{"id":21955,"date":"2020-05-14T13:24:05","date_gmt":"2020-05-14T11:24:05","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=21955"},"modified":"2020-05-14T13:24:05","modified_gmt":"2020-05-14T11:24:05","slug":"nje-kapitull-i-pergjakshem-gjerman","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21955","title":{"rendered":"Nj\u00eb kapitull i p\u00ebrgjaksh\u00ebm gjerman"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Enver Robelli<\/strong><\/p>\n<p><strong>Para 50 vitesh u themelua organizata terroriste gjermane \u201cRote Armee Fraktion\u201d (Fraksioni i Armat\u00ebs s\u00eb Kuqe). Terrori i ekstremist\u00ebve t\u00eb majt\u00eb arriti kulmin me vrasjen e kryeprokurorit dhe shefit t\u00eb Shoqat\u00ebs s\u00eb Pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsve t\u00eb Gjermanis\u00eb n\u00eb vitin 1977. Synim i terrorist\u00ebve ishte ta diskreditonin shtetin duke e paraqitur si vazhdim\u00ebsi t\u00eb nazizmit. Nuk ia arrit\u00ebn, por hap\u00ebn debate me t\u00eb cilat Gjermania merret edhe sot, sepse pasojat e terrorit t\u00eb Fraksionit t\u00eb Armat\u00ebs s\u00eb Kuqe nuk jan\u00eb tejkaluar ende. Kjo organizat\u00eb u shp\u00ebrb\u00eb vet\u00eb n\u00eb prill t\u00eb vitit 1998. Nj\u00eb pjes\u00eb e krer\u00ebve t\u00eb saj jan\u00eb penduar p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn terroriste, mes tyre \u00ebsht\u00eb edhe Silke Maier-Witt, e cila mes viteve 2000-2005 ka punuar n\u00eb Prizren si aktiviste humanitare dhe tani jeton n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut. Si ish-terroriste dhe pensioniste. Nj\u00eb kapitull tjet\u00ebr i historis\u00eb s\u00eb ekstremist\u00ebve t\u00eb majt\u00eb gjerman\u00eb lidhet me Jugosllavin\u00eb e Titos, ku u arratis\u00ebn disa prej tyre, por vet\u00ebm p\u00ebr disa muaj.<\/strong><\/p>\n<p>Organizata terroriste gjermane Fraksioni i Armat\u00ebs s\u00eb Kuqe nuk u themelua n\u00eb ndonj\u00eb sall\u00eb apo zyr\u00eb. Nuk u mbajt as kuvend themelues. M\u00eb 14 maj 1970, si sot para 50 vitesh, nj\u00eb grup ekstremist\u00ebsh t\u00eb majt\u00eb arrit\u00ebn ta nxjerrin nga burgu Andreas Baaderin, i cili po vuante d\u00ebnimin p\u00ebr shkak se ia kishte v\u00ebn\u00eb zjarrin nj\u00eb sht\u00ebpie t\u00eb mallrave. Ky aksion konsiderohet si akti themelues i Fraksionit t\u00eb Armat\u00ebs s\u00eb Kuqe (n\u00eb gjermanisht: Rote Armee Fraktion ose shkurt RAF).<\/p>\n<div class=\"mobile-show-more\">\n<p>Shumica e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj organizate ekstremiste rridhnin nga familjet e shtres\u00ebs s\u00eb mesme dhe t\u00eb lart\u00eb, pra nga Bildungsb\u00fcrgertum, si\u00e7 quhet n\u00eb gjermanisht klasa e mesme e edukuar. An\u00ebtar\u00ebt e RAF ishin t\u00eb bindur se pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore n\u00eb Gjermani nuk kishte ndryshuar asgj\u00eb. Sipas tyre shteti ishte vazhdim\u00ebsi e diktatur\u00ebs naziste, sepse n\u00eb zyrat kryesore t\u00eb autoriteteve ende punonin nazist\u00ebt e vjet\u00ebr, pa dh\u00ebn\u00eb llogari p\u00ebr krimet e tyre dhe p\u00ebr sh\u00ebrbimet ndaj nj\u00eb regjimi gjakatar q\u00eb sundoi dhe fundosi, jo vet\u00ebm moralisht, Gjermanin\u00eb mes viteve 1933-1945.