{"id":21721,"date":"2020-05-05T22:26:35","date_gmt":"2020-05-05T20:26:35","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=21721"},"modified":"2020-05-05T22:26:35","modified_gmt":"2020-05-05T20:26:35","slug":"misteri-bonaparti-vdiq-vertet-ne-5-maj-1821-apo-u-zevendesua-nga-dikush-tjeter","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21721","title":{"rendered":"Misteri: Bonaparti vdiq v\u00ebrtet n\u00eb 5 maj 1821, apo u \u201cz\u00ebvend\u00ebsua\u201d nga dikush tjet\u00ebr?"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Q\u00eb nga vdekja e tij n\u00eb koh\u00ebn kur ishte burgosur nga britanik\u00ebt n\u00eb ishullin e Sh\u00ebn Helen\u00ebs n\u00eb vitin 1821, pretendimet se Napoleon Bonaparti u vra ose arriti t\u00eb arratisej nga ishulli, nuk jan\u00eb zhdukur plot\u00ebsisht. Ja cilat jan\u00eb hipotezat kryesore mbi vdekjen e ish-perandorit francez<\/em><\/strong><\/p>\n<p>\u201cVdekja ime \u00ebsht\u00eb e parakohshme. Po vritem nga oligopoli anglez, dhe vras\u00ebsit e pun\u00ebsuar prej tyre\u201d. Ishin k\u00ebto fjal\u00ebt e hidhura t\u00eb Napoleon Bonapartit, kur ai diktoi testamentin e tij t\u00eb fundit n\u00eb prillin e vitit 1821. Nj\u00eb nga manipulator\u00ebt m\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm n\u00eb histori, Napoleoni ishte nj\u00eb njeri q\u00eb mori me vete n\u00eb varr hakmarrjet e tij.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb pas vdekjes s\u00eb tij n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb ndodhej i burgosur nga britanik\u00ebt m\u00eb 5 maj 1821, 16 persona mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb autopsin\u00eb q\u00eb iu b\u00eb trupit t\u00eb Napoleonit, mes t\u00eb cil\u00ebve 7 mjek\u00eb. Ata arrit\u00ebn nj\u00ebz\u00ebri n\u00eb p\u00ebrfundimin e tyre:ish-perandori kishte vdekur nga kanceri n\u00eb stomak.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, dyshimet nuk u zhduk\u00ebn kurr\u00eb:A e p\u00ebrshpejtoi qeveria britanike vdekjen e tij? A i hodh\u00ebn helm n\u00eb got\u00ebn e ver\u00ebs rival\u00ebt e tij n\u00eb Franc\u00eb? A ishte v\u00ebrtet Napoleoni ai q\u00eb vdiq n\u00eb Longud Hauz n\u00eb majin e vitit 1821? P\u00ebr gati dy shekuj, t\u00eb gjitha k\u00ebto pyetje dhe shum\u00eb t\u00eb tjera jan\u00eb diskutuar, debatuar, dhe ricikluar vazhdimisht.<\/p>\n<p>I lindur n\u00eb nj\u00eb familje korsikane modeste n\u00eb vitin 1769, n\u00eb vitin 1811 Napoleon Bonaparti sundonte mbi 70 milion\u00eb njer\u00ebz dhe dominonte Evrop\u00ebn. Kat\u00ebr vjet m\u00eb von\u00eb, \u00ebndrrat e tij dinastike, politike, perandorake dhe ushtarake u b\u00ebn\u00eb pluhur e hi, dhe ai u internua n\u00eb ishullin e larg\u00ebt t\u00eb Sh\u00ebn Helen\u00ebs, n\u00eb Atlantikun e Jugut, n\u00ebn vrojtimin e britanik\u00ebve.<\/p>\n<p>Atje deri n\u00eb vdekjen e tij, ai dhe familja e tij jetuan n\u00eb nj\u00eb vil\u00eb t\u00eb quajtur Longud Hauz. Por vdekja e ish-perandorit francez nuk ndodhi krejt papritur. P\u00ebr muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb, Napoleoni kishte vuajtur nga dhimbje t\u00eb forta barku, t\u00eb vjella, djersitje t\u00eb shumta gjat\u00eb nat\u00ebs dhe ethe.<\/p>\n<p>Kur nuk vuante nga kapsll\u00ebku, prekej nga diarreja. Ra shum\u00eb n\u00eb pesh\u00eb. Napoleoni ankohej gjithashtu p\u00ebr dhimbje koke, dob\u00ebsi trupore. Nisi t\u00eb fliste me shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi. Mishrat e dh\u00ebmb\u00ebve, buz\u00ebt dhe thonjt\u00eb e humb\u00ebn ngjyr\u00ebn e tyre natyrale.