{"id":22396,"date":"2020-06-01T10:58:05","date_gmt":"2020-06-01T08:58:05","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=22396"},"modified":"2020-06-01T10:58:05","modified_gmt":"2020-06-01T08:58:05","slug":"170-vjet-pa-sami-frasherin-kontributi-i-tij-ne-shtypin-e-diaspores","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=22396","title":{"rendered":"170 vjet pa Sami Frash\u00ebrin, kontributi i tij n\u00eb shtypin e diaspor\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Nga Jolanda LILA, Tiran\u00eb<\/p>\n<p><em>Sami Frash\u00ebri ishte poligloti, shkenc\u00ebtari, mendimtari enciklopedist, q\u00eb dha nj\u00eb ndihmes\u00eb t\u00eb vyer, jo vet\u00ebm p\u00ebr kultur\u00ebn shqiptare, por edhe at\u00eb turke. I njohur gjer\u00ebsisht p\u00ebr bot\u00ebn si Shemsedin Sami, ai shkroi rreth 50 vepra n\u00eb disa zhanre, si: studime shkencore, shkrime letrare e historike, si dhe publicistik\u00eb. <\/em><em>N\u00eb vijim, po p\u00ebrcjellim disa fakte q\u00eb shpalosin profilin e tij krijues dhe ve\u00e7an\u00ebrisht do t\u00eb ndalemi n\u00eb rolin q\u00eb luajti n\u00eb gazetarin\u00eb turke t\u00eb viteve tet\u00ebdhjet\u00eb <\/em><em>e n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, meqen\u00ebse kjo veprimtari e tij ka mbetur n\u00eb hije n\u00eb raport me t\u00eb tjerat, ku ai u angazhua. 170 vjet m\u00eb par\u00eb, n\u00eb 1 qershorin e vitit 1850, lindi Sami Frash\u00ebri. Ndon\u00ebse jetoi vet\u00ebm 54 vjet, ai shkroi rreth 50 vepra, disa prej tyre shum\u00ebv\u00ebllim\u00ebshe, nd\u00ebrsa publikoi qindra artikuj n\u00eb shtypin e koh\u00ebs n\u00eb Turqi e m\u00eb gjer\u00eb. <\/em><\/p>\n<p><strong>Revolucionarizuesi i dy kulturave<\/strong><\/p>\n<p>Dijet enciklopedike t\u00eb Sami Frash\u00ebrit kan\u00eb sh\u00ebnjuar jo vet\u00ebm gurthemelin e Rilindjes Komb\u00ebtare Shqiptare (t\u00eb shprehur drejtp\u00ebrdrejt p\u00ebrmes vepr\u00ebs \u201cShqip\u00ebria \u00e7\u2019ka qen\u00eb, \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb e \u00e7\u2019do t\u00eb b\u00ebhet\u201d), por kan\u00eb ngritur edhe bazat e mendimit shkencor gjuh\u00ebsor t\u00eb shqipes e t\u00eb turqishtes. N\u00eb t\u00eb dyja kulturat ai solli risi themelore, q\u00eb u b\u00ebn\u00eb p\u00ebrcaktuese p\u00ebr zhvillimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb fushave, me t\u00eb cilat u mor m\u00eb s\u00eb tep\u00ebrmi. Konkretisht, n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb ai do t\u00eb mbahet mend si nj\u00eb nga personalitetet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb L\u00ebvizjes Komb\u00ebtare Shqiptare, udh\u00ebheq\u00ebs politik e ideologjik, demokrat e revolucionar mendjendritur, q\u00eb nuk e ndali deri n\u00eb fund t\u00eb jet\u00ebs aktivitetin patriotik e politik p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. \u201cShoq\u00ebria e t\u00eb shtypurit shkronja shqip\u201d, e ngritur me nism\u00ebn e tij n\u00eb vitin 1879, ndikoi fuqish\u00ebm p\u00ebr zhvillimin e arsimit, duke hapur shum\u00eb shkolla shqipe n\u00ebp\u00ebr qytete t\u00eb ndryshme dhe e konsolidoi alfabetin e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe, duke v\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu themelet e gjuh\u00ebs dhe t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe. Pik\u00ebrisht ky projekt i Sami Frash\u00ebrita, q\u00eb u miratua zyrtarisht m\u00eb von\u00eb edhe n\u00eb Kongresin e Manastirit (1908), mb\u00ebshtetej n\u00eb parimin fonetik t\u00eb gjuh\u00ebs dhe n\u00eb alfabetin latin, t\u00eb plot\u00ebsuar me shkronja t\u00eb ve\u00e7anta, n\u00eb p\u00ebrshtatje me tingujt e shqipes. N\u00eb parim, me shum\u00eb pak ndryshime, alfabeti q\u00eb kemi sot (i miratuar 110 vjet m\u00eb par\u00eb), \u00ebsht\u00eb konceptuar nga Sami Frash\u00ebri.