<\/p>\n<p>Kritika e majtist\u00ebve radikal\u00eb nuk ishte krejt\u00ebsisht e pabaz\u00eb, ndon\u00ebse metodat e tyre ishin t\u00eb papranueshme, ngaq\u00eb b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr akte terroriste. Nj\u00ebra an\u00eb e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs ishte kjo: dy nga themeluesit kryesor\u00eb t\u00eb Gjermanis\u00eb Per\u00ebndimore \u2013 kancelari i par\u00eb i pasluft\u00ebs Konrad Adenaueri dhe lideri socialdemokrat Kurt Schumacheri \u2013 kishin mbajtur distanc\u00eb kundrejt nazizmit dhe ishin kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb Adolf Hitlerit. Ana tjet\u00ebr e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs: si kancelar Adenaueri kishte th\u00ebn\u00eb se \u201cs\u2019mund ta derdh\u00ebsh ujin e turbullt n\u00ebse nuk ke uj\u00eb t\u00eb past\u00ebr\u201d. Me k\u00ebto fjal\u00eb ai kishte mbrojtur pranin\u00eb e ish-nazist\u00ebve n\u00eb institucionet gjermane pas luft\u00ebs dhe kishte prir\u00eb me shembull t\u00eb keq: mes viteve 1953-1963 shef i kabinetit t\u00eb Adenauerit ishte Hans Globke, nj\u00eb jurist q\u00eb i kishte sh\u00ebrbyer regjimit nazist, mes tjerash edhe si bashkautor dhe komentues i ligjeve \u00e7njer\u00ebzore raciale t\u00eb Nyrenbergut (N\u00fcrnberg), p\u00ebrmes t\u00eb cilave nga viti 1935 u legalizua ideologjia antisemite dhe u hap rruga p\u00ebr shfarosjen e hebrenjve. Pas luft\u00ebs Globke u b\u00eb eminenc\u00eb gri e qeveris\u00eb s\u00eb Adenauerit dhe u kujdes q\u00eb n\u00eb parlament t\u00eb kaloj\u00eb ligji 131, i cili u garantonte nazist\u00ebve t\u00eb dikursh\u00ebm kthim n\u00eb vendet e tyre t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb administrat\u00ebn publike, n\u00eb universitete, shkolla, polici dhe sh\u00ebrbime sekrete.<\/p>\n<p>Kund\u00ebr refuzimit t\u00eb politik\u00ebs dhe t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb madhe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb gjermane p\u00ebr t\u2019u ballafaquar me t\u00eb kaluar\u00ebn u rebeluan student\u00ebt dhe nj\u00eb pjes\u00eb e profesor\u00ebve n\u00eb vitin 1968. Kjo revolt\u00eb p\u00ebr t\u00eb majt\u00ebn radikale ishte pak. P\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e Fraksionit t\u00eb Armat\u00ebs s\u00eb Kuqe vet\u00ebm lufta e armatosur ishte rruga e duhur p\u00ebr t\u00eb gjunj\u00ebzuar shtetin gjerman. Te nj\u00eb shtres\u00eb e holl\u00eb intelektual\u00ebsh t\u00eb majt\u00eb ekzistonte nj\u00eb \u201cmagjepsje morbide\u201d me gatishm\u00ebrin\u00eb e terrorist\u00ebve p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb dhe sakrifikuar edhe jet\u00ebn. Autore e formulimit \u201cmagjepsje morbide\u201d \u00ebsht\u00eb historiania Petra Terhoeveni.<\/p>\n<p>Fraksioni i Armat\u00ebs s\u00eb Kuqe e tronditi Gjermanin\u00eb me aksione shpesh spektakulare. Terrori arriti kulmin m\u00eb 1977: n\u00eb prill RAF vrau kryeprokurorin e Gjermanis\u00eb, Siegfried Buback, n\u00eb korrik u vra shefi i Dresdner Bank-\u00ebs, J\u00fcrgen Ponton, n\u00eb fillim t\u00eb shtatorit an\u00ebtar\u00ebt e RAF-it kidnapuan kryetarin e Shoqat\u00ebs s\u00eb Pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsve Gjerman\u00eb, Hanns-Martin Schleyerin. Kidnapimi zgjati 44 dit\u00eb dhe mori fund me vrasjen e Schleyerit, i cili m\u00eb 1937 ishte an\u00ebtar\u00ebsuar n\u00eb partin\u00eb naziste (NSDAP). Koha mes shtatorit dhe tetorit t\u00eb vitit 1977 quhet \u201cvjeshta gjermane\u201d (\u201cDeutscher Herbst\u201d) dhe