{"id":23256,"date":"2020-07-02T12:35:31","date_gmt":"2020-07-02T10:35:31","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=23256"},"modified":"2020-07-02T12:35:31","modified_gmt":"2020-07-02T10:35:31","slug":"fati-gjerman-ne-pafatesine-europiane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23256","title":{"rendered":"Fati gjerman n\u00eb pafat\u00ebsin\u00eb europiane!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Jorgji Kote<\/strong><\/p>\n<p>\u00abT\u00eb kesh fat n\u00eb pafat\u00ebsi\u00bb kjo th\u00ebnie e njohur n\u00eb Gjermani i shkon shum\u00eb gjendjes s\u00eb tanishme n\u00eb BE, kur Gjermania sapo mori Presidenc\u00ebn e radh\u00ebs. Po p\u00ebrse kjo \u00abpafat\u00ebsi europiane\u00bb? Sepse BE-ja k\u00ebto gati 15 vitet e fundit \u00ebsht\u00eb goditur nga kriza dhe konflikte me emra t\u00eb friksh\u00ebm dhe me shum\u00eb pasoja; duke ven\u00eb hera her\u00ebs n\u00eb pikpyetje dhe vet\u00eb ekzistenc\u00ebn e saj. Sidomos vitet e fundit, kur pa e marr\u00eb ende vehten nga kriza e azilit, dhe Europ\u00ebn e pllakosi koronavirusi, kriza m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb pas Luft\u00ebs s\u00eb II Bot\u00ebrore me mbi gjys\u00ebm milion\u00eb viktima n\u00eb bot\u00eb, miliona vende t\u00eb humbura pune, nevoja ul\u00ebrit\u00ebse p\u00ebr sh\u00ebrbimin mjeksor, biznesi, turizmi, sh\u00ebrbimet dhe udh\u00ebtimet, rreziku i nj\u00eb p\u00ebrhapjeje t\u00eb dyt\u00eb dhe r\u00ebnie drastike kudo e GDP-s\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<div id=\"beacon_dadb217cba\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/ads.balkanweb.com\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=530&amp;loc=http%3A%2F%2Fgazetashqiptare.al%2F2020%2F07%2F01%2Ffati-gjerman-ne-pafatesine-europiane%2F&amp;referer=http%3A%2F%2Fgazetashqiptare.al%2F&amp;cb=dadb217cba\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/div>\n<p><ins><\/p>\n<div id=\"beacon_dbb4233228\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/ads.balkanweb.com\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=531&amp;loc=http%3A%2F%2Fgazetashqiptare.al%2F2020%2F07%2F01%2Ffati-gjerman-ne-pafatesine-europiane%2F&amp;referer=http%3A%2F%2Fgazetashqiptare.al%2F&amp;cb=dbb4233228\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/div>\n<p><\/ins><br \/>\n<ins><\/p>\n<div id=\"beacon_bde74d7cf8\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/ads.balkanweb.com\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=367&amp;loc=http%3A%2F%2Fgazetashqiptare.al%2F2020%2F07%2F01%2Ffati-gjerman-ne-pafatesine-europiane%2F&amp;referer=http%3A%2F%2Fgazetashqiptare.al%2F&amp;cb=bde74d7cf8\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/div>\n<p><\/ins><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ve\u00e7 tyre, BE-n\u00eb e kan\u00eb tronditur dhe trazira t\u00eb tjera politike, ekonomike dhe ushtarake, brenda dhe jasht\u00eb saj; madje n\u00eb Lindjen e Mesme ajo \u00abka dal\u00eb jasht\u00eb loje\u00bb dhe po b\u00ebn \u00e7mos t\u00eb rihyj\u00eb. Kurse klima, mjedisi, ngrohja globale, dixhitalizimi, ekonomia e gjelb\u00ebr, etj kan\u00eb koh\u00eb q\u00eb \u00abb\u00ebrtasin p\u00ebr zgjidhje\u00bb t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe bashk\u00ebpunim shum\u00ebpal\u00ebsh t\u00eb p\u00ebrforcuar. Plus Ballkani me dialogun Serbi-Kosov\u00eb me sfida dhe dinamika t\u00eb pasigurta; sidomos pas \u00abt\u00ebrmetit\u00bb politik q\u00eb shkaktoi njoftimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Specializuar n\u00eb Hag\u00eb me akt-akuza ndaj Hashim Tha\u00e7it, Kadri Veselit dhe t\u00eb tjer\u00ebve, me anullimin e Takimit n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb dhe n\u00eb pritje t\u00eb Samitit t\u00eb Parisit m\u00eb 17 Korrik.