{"id":22644,"date":"2020-06-09T09:31:01","date_gmt":"2020-06-09T07:31:01","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=22644"},"modified":"2020-06-09T09:31:01","modified_gmt":"2020-06-09T07:31:01","slug":"apologjia-e-skenderbeut-vepra-qe-frang-bardhi-e-hartoi-ne-udhetim-e-siper-per-te-mbrojtur-perkatesine-kombetare-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=22644","title":{"rendered":"\u201cApologjia\u201d e Sk\u00ebnderbeut, vepra q\u00eb Frang Bardhi e hartoi n\u00eb udh\u00ebtim e sip\u00ebr p\u00ebr t\u00eb mbrojtur p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb komb\u00ebtare shqiptare"},"content":{"rendered":"<p><strong>Prof. Gazmend Shpuza<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Vepr\u00ebn historike kushtuar Heroit Komb\u00ebtar e njohur si \u201cApologjia\u201d e Sk\u00ebnderbeut, Frang Bardhi, e hartoi n\u00eb udh\u00ebtim e sip\u00ebr n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb rekord p\u00ebr t\u00eb mbrojtur p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb epirote gjegj\u00ebsisht shqiptare t\u00eb Gjergj Kastriotit nga sulmet e boshnjakut Marnojevi\u00e7. Vepra p\u00ebrve\u00e7 erudicionit brilant dhe kritereve shkencore t\u00eb p\u00ebrpilimit t\u00eb saj p\u00ebrshkohet nga idet\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrparuara humaniste t\u00eb koh\u00ebs n\u00eb trajtimin e tematik\u00ebs s\u00eb saj dhe ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb raportit\u00a0 aq t\u00eb mjegulluar midis besimit dhe etnis\u00eb. P\u00ebrvoja historike shekullore e popullit t\u00eb vet i mund\u00ebsoi ta trajtoj\u00eb realisht problemin dhe ta pasqyroj\u00eb objektivisht at\u00eb.<\/p>\n<div id=\"attachment_534657\" class=\"wp-caption alignright\"><img decoding=\"async\" src=\"http:\/\/www.gazetadita.al\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/19075312_1531729026879866_316395523_n-300x247.jpg\" \/><\/p>\n<p id=\"caption-attachment-534657\" class=\"wp-caption-text\">Prof. Gazmend Shpuza<\/p>\n<\/div>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse prejardhja komb\u00ebtare e Heroit nuk qe diskutuar ndonj\u00ebher\u00eb dhe nuk u shtrua asnj\u00ebher\u00eb si e till\u00eb n\u00eb shkenc\u00ebn historike evropiane, polemika ka eklipsuar meritat e autorit n\u00eb trajtimin\u00a0 origjinal t\u00eb problem dhe zhvillimin e epirotizmit t\u00eb tij sk\u00ebnderbejian.<\/p>\n<p>Orvatjet e para pak koh\u00ebsh p\u00ebr \u201c\u00e7mitizimin\u201d t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb figur\u00ebs madhore t\u00eb Sk\u00ebnderbeut, jo vet\u00ebm p\u00ebr serbizimin e prejardhjes s\u00eb tij, tashm\u00eb nga nj\u00eb profesor evropian dhe jo peshkop boshnjak, nuk kan\u00eb mundur ta rikthejn\u00eb n\u00eb diskutim as nj\u00ebrin as tjetrin pretendim t\u00eb k\u00ebtill\u00eb t\u00eb koh\u00ebve moderne.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Epiteti epirot nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur rast\u00ebsisht nga Frang Bardhi. N\u00eb rrethanat q\u00eb p\u00ebrjetonin paraardh\u00ebsit tan\u00eb, ky etnonim u rikujtonte fuqish\u00ebm epok\u00ebn e Heroit Komb\u00ebtar. Gjergj Kastrioti mbronte jo vet\u00ebm me shpat\u00eb n\u00eb dor\u00eb, por dhe me mendjen e tij t\u00eb ndritur t\u00eb kaluar\u00ebn antike q\u00eb nga Pirroja dhe t\u00eb ardhmen e epirot\u00ebve. Ai ia b\u00ebnte t\u00eb qart\u00eb at\u00eb dhe humanist\u00ebve m\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb koh\u00ebs q\u00eb nga Papa Piu II. \u00a0Peshkop Bardhi para afro 400 vjet\u00ebsh e sakt\u00ebson k\u00ebt\u00eb etnonim tashm\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb arb\u00ebror\u00ebve\u00a0 si entitet etnik. Fjala ishte p\u00ebr nj\u00eb bashk\u00ebsi t\u00eb ngjizur dhe t\u00eb p\u00ebrforcuar n\u00eb shekuj mbi dallimet fetare, t\u00eb cilin epoka sk\u00ebnderbejiane e ngriti n\u00eb majat e historis\u00eb son\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Lidhjen historike midis k\u00ebtyre dy etnonimeve konceptin sk\u00ebnderbejian F. Bardhi e jep q\u00eb n\u00eb frontespicin e vepr\u00ebs s\u00eb tij kushtuar Heroit dhe n\u00eb vijim t\u00eb trajtes\u00ebs s\u00eb tij brilante.