<\/p>\n<p>Me pak fjal\u00eb, ai ishte i bindur se po helmohej. \u00a0Por m\u00eb von\u00eb, nisi t\u00eb mendonte se vuante nga i nj\u00ebjti kancer q\u00eb i kishte marr\u00eb jet\u00ebn edhe babait t\u00eb tij. Prandaj \u00a0e gjith\u00eb ndihma mjek\u00ebsore ishte e padobishme. M\u00eb 4 maj 1821, ai e humbi vet\u00ebdijen. M\u00eb 5 maj, u p\u00ebrhap lajmi se udh\u00ebheq\u00ebsi i madh kishte vdekur.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga ai moment lind\u00ebn edhe shum\u00eb pik\u00ebpyetje dhe teori. Teoria e par\u00eb e komplotit, u artikulua nga irlandezi Berri O\u2019Miara, q\u00eb kishte qen\u00eb kirurg i anijes \u201cHMS Bellerophon\u201d, kur Napoleoni iu dor\u00ebzua kapitenit t\u00eb saj pas Betej\u00ebs s\u00eb Vaterlos\u00eb. O\u2019Miara u b\u00eb m\u00eb pas mjeku personal i Napoleonit.<\/p>\n<p>Mjeku irlandez i sh\u00ebrbeu ish-perandorit p\u00ebr 3 vjet, kur l\u00ebshoi akuz\u00ebn bomb\u00eb se guvernatori britanik i Sh\u00ebn Helen\u00ebs, S\u00ebr Hadson Loiu, e kishte porositur at\u00eb t\u00eb q\u00eb \u201ct\u2019i shkurtonte jet\u00ebn Napoleonit\u201d. Si\u00e7 mund t\u00eb pritej, pas k\u00ebtyre akuzave O\u2019Miara u pushua nga puna.<\/p>\n<p>S\u00ebr Hadson u etiketua si nj\u00eb britanik i posht\u00ebr. Ky \u00ebsht\u00eb versioni q\u00eb ka mbetur n\u00eb histori, dhe jo rast\u00ebsisht edhe versioni q\u00eb Napoleoni d\u00ebshironte t\u00eb besonte bota. Ish-perandori francez, kishte nj\u00eb plan dinak p\u00ebr t\u2019u arratisur nga Sh\u00ebn Helena, me pretendimin se klima jo e sh\u00ebndetshme e ishullit po e d\u00ebmtonte shum\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim ai shfryt\u00ebzoi dr.O\u2019Miara. Ky i fundit, mb\u00ebshteti pretendimet e pacientit t\u00eb tij t\u00eb famsh\u00ebm, dhe n\u00eb vitin 1818, e akuzoi guvernatorin Lui se po p\u00ebrpiqej t\u00eb p\u00ebrshpejtonte vdekjen e Napoleonit. Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb vitin 1822, ai publikoi nj\u00eb lib\u00ebr ku pretendonte se qeveria britanike ishte e vendosur t\u00eb eleminonte \u00e7do lloj mund\u00ebsie p\u00ebr nj\u00eb rikthim t\u00eb Napoleonit n\u00eb Franc\u00eb.<\/p>\n<p>Shum\u00eb njer\u00ebz dyshuan se O\u2019Miara kishte t\u00eb drejt\u00eb, por askush nuk mund t\u00eb provonte akuz\u00ebn\u00a0 tij.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk ekzistonte ende asnj\u00eb metod\u00eb, p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar pranin\u00eb e arsenikut n\u00eb nj\u00eb kufom\u00eb. N\u00ebse Napoleoni ishte vrar\u00eb, u duk sikur vras\u00ebsi ishte zhdukur bashk\u00eb me t\u00eb. Derikur doli n\u00eb sken\u00eb teoria e nj\u00eb dentisti suedez rreth 100 vjet m\u00eb von\u00eb, mbi skenarin e helmimit t\u00eb tij. Kur u botuan letrat private t\u00eb Napoleonit n\u00eb vitet 1950, q\u00eb p\u00ebrshkruanin detajet m\u00eb intime t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit t\u00eb perandorit, dr.Sten Forshufvud besonte se ai kishte gjetur nj\u00eb prov\u00eb t\u00eb dyshimt\u00eb.<\/p>\n<p>Nga 31 simptoma t\u00eb helmimit nga arseniku t\u00eb zbuluara nga shkenc\u00ebtar\u00ebt q\u00eb nga viti 1821, Napoleoni kishte shfaqur 28 prej tyre. Prandaj Forshufvud, i k\u00ebrkoi nj\u00eb universiteti skocez t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb prov\u00eb q\u00eb detektonte gjurm\u00ebt e arsenikut.