{"id":23493,"date":"2020-07-20T11:53:55","date_gmt":"2020-07-20T09:53:55","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=23493"},"modified":"2020-07-20T11:53:55","modified_gmt":"2020-07-20T09:53:55","slug":"grimca-kujtimesh-me-jakov-xoxen-e-madh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23493","title":{"rendered":"Grimca kujtimesh me Jakov Xox\u00ebn e madh"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Ndri\u00e7im Kulla<\/strong><\/p>\n<p>Emri i Jakov Xox\u00ebs u p\u00ebrmend shum\u00eb n\u00eb media, para disa jav\u00ebsh pas\u00a0 m\u00eb shum\u00eb se 30 vjet \u00ebsh, saq\u00eb do ta kishte pasur zili \u00e7do VIP i njohur i gjall\u00eb, n\u00eb Shqip\u00ebri. Por jo p\u00ebr shkakun p\u00ebr t\u00eb cilin u p\u00ebrmend i tij. N\u00eb prag t\u00eb 100 vjetorit t\u00eb lindjes s\u00eb tij (1923), emri i Jakov Xox\u00ebs, fatkeq\u00ebsisht nuk u p\u00ebrmend si shkrimtar, por p\u00ebr shkak se emrin e tij e mban nj\u00eb shkoll\u00eb e mesme n\u00eb Fier ku ndodhi nj\u00eb skandal seksual, nj\u00eb m\u00ebsues abuzoi seksualisht me nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebse. \u00c7\u2019 \u00ebsht\u00eb m\u00eb e keqja, mediat, me m\u00ebnyr\u00ebn e tyre t\u00eb t\u00eb shprehurit \u201clirsh\u00ebm\u201d thoshin gj\u00ebra t\u00eb tilla si \u201cEdhe nj\u00eb vajz\u00eb tjet\u00ebr e dhunuar te \u2018Jakov Xoxa\u2019 n\u00eb Fier\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<div id=\"beacon_9c9e363d16\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/ads.balkanweb.com\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=530&amp;loc=http%3A%2F%2Fgazetashqiptare.al%2F2020%2F07%2F20%2Fgrimca-kujtimesh-jakov-xoxen-e-madh%2F&amp;referer=http%3A%2F%2Fgazetashqiptare.al%2F&amp;cb=9c9e363d16\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/div>\n<p><ins><\/p>\n<div id=\"beacon_cbc2c9814a\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/ads.balkanweb.com\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=531&amp;loc=http%3A%2F%2Fgazetashqiptare.al%2F2020%2F07%2F20%2Fgrimca-kujtimesh-jakov-xoxen-e-madh%2F&amp;referer=http%3A%2F%2Fgazetashqiptare.al%2F&amp;cb=cbc2c9814a\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/div>\n<p><\/ins><br \/>\n<ins><\/p>\n<div id=\"beacon_43a56dea09\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/ads.balkanweb.com\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=367&amp;loc=http%3A%2F%2Fgazetashqiptare.al%2F2020%2F07%2F20%2Fgrimca-kujtimesh-jakov-xoxen-e-madh%2F&amp;referer=http%3A%2F%2Fgazetashqiptare.al%2F&amp;cb=43a56dea09\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/div>\n<p><\/ins><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>K\u00ebshtu dukej sikur ngjarja kishte ndodhur n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Jakov Xox\u00ebs n\u00eb Fier!Ngjarja n\u00eb shkoll\u00ebn \u201cJakov Xoxa\u201d n\u00eb Fier, p\u00ebr shkak t\u00eb presionit t\u00eb medias, ua hoqi disi p\u00ebrgjumjen akademik\u00ebve tan\u00eb t\u00eb vjetur e t\u00eb p\u00ebrgjumur, e b\u00ebri qeverin\u00eb t\u00eb reagoj\u00eb, i shkundi institucionet tona t\u00eb linj\u00ebs. Shpresoj q\u00eb kjo ngjarje t\u00eb ket\u00eb pasur edhe nj\u00eb efekt an\u00ebsor. T\u2019 ju ket\u00eb sht\u00ebn\u00eb n\u00eb mendje q\u00eb prej Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave, qeveris\u00eb, disa