{"id":22956,"date":"2020-06-19T20:49:01","date_gmt":"2020-06-19T18:49:01","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=22956"},"modified":"2020-06-19T20:49:01","modified_gmt":"2020-06-19T18:49:01","slug":"po-sikur-te-zhdukeshin-te-gjitha-viruset","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=22956","title":{"rendered":"Po sikur t\u00eb zhdukeshin t\u00eb gjitha viruset?"},"content":{"rendered":"<blockquote><p><strong>N\u00ebse t\u00eb gjitha viruset do t\u00eb zhdukeshin, bota do t\u00eb ishte shum\u00eb ndryshe, por jo domosdoshm\u00ebrisht m\u00eb mir\u00eb. Por \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodhte sakt\u00ebsisht?<\/strong><\/p><\/blockquote>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Nga Rachel Nuwer<\/strong><\/p>\n<p>Viruset duket sikur ekzistojn\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr ta shkat\u00ebrruar shoq\u00ebrin\u00eb, dhe p\u00ebr t\u2019i shkaktuar vuajtje njer\u00ebzimit. Ato kan\u00eb marr\u00eb miliona jet\u00eb njer\u00ebzish p\u00ebrgjat\u00eb mij\u00ebvje\u00e7ar\u00ebve, shpesh duke shfarosur pjes\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb popullat\u00ebs globale, nga pandemia e Gripit Spanjoll e vitit 1918 e cila vrau 50-100 milion\u00eb njer\u00ebz, tek 200 milion\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb vler\u00ebsohet se kan\u00eb vdekur nga s\u00ebmundja e lis\u00eb vet\u00ebm n\u00eb shekullin XX-t\u00eb.<\/p>\n<p>Pandemia aktuale e Covid-19, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb nga seria e sulmeve virale t\u00eb vazhdueshme dhe t\u00eb pafundme. N\u00ebse do t\u00eb ekzistonte mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb ila\u00e7 q\u00eb zhduk t\u00eb gjitha viruset n\u00eb qarkullim, shumica e njer\u00ebzve do t\u00eb donin q\u00eb ky moment t\u00eb ishte pik\u00ebrisht sot.<\/p>\n<p>Por ky do t\u00eb ishte nj\u00eb gabim vdekjeprur\u00ebs, n\u00eb fakt m\u00eb vdekjeprur\u00ebs sesa \u00e7\u2019ka qen\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb \u00e7far\u00ebdolloj virusi. \u201cN\u00ebse t\u00eb gjitha viruset do t\u00eb zhdukeshin papritur, bota do t\u00eb ishte nj\u00eb vend i mrekulluesh\u00ebm p\u00ebr afro 1 dit\u00eb e gjysm\u00eb, m\u00eb pas t\u00eb gjith\u00eb do t\u00eb vdisnim\u201d- thot\u00eb Toni Goldberg, epidemiolog n\u00eb Universitetin Uiskonsin-Medison.<\/p>\n<p>Kjo pasi pjesa d\u00ebrrmuese e viruseve nuk jan\u00eb vrastar\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzit, madje shumica luajn\u00eb nj\u00eb rol jetik n\u00eb ekzistenc\u00ebn e ekosistemeve. T\u00eb tjer\u00ebt ruajn\u00eb sh\u00ebndetin e organizmave individuale, nga k\u00ebrpudhat dhe bim\u00ebt, deri tek insektet dhe njer\u00ebzit. \u201cNe jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb ekuilib\u00ebr t\u00eb p\u00ebrsosur, dhe viruset jan\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij ekuilibri\u201d- thot\u00eb Susana Lopez Shareton, virologe n\u00eb Universitetin Komb\u00ebtar Autonom t\u00eb Meksikos.<\/p>\n<p>Shumica e njer\u00ebzve, nuk jan\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr rolin q\u00eb luajn\u00eb viruset n\u00eb mb\u00ebshtetjen e pjes\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb jet\u00ebs n\u00eb Tok\u00eb, p\u00ebr shkak se ne priremi t\u00eb fokusohemi vet\u00ebm tek viruset q\u00eb i shkaktojn\u00eb probleme njer\u00ebzimit. Gati t\u00eb gjith\u00eb virolog\u00ebt studiojn\u00eb vet\u00ebm viruset patogjen\u00eb. Dhe vet\u00ebm koh\u00ebt e fundit, disa studiues kan\u00eb nisur t\u00eb analizojn\u00eb viruset q\u00eb na mbajn\u00eb gjall\u00eb neve dhe planetin ton\u00eb, n\u00eb vend se t\u00eb na vrasin.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb shkenc\u00ebtar\u00ebt din\u00eb me siguri \u00ebsht\u00eb se pa viruse, jeta dhe planeti si\u00e7 e njohim sot do t\u00eb pushonte s\u00eb ekzistuari. Pastaj edhe sikur ta d\u00ebshirojm\u00eb me gjith\u00eb shpirt, asgj\u00ebsimi i \u00e7do virusi n\u00eb Tok\u00eb, do t\u00eb ishte di\u00e7ka e pamundur.