{"id":23133,"date":"2020-06-26T12:40:35","date_gmt":"2020-06-26T10:40:35","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=23133"},"modified":"2020-06-26T12:40:35","modified_gmt":"2020-06-26T10:40:35","slug":"negocimi-teknik-jo-me-peng-i-negativitetit-politik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23133","title":{"rendered":"Negocimi teknik jo m\u00eb peng i negativitetit politik!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Jorgji Kote<\/strong><\/p>\n<p>Dy jav\u00ebt e fundit u shpalos\u00ebn\u00a0 dy tablo\u00a0 t\u00eb ndryshme lidhur me \u00e7eljen e mundshme t\u00eb negociatave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE. N\u00eb Tiran\u00eb, Kryeministri Rama prezantoi ekipin negociator dhe shefin e tij, Zef Mazi, ambasador i njohur me p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb gjat\u00eb; di\u00e7ka q\u00eb t\u00eb krijon\u00a0 nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb k\u00ebndshme, t\u00eb duket se negociatat i kemi te porta.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<div id=\"beacon_ee3871a5d9\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/ads.balkanweb.com\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=530&amp;loc=http%3A%2F%2Fgazetashqiptare.al%2F2020%2F06%2F26%2Fnegocimi-teknik-jo-peng-negativitetit-politik%2F&amp;referer=http%3A%2F%2Fgazetashqiptare.al%2F&amp;cb=ee3871a5d9\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/div>\n<p><ins><\/p>\n<div id=\"beacon_7cd0b412bf\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/ads.balkanweb.com\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=531&amp;loc=http%3A%2F%2Fgazetashqiptare.al%2F2020%2F06%2F26%2Fnegocimi-teknik-jo-peng-negativitetit-politik%2F&amp;referer=http%3A%2F%2Fgazetashqiptare.al%2F&amp;cb=7cd0b412bf\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/div>\n<p><\/ins><br \/>\n<ins><\/p>\n<div id=\"beacon_39411261ec\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/ads.balkanweb.com\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=367&amp;loc=http%3A%2F%2Fgazetashqiptare.al%2F2020%2F06%2F26%2Fnegocimi-teknik-jo-peng-negativitetit-politik%2F&amp;referer=http%3A%2F%2Fgazetashqiptare.al%2F&amp;cb=39411261ec\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/div>\n<p><\/ins><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo kjo ndjesi kthehet disi n\u00eb iluzion sapo ndeshesh me realitetin tjet\u00ebr po n\u00eb Tiran\u00eb, ku politika vazhdon t\u00eb p\u00ebrp\u00eblitet e p\u00ebr\u00e7ar\u00eb dhe pa gjetur ende rrug\u00ebdalje. Dhe m\u00eb e zymt\u00eb b\u00ebhet kjo tablo kur sheh zhvillimet n\u00eb Bruksel, sidomos pas Rezolut\u00ebs s\u00eb votuar me shumic\u00eb nga Parlamenti Europian m\u00eb 18 qershor. V\u00ebrtet q\u00eb ajo konfirmoi mb\u00ebshtetjen p\u00ebr \u00e7eljen e negociatave, por \u00ab the breaking news\u00bb ishte konfirmimi prej tij i 15 kushteve\u00a0 paraprake.\u00a0 Tani, p\u00ebr t\u00eb qet\u00ebsuar \u00abshpirtrat e trazuar\u00bb k\u00ebto kushte mund t\u2019i quash dhe \u00abbishta, k\u00ebrkesa, kritere dhe standarde; megjithat\u00eb,\u00a0 ngado ta rrotullosh gjuh\u00ebn, ato jan\u00eb p\u00ebr ne\u00a0 \u00ab vrapim me pengesa\u00bb\u00a0 p\u00ebr NE dhe TANI, p\u00ebrpara se t\u00eb\u00a0 filloj\u00eb \u00abfutbolli politik\u00bb. Sa p\u00ebr\u00a0 sqarim, konkluzionet e K\u00ebshillit Europian m\u00eb 26 mars p\u00ebrmendin direkt 5 kushte; por, sipas tradit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb formulime t\u00eb zbutura, K\u00ebshilli p\u00ebrmend n\u00eb vijim dhe 5 prioritete kryesore, ku secili ama p\u00ebrfshin nga dy kushte; ja, pra ku u b\u00ebn\u00eb 5+10 = 15 kushte, q\u00eb Parlamenti Europian i ka p\u00ebrmendur \u00aba\u00e7ik\u00bb me k\u00ebt\u00eb em\u00ebr \u00e7ik. Ndaj, t\u00eb mos p\u00ebrpiqemi t\u00eb \u00abmbulojm\u00eb diellin me shosh\u00eb\u00bb, por ta pranojm\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb, dhe ta ndryshojm\u00eb at\u00eb p\u00ebr mir\u00eb, sa ka ende koh\u00eb me pun\u00eb e p\u00ebrpjekje.