<\/p>\n<p>Autori i \u201cApologjis\u00eb\u201d s\u00eb Sk\u00ebnderbeut, veten dhe heroin e tij sikurse M. Barleci e quan epirot. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, duke mos u shqet\u00ebsuar nga mosp\u00ebrputhja n\u00eb dukje e etnonimit t\u00eb pranuar dhe prej atij vet\u00eb dhe makrotoponimit t\u00eb trash\u00ebguar t\u00eb atdheut, po veten e quan peshkop\u00a0 t\u00eb Arb\u00ebresh\u00ebve.<\/p>\n<p>Kuptimi i emrit arb\u00ebr edhe p\u00ebr Bardhin qe rrudhur asokohe, si\u00e7 del, vet\u00ebm n\u00eb at\u00eb t\u00eb nj\u00eb treguesi t\u00eb besimtar\u00ebve katolik\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht arb\u00ebresh. Pra, peshkop Bardhi, dallon qart\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb fetare katolike t\u00eb grigj\u00ebs arb\u00ebreshe, gjegj\u00ebsisht katolike q\u00eb ai udh\u00ebheq p\u00ebrsa i takon besimit, nga em\u00ebrtimi etnik epirot, sipas p\u00ebrcaktimit mbifetar sk\u00ebnderbejian. K\u00ebsaj etnie, sipas Bardhit, i p\u00ebrkasin t\u00eb gjith\u00eb bashkatdhetar\u00ebt e tij. Th\u00ebn\u00eb ndryshe, sipas Sk\u00ebnderbeut, Barlecit, Bardhit, Frangut e t\u00eb tjer\u00ebve, em\u00ebrtimi epirot duhet t\u2019u p\u00ebrkas\u00eb t\u00eb gjith\u00eb pasardh\u00ebsve t\u00eb arb\u00ebresh\u00ebve, arb\u00ebn, arvanit apo dhe arnaut, kudo q\u00eb jetonin n\u00eb Arb\u00ebri, Itali, Greqi dhe m\u00eb gjer\u00eb, n\u00eb Anadoll dhe deri n\u00eb brigjet e Detit t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>As Sk\u00ebnderbeu, as Barleci, as Bardhi dhe gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb interesuar p\u00ebr t\u2019u lidhur ngusht\u00eb politikisht dhe ushtarakisht me Per\u00ebndimin, nuk u shqet\u00ebsuan nga braktisja e etnonimit arb\u00ebr q\u00eb i lidhte ngusht\u00eb me katolicizmin e quajtur \u201carbanashka vjera\u201d, dhe t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebsuar me Europ\u00ebn, q\u00eb i dallonte nga sllav\u00ebt ortodoks\u00eb dhe helen\u00eb. E, megjithat\u00eb, ata p\u00ebrqafuan etnonimin, tashm\u00eb p\u00ebrbashkues, epirot, q\u00eb kishte p\u00ebrfaq\u00ebsuar historikisht deri m\u00eb at\u00ebher\u00eb, kryesisht arb\u00ebresh\u00ebt ortodoks\u00eb, p\u00ebrfshij\u00eb dhe ata unitarist\u00eb, q\u00eb njihnin p\u00ebr t\u00eb par\u00eb fejet pap\u00ebn.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga Sk\u00ebnderbeu deri te F. Bardhi mendjet e ndritura shqiptare e kishin t\u00eb qart\u00eb se ky p\u00ebrcaktim mbifetar i p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb etnike nuk cenonte orientimin politik, ushtarak dhe diplomatik t\u00eb Gj. Kastriotit dhe t\u00eb pasardh\u00ebsve t\u00eb idealit t\u00eb tij\u00a0 n\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr ta shp\u00ebtuar popullin e vet nga sundimi osman. N\u00ebnshtrimi i kish\u00ebs lindore ndaj sulltanit, kalifit t\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebs diktonte orientimin, ne radh\u00eb t\u00eb pare politik e, pse jo fetar per\u00ebndimor t\u00eb epiroteve edhe at\u00ebher\u00eb kur praktikonin ritet fetare lindore.<\/p>\n<p>Po t\u00eb perifrazojm\u00eb pat\u00ebr Marin Sirdanin, i cili nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt ka trajtuar shkenc\u00ebrisht problemet e historis\u00eb son\u00eb etnike dhe ka b\u00ebr\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr neoilir\u00ebt, etnonimi epirot\u00a0 si i till\u00eb u p\u00ebrket mbar\u00eb neoarb\u00ebresh\u00ebve, pa dallim besimi.