{"id":2615,"date":"2019-02-24T11:27:53","date_gmt":"2019-02-24T10:27:53","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=2615"},"modified":"2019-02-24T11:27:53","modified_gmt":"2019-02-24T10:27:53","slug":"rusi-kine-ballkani-pritet-te-jete-kufiri-i-ardhshem-gjeopolitik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=2615","title":{"rendered":"Rusi-Kin\u00eb \/ Ballkani pritet t\u00eb jet\u00eb \u201ckufiri i ardhsh\u00ebm\u201d gjeopolitik?"},"content":{"rendered":"<p>Rajoni i Ballkanit pritet t\u00eb jet\u00eb kufiri i ardhsh\u00ebm gjeopolitik, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Rusia dhe Kina jan\u00eb t\u00eb etura p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb t\u00eb.<\/p>\n<p>Otto von Bismarck, ideatori i Gjermanis\u00eb s\u00eb bashkuar dhe ai q\u00eb e shnd\u00ebrroi k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit n\u00eb nj\u00eb prej fuqive m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme bot\u00ebrore, i \u00ebsht\u00eb referuar Ballkanit si nj\u00eb rajon, problemet e brendshme t\u00eb t\u00eb cilit shpeshher\u00eb kan\u00eb tendenc\u00eb t\u00eb t\u00ebrheqin v\u00ebmendjen dhe interesin e fuqive t\u00eb jashtme.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, 16 vjet pas vdekjes s\u00eb tij, vrasja e Arkiduk\u00ebs Franz Ferdinand, nxiti fillimin e Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore. Q\u00eb prej asaj kohe, Ballkani ka mbetur nj\u00eb rajon gjeopolitik sfidues, me situata shkat\u00ebrruese p\u00ebr t\u00eb, si Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, Lufta e Ftoht\u00eb dhe m\u00eb e fundit, lufta e eg\u00ebr e ish-Republik\u00ebs s\u00eb Jugosllavis\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb viteve 1990. Nga ndarja e ish-Republik\u00ebs s\u00eb Jugosllavis\u00eb, lind\u00ebn nj\u00eb s\u00ebr\u00eb shtetesh, paq\u00ebndrueshm\u00ebria e t\u00eb cilave v\u00ebrehet edhe sot e k\u00ebsaj dite. Kjo u b\u00eb m\u00eb se e dukshme, n\u00eb fillim t\u00eb janarit t\u00eb k\u00ebtij viti, kur Parlamenti grek votoi p\u00ebr t\u00eb njohur zyrtarisht Republik\u00ebn e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb rajon mbi t\u00eb cilin interesat e Bashkimit Europian, Turqis\u00eb, Rusis\u00eb, Kin\u00ebs dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, zhvillimi politik dhe ekonomik i nj\u00eb shteti t\u00eb vog\u00ebl si Maqedonia e Veriut ka shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi. Q\u00eb nga shpallja e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj n\u00eb vitin 1991, Maqedonia e Veriut po lufton me presionet e vazhdueshme t\u00eb krijimit t\u00eb nj\u00eb demokracie n\u00eb nj\u00eb popullsi q\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet shumica nga maqedonas (popull sllav) dhe nj\u00eb pakic\u00eb t\u00eb konsiderueshme shqiptar\u00ebsh, turqish, rom\u00ebsh, serb\u00ebsh dhe disa pakicave t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Jeta politike e vendit ka kaluar disa kriza, ku mund t\u00eb p\u00ebrmendim luft\u00ebn e shtetit fqinj t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb pati ndikim shum\u00eb negativ dhe p\u00ebrplasjen e ashp\u00ebr t\u00eb armatosur n\u00eb vitet 2001-2002 midis shqiptar\u00ebve t\u00eb Maqedonis\u00eb dhe maqedonasve. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, nj\u00eb num\u00ebr i madh banor\u00ebsh t\u00eb Maqedonis\u00eb ishin pjes\u00eb e fluksit t\u00eb madh t\u00eb emigrant\u00ebve nga Lindja e Mesme n\u00eb Europ\u00ebn Per\u00ebndimore, q\u00eb e p\u00ebrkeq\u00ebsoi situat\u00ebn n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Sikur t\u00eb mos mjaftonin problemet e m\u00ebsip\u00ebrme, ekonomia e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb varfrat n\u00eb Europ\u00eb. E lidhur ngusht\u00eb me ekonomin\u00eb e madhe t\u00eb Jugosllavis\u00eb, shteti i ri i pavarur mori masa t\u00eb konsiderueshme p\u00ebr zhvillimin e ekonomis\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe pse Gjermania dhe vendet e tjera t\u00eb BE-s\u00eb jan\u00eb tani nd\u00ebr partner\u00ebt e m\u00ebdhenj tregtar\u00eb, eksportet e Maqedonis\u00eb mbeten t\u00eb varura nga kalimi n\u00eb tregjet e Europ\u00ebs s\u00eb Veriut n\u00ebp\u00ebrmjet Serbis\u00eb. Perspektiva e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut mbetet sfiduese. Sipas Fondit Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar, papun\u00ebsia \u00ebsht\u00eb mbi 20%, tregu i pun\u00ebs ka mungesa t\u00eb theksuara t\u00eb fuqis\u00eb pun\u00ebtore, sistemi arsimor ka nevoj\u00eb p\u00ebr rishikim rr\u00ebnj\u00ebsor dhe duhet q\u00eb sistemi gjyq\u00ebsor t\u00eb jet\u00eb i paansh\u00ebm. T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta jan\u00eb faktor\u00eb t\u00eb nevojsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar investimet dhe p\u00ebr t\u00eb rritur perspektivat. Infrastruktura m\u00eb e mir\u00eb \u00ebsht\u00eb e domosdoshme p\u00ebr zhvillimin e vendit, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb transport.<\/p>\n<p>Por ky shtet ballkanik u p\u00ebrball edhe me nj\u00eb problem tjet\u00ebr; pavar\u00ebsisht interesit t\u00eb Shkupit (kryeqytetit t\u00eb vendit) p\u00ebr tejkalimin e izolimit diplomatik dhe d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb an\u00ebtar i BE-s\u00eb dhe NATO-s, rruga drejt an\u00ebtar\u00ebsimit u nd\u00ebrlikua dhe u pengua nga Greqia.<\/p>\n<p>Problemi mes Republik\u00ebs s\u00eb Maqedonis\u00eb dhe Greqis\u00eb daton n\u00eb fillim t\u00eb vitit 1991, n\u00eb lidhje me emrin e shtetit t\u00eb ri. P\u00ebr Greqin\u00eb, emri i shtetit t\u00eb ri ishte i nj\u00ebjt\u00eb me emrin e rajonit n\u00eb veri t\u00eb Greqis\u00eb q\u00eb njihet si Maqedonia greke dhe ka si qytetin e saj t\u00eb dyt\u00eb m\u00eb t\u00eb madh, Selanikun.<\/p>\n<p>Frika e Greqis\u00eb ishte se n\u00ebp\u00ebrmjet pretendimit se ishte \u201cMaqedonia\u201d, qeveria e Shkupit nj\u00eb dit\u00eb mund t\u00eb d\u00ebshironte t\u00eb krijonte nj\u00eb Maqedoni m\u00eb t\u00eb madhe, e cila do t\u00eb p\u00ebrfshinte pjes\u00eb t\u00eb Greqis\u00eb veriore, Bullgaris\u00eb jugper\u00ebndimore, Shqip\u00ebris\u00eb juglindore, Kosov\u00ebs jugore dhe Serbis\u00eb. Por duke qen\u00eb se shteti i ri kishte fillimisht nevoj\u00eb p\u00ebr vendosjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike dhe t\u00eb bashkohej me organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ai u b\u00eb i njohur si ish-Republika Jugosllave e Maqedonis\u00eb (FYRM), dhe q\u00eb n\u00eb vitin 1993 iu bashkua Organizat\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n<p>Presioni p\u00ebr t\u00eb gjetur sa m\u00eb par\u00eb nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb problem ishte shum\u00eb i madh p\u00ebr t\u00eb dyja vendet. Ai u theksua n\u00eb dekad\u00ebn e fundit, duke qen\u00eb se lidhjet tregtare midis dy vendeve gradualisht u zgjeruan. Depresioni i viteve 2010-2017 q\u00eb kaloi Greqia, b\u00ebri q\u00eb ajo ta shikonte me prioritet p\u00ebrmir\u00ebsimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve me fqinjin e saj n\u00eb veri.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb fakt, ish-Republika Jugosllave e Maqedonis\u00eb po luan rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb formimin e tubacioneve t\u00eb reja t\u00eb energjis\u00eb q\u00eb lidhin Rusin\u00eb dhe tregjet europiane. Greqia, e cila \u00ebsht\u00eb e varur nga energjia e importuar, do t\u00eb p\u00ebrfitonte shum\u00eb nga p\u00ebrmir\u00ebsimi i marr\u00ebdh\u00ebnies me shtetin fqinj n\u00eb veri t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Rusia<\/p>\n<p>N\u00eb dekad\u00ebn e fundit, rus\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb shum\u00eb aktiv\u00eb n\u00eb rritjen e pranis\u00eb s\u00eb tyre n\u00eb Ballkan, nj\u00eb rajon me interes tradicional. Planet e ndryshme p\u00ebr tubacionet p\u00ebr gazin rus (duke u munduar t\u00eb anashkalojn\u00eb Ukrain\u00ebn me t\u00eb cil\u00ebn Rusia ka marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb tensionuara) p\u00ebrfshijn\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut n\u00eb mesin e vendeve t\u00eb tjera. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, Maqedonia e Veriut po punon p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb tubacion t\u00eb gazit natyror dhe rrjetin e shp\u00ebrndarjes. Shumica e gazit natyror vjen n\u00eb Maqedoni nga Rusia dhe kalon n\u00ebp\u00ebrmjet Bullgaris\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithsesi, n\u00eb vitin 2016, Maqedonia e Veriut dhe Greqia n\u00ebnshkruan nj\u00eb memorandum mir\u00ebkuptimi p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb interkonjektor q\u00eb mund t\u00eb lidhej me Gazsjell\u00ebsin Trans Adriatik ose me nj\u00eb terminal t\u00eb importit t\u00eb Gazit Natyror t\u00eb L\u00ebngsh\u00ebm n\u00eb Greqi. P\u00ebr Rusin\u00eb do t\u00eb ishte ideale q\u00eb Maqedonia e Veriut t\u00eb mbetej jasht\u00eb \u00e7do aleance per\u00ebndimore, si NATO dhe BE.<\/p>\n<p>Rusia do t\u00eb preferonte q\u00eb Maqedonia e Veriut dhe vendet e tjera t\u00eb rajonit t\u00eb ndikoheshin m\u00eb shum\u00eb prej saj. Por sipas ish-ambasadorit t\u00eb SHBA-s\u00eb n\u00eb NATO, Kurt Volker, \u201cedhe pse n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ngadalt\u00eb, rajoni i Ballkanit me siguri q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb pjes\u00eb e Europ\u00ebs, gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb ndikoj\u00eb negativisht n\u00eb ambiciet e Rusis\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbajtur Europ\u00ebn t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb sfera t\u00eb ndryshme ndikimi; duke u munduar q\u00eb t\u00eb legjitimoj\u00eb zbatimin e sundimit n\u00ebp\u00ebrmjet formave jodemokratike, p\u00ebr krijimin e mund\u00ebsive n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb Rusia t\u00eb ushtroj\u00eb ndikimin n\u00ebp\u00ebrmjet korrupsionit, operacioneve t\u00eb inteligjenc\u00ebs dhe keqinformimit.<\/p>\n<p>Aty ku Rusia e sheh paq\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb, pasigurin\u00eb dhe dob\u00ebsin\u00eb si mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb avancuar dhe p\u00ebr t\u00eb rritur ndikimin e saj, BE p\u00ebrpiqet q\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb stabilitet, siguri dhe prosperitet\u201d. Rusia ka qen\u00eb aktive edhe n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb Rajonit t\u00eb Ballkanit, duke p\u00ebrfshir\u00eb Bullgarin\u00eb dhe Rumanin\u00eb, ku dyshohet se ka ndikuar n\u00eb zhvillimin e procesit zgjedhor. Edhe n\u00eb Mal t\u00eb Zi po hetohet grushti i shtetit gjat\u00eb 2016, i cili mendohet se \u00ebsht\u00eb nxitur nga rus\u00ebt.<\/p>\n<p>Strategjia e Rusis\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb rajonin e Ballkanit, sidomos n\u00eb ato shtete ku ndikimi i BE-s\u00eb \u00ebsht\u00eb i madh (n\u00eb drejtim t\u00eb tregtis\u00eb dhe investimeve), por ai \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb rajon q\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb infrastruktur\u00ebs.<\/p>\n<p>Avantazhi i Rusis\u00eb \u00ebsht\u00eb se politika e brendshme e BE-s\u00eb po e ngadal\u00ebson pranimin e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb rinj, duke l\u00ebn\u00eb vende si Maqedonia e Veriut, Bosnja, Mali i Zi, Serbia dhe Shqip\u00ebria jasht\u00eb bllokut t\u00eb saj. Kina ka qen\u00eb nj\u00eb nga shtetet e gatshme dhe t\u00eb afta p\u00ebr t\u00eb angazhuar rajonin e Ballkanit, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Maqedonin\u00eb e Veriut.