{"id":21679,"date":"2020-05-03T11:24:11","date_gmt":"2020-05-03T09:24:11","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=21679"},"modified":"2020-05-03T11:24:11","modified_gmt":"2020-05-03T09:24:11","slug":"eksperti-i-shendetit-publik-koha-per-rihapje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21679","title":{"rendered":"Eksperti i Sh\u00ebndetit Publik: Koha p\u00ebr rihapje!"},"content":{"rendered":"<div class=\"td-post-header\">\n<header class=\"td-post-title\">\n<p class=\"td-post-sub-title\"><em>\u00c7far\u00eb e dallon Europ\u00ebn Juglindore nga Per\u00ebndimi, madje edhe nga Gjermania e konsideruar nj\u00eb histori suksesi? Debati p\u00ebr vaksin\u00ebn e vjet\u00ebr t\u00eb tuberkulozit dhe niveli i riskut sot nga Covid-19<\/em><\/p>\n<div class=\"td-module-meta-info\">\n<div class=\"td-post-author-name\">\n<p><strong>Nga Alban Ylli<\/strong><\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb jav\u00ebn e shtat\u00eb t\u00eb dokumentimit t\u00eb pandemis\u00eb nga Covid 19, e cila me shum\u00eb gjas\u00eb u importua nga Italia e Veriut n\u00eb dy jav\u00ebt e fundit t\u00eb shkurtit. T\u00eb dh\u00ebnat d\u00ebshmojn\u00eb se p\u00ebrhapja e infeksionit \u00ebsht\u00eb frenuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive; kurba epidemike \u00ebsht\u00eb e shesht\u00eb, numri i rasteve n\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr kujdes nuk e k\u00ebrc\u00ebnoi sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor dhe mortaliteti \u00ebsht\u00eb mbajtur n\u00eb nivele t\u00eb ul\u00ebta. Jan\u00eb regjistruar zyrtarisht vet\u00ebm 26 vdekje nga Covid 19 n\u00eb Shqip\u00ebri dhe niveli nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm shum\u00eb m\u00eb i ul\u00ebt se n\u00eb vendet e Europ\u00ebs Per\u00ebndimore, por edhe se n\u00eb disa vende t\u00eb Europ\u00ebs Juglindore p\u00ebrfshir\u00eb, Serbin\u00eb, Maqedonin\u00eb e Veriut, Rumanin\u00eb apo edhe Turqin\u00eb m\u00eb n\u00eb Lindje. Edhe ritmet e shtimit t\u00eb rasteve t\u00eb reja ngelen m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se n\u00eb disa nga k\u00ebto vende. Prej nj\u00eb jave, numri i rasteve t\u00eb sh\u00ebruara e ka kaluar numrin e rasteve aktive t\u00eb konfirmuara dhe kjo prirje vazhdon. Megjith\u00ebse pandemia ka prekur n\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb ndryshme shumic\u00ebn e qyteteve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ka ende nj\u00eb num\u00ebr rajonesh pa asnj\u00eb rast t\u00eb konfirmuar. Gjithashtu, vatrat e infeksionit t\u00eb identifikuara koh\u00ebt e fundit n\u00eb Shkod\u00ebr dhe Kruj\u00eb duket t\u00eb jen\u00eb mbajtur ende p\u00ebrgjith\u00ebsisht t\u00eb izoluara.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/header>\n<\/div>\n<div class=\"td-post-content tagdiv-type\">\n<p class=\"has-text-align-center\"><strong>Ve\u00e7orit\u00eb e Shqiperis\u00eb dhe vendeve t\u00eb tjera t\u00eb Europ\u00ebs Juglindore<\/strong><\/p>\n<p>Ka nj\u00eb dallim t\u00eb fort\u00eb mes treguesve t\u00eb pandemis\u00eb n\u00eb vendet e Europ\u00ebs Juglindore dhe atyre t\u00eb vendeve t\u00eb Europ\u00ebs Per\u00ebndimore. Risku p\u00ebr t\u2019u infektuar, i bazuar n\u00eb numrin e rasteve t\u00eb diagnostikuara n\u00eb popullat\u00eb, ngelet p\u00ebrgjith\u00ebsisht disa her\u00eb m\u00eb i ul\u00ebt, nd\u00ebrsa risku p\u00ebr t\u00eb vdekur nga Covid 19 mund t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb dhjetra her\u00eb m\u00eb i ul\u00ebt.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb e dallon Shqip\u00ebrin\u00eb nga Italia, Britania e Madhe, e pse jo, edhe nga Gjermania e konsideruar nj\u00eb histori suksesi, n\u00eb kontrollin e k\u00ebsaj pandemie? P\u00ebrgjigja e k\u00ebsaj pyetje duket se do t\u00eb ngelet ende e debatueshme, por megjithat\u00eb disa m\u00ebsime mund t\u00eb nxirren p\u00ebrmes nj\u00eb observimi sistematik t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb faktor\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt me gjas\u00eb ndikojn\u00eb.