{"id":23714,"date":"2023-08-02T11:41:05","date_gmt":"2023-08-02T09:41:05","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=23714"},"modified":"2023-08-02T11:41:05","modified_gmt":"2023-08-02T09:41:05","slug":"te-fitosh-titullin-njeri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23714","title":{"rendered":"T\u00eb fitosh titullin Njeri!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0HALIL RAMA<\/strong><\/p>\n<p><strong><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-23715\" src=\"http:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/images.jpg\" alt=\"\" width=\"132\" height=\"130\" \/>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignright size-medium wp-image-1069453\" src=\"http:\/\/www.panorama.com.al\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/halilrama-120x118.jpg\" alt=\"halilrama\" width=\"120\" height=\"118\" \/><\/strong><\/p>\n<p>Mesazhet q\u00eb p\u00ebrcjellin shembullin e tij kan\u00eb emrin KRENARI. Krenaria ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb truall, p\u00ebr nj\u00eb shtrat q\u00eb rritet\u2026E pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtrat ka ecur dhe ec\u00ebn prof. dr. Sali Kurti, i p\u00ebrshtatur mir\u00eb me koh\u00ebn, bujar, fisnik, humanist i pashoq, intelektual i mir\u00ebformuar dhe i zoti, q\u00eb ka \u00e7ar\u00eb n\u00eb jet\u00eb me men\u00e7uri e sakrifica.<\/p>\n<p>T\u00eb fitosh titullin NJERI! Ky varg i k\u00ebng\u00ebs \u201cTi i fale jet\u00eb \u00e7do \u00ebndrre\u201d, me tekst t\u00eb Jorgo Papingjit, interpretuar mjesht\u00ebrisht nga artisti i mir\u00ebnjohur Esat Ruka-Mjesht\u00ebr i Madh, ishte ndoshta m\u00eb i gjeturi n\u00eb takimin mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebs \u201cNj\u00eb jet\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb njer\u00ebzve\u201d, ku Federata Universale e Paqes nderoi me titullin \u201cAmbasador p\u00ebr Paqen\u201d prof. dr. Sali Kurtin.<\/p>\n<div><\/div>\n<p>Mjeku stomatolog, t\u00eb cilin pacient\u00ebt e panum\u00ebrt n\u00eb Mat e Tiran\u00eb, p\u00ebr gati pes\u00eb dekada e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb kuptoj\u00eb se jeta \u00ebsht\u00eb e bukur dhe se askush nuk duhet t\u00eb dor\u00ebzohet, pavar\u00ebsisht problemeve me t\u00eb cilat p\u00ebrballet, ka provuar m\u00eb par\u00eb emocionet e dekorimit me titujt \u201cQytetar Nderi i Burrelit\u201d (dh\u00ebn\u00eb nga Bashkia e k\u00ebtij qyteti) dhe \u201cMjesht\u00ebr i Madh\u201d, akorduar nga ish-Presidenti i Republik\u00ebs Bujar Nishani (Nr. Dekreti 10320, date 18.05.2017). Por gjithsesi, e shtuna e 29 korrikut 2023, kur n\u00eb pranin\u00eb e m\u00eb shum\u00eb se 200 p\u00ebrfaq\u00ebsuesve elitar\u00eb nga Tirana dhe Mati q\u00eb kishin mbushur sall\u00ebn \u201cUnesco\u201d t\u00eb Muzeut Historik Komb\u00ebtar, p\u00ebr t\u00eb do t\u00eb mbetet dita m\u00eb e lumtur e jet\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Titullin \u201cAmbasador p\u00ebr Paqen\u201d, ai dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij e vler\u00ebsuan si nderimin m\u00eb t\u00eb madh q\u00eb i b\u00ebhet, n\u00eb k\u00ebto koh\u00eb kur shoq\u00ebria shqiptare ka nevoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb, p\u00ebr paqe dhe harmoni mes nj\u00ebri-tjetrit. K\u00ebt\u00eb domosdoshm\u00ebri e evidentuan m\u00eb s\u00eb miri, jo vet\u00ebm moderatori i takimit, ikona e gazetaris\u00eb sportive dhe e dokumentarit televiziv D\u00ebfrim Methasani, por edhe sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i FPU Gani Rroshi, prof. as. Jolanda Lila, Nikoll\u00eb Bushi, kirurg stomatolog, koleg prej 40 vitesh me prof. dr. Sali Kurtin, Gledis Vrapi, kolege mjeke n\u00eb klinik\u00ebn \u201cMat Dental\u201d, bashk\u00ebshortja Ikbale e v\u00ebllai Avdi Kurti, q\u00eb kishte ardhur nga Amerika p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb event dhe disa personalitete tjera.