{"id":22915,"date":"2020-06-18T13:59:24","date_gmt":"2020-06-18T11:59:24","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=22915"},"modified":"2020-06-18T13:59:24","modified_gmt":"2020-06-18T11:59:24","slug":"si-e-perjetova-clirimin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=22915","title":{"rendered":"Si e p\u00ebrjetova \u00e7lirimin?"},"content":{"rendered":"<p><strong>N\u00eb or\u00ebn e caktuar u rreshtuam t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn kryesore t\u00eb atij vendbanimi p\u00ebr t\u00eb pritur Haradinajn. Ai erdhi i shoq\u00ebruar me nj\u00eb grup ushtar\u00ebsh dhe bashk\u00eb me komandantin e brigad\u00ebs ton\u00eb e kaloi n\u00eb revist\u00eb gjith\u00eb brigad\u00ebn. Pastaj doli p\u00ebrpara nesh dhe na mbajti nj\u00eb fjalim t\u00eb shkurt\u00ebr. Na quajti \u201cheronj t\u00eb thyerjes s\u00eb kufirit\u201d, na uroi \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs dhe pastaj u largua. At\u00eb pasdite e kuptuam se do t\u00eb mund t\u00eb l\u00ebviznim t\u00eb lir\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb familjeve tona<\/strong>.<\/p>\n<p><strong>Nga Blerim Latifi<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebn kur p\u00ebrfunduan luftimet n\u00eb Koshare, kishte t\u00eb sht\u00ebna t\u00eb shumta arm\u00ebsh, nga t\u00eb dy pal\u00ebt nd\u00ebrluftuese. Me ndonj\u00eb p\u00ebrjashtim, ato ishin t\u00eb sht\u00ebna n\u00eb aj\u00ebr.Do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb sht\u00ebna g\u00ebzimi. Serb\u00ebt shtinin t\u00eb g\u00ebzuar se po largoheshin nga aty. Ne shtinim nga g\u00ebzimi se kishim fituar luft\u00ebn dhe tani mund t\u00eb zbrisnim n\u00eb rrafsh. Mbi t\u00eb gjitha, ishin t\u00eb sht\u00ebna g\u00ebzimi se ia kishim dal\u00eb t\u00eb mbijetonim luft\u00ebn.Pak para se t\u00eb binte muzgu morr\u00ebm urdh\u00ebr t\u00eb dilnim nga transhet\u00eb dhe t\u00eb grumbulloheshim n\u00eb kodr\u00ebn e vrojtoreve t\u00eb kufirit.<\/p>\n<p>Pasi u rreshtuam i gjith\u00eb batalioni, para nesh doli komandanti i tij, Hisen Berisha. Ai na dha lajmin zyrtar se lufta kishte marr\u00eb fund dhe se trupat e NATO-s kishin filluar marshimin brenda n\u00eb Kosov\u00eb. M\u00eb tutje shtoi se nuk duhej t\u00eb g\u00ebzoheshim para kohe, sepse disa gj\u00ebra ende jan\u00eb t\u00eb paqarta. Foli gjat\u00eb, por ne nuk e kishim v\u00ebmendjen tek ato q\u00eb thoshte. Emocionet e \u00e7lirimit nuk na linin t\u00eb thelloheshim n\u00eb at\u00eb se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb ndodhte nga nes\u00ebr e tutje. N\u00eb fund na dha urdh\u00ebr q\u00eb si batalion t\u00eb ktheheshim n\u00eb fshatin Padesh, i cili ishte ngjitur me kufirin.<\/p>\n<div><\/div>\n<div id=\"div-gpt-ad-1592382264668-0\" data-google-query-id=\"CKG-m9Oni-oCFUrhuwgdpG4L7w\">\n<div id=\"google_ads_iframe_\/74207979\/adxp_ge_300x250_0__container__\"><\/div>\n<\/div>\n<p>Ne mbet\u00ebm t\u00eb habitur. \u00c7\u2019ishte ky urdh\u00ebr? Ne kishim dy muaj q\u00eb luftonim aty, me q\u00ebllimin e vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb p\u00ebrparonim brenda n\u00eb Kosov\u00eb dhe tani q\u00eb Kosova ishte \u00e7liruar, na thuhej se duhej t\u00eb ktheheshim n\u00eb Padesh. N\u00eb gjykimin ton\u00eb ky ishte nj\u00eb urdh\u00ebr absurd. Dikush tha se n\u00eb Padesh do t\u00eb b\u00ebhej grumbullimi i gjith\u00eb Brigad\u00ebs 138 \u201cAgim Ramadani\u201d dhe t\u00eb nes\u00ebrmen do t\u00eb kryhej zbritja e organizuar e saj n\u00eb rrafsh. Rruga nga kodra e vrojtoreve t\u00eb kufirit deri n\u00eb Padesh ishte nj\u00eb rrug\u00eb e m\u00ebrzitshme. Ndiheshim t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar.<\/p>\n<p>Filluan dyshimet se kishte nj\u00eb plan p\u00ebr t\u00eb mos na l\u00ebn\u00eb t\u00eb hynim n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb t\u00eb tilla raste teorit\u00eb e konspiracionit gjejn\u00eb rastin e volitsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb pushtuar mendjet e njer\u00ebzve. At\u00eb nat\u00eb nuk fjeta fare. Edhe t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb ishin pran\u00eb meje nuk pat\u00ebn gjum\u00eb n\u00eb sy. Me t\u00eb zbardhur m\u00ebngjesi i dit\u00ebs s\u00eb re, vendos\u00ebm t\u00eb mos presim urdh\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb, mor\u00ebm \u00e7antat e shpin\u00ebs, arm\u00ebt, dhe u nis\u00ebm drejt karakollit t\u00eb Koshar\u00ebs. Shum\u00eb togje t\u00eb tjera ushtar\u00ebsh vepruan si ne.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb morr\u00ebm vesh se Hisen Berisha, komandanti yn\u00eb, kishte shp\u00ebrthyer n\u00eb britma kur e kishte marr\u00eb vesh lajmin p\u00ebr largimin ton\u00eb. Ecnim me hapa shum\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb. Kaluam nga karakolli dhe morr\u00ebm rrug\u00ebn kryesore, e cila shpiente n\u00eb lugin\u00eb. Rrug\u00ebs takuam shum\u00eb ushtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb zbrisnin n\u00eb rrafsh. Ndjenjat e g\u00ebzimit ishin aq t\u00eb forta, saq\u00eb nuk doja ta dija p\u00ebr lodhjen fizike. M\u00eb vinte t\u00eb k\u00ebndoja m\u00eb sa z\u00eb q\u00eb kisha, por sapo m\u00eb shkonte mendja tek familja ime n\u00eb Drenic\u00eb, z\u00ebri m\u00eb stepej. Nuk kisha asnj\u00eb informacion se \u00e7far\u00eb kishte ndodhur me ta gjat\u00eb atyre tre muajve.<\/p>\n<p>Dyshimet q\u00eb mund t\u00eb ishin vrar\u00eb, nuk m\u00eb hiqeshin nga mendja. Natyrisht, edhe shpresa se do t\u2019i gjeja gjall\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. Kur zbrit\u00ebm n\u00eb rrafsh, ndaluam tek nj\u00eb p\u00ebrrua me uj\u00eb. Kisha mbi dy jav\u00eb q\u00eb nuk i kisha hequr \u00e7izmet nga k\u00ebmb\u00ebt. I zbatha \u00e7izmet dhe i futa k\u00ebmb\u00ebt n\u00eb ujin e freks\u00ebt t\u00eb p\u00ebrroit. \u00c7orapet, t\u00eb cilave u vinte nj\u00eb er\u00eb tmerr\u00ebsisht e r\u00ebnd\u00eb, i lava n\u00eb uj\u00eb dhe pasi ua nxorra ujin, ashtu t\u00eb lagura i mbatha p\u00ebrs\u00ebri.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shok q\u00eb ishte pran\u00eb meje, duke u talluar me veprimin tim, m\u00eb tha : \u201cTash i knaqe krejt!\u201d Pak m\u00eb tutje para nesh shtrihej fshati Batush\u00eb.Fshati ishte krejt\u00ebsisht i braktisur, saq\u00eb ngjante me nj\u00eb vendbanim fantazm\u00eb. Dikush tha se nuk duhej t\u00eb l\u00ebviznim m\u00eb tutje.Pak nga pak filluar t\u00eb vinin edhe grupet tjera t\u00eb ushtar\u00ebve.Brenda dy ose tre or\u00ebve i gjith\u00eb batalioni u bashkua aty n\u00eb rrug\u00ebt e Batush\u00ebs.Komandanti yn\u00eb, Hisen Berisha, gjith\u00eb nervoz\u00eb u vu n\u00eb krye t\u00eb tij.E d\u00ebgjuam duke folur me dik\u00eb p\u00ebrmes radiolidhjes, t\u00eb cil\u00ebn gjithmon\u00eb e mbante varur n\u00eb an\u00ebn e majt\u00eb t\u00eb xhaket\u00ebs s\u00eb tij ushtarake.<\/p>\n<p>Pastaj u vum\u00eb n\u00eb kolon\u00eb dhe u nis\u00ebm n\u00eb drejtim t\u00eb Junikut.Pasi kaluam Batush\u00ebn dhe ec\u00ebm nj\u00eb gjys\u00ebm ore, ndaluam tek nj\u00eb grumbull sht\u00ebpish t\u00eb braktisura. Ndalimi ishte urdh\u00ebruar p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb pushim.Dikush tha se nuk duhej t\u00eb futeshim n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpi, sepse mund t\u00eb kishte mina t\u00eb vendosura nga ushtria serbe.Askush nuk e p\u00ebrfilli v\u00ebrejtjen e tij.Bashk\u00eb me disa t\u00eb tjer\u00eb u futa n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn nga sht\u00ebpit\u00eb q\u00eb ishte buz\u00eb rrug\u00ebs.Gjith\u00e7ka brenda tyre ishte e rr\u00ebnuar : orendi t\u00eb rr\u00ebzuara, mure t\u00eb shpuara nga plumbat dhe n\u00eb der\u00ebn e jashtme ndodhej i vizatuar nj\u00eb kryq serb me kat\u00ebr c. S\u00ebrish e d\u00ebgjuam komandantin duke folur me dik\u00eb n\u00eb radiolidhje.