{"id":23158,"date":"2020-06-27T13:04:18","date_gmt":"2020-06-27T11:04:18","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=23158"},"modified":"2020-06-27T13:04:18","modified_gmt":"2020-06-27T11:04:18","slug":"shkolla-e-mendimit-shqiptar-e-ngjitur-ne-nivelin-e-filozofise-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23158","title":{"rendered":"\u201cShkolla e mendimit shqiptar\u201d e ngjitur n\u00eb nivelin e filozofis\u00eb shqiptare"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Ndri\u00e7im Kulla<\/strong><\/p>\n<p>\u201cShkolla e mendimit shqiptar\u201d e viteve \u201820-30, si\u00e7 e ka quajtur Ismail Kadareja, akoma dhe sot nuk \u00ebsht\u00eb njohur n\u00eb thell\u00ebsin\u00eb e saj, dhe as \u00ebsht\u00eb studiuar e as \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar\u00a0 si\u00e7 duhet, e kjo ka ndodhur p\u00ebr faj t\u00eb atyre q\u00eb kontrollojn\u00eb sot Akademin\u00eb e Shkencave dhe departamentet p\u00ebrkat\u00ebse universitare, t\u00eb cil\u00ebt i tremben krahasimit me titan\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb mendimit t\u00eb asaj kohe. I vetmi q\u00eb nuk i trembet asnj\u00eb lloj krahasimi, Ismail Kadare, ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim me superlativa t\u00eb merituara p\u00ebr shkoll\u00ebn e mendimit shqiptar t\u00eb asaj kohe, te libri i tij \u201cMosmarr\u00ebveshja: Shqip\u00ebria p\u00ebrball\u00eb vetvetes\u201d, asaj q\u00eb e quan \u201cshkolla e mendimit shqiptar\u201d t\u00eb asaj kohe:<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<div id=\"beacon_63ccc02408\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/ads.balkanweb.com\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=530&amp;loc=http%3A%2F%2Fgazetashqiptare.al%2F2020%2F06%2F27%2Fshkolla-e-mendimit-shqiptar-e-ngjitur-ne-nivelin-e-filozofise-shqiptare%2F&amp;referer=http%3A%2F%2Fgazetashqiptare.al%2F&amp;cb=63ccc02408\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/div>\n<p><ins><\/p>\n<div id=\"beacon_fc9ea07723\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/ads.balkanweb.com\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=531&amp;loc=http%3A%2F%2Fgazetashqiptare.al%2F2020%2F06%2F27%2Fshkolla-e-mendimit-shqiptar-e-ngjitur-ne-nivelin-e-filozofise-shqiptare%2F&amp;referer=http%3A%2F%2Fgazetashqiptare.al%2F&amp;cb=fc9ea07723\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/div>\n<p><\/ins><br \/>\n<ins><\/p>\n<div id=\"beacon_0433ef9d81\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/ads.balkanweb.com\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=367&amp;loc=http%3A%2F%2Fgazetashqiptare.al%2F2020%2F06%2F27%2Fshkolla-e-mendimit-shqiptar-e-ngjitur-ne-nivelin-e-filozofise-shqiptare%2F&amp;referer=http%3A%2F%2Fgazetashqiptare.al%2F&amp;cb=0433ef9d81\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/div>\n<p><\/ins><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 N\u00eb vitet \u201b20 dhe \u201b30, shkolla e mendimit shqiptar ziente nga duhmat aq t\u00eb njohura shqiptare, megjithat\u00eb apostujt nuk u prek\u00ebn. Ishte koha e zhdehjes, p\u00ebrndryshe koha e mendimit kritik, pik\u00ebrisht atij mendimi q\u00eb rilind\u00ebsit ishin p\u00ebrpjekur gjithsesi ta shmangnin p\u00ebr t\u00eb mos\u00a0 lig\u00ebshtuar shqiptar\u00ebt. P\u00ebrher\u00eb e m\u00eb shpesh, krahas shprehjeve tradicionale:\u00a0 Shqip\u00ebri epike ose\u00a0 krenare, p\u00ebrdorej shprehja e re: Shqip\u00ebria mendonj\u00ebse, th\u00ebn\u00eb ndryshe, Shqip\u00ebria q\u00eb \u201cvret mendjen\u201d, fjal\u00ebformimin q\u00eb mund t\u00eb ngjante i \u00e7uditsh\u00ebm, por\u00a0 q\u00eb d\u00ebshmonte edhe\u00a0 nj\u00eb\u00a0 her\u00eb\u00a0 sakt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet jo fort miq\u00ebsore t\u00eb shqiptarit me mendjen e vet. T\u00eb k\u00ebsaj kohe ishin rryma t\u00eb ndryshme t\u00eb mendimit politiko-filozofik, nd\u00ebr t\u00eb cilat shquhej neo-shqiptarizma e Branko Merxhanit. Shumica e tyre p\u00ebrputheshin tek ideja se pas p\u00ebrndezjes s\u00eb fisme t\u00eb rilind\u00ebsve kishte ardhur koha e gjakftoht\u00ebsis\u00eb dhe kryesorja, e gjykimit kritik t\u00eb vetvetes. Autoritete t\u00eb shquara t\u00eb koh\u00ebs, si Faik Konica, Zef\u00a0 Valentini, Mithat\u00a0 Frash\u00ebri, Mehdi\u00a0 Frash\u00ebri, Gjergj Fishta,\u00a0 Mustafa\u00a0 Kruja, Migjeni, Krist\u00a0 Maloki\u00a0 e t\u00eb tjer\u00eb, trajtonin \u00e7\u00ebshtje t\u00eb\u00a0 papara ndonj\u00ebher\u00eb\u00a0 n\u00eb klubin shqiptar t\u00eb\u00a0 mendimit.\u00a0<strong>\u00a0<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Ne akoma nuk jemi t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se sa shum\u00eb i detyrohemi shkoll\u00ebs s\u00eb mendimit shqiptar t\u00eb viteve \u201820-30. Nj\u00eb nga arritjet m\u00eb madhore t\u00eb k\u00ebsaj shkolle ishte se ajo krijoi lexuesin modern shqiptar. Njer\u00ebzit si Branko Merxhani e dinin se p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtij lloji t\u00eb ri t\u00eb mendimit shqiptar q\u00eb ishin duke krijuar, duhet t\u00eb krijonin edhe vet\u00eb\u00a0 lexuesin e tij. \u00c7far\u00eb vlere do t\u00eb kishte q\u00eb t\u00eb trajtoheshin n\u00eb shtyp temat e m\u00ebdha t\u00eb mendimit shqiptar, ku lexuesi nuk njihte konceptet baz\u00eb? Dhe k\u00ebshtu dal\u00ebngadal\u00eb, n\u00eb faqet e gazetave dhe revistave t\u00eb asaj kohe, ndodhi nj\u00eb \u00e7udi q\u00eb erdhi dhe u krijua nj\u00eb lexues sui