<\/p>\n<p>Ky proces fillon me zbatimin e Opinioneve m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias; n\u00eb fakt, ai na e ka leht\u00ebsuar goxha zbatimin e 2 \u2013 3 kushteve t\u00eb para, por s\u00ebrish k\u00ebrkohet vullnet dhe p\u00ebrkushtim politik p\u00ebr \u00abp\u00ebrkthimin\u00bb\u00a0 e tyre ligjor dhe zbatimin n\u00eb terrenin shqiptar.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto rrethana, lajmi mbi krijimin e ekipit negociator teknik nuk \u00abt\u00eb ngroh aq sa do t\u00eb d\u00ebshironim \u00bb; sepse askush nuk\u00a0 e di se kur\u00a0 do t\u00eb \u00ab futet n\u00eb loj\u00eb \u00bb ky ekip, ose sa do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb ende \u00abn\u00eb stolin e rezervave\u00bb. Ka dhe nj\u00eb shpres\u00eb tjet\u00ebr ngush\u00eblluese, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Korniza e Negociatave q\u00eb pritet t\u00eb publikohet k\u00ebto dit\u00eb dhe ve\u00e7an\u00ebrisht Raport Progresi i Komisionit Europian n\u00eb vjesht\u00eb; por, dhe n\u00eb qoft\u00eb disi m\u00eb leht\u00ebsues, t\u00eb dyja k\u00ebto dokumente p\u00ebrcaktuese do t\u00eb kaloj\u00eb detyrimisht n\u00eb \u00ablup\u00ebn\u00bb dhe filtrin \u00bb e vendeve an\u00ebtare dhe t\u00eb Europarlamentit, ku 15 kushtet e r\u00ebnda v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb na ndahen, as tani dhe as m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, n\u00eb rastin ton\u00eb aspektet teknike t\u00eb negocimit, me gjith\u00eb sfidat dhe problematikat e veta jan\u00eb m\u00eb t\u00eb lehta se procesi shoq\u00ebrues politik. Kjo m\u00eb tep\u00ebr se pas viteve 90, fal\u00eb ndihm\u00ebs dhe mb\u00ebshtetjes s\u00eb BE-s\u00eb\/vendeve an\u00ebtare \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgatitur\u00a0 nj\u00eb trup\u00eb e madhe ekspert\u00ebsh, ekselent\u00eb dhe me eksperienc\u00eb n\u00eb fushat tejet specifike t\u00eb BE-s\u00eb. Krahas diplomimit t\u00eb shum\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve n\u00eb universitete elitare,\u00a0 nj\u00eb num\u00ebr i madh\u00a0 jan\u00eb trajnuar n\u00eb dhjet\u00ebra kurse n\u00eb Tiran\u00eb, Bruksel, Berlin, Paris, Rom\u00eb dhe gjetk\u00eb; ky trajnim \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar me p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb pasur pune n\u00eb diplomaci, ekonomi, marr\u00ebdh\u00ebnie nd\u00ebrkomb\u00ebtare, drejtimin e sektor\u00ebve p\u00ebrkat\u00ebs, etj. Madje, ne sot kemi zyrtar\u00eb dhe n\u00eb Komisionin, K\u00ebshillin, Parlamentin Europian dhe gjetk\u00eb n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, p\u00ebrvoja e vendeve q\u00eb jan\u00eb an\u00ebtar\u00ebsuar dhe e\u00a0 Serbis\u00eb \/Malit t\u00eb Zi, t\u00eb cilat i kan\u00eb \u00e7elur\u00a0 vite m\u00eb par\u00eb k\u00ebto negociata, por u jan\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb p\u00ebr arsye politike, d\u00ebshmon se \u00ebsht\u00eb gabim t\u00eb mbivler\u00ebsosh ose fetishizosh rolin e negociator\u00ebve dhe vet\u00eb procesin teknik. Sepse, dhe kur t\u00eb \u00e7elen\u00a0 negociatat, vazhdimi dhe sidomos p\u00ebrfundimi i tyre\u00a0 pa nd\u00ebrprerje\u00a0 do t\u00eb p\u00ebrcaktohet mbi t\u00eb gjitha nga aktor\u00ebt\/faktor\u00ebt politik\u00eb. Sa p\u00ebr ekipin negociator, ai kryesisht do t\u00eb pasqyroj\u00eb dhe p\u00ebrcjell\u00eb te\u00a0 BE-ja\u00a0 pun\u00ebn dhe problematikat; pra do t\u00eb \u00ab\u00a0 paketoj\u00eb dhe\u00a0 shes\u00eb produktet tona n\u00eb Bruksel. Natyrisht q\u00eb kjo lyp\u00a0 fantazi, krijimtari,\u00a0 operativitet dhe aft\u00ebsi komunikuese, q\u00eb ata t\u00eb jen\u00eb sa m\u00eb bind\u00ebs. Por nuk mund t\u00eb shkojn\u00eb m\u00eb larg, mbasi \u00abi hyjn\u00eb n\u00eb hise\u00bb politik\u00ebs q\u00eb \u00abnuk t\u00eb fal\u00bb.