<\/p>\n<p>Mes shum\u00eb veprimtarive t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr arsimin e kultur\u00ebn shqiptare, \u201cShoq\u00ebria e t\u00eb shtypurit shkronja shqip\u201d do t\u00eb mbahet mend edhe p\u00ebr botimin e revist\u00ebs \u201cDrita\u201d dhe, m\u00eb pas, me emrin \u201cDituria\u201d, e ideuar dhe e botuar me nism\u00ebn e Samiut, Naimit dhe t\u00eb Pandeli Sotirit. Kjo revist\u00eb do t\u00eb mbetet n\u00eb historin\u00eb e shtypit shqiptar si revista e par\u00eb me natyr\u00eb didaktiko-pedagogjike, por edhe si nj\u00eb organ kulturoro-shkencor, letrar e, m\u00eb tej, me synime t\u00eb dukshme, me p\u00ebrmbajtje e prirje t\u00eb theksuara komb\u00ebtare. N\u00eb shum\u00eb shkrime t\u00eb botuara prej Sami Frash\u00ebrit n\u00eb k\u00ebt\u00eb revist\u00eb shp\u00ebrfaqet mendimi se \u201c<em>\u00e7do popull q\u00eb nuk ka t\u00eb shkruar gjuh\u00ebn e vet dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjuh\u00eb nuk ka libra, ndodhet n\u00eb err\u00ebsir\u00eb<\/em>\u201c.<\/p>\n<p>Ai mbetet nj\u00eb m\u00ebsues i madh i t\u00eb v\u00ebrtetave shkencore edhe n\u00eb historin\u00eb e Turqis\u00eb, pasi ishte leksikografi q\u00eb e hartoi fjalorin e par\u00eb normativ shpjegues t\u00eb turqishtes (40 mij\u00eb fjal\u00eb), fjalor ky i p\u00ebrdorur gjer\u00ebsisht n\u00eb gjuh\u00ebsin\u00eb turke, pasi e standardizon shkenc\u00ebrisht gjuh\u00ebn turke, ngase deri at\u00ebher\u00eb p\u00ebrdorej osmanishtja. Gjithashtu ai i ka hartuar fjalor\u00ebt dygjuh\u00ebsh turqisht-fr\u00ebngjisht, fr\u00ebngjisht-turqisht dhe turqisht-arabisht, si dhe Fjalorin Enciklopedik t\u00eb Turqishtes \u201cKamusul Alam\u201d. Emrin e tij, Shemsedin Sami, e mbajn\u00eb edhe librat p\u00ebr alfabetin dhe gramatik\u00ebn e gjuh\u00ebs turke, si dhe shum\u00eb tekste t\u00eb tjera didaktike, t\u00eb cilat i dhan\u00eb hov zhvillimit t\u00eb arsimit n\u00eb Turqi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, me veprat e veta letrare, ai solli nj\u00eb frym\u00eb t\u00eb re dhe krejt\u00ebsisht origjinale n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb turke, duke e zhvilluar ve\u00e7an\u00ebrisht zhanrin e proz\u00ebs dhe t\u00eb dram\u00ebs. Me veprat e veta dhe me dijet q\u00eb pati n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb ndryshme, ai ndikoi jo vet\u00ebm n\u00eb revolucionarizimin e kultur\u00ebs shqiptare dhe asaj turke, por edhe t\u00eb asaj universale, nd\u00ebrsa kjo bie n\u00eb sy ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb studimet e tij me karakter krahasues.<\/p>\n<p><strong>Pse shkroi m\u00eb shum\u00eb n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaj?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb p\u00ebrllogaritje t\u00eb veprave t\u00eb Sami Frash\u00ebrit, rreth 90% e tyre jan\u00eb shkruar n\u00eb osmanishte, turqishte a n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb huaja dhe pjesa tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb n\u00eb shqip. N\u00eb shqip i shkroi i botoi k\u00ebto vepra: \u201cAlfabetarja e gjuh\u00ebs shqipe\u201d, \u201cShkronj\u00ebtore e gjuh\u00ebs shqipe\u201d, \u201cDheshkronja\u201d, \u201cFjalor i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i historis\u00eb dhe i gjeografis\u00eb\u201d dhe \u201cShqip\u00ebria \u00e7\u2019ka qen\u00eb, \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb e \u00e7\u2019do t\u00eb b\u00ebhet\u00eb?