{"id":23407,"date":"2020-07-13T18:31:41","date_gmt":"2020-07-13T16:31:41","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=23407"},"modified":"2020-07-13T18:31:41","modified_gmt":"2020-07-13T16:31:41","slug":"25-vjet-ne-keshillin-e-europes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23407","title":{"rendered":"25 vjet n\u00eb K\u00ebshillin e Europ\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Jorgji Kote<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb tre shekujve deri n\u00eb mbarimin e Luft\u00ebs s\u00eb II Bot\u00ebrore Strasburgu\u00a0 dhe gjith\u00eb rajoni i Alsace Lorraine ishte pika e nxeht\u00eb e ndarjes, ballafaqimeve ushtarake\u00a0 dhe\u00a0 nacionalizmit t\u00eb eg\u00ebr franko-gjerman. N\u00eb shenj\u00eb pajtimi mes tyre dhe n\u00eb plan mbar\u00eb europian, aty u vendos selia e K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs ( KiE) t\u00eb krijuar m\u00eb 5 maj 1949\u00a0 q\u00eb i parapriu krijimit t\u00eb BE-s\u00eb. Po ashtu,\u00a0 n\u00eb Strasburg\u00a0 u depozitua Konventa Europiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, e miratuar n\u00eb vitin 1950 dhe u vendos Gjykata me t\u00eb nj\u00ebjtin em\u00ebr e krijuar m\u00eb 1959, si krahu ligjor i KiE-s\u00eb, q\u00eb garanton n\u00eb praktik\u00eb zbatimin e tyre. Pjes\u00eb\u00a0 e saj p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse tejet e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb dhe Kongresi i Autoriteteve Vendore dhe Rajonale. M\u00eb 10 maj 1990, pas shembjes s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit dhe p\u00ebrmbysjes s\u00eb komunizmit n\u00eb ish-Europ\u00ebn Qendrore dhe Lindore u krijua dhe \u00ab\u00a0Komisioni Europian p\u00ebr Demokraci\u00a0p\u00ebrmes Ligjit\u00a0\u00bb me seli n\u00eb Strasburg; por n\u00eb fakt njihet gjer\u00ebsisht si \u00abKomisioni i Venecias\u00bb meqen\u00ebse i zhvillon aty seancat plenare. \u00cbsht\u00eb organ konsultativ i KiE-s\u00eb me 62 vende an\u00ebtar\u00eb, 47 t\u00eb K\u00ebshillit dhe 15 t\u00eb tjera jasht\u00eb tij, duke p\u00ebrfshir\u00eb dhe Kosov\u00ebn. Ndon\u00ebse opinionet e tij nuk jan\u00eb t\u00eb detyrueshme, fakti q\u00eb jan\u00eb vet\u00eb t\u00eb interesuarit q\u00eb depozitojn\u00eb k\u00ebrkesa\/ankesa dhe niveli i padiskutuesh\u00ebm i ekspertiz\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb sprovuar u japin atyre\u00a0 fuqi dhe m\u00eb t\u00eb madhe ligjore, morale e politike.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<div id=\"beacon_2087051b93\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/ads.balkanweb.com\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=530&amp;loc=http%3A%2F%2Fgazetashqiptare.al%2F2020%2F07%2F13%2F25-vjet-ne-keshillin-e-europes%2F&amp;referer=http%3A%2F%2Fgazetashqiptare.al%2F&amp;cb=2087051b93\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/div>\n<p><ins><\/p>\n<div id=\"beacon_5514d40280\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/ads.balkanweb.com\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=531&amp;loc=http%3A%2F%2Fgazetashqiptare.al%2F2020%2F07%2F13%2F25-vjet-ne-keshillin-e-europes%2F&amp;referer=http%3A%2F%2Fgazetashqiptare.al%2F&amp;cb=5514d40280\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/div>\n<p><\/ins><br \/>\n<ins><\/p>\n<div id=\"beacon_c8a8e679a2\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/ads.balkanweb.com\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=367&amp;loc=http%3A%2F%2Fgazetashqiptare.al%2F2020%2F07%2F13%2F25-vjet-ne-keshillin-e-europes%2F&amp;referer=http%3A%2F%2Fgazetashqiptare.al%2F&amp;cb=c8a8e679a2\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/div>\n<p><\/ins><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Mbas shum\u00eb peripecish dhe nj\u00eb stazhi gati pes\u00ebvje\u00e7ar pas vendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve praktike me t\u00eb, m\u00eb 13 Korrik 1995 Shqip\u00ebria