<\/p>\n<p>Dhe tani, le ta ilustrojm\u00eb primatin e politik\u00ebs mbi teknik\u00ebn me disa shembuj pikant\u00eb nga p\u00ebrvoja e 20 viteve t\u00eb fundit; t\u00eb cil\u00ebn e njoh mir\u00eb, mbasi i kam mbuluar k\u00ebto dosje pik\u00ebrisht gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe si diplomat n\u00eb Berlin, Tiran\u00eb dhe dy her\u00eb n\u00eb Bruksel. Qysh m\u00eb 1992, eksponent\u00eb politik\u00eb t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm na befasuan kur than\u00eb se\u00a0 m\u00eb 1994\/1995 Shqip\u00ebria do t\u00eb n\u00ebnshkruante Marr\u00ebveshje Asociimi me BE-n\u00eb. Kjo sipas tyre fal\u00eb arritjeve ekonomike dhe teknike, meqen\u00ebse sipas tyre, politikisht nuk kishte probleme; sepse ishte p\u00ebrmbysur komunizmi dhe kishim p\u00ebrqafuar demokracin\u00eb. Madje, n\u00eb vitin 1995, ish Komisioneri Van den Broeck pohoi n\u00eb Tiran\u00eb se ajo Marr\u00ebveshje do t\u00eb n\u00ebnshkruhej m\u00eb 1996 si nj\u00eb model dhe p\u00ebr vendet e tjera. Tejet e \u00e7uditshme kur te ne ishin shfaqur plot mang\u00ebsi serioze demokratike, kur lideri i opozit\u00ebs Fatos Nano ishte i burgosur politik, etj. Gjithsesi, farsa dhe\u00a0 masakra zgjedhore m\u00eb 26\/28 maj 1996 dhe kriza e piramidave n\u00eb mars 1997 i hodhi n\u00eb er\u00eb\u00a0 ato iluzione.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2005 ishte b\u00ebr\u00eb gati p\u00ebr n\u00ebnshkrim Marr\u00ebveshja e Stabilizim \u2013 Asociimit. Ishte v\u00ebrtet nj\u00eb \u00abvep\u00ebr arti\u00bb e kopsitur nga ekspert\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb Mir\u00ebpo, BE-ja n\u00eb at\u00eb koh\u00eb \u00abnuk e h\u00ebngri at\u00eb kok\u00ebrr ulliri\u00bb, p\u00ebr shkak t\u00eb korrupsionit galopant dhe krimit q\u00eb \u00abpo b\u00ebnin namin\u00bb n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb besueshm\u00ebris\u00eb politike, ajo u n\u00ebnshkrua vet\u00ebm n\u00eb qershor 2006 n\u00eb Luksemburg, pas fitores s\u00eb PD-s\u00eb\u00a0 n\u00eb zgjedhjet e vitit 2005.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta histori por n\u00eb kahje t\u00eb kund\u00ebrt ndodhi m\u00eb 2012\/2013 kur teknikisht nuk kishte kurrfar\u00eb problemi t\u00eb na jepej statusi kandidat. Madje n\u00eb vitin 2010 BE-ka kishte liberalizuar dhe vizat me vendin ton\u00eb. Dihet tashm\u00eb se si d\u00ebshtuan t\u00eb gjitha demarshet, edhe pse Komisioni Europian e kishte dh\u00ebn\u00eb viston e tij teknike. Por, si mund t\u00eb na jepej politikisht statusi kandidat, kur ve\u00e7 krizave t\u00eb tjera, m\u00eb 21 janar 2011 n\u00eb Tiran\u00eb u vran\u00eb kat\u00ebr qytetar\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm dhe kur shumica dhe opozita ishin tep\u00ebr larg gjetjes s\u00eb\u00a0 gjuh\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr integrimin?\u00a0 S\u00ebrish, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb besimit politik ndaj shumic\u00ebs qeveris\u00ebse t\u00eb asaj kohe, ai status na u dha vet\u00ebm kur erdhi n\u00eb pushtet Rilindja m\u00eb 2014, kur dham\u00eb disa prova p\u00ebr luft\u00ebn ndaj drog\u00ebs, sidomos me aksionin e bujsh\u00ebm n\u00eb Lazarat. E megjithat\u00eb, na lan\u00eb s\u00ebrish pezull p\u00ebr \u00e7eljen e\u00a0 negociatave, duke na k\u00ebrkuar kushte dhe hapa t\u00eb tjera. Deri n\u00eb vitin 2018\/2019 kur ndon\u00ebse teknikisht ishte dh\u00ebn\u00eb sa her\u00eb, PO-ja politike\u00a0 u shty tre her\u00eb dhe na u dha vet\u00ebm m\u00eb 24 Mars 2020, gjithsesi\u00a0 e \u00ab\u00a0 koracuar \u00bb me 15 kushte, njeri m\u00eb sfidues se tjetri, q\u00eb kur i lexon t\u00eb vjen nd\u00ebrmend th\u00ebnia \u00ab\u00a0 hi\u00e7, hi\u00e7, por Abili vdiq \u00bb.