{"id":23466,"date":"2020-07-18T15:15:07","date_gmt":"2020-07-18T13:15:07","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=23466"},"modified":"2020-07-18T15:15:07","modified_gmt":"2020-07-18T13:15:07","slug":"qeni-i-pavllovit-ose-si-duhet-kundershtuar-vuciqin-vulgar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23466","title":{"rendered":"\u201cQeni i Pavllovit\u201d \u2013 ose: si duhet kund\u00ebrshtuar Vu\u00e7iqin vulgar?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Enver Robelli<\/strong><\/p>\n<p><strong>Me atitud\u00ebn e trash\u00ebgimtarit t\u00eb mizoris\u00eb kolonialiste t\u00eb Beogradit, presidenti serb e n\u00ebn\u00e7moi n\u00eb Bruksel kryeministrin e Kosov\u00ebs. N\u00eb syt\u00eb e Aleksandar Vu\u00e7iqit shqiptari duhet t\u00eb jet\u00eb bart\u00ebs qymyri, hamall dhe t\u00eb flas\u00eb serbisht. N\u00eb mediat serbe Vu\u00e7iq e vazhdoi n\u00ebn\u00e7mimin me gjuh\u00ebn e tij vulgare, duke th\u00ebn\u00eb se kur e takon Avdullah Hotin ndjen \u201crefleksin e Pavllovit\u201d. \u00c7ka \u00ebsht\u00eb \u201crefleksi i Pavllovit\u201d (n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb tjera quhet: \u201cqeni i Pavllovit\u201d)? Pse e krahasoi Vu\u00e7iq kryeministrin e Kosov\u00ebs me \u201cqenin e Pavllovit\u201d? Nj\u00eb shpjegim dhe disa k\u00ebshilla se si politikan\u00ebt e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb p\u00ebrballen me Aleksandar Vu\u00e7iqin. Inferioriteti nuk b\u00ebn pun\u00eb n\u00eb p\u00ebrballje me kryetarin serb. Nuk b\u00ebjn\u00eb pun\u00eb as deklaratat inferiore t\u00eb politikan\u00ebve si Hashim Tha\u00e7i, i cili u thoshte diplomat\u00ebve europian\u00eb se ai dhe Vu\u00e7iqi jan\u00eb \u201cgood guys\u201d, dometh\u00ebn\u00eb djem t\u00eb mir\u00eb e t\u00eb pasherr<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb rinin\u00eb e tij Aleksandar Vu\u00e7iqi ka qen\u00eb i af\u00ebrt me huligan\u00ebt e ekipit t\u00eb futbollit C\u00ebrvena Zvezda t\u00eb Beogradit. Tribuna e huligan\u00ebve ka qen\u00eb dhe vazhdon t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb \u201cakademi e dhun\u00ebs\u201d \u2013 fizike dhe verbale. Kur n\u00eb maj t\u00eb vitit 1990 n\u00eb ndeshjen e futbollit mes Dinamos s\u00eb Zagrebit dhe C\u00ebrvena Zvezd\u00ebs s\u00eb Beogradit shp\u00ebrtheu dhuna, Vu\u00e7iq ishte n\u00eb tribun\u00ebn e huligan\u00ebve. Pastaj ai vazhdoi karrier\u00ebn si propagandist n\u00eb nj\u00eb radio t\u00eb ultranacionalist\u00ebve serb\u00eb n\u00eb Pale t\u00eb Bosnj\u00ebs, prej nga \u00ebsht\u00eb koordinuar rrethimi dhe vrasja e qytetar\u00ebve t\u00eb Sarajev\u00ebs. Po n\u00eb at\u00eb koh\u00eb Vu\u00e7iq e ka zbuluar baban\u00eb e tij politik dhe idhullin e tij shpirt\u00ebror: Vojisllav Sheshelin, i cili n\u00eb fillim t\u00eb viteve 1990-t\u00eb e kishte nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr: t\u2019ua nxjerr syt\u00eb kroat\u00ebve me lug\u00eb t\u00eb ndryshkur.<\/p>\n<div class=\"mobile-show-more\">\n<p>M\u00eb 1995, pak dit\u00eb pasi forcat e kasapit Ratko Mlladiq filluan gjenocidin n\u00eb Srebrenic\u00eb, Vu\u00e7iq i k\u00ebrc\u00ebnohej bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare se n\u00ebse sulmon forcat serbe n\u00eb Bosnj\u00eb, at\u00ebher\u00eb p\u00ebr nj\u00eb serb t\u00eb vrar\u00eb \u201cne do t\u00eb vrasim 100 mysliman\u00eb\u201d. N\u00eb fund t\u00eb viteve 1990-t\u00eb Vu\u00e7iq sh\u00ebrbeu si minist\u00ebr i informacionit n\u00eb qeverin\u00eb serbe \u2013 p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye gazetar\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb e kan\u00eb quajtur \u201cGoebbels t\u00eb Sllobodan Millosheviqit\u201d. (Joseph Goebbelsi ka qen\u00eb shef i propagand\u00ebs s\u00eb Adolf Hitlerit). Pas ndryshimeve t\u00eb ashtuquajtura