u b\u00eb an\u00ebtarja e 35 e KiE-s\u00eb. Pas OSBE-s\u00eb, ishte an\u00ebtar\u00ebsimi i dyt\u00eb n\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj natyre. Bashk\u00eb me t\u00eb dhe n\u00eb \u00ab\u00a0filialet\u00ab\u00a0 e saj t\u00eb lartp\u00ebrmendura, n\u00eb Asamblen\u00eb Parlamentare dhe Komitetin e Ministrave. Ishte nj\u00eb ngjarje e r\u00ebnd\u00ebsishme sidomos n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes dhe zhvillimit t\u00eb t\u00eb drejtave dhe lirive themelore. Ndon\u00ebse raportet e p\u00ebrgatitura at\u00ebher\u00eb duke i \u00ab\u00a0 rrumbullakosur\u00a0\u00bb problemet, si p\u00ebr inerci t\u00eb r\u00ebnies s\u00eb komunizmit dhe futjes n\u00eb shtigjet demokratike konstatonin se Shqip\u00ebria ishte n\u00eb rregull n\u00eb k\u00ebto fusha dhe me shpres\u00eb se defektet jo t\u00eb pakta do t\u00eb riparoheshin n\u00eb proces.<\/p>\n<p>Themi k\u00ebshtu, mbasi Shqip\u00ebria u an\u00ebtar\u00ebsua n\u00eb KiE, kur nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb ishte d\u00ebnuar me motive politike lideri i PS-s\u00eb, Fatos Nano. Po at\u00eb vit, m\u00eb 1994 kishte d\u00ebshtuar Referendumi p\u00ebr Kushtetut\u00ebn e re q\u00eb synonte shtimin e tepruar t\u00eb kompetencave presidenciale, ishin d\u00ebnuar dhe burgosur gazetar\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, SHIK-u ndiqte dhe persekutonte kund\u00ebrshtar\u00eb politik\u00eb, etj.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, nisur nga mendimi i drejt\u00eb se aderimi n\u00eb KiE do t\u00eb parandalonte dukurit\u00eb negative dhe do t\u00eb ndihmonte opozit\u00ebn fal\u00eb respektimit t\u00eb supozuar t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, PS-ja e asaj kohe dhe vet\u00eb Fatos Nano nga burgu dha publikisht \u00ab\u00a0viston dhe konsensusin\u00a0 p\u00ebr k\u00ebt\u00eb an\u00ebtar\u00ebsi\u201d.<\/p>\n<p>Ja pse, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb sinqert\u00eb, an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb KiE\u00a0 nuk \u00ebsht\u00eb se shkaktoi ndonj\u00eb jehon\u00eb dhe buj\u00eb kush e di se \u00e7far\u00eb, me gjith\u00eb pompat qeveritare\u00a0; dhe nuk kish se si n\u00eb at\u00eb gjendje t\u00eb nder\u00eb, madje ting\u00ebllonte disi ironik\u00a0 dhe ngjarjet e m\u00ebvonshme do ta v\u00ebrtetonin\u00a0 skepticizmin e rastit.<\/p>\n<p>Tani, 25 vjet pas aderimit, duke u kthyer n\u00eb koh\u00eb, shohim se hapat dhe arritjet jan\u00eb t\u00eb shumta. Nuk ka si t\u00eb mos p\u00ebrmenden me k\u00ebt\u00eb rast\u00a0 meritat e ve\u00e7anta t\u00eb KiE-s\u00eb, Kuvendit, MPJ-s\u00eb\u00a0 dhe institucionet e tjera p\u00ebrkat\u00ebse, deputet\u00ebt tan\u00eb q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Asambles\u00eb Parlamentare t\u00eb KiE-s\u00eb, P\u00ebrfaq\u00ebsia jon\u00eb Diplomatike n\u00eb Strasburg me drejtuesit dhe stafet p\u00ebrkat\u00ebse, gjyqtar\u00ebt tan\u00eb n\u00eb Strasburg dhe ekspert\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Ve\u00e7\u00a0 rezultateve pozitive t\u00eb njohura q\u00eb gjinden n\u00eb projektet, programet dhe raportet e shumta, p\u00ebrfshi dhe kryesimin ton\u00eb gjasht\u00ebmujor t\u00eb KiE-s\u00eb m\u00eb 2012 \u2013 2013, le ta themi se problemet,\u00a0 telashet\u00a0 dhe zhg\u00ebnjimet nuk jan\u00eb m\u00eb t\u00eb pakta, madje nuk po na ndahen as n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit jubilar. N\u00eb fakt, jemi ne q\u00eb i kemi shkaktuar KiE-s\u00eb por jo vet\u00ebm asaj shum\u00eb vonesa, ankesa, mungesa, dhe kok\u00eb\u00e7arje t\u00eb m\u00ebdha. Por dhe KiE ka \u00ab\u00a0 kusuret\u00a0\u00bb e veta ndaj nesh.