konsiderohet si periudha m\u00eb sfiduese n\u00eb politik\u00ebn e brendshme gjermane pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>Fraksioni i Armat\u00ebs s\u00eb Kuqe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr 34 vrasje, disa grabitje bankash dhe sulme me eksploziv. Sipas argumentimit ideologjik, RAF-i e shihte Republik\u00ebn Federale t\u00eb Gjermanis\u00eb si \u201cshtet fashist\u201d n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara \u201cimperialiste\u201d. Idhull i ekstremist\u00ebve t\u00eb majt\u00eb ishte lideri komunist kinez Mao Ce Duni dhe jo kancelari socialdemokrat Willy Brandti, i cili vitet e sundimit nazist i kaloi n\u00eb ilegalitet dhe ekzil.<\/p>\n<p>Nj\u00eb fenomen dallues i RAF-it \u00ebsht\u00eb prania e grave. N\u00eb vitin 1977, nga 40 t\u00eb k\u00ebrkuar me fletarrest, 24 ishin gra, pra 60 p\u00ebr qind. Gruaja m\u00eb e njohur e RAF-it ishte Ulrike Meinhof. Pasi mbushi 30 vjet Meinhof u b\u00eb kryeredaktore e revist\u00ebs majtiste \u201cKonkret\u201d, ajo ishte e martuar dhe n\u00ebn\u00eb e dy f\u00ebmij\u00ebve. Brenda pak vitesh Meinhof u radikalizua dhe n\u00eb mosh\u00ebn 36-vje\u00e7are konsiderohej armikja num\u00ebr nj\u00eb e Gjermanis\u00eb. Karriera e saj si gazetare mori fund me pjes\u00ebmarrjen n\u00eb aksionin p\u00ebr nxjerrjen nga burgu t\u00eb Andreas Baaderit. Fraksioni i Armat\u00ebs s\u00eb Kuqe fillimisht u quajt \u201cBaader-Meinhof-Bande\u201d ose \u201cBaader-Meinhof-Gruppe\u201d. M\u00eb 1971 Ulrike Meinhof shkroi doracakun p\u00ebr luft\u00eb ilegale t\u00eb quajtur \u201cKoncepti i gueriles urbane\u201d (\u201cDas Konzept Stadtguerilla\u201d). Shefe e financave ishte Gudrun Ensslin, nd\u00ebrsa \u201ckoka\u201d e RAF-it pas daljes nga burgu m\u00eb 1977 u b\u00eb Brigitte Mohnhaupt.<\/p>\n<p>Fraksioni i Armat\u00ebs s\u00eb Kuqe ishte mjaft efikas n\u00eb prodhimin e miteve dhe p\u00ebrhapjen e propagand\u00ebs. Nj\u00eb nga mitet kryesore t\u00eb RAF-it p\u00ebr t\u00eb legjitimuar terrorin ishte akuza se shteti po i vret n\u00eb burg an\u00ebtar\u00ebt e RAF-it. Pas nj\u00eb serie grevash t\u00eb uris\u00eb, m\u00eb 1974 vdiq n\u00eb burg Holger Meins, nj\u00eb regjisor filmi dhe terrorist i RAF-it. Por, rasti m\u00eb spektakular u sh\u00ebnua m\u00eb 18 tetor 1977: n\u00eb burgun Stuttgart-Stammheim vdiq\u00ebn tre terrorist\u00eb t\u00eb RAF-it. Gudrun Ensslini b\u00ebri vet\u00ebvrasje me nj\u00eb kabllo, nd\u00ebrsa Andreas Baaderi dhe Jan-Carl Raspe vran\u00eb veten me revole. Arm\u00ebt i kishin futur n\u00eb burg avokat\u00ebt e terrorist\u00ebve. Disa avokat\u00eb ishin majtist\u00eb t\u00eb regjur dhe simpatizonin me klient\u00ebt e tyre.<\/p>\n<p>Ngjarjet n\u00eb burgun e Stammheimit ishin nj\u00eb nga pikat kulmore t\u00eb ballafaqimit mes RAF-it dhe shtetit gjerman. Pas kidnapimit t\u00eb kryetarit t\u00eb Shoqat\u00ebs s\u00eb Pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsve Gjerman\u00eb, Hanns-Martin Schleyerit, n\u00eb fillim t\u00eb shtatorit 1977 an\u00ebtar\u00ebt e RAF-it besonin se shteti do t\u00eb dor\u00ebzohej dhe do t\u00eb lironte nga burgu terrorist\u00ebt e RAF-it. P\u00ebr t\u00eb shtuar presionin ndaj qeveris\u00eb n\u00eb Bonn, RAF-i ndikoi q\u00eb terrorist\u00ebt palestinez\u00eb t\u00eb kidnapojn\u00eb, m\u00eb 13 tetor 1977, nj\u00eb avion t\u00eb kompanis\u00eb \u201cLufthansa\u201d dhe e detyruan t\u00eb aterroj\u00eb n\u00eb Mogadishu t\u00eb Somalis\u00eb. Palestinez\u00ebt vran\u00eb kapitenin e avionit. Por kancelari i at\u00ebhersh\u00ebm Helmut Schmidti nuk l\u00ebshoi pe dhe nuk i liroi an\u00ebtar\u00ebt e burgosur t\u00eb RAF-it. Ai tha se shteti n\u00eb asnj\u00eb rast nuk guxon t\u00eb jet\u00eb i shantazhuesh\u00ebm nga terrorist\u00ebt. M\u00eb 18 tetor 1977 nj\u00eb nj\u00ebsi speciale gjermane liroi pengjet nga avioni i \u201cLufthansa\u201d. Pastaj, po at\u00eb dit\u00eb, ndodh\u00ebn vet\u00ebvrasjet n\u00eb Stammheim, nd\u00ebrsa t\u00eb nes\u00ebrmen, m\u00eb 19 tetor 1977, pas nj\u00eb njoftimi t\u00eb RAF-it, kufoma e Hanns-Martin Schleyerit u gjet n\u00eb bagazhin e nj\u00eb \u201cAudi 100\u201d n\u00eb Mulhouse t\u00eb Franc\u00ebs. Pas k\u00ebtyre ngjarjeve dramatike u arrestuan dhe u d\u00ebnuan edhe disa nga avokat\u00ebt q\u00eb simpatizonin me terrorist\u00ebt.<\/p>\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr terrorit t\u00eb pashembullt, Fraksioni i Armat\u00ebs s\u00eb Kuqe nuk arriti t\u00eb fitoj\u00eb simpatit\u00eb e pun\u00ebtor\u00ebve n\u00eb Gjermani. Andaj, t\u00eb frustruar p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb p\u00ebrkrahjes, terrorist\u00ebt e RAF-it konsideronin se \u201cklas\u00ebs pun\u00ebtore\u201d t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga idiot\u00ebt e konsumit i mungonte \u201cvet\u00ebdija revolucionare\u201d, shkruan politologu Harald Bergsdorf n\u00eb nj\u00eb artikull t\u00eb botuar k\u00ebto dit\u00eb n\u00eb gazet\u00ebn \u201cFrankfurter Allgemeine Zeitung\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr goditjes q\u00eb mori n\u00eb fund t\u00eb viteve 1970-t\u00eb, RAF-i nuk pushoi s\u00eb ekzistuari. Vrasjet vazhduan edhe n\u00eb vitet \u201980 t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar. U vran\u00eb shefi i nd\u00ebrmarrjes MTU-s\u00eb (Motoren- und Turbinen-Union) Ernst Zim\u00admer\u00admanni (1985), menaxheri i Siemensit, Karl Heinz Beckurtsi, dhe shoferi i tij, Eck\u00adhard Gropp\u00adleri, (1986), di\u00adplo\u00adma\u00adti, Ge\u00adrold von Braun\u00adm\u00fchli, (1986), bankieri, Al\u00adfred Herr\u00adhau\u00adseni, (1989) dhe menaxheri, Det\u00adlev Kars\u00adten Roh\u00adwed\u00adderi, (1991). Roh\u00adwed\u00adderi drejtonte Treuhandanstalt-in, nj\u00eb agjenci t\u00eb themeluar nga Gjermania Per\u00ebndimore p\u00ebr privatizimin e nd\u00ebrmarrjeve t\u00eb Gjermanis\u00eb Lindore, pas bashkimit t\u00eb dy shteteve gjermane. T\u00eb gjitha k\u00ebto vrasje kan\u00eb mbetur t\u00eb pasqaruara.<\/p>\n<p>M\u00eb 20 prill 1998 Fraksioni i Armat\u00ebs s\u00eb Kuqe njoftoi se ka vendosur t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebhet. Rast\u00ebsi apo jo: RAF-i u shp\u00ebrb\u00eb bash n\u00eb dit\u00eblindjen e Adolf Hitlerit. N\u00eb deklarat\u00ebn e fundit RAF\u00a0nuk pendohej p\u00ebr veprimtarin\u00eb e vet: \u201cNe respektojm\u00eb historin\u00eb ton\u00eb&#8230; Jemi t\u00eb lumtur q\u00eb kemi qen\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj p\u00ebrpjekjeje&#8230; Fundi i projektit tregon se nuk ia dol\u00ebm p\u00ebrmes k\u00ebsaj rruge. Por asgj\u00eb nuk na bind kund\u00ebr domosdoshm\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs legjitime p\u00ebr revolt\u00eb&#8230; Sepse terrori i v\u00ebrtet\u00eb