\u201d, lib\u00ebr q\u00eb sh\u00ebrbeu si programi ideologjik i Rilindjes Komb\u00ebtare Shqiptare.<\/p>\n<p>Pjesa tjet\u00ebr e veprave jan\u00eb t\u00eb gjitha n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaj. Disa m\u00eb kryesoret jan\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe vitet e fundit, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb kolona e 20 veprave t\u00eb Sami Frash\u00ebrit, botuar nga Sht\u00ebpia Botuese \u201cLogos-A\u201d n\u00eb Shkup. Pavar\u00ebsisht se shumica e veprave t\u00eb tij jan\u00eb botuar n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaj, p\u00ebrmbajta dhe subjekti i tyre, n\u00eb pjes\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb rasteve, \u00ebsht\u00eb me l\u00ebnd\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Fakti q\u00eb ka shkruar n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaj m\u00eb tep\u00ebr se n\u00eb at\u00eb shqipe, sipas nesh, p\u00ebrligjet me dy arsye kryesore:\u00a0<em>s\u00eb pari<\/em>, p\u00ebr vet\u00eb kushtet n\u00eb t\u00eb cilat gjendej vendi yn\u00eb, ai kishte si synim q\u00eb t\u2019i b\u00ebnte t\u00eb ditur bot\u00ebs dhe ve\u00e7an\u00ebrisht Perandoris\u00eb Osmani realitetin historik, politik, shoq\u00ebror e kulturor shqiptar, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ndikonte n\u00eb autonomin\u00eb e vendit; dhe,\u00a0<em>s\u00eb dyti<\/em>, n\u00eb Shqip\u00ebri mbizot\u00ebronte analfabetizmi dhe vepra mund t\u00eb qarkullonte vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb rreth t\u00eb ngusht\u00eb lexuesish. Meqen\u00ebse synimi i \u00e7do autori \u00ebsht\u00eb t\u00eb komunikoj\u00eb me lexuesit, ai vetvetish\u00ebm ka zgjedhur si gjuh\u00eb at\u00eb q\u00eb e ofron me m\u00eb shum\u00eb lexues, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebr\u00e7uar mesazhet e tij. Si argument ilustrues p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kujtojm\u00eb se romani \u201cDashuria e Talatit me Fitneten\u201d (1872), bashk\u00eb me romanin \u201cBardha e Temalit\u201d (shkruar n\u00eb fr\u00ebngjisht) t\u00eb Pashko Vas\u00ebs, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb pik\u00ebnisjen e historis\u00eb s\u00eb romanit t\u00eb shkruar nga shqiptar\u00ebt, me subjekt, mend\u00ebsi, koh\u00eb-hap\u00ebsir\u00eb e personazhe krejt\u00ebsisht shqiptare, por t\u00eb shkruara n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaj. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur nuk dihej shkrim e k\u00ebndim, si mund t\u00eb lexohej romani n\u00eb Shqip\u00ebri? K\u00ebt\u00eb e d\u00ebshmon edhe fakti q\u00eb poezia ishte m\u00eb popullore sesa zhanret e tjera n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, pasi nuk k\u00ebrkonte domosdoshm\u00ebrisht nj\u00eb akt individual leximi, si\u00e7 lipset n\u00eb perceptimin e romanit si zhan\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>Kontributi q\u00eb i dha zhvillimit t\u00eb shtypit turk<\/strong><\/p>\n<p>Meqen\u00ebse \u00ebsht\u00eb folur gjer\u00ebsisht p\u00ebr kontributin q\u00eb ka pasur p\u00ebr zhvillimin e arsimit dhe kultur\u00ebs turke n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, me interes gjykojm\u00eb drit\u00ebsimin e rolit t\u00eb tij n\u00eb zhvillimin e shtypit turk. Kronist\u00ebt e koh\u00ebs dhe studiuesit e Sami Frash\u00ebrit shkruajn\u00eb se ai ishte 22 vje\u00e7 kur nisi rrug\u00ebtimin e gazetaris\u00eb. M\u00eb 1871 Samiu arriti n\u00eb Stamboll, ku u em\u00ebrua n\u00eb pun\u00eb n\u00eb Zyr\u00ebn e Botimeve \u201cMatbuat Kalemi\u201d. Ai mori shum\u00eb fam\u00eb n\u00eb rrethet intelektuale turke kur botoi romanin e par\u00eb \u201cDashuria e