<\/p>\n<p>Por duke imagjinuar se si do t\u00eb ishte bota pa viruse, ne mund t\u00eb kuptojm\u00eb m\u00eb mir\u00eb jo vet\u00ebm sa jetik\u00eb jan\u00eb ato p\u00ebr mbijetes\u00ebn ton\u00eb, por edhe se sa duhet t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb ende rreth tyre. S\u00eb pari, studiuesit nuk e din\u00eb sa viruse ekzistojn\u00eb sakt\u00ebsisht n\u00eb Tok\u00eb.<\/p>\n<p>Mij\u00ebra jan\u00eb klasifikuar zyrtarisht, por n\u00eb fakt mund t\u00eb jen\u00eb miliona. \u201cNe kemi zbuluar vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, pasi njer\u00ebzit nuk kan\u00eb k\u00ebrkuar shum\u00eb p\u00ebr to\u201d- thot\u00eb Merilin Rosink, ekologe n\u00eb Universitetin Shtet\u00ebror t\u00eb Pensilvanis\u00eb, SHBA. Shkenc\u00ebtar\u00ebt nuk e din\u00eb se sa p\u00ebrqindje e viruseve n\u00eb total, jan\u00eb problematik\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb aspektin numerik, do t\u00eb ishte af\u00ebr zeros\u201d- thot\u00eb K\u00ebrtis Sat\u00ebll, virolog mjedisor n\u00eb Universitetin British Columbia. \u201cGati t\u00eb gjitha viruset nuk jan\u00eb patogjene ndaj gj\u00ebrave q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb shtrenjta p\u00ebr ne\u201d- shton ai. Ajo q\u00eb dim\u00eb, \u00ebsht\u00eb se fag\u00ebt, apo viruset q\u00eb infektojn\u00eb bakteret, jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.<\/p>\n<p>Emri i tyre vjen nga termi grek \u201cfagina\u201d, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb \u201ct\u00eb gllab\u00ebrosh\u201d. \u201cAta jan\u00eb grabitqar\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb bot\u00ebs bakteriale. Pa to, ne do t\u00eb ishim n\u00eb telashe t\u00eb m\u00ebdha\u201d- shprehet Goldberg.<\/p>\n<p>Fag\u00ebt jan\u00eb rregullatori kryesor i popullat\u00ebs bakteriale n\u00eb oqean, dhe ka t\u00eb ngjar\u00eb edhe n\u00eb \u00e7do ekosistem tjet\u00ebr n\u00eb planet.<\/p>\n<p>N\u00ebse viruset do t\u00eb zhdukeshin befas, disa popullata bakteriale do t\u00eb lul\u00ebzonin shum\u00eb; t\u00eb tjerat mund t\u00eb ndalonin s\u00eb rrituri. Dhe kjo gj\u00eb do t\u00eb ishte shum\u00eb problematike sidomos n\u00eb oqeane, ku m\u00eb shum\u00eb se 90 p\u00ebr qind e t\u00eb gjith\u00eb materialit t\u00eb gjall\u00eb \u00ebsht\u00eb e natyr\u00ebs mikrobiale.<\/p>\n<p>K\u00ebto mikrobe prodhojn\u00eb rreth gjysm\u00ebn e oksigjenit n\u00eb planet, nj\u00eb proces q\u00eb mund\u00ebsohet nga viruset. K\u00ebto t\u00eb fundit vrasin \u00e7do dit\u00eb rreth 20 p\u00ebr qind t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb mikrobeve oqeanike, dhe rreth 50 p\u00ebr qind t\u00eb t\u00eb gjitha baktereve oqeanike. Duke zhdukur mikrobet, viruset sigurojn\u00eb q\u00eb planktoni q\u00eb prodhon oksigjen t\u00eb ket\u00eb mjaftuesh\u00ebm l\u00ebnd\u00eb ushqyese p\u00ebr t\u00eb kryer si duhet fotosintez\u00ebn, duke mb\u00ebshtetur pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb jet\u00ebs n\u00eb Tok\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse nuk kemi vdekje, at\u00ebher\u00eb nuk do t\u00eb kemi as jet\u00eb, pasi jeta \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht e varur nga riciklimi i materialeve. Viruset jan\u00eb kaq shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr sa i p\u00ebrket riciklimit\u201d- thot\u00eb Sat\u00ebll. Studiuesit q\u00eb studiojn\u00eb vras\u00ebsit e insekteve, kan\u00eb zbuluar se viruset jan\u00eb jetike p\u00ebr kontrollin e popullat\u00ebs s\u00eb specieve.