{"id":21557,"date":"2020-04-28T18:40:40","date_gmt":"2020-04-28T16:40:40","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=21557"},"modified":"2020-04-28T18:40:40","modified_gmt":"2020-04-28T16:40:40","slug":"bashkejetese-me-vrases","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21557","title":{"rendered":"Bashk\u00ebjetes\u00eb me vras\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Pse qasja e nj\u00eb pjese t\u00eb madhe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs ndaj krimeve \u00ebsht\u00eb hipokrite? Thuhet se krimet duhet t\u00eb d\u00ebnohen n\u00eb Kosov\u00eb, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht nuk ka gatishm\u00ebri t\u00eb zbulohen, arrestohen dhe d\u00ebnohen as vras\u00ebsit e civil\u00ebve shqiptar\u00eb, e l\u00ebre m\u00eb vras\u00ebsit e ndonj\u00eb civili rom a serb gjat\u00eb apo pas luft\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Nga Enver Robelli<\/strong><\/p>\n<figure class=\"ml-auto\"><\/figure>\n<p><strong>1.<\/strong><\/p>\n<p>Nga mesi i dhjetorit 2019 n\u00eb nj\u00eb pyll af\u00ebr Liqenit t\u00eb Badovcit u vra nj\u00eb pylltar. Pak dit\u00eb m\u00eb von\u00eb familjar\u00ebt e tij dhe mediat njoftuan se viktima ishte marr\u00eb n\u00eb pyetje si d\u00ebshmitar i Gjykat\u00ebs Speciale. Q\u00eb nga at\u00ebher\u00eb as policia, as prokuroria nuk ka dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb njoftim se deri ku kan\u00eb arritur hetimet. Me gjas\u00eb askund nuk kan\u00eb arritur, sepse kjo \u00e7\u00ebshtje do t\u00eb arkivohet shum\u00eb shpejt. P\u00ebrvoja e deritanishme me k\u00ebso lloj vrasjesh mund\u00ebson nj\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb till\u00eb. Por, ka propagandist\u00eb q\u00eb zg\u00ebrdhihen n\u00ebp\u00ebr studio televizive dhe thon\u00eb: t\u00eb zhb\u00ebhet Gjykata Speciale, sepse kriminel\u00ebt duhet t\u00eb gjykohen n\u00eb Prishtin\u00eb. D\u00ebshmitarin e vrar\u00eb n\u00eb Badovc nuk e p\u00ebrmendin. E din\u00eb shum\u00eb mir\u00eb se para se t\u00eb flitet p\u00ebr gjyq\u00ebsi vendore, duhet t\u00eb jepet p\u00ebrgjigja: pse jan\u00eb vrar\u00eb aq shum\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb?<\/p>\n<p><strong>2.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb shkurtit n\u00eb rajonin e Pej\u00ebs u vra nj\u00eb ish-pjes\u00ebtar i U\u00c7K-s\u00eb. Kufoma e tij u gjet e karbonizuar n\u00eb nj\u00eb vetur\u00eb. Viktima mendohet se ka pasur shum\u00eb informacione mbi koh\u00ebn e luft\u00ebs dhe t\u00eb pasluft\u00ebs, kur Peja ishte aren\u00eb e p\u00ebrleshjeve nd\u00ebrshqiptare. Grupe t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb kund\u00ebr FARK-ut. Banda kriminale kund\u00ebr bandave rivale kriminale. Kontrabandist\u00eb nafte kund\u00ebr kontrabandist\u00eb cigaresh n\u00eb betej\u00eb p\u00ebr kontroll t\u00eb territorit. Q\u00eb nga vrasja n\u00eb fund t\u00eb shkurtit as policia, as prokuroria nuk ka dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb njoftim se deri ku kan\u00eb arritur hetimet. Me gjas\u00eb askund nuk kan\u00eb arritur, sepse kjo \u00e7\u00ebshtje do t\u00eb arkivohet shum\u00eb shpejt. Madje pas vrasjes autoritetet e Kosov\u00ebs than\u00eb se nuk kan\u00eb arritur ta identifikojn\u00eb kufom\u00ebn. Pra, i vrari \u00ebsht\u00eb varrosur si i paidentifikuar. Megjithat\u00eb, ka thirrje hipokrite se gjyq\u00ebsia vendore duhet t\u00eb merret me krimet e s\u00eb kaluar\u00ebs. N\u00eb nj\u00eb vend ku d\u00ebshmitar\u00ebt korren si misri n\u00eb vjesht\u00eb. M\u00eb e sinqert\u00eb do t\u00eb ishte n\u00ebse propagandist\u00ebt e partive t\u00eb \u201ckrahut t\u00eb luft\u00ebs\u201d t\u00eb thon\u00eb: nuk duam drejt\u00ebsi. Pse? Sepse ky \u00ebsht\u00eb shtet i kapur. Por, aq budallenj nuk jan\u00eb as propagandist\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>3.