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve t\u00eb fundit, BE \u00ebsht\u00eb tronditur dhe nga brenda, nga disa forca politike dhe vende q\u00eb duan ta rib\u00ebjn\u00eb at\u00eb tanim\u00eb si \u00abdemokraci joliberale\u00bb se me \u00abBrexit\u00bb u pa se nuk u dalin hesapet.<\/p>\n<p>E \u00e7\u2019duhet m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb kjo Europ\u00eb t\u00eb quhet e pafat? Por ja q\u00eb si\u00e7 e pohoi k\u00ebto dit\u00eb dhe Von der Leyen, Presidentja e Komisionit Europian\u00ab\u00a0BE-ja \u00ebsht\u00eb \u00abme fat\u00bb q\u00eb ka Gjermanin\u00eb dhe Kancelaren, Angela Merkel q\u00eb do t\u00eb mbajn\u00eb timomin e BE-s\u00eb deri m\u00eb 31 dhjetor. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb kursesi rast\u00ebsi fatlume; Gjermania \u00ebsht\u00eb vendi m\u00eb i madh dhe bashk\u00ebthemelues, shteti m\u00eb i fuqish\u00ebm politikisht dhe ekonomikisht q\u00eb i jep BE-s\u00eb 25 p\u00ebr qind t\u00eb GDP-s\u00eb; bashk\u00eb me Franc\u00ebn \u00ebsht\u00eb \u00abboshti\/motori\u00bb i funksionimit t\u00eb saj; lajm i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb se ky bosht \u00ebsht\u00eb s\u00ebrish n\u00eb l\u00ebvizje dinamike, edhe pse, pas zhvillimeve m\u00eb t\u00eb fundit, me \u00abm\u00eb pak Macron dhe m\u00eb shum\u00eb Merkel\u00bb.<\/p>\n<p>Gjermania dhe Europa jan\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht fatlume q\u00eb k\u00ebto 15 vitet e fundit kan\u00eb patur n\u00eb krye Kancelaren Merkel; e njohur dhe supervler\u00ebsuar p\u00ebr aft\u00ebsit\u00eb, kapacitetet dhe lidershipin e saj t\u00eb t\u00eb fort\u00eb, pozitiv dhe t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritsh\u00ebm. Si\u00e7 kemi p\u00ebrmendur dhe n\u00eb shkrime t\u00eb m\u00ebparshme, pasardh\u00ebsja e emblematikut Kohl ka menazhuar n\u00eb krye t\u00eb BE-s\u00eb m\u00eb shum\u00eb kriza se homolog\u00ebt e saj, t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm dhe t\u00eb tanish\u00ebm t\u00eb SHBA-ve, Franc\u00ebs dhe Britanis\u00eb s\u00eb Madhe t\u00eb marr\u00eb s\u00eb bashku!<\/p>\n<p>Ajo e filloi kancelarin\u00eb me menazhimin e kriz\u00ebs europiane pas rr\u00ebzimit t\u00eb Projekt Kushtetut\u00ebs n\u00eb Franc\u00eb dhe Holand\u00eb m\u00eb 2005; kur t\u00eb tjer\u00ebt u mbyll\u00ebn n\u00eb guask\u00ebn komb\u00ebtare, Merkel si europianiste e patundur propozoi disa masa dhe amendamente, t\u00eb cilat \u00e7uan n\u00eb Traktatin e Lisbon\u00ebs m\u00eb 2009. Ajo ka vijuar me mjesht\u00ebri strategeje menazhimin e krizave t\u00eb tjera t\u00eb njohura t\u00eb m\u00ebvonshme, sidomos at\u00eb t\u00eb azilit dhe muajt e fundit me koron\u00ebn, duke e nxjerr\u00eb Gjermanin\u00eb fitimtaren e madhe planetare.<\/p>\n<p>Esht\u00eb rast i vet\u00ebm q\u00eb pas 15 vjet qeverisje, ndon\u00ebse ka shpallur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb parevokueshme largimin nga politika aktive vitin e ardhsh\u00ebm, Merkel \u00ebsht\u00eb politikanja m\u00eb popullore dhe shumica e gjerman\u00ebve duan q\u00eb ajo t\u00eb kandidoj\u00eb dhe p\u00ebr nj\u00eb mandat t\u00eb pest\u00eb si Kancelare. Por \u00abMerkelmania\u00bb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhapur kudo n\u00eb Europ\u00eb dhe m\u00eb tej, si nj\u00eb model i sjelljes politike model por, mbi t\u00eb gjitha, i arritjeve t\u00eb sh\u00ebnuara, t\u00eb matshme dhe t\u00eb prekshme, brenda dhe jasht\u00eb vendit, deri te COVID-19. K\u00ebshtu, Gjermania pati m\u00eb pak viktima nga korona dhe se Belgjika, ndon\u00ebse kjo e fundit ka 8 her\u00eb m\u00eb pak banor\u00eb dhe nj\u00eb sistem tejet t\u00eb p\u00ebrparuar sh\u00ebndet\u00ebsor! Kjo \u00ebsht\u00eb s\u00ebrish frut i menazhimit dhe t\u00eb k\u00ebtij fronti nga Merkel. K\u00ebshtu, Gjermania jep dy her\u00eb m\u00eb shum\u00eb fonde p\u00ebr mjeksin\u00eb se Franca, ka 6 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb shtret\u00ebr n\u00eb spitale si Italia, kryen pes\u00eb her\u00eb m\u00eb shum\u00eb teste se Britania e Madhe, etj.