Talatit me Fitneten\u201d n\u00eb revist\u00ebn \u201cHadika\u201d (\u201cKopshti\u201d), organ i qarqeve p\u00ebrparimtare turke, nd\u00ebrsa themelues i revist\u00ebs ishte poeti dhe iluministi i njohur turk Namik Kemal, q\u00eb u b\u00eb m\u00eb von\u00eb nj\u00eb nga miqt\u00eb m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb Sami Frash\u00ebrit. Sipas studiuesit Hasan Kaleshi, mendohet se pik\u00ebrisht pas botimit t\u00eb k\u00ebtij romani, revista \u00ebsht\u00eb drejtuar nga Samiu, duke u bazuar n\u00eb referencat e \u201cIsmal-i Ansiklopedisi\u201d.<\/p>\n<p>Puna e tij m\u00eb e madhe, ku ai spikati jo vet\u00ebm si drejtues, por edhe si publicist, ishte angazhimi n\u00eb revist\u00ebn \u201cHadika\u201d. Por, ajo nuk pati jet\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, sepse u mbyll p\u00ebr shkak t\u00eb publikimit t\u00eb dram\u00ebs \u201cAtdheu dhe Silistria\u201d t\u00eb Namik Qemalit. Sami Frash\u00ebri e themeloi m\u00eb von\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr gazet\u00eb me emrin \u201cSira\u00e7\u201d (\u201cFeneri\u201d), ku punoi edhe si redaktor, edhe si p\u00ebrkthyes.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Guvernatorit t\u00eb Tripolit, Sami Pasha (babai i shkrimtarit t\u00eb njohur Sezai Effendi), Samiu e mori drejtimin e gazet\u00ebs \u201cTrablusgarp\u201d, organ i Vilajetit t\u00eb Tripolit, q\u00eb dilte n\u00eb dy gjuh\u00eb: arabisht dhe turqisht. Sipas studiuesit Hamit Bori\u00e7i, q\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb gjer\u00ebsisht me specifikat e k\u00ebsaj gazete, por edhe t\u00eb gazetave t\u00eb tjera ku ka punuar Sami Frash\u00ebri, thuhet se ai, me zgjuarsi e mjesht\u00ebri, i propagandonte idet\u00eb e l\u00ebvizjes p\u00ebrparimtare turke t\u00eb asaj kohe dhe, n\u00eb disa artikuj, evokonte edhe historin\u00eb dhe traditat e kombit shqiptar.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb viti q\u00ebndrimi n\u00eb Tripoli, ai rikthehet n\u00eb Stamboll dhe vijon t\u00eb shkruaj\u00eb n\u00eb disa gazeta t\u00eb p\u00ebrditshme. Me interes ishin artikujt e publikuar n\u00eb gazet\u00ebn \u201cSabah\u201d (\u201cM\u00ebngjesi\u201d), e dyta e p\u00ebrditshme m\u00eb e madhe n\u00eb Perandorin\u00eb Osmane, ku ai shprehu njohurit\u00eb e veta t\u00eb thella si filozof e historian, gjuh\u00ebtar e shkrimtar dhe u b\u00eb k\u00ebshtu nj\u00eb nga z\u00ebrat m\u00eb autoritar\u00eb t\u00eb publicistik\u00ebs turke.<\/p>\n<p>Gazeta e fundit q\u00eb drejtoi Samiu ishte \u201cTer\u00e7uman-i Shar\u201d (\u201cZ\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Lindjes\u201d), gazet\u00eb e p\u00ebrditshme, t\u00eb cil\u00ebn e udh\u00ebhoqi nga numri 74 deri n\u00eb numrin 179, p\u00ebrkat\u00ebsisht nga qershori deri n\u00eb n\u00ebntorin e vitit 1878. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe nj\u00eb vend t\u00eb posa\u00e7\u00ebm n\u00eb gazet\u00eb i kushtoi Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit, ku idet\u00eb dhe debatet intelektuale mbi k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje gjet\u00ebn pasqyrim n\u00eb shum\u00eb faqe t\u00eb gazet\u00ebs.