{"id":23352,"date":"2020-07-07T11:57:21","date_gmt":"2020-07-07T09:57:21","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=23352"},"modified":"2020-07-07T11:57:21","modified_gmt":"2020-07-07T09:57:21","slug":"politika-e-jashtme-fillon-nga-brenda","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23352","title":{"rendered":"Politika e jashtme fillon nga brenda!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Jorgji Kote<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrmjet th\u00ebnieve m\u00eb t\u00eb njohura p\u00ebr politik\u00ebn e jashtme spikat ajo e William E. Gladstone, ish- kryeministri brilant britanik me kat\u00ebr mandate p\u00ebr mbi 13 vite n\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb shekullit XIX \u201cJa parimi im i par\u00eb i politik\u00ebs s\u00eb jashtme \u2013 qeverisje e mir\u00eb brenda vendit\u201d.\u00a0Koha me shum\u00eb ngjarje e ka v\u00ebrtetuar m\u00eb s\u00eb miri k\u00ebt\u00eb th\u00ebnie t\u00eb frym\u00ebzuesit t\u00eb \u00c7ur\u00e7illit. Por, m\u00eb mir\u00eb le t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim t\u00eb shkurt\u00ebr gjeopolitik me m\u00ebsimet p\u00ebrkat\u00ebse. Po flitet shum\u00eb p\u00ebr tendencat e t\u00ebrheqjes amerikane nga Europa,\u00a0 p\u00ebr krisjet n\u00eb aleanc\u00ebn transatlantike etj. Gjithsesi, ajo \u00e7ka tregoi se p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb SHBA-t\u00eb po e humbasin rolin e lidershipit t\u00eb bot\u00ebs ndodhi me menaxhimin e dob\u00ebt t\u00eb COVID-19. Gjendja u r\u00ebndua dhe m\u00eb shum\u00eb pas protestave masive antiraciste, q\u00eb shoq\u00ebruan periudh\u00ebn pas vdekjes s\u00eb qytetarit afrikano-amerikan George Floyd. N\u00eb t\u00eb dyja k\u00ebto raste, administrata e Presidentit Trump nuk u tregua n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e duhur. Madje, n\u00eb vend t\u00eb q\u00ebndrimit autokritik, ajo mundohet ta transferoj\u00eb fajin dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb n\u00eb shtetet jasht\u00eb Uashingtonit, tek opozita, grupe radikale, tek OBSH-ja, Kina, Rusia dhe vende t\u00eb tjera. N\u00eb k\u00ebto kushte, aktualisht v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb flitet p\u00ebr nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb jashtme efikase amerikane, si\u00e7 jemi m\u00ebsuar deri tani. Sepse mungon besueshm\u00ebria e brendshme.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<div id=\"beacon_ffcb6f7bcb\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/ads.balkanweb.com\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=530&amp;loc=http%3A%2F%2Fgazetashqiptare.al%2F2020%2F07%2F07%2Fpolitika-e-jashtme-fillon-nga-brenda%2F&amp;referer=http%3A%2F%2Fgazetashqiptare.al%2F&amp;cb=ffcb6f7bcb\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/div>\n<p><ins><\/p>\n<div id=\"beacon_b70432af61\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/ads.balkanweb.com\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=531&amp;loc=http%3A%2F%2Fgazetashqiptare.al%2F2020%2F07%2F07%2Fpolitika-e-jashtme-fillon-nga-brenda%2F&amp;referer=http%3A%2F%2Fgazetashqiptare.al%2F&amp;cb=b70432af61\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/div>\n<p><\/ins><br \/>\n<ins><\/p>\n<div id=\"beacon_63c2f56027\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/ads.balkanweb.com\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=367&amp;loc=http%3A%2F%2Fgazetashqiptare.al%2F2020%2F07%2F07%2Fpolitika-e-jashtme-fillon-nga-brenda%2F&amp;referer=http%3A%2F%2Fgazetashqiptare.al%2F&amp;cb=63c2f56027\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/div>\n<p><\/ins><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Bashkimi Europian jep nj\u00eb shembull brilant se si lindi nga brenda, si alternativ\u00eb p\u00ebr shmangien e luft\u00ebrave gjakderdh\u00ebse. Ajo e