\u00a0 Korrelacioni gjeografik mund t\u00eb jap\u00eb nj\u00eb ndihm\u00eb p\u00ebr t\u00eb identifikuar pranin\u00eb e faktor\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm dhe p\u00ebr t\u00eb hedhur hipoteza bazuar mbi diferencat apo asociimet e v\u00ebrejtura, gjithmon\u00eb pa v\u00ebrtetuar dot shkak\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb analiz\u00eb kemi p\u00ebrfshir\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, vendet e Europ\u00ebs Juglindore (pa marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb perkufizim politik t\u00eb k\u00ebtij termi) dhe vendet m\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuese t\u00eb pandemis\u00eb n\u00eb Europ\u00ebn Per\u00ebndimore (s\u00ebrish perkufizimin politik t\u00eb k\u00ebtij termi e kemi konsideruar si t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb). Kemi par\u00eb gjithashtu edhe parametrat e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, si vendi me numrin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb rasteve dhe vdekjeve nga Covid 19 sot n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vendet e Europ\u00ebs Per\u00ebndimore dhe SHBA rastet e para t\u00eb konfirmuara i p\u00ebrkasin t\u00eb gjitha janarit. Nuk mund ta dijm\u00eb me sakt\u00ebsi se \u00e7far\u00eb ka ndodhur me qarkullimin e fsheht\u00eb t\u00eb virusit p\u00ebrmes personave asimptomatik\u00eb apo me simptoma t\u00eb lehta, por mund t\u00eb vler\u00ebsojm\u00eb se ky qarkullim kish krijuar nd\u00ebrkoh\u00eb nj\u00eb rezervuar t\u00eb madh infektimi, kur brenda pak dit\u00ebve n\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb shkurtit, n\u00eb Lombardi u identifikuan menj\u00ebher\u00eb qindra raste.\u00a0 Asnj\u00eb vend n\u00eb Per\u00ebndim nuk nd\u00ebrmori masa drastike n\u00eb nivel komb\u00ebtar brenda Shkurtit. Vet\u00ebm n\u00eb 11 Mars, pas d\u00ebshtimit t\u00eb karantin\u00ebs s\u00eb pjesshme t\u00eb disa qytezave n\u00eb Veri, dhe pas rreth 40 dit\u00ebve nga \u2018rastet 0\u2019, Italia aplikon masat e para drastike n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb gjer\u00eb. Britania e Madhe priti edhe dy jav\u00eb t\u00eb tjera, nd\u00ebrsa SHBA edhe rreth 1 muaj. Megjithat\u00eb, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjykohet sot, n\u00ebse masat drastike do t\u00eb mund t\u00eb merreshin m\u00eb par\u00eb, kur ende nuk kishte k\u00ebrc\u00ebnim t\u00eb duksh\u00ebm e t\u00eb dokumentuar qart\u00eb p\u00ebr shoq\u00ebrit\u00eb per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>Nga tabela m\u00eb posht\u00eb v\u00ebrehet se n\u00eb t\u00eb gjitha vendet e Europ\u00ebs Juglindore rastet e para t\u00eb konfirmuara i p\u00ebrkasin fundit t\u00eb shkurtit dhe fillimit t\u00eb marsit, pra me disa jav\u00eb distanc\u00eb krahasuar me Europ\u00ebn Per\u00ebndimore. Virusi, i ashtuquajtur SARS-Cov2, ka pasur m\u00eb pak koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb qarkulluar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb dhe p\u00ebr ta krijuar nj\u00eb rezervuar t\u00eb madh. Gjithashtu vendimmarrja lidhur me kufizimin e lirive t\u00eb l\u00ebvizjes \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr autoritetet nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb masmediat po pasqyronin potencialin shkat\u00ebrrues t\u00eb pandemis\u00eb n\u00eb Itali. A \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb ky t\u00eb jet\u00eb shpjegimi i vet\u00ebm? Duket se jo.<\/p>\n<p>Kroacia dhe Greqia i kan\u00eb regjistruar rastet e tyre t\u00eb para me her\u00ebt se Turqia apo Sllovenia, e megjithat\u00eb kan\u00eb mbajtur parametra m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb mortalitetit. Nga ana tjet\u00ebr Portugalia (nuk \u00ebsht\u00eb paraqitur n\u00eb tabel\u00eb) e ka regjistruar rastin e par\u00eb n\u00eb 2 Mars e megjithat\u00eb e ka nivelin e mortalitetit (72\/1 milion) 2.5 her\u00eb me t\u00eb lart\u00eb se Maqedonia e Veriut. Koha e nd\u00ebrhyrjes dhe intensiteti i masave \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, por me siguri jan\u00eb n\u00eb loj\u00eb edhe faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Risku p\u00ebr t\u00eb vdekur nga Covid 19 rritet me shpejt\u00ebsi n\u00eb t\u00eb moshuarit p\u00ebr t\u00eb arritur kulmin tek personat mbi 80 vje\u00e7. Proporcioni i t\u00eb moshuarve mbi 65 vje\u00e7 dhe sidomos mbi 80 vje\u00e7 n\u00eb nj\u00eb popullat\u00eb duhet t\u00eb luaj\u00eb nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb pasojat e pandemis\u00eb.