<\/p>\n<div id=\"videoad\"><\/div>\n<div id=\"pa_1x1_psbk_1593167967399\"><\/div>\n<p>Po p\u00ebrse ky hendek i madh midis politik\u00ebs dhe teknik\u00ebs? Ndodh k\u00ebshtu sepse ekspertiza teknike m\u00ebsohet dhe p\u00ebrvet\u00ebsohet me pun\u00eb dhe pa shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb kurse, shkolla dhe seminare. Nd\u00ebrsa politika, sidomos ajo shqiptare\u00a0 b\u00ebn t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, edhe pse nuk l\u00eb rast pa u p\u00ebrbetuar p\u00ebr integrim n\u00eb BE! Mir\u00ebpo, sloganet integruese sh\u00ebrbejn\u00eb m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr t\u00eb vjel\u00eb vota n\u00eb fushata zgjedhore, p\u00ebr t\u00eb ting\u00eblluar sa m\u00eb europian\u00eb, p\u00ebr t\u00eb denigruar kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb apo dhe vet\u00eb BE-n\u00eb!<\/p>\n<p>Ndryshe nuk ka si shpjegohet q\u00eb politika jon\u00eb e zhyt pa m\u00ebshir\u00eb\u00a0 vendin n\u00eb kriza dhe konflikte t\u00eb egra dhe tani\u00a0 kur nj\u00eb etap\u00eb e re europiane apo negociatat n\u00eb rastin konkret i kemi m\u00eb pran\u00eb se kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Pastaj, v\u00ebrtet q\u00eb negociatat do t\u00eb zhvillohen n\u00eb tryez\u00ebn e bisedimeve n\u00eb Tiran\u00eb e n\u00eb Bruksel; por, realiteti i tyre krijohet n\u00eb terrenin praktik n\u00eb Shqip\u00ebri. Pra, produktin q\u00eb do t\u00eb marketojn\u00eb negociator\u00ebt n\u00eb tryez\u00eb e fabrikon politika shqiptare. K\u00ebsisoj, sado t\u00eb aft\u00eb negociator\u00ebt, kur nuk ka produkt, kur ai \u00ebsht\u00eb skar\u00e7o apo jasht\u00eb standardit, nuk ka kryenegociator n\u00eb bot\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb shans p\u00ebr sukses apo qoft\u00eb dhe mbijetes\u00eb!<\/p>\n<p>P\u00ebr fatin ton\u00eb t\u00eb keq, gjat\u00eb 30 viteve kjo politik\u00eb m\u00eb tep\u00ebr ka qen\u00eb e\u00a0 prirur t\u00eb krijoj\u00eb probleme dhe pastaj t\u00eb filloj\u00eb zgjidhjen e tyre, n\u00eb shum\u00eb raste, p\u00ebr ironi t\u00eb fatit, sipas\u00a0 parimit leninist \u00ab\u00a0\u00a0 Nj\u00eb hap para, dy hapa prapa \u00bb<\/p>\n<p>P\u00ebr pasoj\u00eb, n\u00ebse teknikisht mund t\u00eb ecim n\u00eb p\u00ebrputhje me direktivat e BE-s\u00eb, politikisht kjo v\u00ebshtir\u00ebsohet s\u00eb tep\u00ebrmi p\u00ebr shkak t\u00eb\u00a0 mungesave dhe kamat \u2013 vonesave kronike. Sepse, n\u00eb vend t\u00eb \u00ab\u00a0 Dekalogut \u00bb demokratik t\u00eb BE-s\u00eb \u2013 zgjedhjeve t\u00eb lira e t\u00eb ndershme,\u00a0 dialogut, besimit, mir\u00ebkuptimit, toleranc\u00ebs, l\u00ebshimit, kompromisit, konsensusit, medias s\u00eb lir\u00eb dhe shoq\u00ebris\u00eb civile, politika jon\u00eb zbaton m\u00eb shum\u00eb mosbesimin dhe dhun\u00ebn verbale, p\u00ebr\u00e7arjet dhe p\u00ebr\u00e7artjet, intoleranc\u00ebn, konflikte dhe kriza, mbyllje n\u00eb llogore partiake, p\u00ebrplasje dhe p\u00ebr\u00e7arje t\u00eb dhunshme, etj. Rreziku i madh q\u00eb lind nga k\u00ebto praktika \u00ebsht\u00eb se kur e sheh q\u00eb po d\u00ebshton, sidomos n\u00eb prag t\u00eb fushatave zgjedhore, politika k\u00ebrkon \u00ab\u00a0 kurban \u00bb ; ajo e ka shum\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb tua hedh\u00eb qyrkun e fajit t\u00eb tjer\u00ebve, n\u00eb fund t\u00eb fundit dhe vet\u00eb negociator\u00ebve, si nj\u00eb objektiv m\u00eb i leht\u00eb, pasi nuk kan\u00eb pesh\u00eb politike dhe publike ; mjafton nj\u00eb promovim n\u00eb poste t\u00eb tjera zyrtare dhe ambasadoriale dhe \u00ab u lam\u00eb \u00bb.