filloi k\u00ebt\u00eb duke bashkuar prodhimin e \u201cl\u00ebnd\u00ebve t\u00eb para t\u00eb luft\u00ebs\u201d\u00a0\u2013 atomit, qymyrit dhe \u00e7elikut. Kjo frym\u00eb kaloi edhe n\u00eb\u00a0 tregun e brendsh\u00ebm, monedh\u00ebn e brendshme etj.. N\u00eb fakt, fuqia e v\u00ebrtet\u00eb e BE-s\u00eb q\u00ebndron pik\u00ebrisht te politikat e saj t\u00eb brendshme, madje jan\u00eb ato q\u00eb nuk po e lejojn\u00eb ende t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb jashtme dhe t\u00eb siguris\u00eb. Ja pse BE-ja po vepron p\u00ebr reformimin e brendsh\u00ebm, se vet\u00ebm k\u00ebshtu mund t\u00eb jet\u00eb efikas dhe n\u00eb zgjerimin e jasht\u00ebm. As Londra zyrtare nuk ia arriti q\u00eb ta minonte apo shp\u00ebrb\u00ebnte BE-n\u00eb nga jasht\u00eb me BREXIT. Madje, \u201choqi t\u00eb zit\u00eb e ullirit\u201d,\u00a0q\u00eb t\u00eb gjente \u201cdaljen\u201d, ndaj dhe populist\u00ebt italian\u00eb dhe disa vende an\u00ebtare nuk duan m\u00eb \u201cexit\u201d, por ta \u201crib\u00ebjn\u00eb BE-n\u00eb nga brenda\u201d. T\u00eb shohim se sa do t\u2019u ec\u00eb. N\u00eb fakt, edhe vet\u00eb Brexit ishte pasoj\u00eb e faktorit t\u00eb brendsh\u00ebm britanik, q\u00eb nuk u provokua dhe imponua nga jasht\u00eb. Iden\u00eb e referendumit e hodhi ish-kryeministri David Cameron p\u00ebr t\u00eb \u00e7imentuar pozitat e tij n\u00eb parti, mir\u00ebpo si i thon\u00eb fjal\u00ebs \u201cshkoi p\u00ebr lesh dhe u kthye i qethur\u201d bashk\u00eb me Thereza May dhe t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Duke q\u00ebndruar n\u00eb Europ\u00eb, Gjermania jo vet\u00ebm e rimori veten shum\u00eb shpejt nga rr\u00ebnojat e Luft\u00ebs s\u00eb II Bot\u00ebrore, fal\u00eb edhe ndihmave t\u00eb Planit Marshall, por n\u00eb m\u00eb pak se 10 vjet pas saj u vu n\u00eb krye t\u00eb vendeve m\u00eb demokratike e t\u00eb zhvilluara dhe me nj\u00eb imazh krejt\u00ebsisht t\u00eb ri miq\u00ebsor dhe bashkues. Pas pajtimit historik me Franc\u00ebn, bashk\u00eb me 4 vende t\u00eb tjera krijuan BE-n\u00eb edhe organizata t\u00eb tjera t\u00eb m\u00ebdha nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Mir\u00ebpo, ky imazh i ri ishte fryt kryesisht i politikave t\u00eb brendshme paq\u00ebsore dhe t\u00eb suksesshme q\u00eb soll\u00ebn dhe \u201cmrekullin\u00eb ekonomike me shtetin social\u201d t\u00eb konceptuar n\u00eb koh\u00ebn e Kancelarit Adenauer nga ministri legjendar i Ekonomis\u00eb p\u00ebr 14 vite rresht, prof. Ludvig Erhard. Sikurse edhe ribashkimi gjerman ishte fryt n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb i besueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb politik\u00ebs s\u00eb brendshme gjermane q\u00eb buronte nga \u201cOstpolitik\u201d e Brandt dhe faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb mir\u00ebpritur jasht\u00eb vendit. Nd\u00ebrsa, n\u00eb dit\u00ebt e sotme, suksesi ting\u00ebllues i Kancelares Merkel n\u00eb menaxhimin e kriz\u00ebs s\u00eb koron\u00ebs m\u00eb mir\u00eb se \u00e7do vend tjet\u00ebr shpjegohet me politikat e brendshme efektive gjat\u00eb 15 viteve t\u00eb Kancelaris\u00eb s\u00eb saj. Mjafton t\u00eb p\u00ebrmendim se Gjermania i ka dedikuar mjek\u00ebsis\u00eb 34 p\u00ebr qind t\u00eb GDP-s\u00eb, ose dy her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se Franca e duke l\u00ebn\u00eb pas \u00e7do vend tjet\u00ebr t\u00eb madh. Dhe lidershipi gjerman deri te \u201cMerkelmania\u201d\u00a0e ka burimin kryesisht te politikat e tij t\u00eb brendshme konseguente, q\u00eb b\u00ebhen t\u00ebrheq\u00ebse dhe bind\u00ebse jasht\u00eb vendit. Nuk ka ndodhur k\u00ebshtu me Franc\u00ebn. N\u00eb 10 vitet e fundit, president\u00ebt e saj, Sarkozi, Holande dhe tani Macron kan\u00eb b\u00ebr\u00eb \u00e7mos q\u00eb Franca t\u00eb dal\u00eb si lidere europiane dhe n\u00eb bot\u00eb me nisma politike, ekonomike dhe