<\/p>\n<p>Analiza e aktivizimit t\u00eb neutroneve (NAA), q\u00eb u krye mbi fijet e flokut t\u00eb Napoleonit p\u00ebrcaktoi datat 1816, 1817 dhe 1818, dhe zbuloi nivele t\u00eb larta t\u00eb arsenikut n\u00eb trupin e tij. O\u2019Miara, dukej se kishte t\u00eb drejt\u00eb:Napoleoni ishte vrar\u00eb, po nga kush?<\/p>\n<p>Milioneri kanadez Ben Uajder, arriti n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin p\u00ebrfundim m\u00eb von\u00eb, me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb metode tjet\u00ebr. I bindur se Napoleoni ishte vrar\u00eb, Uajder shfryt\u00ebzoi kujtimet e shumta t\u00eb shkruara nga an\u00ebtar\u00ebt e familjes Bonapart n\u00eb Longud. Libri i tij i p\u00ebrbashk\u00ebt me dr.Forshufvud me titull \u201cVrasje n\u00eb Sh\u00ebn Helen\u00eb\u201d, hedh akuza mbi nj\u00eb t\u00eb dyshuar t\u00eb ri p\u00ebr krimin:mikun e vjet\u00ebr t\u00eb Napoleonit, Sharl Tristan, markezin e Montolonit, nj\u00eb personazh me shum\u00eb drit\u00ebhije, gruaja e t\u00eb cilit ishte joshur nga Napoleoni.<\/p>\n<p>Tristan ishte i d\u00ebshp\u00ebruar p\u00ebr t\u2019u larguar nga ishulli, por q\u00ebndroi p\u00ebr t\u00eb fituar personalisht nga testamenti. Mbret\u00ebrit e restauruar t\u00eb dinastis\u00eb s\u00eb Burbon\u00ebve (t\u00eb cil\u00ebt ishin po aq t\u00eb interesuar sa britanik\u00ebt p\u00ebr eleminimin e Napoleonit), k\u00ebrc\u00ebnuan se do t\u00eb b\u00ebnin publike p\u00ebrvet\u00ebsimin e fondeve ushtarake nga ana e Montolon, n\u00ebse ai nuk do t\u00eb binte dakord t\u00eb helmonte pijen e Napoleonin me arsenik.<\/p>\n<p>Por kjo teori nuk i bind t\u00eb gjith\u00eb. Edhe n\u00ebse arseniku e vrau Napoleonin, kjo nuk do t\u00eb thoshte se dikush e kishte vrar\u00eb ish-perandorin me arsenik. N\u00eb vitet 1980, debati mbi helmimin ndryshoi kurs, duke menduar se Napoleoni thjesht mund t\u00eb kishte p\u00ebrthithur mjaftuesh\u00ebm arsenik nga ambienti i tij, q\u00eb n\u00eb fund e vrau.<\/p>\n<p>Nj\u00eb sht\u00ebpi tipike e shekullit XIX-t\u00eb ishte e tejmbushur me arsenik:kozmetika, toniku p\u00ebr flok\u00ebt, cigaret, dylli i vulave, en\u00ebt e gatimit, preparatet kund\u00ebr insekteve, helmi ndaj minjve, kremi i ngrir\u00eb i \u00ebmb\u00eblsirave, ishin q\u00eb t\u00eb gjitha ishin toksike.<\/p>\n<p>Kur nj\u00eb kimist i Universitetit t\u00eb Njukas\u00ebllit ekzaminoi nj\u00eb cop\u00ebz let\u00ebr nga muri i vil\u00ebs n\u00eb Longud, t\u00eb vjedhur nga nj\u00eb turist i shekullit XIX-t\u00eb, ai zbuloi gazra helmuese t\u00eb mbetura n\u00eb mykun q\u00eb rritet pas tij, dhe q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb kontribuar n\u00eb vdekjen e Napoleonit.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb, studiuesit testuan fije floku nga djali i Napoleonit; gruaja e tij e par\u00eb, perandoresha Jozefin\u00eb; dhe 10 persona t\u00eb gjall\u00eb, dhe arrit\u00ebn n\u00eb p\u00ebrfundimin se evropian\u00ebt n\u00eb fillim t\u00eb shekullit XIX, kishin deri n\u00eb 100 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb arsenik n\u00eb trupat e tyre, sesa ka sot mesatarisht nj\u00eb njeri. FBI, Scotland Yard, Instituti i Mjek\u00ebsis\u00eb Ligjore n\u00eb Strasburg, dhe laborator\u00ebt e policis\u00eb s\u00eb Parisit kryen secili teste t\u00eb ve\u00e7anta, dhe q\u00eb t\u00eb gjitha konfirmuan nivele t\u00eb larta t\u00eb arsenikut n\u00eb trupin e Napoleonit.