bashkive,Minisris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs, medias etj., se jemi n\u00eb prag t\u00eb 100 vjetorit t\u00eb lindjes s\u00eb shkrimtarit t\u00eb shquar shqiptar\u00eb t\u00eb anashkaluar e t\u00eb heshtur padrtejt\u00ebsisht Jakov Xox\u00ebs dhe se duhet b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka e r\u00ebns\u00ebsishme \u00a0p\u00ebr p\u00ebrkujtimin e tij. Dikujt Jakov Xoxa mund t\u2019 i duket i larg\u00ebt n\u00eb koh\u00eb, se ai ka vdekur para kohe n\u00eb kulmin e mosh\u00ebs krijuese, n\u00eb 1979.Por mua personalisht jo.<\/p>\n<p>N\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb viteve shtat\u00ebdhjet\u00eb fati m\u00eb d\u00ebrgoi q\u00eb t\u00eb b\u00ebj sh\u00ebrbimin e detyruesh\u00ebm ushtarak n\u00eb fshatin Kryegjat \u00a0dhe Hoxhar\u00eb sot (Dar\u00ebzez ) t\u00eb Fierit, 1-2 km larg Pojanit (Apollonis\u00eb s\u00eb lasht\u00eb) ku Jakov Xoxa b\u00ebnte jet\u00ebn e tij krijuese si shkrimtar q\u00eb n\u00eb vitin 1970 kur iu njoh e drejta e profesionit si shkrimtar n\u00eb krijimtari t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo vajtje e tij n\u00eb Pojan ndodhi n\u00eb koh\u00ebn kur regjimi komunist u b\u00ebnte thirrje shkrimtar\u00ebve dhe artist\u00ebve q\u00eb t\u00eb shkonin n\u00eb qytezat e reja industriale dhe n\u00eb fshat, t\u00eb jetonin me ritmin e koh\u00ebs, si\u00e7 thuhej, t\u00eb shkriheshin me pun\u00ebtor\u00ebt dhe fshatar\u00ebt kooperativist\u00eb, t\u00eb frym\u00ebzoheshin prej tyre dhe t\u00eb krijonin vepra me p\u00ebrmbajtje t\u00eb thell\u00eb dhe t\u00eb kulluar ideologjike. A mos ishte vajtja e Jakovit n\u00eb Pojan si nj\u00eb tallje e maskuar, si nj\u00eb kund\u00ebrv\u00ebnie e holl\u00eb, ndaj regjimit? Me vajtjen e tij realisht n\u00eb Apollonin\u00eb e Lasht\u00eb, Jakovi n\u00eb fakt dilte nga koha dhe shkonte n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb tjet\u00ebr, at\u00eb t\u00eb qytet\u00ebrimit antik. A ishte kjo nj\u00eb nevoj\u00eb e tij si krijues, apo nj\u00eb gjest distancimi ndaj regjimit komunist i cili k\u00ebrkonte nga shkrimtar\u00ebt vepra me p\u00ebrmbajtje ideologjike?<\/p>\n<p>Jakovi n\u00eb Pojan ishte di\u00e7ka si tragjedian\u00ebt e vjet\u00ebr grek\u00eb n\u00eb m\u00ebrgim.E pakta ishte si Vikto Hygoi I m\u00ebrguar n\u00eb Guernsey.<\/p>\n<p>Jakov Xoxa n\u00eb jet\u00ebn e tij b\u00ebri shum\u00eb armiq, p\u00ebr shkak t\u00eb talentit t\u00eb tij, jo t\u00eb sjelljes s\u00eb tij mjaft njer\u00ebzore. Armiqt\u00eb e tij qen\u00eb ziliqar\u00eb, ose t\u00eb till\u00eb q\u00eb k\u00ebrkonin t\u00eb \u00e7anin para n\u00eb jet\u00eb duke goditur njer\u00ebzit me vlera p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt e ndjenin se regjimi i shikonte me dyshim.<\/p>\n<p>Vitet e fundit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb Jakovit kan\u00eb qen\u00eb vite t\u00eb shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t\u00eb sepse ai e ndjente q\u00eb laku i regjimit po shtr\u00ebngohej p\u00ebr t\u00eb. Por ai q\u00ebndronte stoik ashtu si\u00e7 kishin b\u00ebr\u00eb filozof\u00ebt n\u00eb qytetin e lasht\u00eb rr\u00ebz\u00eb t\u00eb cilit jetonte tanim\u00eb. Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb e kam njohur un\u00eb Jakov Xox\u00ebn.