{"id":22048,"date":"2020-05-18T13:34:58","date_gmt":"2020-05-18T11:34:58","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=22048"},"modified":"2020-05-18T13:34:58","modified_gmt":"2020-05-18T11:34:58","slug":"europa-jo-aq-kontinent-se-sa-nje-menyre-jetese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=22048","title":{"rendered":"EUROPA \/ Jo aq kontinent, se sa nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jetese"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb ju godet shum\u00eb shpejt rreth Europ\u00ebs \u00ebsht\u00eb sesa e larmishme \u00ebsht\u00eb ajo. N\u00eb disa zona, ju mund t\u00eb b\u00ebni nj\u00eb udh\u00ebtim 2 or\u00ebsh me makin\u00eb dhe t\u00eb kaloni n\u00ebp\u00ebr 4 zona gjuh\u00ebsore t\u00eb ndryshme, nganj\u00ebher\u00eb me alfabete t\u00eb ndryshme p\u00ebr t\u2019i shkruar. Gjenerali De Gaulle nj\u00eb her\u00eb tha se nuk mund t\u00eb bashkoni nj\u00eb vend si Franca q\u00eb ka 265 lloje t\u00eb ndryshme djath\u00ebrash; \u00ebsht\u00eb akoma m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr Europ\u00ebn, nj\u00eb kontinent i vog\u00ebl q\u00eb nuk mund t\u00eb vendos\u00eb me cil\u00ebn gjuh\u00eb t\u00eb flas\u00eb, cil\u00ebn fe t\u00eb ushtroj\u00eb, \u00e7far\u00eb paraje t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb apo se ku sakt\u00ebsisht fillon dhe mbaron.<\/p>\n<p><strong>Ku \u00ebsht\u00eb Europa?<\/strong><\/p>\n<p>Shumica e kontinenteve kan\u00eb masa t\u00eb konsiderueshme tok\u00ebsore, por Europa \u00ebsht\u00eb paksa ndryshe. P\u00ebr shkak se Europa \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs mas\u00eb tok\u00ebsore si Azia, mund t\u00eb thoni se, gjeografikisht, ajo realisht nuk \u00ebsht\u00eb as edhe nj\u00eb kontinent i ve\u00e7ant\u00eb. Kufiri midis Europ\u00ebs dhe Azis\u00eb zakonisht merret n\u00eb Malet Urale n\u00eb Rusi, por kjo linj\u00eb \u00ebsht\u00eb paksa arbitrare. Kufiri b\u00ebhet akoma m\u00eb arbitrar n\u00eb rajonin mesdhetar. Qyteti i Stambollit ndodhet zyrtarisht n\u00eb pik\u00ebn e takimit t\u00eb Europ\u00ebs dhe Azis\u00eb, me vet\u00ebm nj\u00eb rrip t\u00eb vog\u00ebl ujor, Ngushtic\u00ebn e Bosforit, midis tyre. Por n\u00ebqoft\u00ebse prisni ta gjeni veten n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb ndryshme menj\u00ebher\u00eb sapo zbrisni nga anija, mund t\u00eb ngeleni t\u00eb zhg\u00ebnjyer. Pjes\u00eb e madhe e Turqis\u00eb duket mjaft e ngjashme me pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb Greqis\u00eb, gj\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e habitshme p\u00ebr shkak se ato jan\u00eb t\u00eb dyja pjes\u00eb e s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs kultur\u00eb. Qiproja \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e \u201cEurop\u00ebs\u201d, por ajo ka shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta me Turqin\u00eb \u201caziatike\u201d sesa ka me ishujt e tjer\u00eb europian\u00eb, si p\u00ebr shembull Island\u00ebn, Irland\u00ebn apo ishujt e Balltikut. N\u00eb fakt, p\u00ebr pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Europ\u00ebs, bota mesdhetare ka operuar si nj\u00eb nj\u00ebsi e vetme, me anije tregtare q\u00eb l\u00ebviznin nga nj\u00ebri breg tek tjetri dhe perandori madh\u00ebshtore q\u00eb k\u00ebrkonin t\u00eb sundonin t\u00eb gjith\u00eb zon\u00ebn, me asnj\u00eb njeri q\u00eb t\u00eb ngrinte z\u00ebrin se, po t\u00eb flasim si\u00e7 duhet, k\u00ebtu ekzistojn\u00eb tri kontinente t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Sa Europa?