generis, i ngjash\u00ebm me nj\u00eb auditor t\u00eb madh universitar, n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb vendit i mungonte nj\u00eb universitet ku t\u00eb studiohej, filozofia, sociologjia, antropologjia, psikologjia etj. Ky lexues kishte nj\u00eb etje t\u00eb madhe p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar. Ai ishte i ngjash\u00ebm me turm\u00ebn e d\u00ebgjuesve q\u00eb ndiqte debatet e filozof\u00ebve n\u00eb agor\u00ebn e Greqis\u00eb s\u00eb Lasht\u00eb. Ishte nj\u00eb lexues q\u00eb u st\u00ebrvit me durim nga mendimtar\u00ebt\u00a0\u00a0 shqiptar\u00eb t\u00eb koh\u00ebs. K\u00ebta mendimtar\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj shqiptar\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin elit\u00ebn intelektuale t\u00eb koh\u00ebs. Duke e kuptuar se do t\u00eb ishin z\u00ebra n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb n\u00eb qoft\u00eb se nuk do t\u00eb kishin nj\u00eb shtres\u00eb lexuesish t\u00eb kualifikuar dhe entuziast\u00eb q\u00eb t\u00eb njihej me tezat e tyre, at\u00ebher\u00eb e gjith\u00eb puna e tyre do t\u00eb shkonte kot, ata punuan me durim p\u00ebr ta krijuar k\u00ebt\u00eb lloj lexuesi, duke ia nisur q\u00eb nga m\u00ebsimi i \u201cabetares\u201d q\u00eb ishin konceptet baz\u00eb q\u00eb p\u00ebrdornin ata. N\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij lexuesi pastaj mendimtar\u00ebt e m\u00ebdhenj shqiptar\u00eb t\u00eb koh\u00ebs shpresonin q\u00eb t\u00eb ndikonin n\u00eb turmat e shqiptar\u00ebve indirekt, pasi e dinin se k\u00ebta lexues entuziast\u00eb q\u00eb ishin formuar me idet\u00eb e tyre do t\u00eb b\u00ebheshin propagandist\u00ebt e tyre n\u00ebp\u00ebr kafenet\u00eb shqiptare, t\u00eb cilat mund t\u00eb p\u00ebrdoreshin edhe p\u00ebr mir\u00eb, var\u00ebsisht ideve q\u00eb qarkullonin n\u00eb to.<\/p>\n<p>Shoq\u00ebria shqiptare kishte nevoj\u00eb t\u00eb m\u00ebsonte disa njohuri baz\u00eb, duke nisur me at\u00eb se \u00e7far\u00eb ishte kultura e nj\u00eb shoq\u00ebrie, filozofia e saj, mendimi. Shqiptar\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt sapo kishin kaluar s\u00eb paku n\u00eb let\u00ebr n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri bashk\u00ebkohore europiane, ku me ligj tanim\u00eb ishin individ\u00eb qytetar\u00eb dhe jo m\u00eb fisnor\u00eb, duhet t\u00eb m\u00ebsonin se tanim\u00eb ata ishin pjes\u00eb e nj\u00eb bashk\u00ebsie m\u00eb t\u00eb madhe se familja, fisi, bajraku, katundi, krahina, q\u00eb quhej \u201cshoq\u00ebri\u201d. Duhet t\u00eb m\u00ebsonin se kishte edhe nj\u00eb shkenc\u00eb q\u00eb e studionte shoq\u00ebrin\u00eb dhe quhej \u201csociologji\u201d. Merxhani p\u00ebrpiqej q\u00eb k\u00ebto fakte t\u00eb njohura p\u00ebr njeriun per\u00ebndimor, t\u2019 ia shpjegonte thjesht lexuesit shqiptar t\u00eb gazetave, n\u00eb gjuh\u00ebn q\u00eb ai e kuptonte. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, Merxhani do t\u00eb shkruante n\u00eb 1929:<\/p>\n<p><em>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u201cNj\u00eb vend, si\u00e7 ka emrin e vet\u00eb, sht\u00ebpin\u00eb e vet\u00eb, karakterin e vet\u00eb, ashtu ka edhe sociologjin e tij t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.\u201d<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn q\u00eb Merxhani shkruante k\u00ebshtu, nj\u00eb tjet\u00ebr mendimtar i Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb koh\u00ebs, At Zef Valentini, b\u00ebnte t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb, duke iu m\u00ebsuar lexuesve shqiptar\u00eb konceptet baz\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb debatin e Mendimit Shqiptar. N\u00eb nj\u00eb artikull me titull \u201cKultur\u00eb-intelektualitet-diplom\u00eb- kulltuk\u201d, t\u00eb botuar te revista \u201cLEKA\u201d n\u00eb 1936 At Zef Valentini shkruante me germa kapitale, duke dashur q\u00eb t\u2019ua gdhendte n\u00eb mendje shqiptar\u00ebve disa koncepte:<\/p>\n<p><em>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u201cKultur\u00eb kemi kur, tue marr\u00eb\u00a0 filozofija gjith\u00eb t\u00eb dhanunat e shqencavet e t\u00eb fitimevet tjera t\u00eb psyhes njer\u00ebzore, i ban systheme e ja pershtat\u00eb per drejtim e rregullim jet\u00ebs njer\u00ebzore d.m.th. Intelektuale, morale e praktike\u201d.<\/em><\/p>\n<p>K\u00ebshtu At Valentini iu thoshte shqiptar\u00ebve se nj\u00eb komb mund t\u00eb ket\u00eb v\u00ebrtet nj\u00eb kultur\u00eb vet\u00ebm kur ai ka nd\u00ebrtuar filozofin\u00eb e tij, duke e sistemuar me an\u00eb t\u00eb saj kultur\u00ebn e krijuar prej tij deri n\u00eb at\u00eb \u00e7ast. Kultura komb\u00ebtare shqiptare duhet q\u00eb domosdoshm\u00ebrisht t\u00eb ngrihet n\u00eb nivelin e filozofis\u00eb komb\u00ebtare shqiptare, u thoshte shqiptar\u00ebve At Valentini, ndryshe kultura shqiptare do t\u00eb mbetej nj\u00eb kultur\u00eb n\u00eb nj\u00eb stad t\u00eb ul\u00ebt zhvillimi. Mendimtar\u00ebt e m\u00ebdhenj shqiptar\u00eb t\u00eb koh\u00ebs, pa pasur t\u00eb nj\u00ebjtat pik\u00ebpamje, b\u00ebnin megjithat\u00eb nj\u00eb pun\u00eb komplementare n\u00eb edukimin e lexuesit me konceptet baz\u00eb. N\u00eb 1936 Merxhani shkruante:<\/p>\n<p><em>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u201cKa apo s\u2019 ka nj\u00eb kultur\u00eb shqiptare? Kjo them\u00eb mund t\u00eb japij nj\u00eb baz\u00eb shum\u00eb t\u00eb pasur p\u00ebr punimin e nj\u00eb Sociologjie shqiptare. Duhet t\u00eb na mbushet mendja se Sociologjia si dhe Psykologjia, q\u00eb t\u00eb marrin nj\u00eb form\u00eb shk\u00ebncore t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, duhet t\u00eb zbatohen n\u00eb \u00e7faqje t\u00eb gjalla t\u00eb jet\u00ebs s\u2019 on\u00eb dhe t\u00eb studiojn\u00eb bazat e Shqiptarism\u00ebs, jo vet\u00ebm si nj\u00eb nga Kombet e ndryshme t\u00eb bot\u00ebs, por si nj\u00eb fakt sociologjik dhe psykologjik t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, q\u00eb mbase s\u2019 i ngjan as nji tjetri\u201d.