demokratike n\u00eb Serbi m\u00eb 5 tetor 2000, Vu\u00e7iq gati nj\u00eb dekad\u00eb i q\u00ebndroi besnik ideologjis\u00eb serbomadhe. Specialitet i tij \u00ebsht\u00eb provokimi, n\u00ebn\u00e7mimi, p\u00ebrbuzja, tallja me kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb \u2013 n\u00eb Serbi dhe n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb takimit t\u00eb djesh\u00ebm n\u00eb Bruksel kryetari serb e n\u00ebn\u00e7moi si me gjuh\u00ebn e p\u00ebrdorur po aq edhe me gjuh\u00ebn trupore kryeministrin e Kosov\u00ebs, Avdullah Hoti. Me gjas\u00eb i pap\u00ebrgatitur p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar nj\u00eb atak i till\u00eb nga presidenti serb, Hoti arriti vet\u00ebm t\u00eb thot\u00eb (a belb\u00ebzoj\u00eb) se e kupton serbishten. Vu\u00e7iq e dinte se momenti i p\u00ebrsh\u00ebndetjes s\u00eb tij me kryeministrin kosovar regjistrohet nga kamerat. Ai e dinte se n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7ast duhet t\u00eb gjuaj\u00eb nj\u00eb petard\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkaktuar mjegull dhe p\u00ebr t\u00eb treguar \u201csuperioritetin kulturor\u201d ndaj nj\u00eb shqiptari. Sepse n\u00eb logjik\u00ebn hegjemoniste serbe shqiptari patjet\u00ebr duhet t\u00eb flas\u00eb serbisht dhe duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb tregoj\u00eb ndonj\u00eb anekdot\u00eb mbi gjyshin apo baban\u00eb e tij q\u00eb ka bartur qymyr n\u00eb Beograd n\u00eb vitet 50-t\u00eb apo 60-t\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq kryeministri i Kosov\u00ebs &#8211; i pap\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb k\u00ebso ballafaqimesh dhe pa ekip q\u00eb e njeh n\u00eb holl\u00ebsi biografin\u00eb politike t\u00eb Vu\u00e7iqit \u2013 nuk arriti t\u2019i kund\u00ebrvihej presidentit serb ashtu si\u00e7 e meritonte. Nj\u00eb shou i till\u00eb i Vu\u00e7iqit gjithsesi e v\u00eb n\u00eb situat\u00eb t\u00eb pak\u00ebndshme secilin politikan. Por, si\u00e7 nuk fitohen zgjedhjet me duar n\u00eb xhepa, as n\u00eb Bruksel nuk shkohet pa qen\u00eb mir\u00eb i p\u00ebrgatitur p\u00ebr t\u00eb reaguar edhe n\u00eb situata t\u00eb papritura. Kryeministri Hoti do t\u00eb mund t\u2019ia kthente n\u00eb shqip Vu\u00e7iqit: \u201cA flisni ju shqip?\u201d. Ose: \u201cJo, nuk flas serbisht, flas vet\u00ebm kroatisht\u201d. Ose: \u201cKam folur gjat\u00eb kroatisht, por koh\u00ebve t\u00eb fundit m\u00eb shum\u00eb po m\u00eb flitet gjuha malazeze\u201d. Ose n\u00eb anglisht. Ose do t\u00eb mund ta injoronte Vu\u00e7iqin me nj\u00eb refuzim estetik rugovian.<\/p>\n<p>Nuk k\u00ebrkohet shum\u00eb mund nga politikan\u00ebt e Kosov\u00ebs p\u00ebr ta njohur pak Vu\u00e7iqin. P\u00ebr shembull mund t\u00eb shikojn\u00eb filmin dokumentar \u201cVladalac\u201d (Sundimtari \u2013 biografia politike e Aleksandar Vu\u00e7iqit, gjendet n\u00eb Youtube) t\u00eb televizionit N1. Politikan\u00ebt e rinj kosovar\u00eb q\u00eb nuk din\u00eb serbisht mund t\u00eb angazhojn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrkthyes. Bile po t\u00eb kishte Kosova televizione m\u00eb t\u00eb arrira profesionalisht, dokumentari do t\u00eb ishte p\u00ebrkthyer n\u00eb shqip. Sepse t\u00eb njoh\u00ebsh pal\u00ebn kund\u00ebrshtare \u00ebsht\u00eb p\u00ebrher\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi, sidomos n\u00eb negociata t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Te \u201cVladalac\u201d flasin disa prej analist\u00ebve m\u00eb t\u00eb zgjuar t\u00eb Serbis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kur luten p\u00ebr ta p\u00ebrshkruar Vu\u00e7iqin me nj\u00eb fjal\u00eb, p\u00ebrgjigjen k\u00ebshtu: keqp\u00ebrdorues, i pasinqert\u00eb, arrogant, i paedukuar, destruktiv, radioaktiv, despot i dashuruar n\u00eb veten e tij, narcisoid, manipulues, i