<\/p>\n<p>F. Bardhi edhe pse prelat i kish\u00ebs katolike, si studiues, si intelektual dhe, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, si atdhetar i shekullit t\u00eb vet, me pik\u00ebpamjet shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrparuara p\u00ebr koh\u00ebn e tij trajton drejt, jasht\u00eb kornizave teokratike t\u00eb Mesjet\u00ebs, raportin e besimit me komb\u00ebsin\u00eb n\u00eb mesin e bashkatdhetar\u00ebve t\u00eb vet. Ai dallon qart\u00eb mbar\u00eb popullin e vet epirot, p\u00ebr t\u00eb mos e ngat\u00ebrruar dhe rr\u00ebgjuar, vet\u00ebm me basimtar\u00ebt e vet katolik\u00eb t\u00eb quajtur, p\u00ebrgjith\u00ebsisht arb\u00ebresh\u00eb. K\u00ebshtu, peshkopi katolik F. Bardhi nuk p\u00ebrjashton nga populli i vet, p\u00ebr hir t\u00eb interesave sektare fetare, as arb\u00ebresh\u00ebt ortodoks\u00eb, e as arb\u00ebresh\u00ebt q\u00eb kishin nisur t\u00eb islamizoheshin. Ky proces n\u00eb koh\u00ebn e tij, po merrte p\u00ebrmasa masive.<\/p>\n<p>Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, peshkop Bardhi n\u00eb vepr\u00ebn e tij madhore leksikore\u00a0 gjuh\u00ebn e popullit t\u00eb vet aso kohe, e em\u00ebrton epirotishte dhe jo arb\u00ebnishte, si\u00e7 ishte quajtur deri m\u00eb at\u00ebher\u00eb. Me Fjalorin e tij latinisht-epirotisht i v\u00eb shkenc\u00ebrisht vul\u00ebn\u00a0 elementit p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs themelor p\u00ebrbashkues t\u00eb identitetit komb\u00ebtar t\u00eb epirot\u00ebve\u00a0 t\u00eb koh\u00ebs sk\u00ebnderbejiane dhe t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb vet t\u00eb ngritur mbi ndarjet fetare.<\/p>\n<p>Vlen t\u00eb sh\u00ebnohet, se pas afro nj\u00eb shkulli, vitet 1830-35, poeti Nezim Frakulla, i ashtuquajtur bejtexhi, krenohet q\u00eb e b\u00ebri divanin e tij t\u00eb flas\u00eb shqip, t\u00eb pa \u00e7liruar nga mjaft turqizma, e shpalli ajan dhe bejan, e b\u00ebri njer\u00ebzor dhe hanedan, dmth fisnik.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb realitet e konceptuan sikurse peshkop Frangu jo vet\u00ebm koleg\u00eb shqiptar\u00eb, por dhe t\u00eb huaj jo t\u00eb pakt\u00eb q\u00eb punuan n\u00eb Shqip\u00ebri, madje, deri n\u00eb vitet \u201980 t\u00eb shek. XIX. Nga vepra e prof. Jup Kastratit \u201cHistoria e Albanologjis\u00eb\u201d, v\u00ebll. I, m\u00ebsojm\u00eb ve\u00e7 sa e sa t\u00eb tjer\u00ebve edhe P. Bonaventura Francavilla (1885) shqipen e quan \u201clingua epirotica\u201d. Nd\u00ebrsa p\u00ebr sh\u00ebrbesat fetare p\u00ebrpilon nj\u00eb doracak \u201citalo-albanese\u201dartuar vet\u00ebm arb\u00ebresh:e basimtar\u00eb kato vet\u00ebm p\u00ebr arb\u00ebresh\u00ebt katolik\u00eb.<\/p>\n<p>Peshkop Bardhi, autori i veprave madhore gjuh\u00ebsore dhe historike para 400 vjet\u00ebsh, heq dor\u00eb nga p\u00ebrkat\u00ebsia e mpleksur fetaro-etnike e bashk\u00ebfetar\u00ebve katolik\u00eb arb\u00ebresh\u00eb n\u00eb favor t\u00eb em\u00ebrtimit t\u00eb ri t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb etnik, tashm\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs epirot p\u00ebr mbar\u00eb bashkatdhetar\u00ebt e tij. Ai nuk shqet\u00ebsohet\u00a0 nga fakti q\u00eb ai p\u00ebrcaktim historikisht lidhej m\u00eb s\u00eb shumti me treva ku banonin arb\u00ebresh\u00ebt ortodoks\u00eb. Bardhi prelat ashtu sikurse Sk\u00ebnderbeu v\u00eb interesat e bashkimit komb\u00ebtar t\u00eb bashkatdhetar\u00ebve, pa dallim besimi, mbi ndarjet fetare, mbi konceptet e ngushta religjioze t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr mjedisin plurifetar t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ai punoi dhe luftoi q\u00eb t\u00eb shp\u00ebtonin nga sundimi osman dhe t\u00eb bashkoheshin me Evrop\u00ebn jo vet\u00ebm bashk\u00ebfetar\u00ebt katolik\u00eb por t\u00eb gjith\u00eb bashkatdhetar\u00ebt epirot\u00eb.