<\/p>\n<p>Tabela d\u00ebshmon se vendet e Europ\u00ebs Juglindore kan\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb mesatare p\u00ebrgjith\u00ebsisht m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se vendet e Europ\u00ebs Per\u00ebndimore (por jo SHBA). N\u00eb Itali, Spanj\u00eb, Franc\u00eb dhe Britanin\u00eb e Madhe (por jo n\u00eb Gjermani) nj\u00eb proporcion i madh i vdekjeve ka ndodhur n\u00eb institucionet rezidenciale (azilet). Kjo dukuri nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrejtur n\u00eb Shqip\u00ebri e vende t\u00eb tjera t\u00eb Europ\u00ebs Juglindore. Megjithat\u00eb, nd\u00ebrsa jet\u00ebgjat\u00ebsia mesatare \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e lart\u00eb n\u00eb Greqi e Slloveni, kjo nuk duket t\u00eb ket\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb risk duksh\u00ebm m\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr t\u00eb vdekur nga Covid 19 n\u00eb k\u00ebto vende.<\/p>\n<p>Programet e vaksinimit t\u00eb bazur n\u00eb bacilin e Calmette Guerin (BCG), vaksin\u00ebn e vjet\u00ebr kund\u00ebr tuberkulozit, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb jav\u00ebt e fundit pjes\u00eb e debatit shkencor mbi faktor\u00ebt me ndikim n\u00eb p\u00ebrhapjen e pandemis\u00eb dhe kontrollin e pasojave t\u00eb saj. N\u00eb Europ\u00ebn Juglindore kjo vaksin\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e programeve komb\u00ebtare t\u00eb vaksinimit t\u00eb detyruesh\u00ebm. N\u00eb Itali e SHBA nuk ka qen\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb pjes\u00eb e programit t\u00eb vaksinimit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb shumic\u00ebn e Europ\u00ebs Per\u00ebndimore ka qen\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb forma t\u00eb kufizuara dhe kategori t\u00eb caktuara me risk. S\u00ebrish \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb arrihet n\u00eb nj\u00eb konkluzion p\u00ebr lidhjen e vaksin\u00ebs BCG p\u00ebrderisa t\u00eb moshuarit e Franc\u00ebs, Spanj\u00ebs e Britanis\u00eb e kan\u00eb kryer k\u00ebt\u00eb vaksin\u00eb n\u00eb f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb e tyre. Gjithashtu, Sicilia, Sardenja dhe provinca t\u00eb tjera n\u00eb jug t\u00eb Italis\u00eb e kan\u00eb nivelin e mortalitetit shum\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se provincat n\u00eb veri, atje ku filloi pandemia, pavar\u00ebsisht statusit t\u00eb ngjash\u00ebm imunitar.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb kuptuar m\u00eb shum\u00eb rreth rolit t\u00eb k\u00ebsaj vaksine, do t\u00eb duhet t\u00eb presim rezultatet e dy eksperimenteve klinike q\u00eb jan\u00eb ende n\u00eb proces n\u00eb Holand\u00eb e Gjermani. S\u00eb fundi, mund t\u00eb thuhet se programet e sh\u00ebndetit publik dhe vaksinimit t\u00eb vendeve t\u00eb Europ\u00ebs Juglindore, krahasimisht m\u00eb tradicionale se ato t\u00eb Europ\u00ebs Per\u00ebndimore, do t\u00eb meritojn\u00eb m\u00eb tep\u00ebr v\u00ebmendje dhe respekt pas pandemis\u00eb.<\/p>\n<p>Dend\u00ebsia e popullsis\u00eb (rezident\u00eb \/ km<sup>2<\/sup>) dhe shkalla e urbanizimit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb faktor tjet\u00ebr i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb korrelacion gjeografik dhe q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb intensitetit t\u00eb qarkullimit t\u00eb virusit dhe riskut m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb disa popullata. Por edhe si\u00e7 duket nga tabela, kjo analiz\u00eb duhet t\u00eb vlej\u00eb p\u00ebr zonat me dend\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb urbane brenda nj\u00eb vendi, m\u00eb shum\u00eb sesa n\u00eb krahasimin mes vendeve t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p class=\"has-text-align-center\"><strong>Tabela 1 \u2013 Dallimet mes vendeve t\u00eb Europ\u00ebs Juglindore dhe Europ\u00ebs Per\u00ebndimore. Niveli i riskut dhe