{"id":22100,"date":"2020-05-20T14:20:49","date_gmt":"2020-05-20T12:20:49","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=22100"},"modified":"2020-05-20T14:20:49","modified_gmt":"2020-05-20T12:20:49","slug":"merreni-si-shembull-ibrahim-rugoven","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=22100","title":{"rendered":"Merreni si shembull Ibrahim Rugov\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Enver Robelli<\/strong><\/p>\n<p><strong>Nga politikan\u00ebt e Kosov\u00ebs Ibrahim Rugova ka qen\u00eb nd\u00ebr t\u00eb rrall\u00ebt q\u00eb ka mbajtur q\u00ebndrim korrekt n\u00eb raport me zhvillimet politike n\u00eb Shqip\u00ebri. Shum\u00eb politikan\u00eb kosovar\u00eb besojn\u00eb se protagonizmi politik n\u00eb Tiran\u00eb i b\u00ebn patriot\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb. Fakti q\u00eb jo pak politikan\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me ambicie d\u00ebmshkaktuese p\u00ebrzihen n\u00eb politik\u00ebn e Kosov\u00ebs e b\u00ebn situat\u00ebn edhe m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlikuar. Rezultati \u00ebsht\u00eb ky q\u00eb po e shohim: mes qeverive aktuale t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb komunikimi \u00ebsht\u00eb af\u00ebr zeros, nd\u00ebrsa polemikat nga distanca pothuaj t\u00eb p\u00ebrnatshme. Por ky nuk \u00ebsht\u00eb zhvillim i ri, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm epilog i pritsh\u00ebm i keqkuptimeve shum\u00ebvje\u00e7are. Mjafton t\u00eb shikohet raporti mes Sali Berish\u00ebs dhe Hashim Tha\u00e7it. E hap\u00ebn tunelin e Kalimashit duke lavd\u00ebruar nj\u00ebri-tjetrin si patriot\u00eb, nd\u00ebrsa sot e quajn\u00eb shoqi-shoqin sh\u00ebrb\u00ebtor t\u00eb Serbis\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>Prej politikan\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs mbase vet\u00ebm Ibrahim Rugova ka ditur t\u00eb mbaj\u00eb q\u00ebndrim korrekt ndaj sken\u00ebs politike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Nuk ka nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb mo\u00e7alin e atjesh\u00ebm politik dhe nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pal\u00eb e nj\u00ebrit apo tjetrit kamp politik n\u00eb Tiran\u00eb. M\u00eb 1997, kur Shqip\u00ebria gati u hodh n\u00eb aj\u00ebr si pasoj\u00eb e kriz\u00ebs s\u00eb piramidave financiare dhe kur shum\u00eb kosovar\u00eb (mes tyre edhe z\u00ebra publik\u00eb si profesor\u00eb e publicist\u00eb mendjeleht\u00eb) nguteshin t\u00eb pozicionoheshin o me Sali Berish\u00ebn, o me \u201cbandit\u00ebt e jugut\u201d, Rugova l\u00ebshoi nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb matur q\u00eb af\u00ebrsisht ting\u00ebllonte k\u00ebshtu: ne n\u00eb Kosov\u00eb po i p\u00ebrcjellim me shum\u00eb shqet\u00ebsim zhvillimet n\u00eb Shqip\u00ebri, shpresojm\u00eb q\u00eb partit\u00eb do t\u00eb gjejn\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr qet\u00ebsimin e situat\u00ebs. Paramendojeni Rugov\u00ebn m\u00eb 1997 n\u00ebp\u00ebr studio televizive duke b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr demonstrata t\u00eb \u201cberishist\u00ebve\u201d kund\u00ebr t\u00eb djegurve nga rr\u00ebnimi i piramidave financiare. Nuk mund ta paramendoni! N\u00eb at\u00eb koh\u00eb jo vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e elektoratit t\u00eb LDK-s\u00eb, partis\u00eb s\u00eb Rugov\u00ebs, por edhe pjesa d\u00ebrmuese e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs nuk kishin fare mir\u00ebkuptim p\u00ebr kryengritjen e armatosur t\u00eb atyre q\u00eb kishin humbur parat\u00eb n\u00eb aventura financiare dhe tani po shnd\u00ebrroheshin n\u00eb ushtri ilegale t\u00eb Partis\u00eb Socialiste p\u00ebr t\u00eb kapur pushtetin, t\u00eb cilin \u2013 p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs &#8211; Berisha e kishte keqp\u00ebrdorur r\u00ebnd\u00eb. P\u00ebrball\u00eb k\u00ebtij ballafaqimi ekstrem, Rugova nuk pranoi t\u00eb acaroj\u00eb situat\u00ebn duke mbajtur an\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. Nj\u00eb fushat\u00eb populliste kund\u00ebr socialist\u00ebve dhe n\u00eb favor t\u00eb demokrat\u00ebve gjithsesi do t\u00eb ndezte masat n\u00eb Kosov\u00eb. Por ky nuk ishte opsion p\u00ebr Rugov\u00ebn.