paskrupullt, prepotent. Ose: \u201cNj\u00eb eksperiment i suksessh\u00ebm i agjencive q\u00eb merren me narkotizimin e opinionit publik\u201d. Vu\u00e7iq ka qejf t\u00eb thot\u00eb se n\u00eb rinin\u00eb e tij, si \u201cstudenti m\u00eb i mir\u00eb i drejt\u00ebsis\u00eb\u201d n\u00eb Beograd, ka shitur vegla hekuri n\u00eb nj\u00eb dyqan n\u00eb Lond\u00ebr \u2013 dhe ka m\u00ebsuar anglisht. Sipas nj\u00eb hulumtimi t\u00eb mediave t\u00eb pavarura t\u00eb Beogradit Vu\u00e7iq n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ka punuar n\u00eb nj\u00eb thertore n\u00eb Lond\u00ebr.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm Avdullah Hoti q\u00eb demonstroi (s\u00eb paku para kamerave) nj\u00eb qasje inferiore ndaj presidentit serb. V\u00ebzhguesve t\u00eb v\u00ebmendsh\u00ebm u kujtohet skena kur presidenti inferior i Kosov\u00ebs Hashim Tha\u00e7i duke dashur t\u00eb duket sa m\u00eb \u201cproeuropian\u201d e \u201cbashk\u00ebpunues\u201d n\u00eb nj\u00eb forum nd\u00ebrkomb\u00ebtar, para kamerave dhe para diplomat\u00ebve e politikan\u00ebve europian\u00eb thoshte: ne, pra \u201cun\u00eb e Aleksandri\u201d, jemi \u201cgood guys\u201d, dometh\u00ebn\u00eb djem t\u00eb mir\u00eb e t\u00eb pasherr q\u00eb duam t\u00eb arrijn\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje historike. Kjo ishte qasje n\u00ebnshtruese e gjunj\u00ebzuese.<\/p>\n<p>\u201cMiku im Vu\u00e7iq\u201d \u2013 k\u00ebt\u00eb fjali e p\u00ebrdor\u00eb nganj\u00ebher\u00eb edhe kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb kur d\u00ebshiron t\u00eb polemizoj\u00eb me kritik\u00ebt e tij shqiptar\u00eb. Edhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fraz\u00eb e panevojshme. Nga prizmi shqiptar mik mund t\u00eb quhet Zharko Kora\u00e7i. Ose mike mund t\u00eb quhet Sonja Biserko. Apo Natasha Kandiqi. Politikan\u00ebt e Kosov\u00ebs (dhe ndonj\u00eb i Shqip\u00ebris\u00eb) nuk kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb shtiren si tolerant\u00eb para kast\u00ebs sunduese t\u00eb Beogradit me shpres\u00ebn se do t\u00eb shp\u00ebrblehen nga Brukseli. Nuk do t\u00eb shp\u00ebrblehen.<\/p>\n<p>Sepse Vu\u00e7iqi nuk ndalet. Qe nj\u00eb shembull se si ai e demonstron racizmin e tij ndaj shqiptar\u00ebve. M\u00eb 14 janar 2017 nga Beogradi u nis nj\u00eb tren q\u00eb destinacion final kishte Mitrovic\u00ebn. Treni ishte \u201cstolisur\u201d me parull\u00ebn \u201cKosova \u00ebsht\u00eb Serbi\u201d &#8211; n\u00eb 21 gjuh\u00eb. Pas k\u00ebrc\u00ebnimit t\u00eb pal\u00ebs kosovare se do t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb me forca speciale p\u00ebr t\u00eb penguar ardhjen e trenit n\u00eb Mitrovic\u00eb, kompozicioni i vagon\u00ebve u ndal n\u00eb kufi me Kosov\u00ebn. Pastaj Vu\u00e7iqi tha (po e parafrazojm\u00eb): ndoshta shqiptar\u00ebt e kan\u00eb vendosur kok\u00ebn n\u00eb binar\u00eb t\u00eb trenit si indian\u00ebt p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar fishk\u00ebllim\u00ebn e trenit. N\u00eb syt\u00eb e tij shqiptar\u00ebt jan\u00eb indian\u00eb, pra rac\u00eb e ul\u00ebt, q\u00eb duhet n\u00ebnshtruar. Asnj\u00eb politikan i Kosov\u00ebs nuk e pati regjistruar at\u00ebbot\u00eb k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb Vu\u00e7iqit. Sepse politikan\u00ebt e Kosov\u00ebs kan\u00eb halle t\u00eb tjera &#8211; personale, private dhe klanore. E kur vjen puna pisk, kur Vu\u00e7iqi i posht\u00ebron para syve t\u00eb bot\u00ebs, at\u00ebher\u00eb nuk u mbetet gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se t\u00eb shfaqin ngatht\u00ebsin\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>As dje politikan\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb dhe mediat e shumta t\u00eb Prishtin\u00ebs nuk e v\u00ebrejt\u00ebn sharjen e radh\u00ebs nga ana e