<\/p>\n<p>Ishin muajt e mi t\u00eb par\u00eb n\u00eb repartin ushtarak, n\u00eb vendin e p\u00ebrmendur m\u00eb lart, dhe un\u00eb isha zhg\u00ebnjyer q\u00eb n\u00eb vend t\u00eb ndodhesha auditor\u00ebve t\u00eb Universitetit i apaionuar shum\u00eb p\u00ebr dije dhe kultur\u00eb gjendesha n\u00eb Myzeqe si ushtar dhe menj\u00ebher\u00eb mbas mbarimit t\u00eb k\u00ebtij sh\u00ebrbimi i detyruar hyra si puntor n\u00eb minier\u00ebn e Valiasit n\u00eb Tiran\u00eb , 400 m n\u00ebn tok\u00eb. E gjitha kjo p\u00ebr shkak se biografia ime familjare kishte nj\u00eb cen t\u00eb r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr regjimin komunist. Dy dajot e mi ishin arratisur dhe gjendeshin n\u00eb Australi. Kur vajta n\u00eb repartin ushtarak, u p\u00ebrpoqa ta humb mendjen, si i thon\u00eb fjal\u00ebs, duke lexuar libra, n\u00eb koh\u00ebn e lir\u00eb. K\u00ebshtu u b\u00ebra frekuentues i rregullt i bibliotek\u00ebs modeste t\u00eb repartit, ku pothuajse nuk shkonte askush. Si\u00e7 rezultoi kisha qen\u00eb nj\u00eb nga frekuentuesit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb bibliotek\u00ebs s\u00eb repartit, nd\u00ebr ushtar\u00ebt n\u00eb rang brigade. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb m\u00eb shp\u00ebrblyen duke m\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb grup ushtar\u00ebsh nga disa reparte t\u00eb zon\u00ebs, q\u00eb do t\u00eb takoheshin me shkrimtarin Jakov Xoxa, i cili, si\u00e7 na u tha gjendej p\u00ebr t\u2019 u frym\u00ebzuar n\u00eb mes t\u00eb masave punonj\u00ebse, k\u00ebtu, af\u00ebr, n\u00eb Pojan.<\/p>\n<p>Kjo gj\u00eb m\u00eb g\u00ebzoi po aq sa \u00e7\u2019 m\u00eb habiti shum\u00eb. M\u00eb g\u00ebzoi sepse Jakov Xoxa ishte nd\u00ebr dy-tre shkrimtar\u00ebt e mi t\u00eb p\u00eblqyer shqiptar\u00eb, bashk\u00ebkoh\u00ebs. M\u00eb habiti sepse un\u00eb e dija q\u00eb k\u00ebto veprimtari kulturore t\u00eb repartit i organizonte komisari, i cili ishte n\u00eb dijeni t\u00eb cenit n\u00eb biografin\u00eb time. A mos do t\u00eb m\u00eb kthenin pas kur t\u00eb nisej grupi i ushtar\u00ebve? Apo akoma m\u00eb keq, mos ndoshta kur t\u00eb ishim ulur p\u00ebrball\u00eb shkrimtarit, do t\u00eb m\u00eb thoshin q\u00eb t\u00eb dilja jasht\u00eb? Nuk ndodhi k\u00ebshtu dhe kur e mendoj sot them q\u00eb arsyeja \u00ebsht\u00eb se regjimi e shikonte Jakov Xox\u00ebn si nj\u00eb shkrimtar jo t\u00eb past\u00ebr ideologjikisht, pra t\u00eb till\u00eb q\u00eb nuk \u201cnjollosej\u201d n\u00ebse i rrinte pran\u00eb dhe e d\u00ebgjonte edhe nj\u00eb njeri me biografi t\u00eb njollosur si un\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto lloj takimesh nisnin me prezantimin e shkrimtarit apo artistit t\u00eb ftuar, vazhdonin me fjal\u00ebn e tij, dhe n\u00eb fund mbylleshin me pyetje nga t\u00eb pranishmit. Meq\u00ebn\u00ebse nuk m\u00eb d\u00ebbuan si\u00e7 e prisja, u inkurajova dhe i b\u00ebra dy pyetje shkrimtarit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb dua t\u00eb them se nuk m\u00eb p\u00eblqen q\u00eb t\u00eb b\u00ebj rolin e \u201cmikut t\u00eb Belulit\u201d, si n\u00eb at\u00eb ske\u00e7in e famsh\u00ebm, ku oratori duke b\u00ebr\u00eb sikur fliste p\u00ebr Belulin, personalitetin t\u00eb cilin ishin mbledhur ta p\u00ebrkujtonin, n\u00eb fakt lavd\u00ebronte vetveten. Un\u00eb, duke sjell\u00eb kujtimet e mia p\u00ebr Jakov Xox\u00ebn dua q\u00eb t\u00eb tregoj se sa mendjehapur dhe pa kufizime ideologjike ishte ai, duke treguar me k\u00ebt\u00eb karakterin e tij t\u00eb lart\u00eb dhe kultur\u00ebn e tij t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>Nuk