<\/em><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Gj\u00ebra t\u00eb tilla si k\u00ebto q\u00eb u thoshte Merxhani, publiku shqiptar nuk i kishte d\u00ebgjuar kurr\u00eb deri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Shqiptar\u00ebt e koh\u00ebs nuk kishin d\u00ebgjuar kurr\u00eb fjal\u00eb t\u00eb tilla si \u201csociologji\u201d dhe \u201cpsikologji\u201d dhe nuk e dinin se ekzistonin shkenca t\u00eb tilla. Konceptet q\u00eb po fuste Merxhani n\u00eb Mendimin Shqiptar, si ai i m\u00ebsip\u00ebrmi i shqiptarizm\u00ebs q\u00eb duhet studiuar si nj\u00eb fakt sociologjik dhe psikologjik ishin koncepte t\u00eb filozofis\u00eb shqiptare, jo m\u00eb thjesht t\u00eb mendimit shqiptar. Arritja m\u00eb e madhe e Merxhanit \u00ebsht\u00eb ndoshta se n\u00ebn shembullin e tij, edhe t\u00eb tjer\u00eb mendimtar\u00eb, u angazhuan n\u00eb shtyp p\u00ebr t\u2019u m\u00ebsuar shqiptar\u00ebve konceptet baz\u00eb. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb lexonin gazeta ndeshnin shum\u00eb fjal\u00ebt \u201coksidental\u201d dhe \u201coriental\u201d, por kishin nj\u00eb kuptim t\u00eb turbullt p\u00ebr to. Askush n\u00eb shtypin shqiptar nuk e kishte sqaruar kuptimin e k\u00ebtyre fjal\u00ebve kaq shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorura. I pari do t\u00eb ishte Krist Maloki q\u00eb i sqaroi holl\u00ebsisht k\u00ebto koncepte n\u00eb nj\u00eb shkrim me titull \u201cOriental apo Okcidental\u201d, q\u00eb u b\u00eb i famsh\u00ebm dhe vlen sot jo m\u00eb pak se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr t\u2019ua b\u00ebr\u00eb t\u00eb njohur shqiptar\u00ebve k\u00ebto koncepte q\u00eb kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe edhe sot n\u00eb mendimin shqiptar. Maloki ve\u00e7an\u00ebrisht u p\u00ebrqendrua n\u00eb p\u00ebrshkrimin e orientalizm\u00ebs shqiptare, t\u00eb cil\u00ebn e shihte si nj\u00eb plag\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare. Ai e p\u00ebrshkruante k\u00ebshtu at\u00eb:<\/p>\n<p><em>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u201cOrientalizma shqiptare asht padyshim nj\u00eb sistem mendimesh, ndjenjash edhe instinkesh, si\u00e7 do sistem tjet\u00ebr jeteset, me nj\u00eb bot\u00ebkuptim dhe filozofi t\u00eb tij\u00ebn. Dhe si dallohet dhe ve\u00e7ansohet secila filozofi e secili bot\u00ebkuptim n\u00ebp\u00ebr disa pik\u00ebpamje karakteristike ashtu dallohet e karakterizohet edhe orientalizma shqiptare n\u00ebp\u00ebr disa shprehje simptomatike e jet\u00eb filozofike. Si ma t\u00eb par\u00ebn karakteristik\u00eb t\u2019 orientalit shqiptar duhet t\u2019 marrim proverbin e \u00e7do qelepirxhiu t\u00eb pashpirt- (nj\u00eb bonmot mjerisht q\u00eb asht ba bile fjal\u00eb popullore!):<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0\u00a0\u00a0 Haja qenit, pija qenit<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0\u00a0\u00a0 Edhe bjeri karadyzenit!<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0\u00a0\u00a0 Orientali shqiptar i pret t\u00eb gjitha t\u00eb mirat p\u00ebr vete-qelepir- nga t\u00eb tjer\u00ebt; bota p\u00ebr t\u00eb asht nj\u00eb burim i pashterrun mjetesh, qejfesh e lezetesh t\u00eb cil\u00ebt ai i shfryt\u00ebzon me \u00e7do m\u00ebnyr\u00eb e metod\u00eb, pa pyet se ku nget e ku vret. Detyr\u00eb t\u00eb ndershme apo sakrifica vetmohuese karshi bot\u00ebs peran\u00eb s\u2019 njef kurr jo, orientali shqiptar. P\u00ebrkundrazi ushujza orientale, e pangijshme, i ngjitet trupit kolektiv dhe shoqnor dhe ja thith gjakun pa asnj\u00eb droje e skrupull. Dhe n\u00eb vend q\u00eb t\u2019 u turpnonte p\u00ebr vepr\u00ebn shkatrrimtare t\u00eb vet\u00ebn, orientali shqiptar bahet edhe ma kryenalt, edhe ma kapadai, ma qejfli\u2026 dhe i bje karadyzenit\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb problemi se n\u00eb Shqip\u00ebri kemi thjesht njer\u00ebz oriental\u00eb, thoshte Maloki. Problemi \u00ebsht\u00eb se oriental\u00ebt shqiptar\u00eb kan\u00eb krijuar nj\u00eb tradit\u00eb aq t\u00eb fort\u00eb sa tani mund t\u00eb flitet p\u00ebr orientalizm\u00ebn shqiptare si nj\u00eb filozofi shoq\u00ebrore e oriental\u00ebve shqiptar\u00eb, sipas p\u00ebrshkrimit q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb m\u00eb lart Maloki. Orientali shqiptar ishte n\u00eb politik\u00eb, n\u00eb qeveri, n\u00eb gjykata, n\u00eb diplomaci, n\u00eb polici, n\u00eb shtyp, n\u00eb shkolla, n\u00eb bashki. Orientali shqiptar ishte deputet, minist\u00ebr, ambasador, polic, gjykat\u00ebs, gazetar, m\u00ebsues, kryetar bashkie. Oriental\u00ebt shqiptar\u00eb ishin me shumic\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha hallkat e administrat\u00ebs shqiptare. Orientali shqiptar ishte tregtar, dyqanxhi, ishte madje edhe intelektual me diplom\u00eb. Dhe t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta ishin t\u00eb ushqyer me filozofin\u00eb e orientalizm\u00ebs, t\u00eb p\u00ebrmendur m\u00eb lart, aq sa ajo ishte b\u00ebr\u00eb