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, \u00e7udit\u00ebrisht, ndon\u00ebse lideri i opozit\u00ebs i asaj kohe, Fatos Nano si\u00e7 u p\u00ebrmend m\u00eb lart e b\u00ebri t\u00eb vet\u00ebn,\u00a0 qeveria dhe KiE-ja nuk u treguan luajal\u00eb dhe kjo e fundit nuk b\u00ebri kurrfar\u00eb presioni p\u00ebr lirimin e tij. Raporteri i saj duket se \u00ab\u00a0 e h\u00ebngri sapunin p\u00ebr djath\u00eb\u00a0\u00bb duke u besuar gjepurave qeveritare mbi demek gjyq\u00ebsorin e pavarur t\u00eb p\u00ebrgatitur nxitimthi n\u00eb kurset gjasht\u00ebmujore t\u00eb \u00abplepave\u00a0\u00bb n\u00eb Golem!! As nuk u b\u00eb ndonj\u00eb rihabilitim p\u00ebr gazetar\u00ebt e d\u00ebnuar ose t\u00eb anuloheshin disa ligje tejet t\u00eb diskutueshme q\u00eb binin ndesh me \u00ab\u00a0 frym\u00ebn \u00ab\u00a0e KiE-s\u00eb. K\u00ebtu b\u00ebn p\u00ebrjashtim Komisioni i Venecias q\u00eb i kritikoi amendamentet e projekt-Kushtetut\u00ebs, q\u00eb dhe shumica e popullit\u00a0 e kishte hedhur at\u00eb\u00a0 posht\u00eb me referendum. Nd\u00ebrkoh\u00eb, raporteri i KiE-s\u00eb p\u00ebr vendin ton\u00eb, holandezi Van den Linden shquhej p\u00ebr njoftimet e tij \u00ab\u00a0roz\u00eb\u00a0\u00bb dhe t\u00eb sheqerosura. S\u00eb bashku me holandezin tjet\u00ebr, Van den Broeck, Komisoneri i Lart\u00eb i BE-s\u00eb kishin menduar q\u00eb n\u00eb vitin 1996, Shqip\u00ebria t\u00eb n\u00ebnshkruante Marr\u00ebveshjen e Asociimit me BE-n\u00eb, shum\u00eb m\u00eb e avancuar se ajo e tanishmja, me q\u00ebllim q\u00eb vendi yn\u00eb t\u00eb b\u00ebhej demek model.<\/p>\n<p>Ky projekt fantazm\u00eb d\u00ebshtoi dhe u shk\u00ebrmoq me turp pas fars\u00ebs\/ masakr\u00ebs zgjedhore m\u00eb 26\/28 Maj 1996 dhe sidomos shembjes s\u00eb piramidave n\u00eb Mars 1997. Kam qen\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb disa takime n\u00eb vitin 1997 ku ka qen\u00eb i pranish\u00ebm Van den Linden dhe t\u00eb tjer\u00eb dhe nuk dinin se \u00ab\u00a0 ku t\u00eb futeshin nga turpi\u00a0dhe \u00e7far\u00eb t\u00eb thoshin\u00a0\u00bb ndaj v\u00ebrejtjeve se p\u00ebrse nuk e d\u00ebgjuan dhe opozit\u00ebn at\u00ebher\u00eb,\u00a0 por vet\u00ebm \u00ab\u00a0 fyellin\u00a0\u00bb e qeveris\u00eb\u00a0!!!?<\/p>\n<p>Edhe vitet e m\u00ebvonshme nxor\u00ebn sheshit deficitet e shumta demokratike t\u00eb vendit dhe politik\u00ebs son\u00eb. P\u00ebr ironi t\u00eb fatit, duket sikur se kemi zbatuar parimin leninist \u00ab Nj\u00eb hap para, dy hapa mbrapa\u00a0\u00bb Tani, dihet se demokracia nuk \u00ebsht\u00eb\u00a0 gj\u00eb e leht\u00eb dhe probleme do t\u00eb kishte e do t\u00eb ket\u00eb\u00a0; \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb se n\u00eb vend q\u00eb k\u00ebto probleme t\u00eb vinin duke u\u00a0 holluar, po trasheshin deri aty sa \u00ab nuk mbante m\u00eb uj\u00eb pilafi\u00a0\u00bb D\u00ebshtimi m\u00eb i madh ka qen\u00eb dhe mbetet ende \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht mungesa e zgjedhjeve t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme me standardet e t\u00eb drejtave dhe lirive t\u00eb njeriut, si ADN-ja e KiE-s\u00eb dhe demokracis\u00eb.<\/p>\n<div id=\"videoad\"><\/div>\n<div id=\"pa_1x1_psbk_1594657804625\"><\/div>\n<p>N\u00eb fakt, edhe pas viteve 2000, v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ket\u00eb mbetur zyrtar, nga m\u00eb i vogli te m\u00eb i madhi dhe nga KiE-ja, pa u\u00a0 p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb vorbull\u00ebn e krizave dhe konflikteve tona t\u00eb ashpra politike dhe institucionale. M\u00eb 2007 u b\u00eb problem i madh zhvillimi i zgjedhjeve vendore, duke aktivizuar Kongresin e Autoriteteve Vendore dhe Rajonale. Po ashtu, konflikti i madh midis qeveris\u00eb s\u00eb asaj kohe dhe Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs lidhur me sheshin \u00ab\u00a0Shqiponja\u00a0\u00bb q\u00eb solli shum\u00eb reagime dhe ardhjen e delegacioneve t\u00eb ndryshme si nd\u00ebrmjet\u00ebsues t\u00eb kriz\u00ebs dhe nga KiE-ja, por pa rezultat. Po ashtu, p\u00ebr zgjidhjen e kriz\u00ebs s\u00eb ashp\u00ebr t\u00eb vitit 2010 \u2013 2011, KIE angazhoi vet\u00eb Presidentin e Asambles\u00eb s\u00eb saj Parlamentare, Ministrin e tanish\u00ebm t\u00eb\u00a0 