e fsheh se u p\u00ebrpoqa t\u2019 i b\u00ebj p\u00ebrshtypje shkrimtarit me dy pyetjet e mia. Kaq pyetje mund t\u00eb b\u00ebnte maksimalisht nj\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb nj\u00eb takim t\u00eb till\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Kuptohet se jo t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb ftuarit b\u00ebnin pyetje. Madje shumica e t\u00eb pranishm\u00ebve e shikonin si nj\u00eb lloj angarie q\u00ebnien n\u00eb takime t\u00eb tilla. Shumica e shok\u00ebve t\u00eb mi ushtar\u00eb nuk b\u00ebnin p\u00ebrjashtim nga kjo kategori njer\u00ebzish.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me pyetjen time t\u00eb par\u00eb, n\u00eb nj\u00eb nga revistat \u201cN\u00ebntori\u201d t\u00eb viteve gjasht\u00ebdhjet\u00eb q\u00eb kisha gjetur n\u00eb bibliotek\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb, sot p\u00ebr sakt\u00ebsi mund t\u00eb them se ishte e vitit 1965, nr. 6., kisha lexuar nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb Jakov Xox\u00ebs ku ai fliste p\u00ebr planet e tij krijuese. Sipas k\u00ebsaj interviste q\u00ebllimi i tij ishte q\u00eb t\u00eb shkruante nj\u00eb roman t\u00eb llojit epope, si\u00e7 quhej n\u00eb at\u00eb, koh\u00eb, shum\u00ebplan\u00ebsh dhe shum\u00ebv\u00ebllim\u00ebsh, ku do t\u00eb p\u00ebrfshihej edhe romani \u201cLumi i vdekur\u201d, i vetmi q\u00eb kishte botuar shkrimtari deri m\u00eb at\u00eb koh\u00eb.(1965) Koh\u00ebshtrirja e ngjarjeve t\u00eb k\u00ebtij romani do t\u00eb niste nga vitet nj\u00ebzet p\u00ebr t\u00eb vazhduar deri n\u00eb vitet tet\u00ebdhjet\u00eb, n\u00ebse marr p\u00ebr baz\u00eb llogarit\u00eb e autorit. Ky roman fatkeq\u00ebsisht nuk u shkruajt dot p\u00ebr shkak t\u00eb vdekjes s\u00eb parakohshme t\u00eb Jakov Xox\u00ebs.<\/p>\n<div id=\"videoad\"><\/div>\n<div id=\"pa_1x1_psbk_1595237770279\"><\/div>\n<p>Por un\u00eb at\u00ebher\u00eb nuk mund ta dija k\u00ebt\u00eb, prandaj e pyeta se deri ku kishte arritur procesi I krijimit, sigurisht pa na zbuluar sekrete autoriale.<\/p>\n<p>Ai u befasua nga pyetja, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn si\u00e7 tha kishte pasur rastin ta d\u00ebgjonte nga ndonj\u00eb student shum\u00eb i mir\u00eb i gjuh\u00eb-let\u00ebrsis\u00eb(Jakovi ishte edhe profesor i let\u00ebrsis\u00ebn\u00eb Fakultetin e Filologjis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb), nd\u00ebrsa k\u00ebtu po e d\u00ebgjonte nga nj\u00eb ushtar, gj\u00eb q\u00eb ishte megjithat\u00eb nj\u00eb e papritur e k\u00ebndshme. Pastaj tha se ai i kishte b\u00ebr\u00eb studimet universitare pas Ushtris\u00eb, dhe k\u00ebtu qeshi e vuri n\u00eb dukje se me k\u00ebt\u00eb donte t\u00eb thoshte se u b\u00eb student pasi kishte qen\u00eb partizan.<\/p>\n<p>K\u00ebtu heshti pak, q\u00ebndroi disa sekonda duke m\u00eb par\u00eb n\u00eb sy, si t\u00eb donte t\u00eb m\u00eb jepte nj\u00eb mesazh t\u00eb heshtur, t\u00eb cilin un\u00eb e kuptova mir\u00eb dhe q\u00eb ishte pak a shum\u00eb k\u00ebshtu: \u201cNuk e di more djal\u00eb se p\u00ebrse je k\u00ebtu si ushtar ti q\u00eb b\u00ebn pyetje t\u00eb tilla, por un\u00eb t\u00eb quaj ty baras me student\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb q\u00eb kam pasur. Sidoqoft\u00eb mos u lig\u00ebshto se je ende shum\u00eb i ri dhe do t\u00eb kesh edhe ti nj\u00eb mund\u00ebsi.