m\u00ebnyra e tyre e t\u00eb menduarit. N\u00eb fakt, Orientalizma ishte e vetmja filozofi dominuese n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e koh\u00ebs. Por, pak a shum\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj kritike ndaj orientalizm\u00ebs shqiptare e kishin b\u00ebr\u00eb edhe t\u00eb tjer\u00eb para Malokit, duke nisur q\u00eb nga Faik Konica, \u00c7ajupi, Fishta etj. E ve\u00e7anta e Malokit dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht merita e madhe e tij ishte se ai nuk e pa Orientalizmin shqiptar si t\u00eb lidhur vet\u00ebm me pushtimin turk, por i gjeti rr\u00ebnj\u00ebt e saj edhe te e shkuara bizantine. Ai thoshte:<\/p>\n<p>\u201c<em>Porse e v\u00ebrteta na detyron edhe p\u00ebr nj\u00eb konstatim tjeter p\u00ebr kah orientalizma shqiptare! Asht nj\u00eb gabim i trash kur thohet shum\u00eb her\u00eb se orientalizma na ka ardh\u00eb sefte nga Azia, apo n\u00ebp\u00ebr religjionin mohamedan, apo edhe nga poplli turk. Jo, kurrsesi, orientalizma e jon\u00eb ashtu nj\u00eb dhanti (=darov\u00eb) fatale e kristianizmit, me gjith\u00eb q\u00eb e nj\u00eb kristianizmi euro-aziatik.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Po spjegohemi!<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 N\u00eb t\u00eb VIII-in shekull- aty kah vjeti 740 mb. Kr., do me than\u00eb 600 vjet para se me shkel\u00eb Turku n\u2019 Atdheun ton\u00eb- u ba Shqipnia provinc\u00eb e Bizantit, nen Leonin III., t\u00eb quejtun Isaurios. Dhe nga ky despot i mnersh\u00ebm u ngushtuen t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt me u nda nga kisha romake (=okcidentale) e me u fundos ner labirinthet e err\u00ebta t\u00eb kish\u00ebs bizantine (=orientale) s\u2019 at\u00ebhershme. Por s\u2019 ishte aq fort ndamja (skizma) kishtare sesa njaj shpirt i administrat\u00ebs bizantine, plot angth e myk, q\u00eb u pllakos si nj\u00eb shpirt\u00ebr e zez\u00eb, si nj\u00eb hije murtaje mbi mbar\u00eb kombin shqiptar.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Se shka don me than\u00eb \u201cshpirit\u00eb bizantine\u201d e di pothuej secili q\u00eb ka k\u00ebndue ndopak ner flet\u00ebt e historis\u00eb s\u00eb kultur\u00ebs dhe n\u00eb literatur\u00ebn kultur\u00eb filozofike. Na k\u00ebtu po mjaftohemi tuj p\u00ebrmend\u00eb vetem se bizantizmi historik asht po nj\u00eblloj me orientalizm\u00ebn shqiptare q\u00eb u p\u00ebrshkrue ma nalt\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Teza e Malokit nuk kishte t\u00eb b\u00ebnte vet\u00ebm me faktin e p\u00ebrmendur prej tij se osman\u00ebt kishin huazuar shum\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb gjithanshme, nga Bizanti kur e pushtuan at\u00eb, prandaj orientalizma shqiptare ishte nj\u00eb orientalizm\u00eb turko-bizantine. Maloki ishte mendimtari i par\u00eb shqiptar, i cili t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen p\u00ebr t\u00eb k\u00ebqijat n\u00eb formimin e shqiptarit n\u00eb periudh\u00ebn paraturke, at\u00eb bizantine. N\u00eb fragmentin e m\u00ebsip\u00ebrm t\u00eb shkrimit t\u00eb Malokit, ku ai analizon rr\u00ebnj\u00ebt e orientalizm\u00ebs shqiptare, si t\u00eb ardhur q\u00eb nga koha bizantine, kemi nj\u00eb nga ato tekste ku mendimi shqiptar b\u00ebn kap\u00ebrcimin duke u ngritur n\u00eb nivelin e filozofis\u00eb shqiptare. E nj\u00ebjta gj\u00eb mund t\u00eb thuhet edhe p\u00ebr nj\u00eb fragment tjet\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij artikulli t\u00eb Malokit kur ai shpall se lufta e s\u00eb ardhmes n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare ka p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb ajo mes oksidentalizm\u00ebs shqiptare kund\u00ebr orientalizm\u00ebs shqiptare.\u00a0 N\u00eb fjal\u00ebt e m\u00ebposhtme Maloki shkroi moton e Mendimit Shqiptar t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb tij dhe t\u00eb s\u00eb ardhmes, shinat n\u00eb t\u00eb cilat duhej t\u00eb formohej mendimi filozofik shqiptar n\u00eb t\u00eb ardhmen:<\/p>\n<div id=\"videoad\"><\/div>\n<div id=\"pa_1x1_psbk_1593255798396\"><\/div>\n<p><em>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u201cPor lufta, ma e rrepta q\u00eb e pret djal\u00ebrin shqiptare asht ante portas! Kjo luft\u00eb dallohet nga t\u00eb tjerat n\u00ebp\u00ebr drejtimin e saj kundrejt nj\u00eb anmiku t\u00eb paduksh\u00ebm, por aq ma t\u00eb rreziksh\u00ebm p\u00ebr qindres\u00ebn e saj e p\u00ebr shp\u00ebtimin e kombit. Lufta e ardhshme asht luft\u00eb e djal\u00ebris\u00eb shqiptare kundra anmikut n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb vet, asht luft\u00eb mendsie krijuese kundra nj\u00eb mendsie destruktive, asht luft\u00eb bot\u00ebkuptimi drite kundra nj\u00eb bot\u00ebkuptimi err\u00ebsin\u00eb, asht Lufta e Oksidentalizm\u00ebs shqiptare kundra Orientalizm\u00ebs shqiptare\u2026<\/em><\/p>\n<p><em>Dy fronte anmiq\u00ebsore e shkyjn\u00eb sot zemr\u00ebn e Kombit ton\u00eb. Asht mir\u00eb q\u00eb t\u2019 i rr\u00ebfejm\u00eb djal\u00ebris\u00eb shqiptare se ku gjinden shatoret e llogoret e saj\u201d.