<\/p>\n<p>N\u00ebse nj\u00eb specie e caktuar shtohet m\u00eb shum\u00eb sesa duhet, nj\u00eb virus do t\u00eb shfaqet mes tyre dhe do t\u2019i zhduk\u00eb ata, thot\u00eb Rosink. \u201cViruset jan\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb shum\u00eb e natyrshme e ekosistemeve\u201d- thekson ajo. Edhe Sat\u00ebll thekson se kur popullatat b\u00ebhen shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, viruset kan\u00eb prirjen t\u00eb shumohen m\u00eb shpejt dhe ta shfarosin at\u00eb popullsi, duke krijuar hap\u00ebsir\u00eb \u200b\u200bp\u00ebr jetes\u00ebn e gjith\u00e7kaje tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Dhe n\u00ebse viruset do t\u00eb zhdukeshin papritur, speciet konkurrente ka t\u00eb ngjar\u00eb t\u00eb lul\u00ebzojn\u00eb n\u00eb d\u00ebm t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve. \u201cNe do t\u00eb humbnim me shpejt\u00ebsi shum\u00eb\u00e7ka nga biodiversiteti n\u00eb planet\u201d- shton Sat\u00ebll. Nd\u00ebrkoh\u00eb, disa organizma varen nga viruset p\u00ebr mbijetes\u00eb, ose p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb atyre nj\u00eb avantazh n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb konkurruese.<\/p>\n<p>P\u00ebr shembull, shkenc\u00ebtar\u00ebt dyshojn\u00eb se viruset luajn\u00eb role t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb ndihmuar lop\u00ebt dhe kafsh\u00ebt e tjera rip\u00ebrtyp\u00ebse q\u00eb ta shnd\u00ebrrojn\u00eb celuloz\u00ebn e marr\u00eb p\u00ebrmes barit n\u00eb sheqerna q\u00eb mund t\u00eb metabolizohen, dhe q\u00eb n\u00eb fund shnd\u00ebrrohen n\u00eb mas\u00eb trupore dhe qum\u00ebsht.<\/p>\n<p>Studiuesit gjithashtu mendojn\u00eb se viruset jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb mbajtjen e mikrobiomeve t\u00eb sh\u00ebndetshme n\u00eb trupat e njer\u00ebzve dhe kafsh\u00ebve t\u00eb tjera. Rosink dhe koleg\u00ebt e saj, kan\u00eb zbuluar prova konkrete p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb studim, ata ekzaminuan disa k\u00ebrpudha q\u00eb kolonizojn\u00eb nj\u00eb bar specifik n\u00eb Parkun Komb\u00ebtar t\u00eb Jelloustounit n\u00eb SHBA. Ata zbuluan se nj\u00eb virus q\u00eb infekton k\u00ebrpudhat dhe q\u00eb lejon q\u00eb bari t\u00eb b\u00ebhet tolerant ndaj temperaturave gjeo-termale t\u00eb tok\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKur virusi, k\u00ebrpudhat dhe bim\u00ebt jan\u00eb bashk\u00eb, at\u00ebher\u00eb bim\u00ebt mund t\u00eb rriten edhe n\u00eb territore me temperatura shum\u00eb t\u00eb larta. K\u00ebrpudhat t\u00eb vetme nuk e b\u00ebjn\u00eb dot k\u00ebt\u00eb gj\u00eb\u201d- deklaron Rosink. Infeksioni me viruse t\u00eb caktuara beninje, mund t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb largimin e disa patogjen\u00ebve tek njer\u00ebzit.<\/p>\n<p>Virusi GB C, nj\u00eb virus i zakonsh\u00ebm i lindur nga gjaku i njeriut, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb i \u2018af\u00ebrm\u2019 jo i larg\u00ebt patogjen i virusit t\u00eb Nilit Per\u00ebndimor dhe Etheve t\u00eb Dengos, \u00ebsht\u00eb i lidhur me progresionin e vonuar t\u00eb AIDS-it tek njer\u00ebzit pozitiv\u00eb me HIV.<\/p>\n<p>Shkenc\u00ebtar\u00ebt zbuluan gjithashtu se virusi C GB, duket se i b\u00ebn njer\u00ebzit e infektuar me Ebola, m\u00eb rezistent\u00eb ndaj s\u00ebmundjes, dhe ata kan\u00eb m\u00eb pak gjasa t\u00eb humbin jet\u00ebn. Po k\u00ebshtu, herpesi i b\u00ebn minjt\u00eb m\u00eb pak t\u00eb ndjesh\u00ebm ndaj infeksioneve t\u00eb caktuara bakteriale, p\u00ebrfshir\u00eb Murtaj\u00ebn Bubonike.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb pa viruse, ne dhe shum\u00eb specie t\u00eb tjera mund t\u00eb jemi m\u00eb t\u00eb prirur t\u00eb s\u00ebmuremi nga s\u00ebmundje t\u00eb tjera. Viruset jan\u00eb gjithashtu disa nga agjent\u00ebt terapeutik\u00eb m\u00eb premtues p\u00ebr trajtimin e s\u00ebmundjeve t\u00eb caktuara. Terapia me fag\u00eb, subjekt i nj\u00eb studimi t\u00eb madh n\u00eb Bashkimin Sovjetik q\u00eb n\u00eb vitet 1920, p\u00ebrdor viruse p\u00ebr t\u00eb luftuar infeksionet bakteriale.