<\/p>\n<p><strong>JOLANDA LILA: \u201cSALI KURTI, \u2018AMBASADOR I BUZ\u00cbQESHJES&#8217;\u201d<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u201cProf. dr. Sali Kurti \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt \u2018ambasador i buz\u00ebqeshjes\u2019, sepse prej gati gjysm\u00eb shekulli ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qeshin mij\u00ebra njer\u00ebz, jo vet\u00ebm n\u00eb kuptimin e par\u00eb, q\u00eb lidhet me profesionin e tij si mjek stomatolog, por sidomos me profilin e tij human q\u00eb ka l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb tek t\u00eb gjith\u00eb. Ai ka mundur t\u00eb jet\u00eb human n\u00eb \u00e7do koh\u00eb. \u00cbsht\u00eb sfid\u00eb m\u00eb vete q\u00eb t\u00eb mos e humbas\u00ebsh njer\u00ebzill\u00ebkun as sot, n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb dinamike q\u00eb jetojm\u00eb, ku mbase, m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb, p\u00ebrfitimi n\u00eb kurriz t\u00eb tjetrit prevalon ndaj drejt\u00ebsis\u00eb; ku materializmi ia ka z\u00ebn\u00eb frym\u00ebn humanizmit; ku gjith\u00e7kaje i dihet \u00e7mimi por jo vlera\u201d, tha nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb fjal\u00ebn e saj prof. as. dr. Jolanda Lila.<\/p>\n<div><\/div>\n<p>Kjo sipas saj edhe p\u00ebr faktin se jemi m\u00ebsuar t\u00eb shohim q\u00eb t\u00eb vishen me tisin e heroizmit dhe t\u00eb nderohen njer\u00ebz pa kurrfar\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie dhe t\u00eb lihen n\u00eb harres\u00eb, ose t\u00eb shp\u00ebrfillen vlerat e mir\u00ebfillta. Prandaj akordimi i titullit \u201cAmbasador p\u00ebr Paqen\u201d p\u00ebr nj\u00eb figur\u00eb si doktor Sali Kurti, na jep shpres\u00eb se e mira shp\u00ebrblehet.<\/p>\n<p>Titulli \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht i motivuar p\u00ebr t\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb arsyesh, por Jolanda Lila evidentoi tre prej tyre.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, n\u00eb rrafshin personal, ai zgjodhi rrug\u00ebn e ndershme p\u00ebr ta nd\u00ebrtuar jet\u00ebn dhe karrier\u00ebn e vet. Suksesi i tij nuk ka ardhur nga qielli, por \u00ebsht\u00eb rezultat i shum\u00eb viteve t\u00eb mbushura me p\u00ebrpjekje, sfida, v\u00ebshtir\u00ebsi e pengesa, t\u00eb cilat do t\u00eb kishin trembur k\u00ebdo duke e zmbrapsur, por jo doktor Saliun. Me forc\u00ebn e vullnetit t\u00eb vet, me q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb, por edhe me shpres\u00ebn e optimizmin q\u00eb e karakterizon, ai e nisi gjith\u00e7ka nga hi\u00e7i dhe nuk e humbi besimin te vetja dhe te Zoti se nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb ishte mir\u00eb.<\/p>\n<p>Ai u b\u00eb mir\u00eb, por nuk e harroi rrug\u00ebn q\u00eb p\u00ebrshkroi, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye mbeti p\u00ebrher\u00eb me k\u00ebmb\u00eb n\u00eb tok\u00eb dhe solidar me t\u00eb varfrin e me njeriun n\u00eb nevoj\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, n\u00eb rrafshin profesional, ai arriti t\u00eb ngjitet n\u00eb shkall\u00ebt m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb karrier\u00ebs si mjek stomatolog dhe sot, \u00ebsht\u00eb drejtuesi i poliklinik\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe dentare n\u00eb Shqip\u00ebri, \u201cMat Dental\u201d. Me vizionin p\u00ebr t\u00eb prekur gjithnj\u00eb shtigje t\u00eb reja, ai ka ngritur nj\u00eb klinik\u00eb me reputacion t\u00eb padiskutuesh\u00ebm dhe me em\u00ebr t\u00eb ndritur. Ai \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr korrekt dhe i p\u00ebrkushtuar n\u00eb pun\u00ebn e tij dhe padyshim q\u00eb suksesi i klinik\u00ebs varet edhe nga fakti se ai nuk i sheh pacient\u00ebt si klient\u00eb, por si njer\u00ebz hallexhinj, q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb problem p\u00ebr t\u00eb zgjidhur dhe duhet b\u00ebr\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr ta.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, n\u00eb rrafshin njer\u00ebzor, ai ka ndjeshm\u00ebri shum\u00eb t\u00eb theksuar p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb takon. P\u00ebrpiqet t\u2019u gjendet pran\u00eb n\u00eb \u00e7dolloj forme, jo thjesht p\u00ebr t\u2019u zgjidhur problemet e tyre me dh\u00ebmb\u00ebt, por edhe p\u00ebr problemet e tjera familjare, ekonomike apo probleme t\u00eb \u00e7far\u00ebdolloj natyre. Kush trokiti n\u00eb der\u00ebn e doktor Saliut dhe nuk gjeti zgjidhje p\u00ebr hallet e veta?!<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto, prof. dr. Sali Kurti nuk pret asgj\u00eb n\u00eb k\u00ebmbim nga njer\u00ebzit, madje as mir\u00ebnjohje, sepse fundja, ai b\u00ebn mir\u00eb, sepse vet\u00ebm k\u00ebshtu ndihet mir\u00eb dhe nuk ndikohet nga q\u00ebndrimet e t\u00eb tjer\u00ebve. Ky njeri q\u00eb nuk k\u00ebrkon as buj\u00ebn dhe as dukjen p\u00ebr veprat e veta humane, e meriton plot\u00ebsisht titullin \u201cAmbasador i Paqes\u201d.<\/p>\n<p><strong>LIBRI I JET\u00cbS<\/strong><\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb jet\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb njer\u00ebzve\u201d \u00ebsht\u00eb libri q\u00eb Sali Kurti ua dedikon familjes, paraardh\u00ebsve t\u00eb tij dhe brezave q\u00eb do vijn\u00eb. Libri i botuar para\u00a0kat\u00ebr vitesh nga \u201cLuis Print\u201d, me redaktore prof. as. Jolanda Lila, \u00ebsht\u00eb modeli i shkrimit t\u00eb nj\u00eb monografie jet\u00ebsore. Kjo p\u00ebr faktin se n\u00eb 294 faqet e tij gjejm\u00eb detaje p\u00ebr vitet e v\u00ebshtira t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb, pem\u00ebn gjenealogjike, jet\u00ebn konviktore dhe studentore n\u00eb Politeknikumin Mjek\u00ebsor e Universitetin e Mjek\u00ebsis\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs, krijimin e streh\u00ebz\u00ebs familjare, pun\u00ebn si drejtor i Sh\u00ebrbimit Stomatologjik t\u00eb rrethit t\u00eb Matit, pasionin p\u00ebr teatrin dhe t\u00eb bukur\u00ebn n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, bekimin si \u201cprind\u201d dhe magjin\u00eb si \u201cgjysh\u201d, etj., prof. dr. Sali Kurti nuk nguron t\u00eb shkruaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr sesi nga nj\u00eb ish bari dhish kur sapo kishte mbaruar filloren dhe e kishte t\u00eb pamundur t\u00eb vazhdonte shtat\u00ebvje\u00e7aren, do t\u00eb ngjiste shkall\u00ebt e dijes duke rendur nga fshati n\u00eb fshat e deri n\u00eb qytetin e Burrelit dhe se kur pik\u00ebrisht, kur priste em\u00ebrimin si ndihm\u00ebsmjek p\u00ebr t\u00eb ndihmuar familjen e shum\u00ebvuajtur, do t\u2019i vinte flet\u00ebthirrja p\u00ebr ushtar.