<\/p>\n<p>Sami Frash\u00ebri u shqua si publicist edhe n\u00eb disa revista q\u00eb ai i drejtoi, si: \u201cMuharrir\u201d (\u201cShkrimtari\u201d), \u201cAlie\u201d (\u201cFamilja\u201d), \u201cHafta\u201d (Java), nj\u00eb revist\u00eb letrare e shkencore etj. N\u00eb k\u00ebto revista u trajtuan kryesisht probleme shoq\u00ebror\u00eb, t\u00eb arsimit, t\u00eb edukat\u00ebs, t\u00eb kultur\u00ebs dhe t\u00eb shkenc\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb gjith\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb vet, qoft\u00eb si drejtues shtypi, ose edhe si publicist, ai ka spikatur p\u00ebr vizionin e qart\u00eb, p\u00ebr stilin polemist dhe p\u00ebr njohurit\u00eb e thella n\u00eb disa fusha t\u00eb dijes. Ai mendonte se gazetari duhet t\u00eb ishte njeri q\u00eb i p\u00ebrkushtohet dijes e idealeve komb\u00ebtare dhe jo interesave vetjake. K\u00ebto pik\u00ebpamje t\u00eb shprehura p\u00ebr gazetarin\u00eb ai diti t\u2019i v\u00ebr\u00eb m\u00eb s\u00eb miri n\u00eb jet\u00eb p\u00ebrmes shkrimeve t\u00eb veta, t\u00eb cilat mbeten ende t\u00eb panjohura p\u00ebr publikun shqiptar, pasi thuajse nuk jan\u00eb p\u00ebrkthyer fare n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Mbetet nj\u00eb thesar p\u00ebr t\u2019u zbuluar.\/http:\/\/redaktori.com<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Jolanda LILA, Tiran\u00eb Sami Frash\u00ebri ishte poligloti, shkenc\u00ebtari, mendimtari enciklopedist, q\u00eb dha nj\u00eb ndihmes\u00eb t\u00eb vyer, jo vet\u00ebm p\u00ebr kultur\u00ebn shqiptare, por edhe at\u00eb turke. I njohur gjer\u00ebsisht p\u00ebr bot\u00ebn si Shemsedin Sami, ai shkroi rreth 50 vepra n\u00eb disa zhanre, si: studime shkencore, shkrime letrare e historike, si dhe publicistik\u00eb. N\u00eb vijim, po [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":3823,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[14,19],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>170 vjet pa Sami Frash\u00ebrin, kontributi i tij n\u00eb shtypin e diaspor\u00ebs - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=22396\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"170 vjet pa Sami Frash\u00ebrin, kontributi i tij n\u00eb shtypin e diaspor\u00ebs - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Jolanda LILA, Tiran\u00eb Sami Frash\u00ebri ishte poligloti, shkenc\u00ebtari, mendimtari enciklopedist, q\u00eb dha nj\u00eb ndihmes\u00eb t\u00eb vyer, jo vet\u00ebm p\u00ebr kultur\u00ebn shqiptare, por edhe at\u00eb turke. I njohur gjer\u00ebsisht p\u00ebr bot\u00ebn si Shemsedin Sami, ai shkroi rreth 50 vepra n\u00eb disa zhanre, si: studime shkencore, shkrime letrare e historike, si dhe publicistik\u00eb. N\u00eb vijim, po [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=22396\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-06-01T08:58:05+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/joli.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"473\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"577\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=22396\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=22396\",\"name\":\"170 vjet pa Sami Frash\u00ebrin, kontributi i tij n\u00eb shtypin e diaspor\u00ebs - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=22396#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=22396#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/joli.jpg\",\"datePublished\":\"2020-06-01T08:58:05+00:00\",\"dateModified\":\"2020-06-01T08:58:05+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=22396#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=22396\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=22396#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/joli.