\u201d<\/p>\n<p>Pyetja e dyt\u00eb imja ishte se fakti q\u00eb shkrimtari po rrinte n\u00eb Pojan e kishte frym\u00ebzuar edhe q\u00eb t\u00eb shkruante nj\u00eb roman ngjarjet e t\u00eb cilit do t\u00eb vendoseshin n\u00eb Lasht\u00ebsi, meq\u00ebn\u00ebse pothuajse nuk kemi fare krijime t\u00eb tilla. Jakovi qeshi dhe u p\u00ebrgjigj se nj\u00eb shkrimtar nuk mund t\u00eb rrinte n\u00eb Apolloni (k\u00ebt\u00eb her\u00eb nuk tha \u201cPojan\u201d, q\u00eb ishte emri i prejardhur nga fjala \u201cApolloni\u201d), dhe t\u00eb mos i shkonte n\u00eb mendje di\u00e7ka e till\u00eb. Por ai nuk tha se do ta b\u00ebnte, dhe un\u00eb tani e kuptoj se p\u00ebr t\u00eb shkruar nj\u00eb roman t\u00eb till\u00eb autori ishte idetyruar q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkonte leje m\u00eb lart, si\u00e7 thuhej, dhe kjo leje jepej pasi t\u00eb kishte shkruar romane me tem\u00eb nga jeta, puna dhe lufta e pun\u00ebtor\u00ebve, fshatar\u00ebve, partizan\u00ebve. Jakovi dukej larg k\u00ebsaj, se ai ende nuk e kishte shkruar romanin e premtuar publikisht n\u00eb shtypin e koh\u00ebs, me tem\u00eb nga industria e naft\u00ebs dhe as nj\u00eb roman p\u00ebr luft\u00ebn partizane q\u00eb dukej si detyrim sidomos p\u00ebr nj\u00eb shkrimtar, ish-partizan, si\u00e7 ishte ai. Dhe Jakovi nuk shkroi asnj\u00eb nga k\u00ebta dy romane q\u00eb priste regjimi prej tij.<\/p>\n<p>Nga m\u00ebnyra se si i shk\u00eblqyen syt\u00eb kur foli p\u00ebr nj\u00eb roman, ngjarjet e t\u00eb cilit zhvilloheshin n\u00eb Apollonin\u00eb e lasht\u00eb, kuptohej se nj\u00eb roman i till\u00eb kishte nisur t\u00eb skicohej n\u00eb mendjen e tij, por edhe se dyshonte n\u00ebse do t\u00eb mund ta shkruante ndonj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Kur erdhi koha q\u00eb t\u00eb largohemi, dhe shkrimtari na p\u00ebrcolli pak, ai m\u00eb thirri mua, dhe duke m\u00eb rrahur supet m\u00eb tha: \u201cE kuptoj se po vjen rrotull t\u00eb m\u00eb thuash di\u00e7ka. Her\u00ebn tjet\u00ebr kur t\u00eb kalosh k\u00ebtej sille me vete edhe at\u00eb fletoren me krijimet e tua letrare!\u201d<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb doja t\u00eb b\u00ebja un\u00eb, por nuk po e gjeja guximin. V\u00ebshtir\u00eb se gjen shembull m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb taktit me t\u00eb cilin sillet nj\u00eb shkrimtar i madh me djal\u00eb t\u00ebri, tek i cili shikon shk\u00ebndijat e talentit. Beluliz\u00ebm! Mund t\u00eb th\u00ebrresin disa. Po t\u00eb mos harrojm\u00eb se miku i Belulit q\u00eb k\u00ebrkonte t\u00eb p\u00ebrfitonte nga emri i Belulit t\u00eb vdekur, nuk kishte krijuar dot nj\u00eb vep\u00ebr vete. Nd\u00ebrsa un\u00eb q\u00eb po shkruaj sot k\u00ebto grimca kujtimesh, nuk kam nevoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebto gj\u00ebra t\u00eb ndodhura para m\u00eb shum\u00eb se kat\u00ebr dekadash p\u00ebr t\u00eb promovuar vepr\u00ebn time. Un\u00eb tanim\u00eb kam krijuar nj\u00eb vep\u00ebr dhe kam b\u00ebr\u00eb nj\u00eb em\u00ebr si autor, studiues, botues dhe gazetar. Dhe k\u00ebt\u00eb e kam b\u00ebr\u00eb pa treguar deri m\u00eb sot k\u00ebto detaje nga e shkuara ime. Sot, kur ato b\u00ebhen t\u00eb ditura ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tregues nderimi dhe mir\u00ebnjohjeje nga ana ime ndaj Jakov Xox\u00ebs, jo se k\u00ebto kujtime m\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb mua sot p\u00ebr t\u2019 u promovuar.