<\/p>\n<p>Por, asnj\u00ebher\u00eb nuk u dekurajua. Nga leximi i k\u00ebtij libri, lexuesi krijon bindjen se arritjet n\u00eb jet\u00eb, n\u00eb \u00e7far\u00ebdolloj fushe, jan\u00eb kombinim i rrethanave t\u00eb jashtme t\u00eb mjegullta me dhunti njer\u00ebzore t\u00eb mbinatyrshme. M\u00eb s\u00eb miri k\u00ebt\u00eb e d\u00ebshmon suksesi i tij q\u00eb \u00ebsht\u00eb shumatore e nj\u00eb kalvari t\u00eb gjat\u00eb, e nj\u00eb rruge t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb e t\u00eb mundimshme, t\u00eb p\u00ebrcaktuar nga natyra dhe p\u00ebrkushtimi i tij\u2026\u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht ky p\u00ebrkushtim q\u00eb bariu dhe m\u00eb pas nx\u00ebn\u00ebsi i dikursh\u00ebm, q\u00eb darkat e gjenin t\u00eb lodhur fizikisht, por gjithnj\u00eb t\u00eb p\u00ebrkulur mbi fletore n\u00ebn drit\u00ebn e zbeht\u00eb t\u00eb kandilit, duke b\u00ebr\u00eb detyrat e shkoll\u00ebs p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb gati p\u00ebr t\u00eb nes\u00ebrmen, ka arritur sot deri krijues dhe administrator mjaft i suksessh\u00ebm i klinik\u00ebs \u201cMat Dental\u201d, nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb preferuarat p\u00ebr pacient\u00ebt e kryeqytetit.<\/p>\n<p>\u201cProfesioni i stomatologut \u00ebsht\u00eb nj\u00eb profesion delikat dhe k\u00ebrkon koh\u00ebn e vet\u00eb p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb i besuar. Ardhja n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr mua ishte si t\u00eb nisja dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb pun\u00ebs, pasi po vija n\u00eb nj\u00eb mjedis ku nuk m\u00eb njihte askush, s\u00eb paku ashtu mendoja n\u00eb at\u00eb koh\u00eb (15 maj 1998). Por shum\u00eb shpejt, me mir\u00ebsjellje dhe me pun\u00eb cil\u00ebsore profesionale, pacient\u00ebt u vendos\u00ebn n\u00eb radh\u00eb. N\u00eb radh\u00ebt e tyre fillova t\u00eb shoh shum\u00eb matjan\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt i kisha njohur m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Shumica prej tyre vinin enkas nga Burreli n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb sh\u00ebrbimin stomatologjik. Un\u00eb mendova se i kisha braktisur me largimin tim n\u00eb Tiran\u00eb, por n\u00eb fakt jeta m\u00eb tregoi se ata nuk mund t\u00eb m\u00eb braktisnin mua, edhe pse klinikat stomatologjike nuk mungonin n\u00eb Burrel\u2026Shumica e tyre kur vinin m\u00eb shprehnin mir\u00ebnjohjen e thell\u00eb p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e sh\u00ebrbimit t\u00eb kryer 30 apo 40 vjet m\u00eb par\u00eb, p\u00ebr mbushje dh\u00ebmballe q\u00eb i kishin rezistuar dekadave, e p\u00ebr shum\u00eb procese t\u00eb tjera, t\u00eb cilat i b\u00ebnin ata q\u00eb t\u00eb udh\u00ebtonin e sakrifikonin p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb sh\u00ebrbimin p\u00ebrmes duarve t\u00eb mia\u201d, shkruan nd\u00ebr t\u00eb tjera prof. Sali Kurti n\u00eb librin e tij \u201cNj\u00eb jet\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb njer\u00ebzve\u201d(fq.239-240). Dhe v\u00ebrtet\u00eb, nuk mund t\u00eb ket\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi e sadisfaksion m\u00eb t\u00eb madh se ky, pasi besnik\u00ebria e k\u00ebtyre pacient\u00ebve e ka b\u00ebr\u00eb prof. dr. Sali Kurtin ta shoh\u00eb qenien njer\u00ebzore gjithnj\u00eb si t\u00eb d\u00eblir\u00eb dhe pozitive.<\/p>\n<p>Ndaj dhe ish-Presidenti i Republik\u00ebs SH.T.Z. Bujar Nishani, n\u00eb fjal\u00ebn e tij me rastin e dekorimit me titullin \u201cMjesht\u00ebr i Madh\u201d, nd\u00ebr t\u00eb tjera \u00ebsht\u00eb shprehur se: \u201cDoktor Sali Kurti ia ka kushtuar jet\u00ebn profesionit t\u00eb mjekut, nj\u00eb profesion ky i nderuar, por edhe i v\u00ebshtir\u00eb. Me nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, gati prej 5 dekadash, ai \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb shembullin e njeriut t\u00eb pun\u00ebs, duke dalluar p\u00ebr p\u00ebrkushtimin, mir\u00ebsin\u00eb dhe humanizmin e tij\u201d.