<\/p>\n<div class=\"mobile-show-more\">\n<p>Kur presidenti Sali Berisha m\u00eb 1997 u p\u00ebrpoq ta eklipsoj\u00eb kriz\u00ebn piramidale n\u00eb vendin e tij duke iu b\u00ebr\u00eb thirrje shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs t\u2019i bashkohen protestave t\u00eb opozit\u00ebs serbe p\u00ebr zgjedhje t\u00eb lira n\u00eb Serbin\u00eb e Sllobodan Millosheviqit, Rugova nuk e d\u00ebgjoi dhe mori nj\u00eb vendim: nuk e takoi kurr\u00eb m\u00eb Berish\u00ebn, por as nuk tha fjal\u00eb t\u00eb r\u00ebnda kund\u00ebr tij n\u00eb opinionin publik. E injoroi. (Kjo qe e mundur edhe p\u00ebr shkak se nga viti 1997 deri m\u00eb 2005 Berisha ishte n\u00eb opozit\u00eb dhe nuk kishte mund\u00ebsi t\u00eb interferoj\u00eb ndjesh\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb. Por nuk ka asnj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb Rugov\u00ebs ku thot\u00eb se nuk do t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me pushtetet legjitime n\u00eb Tiran\u00eb).<\/p>\n<p>M\u00eb 1997 Kosova kishte halle t\u00eb tjera dhe aleanca me opozit\u00ebn serbe, si\u00e7 e k\u00ebrkonte Berisha, me shpres\u00ebn se k\u00ebshtu do t\u00eb rr\u00ebzohet Millosheviqi, nuk ishte kauz\u00eb q\u00eb do t\u2019i ndihmonte Kosov\u00ebs, sepse q\u00ebndrimet e opozit\u00ebs politike serbe ndaj shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, me ndonj\u00eb p\u00ebrjashtim, nuk dallonin prej atyre t\u00eb despotit serb. M\u00eb von\u00eb Rugova nuk e atakoi as kryeministrin Fatos Nano, kur ky i fundit n\u00eb shtypin gjerman tha se pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhje moderne e konfliktit. Natyrisht q\u00eb Rugova nuk pajtohej me q\u00ebndrimin e Nanos, por nuk e shihte t\u00eb udh\u00ebs t\u00eb hidhte benzin\u00eb n\u00eb zjarr, t\u00eb hapte fronte mes politikan\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb Ballkan, sepse e dinte se nga k\u00ebto ballafaqime do t\u00eb p\u00ebsonin shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Nj\u00ebher\u00eb, megjithat\u00eb, edhe Rugova \u00ebsht\u00eb keqp\u00ebrdorur: m\u00eb 1994 Berisha deshi t\u00eb b\u00ebhej sundimtar duke nd\u00ebrruar Kushtetut\u00ebn dhe n\u00eb mitingje p\u00ebr referendumin e joshi p\u00ebr pjes\u00ebmarrje edhe Rugov\u00ebn. Shumica e shqiptar\u00ebve votoi kund\u00ebr planeve t\u00eb Berish\u00ebs. Rugova e kuptoi se ishte p\u00ebrdorur p\u00ebr beteja t\u00eb brendshme politike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe nuk toleroi kurr\u00eb m\u00eb di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb. At\u00ebbot\u00eb nj\u00eb artist kryengrit\u00ebs me emrin Edi Rama u shpreh i g\u00ebzuar q\u00eb humbi Berisha, por edhe \u201cpresidenti i tij kosovar\u201d (Ibrahim Rugova). Pastaj socialist\u00ebt krijuan mitin q\u00eb Rugova ishte ithtar dhe p\u00ebrkrah\u00ebs i Berish\u00ebs. Zhvillimet e m\u00ebvonshme politike treguan se nuk ishte. Por kjo nuk dometh\u00ebn\u00eb se Rugova e p\u00eblqente stilin politik t\u00eb socialist\u00ebve. Me nj\u00eb fjal\u00eb, q\u00ebndrimi i tij ishte ky: sa m\u00eb larg polarizimeve n\u00eb Tiran\u00eb, aq m\u00eb mir\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb rajon. Po bashk\u00ebpunimit t\u00eb ngusht\u00eb, larg konfrontimeve politike.