Jasht\u00ebm turk,\u00a0 Mevlut Cafusoglu, i cili erdhi m\u00eb se nj\u00ebher\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr takime me pal\u00ebt n\u00eb konflikt. M\u00eb n\u00eb fund, u realizua kompromisi i madh n\u00eb Restaurant \u00ab\u00a0Chrocodile\u00a0\u00bb\u00bb pran\u00eb selis\u00eb s\u00eb KiE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Por historia nuk mbaron k\u00ebtu. M\u00eb 2019, jehona dhe dilema politike\u00a0 \u00ab\u00a0 t\u2019i b\u00ebjm\u00eb apo t\u00eb mos i b\u00ebjm\u00eb zgjedhjet lokale m\u00eb 30 Qershor\u00a0\u00bb tronditi s\u00ebrish Strasburgun politik.\u00a0 Ai reagoi duke mos d\u00ebrguar v\u00ebzhgues dhe duke u shprehur me nota kritike p\u00ebr rezultatin e tyre. Le ta theksojm\u00eb me k\u00ebt\u00eb rast se mendimi i KiE-s\u00eb \u00ebsht\u00eb pik\u00eb referimi dhe p\u00ebr BE-n\u00eb dhe OSBE-n\u00eb n\u00eb q\u00ebndrimet e tyre, pavar\u00ebsisht dallimeve dhe diferencave.<\/p>\n<p>Telashe i kemi sjell\u00eb dhe Gjykat\u00ebs Europiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut dhe vetes son\u00eb n\u00eb dy drejtime kryesore: vonesa dhe mosrespektim kriteresh lidhur me kandidat\u00ebt tan\u00eb p\u00ebr gjyqtar\u00eb atje, t\u00eb cilat KiE i ka kthyer mbrapsht. Gjithsesi, problemet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha i kemi pasur me padit\u00eb e shumta t\u00eb depozituara atje dhe q\u00eb jan\u00eb vendosur n\u00eb d\u00ebm t\u00eb shtetit ton\u00eb, i cili k\u00ebto vitet e fundit \u00ebsht\u00eb detyruar t\u00eb b\u00ebj\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblime n\u00eb disa dhjet\u00ebra milion\u00eb euro. B\u00ebhet fjal\u00eb kryesisht lidhur me t\u00eb drejt\u00ebn e pron\u00ebs, thelbi i demokracis\u00eb dhe siguris\u00eb e paqes sociale.<\/p>\n<p>Sikur t\u00eb mos mjaftonin gjith\u00eb k\u00ebto deficite dhe probleme, vitet e fundit vendi yn\u00eb e \u00ab\u00a0 ka p\u00ebrmbytur\u00a0\u00bb dhe Komisionin e Venecias me shum\u00eb k\u00ebrkesa, d\u00ebrgesa dhe ankesa lidhur me interpretimin e disa projektligjeve dhe akteve t\u00eb tjera kushtetuese.\u00a0 Aq sa Venecia dy vitet e fundit \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb aren\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb p\u00ebrleshjeve institucionale shqiptare. Natyrisht \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb e \u00e7do vendi an\u00ebtar t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb opinione te Venecia, ndaj dhe ajo \u00ebsht\u00eb ngritur. Por jo ta tep\u00ebroj\u00eb dhe p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb q\u00eb fare leht\u00eb, me m\u00eb shum\u00eb dialog dhe mir\u00ebkuptim mund ta zgjidh\u00eb vet\u00eb t\u2019i drejtohet nj\u00eb e dy asaj. Por, k\u00ebshtu ndodh kur kemi dy vjet pa Gjykat\u00eb t\u00eb Lart\u00eb dhe Kushtetuese.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, kemi thyer rekordin lidhur me numrin e dosjeve n\u00eb Venecia, aq sa kemi\u00a0 ndryshuar te publiku yn\u00eb dhe imazhin e\u00a0 k\u00ebtij vendi idilik t\u00eb romanc\u00ebs, kinemas\u00eb dhe dashuris\u00eb. K\u00ebshtu, Qeveria dhe Kuvendi kan\u00eb paditur Presidentin dhe anasjelltas, Qeveria ka k\u00ebrkuar shkarkimin e Presidentit, p\u00ebr em\u00ebrimin e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb dhe betimin e tyre, etj. P\u00ebr ironi t\u00eb fatit, dhe vet\u00eb KiE\u00a0 ka paditur n\u00eb Venecia projekt-ligjin e anti-shpifjes, etj. T\u00eb pajustifikueshme k\u00ebto k\u00ebrkesa dhe ankesa kur dhe shoq\u00ebria civile, media, grupet e interesit dhe organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u00a0 i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrje qeveris\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqet nga pozicionet e saj refraktare. Apo kur situatat q\u00eb ka kaluar vendi yn\u00eb me t\u00ebrmetin dhe koron\u00ebn kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb tilla q\u00eb n\u00eb interes t\u00eb harmonis\u00eb dhe paqes politike mund dhe duhej t\u00eb ishte pushuar \u00e7\u00ebshtja n\u00eb ngarkim t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, t\u00eb zbuteshin tonet me opozit\u00eb, median, etj.