eb gjitha. Opozita e ka par\u00eb q\u00eb kjo nuk t\u00eb \u00e7on asgj\u0451kundi. Tani e than\u00eb europarlamentar\u00ebt, nes\u00ebr do ta thot\u00eb nj\u00eb minist\u00ebr i BE, do t\u00eb kalojn\u00eb ca dit\u00eb e ca jav\u00eb dhe do ta shohin q\u00eb, k\u00ebto protesta q\u00eb lodhin edhe ata q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb, do t\u00eb zbehen dhe nuk do t\u2019i japin zgjidhje situat\u00ebs. Un\u00eb nuk di t\u00eb jet\u00eb zgjidhur ndonj\u00eb gj\u00eb me protest\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. T\u00eb vetmet zgjedhje t\u00eb parakohshme ishin ato t\u00eb 1997. Natyrisht at\u00ebher\u00eb ishte nj\u00eb situat\u00eb lufte, k\u00ebrciste kallashnikovi. Protestat n\u00eb Shqip\u00ebri nuk kan\u00eb funksionuar asnj\u00ebher\u00eb. Edhe kjo n\u00eb at\u00eb vazhd\u00eb \u00ebsht\u00eb. K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb loj\u00eb nervash, kush do t\u00eb dor\u00ebzohet m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p><strong>-Shum\u00eb personazhe flasin se mund t\u00eb kemi nj\u00eb skenar destabilizimi. A mendoni se po ndodh di\u00e7ka e till\u00eb dhe si i shihni thirrjet e opozit\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb Sali Berish\u00ebs p\u00ebr mosbindje civile?<\/strong><\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb k\u00ebto jan\u00eb momente destabilizimi, por jo n\u00eb at\u00eb kuptim. Destabilizim n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb qeveria t\u00eb dal\u00eb q\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb e zonja ta mbaj\u00eb k\u00ebt\u00eb vend dhe do t\u00eb th\u00ebrrasim t\u00eb tjer\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim destabilizim \u00ebsht\u00eb, por jo n\u00eb at\u00eb kuptim q\u00eb i jepet sepse destabilizim quhet ndonj\u00eb gj\u00eb shum\u00eb e madhe, sikur do t\u00eb p\u00ebrmbyset shteti, etj.. Destabilizimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb situat\u00eb q\u00eb tregon q\u00eb qeveria s\u2019paska qen\u00eb e zonja q\u00eb ta mbaj\u00eb gjendjen stab\u00ebl, q\u00eb s\u2019t\u00eb jep garanci n\u00eb vendin t\u00ebnd dhe thuhet se duhet nd\u00ebrruar kjo qeveri. Ky \u00ebsht\u00eb destabilizimi. Kam krijuar p\u00ebrshtypjen q\u00eb e konsiderojn\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb k\u00ebt\u00eb. Ata p\u00ebr k\u00ebt\u00eb e b\u00ebjn\u00eb. Ata duan q\u00eb vendi t\u00eb destabilizohet q\u00eb ata q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb thon\u00eb q\u00eb qeveria nuk \u00ebsht\u00eb e zonja. Edhe thirrjet e Berish\u00ebs p\u00ebr mosbindje civile k\u00ebtu futen. Mosbindja civile k\u00ebtu futet, e \u00e7on qeverin\u00eb drejt humbjes s\u00eb kontrollit, t\u00eb pakt\u00ebn kjo synohet.<\/p>\n<p><strong>-A ekziston rreziku q\u00eb turma gjat\u00eb protestave q\u00eb jan\u00eb paralajm\u00ebruar n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vijim t\u00eb m\u00ebsyjn\u00eb n\u00eb ambientet e brendshme t\u00eb Parlamentit dhe t\u00eb Kryeministris\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Le t\u00eb m\u00ebsyjn\u00eb. Ato godina jan\u00eb. N\u00ebse protestuesit futen gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb po mbahet nj\u00eb seanc\u00eb plenare, at\u00ebher\u00eb ky do t\u00eb ishte nj\u00eb turp i madh. Nuk do t\u00eb ishte ndonj\u00eb \u00e7udi e madhe. Ndodhi n\u00eb Maqedoni kjo pun\u00eb dhe tani po arrestohen shkaktar\u00ebt e k\u00ebsaj. Por do t\u00eb ishte nj\u00eb turp shum\u00eb i madh, asgj\u00eb tjet\u00ebr. Ja i gjet\u00ebn deputet\u00ebt brenda, \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb? Ndonj\u00ebri mund t\u00eb haj\u00eb edhe ndonj\u00eb shpull\u00eb, po pastaj? Nuk kemi frik\u00eb t\u00eb krijojm\u00eb frik\u00eb pa kuptim q\u00eb po na hyn\u00eb n\u00eb Parlament u b\u00eb nami. Trembet populli sikur kushedi \u00e7far\u00eb po ndodh. Disa shqiptar\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb pak\u00ebnaqur, q\u00eb duan t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb pushtet, etj., sajojn\u00eb nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb k\u00ebta t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb kan\u00eb fituar ato vende n\u00eb Parlament t\u00eb tremben dhe t\u00eb ikin dhe t\u00eb b\u00ebjn\u00eb zgjedhje. Mua nuk do t\u00eb m\u00eb p\u00eblqente, asnj\u00eb shqiptari nuk do t\u2019i p\u00eblqente kjo situat\u00eb q\u00eb po krijon opozita p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pushtetin. Disa