ushtarake. Por nuk ia kan\u00eb arritur dot q\u00ebllimit p\u00ebr shkak t\u00eb defekteve, mang\u00ebsive dhe mungesave n\u00eb politikat e saj t\u00eb brendshme,\u00a0p\u00ebr pasoj\u00eb \u00ebsht\u00eb ulur besueshm\u00ebria jasht\u00eb vendit. N\u00eb fakt, Presidenti Macron \u00ebsht\u00eb treguar tejet aktiv n\u00eb politik\u00ebn e tij t\u00eb jashtme n\u00eb t\u00eb gjitha frontet e me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb nismash, por pa efektin e duhur, p\u00ebr shkak t\u00eb kompromentimit nga protestat e \u201cjelek\u00ebverdh\u00ebve\u201d dhe profesioneve t\u00eb tjera brenda vendit. Madje, jav\u00ebt e fundit ka humbur dhe shumic\u00ebn absolute n\u00eb Parlament dhe n\u00eb pushtetin lokal, duke e detyruar t\u00eb b\u00ebj\u00eb ristrukturimin e plot\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb. Ndaj sot n\u00eb BE-ja ka \u201cm\u00eb pak Macron, m\u00eb shum\u00eb Merkel\u201d.\u00a0Mb\u00ebshtetur mbi t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn performanc\u00eb, edhe Kina synon t\u00eb dal\u00eb si fuqia e par\u00eb politike, ekonomike dhe ushtarake, kryesisht me dy projektet gjigande, 5 G dhe \u201cBrezi i M\u00ebndafsht\u00eb\u201d apo dhe\u00a0 Nisma 17+1 n\u00eb Europ\u00ebn Juglindore. Mir\u00ebpo, suksesi i saj i pritsh\u00ebm planetar rrezikon t\u00eb kompromentohet nga politikat e brendshme me problemet tashm\u00eb t\u00eb njohura e t\u00eb rindezuar koh\u00ebt e fundit n\u00eb Hong Kong, Taivan, ujgur\u00ebt etj. S\u00eb fundi, menaxhimi prej saj i COVID me problematikat e njohura, me munges\u00eb transparence dhe informimi publik n\u00eb koh\u00eb etj., ka krijuar jo pak zhg\u00ebnjime dhe frik\u00eb. P\u00ebr pasoj\u00eb, \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje fati i projekteve t\u00eb saj, p\u00ebrfshir\u00eb \u201cdiplomacin\u00eb e borxhit\u201d. Kjo ka krijuar nervoziz\u00ebm te diplomacia kineze, e cila po ashp\u00ebrson tonet n\u00eb kund\u00ebrshtim me fuqin\u00eb e but\u00eb t\u00eb deritanishme, duke e kompromentuar jo pak at\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe tani, le t\u00eb vijm\u00eb n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor dhe t\u00eb ndalemi aty ku natyrsh\u00ebm \u201cna dhemb m\u00eb shum\u00eb\u201d n\u00eb Kosov\u00eb dhe Shqip\u00ebri, sepse na shkon shum\u00eb p\u00ebr shtat\u00a0 th\u00ebnia \u201cO Bato t\u00eb h\u00ebng\u00ebrt tenja, e ke t\u00eb keqen nga brenda\u201d.<\/p>\n<div id=\"videoad\"><\/div>\n<div id=\"pa_1x1_psbk_1594115676502\"><\/div>\n<p>Pas fitores s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, politika n\u00eb Prishtin\u00eb ka menduar dhe vepruar n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi gabimisht, duke k\u00ebrkuar dhe shpresuar q\u00eb sfidat e brendshme t\u00eb zgjidhen n\u00eb Bruksel, Uashington, Berlin, Paris, Rom\u00eb dhe gjetk\u00eb. Nd\u00ebrsa Prishtina t\u00eb jet\u00eb kryesisht n\u00eb mos vet\u00ebm prit\u00ebse dhe konsumatore e produkteve t\u00eb tyre. Pra, n\u00eb vend q\u00eb ajo t\u00eb dilte n\u00eb sken\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare me ofertat e saj, natyrisht me ndihm\u00ebn e ekspertiz\u00ebs per\u00ebndimore n\u00eb vend q\u00eb politik\u00ebn e brendshme me rritjet e saj ta \u201ceksportoj\u00eb\u201d jasht\u00eb, ajo ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, ka b\u00ebr\u00eb \u00e7mos q\u00eb politik\u00ebn e jashtme t\u00eb faktorizoj\u00eb si t\u2019u vij\u00eb m\u00eb mbar\u00eb lider\u00ebve t\u00eb saj brenda vendit, duke shfryt\u00ebzuar dhe abuzuar me koniukturat e ndryshme nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebrplasjet dhe krisjet nd\u00ebrmjet partner\u00ebve etj.. Gjithashtu, politika e jashtme n\u00eb Prishtin\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur abuzivisht p\u00ebr t\u00eb vjel\u00eb vota, p\u00ebr t\u2019u mbajtur fort pas pushtetit p\u00ebr t\u00eb denigruar kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb, ose p\u00ebr t\u2019i trembur ata. Anasjellas edhe p\u00ebr ndryshimin e vazhduesh\u00ebm t\u00eb qeverive, ku kulmi ishte rr\u00ebzimi me maska i qeveris\u00eb \u201cKurti\u201d pa mbushur as 100 dit\u00ebt e para!