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fush\u00eb q\u00eb po zgjerohet me shpejt\u00ebsi, jo vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb rezistenc\u00ebs ndaj antibiotik\u00ebve, por edhe p\u00ebr shkak t\u00eb aft\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar m\u00eb mir\u00eb specie specifike bakteriale, n\u00eb vend se t\u00eb spastroj\u00eb pa dallim t\u00eb gjith\u00eb popullat\u00ebn ton\u00eb bakteriale, si\u00e7 b\u00ebjn\u00eb antibiotik\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cShum\u00eb njer\u00ebz kan\u00eb shp\u00ebtuar nga vdekja duke p\u00ebrdorur viruse, aty ku antibiotik\u00ebt kan\u00eb d\u00ebshtuar\u201d-thot\u00eb Sat\u00ebll. Viruset onkolitike, pra ato q\u00eb infektojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb selektive qelizat e kancerit, po studiohen gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb si nj\u00eb trajtim m\u00eb pak toksik dhe m\u00eb efikas ndaj tumoreve.<\/p>\n<p>Shkenc\u00ebtar\u00ebt sapo kan\u00eb nisur t\u00eb zbulojn\u00eb m\u00ebnyrat se si ndihmojn\u00eb viruset n\u00eb vijim\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs n\u00eb Tok\u00eb. Sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb n\u00eb lidhje me t\u00eb gjitha viruset, dhe jo vet\u00ebm mbi ato patogjene, aq m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitur do t\u00eb jemi p\u00ebr t\u00eb zhvilluar kura kund\u00ebr viruseve t\u00eb tjera q\u00eb mund t\u00eb shkaktojn\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen pandemin\u00eb e radh\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cBBC Future\u201d \u2013 Bota.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebse t\u00eb gjitha viruset do t\u00eb zhdukeshin, bota do t\u00eb ishte shum\u00eb ndryshe, por jo domosdoshm\u00ebrisht m\u00eb mir\u00eb. Por \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodhte sakt\u00ebsisht? &nbsp; Nga Rachel Nuwer Viruset duket sikur ekzistojn\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr ta shkat\u00ebrruar shoq\u00ebrin\u00eb, dhe p\u00ebr t\u2019i shkaktuar vuajtje njer\u00ebzimit. Ato kan\u00eb marr\u00eb miliona jet\u00eb njer\u00ebzish p\u00ebrgjat\u00eb mij\u00ebvje\u00e7ar\u00ebve, shpesh duke shfarosur pjes\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":22957,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[6,3,20,21],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Po sikur t\u00eb zhdukeshin t\u00eb gjitha viruset? - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=22956\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Po sikur t\u00eb zhdukeshin t\u00eb gjitha viruset? - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"N\u00ebse t\u00eb gjitha viruset do t\u00eb zhdukeshin, bota do t\u00eb ishte shum\u00eb ndryshe, por jo domosdoshm\u00ebrisht m\u00eb mir\u00eb. Por \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodhte sakt\u00ebsisht? &nbsp; Nga Rachel Nuwer Viruset duket sikur ekzistojn\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr ta shkat\u00ebrruar shoq\u00ebrin\u00eb, dhe p\u00ebr t\u2019i shkaktuar vuajtje njer\u00ebzimit. Ato kan\u00eb marr\u00eb miliona jet\u00eb njer\u00ebzish p\u00ebrgjat\u00eb mij\u00ebvje\u00e7ar\u00ebve, shpesh duke shfarosur pjes\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=22956\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-06-19T18:49:01+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Viruset.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1130\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"674\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=22956\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=22956\",\"name\":\"Po sikur t\u00eb zhdukeshin t\u00eb gjitha viruset? - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=22956#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=22956#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Viruset.jpg\",\"datePublished\":\"2020-06-19T18:49:01+00:00\",\"dateModified\":\"2020-06-19T18:49:01+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=22956#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=22956\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=22956#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Viruset.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Viruset.jpg\",\"width\":1130,\"height\":674},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=22956#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Po sikur t\u00eb zhdukeshin t\u00eb gjitha viruset?