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht ky vler\u00ebsimi i Kreut t\u00eb Shtetit Shqiptar, n\u00eb mjediset e Presidenc\u00ebs, n\u00eb prani t\u00eb shum\u00eb personaliteteve shtet\u00ebrore, politike e shoq\u00ebrore, me rastin e akordimit t\u00eb titullit t\u00eb lart\u00eb \u201cMjesht\u00ebr i Madh\u201d, prof. dr. Sali Kurtit, me motivacionin: \u201cP\u00ebr kontributin shum\u00ebvje\u00e7ar n\u00eb fush\u00ebn e stomatologjis\u00eb, dh\u00ebn\u00eb me nd\u00ebrgjegje, p\u00ebrkushtim e profesionaliz\u00ebm t\u00eb lart\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb rrethit t\u00eb Matit, si dhe n\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb drejtim t\u00eb p\u00ebrsosjes s\u00eb sh\u00ebrbimit mjek\u00ebsor dentar\u201d.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebto merita dhe ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr shpirtin human, vlerat njer\u00ebzore dhe intelektuale q\u00eb mish\u00ebron dhe p\u00ebr\u00e7on tek publiku i gjer\u00eb, AI e meriton plot\u00ebsisht edhe titullin \u201cAmbasador p\u00ebr Paqen\u201d.<\/p>\n<p><strong>DOMOSDOSHM\u00cbRIA P\u00cbR T\u00cb GJETUR RRUG\u00cbN E KOMUNIKIMIT, T\u00cb DASHURIS\u00cb DHE T\u00cb PAQES N\u00cb \u00c7DO SITUAT\u00cb<\/strong><\/p>\n<p>I ngaz\u00ebllyer, emocionuar dhe lumturuar pa mas\u00eb nga vler\u00ebsimet q\u00eb ju b\u00ebn\u00eb, me rastin e marrjes s\u00eb titullit \u201cAmbasador p\u00ebr Paqen\u201d, prof. dr. Sali Kurti tha n\u00eb fjal\u00ebn e tij p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebse se ndjehej me fat p\u00ebrderisa rrethohet me miq, bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb e njer\u00ebz q\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb kuptim jet\u00ebs s\u00eb tij. Ai tha se e kishte pritur me shum\u00eb entuziaz\u00ebm e k\u00ebnaq\u00ebsi propozimin p\u00ebr marrjen e titullit \u201cAmbasador p\u00ebr Paqen\u201d, sepse ky titull lidhet me thelbin e tij njer\u00ebzor. Ndaj dhe un\u00eb q\u00eb n\u00eb hyrje t\u00eb k\u00ebtij reportazhi ve\u00e7ova vargun e k\u00ebng\u00ebs \u201cT\u00eb fitosh titullin Njeri\u201d! \u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht ky titull q\u00eb e b\u00ebn krenar prof. dr. Sali Kurtin, i cili n\u00eb paqe me veten dhe t\u00eb tjer\u00ebt ka p\u00ebrjetuar dhe p\u00ebrjeton thell\u00eb kuptimin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb jet\u00ebs dhe lumturis\u00eb.<\/p>\n<p>Pasi shprehu mir\u00ebnjohjen dhe fal\u00ebnderimin p\u00ebr familjen tij, p\u00ebr gjith\u00eb mb\u00ebshtetjen q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb nd\u00ebr vite, p\u00ebr bashk\u00ebshorten Ikbalen e dy f\u00ebmij\u00ebt Gret\u00ebn e Eltin, p\u00ebr nip\u00ebrit e mbesat dhe p\u00ebr gjith\u00eb pacient\u00ebt e njer\u00ebzit q\u00eb e motivojn\u00eb t\u00eb punoj\u00eb \u00e7do dit\u00eb dhe t\u00eb mos ndahet nga profesioni i tij si mjek stomatolog edhe sot, prof. dr. Sali Kurti, nd\u00ebr t\u00eb tjera tha se: \u201cQysh n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb vog\u00ebl nuk i kam p\u00eblqyer z\u00ebnkat, konfliktet dhe keqkuptimet, sepse un\u00eb pata fatin t\u00eb rritem n\u00eb nj\u00eb mjedis t\u00eb rrethuar nga dashuria dhe kujdesi. K\u00ebt\u00eb dashuri t\u00eb madhe q\u00eb mora nga prind\u00ebrit e mi jam p\u00ebrpjekur t\u2019ua transmetoj gjith\u00eb jet\u00ebn