<\/em><\/p>\n<p>K\u00ebto kan\u00eb mbetur dy frontet kryesore n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare dhe n\u00eb mendimin shqiptar edhe sot e k\u00ebsaj dite. Pionier\u00ebt e mendimit shqiptar ndeshnin n\u00eb pengesa nga m\u00eb t\u00eb paimagjinueshmet sot. Shum\u00eb bashk\u00ebkomb\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt e mbanin veten p\u00ebr njer\u00ebz t\u00eb shkolluar, njoh\u00ebs t\u00eb gjuh\u00ebve t\u00eb huaja per\u00ebndimore, e shikonin me dyshim pun\u00ebn e tyre dhe u thoshin se ky ishte nj\u00eb mundim prej Sizifi pasi shqipja ishte nj\u00eb gjuh\u00eb e pap\u00ebrshtatshme p\u00ebr t\u00eb shprehur mendime t\u00eb larta. Faik Konica, i cili i ka damkosur k\u00ebta njer\u00ebz duke i quajtur \u201cLevantin\u00ebt\u201d, e p\u00ebrshkruan k\u00ebshtu d\u00ebmin q\u00eb ata i sillnin mendimit shqiptar:<\/p>\n<p><em>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u201cPuisque l\u2019 occasion se presente, dua t\u2019 ju thom dhe nj\u00eb tjat\u00ebr gj\u00eb, si vous voulez biere, me le permettre.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 -Certainement, lutem flisni.\u201d<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u201cK\u00ebto fjal\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme i d\u00ebgjova nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb\u2026 Dhe kuptova se kisha t\u00eb b\u00ebj me nj\u00eb soj njer\u00ebzish q\u00eb un\u00eb bashk\u00eb me ca miq- mendjeje i kemi qojtur si nj\u00ebzet vjet t\u00ebhu \u201cLevantin\u00eb\u201d. Ata p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb n\u00eb mes t\u00eb shqiptar\u00ebve nj\u00eb klas\u00eb m\u00eb vete q\u00eb shquan nga klasat e tjera sin \u00eb t\u00eb veshurit e n\u00eb t\u00eb sjellurit ashtu dhe n\u00eb mendime e n\u00eb gjuh\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0\u00a0\u00a0 Mendimi i themelit n\u00ebr levantin\u00ebt (n\u00eb qoft\u00eb se kukllat mund t\u00eb thuhet se kan\u00eb mendime) \u00ebsht\u00eb q\u00eb \u00e7do gj\u00eb e vjet\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri u duket atyre ose e posht\u00ebr ose qesharake. Jan\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb bindur se shqipja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb e dob\u00ebt dhe e pazonja t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb biseduar pun\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi ose p\u00ebr t\u00eb shfaqur ndjenja t\u00eb holla. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb sh\u00ebmb\u00ebllejn\u00eb me nj\u00eb njeri gjys\u00ebm t\u00eb eg\u00ebr p\u00ebrpara t\u00eb cilit mund t\u00eb shtroni nj\u00eb violi t\u00eb vjet\u00ebr e t\u00eb pa\u00e7muar, nj\u00eb violi Stradivarius ose Amati t\u00eb thomi; dhe nga q\u00eb ai s\u2019 di t\u00eb nxjerr\u00eb nga violiri i rrall\u00eb ve\u00e7 nj\u00eb z\u00eb si z\u00ebrin q\u00eb b\u00ebn sharra kur takon nj\u00eb gozhd\u00eb. Der\u00ebbardhi i pagdhendur beson dhe thot\u00eb se violiri q\u00eb pati n\u00eb dor\u00eb s\u2019 ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb fare me muzik\u00ebn\u201d.<\/em><\/p>\n<p>T\u00eb till\u00eb \u201clevantin\u00eb\u201d i gjejm\u00eb edhe sot me shumic\u00eb te shqiptar\u00ebt. Kur shkruajn\u00eb ose flasin ata i mbushin fjalit\u00eb me fjal\u00eb t\u00eb huajza, nga gjuh\u00ebt per\u00ebndimore, me arsyen se nuk mund t\u00eb gjejn\u00eb n\u00eb shqip fjal\u00ebt q\u00eb duhen p\u00ebr t\u00eb shprehur mendime t\u00eb larta e t\u00eb komplikuara. Dometh\u00ebn\u00eb, sipas tyre, gjuha shqipe nuk \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrshtatshme as p\u00ebr t\u00eb l\u00ebvruar mendimin shqiptar, as p\u00ebr t\u00eb l\u00ebvruar filozofin\u00eb shqiptare. Fakti q\u00eb t\u00eb tjer\u00eb mendimtar\u00eb shqiptar\u00eb para tyre, q\u00eb nga rilindasit, kan\u00eb shprehur shum\u00eb mir\u00eb mendime t\u00eb larta n\u00eb shqip, pa pasur nevoj\u00eb p\u00ebr fjal\u00eb t\u00eb huaja t\u00eb tep\u00ebrta, nuk iu b\u00ebn p\u00ebrshtypje. P\u00ebr kritik\u00ebn e famshme t\u00eb Konic\u00ebs p\u00ebr \u201cLevantin\u00ebt\u201d b\u00ebjn\u00eb sikur nuk kan\u00eb d\u00ebgjuar kurr\u00eb. Gjithashtu, b\u00ebjn\u00eb sikur nuk kan\u00eb d\u00ebgjuar kurr\u00eb edhe p\u00ebr studiuesit e huaj t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb njohur mir\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhe gjuh\u00ebn shqipe dhe t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb shekull m\u00eb par\u00eb, jan\u00eb shprehur se gjuha shqipe do t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb faz\u00ebn q\u00eb kan\u00eb kaluar dhe gjuh\u00ebt e tjera ballkanike t\u00eb pasurimit n\u00ebp\u00ebrmjet l\u00ebvrimit t\u00eb mendimeve n\u00eb t\u00eb, pra do t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb gjuh\u00eb kulturore. Nj\u00eb tez\u00eb t\u00eb till\u00eb e ka shprehur studiuesi italian Antonio Baldaci m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb shekull m\u00eb par\u00eb, kur thoshte:<\/p>\n<p><em>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u201c\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se gjuha shqipe \u00ebsht\u00eb e varf\u00ebr dhe e thjesht\u00eb. Por po t\u00eb flasim n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, a nuk ishin t\u00eb varfra dhe t\u00eb thjeshta edhe gjuh\u00ebt e tjera t\u00eb popujve t\u00eb tjer\u00eb ballkanik\u00eb para se t\u00eb hynin n\u00eb lakoren ngjit\u00ebse t\u00eb parabol\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb p\u00ebrparimit?