thon\u00eb q\u00eb ta marrin pushtetin n\u00eb tavolin\u00eb, por n\u00eb tavolin\u00eb s\u2019e marrin dot dhe duke qen\u00eb se u bind\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, tani po krijojn\u00eb situata me dhun\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb m\u00ebrziten dhe t\u00eb thon\u00eb l\u00ebshoni edhe ju pe, b\u00ebni zgjedhje t\u00eb parakohshme n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb qet\u00ebsohet situata. Asnjeri s\u2019ka garanci se qet\u00ebsohet situata me zgjedhje t\u00eb parakohshme sepse nuk e dim\u00eb rezultatin. Ja ta z\u00ebm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast se u b\u00ebn\u00eb zgjedhjet e parakohshme dhe opozita humb. \u00c7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb? Do ta pranojn\u00eb, do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur? Nuk ka ndodhur ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Vet\u00ebm zgjedhjet e 2005 q\u00eb p\u00ebr mua ishte nj\u00eb marr\u00ebveshje e heshtur, nj\u00ebri q\u00eb ishte m\u00ebrzitur nga qeverisja dhe donte t\u00eb rrinte pushim, ia dha pal\u00ebs tjet\u00ebr dhe mbaroi. Pra, nuk \u00ebsht\u00eb se po t\u00eb b\u00ebjn\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme, do t\u2019i jepet zgjidhje situat\u00ebs. T\u00eb parakohshme ishin edhe zgjedhjet e 1997. Kam qen\u00eb n\u00ebnkryetar i Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve un\u00eb. Zgjedhjet u b\u00ebn\u00eb normale fare, por pas dy jav\u00ebsh filluan protestat. Dhe ishin protesta q\u00eb digjeshin \u00e7do nat\u00eb dritaret e Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme, dyert e Kryeministris\u00eb. Pastaj mos harroni \u00e7far\u00eb ndodhi n\u00eb 1998, nj\u00eb vit pas atyre zgjedhjeve. Ato zgjedhje t\u00eb parakohshme gjith\u00eb bota i konsideroi q\u00eb do t\u2019i b\u00ebjm\u00eb sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zgjidhje. Nuk \u00ebsht\u00eb e sigurt, nuk e vendos zgjedhja n\u00eb Shqip\u00ebri qet\u00ebsin\u00eb. N\u00eb Shqip\u00ebri qet\u00ebsia prishet nga ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb pak\u00ebnaqur, nga ata q\u00eb duan t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb pushtet para kohe, nga ata q\u00eb mendojn\u00eb se ju ka ardhur dita.<\/p>\n<p><strong>-Duke qen\u00eb se opozita po ndjek skenar\u00ebt e dhun\u00ebs dhe Sali Berisha njihet si m\u00eb radikali mes opozitar\u00ebve, a mendoni se fshihet ky i fundit pas gjith\u00e7kaje sepse sa her\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb opozit\u00eb kemi patur t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn situat\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Sigurisht, ai \u00ebsht\u00eb i pari.Ku ka k\u00ebllqet Luli t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb tilla. K\u00ebt\u00eb nuk e v\u00eb n\u00eb diskutim fare. Mos e b\u00ebni k\u00ebt\u00eb pyetje fare. Nuk duhet v\u00ebn\u00eb fare n\u00eb dyshim. Kjo \u00ebsht\u00eb evidente, \u00ebsht\u00eb absurde ta mendosh q\u00eb \u00ebsht\u00eb ndryshe. Nuk ka k\u00ebllqe Luli t\u00eb veproj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, ai ik\u00ebn p\u00ebrnj\u00ebher\u00eb, nuk i beson njeri Lulit. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute Berisha \u00ebsht\u00eb ideatori i gjith\u00eb k\u00ebsaj gj\u00ebje. Ai e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb sepse \u00ebsht\u00eb i prirur p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb protagonist, nga d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb pushtet, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb ai q\u00eb vendos p\u00ebr fatin e k\u00ebtij vendi. Nuk rri ai dot jasht\u00eb ngjarjeve. \u00cbsht\u00eb i s\u00ebmur\u00eb, ata q\u00eb e njohin k\u00ebt\u00eb thon\u00eb. Sa keq q\u00eb na q\u00eblloi neve ky njeri dhe nuk q\u00eblloi n\u00eb ndonj\u00eb vend tjet\u00ebr. Ai \u00ebsht\u00eb i aft\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb gjith\u00e7ka.<\/p>\n<p><strong>-\u00c7far\u00eb q\u00ebndrimi prisni t\u00eb mbaj\u00eb presidenti Ilir Meta n\u00eb zgjidhjen e k\u00ebsaj situate?