<\/p>\n<p>Por askush nuk mundi t\u2019i p\u00ebrgjigjej p\u00ebrfundimisht pyetjes, se si kishte arritur helmi atje. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb sfond u shfaq nj\u00eb debat i dyt\u00eb:z\u00ebvend\u00ebsimi i tij. Ideja e perandorit z\u00ebvend\u00ebsues \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb filma dhe romane, dhe sigurisht admiruesit m\u00eb t\u00eb zjarrt\u00eb t\u00eb Napoleonit ishin (dhe jan\u00eb) t\u00eb sigurt\u00eb se ai jetoi shum\u00eb m\u00eb gjat\u00eb. Dhe se njeriu q\u00eb vdiq m\u00eb 5 maj 1821, ishte dikush tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Versioni m\u00eb befasues i teorive t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsimit, pohon se Napoleoni nuk shkoi kurr\u00eb n\u00eb Sh\u00ebn Helen\u00eb. Nj\u00eb sozi u d\u00ebrgua n\u00eb vendin e tij, nd\u00ebrsa ish-perandori shkoi t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb n\u00eb Verona t\u00eb Italis\u00eb, deri kur u q\u00ebllua p\u00ebr vdekje n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb ngjitur muret e nj\u00eb pallati austriak, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb djalin e tij t\u00eb vog\u00ebl.<\/p>\n<p>Mjerisht, kjo histori nuk ka asnj\u00eb lloj baze dokumentare. Teoria e dyt\u00eb e z\u00ebvend\u00ebsimit, sillet rreth Zhan Baptist \u00c7iprianit, mazhordoimit t\u00eb vil\u00ebs n\u00eb Longud deri n\u00eb vdekjen e tij n\u00eb shkurt 1818 gjat\u00eb nj\u00eb epidemie t\u00eb hepatitit, dhe varrosjes s\u00eb tij aty pran\u00eb.<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtet\u00ebsit e k\u00ebsaj teorie, pohojn\u00eb se britanik\u00ebt e zhvarros\u00ebn fshehurazi trupin e Napoleonit n\u00eb fund t\u00eb viteve 1820, p\u00ebr arsye t\u00eb pashpjeguara prej tyre. Kur u p\u00ebrball\u00ebn me k\u00ebrkes\u00ebn zyrtare t\u00eb Franc\u00ebs n\u00eb vitin 1840 p\u00ebr t\u00eb zhvarrosur Napoleonin, dhe rikthyer eshtrat e tij n\u00eb Paris, britanik\u00ebt nxor\u00ebn nxorr\u00ebn me shpejt\u00ebsi eshtrat e \u00c7iprianinit nga varri i tij, dhe i hodh\u00ebn ato n\u00eb varrin e zbraz\u00ebt t\u00eb Napoleonit.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1969, n\u00eb 200-vjetorin e lindjes s\u00eb Napoleonit, nj\u00eb gazetar francez botoi madje nj\u00eb thirrje t\u00eb bujshme ndaj britanik\u00ebve:Anglais, rendez-nous Napoleon! (Anglez\u00eb, na ktheni Napoleonin!).<\/p>\n<p>Pohimi i tij befasues, ishte q\u00eb familja mbret\u00ebrore britanike e kishte rivarossur Napoleonin n\u00eb Uestminster Abej, \u00e7ka p\u00ebrb\u00ebnte posht\u00ebrimin e fundit p\u00ebr ish-perandorin.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta m\u00eb prozaike, \u00ebsht\u00eb se trupi i Napoleonit prehet (thuajse me siguri) n\u00ebn kupol\u00ebn e Les Invalides n\u00eb Paris. Gjithsesi, derikur autoritetet franceze t\u00eb lejojn\u00eb rihapjen e arkivolit dhe kryejen e testimeve p\u00ebrkat\u00ebse, teorit\u00eb konspirative do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb trazojn\u00eb uj\u00ebrat. \/ HistoryExtra \u2013 Bota.