<\/p>\n<p>Ja pse n\u00eb vend t\u00eb pretendimeve dhe p\u00ebrrallave mediatike \u00ebsht\u00eb momenti t\u00eb kuptohet nga Kryeministri e posht\u00eb q\u00eb t\u00eb mos i japim mend\u00a0 BE-s\u00eb, e as t\u2019i tregojm\u00eb asaj gjyqet e montuara t\u00eb vitit 45, kur ajo k\u00ebrkon \u00ab e bardha n\u00eb t\u00eb zez\u00eb nxjerrjen p\u00ebrpara drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb korruptuar ose t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb afera dhe krime zgjedhore, etj. Natyrisht ata nuk do t\u2019i arrestoj\u00eb Partia, si at\u00ebher\u00eb, por drejt\u00ebsia e re; mir\u00ebpo, pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ka p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb kryesore\u00a0 shumica parlamentare, vet\u00eb Kryeministri si shefi i saj\u00a0 me ligjet dhe praktikat e duhura, sipas frym\u00ebs dhe standardeve europiane! Sepse le ta ritheksojm\u00eb, n\u00eb BE nuk do t\u00eb hyj\u00eb Partia, qeveria apo diplomacia, por gjith\u00eb Shqip\u00ebria!<\/p>\n<p>Ja pse \u00ebsht\u00eb momenti p\u00ebr nj\u00eb Marr\u00ebveshje t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb mbipartiake\u00a0 p\u00ebr realizimin e kushteve dhe p\u00ebrpar\u00ebsive t\u00eb nevojshme; ve\u00e7 jo m\u00eb me loj\u00ebra fjal\u00ebsh, me baste dhe batuta, jo me \u00abgur\u00eb\u00bb por me \u00abbuk\u00eb\u00bb, me gjuh\u00ebn, atmosfer\u00ebn dhe mir\u00ebbesimin e duhur, me respekt\u00a0 m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr opozit\u00ebn, shoq\u00ebrin\u00eb civile, median, grupet e interesit dhe me shtensionimin e situat\u00ebs. Ndryshe, mund t\u00eb presim gjat\u00eb n\u00eb \u00abrad\u00ebn\u00ab\u00a0 e negociatave, duke v\u00ebrtetuar th\u00ebnien e urt\u00eb \u00abpeshku n\u00eb det, tigani n\u00eb zjarr\u00bb. Ca m\u00eb keq akoma, n\u00eb vend t\u00eb \u00abkula\u00e7it\u00bb do t\u00eb na k\u00ebrcas\u00eb m\u00eb fort \u00abk\u00ebrba\u00e7i\u00bb i zgjerimit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Jorgji Kote Dy jav\u00ebt e fundit u shpalos\u00ebn\u00a0 dy tablo\u00a0 t\u00eb ndryshme lidhur me \u00e7eljen e mundshme t\u00eb negociatave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE. N\u00eb Tiran\u00eb, Kryeministri Rama prezantoi ekipin negociator dhe shefin e tij, Zef Mazi, ambasador i njohur me p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb gjat\u00eb; di\u00e7ka q\u00eb t\u00eb krijon\u00a0 nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb k\u00ebndshme, t\u00eb duket se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":22937,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[9,4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Negocimi teknik jo m\u00eb peng i negativitetit politik! - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23133\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Negocimi teknik jo m\u00eb peng i negativitetit politik! - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Jorgji Kote Dy jav\u00ebt e fundit u shpalos\u00ebn\u00a0 dy tablo\u00a0 t\u00eb ndryshme lidhur me \u00e7eljen e mundshme t\u00eb negociatave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE. N\u00eb Tiran\u00eb, Kryeministri Rama prezantoi ekipin negociator dhe shefin e tij, Zef Mazi, ambasador i njohur me p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb gjat\u00eb; di\u00e7ka q\u00eb t\u00eb krijon\u00a0 nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb k\u00ebndshme, t\u00eb duket se [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23133\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-06-26T10:40:35+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"770\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"433\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23133\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23133\",\"name\":\"Negocimi teknik jo m\u00eb peng i negativitetit politik! - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23133#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23133#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote.jpg\",\"datePublished\":\"2020-06-26T10:40:35+00:00\",\"dateModified\":\"2020-06-26T10:40:35+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23133#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23133\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23133#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote.jpg\",\"width\":770,\"height\":433},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=23133#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Negocimi teknik jo m\u00eb peng i negativitetit politik!