<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb pres shum\u00eb prej tij me th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn. E para sepse \u00ebsht\u00eb president i vendit edhe e ka p\u00ebr detyr\u00eb, edhe \u00ebsht\u00eb burr\u00eb i men\u00e7ur. E dyta, ka edhe ai frenat e opozit\u00ebs. Edhe ai \u00ebsht\u00eb si puna e Berish\u00ebs q\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb kryetar, por \u00ebsht\u00eb edhe ai kryetar n\u00eb LSI. LSI \u00ebsht\u00eb nj\u00eb forc\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e opozit\u00ebs dhe presidenti s\u2019\u00ebsht\u00eb kryetar, por \u00ebsht\u00eb kryetar. \u00cbsht\u00eb n\u00eb pozit\u00eb t\u00eb ngjashme me Berish\u00ebn. K\u00ebshtu q\u00eb n\u00eb qoft\u00eb se edhe ai do q\u00eb edhe si president t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb merit\u00eb p\u00ebr zgjidhjen e situat\u00ebs, natyrisht q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb edhe pozicionin e ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb ka lidhur me nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs, edhe kryetarll\u00ebkun e LSI. Un\u00eb besoj tek ai. Un\u00eb e njoh, kam punuar me t\u00eb, tani muhabetet q\u00eb b\u00ebhen atje brenda nuk i di sepse jam larguar nga ajo parti me koh\u00eb, por them q\u00eb Meta ka mund\u00ebsi t\u00eb b\u00ebj\u00eb di\u00e7ka. Ai e b\u00ebri nj\u00eb hap, tha q\u00eb opozita duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb hap mbrapa, nd\u00ebrsa qeveria dy. D.m.th mir\u00eb, \u00ebsht\u00eb normale q\u00eb qeveria t\u00eb b\u00ebj\u00eb 2 hapa mbrapa sepse \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhe, \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb, i ka hapat m\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr. Ai e tha dhe kjo deklarat\u00eb p\u00ebr mua ishte pozitive. Tani le t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe nj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>-Zyrtar\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb kan\u00eb v\u00ebn\u00eb alarmin se situata kaotike e krijuar n\u00eb vendin ton\u00eb mund t\u2019u sh\u00ebrbej\u00eb shteteve t\u00eb tjera q\u00eb nuk e duan t\u00eb mir\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb. Kjo situat\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhemi, a na b\u00ebn nj\u00eb pre m\u00eb t\u00eb leht\u00eb p\u00ebrball\u00eb vendeve t\u00eb huaja?<\/strong><\/p>\n<p>Jo, mua m\u00eb vjen keq q\u00eb ne, kur nuk dim\u00eb t\u00eb rregullojm\u00eb pun\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb, i kthehemi gogolit t\u00eb huaj. Ka ikur ajo koh\u00eb, kurrkush nuk ka pretendime ndaj Shqip\u00ebris\u00eb tani. Ne mund t\u00eb sajojm\u00eb sa t\u00eb duam ngjarje, por si shqiptar, un\u00eb nuk mund ta pranoj k\u00ebt\u00eb tez\u00eb. Nuk mund ta pranoj q\u00eb gjynahet tona, paaft\u00ebsit\u00eb tona, mungesa jon\u00eb e kultur\u00ebs, injoranca jon\u00eb ne t\u2019ia veshim t\u00eb tjer\u00ebve. P\u00ebr k\u00ebto mang\u00ebsit\u00eb tona ne e kemi m\u00eb kollaj t\u00eb themi q\u00eb serbin e kemi tek dera, rusin e kemi tek dera, etj. Un\u00eb nuk di ndonj\u00eb gj\u00eb konkrete q\u00eb ka kontribut t\u00eb huaj. Po ja ta z\u00ebm\u00eb se e b\u00ebn\u00eb ata k\u00ebt\u00eb pun\u00eb. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb nuk kap 3 milion\u00ebshin tani, n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb relativisht t\u00eb prapambetur t\u00eb Evrop\u00ebs dhe me shum\u00eb probleme. \u00c7far\u00eb fituan?<\/p>\n<p><strong>-A mundet q\u00eb p\u00ebrplasjet politike t\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb zbatimin e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi?<\/strong><\/p>\n<p>Jo, nuk besoj. Reforma ka rrug\u00ebn e saj. P\u00ebrplasjet politike e b\u00ebjn\u00eb Parlamentin pak t\u00eb pazot\u00eb, sidomos n\u00eb ato detyra q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb mazhoranc\u00eb t\u00eb cil\u00ebsuar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, t\u00eb gjitha detyrat e Parlamentit lidhur me reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi jan\u00eb mbaruar. Kan\u00eb mbetur tek-tuk gj\u00ebra t\u00eb vogla, por gj\u00ebrat kryesore jan\u00eb mbaruar. Tani u ngelet institucioneve t\u00eb shtetit q\u00eb t\u00eb kryejn\u00eb pun\u00ebn e tyre, t\u00eb kontribuojn\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhen ato procedurat teknike, q\u00eb t\u00eb ken\u00eb fonde institucionet e krijuara, t\u00eb ken\u00eb zyra, etj.<\/p>\n<p><strong>-Mendoni se ka ardhur koha q\u00eb t\u2019i jepet fund pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb n\u00eb nivele t\u00eb larta?