<\/p>\n<p>Po, v\u00ebrtet q\u00eb politikan\u00ebt n\u00eb Prishtin\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb karrier\u00eb dhe prokopi p\u00ebr t\u2019u pasur zili, nuk kan\u00eb l\u00ebn\u00eb post pa shijuar, por Kosova n\u00eb shum\u00eb aspekte nuk ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpara, por ka ngecur n\u00eb vend, madje edhe me hapa prapa. Problemet dhe vonesat e saj n\u00eb rrug\u00ebn demokratike jan\u00eb shfryt\u00ebzuar nga Serbia dhe vende t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb profilizuar nj\u00eb imazh t\u00eb pak\u00ebndsh\u00ebm jasht\u00eb vendit, aq sa disa shtete kan\u00eb reflektuar se kan\u00eb b\u00ebr\u00eb gabim ose jan\u00eb nxituar me njohjen e Kosov\u00ebs dhe kan\u00eb t\u00ebrhequr ato. Natyrisht, diplomacia serbe ka lobuar eg\u00ebrsisht, por si i thon\u00eb fjal\u00ebs, ajo \u201cka gjetur shesh dhe ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrshesh\u201d.\u00a0Cunami politik pas aktakuzave ndaj Tha\u00e7it, Veselit dhe t\u00eb tjer\u00ebve ishte pasoj\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb edhe e gabimeve t\u00eb lartp\u00ebrmendura dhe munges\u00ebs s\u00eb stabilitetit t\u00eb brendsh\u00ebm n\u00eb vend.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta histori edhe me Tiran\u00ebn zyrtare. Integrimi n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi e n\u00eb ve\u00e7anti an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb OSBE,\u00a0 KiE, NATO dhe n\u00eb BE jan\u00eb konceptuar dhe shfryt\u00ebzuar kryesisht si fushata politike t\u00eb jashtme p\u00ebr rritjen e popullaritetit t\u00eb shumic\u00ebs n\u00eb pushtet, p\u00ebr t\u00eb shtuar kuotat elektorale dhe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi p\u00ebr kompensimin e deficiteve n\u00eb vend. K\u00ebshtu, vitin e kaluar, duke u vet\u00ebk\u00ebnaqur deri edhe me poza t\u00eb nj\u00eb \u201cviktime\u201d,\u00a0 pas mb\u00ebshtetjes s\u00eb shumic\u00ebs d\u00ebrmuese t\u00eb vendeve an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb favor t\u00eb \u00e7eljes s\u00eb negociatave, kryesisht si nj\u00eb gjest gjeopolitik, n\u00eb vend t\u00eb reflektonte e t\u00eb b\u00ebnte p\u00ebrpara me hapat e k\u00ebrkuara brenda vendit p\u00ebr plot\u00ebsimin e n\u00ebnt\u00eb kushteve t\u00eb Bundestagut, qeveria b\u00ebri t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn; me pretendimin se i kishte kryer \u201cdetyrat e sht\u00ebpis\u00eb\u201d, edhe pse \u201cpun\u00ebt brenda saj i kishte lesh e li\u201d,\u00a0madje i shtoi m\u00eb shum\u00eb \u201czullumet\u201d, duke futur n\u00eb loj\u00eb dhe Komisionin e Venecias me rrjedhojat q\u00eb dihen. P\u00ebr pasoj\u00eb, m\u00eb 24 mars BE-ja na e dha v\u00ebrtet \u201cPo\u201d-n\u00eb, por si pohim kryesisht gjeopolitik, n\u00eb parim, p\u00ebr t\u00eb treguar se perspektiva jon\u00eb dhe e Ballkanin Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb n\u00eb BE, mir\u00ebpo ajo \u201cPo\u201d gjeopolitike u \u201ckoracua\u201d me 15 kushte ose detyra t\u00eb brendshme, pa plot\u00ebsimin e t\u00eb cilave pak r\u00ebnd\u00ebsi ka se kur, \u201cPo\u201d-ja mbetet n\u00eb er\u00eb dhe fare leht\u00eb mund t\u00eb kthehet n\u00eb \u201cJo\u201d n\u00eb \u00e7do moment. K\u00ebsisoj, u b\u00eb edhe nj\u00ebher\u00eb e qart\u00eb se negociatat apo edhe vet\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb BE si q\u00ebllim n\u00eb vetvete nuk na jep kurrfar\u00eb imuniteti ndaj t\u00eb k\u00ebqijave dhe