time edhe t\u00eb tjer\u00ebve, si familjes sime, po ashtu edhe koleg\u00ebve, pacient\u00ebve e kujtdo q\u00eb jeta m\u00eb ka takuar. T\u00eb qenurit n\u00eb paqe me gjith\u00e7ka rreth nesh, na b\u00ebn njer\u00ebz m\u00eb t\u00eb matur e m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Prandaj un\u00eb shpresoj q\u00eb shoq\u00ebria shqiptare t\u00eb mund t\u00eb gjej\u00eb rrug\u00ebn e komunikimit, t\u00eb dashuris\u00eb dhe t\u00eb paqes n\u00eb \u00e7do situat\u00eb, sepse vet\u00ebm k\u00ebshtu do t\u00eb jetojm\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm p\u00ebr veten, por do t\u00eb mund t\u00eb l\u00ebm\u00eb edhe nj\u00eb gjurm\u00eb pozitive p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb t\u00eb larmish\u00ebm e b\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb event mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebs interpretimi mjesht\u00ebror i nj\u00eb kolazhi k\u00ebng\u00ebsh popullore nga Liri Rasha. N\u00eb sall\u00ebn e madhe t\u00eb Muzeut Historik Komb\u00ebtar dhe m\u00eb pas p\u00ebr disa or\u00eb gjat\u00eb drek\u00ebs n\u00eb mjediset e barrestorant \u201cTajvani\u201d qindra pjes\u00ebmarr\u00ebsit u mahnit\u00ebn me z\u00ebrin brilant t\u00eb artistes s\u00eb mir\u00ebnjohur Liri Rasha, dekoruar nga Presidenti i Republik\u00ebs me titujt \u201cMjesht\u00ebr i Madh\u201d dhe \u201cKalor\u00ebs i Urdhrit t\u00eb Sk\u00ebnderbeut\u201d, e cila me mjeshtri t\u00eb t\u00eb rrall\u00eb artistike solli jehon\u00ebn e k\u00ebng\u00ebs dibrane. Po ashtu edhe me interpretimin mjesht\u00ebror t\u00eb disa k\u00ebng\u00ebve nga \u201cMjeshtri i Madh\u201d Esat Ruka, si dhe nga grupi i valltar\u00ebve t\u00eb Ansamblit Artistik \u201cHazis Ndreu\u201d, \u201cNderi i Kombit\u201d, q\u00eb interpretoi valle me motive pothuajse nga e gjith\u00eb Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>E meritonte prof. dr. Sali Kurti, nj\u00eb organizim kaq t\u00eb p\u00ebrsosur t\u00eb ceremonis\u00eb s\u00eb dekorimit me titullin \u201cAmbasador p\u00ebr Paqen\u201d. Mesazhet q\u00eb p\u00ebrcjellin shembullin e tij kan\u00eb emrin KRENARI. Krenaria ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb truall, p\u00ebr nj\u00eb shtrat q\u00eb rritet\u2026E pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtrat ka ecur dhe ec\u00ebn prof. dr. Sali Kurti, i p\u00ebrshtatur mir\u00eb me koh\u00ebn, bujar, fisnik, humanist i pashoq, intelektual i mir\u00ebformuar dhe i zoti, q\u00eb ka \u00e7ar\u00eb n\u00eb jet\u00eb me men\u00e7uri e sakrifica.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-23717\" src=\"http:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/57852a26-d855-4ef5-a9de-53e5ae6948a3-300x200.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"200\" srcset=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/57852a26-d855-4ef5-a9de-53e5ae6948a3-300x200.jpg 300w, https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/57852a26-d855-4ef5-a9de-53e5ae6948a3-1024x682.jpg 1024w, https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/57852a26-d855-4ef5-a9de-53e5ae6948a3-768x512.jpg 768w, https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/57852a26-d855-4ef5-a9de-53e5ae6948a3-1536x1023.jpg 1536w, https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/57852a26-d855-4ef5-a9de-53e5ae6948a3.jpg 1600w\" sizes=\"(max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/> <img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-23718\" src=\"http:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/27cff80e-2f36-49f2-9438-a7446a1ffde6-300x200.