<\/p>\n<p>Pastaj na urdh\u00ebruan t\u00eb riformojm\u00eb kolon\u00ebn e prishur nga pushimi dhe u nis\u00ebm. Kur hym\u00eb n\u00eb Junik, pamja ishte si n\u00eb Batush\u00eb. Nuk dukej frym\u00eb njeriu.Bari kishte mbuluar sokaqet, oborret e sht\u00ebpive dhe sheshin kryesor t\u00eb fshatit, aty ku sot ndodhet shtatorja e Edmond Hoxh\u00ebs, nj\u00ebri prej pjes\u00ebtar\u00ebve m\u00eb t\u00eb hersh\u00ebm t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs.Ishte nj\u00eb pamje e trishtuar.Pasi kaluam Junikun, morr\u00ebm p\u00ebrpjet\u00ebn e nj\u00eb rruge dhe pas saj ndaluam para nj\u00eb grumbulli sht\u00ebpish, t\u00eb cilat, gjat\u00eb viteve 90-t\u00eb, i kishte nd\u00ebrtuar regjimi i Milosheviqit p\u00ebr refugjat\u00ebt serb\u00eb t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kroaci. Na urdh\u00ebruan q\u00eb t\u00eb vendoseshim n\u00eb ato sht\u00ebpi. Kur hym\u00eb brenda e pam\u00eb se serb\u00ebt kishin marr\u00eb me vete \u00e7do gj\u00eb t\u00eb vlefshme. Kishin mbetur vet\u00ebm kopshtet e mbjella me qep\u00eb dhe hudhra. Pak m\u00eb tutje kullosnin disa lop\u00eb, t\u00eb cilat nuk e dinim n\u00eb ishin t\u00eb shqiptar\u00ebve apo t\u00eb banor\u00ebve serb\u00eb q\u00eb kishin jetuar n\u00eb ato sht\u00ebpi, deri pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Dikush tha se do t\u00eb ishte mir\u00eb t\u00eb thernim ndonj\u00ebr\u00ebn prej tyre, por askush nuk e kishte mendjen tek ushqimi. Donim nj\u00eb or\u00eb e m\u00eb par\u00eb t\u00eb largoheshim n\u00eb drejtim t\u00eb familjeve tona, p\u00ebr t\u00eb cilat nuk dinim asgj\u00eb. Af\u00ebr sht\u00ebpis\u00eb ku ishte e vendosur nj\u00eb pjes\u00eb e kompanis\u00eb time, ndodhej sht\u00ebpia ku po q\u00ebndronte Shtabi i Brigad\u00ebs. N\u00eb mbr\u00ebmje shkuam aty. Dhoma ishte e mbushur, sa m\u00eb nuk zinte. Komandanti i Brigad\u00ebs, Rrustem Berisha, po tregonte p\u00ebr humbjet tona. Aty p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb e morra vesh se na ishin var\u00eb 114 bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00eb e qindra t\u00eb tjer\u00eb ishin plagosur.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb e kuptuam se nuk do t\u00eb mund t\u00eb l\u00ebviznim nga vendi ku ishim pozicionuar, derisa nuk do t\u00eb kishte nj\u00eb urdh\u00ebr tjet\u00ebr nga Komandanti i Zon\u00ebs Operative t\u00eb Dukagjinit, Ramush Haradinaj. Pas dy dit\u00ebsh, morr\u00ebm vesh se do t\u00eb na vizitonte pik\u00ebrisht ai.\u00a0 N\u00eb or\u00ebn e caktuar u rreshtuam t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn kryesore t\u00eb atij vendbanimi p\u00ebr t\u00eb pritur Haradinajn. Ai erdhi i shoq\u00ebruar me nj\u00eb grup ushtar\u00ebsh dhe bashk\u00eb me komandantin e brigad\u00ebs ton\u00eb e kaloi n\u00eb revist\u00eb gjith\u00eb brigad\u00ebn. Pastaj doli p\u00ebrpara nesh dhe na mbajti nj\u00eb fjalim t\u00eb shkurt\u00ebr. Na quajti \u201cheronj t\u00eb thyerjes s\u00eb kufirit\u201d, na uroi \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs dhe pastaj u largua. At\u00eb pasdite e kuptuam se do t\u00eb mund t\u00eb l\u00ebviznim t\u00eb lir\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb familjeve tona. Para nisjes na u b\u00eb nj\u00eb evidentim i ri n\u00eb listat e Brigad\u00ebs.