ekziston n\u00eb gjendjen normale t\u00eb sistemit ekonomik&#8230; Rrethanave t\u00eb dhunshme ne i jemi p\u00ebrgjigjur me dhun\u00ebn e revolt\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu fliste edhe Ulrike Meinhof (ajo u vet\u00ebvra m\u00eb 1976 n\u00eb burgun e Stammheimit). N\u00eb pamfletin e saj t\u00eb vitit 1970 mbi luft\u00ebn revolucionare Meinhof shkruante: \u201cNatyrisht ne themi&#8230; ai tipi n\u00eb uniform\u00eb \u00ebsht\u00eb derr, nuk \u00ebsht\u00eb njeri&#8230; dhe natyrisht se mund t\u00eb hapet zjarr ndaj tij!\u201d Meinhof i shihte polic\u00ebt si mbrojt\u00ebs t\u00eb \u201ckrimeve t\u00eb sistemit\u201d. Terrorist\u00ebt e RAF-it i bashkonte urrejtja kund\u00ebr Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. N\u00eb vitin 1985 ata vran\u00eb me plumb n\u00eb zverk ushtarin amerikan, Edward Pimentali, i cili po sh\u00ebrbente n\u00eb Gjermani. Kjo vrasje ngjalli kritik\u00eb madje edhe n\u00eb radh\u00ebt e mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb terrorist\u00ebve, si\u00e7 shkruan politologu, Harald Bergsdorfi, n\u00eb \u201cFrankfurter Allgemeine Zeitung\u201d.<\/p>\n<p>Fraksioni i Armat\u00ebs s\u00eb Kuqe ka edhe dy histori q\u00eb lidhen me Ballkanin. E para: m\u00eb 11 maj 1978 n\u00eb Zagreb u arrestuan an\u00ebtar\u00ebt e RAF-it, Brigitte Mohnhaupti, Peter-J\u00fcrgen Boocku, Sieglinde Hofmanni dhe Rolf Clemens Wagneri. Ndon\u00ebse pala gjermane k\u00ebrkoi ekstradimin e tyre, kjo nuk ndodhi p\u00ebr shkak se regjimi i Josip Broz Titos synonte nj\u00eb pazar. P\u00ebr kat\u00ebr gjerman\u00ebt e arrestuar Beogradi k\u00ebrkonte q\u00eb Gjermania t\u00eb kthej\u00eb n\u00eb Jugosllavi tet\u00eb kroat\u00eb t\u00eb akuzuar p\u00ebr aksione kund\u00ebr shtetit jugosllav. Gjermania nuk pranoi. Jugosllavia po ashtu ishte n\u00ebn presionin e palestinez\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebrkonin q\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e RAF-it t\u00eb mos i dor\u00ebzoheshin Gjermanis\u00eb. N\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 1978 terrorist\u00ebt e RAF-it u liruan nga burgu jugosllav dhe u lejuan t\u00eb emigrojn\u00eb n\u00eb Jemenin (e at\u00ebhersh\u00ebm) Jugor. Pastaj regjimi i Beogradit vazhdoi t\u00eb vras\u00eb emigrant\u00eb nga Jugosllavia me q\u00ebndrim n\u00eb Gjermani (m\u00eb 1982 u vran\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit G\u00ebrvalla dhe Kadri Zeka, m\u00eb 1983 biznesmeni i INA-s, Stpejan Gjurekoviqi). Deri n\u00eb vitin 1989 n\u00eb Gjermani sh\u00ebrbimi sekret jugosllav vrau 67 kroat\u00eb.<\/p>\n<p>Historia e dyt\u00eb e Fraksionit t\u00eb Armat\u00ebs s\u00eb Kuqe nd\u00ebrlidhet me Kosov\u00ebn, m\u00eb konkretisht me Silke Maier-Wittin. Ajo iu bashkua RAF-it m\u00eb 7 prill 1977, po at\u00eb dit\u00eb kur RAF-i vrau kryeprokurorin e Gjermanis\u00eb, Siegfried Bubackun, i cili n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore kishte qen\u00eb an\u00ebtar i partis\u00eb naziste. M\u00eb 1979 Maier-Witti braktisi organizat\u00ebn terroriste pasi gjat\u00eb nj\u00eb pla\u00e7kitjeje t\u00eb nj\u00eb banke n\u00eb Z\u00fcrich u vra nj\u00eb kalimtare e rastit. Maier-Witti nuk mund t\u00eb pajtohej me veprimet e organizat\u00ebs s\u00eb saj, andaj iku n\u00eb Gjermanin\u00eb Lindore, komuniste, ku jetoi 10 vjet me identitet t\u00eb rrem\u00eb. Pas