\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Negocimi teknik jo m\u00eb peng i negativitetit politik! - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23133","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Negocimi teknik jo m\u00eb peng i negativitetit politik! - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"Nga Jorgji Kote Dy jav\u00ebt e fundit u shpalos\u00ebn\u00a0 dy tablo\u00a0 t\u00eb ndryshme lidhur me \u00e7eljen e mundshme t\u00eb negociatave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE. N\u00eb Tiran\u00eb, Kryeministri Rama prezantoi ekipin negociator dhe shefin e tij, Zef Mazi, ambasador i njohur me p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb gjat\u00eb; di\u00e7ka q\u00eb t\u00eb krijon\u00a0 nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb k\u00ebndshme, t\u00eb duket se [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23133","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2020-06-26T10:40:35+00:00","og_image":[{"width":770,"height":433,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"10 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23133","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23133","name":"Negocimi teknik jo m\u00eb peng i negativitetit politik! - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23133#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23133#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote.jpg","datePublished":"2020-06-26T10:40:35+00:00","dateModified":"2020-06-26T10:40:35+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23133#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=23133"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23133#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote.jpg","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote.jpg","width":770,"height":433},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=23133#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Negocimi teknik jo m\u00eb peng i negativitetit politik!"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote.jpg","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote-150x150.jpg",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote.jpg",770,433,false]},"categories_names":{"9":{"name":"Analiz\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=9"},"4":{"name":"Opinion","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=4"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote-150x150.jpg",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote.jpg",300,169,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote.jpg",305,172,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote.jpg",400,225,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote.jpg",600,337,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote.jpg",770,433,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote.jpg",130,73,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Jorgji-Kote.jpg",770,433,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23133"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=23133"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23133\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":23134,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23133\/revisions\/23134"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/22937"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=23133"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=23133"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=23133"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}