<\/p>\n<p>Kina ka qen\u00eb aktive n\u00eb ofertat e ndryshme q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb rajonit n\u00eb drejtim t\u00eb infrastruktur\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb sistemin e transportit. Sipas Institutit Amerikan t\u00eb Sip\u00ebrmarrjeve, Investimet e Huaja Direkte t\u00eb Kin\u00ebs n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut gjat\u00eb periudh\u00ebs 2005-2018 kan\u00eb arritur n\u00eb 400 milion\u00eb dollar\u00eb dhe t\u00eb gjitha kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb sektorin e transportit.<\/p>\n<p>P\u00ebr Kin\u00ebn, Maqedonia e Veriut \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lidhje e r\u00ebnd\u00ebsishme nd\u00ebrmjet nj\u00ebsive t\u00eb saj n\u00eb portin n\u00eb Greqi (ku ka investuar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb 9.88 miliard\u00eb dollar\u00eb nga t\u00eb cilat 6.7 miliard\u00eb dollar\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e transportit) dhe Serbi (ku ka investuar 10.2 miliard\u00eb dollar\u00eb, nga t\u00eb cilat 4.84 miliard\u00eb dollar\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb sektorin e transportit dhe 3.07 miliard\u00eb dollar\u00eb n\u00eb sektorin e energjis\u00eb).<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Kina vazhdon modernizimin e rrug\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb m\u00ebndafshit n\u00ebp\u00ebrmjet nism\u00ebs s\u00eb saj \u201cNj\u00eb Rrip, nj\u00eb Rrug\u00eb\u201d, Ballkani duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe Maqedonin\u00eb e Veriut, do t\u00eb fitoj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb tregjet m\u00eb t\u00eb gjera dhe m\u00eb t\u00eb pasura t\u00eb Europ\u00ebs Per\u00ebndimore. Duke marr\u00eb parasysh sa m\u00eb sip\u00ebr, votimi i Parlamentit grek m\u00eb 25 janar n\u00eb favor t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshjeje me fqinjin e saj verior, p\u00ebr t\u00eb njohur vendimin p\u00ebr t\u00eb ndryshuar emrin nga Maqedoni n\u00eb Republik\u00ebn e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, do t\u00eb ket\u00eb pasoja t\u00eb konsiderueshme. Votimi grek \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb drejtim t\u00eb stabilitetit rajonal dhe nj\u00eb fitore p\u00ebr BE-n\u00eb, n\u00eb loj\u00ebn gjeopolitike t\u00eb Ballkanit.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb Maqedonia e Veriut t\u00eb avancoj\u00eb sa m\u00eb shpejt n\u00eb drejtim t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb NATO dhe BE. Nj\u00eb prej t\u00eb par\u00ebve q\u00eb reagoi pozitivisht ndaj k\u00ebtij lajmi ishte Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili shkroi n\u00eb rrjetin social, Twitter se vota \u00ebsht\u00eb \u201cnj\u00eb kontribut i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit. Un\u00eb jam pro dhe po e pres me padurim momentin q\u00eb Maqedonia t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e NATO-s\u201d, tha z. Stoltenberg.<\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs e kan\u00eb njohur Republik\u00ebn e Maqedonis\u00eb q\u00eb n\u00eb fillimet e saj dhe kan\u00eb mb\u00ebshtetur an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb NATO dhe n\u00eb t\u00eb gjitha institucionet e tjera euroatlantike. N\u00eb shtator t\u00eb 2018, kur Sekretari i Mbrojtjes i asokohe, Jim Mattis, vizitoi Shkupin, ai e cil\u00ebsoi at\u00eb si \u201cnj\u00eb partner i besuesh\u00ebm i siguris\u00eb dhe nj\u00eb kontribuues i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i paqes dhe siguris\u00eb globale.