<\/p>\n<p>Konceptet\u00a0 moderne t\u00eb F. Bardhit ishin shprehej e nj\u00eb vet\u00eb dije t\u00eb lart\u00eb etnike,\u00a0 n\u00eb p\u00ebrputhje me mejdisin plurifertar\u00a0 t\u00eb truallit shqiptar. Sk\u00ebnderbeu politikisht dhe humanist\u00ebt tan\u00eb kulturalisht e p\u00ebrpunuan k\u00ebt\u00eb vet\u00ebdije pragkomb\u00ebtare.. Ata u b\u00ebn\u00eb shpreh\u00ebs t\u00eb nj\u00eb mend\u00ebsie t\u00eb p\u00ebrparuar humaniste europiane, t\u00eb \u00e7liruar nga nga konceptet eokrartike t\u00eb koh\u00ebs dhe t\u00eb m\u00ebvonshme. Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb menj\u00eb hop t\u00eb madh n\u00eb vet\u00ebdij\u00ebn dhe n\u00eb mendimin politiko-shoq\u00ebror t\u00eb paraardh\u00ebsve tan\u00eb, q\u00eb dallon shum\u00eb deri von\u00eb me at\u00eb ballkanas dhe m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>Braktisja e etnonimit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb identifikuar me besimtarin katolik n\u00eb k\u00ebto treva dhe p\u00ebrqafimi, m\u00eb von\u00eb, i em\u00ebrtimit t\u00eb ri komb\u00ebtar epirot\/shqiptar u realizua\u00a0 brenda trojeve amtare. Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebto treva mbijetesa etnike komb\u00ebtare e nj\u00ebsuar e paraardh\u00ebsve tan\u00eb, ndeshej p\u00ebr jet\u00eb a vdekje me politika shtet\u00ebrore dhe fetare ballkanase dhe m\u00eb gjer\u00eb asimiluese, p\u00ebrthith\u00ebse, t\u00eb mb\u00ebshtetura n\u00eb nj\u00ebsimin e besimit me komb\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Vepra e F. Bardhit si pjell\u00eb e epok\u00ebs sk\u00ebnderbejiane i sh\u00ebrbeu dhe i sh\u00ebrben dhe sot e k\u00ebsaj dite mbrojtjes dhe \u00e7uarjes p\u00ebrpara t\u00eb idealeve sk\u00ebnderbejiane, konsolidimit t\u00eb kombit plurifetar unikal n\u00eb bot\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Gjith\u00eb ky proces \u00ebsht\u00eb tregues qart\u00ebsisht shpreh\u00ebs i pro\u00e7esit t\u00eb ngjizjes s\u00eb komb\u00ebsis\u00eb shqiptare n\u00eb kushtet e krijuara nga epoka sk\u00ebnderbejiane. Vepra e F. Bardhit si pjell\u00eb asaj epoke i sh\u00ebrbeu dhe i sh\u00ebrben dhe sot e k\u00ebsaj dite mbrojtjes dhe \u00e7uarjes p\u00ebrpara t\u00eb idealeve sk\u00ebnderbejiane, konsolidimit t\u00eb kombit plurifetar t\u00eb shqiptar\u00ebve rast unikal n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Lindja dhe p\u00ebrforcimi i identitetit komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb nga ve\u00e7orit\u00eb themelore dhe t\u00eb p\u00ebrve\u00e7me t\u00eb k\u00ebtij procesi n\u00eb shkall\u00eb evropiane .Kjo ve\u00e7ori as nuk mund t\u00eb injorohet apo t\u00eb anashkalohet p\u00ebr hir t\u00eb nj\u00eb identiteti\u00a0 ideologjik internacionalist apo antinacionalist n\u00eb p\u00ebrmasa bot\u00ebrore, apo t\u00eb nj\u00eb identiteti ballkanik, t\u00eb ashtuquajtur t\u00eb bashkim v\u00ebllaz\u00ebrimit t\u00eb deridjesh\u00ebm. Sot po b\u00ebhet fjal\u00eb dhe p\u00ebr nj\u00eb identitet imagjinar t\u00eb ashatuquajtur evropian, t\u00eb cilit nuk po i qasen as popujt t\u00eb konsideuar m\u00eb evropianist\u00eb t\u00eb koh\u00ebve tona.<\/p>\n<p>Epoka e Sk\u00ebnderbeut, konceptet mbifetare t\u00eb Heroit Komb\u00ebtar ndihmojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar shkaqet, se si komb\u00ebsia arbnore\/epirote n\u00eb rrethana tejet t\u00eb v\u00ebshtira arriti t\u00eb shnd\u00ebrrohet dhe t\u00eb konsolidohet n\u00eb komb modern. N\u00eb rrug\u00ebn q\u00eb hapi kjo epok\u00eb territori, gjuha, hstoria, tiparet kulturore dhe zakonet e p\u00ebrbashk\u00ebta\u00a0 mund\u00ebsuan q\u00eb t\u00eb ruhej dhe t\u00eb p\u00ebrforcohej nj\u00ebsia etnike e neoarb\u00ebresh\u00ebve epirot\u00eb. Ajo triumfoi mbi ndarjet fetare, \u00e7ka p\u00ebr popuj t\u00eb tjer\u00eb si psh, fqinj\u00ebt tan\u00eb sllav\u00eb u b\u00eb e pamundur. Dihet, gjithashtu, se jo pak komb\u00ebsi nuk arrit\u00ebn ta kap\u00ebrcenin k\u00ebt\u00eb prag.