<\/strong><\/p>\n<p>Para disa vitesh n\u00eb nj\u00eb qytez\u00eb n\u00eb Drenic\u00eb dol\u00ebn njer\u00ebz n\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb protestuar kund\u00ebr nj\u00eb \u201ctradhtari\u201d. Ai ishte d\u00ebshmitar kund\u00ebr nj\u00eb baroni lokal me biografi t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb dhe me pushtet t\u00eb madh politik dhe financiar. Protestuesit ia publikuan edhe emrin d\u00ebshmitarit. Mund t\u00eb merret me mend se me \u00e7far\u00eb neverie \u00ebsht\u00eb par\u00eb ky akt primitiv nga ana e faktor\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Per\u00ebndim. N\u00eb Kosov\u00eb pakkush \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsuar me k\u00ebt\u00eb ndodhi. M\u00eb shum\u00eb si spektak\u00ebl humoristik \u00ebsht\u00eb par\u00eb edhe kur disa gazetar\u00eb dhe nj\u00eb bi\u00e7im-politikan shkuan n\u00eb Skandinavi p\u00ebr \u201cme fol\u00eb\u201d me nj\u00eb ish-oficer t\u00eb FARK-ut, q\u00eb supozohej se mund t\u00eb jet\u00eb d\u00ebshmitar n\u00eb Hag\u00eb kund\u00ebr nj\u00eb ish-komandanti t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb. Ata q\u00eb vajt\u00ebn n\u00eb Skandinavi, u mbajt\u00ebn n\u00eb burg pak dit\u00eb n\u00eb Hag\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb aksionit t\u00eb tyre t\u00eb palejuesh\u00ebm, q\u00eb u interpretua si p\u00ebrpjekje p\u00ebr ndikim (n\u00eb mos edhe frik\u00ebsim) t\u00eb d\u00ebshmitarit.<\/p>\n<p><strong>4.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2005 n\u00eb Dukagjin u vra v\u00ebllai i nj\u00eb politikani, q\u00eb s\u00eb fundi ka qen\u00eb edhe kryeminist\u00ebr. Sot e at\u00eb dit\u00eb nuk dihet se kush jan\u00eb autor\u00ebt e vrasjes. Vet\u00eb ish-kryeministri ka qen\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb sulm ndaj nj\u00eb familjeje tjet\u00ebr n\u00eb at\u00eb rajon dhe ka p\u00ebrfunduar i plagosur r\u00ebnd\u00eb. Kjo l\u00ebnd\u00eb, p\u00ebr aq sa dihet, nuk ka marr\u00eb epilog gjyq\u00ebsor. Ndoshta ish-kryeministri nuk ka qen\u00eb fajtor, ndoshta n\u00eb oborrin e familjes rivale ka hyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar nj\u00eb got\u00eb uj\u00eb. Pas mesnat\u00ebs. E ndoshta familja rivale ka qen\u00eb duke lozur golf me granata n\u00eb oborr dhe nj\u00eb granat\u00eb ka shp\u00ebrthyer vetvetiu.<\/p>\n<p><strong>5.<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb dal\u00ebsh n\u00eb televizion si politikan dhe t\u00eb flas\u00ebsh sa p\u00ebr sy e faqe p\u00ebr mbrojtje t\u00eb viktimave, por t\u00eb mos k\u00ebrkosh zbulimin e vrasjeve n\u00eb Badovc (n\u00eb dhjetor) dhe n\u00eb rrethin\u00ebn e Pej\u00ebs (n\u00eb shkurt) \u2013 \u00ebsht\u00eb hipokrizi. (E n\u00eb k\u00ebt\u00eb hipokrizi po marrin pjes\u00eb edhe ministra e deputet\u00eb t\u00eb VV-s\u00eb). T\u00eb dal\u00ebsh n\u00eb televizion si politikan apo deputet dhe t\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr mbrojtjen e \u201cpast\u00ebrtis\u00eb s\u00eb luft\u00ebs \u00e7lirimtare\u201d, e nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb mos \u00e7el\u00ebsh kurr\u00eb goj\u00ebn mbi domosdoshm\u00ebrin\u00eb e zbulimit t\u00eb vras\u00ebsve t\u00eb komandant Drinit n\u00eb Prizren \u2013 \u00ebsht\u00eb hipokrizi. T\u00eb dal\u00ebsh n\u00eb televizion e t\u00eb flas\u00ebsh si politikan apo deputet se raporti i juristit amerikan Clint Williamson e ka rr\u00ebzuar raportin e p\u00ebrpiluar nga juristi zviceran Dick Marty \u2013 \u00ebsht\u00eb mashtrim dhe veprim dashakeq\u00ebs. T\u2019i mohosh krimet, e kur nuk mund t\u2019i mohosh, t\u00eb thuash \u201cpo nuk ka pasur plan p\u00ebr krime\u201d, pastaj t\u00eb sillesh n\u00eb rreth p\u00ebr t\u2019i ikur ballafaqimit me faktet \u2013 nuk \u00ebsht\u00eb gjest fisnik. N\u00ebse nuk ka pasur plan, pse at\u00ebher\u00eb kund\u00ebrshtohet hetimi i disa individ\u00ebve, sidomos kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr vrasjet e pasluft\u00ebs, pra vrasje shqiptar\u00ebsh? Pse Kosova t\u00eb mbetet e njollosur p\u00ebr shkak t\u00eb dhjet\u00eb apo nj\u00ebzet individ\u00ebve q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb njollosur duart? T\u00eb dal\u00ebsh si deputet n\u00eb foltore t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nga VV, dhe t\u00eb akuzosh lider\u00eb t\u00eb PDK-s\u00eb se gjat\u00eb luft\u00ebs e kan\u00eb zhdukur pa gjurm\u00eb nj\u00eb aktivist t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb jesh kund\u00ebr Gjykat\u00ebs Speciale \u2013 \u00ebsht\u00eb hipokrizi.