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/joli.jpg\",\"width\":473,\"height\":577},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=22396#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"170 vjet pa Sami Frash\u00ebrin, kontributi i tij n\u00eb shtypin e diaspor\u00ebs\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"170 vjet pa Sami Frash\u00ebrin, kontributi i tij n\u00eb shtypin e diaspor\u00ebs - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=22396","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"170 vjet pa Sami Frash\u00ebrin, kontributi i tij n\u00eb shtypin e diaspor\u00ebs - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"Nga Jolanda LILA, Tiran\u00eb Sami Frash\u00ebri ishte poligloti, shkenc\u00ebtari, mendimtari enciklopedist, q\u00eb dha nj\u00eb ndihmes\u00eb t\u00eb vyer, jo vet\u00ebm p\u00ebr kultur\u00ebn shqiptare, por edhe at\u00eb turke. I njohur gjer\u00ebsisht p\u00ebr bot\u00ebn si Shemsedin Sami, ai shkroi rreth 50 vepra n\u00eb disa zhanre, si: studime shkencore, shkrime letrare e historike, si dhe publicistik\u00eb. N\u00eb vijim, po [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=22396","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2020-06-01T08:58:05+00:00","og_image":[{"width":473,"height":577,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/joli.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"9 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=22396","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=22396","name":"170 vjet pa Sami Frash\u00ebrin, kontributi i tij n\u00eb shtypin e diaspor\u00ebs - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=22396#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=22396#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/joli.jpg","datePublished":"2020-06-01T08:58:05+00:00","dateModified":"2020-06-01T08:58:05+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=22396#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=22396"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=22396#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/joli.jpg","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/joli.jpg","width":473,"height":577},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=22396#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"170 vjet pa Sami Frash\u00ebrin, kontributi i tij n\u00eb shtypin e diaspor\u00ebs"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/joli.jpg","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/joli-150x150.jpg",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/joli.jpg",473,577,false]},"categories_names":{"14":{"name":"Kultur\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=14"},"19":{"name":"Reportazh \/ Profil","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=19"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/joli-150x150.jpg",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/joli.jpg",246,300,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/joli.jpg",170,207,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/joli.jpg",400,488,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/joli.jpg",473,577,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/joli.jpg",473,577,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/joli.jpg",78,95,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/joli.jpg",473,577,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22396"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=22396"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22396\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":22397,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22396\/revisions\/22397"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/3823"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=22396"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=22396"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=22396"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}