<\/strong><\/p>\n<p>Sapo filloni t\u00eb shikoni p\u00ebr ngjashm\u00ebrit\u00eb q\u00eb i mbajn\u00eb s\u00ebbashku europian\u00ebt, p\u00ebrfundoni me disa rezultate t\u00eb papritura. Nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt\u00eb, shpejt gjeni se kan\u00eb ekzistuar m\u00eb shum\u00eb \u201cEuropa\u201d nga sa mund t\u00eb keni menduar.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb Europ\u00eb kristiane?<\/strong><\/p>\n<p>Ideja e Europ\u00ebs si nj\u00eb kontinent i krishter\u00eb funksionon, ama deri n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb caktuar. Megjithat\u00eb, Europa ka nj\u00eb popullsi substanciale myslimane dhe jo vet\u00ebm emigrant\u00eb t\u00eb pasluft\u00ebs, por komunitete fillimisht t\u00eb krijuara kur turqit osmanllinj pushtuan Europ\u00ebn lindore n\u00eb shekullin e XV-t\u00eb. Pjesa m\u00eb e madhe e Spanj\u00ebs dikur u sundua prej mysliman\u00ebve nga Afrika Veriore, t\u00eb cil\u00ebt krijuar at\u00eb \u00e7ka e quanin Kalifati i Kordobas; akoma mund ta gjeni nj\u00eb ndjesi t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb tyre t\u00eb pasur kulturore n\u00eb t\u00eb mrekullueshmin Pallat Alhambra n\u00eb Granada. Krisht\u00ebrimi u p\u00ebrhap n\u00ebp\u00ebr Europ\u00eb, aq shum\u00eb sa q\u00eb biseda u p\u00ebrq\u00ebndrua n\u00eb bot\u00ebn kristiane, nj\u00eb lloj Europe kristiane e bashkuar. Megjithat\u00eb, krishterimi u nda n\u00eb dy kampe gjeografik\u00eb dhe teologjik\u00eb: kisha katolike me qend\u00ebr n\u00eb Rom\u00eb dhe kisha ortodokse me qend\u00ebr n\u00eb Konstandinopoj\u00eb. Katolik\u00ebt mesjetar\u00eb i konsideronin t\u00eb krishter\u00ebt ortodoks\u00eb si pak m\u00eb mir\u00eb se\u00a0<em>infidels\u00a0<\/em>(dometh\u00ebn\u00eb jobesimtar\u00eb) dhe n\u00eb vitin 1204 nj\u00eb ushtri kryqtar\u00ebsh per\u00ebndimor\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e tyre drejt Jeruzalemit vendos\u00ebn q\u00eb t\u2019u jepnin nj\u00eb m\u00ebsim n\u00ebp\u00ebrmjet shkat\u00ebrrimit t\u00eb qytetit t\u00eb madh t\u00eb krishter\u00eb t\u00eb Konstandinopoj\u00ebs. (Mund t\u00eb m\u00ebsoni m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb episod t\u00eb sh\u00ebmtuar n\u00eb Kapitullin e 7-t\u00eb). Ec p\u00ebrpara me tri shekuj dhe e gjeni Europ\u00ebn q\u00eb e ndan veten m\u00eb dysh rreth ideve fetare t\u00eb Martin Luther dhe John Calvin. Kjo periudh\u00eb quhet\u00a0<em>Reformatorizmi\u00a0<\/em>(Kapitulli i 10-t\u00eb ka detajet) dhe e ndau Europ\u00ebn n\u00eb Europ\u00eb protestante (Angli, Skoci, Gjermani veriore, Skandinavi, Holland\u00eb, pjes\u00eb t\u00eb Zvicr\u00ebs) dhe katolike (Itali, Franc\u00eb, Spanj\u00eb, Poloni, Hungari, Gjermani jugore, Irland\u00eb), p\u00ebr t\u00eb mos p\u00ebrmendur Europ\u00ebn ortodokse lindore (Rusi, Greqi, Ballkan). Europ\u00eb e krishter\u00eb? Num\u00ebroni: qen\u00eb tri Europa!<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb Europ\u00eb mbret\u00ebrore?<\/strong><\/p>\n<p>Kur lider\u00ebt fetar\u00eb nuk po pretendonin sanksionim hyjnor ndaj pjes\u00ebve t\u00eb Europ\u00ebs, mbret\u00ebror\u00ebt europian\u00eb pretenduan \u2013 ose u p\u00ebrpoq\u00ebn t\u00eb pretendonin \u2013 t\u00eb drejt\u00ebn e tyre hyjnore p\u00ebr t\u00eb sunduar. . .<\/p>\n<p>A ka kuptimin ta mendosh Europ\u00ebn si nj\u00eb kontinent q\u00eb, historikisht n\u00eb \u00e7do rast, lidhet leht\u00ebsisht me monarkin\u00eb? Europa la flakur tej shum\u00eb mbret\u00ebr q\u00eb qen\u00eb lindur p\u00ebr t\u00eb sunduar dhe dinin sesi. Midis k\u00ebtyre njer\u00ebzve qen\u00eb:<\/p>\n<ul>\n<li>Mbret\u00ebr mesjetar\u00eb, t\u00eb till\u00eb si Sh\u00ebn Luigji i IX-t\u00eb i Franc\u00ebs apo Henri i II-t\u00eb i Anglis\u00eb, q\u00eb i mbajt\u00ebn t\u00eb gjitha tokat e mbret\u00ebrive t\u00eb tyre, k\u00ebshtu q\u00eb kushdo tjet\u00ebr, edhe ata m\u00eb fisnik\u00ebt, qen\u00eb banor\u00eb t\u00eb tyre.