Vu\u00e7iqit. Vu\u00e7iq deklaroi p\u00ebr media: \u201cUn\u00eb v\u00ebrtet e p\u00ebrjetoj refleksin e Pavllovit kur vij k\u00ebtu (n\u00eb Bruksel). M\u00eb vjen mundim t\u00eb d\u00ebgjoj Hotin dhe nebulozat e tij se si ata jan\u00eb viktima e ne kriminel\u00eb\u201d. \u00c7ka \u00ebsht\u00eb \u201crefleksi i Pavllovit\u201d (n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb tjera quhet: \u201cqeni i Pavllovit\u201d)? Mjeku rus Ivan Petroviq Pavllov b\u00ebri nj\u00eb eksperiment n\u00eb fush\u00ebn e etologjis\u00eb. Sipas tij, qenit i rritet sasia e l\u00ebngut n\u00eb goj\u00eb (\u201ci shkon l\u00ebng p\u00ebr goje\u201d, sipas nj\u00eb fraze popullore) kur d\u00ebgjon hapat e padronit t\u00eb tij apo hapjen e kutis\u00eb me ushqim. Zhurm\u00ebn e hapjes s\u00eb kutis\u00eb s\u00eb ushqimit qeni e nd\u00ebrlidh me ardhjen e ushqimit q\u00eb ia jep pronari. P\u00ebr t\u00eb testuar k\u00ebt\u00eb hipotez\u00eb, Pavllovi e b\u00ebri nj\u00eb eksperiment n\u00eb vitin 1905. Ky eksperiment \u00ebsht\u00eb i njohur si \u201cqeni i Pavllovit\u201d. Sa her\u00eb q\u00eb ia \u00e7onte ushqimin qenit, Pavllovi i binte ziles. Sapo d\u00ebgjonte zilen, qeni e dinte se po vjen buka. Pas nj\u00eb kohe Pavllovi vet\u00ebm i binte ziles, por nuk sillte ushqim. Megjithat\u00eb, qenit i shkonte \u201cl\u00ebng p\u00ebr goje\u201d vet\u00ebm kur d\u00ebgjonte zilen, sepse ashtu ishte m\u00ebsuar.<\/p>\n<p>N\u00eb kontekstin e bisedimeve me Bruksel, Vu\u00e7iq e sheh veten n\u00eb rolin e padronit me zile. N\u00eb k\u00ebt\u00eb ilustrim shqiptar\u00ebt jan\u00eb vet\u00ebm qen\u00eb q\u00eb vrapojn\u00eb pas ziles s\u00eb tij. Nj\u00ebher\u00eb i krahasoi shqiptar\u00ebt me indian\u00eb, tash me qen\u00eb. Jo vet\u00ebm kryeministri i Kosov\u00ebs dhe ekipi i tij, por edhe shoq\u00ebria kosovare duhet t\u00eb kuptoj\u00eb k\u00ebt\u00eb mesazh dhe t\u00eb mendojn\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mesazh fyes. Mbi t\u00eb gjitha duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitur p\u00ebr ballafaqimet e radh\u00ebs. Ky ballafaqim nuk mund t\u00eb b\u00ebhet n\u00ebse Kosova nuk ka nj\u00eb ekip q\u00eb ka dije dhe kujtes\u00eb t\u00eb mir\u00eb historike p\u00ebr Serbin\u00eb dhe p\u00ebr politikan\u00ebt e saj, duhet njohur \u201cFilozofin\u00eb e Pallank\u00ebs\u201d p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me filozofin\u00eb raciste t\u00eb Vu\u00e7iqit.<\/p>\n<p>Vu\u00e7iqi d\u00ebshiron q\u00eb para bot\u00ebs per\u00ebndimore t\u00eb perceptohet vet\u00ebm si politikan i shekullit 21. \u00cbsht\u00eb detyr\u00eb e politikan\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs ta prezantojn\u00eb si politikan t\u00eb fundshekullit 20-t\u00eb, si huligan ultranacionalist q\u00eb premtonte kufij t\u00eb Serbis\u00eb s\u00eb Madhe deri n\u00eb Karllovc dhe Karllobag, q\u00eb mbante fjalime k\u00ebrc\u00ebnuese n\u00eb Glin\u00eb, nj\u00eb qytez\u00eb kroate e pushtuar nga serb\u00ebt, q\u00eb shkonte n\u00eb Bosnj\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkrahur gjenocidin serb, q\u00eb ndalonte media n\u00eb Kosov\u00eb dhe p\u00ebrkrahte represionin e Beogradit n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Kush t\u2019i kund\u00ebrp\u00ebrgjigjet Serbis\u00eb nga pala kosovare? Ministrat q\u00eb takojn\u00eb nj\u00ebri-tjetrin dhe k\u00ebt\u00eb e shesin si aktivitet politik me postime bajate n\u00eb Facebook? Ministrat dhe ministret q\u00eb reklamohen n\u00eb Facebook? Apo ndonj\u00eb z\u00ebvend\u00ebsminist\u00ebr q\u00eb mendon se e arritur e madhe politike \u00ebsht\u00eb t\u2019ia urosh dit\u00eblindjen n\u00eb Facebook kancelares gjermane? P\u00ebr k\u00ebso aktivitetesh taksapaguesi kosovar paguan qindra-mij\u00ebra euro n\u00eb em\u00ebr t\u00eb rrogave.