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Po sikur t\u00eb zhdukeshin t\u00eb gjitha viruset? - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=22956","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Po sikur t\u00eb zhdukeshin t\u00eb gjitha viruset? - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"N\u00ebse t\u00eb gjitha viruset do t\u00eb zhdukeshin, bota do t\u00eb ishte shum\u00eb ndryshe, por jo domosdoshm\u00ebrisht m\u00eb mir\u00eb. Por \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodhte sakt\u00ebsisht? &nbsp; Nga Rachel Nuwer Viruset duket sikur ekzistojn\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr ta shkat\u00ebrruar shoq\u00ebrin\u00eb, dhe p\u00ebr t\u2019i shkaktuar vuajtje njer\u00ebzimit. Ato kan\u00eb marr\u00eb miliona jet\u00eb njer\u00ebzish p\u00ebrgjat\u00eb mij\u00ebvje\u00e7ar\u00ebve, shpesh duke shfarosur pjes\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=22956","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2020-06-19T18:49:01+00:00","og_image":[{"width":1130,"height":674,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Viruset.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"8 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=22956","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=22956","name":"Po sikur t\u00eb zhdukeshin t\u00eb gjitha viruset? - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=22956#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=22956#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Viruset.jpg","datePublished":"2020-06-19T18:49:01+00:00","dateModified":"2020-06-19T18:49:01+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=22956#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=22956"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=22956#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Viruset.jpg","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Viruset.jpg","width":1130,"height":674},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=22956#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Po sikur t\u00eb zhdukeshin t\u00eb gjitha viruset?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Viruset.jpg","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Viruset-150x150.jpg",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Viruset.jpg",1130,674,false]},"categories_names":{"6":{"name":"Aktualitet","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=6"},"3":{"name":"Kryesore","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=3"},"20":{"name":"Rajon\/Bot\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=20"},"21":{"name":"Sociale","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=21"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Viruset-150x150.jpg",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Viruset.jpg",300,179,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Viruset.jpg",305,182,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Viruset.jpg",400,239,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Viruset.jpg",600,358,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Viruset.jpg",1024,611,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Viruset.jpg",130,78,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Viruset.jpg",1130,674,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22956"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=22956"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22956\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":22958,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22956\/revisions\/22958"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/22957"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=22956"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=22956"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=22956"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}