<\/li>\n<li>Perandor\u00eb t\u00eb Shenjt\u00eb Romak\u00eb q\u00eb sunduan Gjermanin\u00eb dhe e shikonin veten si lider\u00eb t\u00eb Europ\u00ebs kristiane, si Frederiku i II-t\u00eb, i njohur si \u201cStupor Mundi\u201d, \u201cMrekullia e Bot\u00ebs\u201d.<\/li>\n<li>Car\u00ebt e Rusis\u00eb, t\u00eb till\u00eb si Ivani i IV-\u00ebt i \u201cTmerrsh\u00ebm\u201d; autokrat\u00eb t\u00eb nj\u00eb perandorie t\u00eb madhe q\u00eb mund t\u00eb shpresohej se \u00e7do fjal\u00eb e tyre ishte ligj.<\/li>\n<li>Mbreti Filipi i II-t\u00eb i Spanj\u00ebs, q\u00eb sundonte nj\u00eb perandori mbar\u00ebbot\u00ebrore nga nj\u00eb studio e thjesht\u00eb brenda pallatit t\u00eb madh burokratik q\u00eb ai nd\u00ebrtoi p\u00ebr veten e tij jasht\u00eb Madridit, t\u00eb quajtur\u00a0<em>El Escorial<\/em>.<\/li>\n<li>Luigji i XIV-t\u00eb i Franc\u00ebs, \u201cMbreti Diell\u201d, i quajtur k\u00ebshtu sepse oborri i ti n\u00eb Versaj\u00eb ishte menduar t\u00eb ishte madh\u00ebshtor sa vet\u00eb Dielli. Ai besonte n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn hyjnore t\u00eb mbret\u00ebrve p\u00ebr t\u00eb sunduar \u2013 n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute.<\/li>\n<\/ul>\n<p>Ju mund t\u00eb thoni \u2013 dhe disa historian\u00eb e kan\u00eb th\u00ebn\u00eb \u2013 se t\u00eb gjith\u00eb ata diktator\u00eb n\u00eb Europ\u00ebn e shekullit t\u00eb XX-t\u00eb thjesht po ndiqnin nj\u00eb model t\u00eb krijuar nga paraardh\u00ebsit mbret\u00ebror\u00eb t\u00eb tyre. Stalini nganj\u00ebher\u00eb quhej Cari i Kuq dhe Mussolini sigurisht q\u00eb e shikonte veten si nj\u00eb perandor romak modern (ai p\u00ebrfundoi si shum\u00eb prej tyre).<\/p>\n<p>Por ekziston nj\u00eb tjet\u00ebr Europ\u00eb q\u00eb kurr\u00eb nuk ka qen\u00eb n\u00ebn t\u00eb drejt\u00ebn hyjnore t\u00eb mbret\u00ebrve dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt krenare q\u00eb i ka mbajtur sunduesit e saj n\u00ebn nj\u00eb kontroll t\u00eb rrept\u00eb. Anglez\u00ebt e shtr\u00ebnguan Mbretin Xhon q\u00eb ta pranonte Magna Carta n\u00eb vitin 1215 dhe, nga fundi i shekullit t\u00eb XVII-t\u00eb, ata i kishin prer\u00eb kok\u00ebn nj\u00eb mbreti, kishin mbajtur nj\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb m\u00ebrgim me vite dhe shtr\u00ebnguar nj\u00eb t\u00eb tret\u00eb q\u00eb t\u00eb arratisej p\u00ebr jet\u00eb. Zviceran\u00ebt u mblodh\u00ebn s\u00ebbashku p\u00ebr t\u2019i shporrur austriak\u00ebt n\u00eb shekullin e XIII-t\u00eb dhe kan\u00eb qen\u00eb mjaft krenar\u00eb p\u00ebr tradit\u00ebn e tyre republikane qysh at\u00ebhere. Italian\u00ebt ngrit\u00ebn nj\u00eb seri qytetesh \u2013 republika n\u00eb mesjet\u00eb dhe qen\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb tyre \u2013 jo gjithmon\u00eb me sukses, kjo duhet th\u00ebn\u00eb\u2013 kund\u00ebr sunduesve pretendent\u00eb q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrpiqeshin p\u00ebr t\u2019i futur n\u00eb dor\u00eb. Hollandez\u00ebt dhe gjerman\u00ebt kan\u00eb tradita shum\u00eb t\u00eb fort\u00eb qytetesh republika, duke u mbledhur s\u00ebbashku p\u00ebr t\u00eb mbrojtur pavar\u00ebsin\u00eb e tyre. T\u00eb gjitha k\u00ebto vende shikonin p\u00ebr frym\u00ebzim n\u00eb qytet shtetet e Greqis\u00eb s\u00eb lasht\u00eb dhe n\u00eb babain e t\u00eb gjith\u00eb atre, Republik\u00ebn Romake t\u00eb lasht\u00eb. Rreziku, si\u00e7 