r\u00ebnies s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit ajo u zbulua dhe doli para gjyqit. M\u00eb 1991 u d\u00ebnua me 10 vjet burg, m\u00eb 1995 u lirua para kohe. Ajo \u00ebsht\u00eb penduar p\u00ebr veprat e saj. Thot\u00eb se nuk ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb aksione t\u00eb dhunshme, por gjithsesi ka sh\u00ebrbyer si p\u00ebrkrah\u00ebse aktive e RAF-it. M\u00eb 1999 Maier-Witti konkurroi dhe u pranua si pun\u00ebtore humanitare n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb funksion punoi n\u00eb Prizren mes viteve 2000-2005. Tani Silke Maier-Witt jeton n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut. Si ish-terroriste dhe pensioniste.<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Enver Robelli Para 50 vitesh u themelua organizata terroriste gjermane \u201cRote Armee Fraktion\u201d (Fraksioni i Armat\u00ebs s\u00eb Kuqe). Terrori i ekstremist\u00ebve t\u00eb majt\u00eb arriti kulmin me vrasjen e kryeprokurorit dhe shefit t\u00eb Shoqat\u00ebs s\u00eb Pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsve t\u00eb Gjermanis\u00eb n\u00eb vitin 1977. Synim i terrorist\u00ebve ishte ta diskreditonin shtetin duke e paraqitur si vazhdim\u00ebsi t\u00eb nazizmit. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9579,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[9,4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Nj\u00eb kapitull i p\u00ebrgjaksh\u00ebm gjerman - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21955\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Nj\u00eb kapitull i p\u00ebrgjaksh\u00ebm gjerman - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Enver Robelli Para 50 vitesh u themelua organizata terroriste gjermane \u201cRote Armee Fraktion\u201d (Fraksioni i Armat\u00ebs s\u00eb Kuqe). Terrori i ekstremist\u00ebve t\u00eb majt\u00eb arriti kulmin me vrasjen e kryeprokurorit dhe shefit t\u00eb Shoqat\u00ebs s\u00eb Pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsve t\u00eb Gjermanis\u00eb n\u00eb vitin 1977. Synim i terrorist\u00ebve ishte ta diskreditonin shtetin duke e paraqitur si vazhdim\u00ebsi t\u00eb nazizmit. [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21955\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-05-14T11:24:05+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"718\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"465\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21955\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21955\",\"name\":\"Nj\u00eb kapitull i p\u00ebrgjaksh\u00ebm gjerman - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21955#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21955#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png\",\"datePublished\":\"2020-05-14T11:24:05+00:00\",\"dateModified\":\"2020-05-14T11:24:05+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21955#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21955\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21955#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png\",\"width\":718,\"height\":465},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21955#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Nj\u00eb kapitull i p\u00ebrgjaksh\u00ebm gjerman\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Nj\u00eb kapitull i