\u201d<\/em><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Sot pas m\u00eb tep\u00ebr se nj\u00eb shekulli e gjysm\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar teza e k\u00ebtij italiani. Gjuha shqipe me kalimin e koh\u00ebs u pasurua, fal\u00eb edhe l\u00ebvrimit t\u00eb saj prej mendimtar\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb fushave t\u00eb ndryshme, q\u00eb nga Fishta te Merxhani, nga Mid\u2019hat Frash\u00ebri te Valentini, nga Ernest Koliqi te Vangjel Ko\u00e7a, nga Lasgush Poradeci tek Ismail Kadareja etj., etj. Sot, fal\u00eb kontributit t\u00eb k\u00ebtyre dhe t\u00eb shum\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve, shqipja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr t\u00eb l\u00ebvruar mendimin shqiptar dhe filozofin\u00eb shqiptare. Ndoshta pasurimi i shqipes u b\u00eb pak me vones\u00eb n\u00eb krahasim me gjuh\u00ebt e tjera ballkanike, por duhet th\u00ebn\u00eb se shqiptar\u00ebve, para se ta pasuronin gjuh\u00ebn e tyre iu desh q\u00eb ta mbronin at\u00eb kund\u00ebr atyre q\u00eb desh\u00ebn t\u2019 ua mohojn\u00eb fare. Stavro Sk\u00ebndi ka shkruar:<\/p>\n<p><em>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u201cGjuha ka qen\u00eb gjithmon\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb l\u00ebvizjen komb\u00ebtare t\u00eb kombeve, por shkalla e r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb ka ardhur duke ndryshuar e duke u varur nga ekzistenca e faktor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb bashkues. N\u00eb Shqip\u00ebri, ku forcat ndar\u00ebse ishin aq t\u00eb shumta, roli i gjuh\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt qe i nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie sip\u00ebrore. Gjuha i b\u00ebnte shqiptar\u00ebt t\u00eb ndienin q\u00eb ata qen\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm nga turqit dhe grek\u00ebt dhe, nga kjo an\u00eb, nga kushdo i huaj tjet\u00ebr dhe i falte atyre ndjenj\u00ebn se i p\u00ebrkisnin t\u00eb nj\u00ebjtit komb\u201d.\u00a0<\/em><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt kishin nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, por nuk kishin akoma nj\u00eb alfabet t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr ta shkruar k\u00ebt\u00eb gjuh\u00eb, e aq m\u00eb pak nj\u00eb gjuh\u00eb standarde. N\u00eb k\u00ebto kushte ishte e pamundur q\u00eb t\u00eb flitej p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e mendimit shqiptar, i cili q\u00eb t\u00eb ekzistonte kishte si parakusht gjuh\u00ebn e shkruar me analfabet t\u00eb unifikuar, p\u00ebr t\u00eb mos folur p\u00ebr gjuh\u00ebn standarde t\u00eb kuptueshme nga t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt. K\u00ebt\u00eb sfid\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kombeve t\u00eb tjer\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se ne u jan\u00eb dashur shekuj, shqiptar\u00ebt mund\u00ebn ta fitojn\u00eb \u00e7udit\u00ebrisht brenda m\u00eb pak se shtat\u00eb dekadave, q\u00eb nga viti 1908 deri n\u00eb 1972. Kush mund ta besonte n\u00eb fillim t\u00eb shekullit XX se shqiptar\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt akoma nuk kishin alfabetin e tyre t\u00eb nj\u00ebsuar, dhe jo m\u00eb gjuh\u00ebn standarde, do t\u00eb arrinin q\u00eb brenda nj\u00eb kohe kaq t\u00eb shkurt\u00ebr, t\u00eb kishin k\u00ebto dy arritje madhore. Mund t\u00eb ket\u00eb diskutime p\u00ebr gjuh\u00ebn e nj\u00ebsuar, sikur ajo u b\u00eb me urdh\u00ebr nga lart, nga regjimi komunist, e sikur u krijua duke p\u00ebrjashtuar geg\u00ebrishten. T\u00eb dy k\u00ebto kritika nuk u v\u00ebrtetuan nga koha. Shqip\u00ebria nuk kishte as Akademi t\u00eb Shkencave, e cila u krijua n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vit me gjuh\u00ebn letrare t\u00eb nj\u00ebsuar, n\u00eb 1972. A duhet mohuar Akademia e Shkencave se at\u00eb e krijoi regjimi komunist? Sigurisht q\u00eb shteti shqiptar nuk mund t\u00eb krijonte Akademi Shkencash q\u00eb me shpalljen e Pavar\u00ebsis\u00eb, duhet t\u00eb kalonte nj\u00eb koh\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, t\u00eb krijohej nj\u00eb universitet, institute studimore, e t\u00eb gjitha k\u00ebto k\u00ebrkonin koh\u00eb.<\/p>\n<p>Gjuha letrare e nj\u00ebsuar sot \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb e cila ka unifikuar Mendimin Shqiptar, nga Shqip\u00ebria n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb trevat e tjera shqiptare n\u00eb Maqedoni, Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs, Malin e Zi, diaspor\u00eb. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se gjuha standarde ka mang\u00ebsi dhe duhet p\u00ebrsosur, se ka vend gjithmon\u00eb pasurimi i saj me leksikun e pasur t\u00eb geg\u00ebrishtes, gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn askush nuk i ka penguar autor\u00ebt me origjin\u00eb gege q\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb. Dhe me kalimin e koh\u00ebs k\u00ebto prurje nga geg\u00ebrishtja duhet t\u00eb pasqyrohen n\u00eb fjalor\u00ebt e gjuh\u00ebs shqipe dhe t\u2019 u sh\u00ebrbejn\u00eb l\u00ebvruesve t\u00eb Mendimit Shqiptar dhe lexuesve t\u00eb tij.\u00a0<strong>\u00a0<\/strong><em>\u00a0<\/em><strong>\u00a0\u00a0\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Sot Mendimi Shqiptar ka n\u00eb dispozicion nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb nj\u00ebsuar p\u00ebr t\u2019 u shprehur idet\u00eb e tij dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr evolucionin intelektual t\u00eb kombit shqiptar. Sot asnj\u00eb autor nuk mund t\u00eb ankohet si dikur se idet\u00eb e tij jan\u00eb keqkuptuar p\u00ebr shkak t\u00eb dialektit n\u00eb t\u00eb cilin shkruan, nga lexuesit q\u00eb flasin n\u00eb dialekt tjet\u00ebr. Mendimtar\u00ebt e sot\u00ebm shqiptar\u00eb, kan\u00eb leht\u00ebsi t\u00eb tilla q\u00eb paraardh\u00ebsit e tyre vet\u00ebm mund t\u2019i \u00ebnd\u00ebrronin.