<\/strong><\/p>\n<p>Jo ka ardhur, por ka kaluar. N\u00ebse ka patur ndonj\u00eb fenomen q\u00eb ka influencuar n\u00eb zgjatjen e k\u00ebtij tranzicioni \u00ebsht\u00eb pand\u00ebshkueshm\u00ebria. Njer\u00ebzit me pushtet, njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb n\u00eb dor\u00eb vendimmarrje, njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb n\u00eb dor\u00eb paran\u00eb e k\u00ebtij populli gati-gati kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb bindur q\u00eb k\u00ebtu fajet nuk nd\u00ebshkohen. P\u00ebrdoren si shembuj ca gjynahqar\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl pa asnj\u00eb mb\u00ebshtetje dhe pa asgj\u00eb, por ata m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmit nuk jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebshkuar. Un\u00eb mund t\u2019i num\u00ebroj me gishta ata q\u00eb jan\u00eb d\u00ebnuar. Nuk jan\u00eb nd\u00ebshkuar asnj\u00ebher\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri korrupsioni \u00ebsht\u00eb galopant. Ne e shohim, pas 27 vjet\u00ebsh, vet\u00ebm ndihmat e huaja q\u00eb kan\u00eb ardhur n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb shkrir\u00eb dhe b\u00ebjn\u00eb shifra alarmante. T\u00eb mos themi pastaj p\u00ebr investimet q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe nuk dihet se ku kan\u00eb p\u00ebrfunduar. Pra, boll nga nj\u00eb analiz\u00eb e till\u00eb shum\u00eb e p\u00ebrgjithshme mund t\u00eb thuash q\u00eb k\u00ebtu ka patur jo gabime, por edhe faje t\u00eb r\u00ebnda dhe un\u00eb nuk di q\u00eb t\u00eb jen\u00eb b\u00ebr\u00eb shembuj ca figura q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb boza q\u00eb sot konsiderohen t\u00eb pasur pa pasur asnj\u00eb biznes, vet\u00ebm duke qen\u00eb n\u00eb pun\u00ebt e larta t\u00eb shtetit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Opozita dit\u00ebt e fundit \u00ebsht\u00eb e prirur nga protestat e dhunshme dhe trazirat. Ajo k\u00ebrkon me \u00e7do kusht rr\u00ebzimin e qeveris\u00eb dhe zgjedhje t\u00eb parakohshme dhe p\u00ebr ta arritur k\u00ebt\u00eb arriti deri tek djegia e mandateve t\u00eb deputet\u00ebve. Por p\u00ebr ish-kryetarin e Sh\u00ebrbimit Informativ Shtet\u00ebror, Fatos Klosi, pas skenar\u00ebve destabilizues t\u00eb opozit\u00ebs fshihet ish-kryeministri Sali [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":3120,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[6,3,5],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>\u201cPD-LSI po b\u00ebjn\u00eb luft\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr pushtet, Berisha dhe Meta kan\u00eb frenat e opozit\u00ebs\u201d - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=3119\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"\u201cPD-LSI po b\u00ebjn\u00eb luft\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr pushtet, Berisha dhe Meta kan\u00eb frenat e opozit\u00ebs\u201d - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Opozita dit\u00ebt e fundit \u00ebsht\u00eb e prirur nga protestat e dhunshme dhe trazirat. Ajo k\u00ebrkon me \u00e7do kusht rr\u00ebzimin e qeveris\u00eb dhe zgjedhje t\u00eb parakohshme dhe p\u00ebr ta arritur k\u00ebt\u00eb arriti deri tek djegia e mandateve t\u00eb deputet\u00ebve. Por p\u00ebr ish-kryetarin e Sh\u00ebrbimit Informativ Shtet\u00ebror, Fatos Klosi, pas skenar\u00ebve destabilizues t\u00eb opozit\u00ebs fshihet ish-kryeministri Sali [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=3119\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-03-03T08:18:27+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/FATOS_KLOSI.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1103\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"590\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"19 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=3119\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=3119\",\"name\":\"\u201cPD-LSI po b\u00ebjn\u00eb luft\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr pushtet, Berisha dhe Meta kan\u00eb frenat e opozit\u00ebs\u201d - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=3119#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=3119#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/FATOS_KLOSI.jpg\",\"datePublished\":\"2019-03-03T08:18:27+00:00\",\"dateModified\":\"2019-03-03T08:18:27+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=3119#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=3119\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=3119#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/FATOS_KLOSI.