<\/p>\n<p>Rugova q\u00ebndroi larg edhe nga debatet shterpe, nga politika ditore, nga ngacmimet e fyerjet e nd\u00ebrsjella, si\u00e7 i praktikojn\u00eb politikan\u00ebt shqiptar\u00eb andej e k\u00ebndej kufirit. Rugova mbajti nj\u00eb distanc\u00eb higjienike ndaj shum\u00eb gazetar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs q\u00eb at\u00ebbot\u00eb b\u00ebheshin si disident\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb luftuar Berish\u00ebn s\u2019p\u00ebrtonin t\u00eb sajonin lajme se presidenti shqiptar po provokon situat\u00ebn n\u00eb Ballkan duke d\u00ebrguar \u201ctanke n\u00eb drejtim t\u00eb veriut t\u00eb vendit\u201d (dometh\u00ebn\u00eb drejt Kosov\u00ebs). Thua se nuk ekzistonte Serbia q\u00eb kishte ndezur tri lufta dhe po b\u00ebhej gati p\u00ebr t\u00eb kat\u00ebrt\u00ebn. Kishte edhe tekste n\u00eb gazetat e Tiran\u00ebs t\u00eb asaj kohe ku p\u00ebrkrahej ndarja e Kosov\u00ebs apo nj\u00eb autonomi brenda \u201cJugosllavis\u00eb\u201d (s\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Serbia dhe Mali i Zi).<\/p>\n<p>Rugova d\u00ebshironte ta b\u00ebnte Kosov\u00ebn t\u00eb pavarur jo vet\u00ebm nga Serbia, por n\u00eb kuptimin politik edhe nga Shqip\u00ebria e polarizuar thell\u00ebsisht. Ishte kund\u00ebr q\u00eb Prishtina t\u00eb eksportoj\u00eb krizat e saja politike n\u00eb Tiran\u00eb dhe anasjelltas. Ky q\u00ebndrim n\u00eb retrospektiv\u00eb e b\u00ebn politikan edhe m\u00eb vizionar, sidomos sot kur shohim grindjet dhe hidh\u00ebrimet mes bajraktar\u00ebve t\u00eb Prishtin\u00ebs dhe Tiran\u00ebs. Kryeministri paraprak i Kosov\u00ebs komunikonte me presidentin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe ankohej se po e injoron kryeministri Edi Rama, presidenti i Kosov\u00ebs takohej me kryeministrin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe bojkotonte drekat e presidentit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Kryeministri aktual i Kosov\u00ebs u ankua k\u00ebto dit\u00eb se homologu i tij n\u00eb Tiran\u00eb po refuzon komunikimin.<\/p>\n<p>Rugova angazhohej p\u00ebr bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb mes Prishtin\u00ebs dhe Tiran\u00ebs. E kishte d\u00ebshmuar k\u00ebt\u00eb duke shkruar q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb viteve 1980-t\u00eb p\u00ebr shkrimtaren Musine Kokalari, t\u00eb burgosur\u00ebn e njohur t\u00eb regjimit komunist shqiptar, duke p\u00ebrmendur e vler\u00ebsuar Faik Konic\u00ebn dhe personalitete t\u00eb tjera t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare, emrat e t\u00eb cil\u00ebve ishin t\u00eb ndaluar n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Enver Hoxh\u00ebs. Kur n\u00eb vitet 1990-t\u00eb Rugova tha se do vij\u00eb dita kur kosovar\u00ebt do t\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebr kafe n\u00eb Durr\u00ebs, sepse duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb autostrad\u00eb q\u00eb do ta lidh\u00eb me bregdetin shqiptar jo vet\u00ebm Kosov\u00ebn, por edhe veriun shqiptar t\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb harres\u00eb, shum\u00eb njer\u00ebz e p\u00ebrqesh\u00ebn, m\u00eb s\u00eb shumti rival\u00ebt e tij politik\u00eb. N\u00eb disa intervista n\u00eb fillim t\u00eb viteve 1990-t\u00eb Rugova shprehet se q\u00ebllim p\u00ebrfundimtar i l\u00ebvizjes politike n\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb bashkimi me Shqip\u00ebrin\u00eb. Kur e v\u00ebrejti se ky ishte iluzion i madh p\u00ebr shkak t\u00eb gjendjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb shtetit shqiptar dhe rrethanave t\u00eb pafavorshme gjeostrategjike, ai iu p\u00ebrkushtua ides\u00eb s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr dallim nga Rugova shum\u00eb politikan\u00eb kosovar\u00eb besojn\u00eb se protagonizmi