faktor\u00ebt e mundsh\u00ebm me ndikim<\/strong><\/p>\n<figure class=\"wp-block-table\">\n<table>\n<tbody>\n<tr>\n<td><strong>Vendet<\/strong><\/td>\n<td><strong>Pasojat ne sh\u00ebndet nga Covid 19<\/strong><\/td>\n<td><strong>Faktor\u00ebt me ndikim<\/strong><\/td>\n<\/tr>\n<tr>\n<td>Raste\/1 milion<\/td>\n<td>Vdekje\/1 milion<\/td>\n<td>Rasti i pare<\/td>\n<td>Jetegjatesia mesatare<\/td>\n<td>Vaksinimi me BCG<\/td>\n<td>Dendesia e popullsise<\/td>\n<\/tr>\n<tr>\n<td><strong><a href=\"https:\/\/www.worldometers.info\/coronavirus\/country\/albania\/\">Shqip\u00ebria<\/a><\/strong><\/td>\n<td>203<\/td>\n<td>9<\/td>\n<td>8-Mar<\/td>\n<td>79<\/td>\n<td>Po<\/td>\n<td>103<\/td>\n<\/tr>\n<tr>\n<td><strong>Kosova<\/strong><\/td>\n<td>332<\/td>\n<td>9<\/td>\n<td>13-Mar<\/td>\n<td>72<\/td>\n<td>Po<\/td>\n<td>166<\/td>\n<\/tr>\n<tr>\n<td><strong>Mali i Zi<\/strong><\/td>\n<td>498<\/td>\n<td>8<\/td>\n<td>16-Mar<\/td>\n<td>77<\/td>\n<td>Po<\/td>\n<td>45<\/td>\n<\/tr>\n<tr>\n<td><strong><a href=\"https:\/\/www.worldometers.info\/coronavirus\/country\/macedonia\/\">Maqedonia<\/a>\u00a0 e Veriut<\/strong><\/td>\n<td>588<\/td>\n<td>26<\/td>\n<td>25-Feb<\/td>\n<td>76<\/td>\n<td>Po<\/td>\n<td>81<\/td>\n<\/tr>\n<tr>\n<td><strong><a href=\"https:\/\/www.worldometers.info\/coronavirus\/country\/bosnia-and-herzegovina\/\">Bosnja Hercegovina<\/a><\/strong><\/td>\n<td>399<\/td>\n<td>15<\/td>\n<td>4-Mar<\/td>\n<td>79<\/td>\n<td>Po<\/td>\n<td>64<\/td>\n<\/tr>\n<tr>\n<td><strong><a href=\"https:\/\/www.worldometers.info\/coronavirus\/country\/serbia\/\">Serbia<\/a><\/strong><\/td>\n<td>759<\/td>\n<td>14<\/td>\n<td>5-Mar<\/td>\n<td>77<\/td>\n<td>Po<\/td>\n<td>99<\/td>\n<\/tr>\n<tr>\n<td><strong>Turqia<\/strong><\/td>\n<td>1,079<\/td>\n<td>25<\/td>\n<td>9-Mar<\/td>\n<td>79<\/td>\n<td>Po<\/td>\n<td>108<\/td>\n<\/tr>\n<tr>\n<td><strong>Greqia<\/strong><\/td>\n<td>215<\/td>\n<td>11<\/td>\n<td>25-Feb<\/td>\n<td>83<\/td>\n<td>Po<\/td>\n<td>79<\/td>\n<\/tr>\n<tr>\n<td><strong><a href=\"https:\/\/www.worldometers.info\/coronavirus\/country\/bulgaria\/\">Bullgaria<\/a><\/strong><\/td>\n<td>139<\/td>\n<td>6<\/td>\n<td>6-Mar<\/td>\n<td>76<\/td>\n<td>Po<\/td>\n<td>63<\/td>\n<\/tr>\n<tr>\n<td><strong><a href=\"https:\/\/www.worldometers.info\/coronavirus\/country\/romania\/\">Rumania<\/a><\/strong><\/td>\n<td>465<\/td>\n<td>25<\/td>\n<td>25-Feb<\/td>\n<td>77<\/td>\n<td>Po<\/td>\n<td>81<\/td>\n<\/tr>\n<tr>\n<td><strong><a href=\"https:\/\/www.worldometers.info\/coronavirus\/country\/croatia\/\">Kroacia<\/a><\/strong><\/td>\n<td>458<\/td>\n<td>11<\/td>\n<td>24-Feb<\/td>\n<td>79<\/td>\n<td>Po<\/td>\n<td>73<\/td>\n<\/tr>\n<tr>\n<td><strong><a href=\"https:\/\/www.worldometers.info\/coronavirus\/country\/slovenia\/\">Slovenia<\/a><\/strong><\/td>\n<td>642<\/td>\n<td>37<\/td>\n<td>3-Mar<\/td>\n<td>82<\/td>\n<td>Me pare<\/td>\n<td>103<\/td>\n<\/tr>\n<tr>\n<td><\/td>\n<td><\/td>\n<td><\/td>\n<td><\/td>\n<td><\/td>\n<td><\/td>\n<td><\/td>\n<\/tr>\n<tr>\n<td><strong>Spanja<\/strong><\/td>\n<td>4,282<\/td>\n<td>446<\/td>\n<td>30-Jan<\/td>\n<td>84<\/td>\n<td>Me pare<\/td>\n<td>92<\/td>\n<\/tr>\n<tr>\n<td><strong>Italia<\/strong><\/td>\n<td>2,997<\/td>\n<td>399<\/td>\n<td>29-Jan<\/td>\n<td>84<\/td>\n<td>Jo<\/td>\n<td>201<\/td>\n<\/tr>\n<tr>\n<td><strong>Franca<\/strong><\/td>\n<td>2,380<\/td>\n<td>310<\/td>\n<td>23-Jan<\/td>\n<td>83<\/td>\n<td>Me pare<\/td>\n<td>118<\/td>\n<\/tr>\n<tr>\n<td><strong>Britania e Madhe<\/strong><\/td>\n<td>1,838<\/td>\n<td>243<\/td>\n<td>31-Jan<\/td>\n<td>82<\/td>\n<td>Me pare<\/td>\n<td>280<\/td>\n<\/tr>\n<tr>\n<td><strong>Gjermania<\/strong><\/td>\n<td>1,755<\/td>\n<td>58<\/td>\n<td>26-Jan<\/td>\n<td>82<\/td>\n<td>Me pare<\/td>\n<td>235<\/td>\n<\/tr>\n<tr>\n<td><\/td>\n<td><\/td>\n<td><\/td>\n<td><\/td>\n<td><\/td>\n<td><\/td>\n<td><\/td>\n<\/tr>\n<tr>\n<td><strong><a href=\"https:\/\/www.worldometers.info\/coronavirus\/country\/us\/\">SHBA<\/a><\/strong><\/td>\n<td>2,396<\/td>\n<td>128<\/td>\n<td>20-Jan<\/td>\n<td>79<\/td>\n<td>Jo<\/td>\n<td>35<\/td>\n<\/tr>\n<tr>\n<td><\/td>\n<td><\/td>\n<td><\/td>\n<td><\/td>\n<td><\/td>\n<td><\/td>\n<td><\/td>\n<\/tr>\n<tr>\n<td><strong>Bota<\/strong><\/td>\n<td>320<\/td>\n<td>21.9<\/td>\n<td>10-Jan<\/td>\n<td>73<\/td>\n<td><\/td>\n<td><\/td>\n<\/tr>\n<\/tbody>\n<\/table><figcaption><\/figcaption><\/figure>\n<p