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, z. Mattis vuri n\u00eb dukje se Rusia po zhvillonte nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb propagandistike n\u00eb shtetin e Maqedonis\u00eb kund\u00ebr ndryshimit t\u00eb emrit t\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb fundit n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut. \/ Scott B. MacDonald-The National Interest.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rajoni i Ballkanit pritet t\u00eb jet\u00eb kufiri i ardhsh\u00ebm gjeopolitik, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Rusia dhe Kina jan\u00eb t\u00eb etura p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb t\u00eb. Otto von Bismarck, ideatori i Gjermanis\u00eb s\u00eb bashkuar dhe ai q\u00eb e shnd\u00ebrroi k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit n\u00eb nj\u00eb prej fuqive m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme bot\u00ebrore, i \u00ebsht\u00eb referuar Ballkanit si nj\u00eb rajon, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":2616,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[6,3,5,20],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Rusi-Kin\u00eb \/ Ballkani pritet t\u00eb jet\u00eb \u201ckufiri i ardhsh\u00ebm\u201d gjeopolitik? - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=2615\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Rusi-Kin\u00eb \/ Ballkani pritet t\u00eb jet\u00eb \u201ckufiri i ardhsh\u00ebm\u201d gjeopolitik? - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Rajoni i Ballkanit pritet t\u00eb jet\u00eb kufiri i ardhsh\u00ebm gjeopolitik, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Rusia dhe Kina jan\u00eb t\u00eb etura p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb t\u00eb. Otto von Bismarck, ideatori i Gjermanis\u00eb s\u00eb bashkuar dhe ai q\u00eb e shnd\u00ebrroi k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit n\u00eb nj\u00eb prej fuqive m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme bot\u00ebrore, i \u00ebsht\u00eb referuar Ballkanit si nj\u00eb rajon, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=2615\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-02-24T10:27:53+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Presidenti-kinez-dhe-ai-rus.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"640\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"480\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=2615\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=2615\",\"name\":\"Rusi-Kin\u00eb \/ Ballkani pritet t\u00eb jet\u00eb \u201ckufiri i ardhsh\u00ebm\u201d gjeopolitik? - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=2615#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=2615#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Presidenti-kinez-dhe-ai-rus.jpg\",\"datePublished\":\"2019-02-24T10:27:53+00:00\",\"dateModified\":\"2019-02-24T10:27:53+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=2615#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=2615\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=2615#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Presidenti-kinez-dhe-ai-rus.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Presidenti-kinez-dhe-ai-rus.jpg\",\"width\":640,\"height\":480},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=2615#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Rusi-Kin\u00eb \/ Ballkani pritet t\u00eb jet\u00eb \u201ckufiri i ardhsh\u00ebm\u201d gjeopolitik?