nd\u00ebrhyrjeve nga pal\u00eb t\u00eb treta. K\u00ebt\u00eb siguri dhe sukses n\u00eb procesin e negociatave ta garanton vet\u00ebm mir\u00ebqeverisja e brendshme, pa krim e korrupsion, me drejt\u00ebsi v\u00ebrtet t\u00eb reformuar, zgjedhje t\u00eb lira e t\u00eb ndershme etj.. Vet\u00ebm k\u00ebshtu dhe ato demarshe t\u00eb suksesshme diplomatike lidhur me kandidaturat tona n\u00eb disa organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare si zgjedhja n\u00eb borde, n\u00eb K\u00ebshillin e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut dhe k\u00ebt\u00eb vit si kryesuese t\u00eb OSBE-s\u00eb 2020 duhet t\u00eb shoq\u00ebrohen dhe mb\u00ebshteten me politika efektive t\u00eb brendshme, ndryshe ato do t\u00eb jen\u00eb vet\u00ebm dekoracion politik dhe diplomatik brenda e jasht\u00eb vendit. Ca m\u00eb keq akoma, pa \u201ctabanin\u201d e brendsh\u00ebm, ato mund t\u00eb kthehen n\u00eb bumerang politik. Sepse n\u00eb vend q\u00eb prania n\u00eb k\u00ebto poste t\u00eb shfryt\u00ebzohen p\u00ebr avancimin e axhend\u00ebs son\u00eb, shumic\u00ebn e koh\u00ebs dhe energjive diplomatike atje do t\u00eb shpenzohet duke shpjeguar dhe justifikuar mungesat dhe mang\u00ebsit\u00eb e zhvillimeve t\u00eb brendshme, sidomos\u00a0\u201cb\u00ebmat dhe gjynahet\u201d tona. Ja dhe tani pyetja q\u00eb b\u00ebhet kudo \u00ebsht\u00eb \u201cn\u00ebse do t\u00eb ket\u00eb marr\u00ebveshje me opozit\u00ebn p\u00ebr zgjedhjet dhe a po plot\u00ebsohen kushtet p\u00ebr \u00e7eljen e negociatave\u201d? Ja pse, pa kurrfar\u00eb n\u00ebnvleft\u00ebsimi edhe p\u00ebr politik\u00ebn e jashtme dhe diplomacin\u00eb, politika jon\u00eb ka ardhur koha t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsohet nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb se suksesi i saj i v\u00ebrtet\u00eb fillon dhe p\u00ebrcaktohet nga brenda!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Jorgji Kote Nd\u00ebrmjet th\u00ebnieve m\u00eb t\u00eb njohura p\u00ebr politik\u00ebn e jashtme spikat ajo e William E. Gladstone, ish- kryeministri brilant britanik me kat\u00ebr mandate p\u00ebr mbi 13 vite n\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb shekullit XIX \u201cJa parimi im i par\u00eb i politik\u00ebs s\u00eb jashtme \u2013 qeverisje e mir\u00eb brenda vendit\u201d.\u00a0Koha me shum\u00eb ngjarje e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":22937,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[9,4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Politika e jashtme fillon nga brenda! - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23352\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Politika e jashtme fillon nga brenda! - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Jorgji Kote Nd\u00ebrmjet th\u00ebnieve m\u00eb t\u00eb njohura p\u00ebr politik\u00ebn e jashtme spikat ajo e William E. Gladstone, ish- kryeministri brilant britanik me kat\u00ebr mandate p\u00ebr mbi 13 vite n\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb shekullit XIX \u201cJa parimi im i par\u00eb i politik\u00ebs s\u00eb jashtme \u2013 qeverisje e mir\u00eb brenda vendit\u201d.\u00a0Koha me shum\u00eb ngjarje e [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23352\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-07-07T09:57:21+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"770\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"433\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23352\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23352\",\"name\":\"Politika e jashtme fillon nga brenda! - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23352#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23352#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote.jpg\",\"datePublished\":\"2020-07-07T09:57:21+00:00\",\"dateModified\":\"2020-07-07T09:57:21+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23352#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23352\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23352#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote.jpg\",\"width\":770,\"height\":433},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23352#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Politika e jashtme fillon nga brenda!