<\/p>\n<p><strong>6.<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb hesht\u00ebsh 20 vjet, t\u00eb mos brengosesh kur frik\u00ebsohen d\u00ebshmitar\u00ebt, t\u00eb mos shqet\u00ebsohesh kur d\u00ebshmitar\u00ebt \u201cvet\u00ebvriten\u201d apo, pasi pranojn\u00eb t\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb, t\u00ebrhiqen, \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi se nuk je i interesuar p\u00ebr drejt\u00ebsi. T\u00eb kund\u00ebrshtosh themelimin e nj\u00eb gjykate t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga prokuror\u00eb, hetues e gjykat\u00ebs per\u00ebndimor\u00eb (pa rus\u00eb, kinez\u00eb dhe t\u00eb tjer\u00eb) \u2013 \u00ebsht\u00eb verb\u00ebri dhe ciniz\u00ebm. Sepse nj\u00eb gjykat\u00eb e OKB-s\u00eb, si\u00e7 e kan\u00eb synuar shtetet jomiq\u00ebsore ndaj Kosov\u00ebs, do t\u00eb kishte pasoja m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr shtetin e Kosov\u00ebs. T\u00eb bashk\u00ebjetosh 20 vjet me faktin se n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend jan\u00eb vrar\u00eb qindra njer\u00ebz dhe askush nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur \u2013 po edhe kjo \u00ebsht\u00eb sjellje jonormale. Pra, po flasim deri k\u00ebtu kryesisht p\u00ebr viktima shqiptare q\u00eb dyshohet t\u00eb jen\u00eb vrar\u00eb nga shqiptar\u00ebt, si \u2013 p\u00ebr shembull \u2013 Rexhep Luci, Xhemail Mustafa, Haki Imeri, Smajl Hajdaraj. P\u00ebr rom\u00eb dhe ndonj\u00eb plak\u00eb serbe q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb vrar\u00eb nga bandit\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb keqp\u00ebrdorur uniform\u00ebn e U\u00c7K-s\u00eb, nuk interesohet kush. Nejse, ka nj\u00eb interesim deklarativ. T\u00eb pasinqert\u00eb. Dhe p\u00ebrher\u00eb me arsyetimin: \u201cE \u00e7far\u00eb na kan\u00eb b\u00ebr\u00eb ata?\u201d Po, Serbia ka ndjekur politik\u00eb shtet\u00ebrore p\u00ebr shfarosjen e shqiptar\u00ebve. Dhe po t\u00eb mbaheshin gjykime edhe nj\u00eb shekull n\u00eb Serbi, nuk do t\u00eb mund t\u00eb gjykoheshin t\u00eb gjith\u00eb vras\u00ebsit dhe torturuesit. Tribunali p\u00ebr ish-Jugosllavi me seli n\u00eb Hag\u00eb ka d\u00ebnuar disa nga udh\u00ebheq\u00ebsit politik\u00eb dhe ushtarak\u00eb t\u00eb regjimit serb t\u00eb vitit 1999. Shumica kan\u00eb vuajtur d\u00ebnimet dhe jan\u00eb kthyer n\u00eb Serbi. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht Serbia ka themeluar nj\u00eb gjykat\u00eb p\u00ebr d\u00ebnimin e krimeve t\u00eb luft\u00ebs, e cila m\u00eb shum\u00eb zvarrit gjykime. Vet\u00ebm pak raste t\u00eb krimeve t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb Serbi. K\u00ebtu duhet m\u00eb shum\u00eb presion \u2013 nga BE dhe SHBA. Presion do t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebnte edhe Kosova po t\u00eb kishte gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve nj\u00eb qeveri q\u00eb nuk shantazhohet.<\/p>\n<p><strong>7.<\/strong><\/p>\n<p>Kosov\u00ebs iu imponua Gjykata Speciale. Do t\u00eb mund t\u00eb thuhej me siguri t\u00eb plot\u00eb q\u00eb kjo gjykat\u00eb \u00ebsht\u00eb padrejt\u00ebsi, po t\u00eb mos ekzistonte nj\u00eb parahistori. E parahistoria tregon se frik\u00ebsimi i d\u00ebshmitar\u00ebve, vrasja e d\u00ebshmitar\u00ebve, vet\u00ebvrasjet misterioze t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb bashk\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb jet\u00eb tejet mosbesuese ndaj drejt\u00ebsis\u00eb kosovare. Kur n\u00eb fund t\u00eb vitit 2008 n\u00eb nj\u00eb aksion mendjeleht\u00eb u arrestuan pa ndonj\u00eb arsye tre agjent\u00eb gjerman\u00eb, drejt\u00ebsia vendore nuk qe n\u00eb gjendje t\u2019i jep epilog atij rasti. N\u00eb fund