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Q\u00eb nga vdekja e tij n\u00eb koh\u00ebn kur ishte burgosur nga britanik\u00ebt n\u00eb ishullin e Sh\u00ebn Helen\u00ebs n\u00eb vitin 1821, pretendimet se Napoleon Bonaparti u vra ose arriti t\u00eb arratisej nga ishulli, nuk jan\u00eb zhdukur plot\u00ebsisht. Ja cilat jan\u00eb hipotezat kryesore mbi vdekjen e ish-perandorit francez \u201cVdekja ime \u00ebsht\u00eb e parakohshme. Po vritem nga oligopoli [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":21722,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[10,3,21],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Misteri: Bonaparti vdiq v\u00ebrtet n\u00eb 5 maj 1821, apo u \u201cz\u00ebvend\u00ebsua\u201d nga dikush tjet\u00ebr? - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21721\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Misteri: Bonaparti vdiq v\u00ebrtet n\u00eb 5 maj 1821, apo u \u201cz\u00ebvend\u00ebsua\u201d nga dikush tjet\u00ebr? - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Q\u00eb nga vdekja e tij n\u00eb koh\u00ebn kur ishte burgosur nga britanik\u00ebt n\u00eb ishullin e Sh\u00ebn Helen\u00ebs n\u00eb vitin 1821, pretendimet se Napoleon Bonaparti u vra ose arriti t\u00eb arratisej nga ishulli, nuk jan\u00eb zhdukur plot\u00ebsisht. Ja cilat jan\u00eb hipotezat kryesore mbi vdekjen e ish-perandorit francez \u201cVdekja ime \u00ebsht\u00eb e parakohshme. Po vritem nga oligopoli [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21721\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-05-05T20:26:35+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Napoleon-Bonaparte.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1176\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"698\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21721\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21721\",\"name\":\"Misteri: Bonaparti vdiq v\u00ebrtet n\u00eb 5 maj 1821, apo u \u201cz\u00ebvend\u00ebsua\u201d nga dikush tjet\u00ebr? - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21721#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21721#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Napoleon-Bonaparte.jpg\",\"datePublished\":\"2020-05-05T20:26:35+00:00\",\"dateModified\":\"2020-05-05T20:26:35+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21721#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21721\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21721#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Napoleon-Bonaparte.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Napoleon-Bonaparte.jpg\",\"width\":1176,\"height\":698},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21721#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Misteri: Bonaparti vdiq v\u00ebrtet n\u00eb 5 maj 1821, apo u \u201cz\u00ebvend\u00ebsua\u201d nga dikush tjet\u00ebr?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Misteri: Bonaparti vdiq v\u00ebrtet n\u00eb 5 maj 1821, apo u \u201cz\u00ebvend\u00ebsua\u201d nga dikush tjet\u00ebr? - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21721","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Misteri: Bonaparti vdiq v\u00ebrtet n\u00eb 5 maj 1821, apo u \u201cz\u00ebvend\u00ebsua\u201d nga dikush tjet\u00ebr? - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"Q\u00eb nga vdekja e tij n\u00eb koh\u00ebn kur ishte burgosur nga britanik\u00ebt n\u00eb ishullin e Sh\u00ebn Helen\u00ebs n\u00eb vitin 1821, pretendimet se Napoleon Bonaparti u vra ose arriti t\u00eb arratisej nga ishulli, nuk jan\u00eb zhdukur plot\u00ebsisht. Ja cilat jan\u00eb hipotezat kryesore mbi vdekjen e ish-perandorit francez \u201cVdekja ime \u00ebsht\u00eb e parakohshme. Po vritem nga oligopoli [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21721","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2020-05-05T20:26:35+00:00","og_image":[{"width":1176,"height":698,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Napoleon-Bonaparte.