do ta m\u00ebsoni romak\u00ebt dhe m\u00eb pas italian\u00ebt n\u00eb l\u00ebkur\u00ebn e tyre, nuk vinte nga armiqt\u00eb e jasht\u00ebm por nga vet\u00eb gjeneral\u00ebt e suksessh\u00ebm t\u00eb tyre. Fjala romake p\u00ebr nj\u00eb komandat ushtrie qe\u00a0<em>imperator<\/em>; nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi q\u00eb ajo na dha ne fjal\u00ebn\u00a0<em>perandor<\/em>, p\u00ebr shkak se n\u00eb k\u00ebt\u00eb u kthyen imperator\u00ebt romak\u00eb. (Shikoni Kapitullin e 4-\u00ebt dhe t\u00eb 6-t\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar se \u00e7far\u00eb nuk eci mir\u00eb me eksperimentin fisnik romak n\u00eb qeverisjen republikane).<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb Europ\u00eb demokratike?<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Europ\u00ebs, q\u00eb u krijua pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, p\u00eblqen t\u00eb promovoj\u00eb iden\u00eb se \u00ebr t\u00eb qen\u00eb si\u00e7 duhet europian, ju duhet t\u00eb q\u00ebndroni p\u00ebr idealet e demokracis\u00eb dhe mund ta shikoni se pse. Greqia e lasht\u00eb qe vendlindja e demokracis\u00eb \u2013 edhe vet\u00eb fjala \u00ebsht\u00eb greqisht \u2013 \u201cN\u00ebna e parlamenteve\u201d e Britanis\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht shikohet si modeli i qeverisjes me p\u00ebrfaq\u00ebsim dhe francez\u00ebt mund t\u00eb pretendojn\u00eb, me Deklarat\u00ebn e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut t\u00eb tyre t\u00eb vitit 1789, se i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb bot\u00ebs deklarimin e par\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut (por shiko Kapitullin e 16-t\u00eb p\u00ebrpara se ta besosh). Problemi me k\u00ebt\u00eb nocion \u00ebsht\u00eb se demokracia europiane \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ide mjaft e vonshme dhe nuk ka hedhur rr\u00ebnj\u00eb shum\u00eb t\u00eb thella. Demokracia greke ishte shum\u00eb e ndryshme nga demokracia moderne, jo m\u00eb s\u00eb paku pse liria greke mb\u00ebshtetej mbi nj\u00eb klas\u00eb skllev\u00ebrish t\u00eb njohur si\u00a0<em>helots<\/em>\u00a0dhe grat\u00eb \u2013 thjesht nuk e dinit se \u00e7far\u00eb ju priste, apo jo? \u2013nuk kishin asnj\u00eb prej t\u00eb drejtave q\u00eb g\u00ebzonin burrat. Edhe n\u00eb Europ\u00ebn per\u00ebndimore moderne, u desh\u00ebn vite beteje p\u00ebr t\u00eb arritur t\u00eb drejta demokratike t\u00eb barabarta p\u00ebr grat\u00eb. Demokracia realisht ka lul\u00ebzuar n\u00eb historin\u00eb europiane n\u00eb periudh\u00ebn qysh nga mbarimi i Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore n\u00eb vitin 1945 dhe m\u00eb pas \u2013 kurr\u00eb mos e harroni k\u00ebt\u00eb \u2013 vet\u00ebm n\u00eb gjysm\u00ebn e kontinenti. Europa lindore dhe qendrore nuk e shijuan demokracin\u00eb derikur nuk ra Muri i Berlinit n\u00eb vitin 1989, duke marr\u00eb me vete diktaturat komuniste. Qysh nga ajo koh\u00eb, shum\u00eb prej k\u00ebtyre vendeve n\u00eb\u00a0<em>tranzicion demokratik<\/em>, si\u00e7 e thot\u00eb fjala, e ka gjetur demokracin\u00eb shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrshtatur. Shum\u00eb prej rus\u00ebve sot shikojn\u00eb prapa me nostalgji n\u00eb dit\u00ebt e vjetra t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Stalinit dhe t\u00eb kampeve t\u00eb pun\u00ebs; t\u00eb pakt\u00ebn e dinit se ku qet\u00eb at\u00ebhere, thon\u00eb ata. Do t\u00eb ishte mir\u00eb t\u00eb thuhej se demokracia deridiku u vjen natyrsh\u00ebm europian\u00ebve, por d\u00ebshmit\u00eb jan\u00eb kund\u00ebr