politik n\u00eb Tiran\u00eb i b\u00ebn patriot\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb. Fakti q\u00eb jo pak politikan\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me ambicie d\u00ebmshkaktuese p\u00ebrzihen n\u00eb politik\u00ebn e Kosov\u00ebs, natyrisht, e b\u00ebn situat\u00ebn edhe m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlikuar. Rezultati \u00ebsht\u00eb ky q\u00eb po e shohim: mes qeverive aktuale t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb komunikimi \u00ebsht\u00eb af\u00ebr zeros. Por ky nuk \u00ebsht\u00eb zhvillim i ri, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm epilog i pritsh\u00ebm i keqkuptimeve shum\u00ebvje\u00e7are. Mjafton t\u00eb shikohet raporti mes Sali Berish\u00ebs dhe Hashim Tha\u00e7it. E hap\u00ebn s\u00eb bashku tunelin e Kalimashit duke lavd\u00ebruar nj\u00ebri-tjetrin si patriot\u00eb, nd\u00ebrsa sot e quajn\u00eb shoqi-shoqin sh\u00ebrb\u00ebtor t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Para disa vitesh kryeministri Edi Rama mbajti nj\u00eb fjalim n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, ku mes personaliteteve historike kosovare nuk e p\u00ebrmendi Ibrahim Rugov\u00ebn. U shkaktua nj\u00eb skandal n\u00eb Kuvend, LDK braktisi sall\u00ebn. Gabimin Rama u mundua ta korrigjoj\u00eb duke vrapuar te varri i Rugov\u00ebs. Tani konfliktin n\u00eb Prishtin\u00eb Rama e ka me Albin Kurtin dhe L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje, t\u00eb cil\u00ebn Rama e pati quajtur pasuri komb\u00ebtare. Nuk \u00ebsht\u00eb se Kurtit nuk i p\u00eblqen konflikti me Ram\u00ebn. Mediat kund\u00ebr Ram\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb nuk p\u00ebrtojn\u00eb t\u2019ia p\u00ebrk\u00ebdhelin egon Kurtit duke e p\u00ebrshkruar si antipod t\u00eb Ram\u00ebs dhe duke e ftuar or\u00eb e \u00e7ast n\u00eb intervista. Rama nuk ngurron t\u00eb kund\u00ebrgodas\u00eb ku t\u2019i jepet rasti.<\/p>\n<p>Por sa jan\u00eb t\u00eb dobishme k\u00ebto ballafaqime? Nuk kan\u00eb asnj\u00eb dobi. Sepse politikan\u00ebt nuk jan\u00eb publicist\u00eb, ata kan\u00eb mandate t\u00eb marra nga qytetar\u00ebt, nga votuesit, p\u00ebr t\u00eb qeverisur, krijuar ura bashk\u00ebpunimi dhe koordinimi. Publicist\u00ebt mund t\u00eb grinden. Politikan\u00ebt po ashtu, por jo politikan\u00ebt e dy shteteve t\u00eb ndryshme. P\u00ebrkund\u00ebr t\u00eb gjitha p\u00ebrbashk\u00ebsive, Kosova dhe Shqip\u00ebria jan\u00eb dy shtete. Interferimi i dyansh\u00ebm n\u00eb politika ditore vet\u00ebm sa thellon keqkuptimet dhe ngrit tensionet.<\/p>\n<p>N\u00eb Prishtin\u00eb ka politikan\u00eb q\u00eb akuzojn\u00eb Edi Ram\u00ebn se mb\u00ebshtet idet\u00eb e kryetarit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe atij t\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr prishjen e kufijve t\u00eb Kosov\u00ebs. Rama p\u00ebrpiqet t\u00eb demantoj\u00eb, por e ka v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjej\u00eb njer\u00ebz n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb i besojn\u00eb. N\u00eb Tiran\u00eb jo pak socialist\u00eb t\u00eb rrethit t\u00eb Ram\u00ebs e shohin L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje si pal\u00eb q\u00eb shkakton turbullira politike n\u00eb Shqip\u00ebri. A kan\u00eb ndonj\u00eb p\u00ebrfitim shqiptar\u00ebt n\u00eb rajon nga kjo kacafytje? Jo. Vet\u00ebvendosje nuk mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb ndryshime politike n\u00eb Tiran\u00eb, fryma e ndryshimeve duhet t\u00eb jet\u00eb burimore. Por po ashtu asnj\u00eb pushtetar i Tiran\u00ebs nuk ka fuqi t\u00eb ndryshoj\u00eb raportin e forcave politike n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb ket\u00eb njer\u00ebz q\u00eb besojn\u00eb se debatet (sado t\u00eb helmuara) mes politikan\u00ebve t\u00eb Prishtin\u00ebs dhe Tiran\u00ebs jan\u00eb d\u00ebshmi se hap\u00ebsira politike shqiptare po integrohet. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb integrimi i k\u00ebsaj politike t\u00eb pist\u00eb shqiptare nuk duhet t\u00eb ndodh\u00eb. Sepse nuk zgjidh probleme, vet\u00ebm i thellon problemet. Do t\u00eb integrohet dhe b\u00ebhet e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr interesa gjeostrategjike t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Ballkan vet\u00ebm ajo klas\u00eb politike q\u00eb flet dhe punon p\u00ebr zhvillim t\u00eb shpejt\u00eb ekonomik, p\u00ebr hapje t\u00eb vendeve t\u00eb pun\u00ebs, p\u00ebr ndaljen e ikjes s\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb Europ\u00ebn Per\u00ebndimore, p\u00ebr sundim t\u00eb ligjit, p\u00ebr administrat\u00eb efikase. K\u00ebto jan\u00eb parakushte p\u00ebr mir\u00ebqenie n\u00eb t\u00eb dy shtetet shqiptare n\u00eb Ballkan. Meq\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim mendohet pak ose fare, politikan\u00ebt n\u00eb Tiran\u00eb dhe Prishtin\u00eb e kan\u00eb zbuluar nj\u00eb sport t\u00eb ri: si t\u2019ia turbullojm\u00eb ujin nj\u00ebri-tjetrit. Edhe k\u00ebshtu b\u00ebhet politik\u00eb. Por jo p\u00ebr shumic\u00ebn e qytetar\u00ebve t\u00eb t\u00eb dyja vendeve, t\u00eb cil\u00ebt gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb mendojn\u00eb t\u00eb braktisin atdheun.<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Enver Robelli Nga politikan\u00ebt e Kosov\u00ebs Ibrahim Rugova ka qen\u00eb nd\u00ebr t\u00eb rrall\u00ebt q\u00eb ka mbajtur q\u00ebndrim korrekt n\u00eb raport me zhvillimet politike n\u00eb Shqip\u00ebri. Shum\u00eb politikan\u00eb kosovar\u00eb besojn\u00eb se protagonizmi politik n\u00eb Tiran\u00eb i b\u00ebn patriot\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb. Fakti q\u00eb jo pak politikan\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me ambicie d\u00ebmshkaktuese p\u00ebrzihen n\u00eb politik\u00ebn e Kosov\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9579,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[9,4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Merreni si shembull Ibrahim Rugov\u00ebn - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=22100\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Merreni si shembull Ibrahim Rugov\u00ebn - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Enver Robelli Nga politikan\u00ebt e Kosov\u00ebs Ibrahim Rugova ka qen\u00eb nd\u00ebr t\u00eb rrall\u00ebt q\u00eb ka mbajtur q\u00ebndrim korrekt n\u00eb raport me zhvillimet politike n\u00eb Shqip\u00ebri. Shum\u00eb politikan\u00eb kosovar\u00eb besojn\u00eb se protagonizmi politik n\u00eb Tiran\u00eb i b\u00ebn patriot\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb. Fakti q\u00eb jo pak politikan\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me ambicie d\u00ebmshkaktuese p\u00ebrzihen n\u00eb politik\u00ebn e Kosov\u00ebs [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=22100\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-05-20T12:20:49+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"718\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"465\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=22100\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=22100\",\"name\":\"Merreni si shembull Ibrahim Rugov\u00ebn - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=22100#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=22100#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png\",\"datePublished\":\"2020-05-20T12:20:49+00:00\",\"dateModified\":\"2020-05-20T12:20:49+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=22100#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=22100\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=22100#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png\",\"width\":718,\"height\":465},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=22100#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Merreni