<\/p>\n<p>P\u00ebr pasoj\u00eb, kaluam mbi nj\u00eb vit duke pritur opinionet e Venecias, t\u00eb cilat erdh\u00ebn n\u00eb prag t\u00eb 25 vjetorit t\u00eb aderimit n\u00eb KiE\u00a0!! Mir\u00ebpo, tani dhe \u00e7elja e negociatave \u00ebsht\u00eb deri diku n\u00eb \u00ab\u00a0m\u00ebshir\u00ebn\u00a0\u00bb e opinioneve t\u00eb saj dhe reflektimeve tona ndaj tyre q\u00eb k\u00ebrkon konsensus, vullnet politik dhe koh\u00eb e cila nuk pr\u00eat. Dhe m\u00eb t\u00eb pafalshme b\u00ebhen k\u00ebto akte dhe veprime kur nga nj\u00ebra an\u00eb\u00a0 kryesojm\u00eb OSBE-n\u00eb nd\u00ebrsa nga ana tjet\u00ebr brenda vendit \u00ab mbytemi me nj\u00eb lug\u00eb uj\u00eb\u00a0\u00bb At\u00ebher\u00eb, sa t\u00eb besuesh\u00ebm dhe \u00e7far\u00eb imazhi\u00a0 mund t\u00eb kemi\u00a0 jasht\u00eb vendit, si kandidat\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb dhe\u00a0 n\u00eb organizma t\u00eb tjera t\u00eb m\u00ebdha nd\u00ebrkomb\u00ebtare, kur\u00a0 nuk jemi n\u00eb gjendje t\u00eb v\u00ebm\u00eb rregull n\u00eb \u00ab\u00a0konakun\u00a0\u00bb ton\u00eb\u00a0?<\/p>\n<p>Ja pse, ky p\u00ebrvjetor, krahas freskimit t\u00eb kujtes\u00ebs historike \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr\u00a0\u00a0 nj\u00eb apel ndaj klas\u00ebs son\u00eb politike, q\u00eb t\u00eb marr\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi, t\u00eb mos ua ler\u00eb gjithmon\u00eb \u00ab\u00a0dopjo gjasht\u00ebn\u00bb n\u00eb dor\u00eb institucioneve t\u00eb nderuara nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u00a0 por t\u00eb zgjidhi vet\u00eb situatat dhe jo t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e\u00a0 problemeve t\u00eb shumta.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Jorgji Kote Gjat\u00eb tre shekujve deri n\u00eb mbarimin e Luft\u00ebs s\u00eb II Bot\u00ebrore Strasburgu\u00a0 dhe gjith\u00eb rajoni i Alsace Lorraine ishte pika e nxeht\u00eb e ndarjes, ballafaqimeve ushtarake\u00a0 dhe\u00a0 nacionalizmit t\u00eb eg\u00ebr franko-gjerman. N\u00eb shenj\u00eb pajtimi mes tyre dhe n\u00eb plan mbar\u00eb europian, aty u vendos selia e K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs ( KiE) t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":22937,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[9,4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>25 vjet n\u00eb K\u00ebshillin e Europ\u00ebs - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23407\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"25 vjet n\u00eb K\u00ebshillin e Europ\u00ebs - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Jorgji Kote Gjat\u00eb tre shekujve deri n\u00eb mbarimin e Luft\u00ebs s\u00eb II Bot\u00ebrore Strasburgu\u00a0 dhe gjith\u00eb rajoni i Alsace Lorraine ishte pika e nxeht\u00eb e ndarjes, ballafaqimeve ushtarake\u00a0 dhe\u00a0 nacionalizmit t\u00eb eg\u00ebr franko-gjerman. N\u00eb shenj\u00eb pajtimi mes tyre dhe n\u00eb plan mbar\u00eb europian, aty u vendos selia e K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs ( KiE) t\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23407\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-07-13T16:31:41+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"770\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"433\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23407\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23407\",\"name\":\"25 vjet n\u00eb K\u00ebshillin e Europ\u00ebs - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23407#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23407#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote.jpg\",\"datePublished\":\"2020-07-13T16:31:41+00:00\",\"dateModified\":\"2020-07-13T16:31:41+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23407#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23407\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23407#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote.jpg\",\"width\":770,\"height\":433},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23407#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"25 vjet n\u00eb K\u00ebshillin e Europ\u00ebs\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"25 vjet n\u00eb K\u00ebshillin e Europ\u00ebs - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23407","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"25 vjet n\u00eb K\u00ebshillin e Europ\u00ebs - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"Nga Jorgji Kote Gjat\u00eb tre shekujve deri n\u00eb mbarimin e Luft\u00ebs s\u00eb II Bot\u00ebrore Strasburgu\u00a0 dhe gjith\u00eb rajoni i Alsace Lorraine ishte pika e nxeht\u00eb e ndarjes, ballafaqimeve ushtarake\u00a0 dhe\u00a0 nacionalizmit t\u00eb eg\u00ebr franko-gjerman. N\u00eb shenj\u00eb pajtimi mes tyre dhe n\u00eb plan mbar\u00eb europian, aty u vendos selia e K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs ( KiE) t\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23407","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2020-07-13T16:31:41+00:00","og_image":[{"width":770,"height":433,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"10 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23407","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23407","name":"25 vjet n\u00eb K\u00ebshillin e Europ\u00ebs - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23407#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23407#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote.jpg","datePublished":"2020-07-13T16:31:41+00:00","dateModified":"2020-07-13T16:31:41+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23407#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=23407"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23407#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote.jpg","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote.jpg","width":770,"height":433},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23407#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"25 vjet n\u00eb K\u00ebshillin e Europ\u00ebs"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote.jpg","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote-150x150.jpg",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote.jpg",770,433,false]},"categories_names":{"9":{"name":"Analiz\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=9"},"4":{"name":"Opinion","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=4"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote-150x150.jpg",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote.jpg",300,169,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote.jpg",305,172,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote.jpg",400,225,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote.jpg",600,337,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote.jpg",770,433,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote.jpg",130,73,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote.jpg",770,433,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23407"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=23407"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23407\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":23408,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23407\/revisions\/23408"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/22937"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=23407"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=23407"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=23407"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}