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, n\u00eb momentet kur solidariteti europian dukej se po mungonte gjat\u00eb koron\u00ebs, Merkel me Macron m\u00eb 18 maj b\u00ebn\u00eb revolucionin tjet\u00ebr n\u00eb BE, duke propozuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e BE-s\u00eb projektin prej 500 Miliard Euro, n\u00eb form\u00ebn e ndihmave pa kthim e pa interes p\u00ebr vendet m\u00eb t\u00eb goditura, sidomos Italin\u00eb dhe Spanj\u00ebn. Kjo nuk ishte nj\u00eb \u00abllaf goje\u00bb apo sa p\u00ebr t\u00eb kaluar radh\u00ebn; p\u00ebrkundrazi, ve\u00e7 faktit q\u00eb Gjermania do t\u00eb jap\u00eb \u00bc e k\u00ebsaj shume, Merkel theu nj\u00eb tabu t\u00eb fort\u00eb politike, duke propozuar bashkimin e borxheve p\u00ebr vendet e prekura nga kriza. Kur dhe vet\u00eb Kohl dekada m\u00eb par\u00eb paralajm\u00ebronte q\u00eb \u00abbashkim monedhe po, bashkim borxhesh jo\u00bb Ja pse, n\u00ebse disa muaj m\u00eb par\u00eb Gjerman\u00ebt priteshin me \u00abk\u00ebmb\u00ebt e para\u00bb tani ata brohoriten t\u00eb mir\u00ebseardhur n\u00eb plazhet italiane.<\/p>\n<p>Si\u00e7 e tha dhe ish-Presidenti i Bundestagut, N. Lammert para disa dit\u00ebve, Merkel ka krijuar siguri dhe besim kudo me qet\u00ebsin\u00eb, gjakftoht\u00ebsin\u00eb, pjekurin\u00eb dhe p\u00ebrvoj\u00ebn, modestin\u00eb dhe pragmatizmin, p\u00ebr munges\u00ebn totale t\u00eb polemik\u00ebs.<\/p>\n<p>Tani q\u00eb besoj del qart\u00eb p\u00ebrse Gjermania dhe Merkel jan\u00eb fatlum\u00eb p\u00ebr BE-n\u00eb, le t\u00eb ndalemi pak n\u00eb blloqet e objektivave kryesore t\u00eb presidenc\u00ebs gjermane t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb radh\u00eb, \u00abmenuja\u00bb politike e k\u00ebsaj presidence \u00ebsht\u00eb e jasht\u00ebzakonshme\u00a0; p\u00ebr shkak dhe t\u00eb vonesave e problemeve q\u00eb krijoi korona me karantin\u00ebn, koha nuk pret m\u00eb, duhen sa m\u00eb shpejt vendime; dhe, si\u00e7 b\u00ebhet r\u00ebndom k\u00ebto dit\u00eb pyetja retorike, \u00abn\u00ebse k\u00ebt\u00eb nuk e b\u00ebn presidenca gjermane, kush tjet\u00ebr?\u00bb<\/p>\n<div id=\"videoad\"><\/div>\n<div id=\"pa_1x1_psbk_1593686058994\"><\/div>\n<p>Objektivi madhor me t\u00eb cilin presidenca gjermane ka filluar t\u00eb merret si\u00e7 u p\u00ebrmend dhe m\u00eb lart qysh n\u00eb muajin Maj \u00ebsht\u00eb trinomi mamuthian korona \u2013 rim\u00ebk\u00ebmbja dhe zhvillimi social-ekonomik; duke filluar me miratimin e buxhetit t\u00eb BE-s\u00eb 2021 \u2013 2027 me mbi 2 trilion Euro. Problemi \u00ebsht\u00eb dakord\u00ebsia e t\u00eb ashtuquajturave \u00abkat\u00ebr shtete kurnace\u00bb Austria, Suedia, Holanda dhe Danimarka\u00bb me propozimin e 18 maj nga Merkel-Macron prej 500 miliard\u00eb euro; plus 250 miliard\u00eb euro t\u00eb tjera q\u00eb ka shtuar Komisioni Europian.<\/p>\n<p>Me padurim presin dhe dosjet e dixhitalizimit dhe ekonomis\u00eb s\u00eb gjelb\u00ebr, ekologjis\u00eb, mjedisit dhe klim\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb asaj i q\u00ebndron mbi kok\u00eb\u00ab\u00a0si shpata e Demokleut \u00ab31 tetori, afati fundor\u00a0kur Londra do t\u00eb \u00abdivorcohet\u00bb p\u00ebrfundimisht nga BE-ja pas \u00abSag\u00ebs s\u00eb Brexit\u00bb; por, deri at\u00ebhere duhet t\u00eb jet\u00eb realizuar marr\u00ebveshja p\u00ebrkat\u00ebse, q\u00eb t\u00eb shmanget \u00e7do l\u00ebmsh e rr\u00ebmuj\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimet ndaj Kin\u00ebs me dukuri