<\/p>\n<p>Si lexues, por edhe si botues, kam nj\u00eb peng, q\u00eb Jakov Xoxa nd\u00ebrroi jet\u00eb para kohe, n\u00eb mosh\u00ebn 59 vje\u00e7, n\u00eb 1979, duke mos na dh\u00ebn\u00eb vepra t\u00eb tjera q\u00eb prisnim prej tij. N\u00ebse do t\u00eb kishte jetuar edhe pas vitit 1990 do t\u00eb kishte mund\u00ebsi t\u00eb na jepte vepra t\u00eb shkruara sipas d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb tij, pa censur\u00eb. Dhe fare mir\u00eb mund t\u00eb kishte jetuar edhe 15-20 vjet pas vitit 1990, duke pasur parasysh sa jetoi Drit\u00ebro Agolli, fjala vjen, ose mosh\u00ebn q\u00eb ka arritur Ismail Kadareja. Dhe n\u00ebse do t\u00eb kishte ndodhur k\u00ebshtu,do t\u00eb kisha shpresuar edhe un\u00eb si botues, q\u00eb t\u00eb botoja ndonj\u00eb nga veprat e tij. Romanin p\u00ebr Apollonin\u00eb e lasht\u00eb, ndoshta, p\u00ebr t\u00eb cilin nuk do t\u00eb mungoja q\u00eb ta nxitja q\u00eb ta shkruante. Rrall\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time kam ndjer\u00eb nj\u00eb hidh\u00ebrim aq t\u00eb madh sa kur m\u00ebsova vdekjen e Jakov Xox\u00ebs.<\/p>\n<p>Me siguri q\u00eb lexuesit e k\u00ebtij shkrimi k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb din\u00eb se sa her\u00eb e takova un\u00eb Jakov Xox\u00ebn, p\u00ebrve\u00e7 dy rasteve q\u00eb jepen \u00a0t\u00eb p\u00ebrmendura k\u00ebtu.Kuptohet se un\u00eb kisha d\u00ebshir\u00eb ta takoja sa m\u00eb shpesh, por sh\u00ebndeti i tij q\u00eb sa vinte dhe p\u00ebrkeq\u00ebsohej, si dhe puna krijuese t\u00eb cil\u00ebn nuk e braktisi deri n\u00eb fund, p\u00ebrfshi k\u00ebtu edhe detyrimet e mia n\u00eb repart si ushtar, b\u00ebn\u00eb q\u00eb takimet tona t\u00eb num\u00ebrohen me gishtat e duarve. Disa prej tyre ishin shum\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebra, aq sa mund t\u00eb quhen m\u00eb shum\u00eb si p\u00ebrsh\u00ebndetje, plus ndonj\u00eb batut\u00eb t\u00eb tij p\u00ebr librat q\u00eb m\u00eb k\u00ebshillonte t\u00eb lexoja, sipas k\u00ebrkes\u00ebs sime.Kjo ndodhte kur kishin ardhur njer\u00ebz nga larg p\u00ebr ta takuar.<\/p>\n<p>Dhe t\u00eb till\u00eb vinin jo pak, madje edhe nga p\u00ebrtej kufijve. Nd\u00ebr ta kishte edhe shum\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb fund t\u00eb viteve shtat\u00ebdhjet\u00eb ishte akoma periudha e nj\u00eb lloj hapjeje mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Jugosllavis\u00eb sa i p\u00ebrket marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me banor\u00ebt e trojeve shqiptare n\u00eb Jugosllavi, periudh\u00eb q\u00eb vazhdoi deri n\u00eb demonstratat e vitit 1981. Kjo b\u00ebri q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb shum\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb vinin n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb kuadrin e shk\u00ebmbimeve dypal\u00ebshe kulturore, sportive, arsimore etj. Pothuajse t\u00eb gjith\u00eb donin t\u00eb takonin Jakov Xox\u00ebn. Arsyeja ishte e qart\u00eb. Jakov Xoxa ishte i pari shkrimtar nga Shqip\u00ebria\u00a0 e periudh\u00ebs s\u00eb pas\u00e7lirimit t\u00eb vendit q\u00eb u b\u00eb i njohur gjer\u00ebsisht n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb trojet e tjera shqiptare n\u00ebp\u00ebrtej kufirit, madje n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re, 40 vje\u00e7. Kjo fal\u00eb romanit t\u00eb tij \u201cLumi i vdekur\u201d(1964), personazhe t\u00eb t\u00eb cilit ishin edhe shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs t\u00eb vendosur n\u00eb Myzeqe, n\u00eb vitet 20-30.