<\/p>\n<p>Kamiona nuk kishim, por dikush solli dy traktor\u00eb. Pasi u p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebm me shok\u00ebt e rajoneve tjera, hip\u00ebm n\u00eb rimorkiot e atyre dy traktor\u00ebve dhe u nis\u00ebm p\u00ebr n\u00eb Drenic\u00eb. Rrug\u00ebs filloi t\u00eb binte shi, por ne as q\u00eb donim t\u2019ia dinim. Ishte shiu i par\u00eb n\u00eb Kosov\u00ebn e lir\u00eb. Me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mos takoheshim me trupat e NATO-s, udh\u00ebtuam n\u00eb rrug\u00eb dyt\u00ebsore. Kishim frik\u00eb se ato mund t\u00eb na \u00e7armatosnin. M\u00ebngjesi n\u00eb gjeti n\u00eb fshatrat e Klin\u00ebs. N\u00eb fshatin Gjurgjevik i Madh pushuam n\u00eb oborrin e nj\u00eb sht\u00ebpie. Njer\u00ebzit kishin filluar t\u00eb ktheheshin n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpit\u00eb e tyre t\u00eb rr\u00ebnuara e t\u00eb djegura. N\u00eb fytyrat e tyre shihej p\u00ebrzierja e ndjenjave, g\u00ebzimi p\u00ebr lirin\u00eb dhe dhimbja p\u00ebr humbjen e t\u00eb af\u00ebrm\u00ebve t\u00eb tyre. Pas atij pushimi, q\u00eb zgjati disa or\u00eb, e vazhduam rrug\u00ebn. S\u00ebrish e shmang\u00ebm qytetin e Klin\u00ebs. Sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb i afroheshim Drenic\u00ebs, aq m\u00eb shum\u00eb shtohej tek un\u00eb frika p\u00ebr fatin e familjar\u00ebve t\u00eb mi.<\/p>\n<p>Nuk m\u00eb largohej parandjenja se di\u00e7ka e keqe do t\u2019u ket\u00eb ndodhur. Kur arrit\u00ebm n\u00eb Llaush\u00eb, un\u00eb zbrita nga traktori. Nuk doja t\u00eb hyja n\u00eb Skenderaj. Morra rrug\u00ebn p\u00ebr n\u00eb veri t\u00eb fshatit Llaush\u00eb. N\u00eb Lagj\u00ebn e Zyhran\u00ebve jetonte familja e daj\u00ebs s\u00eb bab\u00ebs tim. Trokita n\u00eb der\u00eb dhe kur doli djali i tij, nuk m\u00eb njohu fare. Isha tej mase i dob\u00ebsuar dhe i nxir\u00eb n\u00eb fytyr\u00eb. Nuk kisha b\u00ebr\u00eb banjo q\u00eb nga marsi. Pasi i tregova kush jam, m\u00eb ftoi brenda. Daja i bab\u00ebs nuk ndodhej aty. Kishte shkuar n\u00eb Skenderaj. Djali i tij m\u00eb solli nj\u00eb got\u00eb uj\u00eb. I pyeta se si jan\u00eb, pa guxuar t\u00eb pyesja p\u00ebr familjen time. Ai si duket e pa shqet\u00ebsimin tim dhe nisi t\u00eb m\u00eb tregoj : \u201cFamiljen tande t\u00eb ngusht\u00eb i ke gjall\u00eb t\u00eb till\u00eb, por mixh\u00ebn Arif dhe djalin e tij Fadilin na i kan\u00eb vrar\u00eb. I kan\u00eb vrar\u00eb edhe tre kusherinj t\u00eb tu, Selmanin, Smajlin dhe Xhem\u00ebn\u201d. U m\u00ebrzita shum\u00eb dhe p\u00ebr nj\u00eb apo dy minuta q\u00ebndrova n\u00eb heshtje.<\/p>\n<p>I thash djalin t\u00eb daj\u00ebs s\u00eb bab\u00ebs se m\u00eb duhej t\u00eb shkoja. Lutjet e tij p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar p\u00ebr dark\u00eb nuk m\u00eb bind\u00ebn.At\u00ebher\u00eb ai m\u00eb p\u00ebrcolli deri n\u00eb kodr\u00ebn mbi Llaush\u00eb. Kalova at\u00eb q\u00eb quhet \u201cKodra e Kuajve\u201d, ndalova p\u00ebr pak koh\u00eb n\u00eb fshatin Klin\u00eb e Ul\u00ebt dhe pastaj hyra n\u00eb Prekaz. Mbr\u00ebmja sapo kishte r\u00ebn\u00eb. Derisa po ecja, po mendoja me veten : Tani n\u00eb sht\u00ebpi duhet t\u00eb jen\u00eb mbledhur t\u00eb gjith\u00eb; a thua si do t\u00eb reagojn\u00eb kur t\u00eb m\u00eb shohin? Nj\u00ebher\u00eb mendova t\u00eb kaloja pran\u00eb varreve, por k\u00ebmb\u00ebt nuk m\u00eb b\u00ebnin. Kur hyra n\u00eb oborrin e sht\u00ebpis\u00eb nuk d\u00ebgjohej asnj\u00eb z\u00eb.