shqet\u00ebsuese p\u00ebr demokracin\u00eb liberale, si\u00e7 e pohoi vet\u00eb Merkel dit\u00ebt e fundit dhe nj\u00eb Samit i mundsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb balancuar interesat por dhe vlerat liberale \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb tjet\u00ebr herkuliane p\u00ebr BE-n\u00eb; synimi \u00ebsht\u00eb q\u00eb Gjermania dhe BE-ja t\u00eb akomodojn\u00eb sa m\u00eb mir\u00eb t\u00eb kat\u00ebr pozicionet e tyre ndaj Kin\u00ebs, si bashk\u00ebpuntor\u00eb n\u00eb disa q\u00ebllime t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta madhore, partnere n\u00eb tregti, konkurente n\u00eb teknologji, por rivale lidhur me alternativ\u00ebn qeveris\u00ebse.<\/p>\n<p>Sfida tjet\u00ebr e madhe mbeten demarshet pas krisjeve me SHBA-t\u00eb n\u00eb planin shum\u00ebpal\u00ebsh, sidomos q\u00ebndrimin amerikan ndaj OBSH-s\u00eb, sigurin\u00eb n\u00eb Europ\u00eb, etj; p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr kur n\u00eb SHBA sapo ka filluar fushata p\u00ebr zgjedhjet e reja presidenciale me t\u00eb papriturat dhe pasojat e saj t\u00eb paparashikuara.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rebus politik, sfid\u00eb jo m\u00eb pak t\u00eb vog\u00ebl paraqet dhe Rusia; pavar\u00ebsisht problematik\u00ebs s\u00eb njohur, Gjermania, Franca, dhe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi BE-ja, pa p\u00ebrjashtuar NATO-n synojn\u00eb me theks angazhimin n\u00eb nj\u00eb dialog konstruktiv, mbi baz\u00ebn e vlerave dhe interesave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta por dhe dallimeve e kund\u00ebrshtive gjeopolitike. Demarshe t\u00eb ve\u00e7anta priten dhe me Turqin\u00eb, sidomos lidhur me katraur\u00ebn e krijuar n\u00eb Libi, Siri dhe sidomos me azilin.<\/p>\n<p>P\u00ebrpar\u00ebsi do t\u00eb ket\u00eb Afrika, \u00abkontinenti i t\u00eb ardhmes\u00bb. Synimi \u00ebsht\u00eb realizimi i ndihmave dhe investimeve, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb frenohet dhe shmanget emigrimi i paligjsh\u00ebm dhe t\u00eb sigurohet qysh n\u00eb burim legalizimi i azilit. BE-ja nuk mund ta ler\u00eb m\u00eb vehten n\u00eb \u00abm\u00ebshir\u00ebn\u00ab e Turqis\u00eb e cila n\u00eb \u00e7do moment mund t\u00eb hap\u00eb portat e azilit, si\u00e7 dhe b\u00ebri n\u00eb fillim t\u00eb marsit, ndaj duhet t\u00eb miratoj\u00eb Paktin e shtyr\u00eb t\u00eb azilit dhe migrimit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, dalja n\u00eb sken\u00eb e racizmit e shton m\u00eb tep\u00ebr urgjenc\u00ebn dhe theksin e k\u00ebtij problemi t\u00eb madh.<\/p>\n<p>N\u00eb kuadrin e shtyll\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb presidenc\u00ebs gjermane dhe n\u00eb tradit\u00ebn e saj, pjes\u00eb e k\u00ebtij katalogu do t\u00eb jet\u00eb Ballkani Perendimor, ve\u00e7se tanim\u00eb duke i m\u00ebshuar shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs. Sa p\u00ebr \u00e7eljen e negociatave me ne, \u00ab\u00a0topi do t\u00eb luhet\u00a0\u00bb n\u00eb Tiran\u00eb, nd\u00ebrsa Berlini, Brukseli, Parisi, e t\u00eb tjer\u00eb do \u00ab\u00a0t\u00eb na rrin\u00eb te koka\u00a0\u00bb\u00a0; me q\u00ebllim q\u00eb PO-s\u00eb s\u00eb 24 Marsit t\u2019ia heqim shpejt 5 apo 15 \u00ab bisht \u2013 kushtet e saj\u00a0\u00bb N\u00eb fakt, dhe vet\u00eb Merkel \u00ab\u00a0na ka dal\u00eb borxhit\u00a0\u00bb\u00a0; ndaj n\u00ebse nuk arrijm\u00eb t\u00eb shkojm\u00eb me \u00ab detyra t\u00eb kryera\u00a0\u00bb n\u00eb \u00ab provimin vendimtar n\u00eb vjesht\u00eb, me t\u00eb drejt\u00eb do t\u00eb na thon\u00eb \u00ab n\u00eb qaf\u00eb pa\u00e7i vehten\u00a0\u00bb.