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet 1990-t\u00eb, t\u00eb cilat kan\u00eb qen\u00eb tep\u00ebr t\u00eb r\u00ebnda, t\u00eb err\u00ebta, prezantimi i pal\u00ebs kosovare n\u00eb raport me Serbin\u00eb nuk ka qen\u00eb inferior si sot. Mjafton t\u00eb lexohen intervistat e Fehmi Aganit n\u00eb shtypin e Beogradit, ballafaqimet e Adem Dema\u00e7it me politikan\u00eb serb\u00eb n\u00eb emisionin \u201cMost\u201d (Ura) t\u00eb Radios Europa e Lir\u00eb ose momenti kur n\u00eb nj\u00eb debat n\u00eb Klubin e Gazetar\u00ebve t\u00eb Huaj t\u00eb \u201cTanjugut\u201d n\u00eb Beograd Veton Surroi kishte folur shqip duke zgjuar m\u00ebrin\u00eb dhe urrejtjen e Borisav Joviqit, dor\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb t\u00eb Sllobodan Millosheviqit, dhe kreut t\u00eb radikal\u00ebve, Vojislav Sheshelit. Dikur, pasi kishte konstatuar se nuk ka p\u00ebrkthim dhe p\u00ebr t\u2019ua b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb nacionalist\u00ebve serb\u00eb se ai q\u00eb flet nj\u00eb gjuh\u00eb tjet\u00ebr gjithsesi \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi, Surroi tha: \u201cDo t\u00eb vazhdoj t\u00eb flas\u00eb n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn prej gjuh\u00ebve t\u00eb huaja\u201d &#8211; dhe kishte vazhduar n\u00eb serbisht. Nganj\u00ebher\u00eb mjafton nj\u00eb gjest p\u00ebr ta demaskuar kund\u00ebrshtarin politik.<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Enver Robelli Me atitud\u00ebn e trash\u00ebgimtarit t\u00eb mizoris\u00eb kolonialiste t\u00eb Beogradit, presidenti serb e n\u00ebn\u00e7moi n\u00eb Bruksel kryeministrin e Kosov\u00ebs. N\u00eb syt\u00eb e Aleksandar Vu\u00e7iqit shqiptari duhet t\u00eb jet\u00eb bart\u00ebs qymyri, hamall dhe t\u00eb flas\u00eb serbisht. N\u00eb mediat serbe Vu\u00e7iq e vazhdoi n\u00ebn\u00e7mimin me gjuh\u00ebn e tij vulgare, duke th\u00ebn\u00eb se kur e takon [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9579,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[9,4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>\u201cQeni i Pavllovit\u201d \u2013 ose: si duhet kund\u00ebrshtuar Vu\u00e7iqin vulgar? - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23466\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"\u201cQeni i Pavllovit\u201d \u2013 ose: si duhet kund\u00ebrshtuar Vu\u00e7iqin vulgar? - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Enver Robelli Me atitud\u00ebn e trash\u00ebgimtarit t\u00eb mizoris\u00eb kolonialiste t\u00eb Beogradit, presidenti serb e n\u00ebn\u00e7moi n\u00eb Bruksel kryeministrin e Kosov\u00ebs. N\u00eb syt\u00eb e Aleksandar Vu\u00e7iqit shqiptari duhet t\u00eb jet\u00eb bart\u00ebs qymyri, hamall dhe t\u00eb flas\u00eb serbisht. N\u00eb mediat serbe Vu\u00e7iq e vazhdoi n\u00ebn\u00e7mimin me gjuh\u00ebn e tij vulgare, duke th\u00ebn\u00eb se kur e takon [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23466\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-07-18T13:15:07+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"718\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"465\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23466\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23466\",\"name\":\"\u201cQeni i Pavllovit\u201d \u2013 ose: si duhet kund\u00ebrshtuar Vu\u00e7iqin vulgar? - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23466#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23466#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png\",\"datePublished\":\"2020-07-18T13:15:07+00:00\",\"dateModified\":\"2020-07-18T13:15:07+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23466#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23466\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23466#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png\",\"width\":718,\"height\":465},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23466#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"\u201cQeni i Pavllovit\u201d \u2013 ose: si duhet kund\u00ebrshtuar Vu\u00e7iqin vulgar?