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Rusi-Kin\u00eb \/ Ballkani pritet t\u00eb jet\u00eb \u201ckufiri i ardhsh\u00ebm\u201d gjeopolitik? - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=2615","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Rusi-Kin\u00eb \/ Ballkani pritet t\u00eb jet\u00eb \u201ckufiri i ardhsh\u00ebm\u201d gjeopolitik? - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"Rajoni i Ballkanit pritet t\u00eb jet\u00eb kufiri i ardhsh\u00ebm gjeopolitik, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Rusia dhe Kina jan\u00eb t\u00eb etura p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb t\u00eb. Otto von Bismarck, ideatori i Gjermanis\u00eb s\u00eb bashkuar dhe ai q\u00eb e shnd\u00ebrroi k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit n\u00eb nj\u00eb prej fuqive m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme bot\u00ebrore, i \u00ebsht\u00eb referuar Ballkanit si nj\u00eb rajon, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=2615","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2019-02-24T10:27:53+00:00","og_image":[{"width":640,"height":480,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Presidenti-kinez-dhe-ai-rus.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"9 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=2615","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=2615","name":"Rusi-Kin\u00eb \/ Ballkani pritet t\u00eb jet\u00eb \u201ckufiri i ardhsh\u00ebm\u201d gjeopolitik? - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=2615#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=2615#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Presidenti-kinez-dhe-ai-rus.jpg","datePublished":"2019-02-24T10:27:53+00:00","dateModified":"2019-02-24T10:27:53+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=2615#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=2615"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=2615#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Presidenti-kinez-dhe-ai-rus.jpg","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Presidenti-kinez-dhe-ai-rus.jpg","width":640,"height":480},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=2615#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Rusi-Kin\u00eb \/ Ballkani pritet t\u00eb jet\u00eb \u201ckufiri i ardhsh\u00ebm\u201d gjeopolitik?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Presidenti-kinez-dhe-ai-rus.jpg","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Presidenti-kinez-dhe-ai-rus-150x150.jpg",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Presidenti-kinez-dhe-ai-rus.jpg",640,480,false]},"categories_names":{"6":{"name":"Aktualitet","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=6"},"3":{"name":"Kryesore","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=3"},"5":{"name":"Politik\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=5"},"20":{"name":"Rajon\/Bot\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=20"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Presidenti-kinez-dhe-ai-rus-150x150.jpg",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Presidenti-kinez-dhe-ai-rus.jpg",300,225,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Presidenti-kinez-dhe-ai-rus.jpg",276,207,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Presidenti-kinez-dhe-ai-rus.jpg",400,300,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Presidenti-kinez-dhe-ai-rus.jpg",600,450,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Presidenti-kinez-dhe-ai-rus.jpg",640,480,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Presidenti-kinez-dhe-ai-rus.jpg",127,95,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Presidenti-kinez-dhe-ai-rus.jpg",640,480,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2615"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=2615"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2615\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2617,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2615\/revisions\/2617"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/2616"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=2615"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=2615"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=2615"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}