<\/p>\n<p>P\u00ebrkundrejt p\u00ebrvojave t\u00eb k\u00ebtilla negative kombi shqiptar u ngrit jo mbi nj\u00eb baz\u00eb fetare, por mbi ndarjet fetare t\u00eb imponuara nga perandorit\u00eb e lashta\u00a0 dhe mesjetare. Prandaj as q\u00eb mund t\u00eb shtrohet sot integrimi i shqiptar\u00ebve n\u00eb Europ\u00eb mbi nj\u00eb platform\u00eb fetare sado moderne t\u00eb paraqitet ajo.<\/p>\n<p>T\u00eb p\u00ebrbashkuar shqiptar\u00ebt do t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb, n\u00eb p\u00ebrputhje me prirjet m\u00eb p\u00ebrparimtare t\u00eb zhvillimeve politike nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si shqiptar\u00eb me gjuh\u00ebn, etnokultur\u00ebn dhe nd\u00ebrgjegjen e p\u00ebrbashk\u00ebt dhe jo t\u00eb ndar\u00eb, si\u00e7 kan\u00eb profetizuar prej koh\u00ebsh doktrinat antishqiptare ballkanase dhe m\u00eb gjer\u00eb, Mjafton t\u00eb kujtojm\u00eb ndarjen serbomadhe n\u00eb shqiptar\u00eb e kosovar\u00eb (allbanci e shi ftari).<\/p>\n<p>Uniteti etnik, politik e kulturor, i cili u fark\u00ebtua n\u00eb luft\u00ebn \u00e7erekshekullore t\u00eb udh\u00ebhequr nga Sk\u00ebnderbeu, mbeti dhe gjat\u00eb sundimit osman, fitorja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e saj. Rilindja Komb\u00ebtare e ngriti at\u00eb n\u00eb nj\u00eb shkalle m\u00eb t\u00eb lart\u00eb duke shpalosur flamurin e shqiptaris\u00eb. N\u00eb frym\u00ebn e pavdekshme t\u00eb epirotizmit sk\u00ebnderbejian, n\u00eb rrug\u00ebn e Frang Bardhit rilindasi i madh i hersh\u00ebm Pashko Vas\u00eb Shkodrani nga Fani i Mirdit\u00ebs,\u00a0 ideatori dhe organizatori i Lidhjes Shqiptare, duke shfryt\u00ebzuar postin e k\u00ebshilltarit t\u00eb valiut t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrmes delegat\u00ebve t\u00eb Kuvendit historik t\u00eb Prizrenit, shpalli manifestin politik t\u00eb Rilindjes p\u00ebr sigurimin e shtetit komb\u00ebtar shqiptar t\u00eb pakt\u00ebn autonom, qysh m\u00eb 15 qershor 1878.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-534658\" src=\"http:\/\/www.gazetadita.al\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/19141400_1531729040213198_915308623_n-248x300.jpg\" sizes=\"(max-width: 248px) 100vw, 248px\" srcset=\"http:\/\/www.gazetadita.al\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/19141400_1531729040213198_915308623_n-248x300.jpg 248w, http:\/\/www.gazetadita.al\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/19141400_1531729040213198_915308623_n.jpg 720w\" alt=\"\" width=\"248\" height=\"300\" \/>At\u00eb dit\u00eb 100 e sa kuvendar\u00ebt atdhetar\u00eb, q\u00eb nga Prizreni ia b\u00ebri t\u00eb qart\u00eb vendimmarr\u00ebsve t\u00eb Kongresit t\u00eb Berlinit dhe Port\u00ebs Lart\u00eb n\u00eb nj\u00eb shpallje t\u00eb n\u00ebnshkruar, bashkarisht nga krer\u00ebt mysliman\u00eb dhe t\u00eb krishter\u00eb, se \u201ct\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt ishin t\u00eb vendosur t\u00eb p\u00ebrballonin \u00e7do vendim negativ q\u00eb do t\u00eb delte nga ai forum dhe \u00e7do sulm, q\u00eb do t\u00eb vinte nga fqinj\u00ebt\u201d.\u00a0 N\u00eb vijim kuvendar\u00ebt deklaronin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb lapidare: \u201cQoft\u00eb i mallkuar kush ndjek interesat egoiste n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb kur atdheu na th\u00ebrret n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb tij. Ne n\u00eb Lidhjen ton\u00eb vendos\u00ebm q\u00eb para s\u00eb gjithash t\u00eb provojm\u00eb q\u00eb, pa diskutuar p\u00ebr fen\u00eb, jemi shqiptar\u00eb\u201d. Dora mjesht\u00ebrore e Pashkos n\u00eb k\u00ebto dokumente historike transmeton programin m\u00eb t\u00eb p\u00ebrparuar t\u00eb Rilindjes jo vet\u00ebm p\u00ebr momentin.