class=\"has-text-align-center\"><strong>Koha dhe intensiteti i masave t\u00eb marra<\/strong><\/p>\n<p>Masat efektive mbi distancimin social, t\u00eb nd\u00ebrmarra n\u00eb koh\u00ebn e duhur, duket se jan\u00eb arsyeja kryesore e kontrollit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb pandemis\u00eb. Faktor\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb diskutuar k\u00ebtu (apo edhe faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb analiz\u00eb) kan\u00eb pasur patjet\u00ebr nj\u00eb rol n\u00eb diferencat e m\u00ebdha Lindje-Per\u00ebndim, por p\u00ebrgjith\u00ebsisht ato nuk jan\u00eb n\u00ebn kontrollin ton\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye do t\u00eb ishte me vler\u00eb nj\u00eb kronologji e shkurt\u00ebr mbi masat n\u00eb Shqip\u00ebri dhe koh\u00ebn kur ato jan\u00eb marr\u00eb, n\u00eb raport me qarkullimin e Covid 19 n\u00eb vend. Kjo mund t\u00eb sh\u00ebrbente p\u00ebr analiza apo debate t\u00eb tjera n\u00eb t\u00eb ardhmen mbi ngjashm\u00ebrin\u00eb apo dallimet mes vendeve t\u00eb ndryshme, lidhur me vendimmarrjen n\u00eb sh\u00ebndet publik dhe politik\u00ebn n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka trash\u00ebguar struktura p\u00ebrgjith\u00ebsisht t\u00eb forta t\u00eb sh\u00ebndetit publik, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nj\u00eb ligj i ri i kontrollit t\u00eb s\u00ebmundjeve infektive u miratua nga parlamenti vet\u00ebm 4 vite m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Situata n\u00eb Lombardi n\u00eb fund t\u00eb shkurtit u v\u00ebzhgua me shum\u00eb kujdes nga kjo an\u00eb e Adriatikut dhe u nxorr\u00ebn m\u00ebsime mbi rrezikun q\u00eb krijonte Covid 19 dhe nevoj\u00ebn e masave t\u00eb forta e t\u00eb shpejta. Me konfirminin e dy rasteve t\u00eb para t\u00eb diel\u00ebn e 8 Marsit, qeveria reagoi shpejt n\u00eb vendimmarrje; n\u00eb 9 Mars u mbyll\u00ebn t\u00eb gjitha shkollat n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e vendit. Brenda dy dit\u00ebve t\u00eb gjitha fluturimet nga Italia u pezulluan dhe n\u00eb 14-15 Mars t\u00eb gjith\u00eb kufijt\u00eb u mbyll\u00ebn. Vet\u00eb-karantinimi u k\u00ebrkua p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kishin hyr\u00eb n\u00eb jav\u00ebn e par\u00eb t\u00eb marsit.<\/p>\n<p>Disa sh\u00ebrbime dhe aktivitete u mbyll\u00ebn q\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 10 Mars. N\u00eb 15 Mars me nj\u00eb vendim t\u00eb qeveris\u00eb, rreth 50 kategori biznesesh dhe aktivitetesh t\u00eb tjera u mbyll\u00ebn apo pezulluan.<\/p>\n<p>Nga 12 Marsi deri ne 18 Mars, gjith\u00eb l\u00ebvizjet jo t\u00eb domosdoshme mes qyteteve u kufizuan apo u ndaluan plot\u00ebsisht. N\u00eb jav\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb marsit qeveria dekretoi kufizimet e para lidhur me l\u00ebvizjen nga sht\u00ebpia. Nga java e tret\u00eb e marsit t\u00eb gjitha aktivitetet jetike u kufizuan n\u00eb fash\u00ebn orare 05:00-13:00. N\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb fundjavave u vendos shtetrrethim i plot\u00eb dhe strikt.<\/p>\n<p>Nuk ka dokumente t\u00eb qarta p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, por besohet se masat drastike jan\u00eb zbatuar me korrekt\u00ebsi nga shumica d\u00ebrrmuese e publikut. Gjithashtu, t\u00eb kat\u00ebrt komunitetet fetare mb\u00ebshtet\u00ebn masat e marra nga autoritet dhe pezulluan ceremonit\u00eb, apo i kryen ato pa pjes\u00ebmarrje t\u00eb besimtar\u00ebve.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb sh\u00ebrbimet sh\u00ebndet\u00ebsore nga 15 marsi u aplikuan masa t\u00eb rrepta p\u00ebr t\u00eb minimizuar kontaktet me personelin sh\u00ebndet\u00ebsor; ndalim i vizitave nga familjar\u00eb, p\u00ebrdorim i telefonit p\u00ebr k\u00ebrkimin e ndihm\u00ebs mjek\u00ebsore etj. Kirurgjit\u00eb e planifikuara u shtyn\u00eb dhe spitalet private u p\u00ebrfshin\u00eb n\u00eb rregullat e emrgjenc\u00ebs. Nga 10 Marsi, rregulla strikte u vendos\u00ebn n\u00eb institucionet rezidenciale p\u00ebr shmangien e kontaktit me t\u00eb moshuarit atje.