<\/p>\n<p>Grupet e ndryshme me shqiptar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb vinin n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, sh\u00ebnonin Apollonin\u00eb nd\u00ebr destanacionet e kufizuara q\u00eb mund t\u00eb vizitonin, vet\u00ebm sepse kishin d\u00ebgjuar q\u00eb aty pran\u00eb ishte Jakov Xoxa dhe mund t\u2019 i merrnin nj\u00eb autograf n\u00eb librat e tij. Me k\u00ebt\u00eb nuk dua t\u00eb them se ata nuk kishin d\u00ebshir\u00eb ta vizitonin Apollonin\u00eb, por duke i pasur destinacionet e kufizuara, kjo mund t\u00eb quhet nj\u00eb sakrific\u00eb e tyre.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ndri\u00e7im Kulla Emri i Jakov Xox\u00ebs u p\u00ebrmend shum\u00eb n\u00eb media, para disa jav\u00ebsh pas\u00a0 m\u00eb shum\u00eb se 30 vjet \u00ebsh, saq\u00eb do ta kishte pasur zili \u00e7do VIP i njohur i gjall\u00eb, n\u00eb Shqip\u00ebri. Por jo p\u00ebr shkakun p\u00ebr t\u00eb cilin u p\u00ebrmend i tij. N\u00eb prag t\u00eb 100 vjetorit t\u00eb lindjes s\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":22404,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[9,4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Grimca kujtimesh me Jakov Xox\u00ebn e madh - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23493\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Grimca kujtimesh me Jakov Xox\u00ebn e madh - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Ndri\u00e7im Kulla Emri i Jakov Xox\u00ebs u p\u00ebrmend shum\u00eb n\u00eb media, para disa jav\u00ebsh pas\u00a0 m\u00eb shum\u00eb se 30 vjet \u00ebsh, saq\u00eb do ta kishte pasur zili \u00e7do VIP i njohur i gjall\u00eb, n\u00eb Shqip\u00ebri. Por jo p\u00ebr shkakun p\u00ebr t\u00eb cilin u p\u00ebrmend i tij. N\u00eb prag t\u00eb 100 vjetorit t\u00eb lindjes s\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23493\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-07-20T09:53:55+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Ndricim-Kulla.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"770\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"433\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23493\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23493\",\"name\":\"Grimca kujtimesh me Jakov Xox\u00ebn e madh - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23493#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23493#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Ndricim-Kulla.jpg\",\"datePublished\":\"2020-07-20T09:53:55+00:00\",\"dateModified\":\"2020-07-20T09:53:55+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23493#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23493\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23493#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Ndricim-Kulla.