p\u00ebrgjaksh\u00ebm gjerman - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21955","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Nj\u00eb kapitull i p\u00ebrgjaksh\u00ebm gjerman - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"Nga Enver Robelli Para 50 vitesh u themelua organizata terroriste gjermane \u201cRote Armee Fraktion\u201d (Fraksioni i Armat\u00ebs s\u00eb Kuqe). Terrori i ekstremist\u00ebve t\u00eb majt\u00eb arriti kulmin me vrasjen e kryeprokurorit dhe shefit t\u00eb Shoqat\u00ebs s\u00eb Pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsve t\u00eb Gjermanis\u00eb n\u00eb vitin 1977. Synim i terrorist\u00ebve ishte ta diskreditonin shtetin duke e paraqitur si vazhdim\u00ebsi t\u00eb nazizmit. [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21955","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2020-05-14T11:24:05+00:00","og_image":[{"width":718,"height":465,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png","type":"image\/png"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"11 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21955","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21955","name":"Nj\u00eb kapitull i p\u00ebrgjaksh\u00ebm gjerman - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21955#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21955#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png","datePublished":"2020-05-14T11:24:05+00:00","dateModified":"2020-05-14T11:24:05+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21955#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=21955"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21955#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png","width":718,"height":465},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21955#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Nj\u00eb kapitull i p\u00ebrgjaksh\u00ebm gjerman"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli-150x150.png",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png",718,465,false]},"categories_names":{"9":{"name":"Analiz\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=9"},"4":{"name":"Opinion","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=4"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli-150x150.png",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png",300,194,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png",305,198,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png",400,259,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png",600,389,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png",718,465,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png",130,84,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png",718,465,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21955"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=21955"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21955\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":21956,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21955\/revisions\/21956"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/9579"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=21955"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=21955"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=21955"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}