<\/p>\n<p>N\u00eb 24 Mars qeveria e ngriti nivelin e emergjenc\u00ebs n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb mundsh\u00ebm, at\u00eb t\u00eb fatkeq\u00ebsis\u00eb natyrore. P\u00ebr t\u00eb mos u harruar se n\u00eb Shqip\u00ebri emergjenca e Covid 19 u mbivendos me emergjenc\u00ebn e t\u00ebrmetit t\u00eb n\u00ebntorit i cili la pa streh\u00eb pothuaj 20 mij\u00eb qytetar\u00eb.<\/p>\n<p class=\"has-text-align-center\"><strong>Ruajtja e p\u00ebrfitimeve n\u00eb faz\u00ebn e \u2018normalizimit\u2019<\/strong><\/p>\n<p>V\u00ebrtet shendeti publik mund t\u00eb brohoras\u00eb p\u00ebr sukses p\u00ebr at\u00eb \u00e7ka \u00ebsht\u00eb arritur, por ekonomia n\u00eb vend, rajon e n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn ka marr\u00eb nj\u00eb goditje t\u00eb fort\u00eb. Qeveria ka pranuar nj\u00eb humbje prej rreth gjysm\u00eb milard euro nga beteja me pandemin\u00eb. Duket se \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr nj\u00eb hapje t\u00eb kujdesshme. \u00cbsht\u00eb e nevojshme nj\u00eb strategji e cila do t\u00eb drejtonte vendin drejt normalizimit n\u00eb disa faza. Kjo stratregji duhet t\u00eb siguroj\u00eb q\u00eb hapat n\u00eb jav\u00ebt e muajt n\u00eb vijim jan\u00eb graduale, t\u00eb kujdessh\u00ebm, t\u00eb shoq\u00ebruar me masa t\u00eb tjera dhe monitorim intensive, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sistemi sh\u00ebndet\u00ebsor vijon t\u00eb mb\u00ebshtetet.<\/p>\n<p>\u00c7do vendim mbi heqjen e disa kufizimeve duhet t\u00eb ndiqet nga rreth dy jav\u00eb monitorim. Nj\u00eb sistem alarmi duhet t\u00eb aplikohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb \u2018normalizimi\u2019 t\u00eb frenohet n\u00ebse treguesit epidemiologjik\u00eb kalojn\u00eb disa kufij t\u00eb caktuar. Skema e paraqitur m\u00eb posht\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb model i sistemit t\u00eb \u2018frenimit\u2019 q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb lejonte nj\u00eb p\u00ebrparim t\u00eb sigurt\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb drejt normalizimit. \u00cbsht\u00eb gjithsesi e nevojshme q\u00eb ky model t\u00eb shoq\u00ebrohet edhe nga tregues t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur me monitorimin e vatrave, rasteve te dyshuara dhe prirjeve rajonale.<\/p>\n<p>Nj\u00eb model i p\u00ebrparimit t\u00eb kujdessh\u00ebm n\u00eb fazat e rihapjes dhe mekanizmi i monitorimit<\/p>\n<figure class=\"wp-block-table\">\n<table>\n<tbody>\n<tr>\n<td class=\"has-text-align-left\" data-align=\"left\"><strong>\u00a0<\/strong>\u00a0<strong>Risk i ul\u00ebt<\/strong><\/td>\n<td><strong>\u00a0<\/strong>\u00a0<strong>Risk i mes\u00ebm<\/strong><\/td>\n<td><strong>\u00a0<\/strong>\u00a0<strong>Risk i lart\u00eb<\/strong><\/td>\n<\/tr>\n<tr>\n<td class=\"has-text-align-left\" data-align=\"left\">\u00a0 N\u00ebn 15 raste t\u00eb reja t\u00eb diagnostikuara n\u00eb dit\u00eb (e llogaritur mbi mesataren javore) me prirje p\u00ebr ulje, p\u00ebr dy javet e fundit Dhe\/ose M\u00eb pak se 100 pacient\u00eb t\u00eb shtruar me covid-19 gjithsej Dhe\/ose M\u00eb pak se 10 pacient\u00eb n\u00eb reanimacion gjithsej<\/td>\n<td>\u00a0 15-30 raste t\u00eb reja t\u00eb diagnostikuara n\u00eb dit\u00eb (e llogaritur mbi mesataren javore) me prirje p\u00ebr rritje, p\u00ebr dy javet e fundit Dhe\/ose 100 \u2013 200 pacient\u00eb t\u00eb shtruar me covid-19 gjithsej Dhe\/ose 10 \u2013 20 pacient\u00eb n\u00eb reanimacion gjithsej<\/td>\n<td>\u00a0 Mbi 30 raste t\u00eb reja t\u00eb diagnostikuara n\u00eb dit\u00eb (e llogaritur mbi mesataren javore) me prirje p\u00ebr rritje, p\u00ebr dy javet e fundit Dhe\/ose Mbi 200 pacient\u00eb t\u00eb shtruar me covid 19 gjithsej Dhe\/ose Mbi\u00a0 20 pacient\u00eb n\u00eb reanimacion gjithsej<\/td>\n<\/tr>\n<tr>\n<td class=\"has-text-align-left\" data-align=\"left\">\u00a0\u00a0<strong>Vijohet me fazat e strategjis<\/strong><strong>\u00eb<\/strong><strong>\u00a0s<\/strong><strong>\u00eb<\/strong><strong>\u00a0rihapjes<\/strong><\/td>\n<td>\u00a0\u00a0<strong>Frenohet p<\/strong><strong>\u00eb<\/strong><strong>rparimi n<\/strong><strong>\u00eb<\/strong><strong>\u00a0faz<\/strong><strong>\u00eb<\/strong><strong>n