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"8 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21721","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21721","name":"Misteri: Bonaparti vdiq v\u00ebrtet n\u00eb 5 maj 1821, apo u \u201cz\u00ebvend\u00ebsua\u201d nga dikush tjet\u00ebr? - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21721#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21721#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Napoleon-Bonaparte.jpg","datePublished":"2020-05-05T20:26:35+00:00","dateModified":"2020-05-05T20:26:35+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21721#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=21721"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21721#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Napoleon-Bonaparte.jpg","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Napoleon-Bonaparte.jpg","width":1176,"height":698},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21721#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Misteri: Bonaparti vdiq v\u00ebrtet n\u00eb 5 maj 1821, apo u \u201cz\u00ebvend\u00ebsua\u201d nga dikush tjet\u00ebr?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Napoleon-Bonaparte.jpg","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Napoleon-Bonaparte-150x150.jpg",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Napoleon-Bonaparte.jpg",1176,698,false]},"categories_names":{"10":{"name":"Histori","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=10"},"3":{"name":"Kryesore","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=3"},"21":{"name":"Sociale","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=21"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Napoleon-Bonaparte-150x150.jpg",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Napoleon-Bonaparte.jpg",300,178,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Napoleon-Bonaparte.jpg",305,181,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Napoleon-Bonaparte.jpg",400,237,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Napoleon-Bonaparte.jpg",600,356,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Napoleon-Bonaparte.jpg",1024,608,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Napoleon-Bonaparte.jpg",130,77,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Napoleon-Bonaparte.jpg",1176,698,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21721"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=21721"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21721\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":21723,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21721\/revisions\/21723"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/21722"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=21721"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=21721"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=21721"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}