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"200\" srcset=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/27cff80e-2f36-49f2-9438-a7446a1ffde6-300x200.jpg 300w, https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/27cff80e-2f36-49f2-9438-a7446a1ffde6-1024x682.jpg 1024w, https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/27cff80e-2f36-49f2-9438-a7446a1ffde6-768x512.jpg 768w, https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/27cff80e-2f36-49f2-9438-a7446a1ffde6-1536x1023.jpg 1536w, https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/27cff80e-2f36-49f2-9438-a7446a1ffde6.jpg 1600w\" sizes=\"(max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0HALIL RAMA \u00a0 Mesazhet q\u00eb p\u00ebrcjellin shembullin e tij kan\u00eb emrin KRENARI. Krenaria ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb truall, p\u00ebr nj\u00eb shtrat q\u00eb rritet\u2026E pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtrat ka ecur dhe ec\u00ebn prof. dr. Sali Kurti, i p\u00ebrshtatur mir\u00eb me koh\u00ebn, bujar, fisnik, humanist i pashoq, intelektual i mir\u00ebformuar dhe i zoti, q\u00eb ka \u00e7ar\u00eb n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":23716,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>T\u00eb fitosh titullin Njeri! - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23714\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"T\u00eb fitosh titullin Njeri! - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga\u00a0HALIL RAMA \u00a0 Mesazhet q\u00eb p\u00ebrcjellin shembullin e tij kan\u00eb emrin KRENARI. Krenaria ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb truall, p\u00ebr nj\u00eb shtrat q\u00eb rritet\u2026E pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtrat ka ecur dhe ec\u00ebn prof. dr. Sali Kurti, i p\u00ebrshtatur mir\u00eb me koh\u00ebn, bujar, fisnik, humanist i pashoq, intelektual i mir\u00ebformuar dhe i zoti, q\u00eb ka \u00e7ar\u00eb n\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23714\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2023-08-02T09:41:05+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/04fa4b4f-1f68-41dc-89f2-239368763a62.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"1066\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23714\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23714\",\"name\":\"T\u00eb fitosh titullin Njeri! - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23714#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23714#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/04fa4b4f-1f68-41dc-89f2-239368763a62.jpg\",\"datePublished\":\"2023-08-02T09:41:05+00:00\",\"dateModified\":\"2023-08-02T09:41:05+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23714#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23714\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23714#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/04fa4b4f-1f68-41dc-89f2-239368763a62.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/04fa4b4f-1f68-41dc-89f2-239368763a62.jpg\",\"width\":1600,\"height\":1066},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23714#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"T\u00eb fitosh titullin Njeri!