<\/p>\n<p>Pa kaluar shum\u00eb koh\u00eb \u00ebsht\u00eb po Pashko Vasa ai q\u00eb do t\u00eb shpall\u00eb, si\u00e7 dokumentohet, n\u00eb nj\u00eb flet\u00eb volante, manifestin letraro-artisitk t\u00eb Rilindjes. Poezia e tij kushtrim \u201cO moj Shqipni!\u201d u shnd\u00ebrrua n\u00eb hymnin e Lidhjes s\u00eb Prizrenit t\u00eb titulluar \u201cBashkimi i Shqipnis\u00eb\u201d, e kompozuar nga prifti arb\u00ebresh Xhovani Kanale. N\u00ebn tingujt e orkestr\u00ebs frymore t\u00eb Katedrales s\u00eb Shkodr\u00ebs t\u00eb drejtuar prej tij u p\u00ebrcoll\u00ebn me qindra luft\u00ebtar\u00eb q\u00eb u nis\u00ebn n\u00eb mbrotje t\u00eb Hotit dhe t\u00eb Grud\u00ebs. Kemi arsye t\u00eb besojm\u00eb se Hymni i Lidhjes u k\u00ebndua i pa cenzuruar, pa far\u00eb kompleksi, nga luft\u00ebr\u00ebt mysliman\u00eb dhe katolik\u00eb: \u201c\u00c7onju shqiptar prej gjumit \u00e7onju dhe n\u00eb nj\u00eb bes\u00eb sht\u00ebrngonju Mos shikjoni kisha e xhamia Feja e Shqiptarit asht shqiptaria!\u201d<\/p>\n<p>Pashko Vas\u00eb Shkodrani, pasi i dha Rilindjes edhe manifestin politik dhe at\u00eb letraro-artistik, i hyri pun\u00ebs tjet\u00ebr madhore shkroi dhe botoi frengjisht manifestin ideologjik t\u00eb epok\u00ebs \u201cE verteta mbi Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt\u201d, ribotuar edhe n\u00eb disa gjuh\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb huaja.<\/p>\n<p>Kalimi nga etnonimi arb\u00ebresh n\u00eb at\u00eb epirot, ta quajm\u00eb tranzitor, dhe s\u00eb fundi n\u00eb at\u00eb shqiptar nuk flet, si\u00e7 pretendohet, p\u00ebr kriz\u00eb identiteti t\u00eb paraardh\u00ebsve tan\u00eb. P\u00ebrkundrazi ai flet p\u00ebr nj\u00eb vitalitet t\u00eb pashembullt t\u00eb bart\u00ebsve t\u00eb k\u00ebtyre etnonim\u00ebve historik\u00eb, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar dhe kap\u00ebrcyer situata mbyt\u00ebse dhe fatale p\u00ebr mbijetes\u00ebn e tyre komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Epoka e Sk\u00ebnderbeut dhe vepra 400-vje\u00e7are e F. Bardhit, si shprehje e nj\u00eb vet\u00ebdije mbifetare europianiste t\u00eb lart\u00eb parakomb\u00ebtare, d\u00ebshmon nj\u00eb identitet komb\u00ebtar t\u00eb ngjizur n\u00eb kushtet e nj\u00eb bashk\u00ebjetese, dhe jo t\u00eb toleranc\u00ebs, six thuhet e shkruhet zakonisht, nd\u00ebrfetare shekullore. N\u00eb k\u00ebto rrethana jan\u00eb paralizuar dhe zbehur p\u00ebrpjekjet dhe nxitjet q\u00eb nuk kan\u00eb munguar edhe n\u00eb vendin ton\u00eb p\u00ebr t\u2019i shnd\u00ebrruar dallimet fetare n\u00eb kontradikta apo deri n\u00eb p\u00ebrleshje fetare t\u00eb cilat kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pranishme te fqinj\u00ebt tan\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar.<\/p>\n<p>Q\u00eb k\u00ebtej t\u00eb p\u00ebrforcohet bindja p\u00ebrkundrejt m\u00ebtimeve t\u00eb paarsyetueshme se ne shqiptar\u00ebve nuk na lind nevoja ta rishkruajm\u00eb identitetin ton\u00eb skenderbejian. Pra, atdhetarizmi dhe evropianiteti i F.Bardhit mbetet aktual sot dhe gjith\u00eb dit\u00ebn.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prof. Gazmend Shpuza &nbsp; Vepr\u00ebn historike kushtuar Heroit Komb\u00ebtar e njohur si \u201cApologjia\u201d e Sk\u00ebnderbeut, Frang Bardhi, e hartoi n\u00eb udh\u00ebtim e sip\u00ebr n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb rekord p\u00ebr t\u00eb mbrojtur p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb epirote gjegj\u00ebsisht shqiptare t\u00eb Gjergj Kastriotit nga sulmet e boshnjakut Marnojevi\u00e7. Vepra p\u00ebrve\u00e7 erudicionit brilant dhe kritereve shkencore t\u00eb p\u00ebrpilimit t\u00eb saj p\u00ebrshkohet nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":22645,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[14,15],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>\u201cApologjia\u201d e Sk\u00ebnderbeut, vepra q\u00eb Frang Bardhi e hartoi n\u00eb udh\u00ebtim e sip\u00ebr p\u00ebr t\u00eb mbrojtur p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb komb\u00ebtare shqiptare - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=22644\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"\u201cApologjia\u201d e Sk\u00ebnderbeut, vepra q\u00eb Frang Bardhi e hartoi n\u00eb udh\u00ebtim e sip\u00ebr p\u00ebr t\u00eb mbrojtur p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb komb\u00ebtare shqiptare - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Prof. Gazmend Shpuza &nbsp; Vepr\u00ebn historike kushtuar Heroit Komb\u00ebtar e njohur si \u201cApologjia\u201d e Sk\u00ebnderbeut, Frang Bardhi, e hartoi n\u00eb udh\u00ebtim e sip\u00ebr n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb rekord p\u00ebr t\u00eb mbrojtur p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb epirote gjegj\u00ebsisht shqiptare t\u00eb Gjergj Kastriotit nga sulmet e boshnjakut Marnojevi\u00e7. Vepra p\u00ebrve\u00e7 erudicionit brilant dhe kritereve shkencore t\u00eb p\u00ebrpilimit t\u00eb saj p\u00ebrshkohet nga [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=22644\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-06-09T07:31:01+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/apologjia-Skenderbeu.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"905\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"395\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=22644\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=22644\",\"name\":\"\u201cApologjia\u201d e Sk\u00ebnderbeut, vepra q\u00eb Frang Bardhi e hartoi n\u00eb udh\u00ebtim e sip\u00ebr p\u00ebr t\u00eb mbrojtur p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb komb\u00ebtare shqiptare - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=22644#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=22644#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/apologjia-Skenderbeu.jpg\",\"datePublished\":\"2020-06-09T07:31:01+00:00\",\"dateModified\":\"2020-06-09T07:31:01+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=22644#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=22644\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=22644#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/apologjia-Skenderbeu.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/apologjia-Skenderbeu.jpg\",\"width\":905,\"height\":395},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=22644#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"\u201cApologjia\u201d e Sk\u00ebnderbeut, vepra q\u00eb Frang Bardhi e hartoi n\u00eb udh\u00ebtim e sip\u00ebr p\u00ebr t\u00eb mbrojtur p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb komb\u00ebtare shqiptare\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\u201cApologjia\u201d e Sk\u00ebnderbeut, vepra q\u00eb Frang Bardhi e hartoi n\u00eb udh\u00ebtim e sip\u00ebr p\u00ebr t\u00eb mbrojtur p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb komb\u00ebtare shqiptare - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=22644","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"\u201cApologjia\u201d e Sk\u00ebnderbeut, vepra q\u00eb Frang Bardhi e hartoi n\u00eb udh\u00ebtim e sip\u00ebr p\u00ebr t\u00eb mbrojtur p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb komb\u00ebtare shqiptare - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"Prof. Gazmend Shpuza &nbsp; Vepr\u00ebn historike kushtuar Heroit Komb\u00ebtar e njohur si \u201cApologjia\u201d e Sk\u00ebnderbeut, Frang