<\/p>\n<p>Merxhani e dashuronte thell\u00ebsisht popullin shqiptar, dhe ishte i vendosur t\u2019 i sh\u00ebrbente atij ndon\u00ebse nga kjo p\u00ebsoi\u00a0 shum\u00eb privacione, p\u00ebr 10-12 vitet q\u00eb q\u00ebndroi n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb Turqi ai mund t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb madhe si gazetar, me pages\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se n\u00eb Shqip\u00ebri, si\u00e7 tregoi edhe karriera e tij pas largimit nga Shqip\u00ebria n\u00eb 1939. Por ai ishte nj\u00eb idealist, ashtu si koleg\u00ebt e tij bashk\u00ebkoh\u00ebs t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb Mendimit Shqiptar.<\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq idealizmi ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb cil\u00ebsi e rrall\u00eb nd\u00ebr mendimtar\u00ebt shqiptar\u00eb. Mendimtar\u00ebt me veti t\u00eb k\u00ebqija kan\u00eb qen\u00eb dhe jan\u00eb m\u00eb t\u00eb shumt\u00eb. Si vetin\u00eb m\u00eb t\u00eb keqe t\u00eb Mendimit Shqiptar Ernest Koliqi shikonte at\u00eb q\u00eb ka ardhur nga pesimizmi q\u00eb \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsi e natyr\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve, dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb kritika d\u00ebrmuese, dashakeqe:<\/p>\n<p>\u201cKritika d\u00ebrmuese, irracionale ndaj veprave q\u00eb rrahin tema t\u00eb Mendimit Shqiptar, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb ndodh shpesh n\u00eb debatin publik shqiptar, dhe \u00ebsht\u00eb padyshim nj\u00eb shfaqje e asaj vetie t\u00eb keqe t\u00eb karakterit shqiptar, t\u00eb cil\u00ebn Mid\u2019 hat Frash\u00ebri e ka quajtur si burim t\u00eb gjith\u00eb vetive t\u00eb tjera t\u00eb k\u00ebqija dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb kot\u00ebsia. Dashakeq\u00ebt, kur nuk e varrosin\u00a0 dot nj\u00eb vep\u00ebr me heshtje, q\u00eb mund t\u00eb jet\u00a0 edhe\u00a0 m\u00ebnyra e preferuar e tyre, k\u00ebrkojn\u00eb ta shkat\u00ebrrojn\u00eb at\u00eb me kritika tendencioze, pa pyetur se k\u00ebshtu i b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb d\u00ebm t\u00eb madh Mendimit Shqiptar. Ve\u00e7an\u00ebrisht i keq \u00ebsht\u00eb ky d\u00ebm kur b\u00ebhet ndaj nj\u00eb vepre albanologjike, si\u00e7 thot\u00eb Koliqi. Vet\u00eb Koliqi \u00ebsht\u00eb viktim\u00eb par excellance e kritik\u00ebs d\u00ebrmuese. Atij nuk i jepet akoma vendi meritor si Albanolog p\u00ebrve\u00e7se si shkrimtar dhe poet, p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb zgjedhjeje politike q\u00eb b\u00ebri ai n\u00eb nj\u00eb \u00e7ast t\u00eb caktuar n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. K\u00ebshtu, p\u00ebr shkak t\u00eb Koliqit politikan, q\u00eb \u00ebsht\u00eb ana m\u00eb e par\u00ebnd\u00ebsishme e veprimtaris\u00eb s\u00eb tij, duhet t\u00eb mos marr\u00eb vendin meritor Koliqi shkrimtar dhe studiues. Dhe ata njer\u00ebz n\u00eb aulat akademike q\u00eb rrudhin buz\u00ebt kur d\u00ebgjojn\u00eb emrin e Koliqit, nuk kan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku asnj\u00eb grimc\u00eb t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb tij si shkrimtar dhe studiues\u201d.<\/p>\n<p>Dhe\u00a0 sa koh\u00eb, q\u00eb n\u00eb Akademin\u00eb shqiptare\u00a0\u00a0 dhe departamentet universitare ,q\u00eb merren me \u00e7\u00ebshtjet e mendimit shqiptar do vazhdojn\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb si\u00a0 kala mediokriteti t\u00eb mbrojtur nga njer\u00ebz q\u00eb ruajn\u00eb fort privilegjet e tyre t\u00eb pamerituara, duke p\u00ebrjashtuar nga Panteoni i Mendimit Shqiptar, let\u00ebrsis\u00eb shqipe dhe Albanologjis\u00eb titan\u00eb si Koliqi, Merxhani , At Valentini dhe t\u00eb tjer\u00eb do t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb mendimi shqiptar t\u00eb ngjitet n\u00eb nivelin e filozofis\u00eb shqiptare.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ndri\u00e7im Kulla \u201cShkolla e mendimit shqiptar\u201d e viteve \u201820-30, si\u00e7 e ka quajtur Ismail Kadareja, akoma dhe sot nuk \u00ebsht\u00eb njohur n\u00eb thell\u00ebsin\u00eb e saj, dhe as \u00ebsht\u00eb studiuar e as \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar\u00a0 si\u00e7 duhet, e kjo ka ndodhur p\u00ebr faj t\u00eb atyre q\u00eb kontrollojn\u00eb sot Akademin\u00eb e Shkencave dhe departamentet p\u00ebrkat\u00ebse universitare, t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":22404,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[9,4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>\u201cShkolla e mendimit shqiptar\u201d e ngjitur n\u00eb nivelin e filozofis\u00eb shqiptare - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23158\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"\u201cShkolla e mendimit shqiptar\u201d e ngjitur n\u00eb nivelin e filozofis\u00eb shqiptare - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Ndri\u00e7im Kulla \u201cShkolla e mendimit shqiptar\u201d e viteve \u201820-30, si\u00e7 e ka quajtur Ismail Kadareja, akoma dhe sot nuk \u00ebsht\u00eb njohur n\u00eb thell\u00ebsin\u00eb e saj, dhe as \u00ebsht\u00eb studiuar e as \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar\u00a0 si\u00e7 duhet, e kjo ka ndodhur p\u00ebr faj t\u00eb atyre q\u00eb kontrollojn\u00eb sot Akademin\u00eb e Shkencave dhe departamentet p\u00ebrkat\u00ebse universitare, t\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23158\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-06-27T11:04:18+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Ndricim-Kulla.