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Ndricim-Kulla.jpg\",\"width\":770,\"height\":433},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23493#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Grimca kujtimesh me Jakov Xox\u00ebn e madh\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Grimca kujtimesh me Jakov Xox\u00ebn e madh - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23493","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Grimca kujtimesh me Jakov Xox\u00ebn e madh - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"Nga Ndri\u00e7im Kulla Emri i Jakov Xox\u00ebs u p\u00ebrmend shum\u00eb n\u00eb media, para disa jav\u00ebsh pas\u00a0 m\u00eb shum\u00eb se 30 vjet \u00ebsh, saq\u00eb do ta kishte pasur zili \u00e7do VIP i njohur i gjall\u00eb, n\u00eb Shqip\u00ebri. Por jo p\u00ebr shkakun p\u00ebr t\u00eb cilin u p\u00ebrmend i tij. N\u00eb prag t\u00eb 100 vjetorit t\u00eb lindjes s\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23493","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2020-07-20T09:53:55+00:00","og_image":[{"width":770,"height":433,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Ndricim-Kulla.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"13 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23493","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23493","name":"Grimca kujtimesh me Jakov Xox\u00ebn e madh - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23493#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23493#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Ndricim-Kulla.jpg","datePublished":"2020-07-20T09:53:55+00:00","dateModified":"2020-07-20T09:53:55+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23493#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=23493"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23493#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Ndricim-Kulla.jpg","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Ndricim-Kulla.jpg","width":770,"height":433},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23493#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Grimca kujtimesh me Jakov Xox\u00ebn e madh"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Ndricim-Kulla.jpg","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Ndricim-Kulla-150x150.jpg",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Ndricim-Kulla.jpg",770,433,false]},"categories_names":{"9":{"name":"Analiz\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=9"},"4":{"name":"Opinion","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=4"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Ndricim-Kulla-150x150.jpg",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Ndricim-Kulla.jpg",300,169,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Ndricim-Kulla.jpg",305,172,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Ndricim-Kulla.jpg",400,225,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Ndricim-Kulla.jpg",600,337,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Ndricim-Kulla.jpg",770,433,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Ndricim-Kulla.jpg",130,73,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Ndricim-Kulla.jpg",770,433,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23493"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=23493"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23493\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":23494,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23493\/revisions\/23494"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/22404"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=23493"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=23493"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=23493"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}