p\u00ebr lirimin e gjerman\u00ebve vendosi nj\u00eb gjykat\u00ebs nga Afrika, i cili punonte p\u00ebr UNMIK-un. Pra, edhe pas shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb pushteti kosovar ka k\u00ebrkuar ndihm\u00eb nga UNMIK-u. Shum\u00eb pyetje mund t\u00eb shtrohen: pse q\u00eb m\u00eb 2008, pas shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, nuk u k\u00ebrkua themelimi i nj\u00eb gjykate vendore p\u00ebr d\u00ebnimin e krimeve t\u00eb luft\u00ebs? Kush ta k\u00ebrkonte? PDK dhe AAK? Interesi i tyre ishte pengimi i drejt\u00ebsis\u00eb. Kur gjykat\u00ebsit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb merrnin vendim p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuar ndonj\u00eb figur\u00eb t\u00eb ish-U\u00c7K-s\u00eb, gjykat\u00ebsi vendor (kosovar) nga frika dilte e thoshte: \u201cUn\u00eb kam qen\u00eb kund\u00ebr\u201d. Si t\u00eb fitosh pastaj besimin e bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare se seriozisht do t\u00eb merresh me vras\u00ebsit n\u00eb mesin t\u00ebnd. Arsyetimi se \u00e7\u00ebshtja e krimeve t\u00eb luft\u00ebs ka qen\u00eb kompetenc\u00eb e misioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00ebndron, por nj\u00eb qeveri kredibile, e panjollosur, e cila v\u00ebrtet do donte t\u00eb nd\u00ebrtonte drejt\u00ebsi t\u00eb pandikuar, do t\u00eb kishte gjasa m\u00eb t\u00eb mira t\u2019i merrte kompetencat nga misionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p><strong>8.<\/strong><\/p>\n<p>Me neglizhenc\u00eb \u00ebsht\u00eb par\u00eb edhe puna e raportit t\u00eb Dick Marty-it. Kur doli raporti, n\u00eb zyrat e qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs mbret\u00ebronte vet\u00ebm zem\u00ebrim, por nuk kishte ide se si t\u00eb veprohet. Mjaftonin parullat \u201cnuk kemi \u00e7ka t\u00eb fshehim\u201d. E n\u00eb vend t\u00eb parullave \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb politik\u00eb proaktive, insistim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm p\u00ebr themelimin e nj\u00eb gjykate n\u00eb Kosov\u00eb, paraqitje t\u00eb dor\u00ebheqjes nga ata politikan\u00eb q\u00eb p\u00ebrmendeshin n\u00eb raport, konsensus nacional se si do t\u00eb p\u00ebrballet Kosova me k\u00ebt\u00eb kapitull. Por, politikan\u00ebt q\u00eb p\u00ebrmendeshin n\u00eb raport ishin t\u00eb fortit e Kosov\u00ebs, si t\u00eb jepnin dor\u00ebheqje ata? Ata shpresonin se nj\u00eb padi kund\u00ebr Dick Martyit do ta fundos\u00eb raportin e tij dhe \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr. K\u00ebshtu, paralelisht me neglizhenc\u00ebn kosovare, raporti i Martyit, i miratuar nga K\u00ebshilli i Europ\u00ebs, p\u00ebrfundoi n\u00eb duart e nj\u00eb juristi amerikan, i cili nuk kishte qasje antikosovare. Akuzat e konfirmuara nga Clint Williamsoni e vun\u00eb Washingtonin dhe Brukselin n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. T\u00eb toleronin themelimin e nj\u00eb gjykate t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb nga OKB apo t\u00eb insistonin n\u00eb nj\u00eb gjykat\u00eb formalisht kosovare me seli n\u00eb Hag\u00eb me prokuror\u00eb dhe gjykat\u00ebs europian\u00eb dhe amerikan\u00eb? U imponua zgjidhja e dyt\u00eb, kjo ishte edhe n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs. Sapo kaloi n\u00eb Kuvend themelimi i gjykat\u00ebs, me sa duket disa ish-lider\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb e kuptuan se mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb rrezikuar, andaj n\u00eb dhjetor 2017 tentuan t\u00eb zhb\u00ebjn\u00eb gjykat\u00ebn. Ambasador\u00ebt e shteteve mike nd\u00ebrhyn\u00eb pothuaj fizikisht n\u00eb parlament p\u00ebr t\u00eb penguar votimin. Q\u00eb at\u00ebher\u00eb ka pasur k\u00ebrc\u00ebnime se SHBA-t\u00eb do t\u2019i t\u00ebrheqin trupat. E d\u00ebshmojn\u00eb k\u00ebt\u00eb deputet\u00ebt e LDK-s\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb t\u00eb kuvendit jan\u00eb takuar at\u00eb nat\u00eb me ambasadorin amerikan Greg Delawie. P\u00ebrpjekja p\u00ebr zhb\u00ebrjen e