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/FATOS_KLOSI.jpg\",\"width\":1103,\"height\":590},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=3119#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"\u201cPD-LSI po b\u00ebjn\u00eb luft\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr pushtet, Berisha dhe Meta kan\u00eb frenat e opozit\u00ebs\u201d\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\u201cPD-LSI po b\u00ebjn\u00eb luft\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr pushtet, Berisha dhe Meta kan\u00eb frenat e opozit\u00ebs\u201d - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=3119","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"\u201cPD-LSI po b\u00ebjn\u00eb luft\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr pushtet, Berisha dhe Meta kan\u00eb frenat e opozit\u00ebs\u201d - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"Opozita dit\u00ebt e fundit \u00ebsht\u00eb e prirur nga protestat e dhunshme dhe trazirat. Ajo k\u00ebrkon me \u00e7do kusht rr\u00ebzimin e qeveris\u00eb dhe zgjedhje t\u00eb parakohshme dhe p\u00ebr ta arritur k\u00ebt\u00eb arriti deri tek djegia e mandateve t\u00eb deputet\u00ebve. Por p\u00ebr ish-kryetarin e Sh\u00ebrbimit Informativ Shtet\u00ebror, Fatos Klosi, pas skenar\u00ebve destabilizues t\u00eb opozit\u00ebs fshihet ish-kryeministri Sali [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=3119","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2019-03-03T08:18:27+00:00","og_image":[{"width":1103,"height":590,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/FATOS_KLOSI.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"19 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=3119","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=3119","name":"\u201cPD-LSI po b\u00ebjn\u00eb luft\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr pushtet, Berisha dhe Meta kan\u00eb frenat e opozit\u00ebs\u201d - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=3119#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=3119#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/FATOS_KLOSI.jpg","datePublished":"2019-03-03T08:18:27+00:00","dateModified":"2019-03-03T08:18:27+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=3119#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=3119"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=3119#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/FATOS_KLOSI.jpg","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/FATOS_KLOSI.jpg","width":1103,"height":590},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=3119#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"\u201cPD-LSI po b\u00ebjn\u00eb luft\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr pushtet, Berisha dhe Meta kan\u00eb frenat e opozit\u00ebs\u201d"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/FATOS_KLOSI.jpg","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/FATOS_KLOSI-150x150.jpg",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/FATOS_KLOSI.jpg",1103,590,false]},"categories_names":{"6":{"name":"Aktualitet","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=6"},"3":{"name":"Kryesore","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=3"},"5":{"name":"Politik\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=5"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/FATOS_KLOSI-150x150.jpg",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/FATOS_KLOSI.jpg",300,160,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/FATOS_KLOSI.jpg",305,163,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/FATOS_KLOSI.jpg",400,214,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/FATOS_KLOSI.jpg",600,321,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/FATOS_KLOSI.jpg",1024,548,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/FATOS_KLOSI.jpg",130,70,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/FATOS_KLOSI.jpg",1103,590,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3119"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3119"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3119\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3121,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3119\/revisions\/3121"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/3120"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3119"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3119"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3119"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}