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"770\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"433\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"22 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23158\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23158\",\"name\":\"\u201cShkolla e mendimit shqiptar\u201d e ngjitur n\u00eb nivelin e filozofis\u00eb shqiptare - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23158#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23158#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Ndricim-Kulla.jpg\",\"datePublished\":\"2020-06-27T11:04:18+00:00\",\"dateModified\":\"2020-06-27T11:04:18+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23158#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23158\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23158#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Ndricim-Kulla.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Ndricim-Kulla.jpg\",\"width\":770,\"height\":433},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23158#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"\u201cShkolla e mendimit shqiptar\u201d e ngjitur n\u00eb nivelin e filozofis\u00eb shqiptare\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\u201cShkolla e mendimit shqiptar\u201d e ngjitur n\u00eb nivelin e filozofis\u00eb shqiptare - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23158","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"\u201cShkolla e mendimit shqiptar\u201d e ngjitur n\u00eb nivelin e filozofis\u00eb shqiptare - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"Nga Ndri\u00e7im Kulla \u201cShkolla e mendimit shqiptar\u201d e viteve \u201820-30, si\u00e7 e ka quajtur Ismail Kadareja, akoma dhe sot nuk \u00ebsht\u00eb njohur n\u00eb thell\u00ebsin\u00eb e saj, dhe as \u00ebsht\u00eb studiuar e as \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar\u00a0 si\u00e7 duhet, e kjo ka ndodhur p\u00ebr faj t\u00eb atyre q\u00eb kontrollojn\u00eb sot Akademin\u00eb e Shkencave dhe departamentet p\u00ebrkat\u00ebse universitare, t\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23158","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2020-06-27T11:04:18+00:00","og_image":[{"width":770,"height":433,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Ndricim-Kulla.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"22 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23158","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23158","name":"\u201cShkolla e mendimit shqiptar\u201d e ngjitur n\u00eb nivelin e filozofis\u00eb shqiptare - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23158#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23158#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Ndricim-Kulla.jpg","datePublished":"2020-06-27T11:04:18+00:00","dateModified":"2020-06-27T11:04:18+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23158#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=23158"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23158#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Ndricim-Kulla.jpg","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Ndricim-Kulla.jpg","width":770,"height":433},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23158#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"\u201cShkolla e mendimit shqiptar\u201d e ngjitur n\u00eb nivelin e filozofis\u00eb shqiptare"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Ndricim-Kulla.jpg","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Ndricim-Kulla-150x150.jpg",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Ndricim-Kulla.jpg",770,433,false]},"categories_names":{"9":{"name":"Analiz\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=9"},"4":{"name":"Opinion","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=4"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Ndricim-Kulla-150x150.jpg",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Ndricim-Kulla.jpg",300,169,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Ndricim-Kulla.jpg",305,172,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Ndricim-Kulla.jpg",400,225,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Ndricim-Kulla.jpg",600,337,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Ndricim-Kulla.jpg",770,433,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Ndricim-Kulla.jpg",130,73,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Ndricim-Kulla.jpg",770,433,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23158"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=23158"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23158\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":23159,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23158\/revisions\/23159"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/22404"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=23158"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=23158"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=23158"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}