Bardhi, e hartoi n\u00eb udh\u00ebtim e sip\u00ebr n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb rekord p\u00ebr t\u00eb mbrojtur p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb epirote gjegj\u00ebsisht shqiptare t\u00eb Gjergj Kastriotit nga sulmet e boshnjakut Marnojevi\u00e7. Vepra p\u00ebrve\u00e7 erudicionit brilant dhe kritereve shkencore t\u00eb p\u00ebrpilimit t\u00eb saj p\u00ebrshkohet nga [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=22644","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2020-06-09T07:31:01+00:00","og_image":[{"width":905,"height":395,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/apologjia-Skenderbeu.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"13 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=22644","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=22644","name":"\u201cApologjia\u201d e Sk\u00ebnderbeut, vepra q\u00eb Frang Bardhi e hartoi n\u00eb udh\u00ebtim e sip\u00ebr p\u00ebr t\u00eb mbrojtur p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb komb\u00ebtare shqiptare - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=22644#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=22644#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/apologjia-Skenderbeu.jpg","datePublished":"2020-06-09T07:31:01+00:00","dateModified":"2020-06-09T07:31:01+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=22644#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=22644"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=22644#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/apologjia-Skenderbeu.jpg","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/apologjia-Skenderbeu.jpg","width":905,"height":395},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=22644#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"\u201cApologjia\u201d e Sk\u00ebnderbeut, vepra q\u00eb Frang Bardhi e hartoi n\u00eb udh\u00ebtim e sip\u00ebr p\u00ebr t\u00eb mbrojtur p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb komb\u00ebtare shqiptare"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/apologjia-Skenderbeu.jpg","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/apologjia-Skenderbeu-150x150.jpg",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/apologjia-Skenderbeu.jpg",905,395,false]},"categories_names":{"14":{"name":"Kultur\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=14"},"15":{"name":"Libri","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=15"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/apologjia-Skenderbeu-150x150.jpg",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/apologjia-Skenderbeu.jpg",300,131,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/apologjia-Skenderbeu.jpg",305,133,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/apologjia-Skenderbeu.jpg",400,175,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/apologjia-Skenderbeu.jpg",600,262,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/apologjia-Skenderbeu.jpg",905,395,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/apologjia-Skenderbeu.jpg",130,57,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/apologjia-Skenderbeu.jpg",905,395,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22644"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=22644"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22644\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":22646,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22644\/revisions\/22646"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/22645"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=22644"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=22644"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=22644"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}