<\/p>\n<p>Gjithsesi, sfida m\u00eb e madhe p\u00ebr presidenc\u00ebn gjermane do t\u00eb jet\u00eb fillimi dhe ecuria e dialogut Prishtin\u00eb \u2013 Beograd me marr\u00ebveshjen gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse nd\u00ebrmjet tyre. Detyr\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb koklavizur s\u00eb tep\u00ebrmi pas zhvillimeve m\u00eb t\u00eb fundit tejeet shqet\u00ebsuese. Tanim\u00eb, i mbetet Gjermanis\u00eb t\u00eb thot\u00eb fjal\u00ebn e saj n\u00eb em\u00ebr t\u00eb BE-s\u00eb bashk\u00eb me Franc\u00ebn qysh n\u00eb Samitin e Parisit m\u00eb 17 Korrik, duke shpresuar p\u00ebr nj\u00eb rifillim te ri premtues t\u00eb k\u00ebtij dialogu, liberalizimit t\u00eb vizave me\u00a0Kosov\u00ebn, etj. Edhe pse bashk\u00ebrendimi i k\u00ebtij procesi me SHBA-t\u00eb mbetet objektiv jetik vendimtar, \u00ebsht\u00eb s\u00ebrish fat q\u00eb n\u00eb k\u00ebto momente n\u00eb krye t\u00eb BE-s\u00eb \u00ebsht\u00eb Gjermania.<\/p>\n<p>Aksioni tjet\u00ebr i madh politik \u00ebsht\u00eb lancimi i Konferenc\u00ebs \u00abEuropa e qytetar\u00ebve\u00bb e shtyr\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb koronavirusit, e cila do t\u00eb vashdoj\u00eb dy vjet duke thithur mendimet e qytetar\u00ebve p\u00ebr projektin e ri europian.<\/p>\n<p>Ekziston besimi se me lidershipin e vet, Gjermania do t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb se sa gabim e kan\u00eb ata q\u00eb e shohin BE-n\u00eb \u00abbardh e zi\u00bb apo dhe profetizojn\u00eb fundin e saj. K\u00ebsisoj, Gjermania ka dhe shansin e madh t\u00eb rikonfirmoj\u00eb profecin\u00eb legjendare t\u00eb Robert Schuman, kur dhe m\u00eb 1976 deklaroi se \u00abEuropa fark\u00ebtohet mes krizash, si shumatore e zgjidhjeve q\u00eb jepen p\u00ebr k\u00ebto kriza\u00bb<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Jorgji Kote \u00abT\u00eb kesh fat n\u00eb pafat\u00ebsi\u00bb kjo th\u00ebnie e njohur n\u00eb Gjermani i shkon shum\u00eb gjendjes s\u00eb tanishme n\u00eb BE, kur Gjermania sapo mori Presidenc\u00ebn e radh\u00ebs. Po p\u00ebrse kjo \u00abpafat\u00ebsi europiane\u00bb? Sepse BE-ja k\u00ebto gati 15 vitet e fundit \u00ebsht\u00eb goditur nga kriza dhe konflikte me emra t\u00eb friksh\u00ebm dhe me shum\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":22937,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[9,4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Fati gjerman n\u00eb pafat\u00ebsin\u00eb europiane! - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23256\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Fati gjerman n\u00eb pafat\u00ebsin\u00eb europiane! - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Jorgji Kote \u00abT\u00eb kesh fat n\u00eb pafat\u00ebsi\u00bb kjo th\u00ebnie e njohur n\u00eb Gjermani i shkon shum\u00eb gjendjes s\u00eb tanishme n\u00eb BE, kur Gjermania sapo mori Presidenc\u00ebn e radh\u00ebs. Po p\u00ebrse kjo \u00abpafat\u00ebsi europiane\u00bb? Sepse BE-ja k\u00ebto gati 15 vitet e fundit \u00ebsht\u00eb goditur nga kriza dhe konflikte me emra t\u00eb friksh\u00ebm dhe me shum\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23256\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-07-02T10:35:31+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"770\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"433\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23256\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23256\",\"name\":\"Fati gjerman n\u00eb pafat\u00ebsin\u00eb europiane! - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23256#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23256#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote.jpg\",\"datePublished\":\"2020-07-02T10:35:31+00:00\",\"dateModified\":\"2020-07-02T10:35:31+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23256#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23256\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23256#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote.jpg\",\"width\":770,\"height\":433},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23256#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Fati gjerman n\u00eb pafat\u00ebsin\u00eb europiane!