e dyt<\/strong><strong>\u00eb<\/strong><strong>\u00a0t<\/strong><strong>\u00eb\u00a0<\/strong><strong>rihapjes<\/strong><\/td>\n<td>\u00a0\u00a0<strong>Kthehemi menj<\/strong><strong>\u00eb<\/strong><strong>her<\/strong><strong>\u00eb<\/strong><strong>\u00a0te masat drastike<\/strong><\/td>\n<\/tr>\n<\/tbody>\n<\/table>\n<\/figure>\n<p>Normalizimi gradual duhet t\u00eb shoq\u00ebrohet me masa t\u00eb ve\u00e7anta sanitare p\u00ebr t\u2019u zbatuar nga bizneset, sh\u00ebrbimet, tregtia, transporti, arsimi dhe aktivitetet e tjera t\u00eb lejuara. Jan\u00eb propozuar nd\u00ebrkoh\u00eb nj\u00eb num\u00ebr protokollesh p\u00ebr grupe t\u00eb ve\u00e7anta aktivitetesh me synim ruajtjen e distancimit fizik dhe minimizimin e riskut t\u00eb infektimit.<\/p>\n<p>Risku sh\u00ebndet\u00ebsor do t\u00eb duhet ende t\u00eb dominoj\u00eb mbi arsyen ekonomik\u00eb. Aktivitetet dhe bizneset me riskun m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb sh\u00ebndetit publik do t\u00eb duhet t\u00eb normalizohen t\u00eb parat.<\/p>\n<p>Sistemi sh\u00ebndet\u00ebsor duhet t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitet p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb skenar\u00ebt e mundsh\u00ebm. Kapacitetet e sh\u00ebndetit publik dhe epidemiologjis\u00eb p\u00ebr gjurmim dhe testim duhet t\u00eb vijojn\u00eb t\u00eb forcohen.<\/p>\n<p>Kategorit\u00eb m\u00eb vulnerable dhe grupet e popullat\u00ebs n\u00eb risk duhet t\u00eb vijojn\u00eb t\u00eb mbrohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kujdeshme gjat\u00eb gjith\u00eb fazave t\u00eb normalizimit. Masat p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb moshuarve duhet t\u00eb mbahen n\u00eb fuqi si lidhur me institucionet rezidenciale ashtu edhe me rekomandimet e q\u00ebndrimit n\u00eb sht\u00ebpi. (Le monde)<\/p>\n<p><em>(Autori \u00ebsht\u00eb Pedagog n\u00eb Universitetin e Mjek\u00ebsis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe Shef Departamenti n\u00eb Institutin e Sh\u00ebndetit Publik)<\/em><\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00c7far\u00eb e dallon Europ\u00ebn Juglindore nga Per\u00ebndimi, madje edhe nga Gjermania e konsideruar nj\u00eb histori suksesi? Debati p\u00ebr vaksin\u00ebn e vjet\u00ebr t\u00eb tuberkulozit dhe niveli i riskut sot nga Covid-19 Nga Alban Ylli Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb jav\u00ebn e shtat\u00eb t\u00eb dokumentimit t\u00eb pandemis\u00eb nga Covid 19, e cila me shum\u00eb gjas\u00eb u importua nga Italia [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":20822,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[9,4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Eksperti i Sh\u00ebndetit Publik: Koha p\u00ebr rihapje! - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21679\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Eksperti i Sh\u00ebndetit Publik: Koha p\u00ebr rihapje! - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"\u00c7far\u00eb e dallon Europ\u00ebn Juglindore nga Per\u00ebndimi, madje edhe nga Gjermania e konsideruar nj\u00eb histori suksesi? Debati p\u00ebr vaksin\u00ebn e vjet\u00ebr t\u00eb tuberkulozit dhe niveli i riskut sot nga Covid-19 Nga Alban Ylli Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb jav\u00ebn e shtat\u00eb t\u00eb dokumentimit t\u00eb pandemis\u00eb nga Covid 19, e cila me shum\u00eb gjas\u00eb u importua nga Italia [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21679\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-05-03T09:24:11+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Alban-Ylli.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"988\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"634\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21679\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21679\",\"name\":\"Eksperti i Sh\u00ebndetit Publik: Koha p\u00ebr rihapje! - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21679#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21679#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Alban-Ylli.jpg\",\"datePublished\":\"2020-05-03T09:24:11+00:00\",\"dateModified\":\"2020-05-03T09:24:11+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21679#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21679\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21679#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Alban-Ylli.