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\u201cQeni i Pavllovit\u201d \u2013 ose: si duhet kund\u00ebrshtuar Vu\u00e7iqin vulgar? - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23466","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"\u201cQeni i Pavllovit\u201d \u2013 ose: si duhet kund\u00ebrshtuar Vu\u00e7iqin vulgar? - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"Nga Enver Robelli Me atitud\u00ebn e trash\u00ebgimtarit t\u00eb mizoris\u00eb kolonialiste t\u00eb Beogradit, presidenti serb e n\u00ebn\u00e7moi n\u00eb Bruksel kryeministrin e Kosov\u00ebs. N\u00eb syt\u00eb e Aleksandar Vu\u00e7iqit shqiptari duhet t\u00eb jet\u00eb bart\u00ebs qymyri, hamall dhe t\u00eb flas\u00eb serbisht. N\u00eb mediat serbe Vu\u00e7iq e vazhdoi n\u00ebn\u00e7mimin me gjuh\u00ebn e tij vulgare, duke th\u00ebn\u00eb se kur e takon [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23466","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2020-07-18T13:15:07+00:00","og_image":[{"width":718,"height":465,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png","type":"image\/png"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"10 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23466","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23466","name":"\u201cQeni i Pavllovit\u201d \u2013 ose: si duhet kund\u00ebrshtuar Vu\u00e7iqin vulgar? - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23466#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23466#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png","datePublished":"2020-07-18T13:15:07+00:00","dateModified":"2020-07-18T13:15:07+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23466#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=23466"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23466#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png","width":718,"height":465},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23466#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"\u201cQeni i Pavllovit\u201d \u2013 ose: si duhet kund\u00ebrshtuar Vu\u00e7iqin vulgar?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli-150x150.png",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png",718,465,false]},"categories_names":{"9":{"name":"Analiz\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=9"},"4":{"name":"Opinion","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=4"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli-150x150.png",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png",300,194,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png",305,198,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png",400,259,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png",600,389,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png",718,465,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png",130,84,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png",718,465,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23466"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=23466"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23466\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":23467,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23466\/revisions\/23467"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/9579"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=23466"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=23466"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=23466"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}