<\/p>\n<p>Para der\u00ebs thirra me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb : O Nur\u00eb Ahmeti, a do mysafir? N\u00eb der\u00eb doli v\u00ebllau im i kat\u00ebrt, Xhevdeti, nj\u00ebri nd\u00ebr mjek\u00ebt e par\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, mjeku i par\u00eb q\u00eb hyri n\u00eb Qirez, n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb luft\u00ebs me 28 shkurt 1998. T\u00eb gjith\u00eb mbet\u00ebn t\u00eb habitur kur m\u00eb pan\u00eb ashtu t\u00eb uniformuar e t\u00eb armatosur, sepse nuk e dinin se kisha qen\u00eb n\u00eb Koshare. U p\u00ebrqafova me nan\u00ebn, e cila shp\u00ebrtheu n\u00eb lot. N\u00eb emocione e sip\u00ebr mora automatikun p\u00ebr t\u00eb q\u00eblluar n\u00eb aj\u00ebr, por baba m\u00eb ndaloi\u00a0 Jo nuk b\u00ebn, kemi zi n\u00eb shpi!, m\u00eb tha ai. U ndjeva i turp\u00ebruar nga ai gjest i imi, marr\u00eb parasysh faktin se tanim\u00eb e dija se \u00e7far\u00eb kishte ndodhur n\u00eb familjen ton\u00eb t\u00eb gj\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto ishin dit\u00ebt e mia t\u00eb para n\u00eb Kosov\u00ebn e lir\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb or\u00ebn e caktuar u rreshtuam t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn kryesore t\u00eb atij vendbanimi p\u00ebr t\u00eb pritur Haradinajn. Ai erdhi i shoq\u00ebruar me nj\u00eb grup ushtar\u00ebsh dhe bashk\u00eb me komandantin e brigad\u00ebs ton\u00eb e kaloi n\u00eb revist\u00eb gjith\u00eb brigad\u00ebn. Pastaj doli p\u00ebrpara nesh dhe na mbajti nj\u00eb fjalim t\u00eb shkurt\u00ebr. Na quajti \u201cheronj t\u00eb thyerjes [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":22537,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[9,4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Si e p\u00ebrjetova \u00e7lirimin? - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=22915\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Si e p\u00ebrjetova \u00e7lirimin? - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"N\u00eb or\u00ebn e caktuar u rreshtuam t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn kryesore t\u00eb atij vendbanimi p\u00ebr t\u00eb pritur Haradinajn. Ai erdhi i shoq\u00ebruar me nj\u00eb grup ushtar\u00ebsh dhe bashk\u00eb me komandantin e brigad\u00ebs ton\u00eb e kaloi n\u00eb revist\u00eb gjith\u00eb brigad\u00ebn. Pastaj doli p\u00ebrpara nesh dhe na mbajti nj\u00eb fjalim t\u00eb shkurt\u00ebr. Na quajti \u201cheronj t\u00eb thyerjes [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=22915\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-06-18T11:59:24+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Blerim-Latifi.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"960\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"473\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=22915\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=22915\",\"name\":\"Si e p\u00ebrjetova \u00e7lirimin? - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=22915#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=22915#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Blerim-Latifi.jpg\",\"datePublished\":\"2020-06-18T11:59:24+00:00\",\"dateModified\":\"2020-06-18T11:59:24+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=22915#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=22915\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=22915#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Blerim-Latifi.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Blerim-Latifi.jpg\",\"width\":960,\"height\":473},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=22915#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Si e p\u00ebrjetova \u00e7lirimin?