k\u00ebsaj. \/<\/p>\n<p><em>\/Marre nga Kapitulli i pare i \u201cEurope for dummies\u201d\/<\/em><\/p>\n<p><strong>FUNDI I PJESES SE PARE. (Ne pjesen e dyte: Origjina e nje kontinenti)<\/strong><\/p>\n<p>PERGATITI PER www.bota.al: ARMIN TIRANA<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb ju godet shum\u00eb shpejt rreth Europ\u00ebs \u00ebsht\u00eb sesa e larmishme \u00ebsht\u00eb ajo. N\u00eb disa zona, ju mund t\u00eb b\u00ebni nj\u00eb udh\u00ebtim 2 or\u00ebsh me makin\u00eb dhe t\u00eb kaloni n\u00ebp\u00ebr 4 zona gjuh\u00ebsore t\u00eb ndryshme, nganj\u00ebher\u00eb me alfabete t\u00eb ndryshme p\u00ebr t\u2019i shkruar. Gjenerali De Gaulle nj\u00eb her\u00eb tha se nuk mund t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":22049,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[6,3,14,20],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>EUROPA \/ Jo aq kontinent, se sa nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jetese - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=22048\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"EUROPA \/ Jo aq kontinent, se sa nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jetese - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb ju godet shum\u00eb shpejt rreth Europ\u00ebs \u00ebsht\u00eb sesa e larmishme \u00ebsht\u00eb ajo. N\u00eb disa zona, ju mund t\u00eb b\u00ebni nj\u00eb udh\u00ebtim 2 or\u00ebsh me makin\u00eb dhe t\u00eb kaloni n\u00ebp\u00ebr 4 zona gjuh\u00ebsore t\u00eb ndryshme, nganj\u00ebher\u00eb me alfabete t\u00eb ndryshme p\u00ebr t\u2019i shkruar. Gjenerali De Gaulle nj\u00eb her\u00eb tha se nuk mund t\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=22048\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-05-18T11:34:58+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Europa-menyre-jetese.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"800\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"533\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=22048\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=22048\",\"name\":\"EUROPA \/ Jo aq kontinent, se sa nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jetese - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=22048#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=22048#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Europa-menyre-jetese.jpg\",\"datePublished\":\"2020-05-18T11:34:58+00:00\",\"dateModified\":\"2020-05-18T11:34:58+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=22048#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=22048\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=22048#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Europa-menyre-jetese.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Europa-menyre-jetese.jpg\",\"width\":800,\"height\":533},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=22048#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"EUROPA \/ Jo aq kontinent, se sa nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jetese\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"EUROPA \/ Jo aq kontinent, se sa nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jetese - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=22048","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"EUROPA \/ Jo aq kontinent, se sa nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jetese - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"Nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb ju godet shum\u00eb shpejt rreth Europ\u00ebs \u00ebsht\u00eb sesa e larmishme \u00ebsht\u00eb