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Alban-Ylli.jpg\",\"width\":988,\"height\":634},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21679#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Eksperti i Sh\u00ebndetit Publik: Koha p\u00ebr rihapje!\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Eksperti i Sh\u00ebndetit Publik: Koha p\u00ebr rihapje! - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21679","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Eksperti i Sh\u00ebndetit Publik: Koha p\u00ebr rihapje! - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"\u00c7far\u00eb e dallon Europ\u00ebn Juglindore nga Per\u00ebndimi, madje edhe nga Gjermania e konsideruar nj\u00eb histori suksesi? Debati p\u00ebr vaksin\u00ebn e vjet\u00ebr t\u00eb tuberkulozit dhe niveli i riskut sot nga Covid-19 Nga Alban Ylli Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb jav\u00ebn e shtat\u00eb t\u00eb dokumentimit t\u00eb pandemis\u00eb nga Covid 19, e cila me shum\u00eb gjas\u00eb u importua nga Italia [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21679","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2020-05-03T09:24:11+00:00","og_image":[{"width":988,"height":634,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Alban-Ylli.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"14 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21679","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21679","name":"Eksperti i Sh\u00ebndetit Publik: Koha p\u00ebr rihapje! - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21679#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21679#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Alban-Ylli.jpg","datePublished":"2020-05-03T09:24:11+00:00","dateModified":"2020-05-03T09:24:11+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21679#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=21679"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21679#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Alban-Ylli.jpg","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Alban-Ylli.jpg","width":988,"height":634},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21679#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Eksperti i Sh\u00ebndetit Publik: Koha p\u00ebr rihapje!"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Alban-Ylli.jpg","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Alban-Ylli-150x150.jpg",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Alban-Ylli.jpg",988,634,false]},"categories_names":{"9":{"name":"Analiz\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=9"},"4":{"name":"Opinion","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=4"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Alban-Ylli-150x150.jpg",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Alban-Ylli.jpg",300,193,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Alban-Ylli.jpg",305,196,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Alban-Ylli.jpg",400,257,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Alban-Ylli.jpg",600,385,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Alban-Ylli.jpg",988,634,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Alban-Ylli.jpg",130,83,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Alban-Ylli.jpg",988,634,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21679"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=21679"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21679\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":21680,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21679\/revisions\/21680"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/20822"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=21679"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=21679"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=21679"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}