si shembull Ibrahim Rugov\u00ebn\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Merreni si shembull Ibrahim Rugov\u00ebn - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=22100","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Merreni si shembull Ibrahim Rugov\u00ebn - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"Nga Enver Robelli Nga politikan\u00ebt e Kosov\u00ebs Ibrahim Rugova ka qen\u00eb nd\u00ebr t\u00eb rrall\u00ebt q\u00eb ka mbajtur q\u00ebndrim korrekt n\u00eb raport me zhvillimet politike n\u00eb Shqip\u00ebri. Shum\u00eb politikan\u00eb kosovar\u00eb besojn\u00eb se protagonizmi politik n\u00eb Tiran\u00eb i b\u00ebn patriot\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb. Fakti q\u00eb jo pak politikan\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me ambicie d\u00ebmshkaktuese p\u00ebrzihen n\u00eb politik\u00ebn e Kosov\u00ebs [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=22100","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2020-05-20T12:20:49+00:00","og_image":[{"width":718,"height":465,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png","type":"image\/png"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"10 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=22100","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=22100","name":"Merreni si shembull Ibrahim Rugov\u00ebn - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=22100#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=22100#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png","datePublished":"2020-05-20T12:20:49+00:00","dateModified":"2020-05-20T12:20:49+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=22100#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=22100"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=22100#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png","width":718,"height":465},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=22100#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Merreni si shembull Ibrahim Rugov\u00ebn"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli-150x150.png",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png",718,465,false]},"categories_names":{"9":{"name":"Analiz\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=9"},"4":{"name":"Opinion","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=4"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli-150x150.png",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png",300,194,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png",305,198,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png",400,259,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png",600,389,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png",718,465,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png",130,84,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png",718,465,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22100"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=22100"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22100\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":22101,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22100\/revisions\/22101"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/9579"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=22100"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=22100"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=22100"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}