ajo. N\u00eb disa zona, ju mund t\u00eb b\u00ebni nj\u00eb udh\u00ebtim 2 or\u00ebsh me makin\u00eb dhe t\u00eb kaloni n\u00ebp\u00ebr 4 zona gjuh\u00ebsore t\u00eb ndryshme, nganj\u00ebher\u00eb me alfabete t\u00eb ndryshme p\u00ebr t\u2019i shkruar. Gjenerali De Gaulle nj\u00eb her\u00eb tha se nuk mund t\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=22048","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2020-05-18T11:34:58+00:00","og_image":[{"width":800,"height":533,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Europa-menyre-jetese.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"9 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=22048","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=22048","name":"EUROPA \/ Jo aq kontinent, se sa nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jetese - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=22048#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=22048#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Europa-menyre-jetese.jpg","datePublished":"2020-05-18T11:34:58+00:00","dateModified":"2020-05-18T11:34:58+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=22048#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=22048"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=22048#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Europa-menyre-jetese.jpg","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Europa-menyre-jetese.jpg","width":800,"height":533},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=22048#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"EUROPA \/ Jo aq kontinent, se sa nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jetese"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Europa-menyre-jetese.jpg","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Europa-menyre-jetese-150x150.jpg",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Europa-menyre-jetese.jpg",800,533,false]},"categories_names":{"6":{"name":"Aktualitet","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=6"},"3":{"name":"Kryesore","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=3"},"14":{"name":"Kultur\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=14"},"20":{"name":"Rajon\/Bot\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=20"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Europa-menyre-jetese-150x150.jpg",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Europa-menyre-jetese.jpg",300,200,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Europa-menyre-jetese.jpg",305,203,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Europa-menyre-jetese.jpg",400,267,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Europa-menyre-jetese.jpg",600,400,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Europa-menyre-jetese.jpg",800,533,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Europa-menyre-jetese.jpg",130,87,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Europa-menyre-jetese.jpg",800,533,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22048"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=22048"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22048\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":22050,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22048\/revisions\/22050"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/22049"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=22048"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=22048"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=22048"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}