\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Politika e jashtme fillon nga brenda! - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23352","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Politika e jashtme fillon nga brenda! - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"Nga Jorgji Kote Nd\u00ebrmjet th\u00ebnieve m\u00eb t\u00eb njohura p\u00ebr politik\u00ebn e jashtme spikat ajo e William E. Gladstone, ish- kryeministri brilant britanik me kat\u00ebr mandate p\u00ebr mbi 13 vite n\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb shekullit XIX \u201cJa parimi im i par\u00eb i politik\u00ebs s\u00eb jashtme \u2013 qeverisje e mir\u00eb brenda vendit\u201d.\u00a0Koha me shum\u00eb ngjarje e [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23352","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2020-07-07T09:57:21+00:00","og_image":[{"width":770,"height":433,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"10 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23352","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23352","name":"Politika e jashtme fillon nga brenda! - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23352#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23352#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote.jpg","datePublished":"2020-07-07T09:57:21+00:00","dateModified":"2020-07-07T09:57:21+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23352#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=23352"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23352#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote.jpg","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote.jpg","width":770,"height":433},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23352#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Politika e jashtme fillon nga brenda!"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote.jpg","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote-150x150.jpg",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote.jpg",770,433,false]},"categories_names":{"9":{"name":"Analiz\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=9"},"4":{"name":"Opinion","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=4"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote-150x150.jpg",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote.jpg",300,169,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote.jpg",305,172,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote.jpg",400,225,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote.jpg",600,337,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote.jpg",770,433,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote.jpg",130,73,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote.jpg",770,433,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23352"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=23352"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23352\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":23353,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23352\/revisions\/23353"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/22937"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=23352"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=23352"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=23352"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}