\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"T\u00eb fitosh titullin Njeri! - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23714","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"T\u00eb fitosh titullin Njeri! - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"Nga\u00a0HALIL RAMA \u00a0 Mesazhet q\u00eb p\u00ebrcjellin shembullin e tij kan\u00eb emrin KRENARI. Krenaria ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb truall, p\u00ebr nj\u00eb shtrat q\u00eb rritet\u2026E pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtrat ka ecur dhe ec\u00ebn prof. dr. Sali Kurti, i p\u00ebrshtatur mir\u00eb me koh\u00ebn, bujar, fisnik, humanist i pashoq, intelektual i mir\u00ebformuar dhe i zoti, q\u00eb ka \u00e7ar\u00eb n\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23714","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2023-08-02T09:41:05+00:00","og_image":[{"width":1600,"height":1066,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/04fa4b4f-1f68-41dc-89f2-239368763a62.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"13 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23714","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23714","name":"T\u00eb fitosh titullin Njeri! - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23714#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23714#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/04fa4b4f-1f68-41dc-89f2-239368763a62.jpg","datePublished":"2023-08-02T09:41:05+00:00","dateModified":"2023-08-02T09:41:05+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23714#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=23714"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23714#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/04fa4b4f-1f68-41dc-89f2-239368763a62.jpg","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/04fa4b4f-1f68-41dc-89f2-239368763a62.jpg","width":1600,"height":1066},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23714#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"T\u00eb fitosh titullin Njeri!"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/04fa4b4f-1f68-41dc-89f2-239368763a62.jpg","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/04fa4b4f-1f68-41dc-89f2-239368763a62-150x150.jpg",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/04fa4b4f-1f68-41dc-89f2-239368763a62.jpg",1600,1066,false]},"categories_names":{"4":{"name":"Opinion","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=4"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/04fa4b4f-1f68-41dc-89f2-239368763a62-150x150.jpg",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/04fa4b4f-1f68-41dc-89f2-239368763a62.jpg",300,200,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/04fa4b4f-1f68-41dc-89f2-239368763a62.jpg",305,203,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/04fa4b4f-1f68-41dc-89f2-239368763a62.jpg",400,267,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/04fa4b4f-1f68-41dc-89f2-239368763a62.jpg",600,400,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/04fa4b4f-1f68-41dc-89f2-239368763a62.jpg",1024,682,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/04fa4b4f-1f68-41dc-89f2-239368763a62.jpg",130,87,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/04fa4b4f-1f68-41dc-89f2-239368763a62.jpg",1600,1066,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23714"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=23714"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23714\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":23719,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23714\/revisions\/23719"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/23716"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=23714"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=23714"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=23714"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}