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Si e p\u00ebrjetova \u00e7lirimin? - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=22915","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Si e p\u00ebrjetova \u00e7lirimin? - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"N\u00eb or\u00ebn e caktuar u rreshtuam t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn kryesore t\u00eb atij vendbanimi p\u00ebr t\u00eb pritur Haradinajn. Ai erdhi i shoq\u00ebruar me nj\u00eb grup ushtar\u00ebsh dhe bashk\u00eb me komandantin e brigad\u00ebs ton\u00eb e kaloi n\u00eb revist\u00eb gjith\u00eb brigad\u00ebn. Pastaj doli p\u00ebrpara nesh dhe na mbajti nj\u00eb fjalim t\u00eb shkurt\u00ebr. Na quajti \u201cheronj t\u00eb thyerjes [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=22915","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2020-06-18T11:59:24+00:00","og_image":[{"width":960,"height":473,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Blerim-Latifi.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"11 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=22915","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=22915","name":"Si e p\u00ebrjetova \u00e7lirimin? - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=22915#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=22915#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Blerim-Latifi.jpg","datePublished":"2020-06-18T11:59:24+00:00","dateModified":"2020-06-18T11:59:24+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=22915#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=22915"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=22915#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Blerim-Latifi.jpg","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Blerim-Latifi.jpg","width":960,"height":473},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=22915#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Si e p\u00ebrjetova \u00e7lirimin?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Blerim-Latifi.jpg","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Blerim-Latifi-150x150.jpg",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Blerim-Latifi.jpg",960,473,false]},"categories_names":{"9":{"name":"Analiz\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=9"},"4":{"name":"Opinion","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=4"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Blerim-Latifi-150x150.jpg",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Blerim-Latifi.jpg",300,148,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Blerim-Latifi.jpg",305,150,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Blerim-Latifi.jpg",400,197,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Blerim-Latifi.jpg",600,296,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Blerim-Latifi.jpg",960,473,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Blerim-Latifi.jpg",130,64,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/Blerim-Latifi.jpg",960,473,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22915"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=22915"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22915\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":22916,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22915\/revisions\/22916"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/22537"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=22915"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=22915"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=22915"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}