\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Fati gjerman n\u00eb pafat\u00ebsin\u00eb europiane! - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23256","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Fati gjerman n\u00eb pafat\u00ebsin\u00eb europiane! - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"Nga Jorgji Kote \u00abT\u00eb kesh fat n\u00eb pafat\u00ebsi\u00bb kjo th\u00ebnie e njohur n\u00eb Gjermani i shkon shum\u00eb gjendjes s\u00eb tanishme n\u00eb BE, kur Gjermania sapo mori Presidenc\u00ebn e radh\u00ebs. Po p\u00ebrse kjo \u00abpafat\u00ebsi europiane\u00bb? Sepse BE-ja k\u00ebto gati 15 vitet e fundit \u00ebsht\u00eb goditur nga kriza dhe konflikte me emra t\u00eb friksh\u00ebm dhe me shum\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23256","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2020-07-02T10:35:31+00:00","og_image":[{"width":770,"height":433,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"10 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23256","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23256","name":"Fati gjerman n\u00eb pafat\u00ebsin\u00eb europiane! - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23256#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23256#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote.jpg","datePublished":"2020-07-02T10:35:31+00:00","dateModified":"2020-07-02T10:35:31+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23256#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=23256"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23256#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote.jpg","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote.jpg","width":770,"height":433},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23256#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Fati gjerman n\u00eb pafat\u00ebsin\u00eb europiane!"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote.jpg","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote-150x150.jpg",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote.jpg",770,433,false]},"categories_names":{"9":{"name":"Analiz\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=9"},"4":{"name":"Opinion","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=4"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote-150x150.jpg",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote.jpg",300,169,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote.jpg",305,172,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote.jpg",400,225,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote.jpg",600,337,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote.jpg",770,433,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote.jpg",130,73,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote.jpg",770,433,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23256"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=23256"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23256\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":23257,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23256\/revisions\/23257"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/22937"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=23256"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=23256"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=23256"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}