gjykat\u00ebs n\u00eb dhjetor 2017 ishte nj\u00eb d\u00ebshmi tjet\u00ebr ndaj bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare se gatishm\u00ebria p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me t\u00eb kaluar\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb baras me zero. Kur 20 vjet nuk je n\u00eb gjendje t\u2019i ndihmosh vetes, kur nuk e ke problem q\u00eb nuk jan\u00eb sqaruar vrasjet e mbi 20 figurave publike, mos prit t\u00eb t\u00eb ndihmojn\u00eb edhe shtetet m\u00eb mike. K\u00ebto shtete punojn\u00eb me ata njer\u00ebz q\u00eb shumica e popullit i zgjedh dhe i toleron n\u00eb pushtet. Dhe e paguan \u00e7mimin. Populli. Dhe ndoshta nj\u00eb dit\u00eb edhe k\u00ebta politikan\u00eb t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm dhe t\u00eb rreziksh\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt u futen njer\u00ebzve n\u00ebp\u00ebr oda p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb be se nuk kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb vrasjen e filanit. Edhe kjo \u00ebsht\u00eb drejt\u00ebsi. Mesjetare. Andaj sa her\u00eb q\u00eb v\u00ebrehet ndonj\u00eb l\u00ebvizje e Gjykat\u00ebs Speciale, nis\u00eb t\u00eb dridhet toka n\u00eb Prishtin\u00eb. Duhet ta kuptojm\u00eb, por jo ta mir\u00ebkuptojm\u00eb frik\u00ebn e k\u00ebtyre njer\u00ebzve. Ata thjesht\u00eb po b\u00ebhen merak q\u00eb mund t\u00eb dalin para gjyqit jo vet\u00ebm p\u00ebr vrasje t\u00eb ndonj\u00eb pjes\u00ebtari t\u00eb pakicave, por edhe p\u00ebr vrasje shqiptar\u00ebsh n\u00eb betej\u00ebn e tyre p\u00ebr pushtet. Sepse rruga e tyre drejt pushtetit \u00ebsht\u00eb e shtruar edhe me kufoma shqiptar\u00ebsh t\u00eb pafajsh\u00ebm t\u00eb vrar\u00eb pas luft\u00ebs. Viktimat kan\u00eb emra dhe funksione \u2013 prej deputetit deri te kryetari i komun\u00ebs. Nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb hysh n\u00eb histori si i d\u00ebnuar p\u00ebr keqtrajtim apo vrasje madje edhe t\u00eb bashk\u00ebkomb\u00ebsve. Por, a \u00ebsht\u00eb ky problem i Kosov\u00ebs apo i k\u00ebtyre njer\u00ebzve q\u00eb po tuten nga hija e s\u00eb kaluar\u00ebs? P\u00ebrgjigjja \u00ebsht\u00eb e tep\u00ebrt.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pse qasja e nj\u00eb pjese t\u00eb madhe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs ndaj krimeve \u00ebsht\u00eb hipokrite? Thuhet se krimet duhet t\u00eb d\u00ebnohen n\u00eb Kosov\u00eb, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht nuk ka gatishm\u00ebri t\u00eb zbulohen, arrestohen dhe d\u00ebnohen as vras\u00ebsit e civil\u00ebve shqiptar\u00eb, e l\u00ebre m\u00eb vras\u00ebsit e ndonj\u00eb civili rom a serb gjat\u00eb apo pas luft\u00ebs. Nga Enver Robelli [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9579,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[9,4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Bashk\u00ebjetes\u00eb me vras\u00ebs - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21557\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Bashk\u00ebjetes\u00eb me vras\u00ebs - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Pse qasja e nj\u00eb pjese t\u00eb madhe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs ndaj krimeve \u00ebsht\u00eb hipokrite? Thuhet se krimet duhet t\u00eb d\u00ebnohen n\u00eb Kosov\u00eb, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht nuk ka gatishm\u00ebri t\u00eb zbulohen, arrestohen dhe d\u00ebnohen as vras\u00ebsit e civil\u00ebve shqiptar\u00eb, e l\u00ebre m\u00eb vras\u00ebsit e ndonj\u00eb civili rom a serb gjat\u00eb apo pas luft\u00ebs. Nga Enver Robelli [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21557\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-04-28T16:40:40+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"718\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"465\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21557\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21557\",\"name\":\"Bashk\u00ebjetes\u00eb me vras\u00ebs - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21557#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21557#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png\",\"datePublished\":\"2020-04-28T16:40:40+00:00\",\"dateModified\":\"2020-04-28T16:40:40+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21557#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21557\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21557#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png\",\"width\":718,\"height\":465},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21557#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Bashk\u00ebjetes\u00eb me vras\u00ebs\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Bashk\u00ebjetes\u00eb me vras\u00ebs - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21557","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Bashk\u00ebjetes\u00eb me vras\u00ebs - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"Pse qasja e nj\u00eb pjese t\u00eb madhe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs ndaj krimeve \u00ebsht\u00eb hipokrite? Thuhet se krimet duhet t\u00eb d\u00ebnohen n\u00eb Kosov\u00eb, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht nuk ka gatishm\u00ebri t\u00eb zbulohen, arrestohen dhe d\u00ebnohen as vras\u00ebsit e civil\u00ebve shqiptar\u00eb, e l\u00ebre m\u00eb vras\u00ebsit e ndonj\u00eb civili rom a serb gjat\u00eb apo pas luft\u00ebs. Nga Enver Robelli [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21557","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2020-04-28T16:40:40+00:00","og_image":[{"width":718,"height":465,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png","type":"image\/png"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"11 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21557","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21557","name":"Bashk\u00ebjetes\u00eb me vras\u00ebs - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21557#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21557#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png","datePublished":"2020-04-28T16:40:40+00:00","dateModified":"2020-04-28T16:40:40+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21557#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=21557"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21557#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png","width":718,"height":465},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21557#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Bashk\u00ebjetes\u00eb me vras\u00ebs"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli-150x150.png",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png",718,465,false]},"categories_names":{"9":{"name":"Analiz\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=9"},"4":{"name":"Opinion","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=4"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli-150x150.png",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png",300,194,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png",305,198,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png",400,259,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png",600,389,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png",718,465,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png",130,84,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png",718,465,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21557"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=21557"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21557\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":21558,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21557\/revisions\/21558"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/9579"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=21557"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=21557"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=21557"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}