{"id":21285,"date":"2020-04-17T22:37:14","date_gmt":"2020-04-17T20:37:14","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=21285"},"modified":"2020-04-17T22:37:14","modified_gmt":"2020-04-17T20:37:14","slug":"argumentet-e-ldk-se-nje-manual-per-te-ofenduar-nje-popull","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21285","title":{"rendered":"Argumentet e LDK-s\u00eb \u2013 nj\u00eb manual p\u00ebr t\u00eb ofenduar nj\u00eb popull"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Enver Robelli<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb po tenton t\u00eb b\u00ebj\u00eb tani LDK, \u00ebsht\u00eb devijim i vullnetit t\u00eb votuesve. Dhe k\u00ebt\u00eb vullnet LDK d\u00ebshiron ta devijoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb mandat gati t\u00eb plot\u00eb qeveris\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb sjellje e nj\u00eb lojtari t\u00eb keq q\u00eb e vjedh topin dhe fshihet pas kodr\u00ebs. K\u00ebto veprime ka gjasa ta fundosin LDK-n\u00eb edhe m\u00eb thell\u00eb n\u00eb batakun e historis\u00eb. Nuk mund t\u00eb ket\u00eb qeveri duke devijuar vullnetin e 6 tetorit. Mund t\u00eb ket\u00eb marr\u00ebveshje politike p\u00ebr nj\u00eb qeveri kalimtare, ku edhe VV duhet t\u00eb jap\u00eb kontributin e saj deri n\u00eb zgjedhjet e reja, sepse kjo gjendje nuk i jep legjitimitet (t\u00eb plot\u00eb) VV-s\u00eb p\u00ebr qeverisje afatgjat\u00eb. E pandemia mund t\u00eb zgjas\u00eb. E me k\u00ebt\u00eb edhe improvizimet.<\/p>\n<p>Pas rr\u00ebzimit t\u00eb qeveris\u00eb pa zor t\u00eb madh, eksponent\u00eb t\u00eb LDK-s\u00eb, kryesisht figura me p\u00ebrkrahje minimale apo pa vota fare, kan\u00eb nisur t\u00eb rendisin disa argumente aq t\u00eb pabaza, aq absurde, aq t\u00eb tejdukshme, saq\u00eb k\u00ebsaj partie po ia humbin \u00e7do seriozitet dhe po e shnd\u00ebrrojn\u00eb at\u00eb edhe zyrtarisht n\u00eb nj\u00eb filial t\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i.<\/p>\n<p>1. LDK po thot\u00eb: \u201cAlbin Kurti po zhvillon luft\u00eb personale me Hashim Tha\u00e7in\u201d<\/p>\n<p>LDK nuk ka zhvilluar asnj\u00eb luft\u00eb serioze politike kund\u00ebr Hashim Tha\u00e7it. E ka b\u00ebr\u00eb president, ka marr\u00eb buqeta prej tij, kryetari i LDK-s\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se \u201cnuk \u00ebsht\u00eb pishman\u201d q\u00eb e ka zgjedhur Tha\u00e7in president. Me k\u00ebso gj\u00ebrash krenohet LDK. Kjo \u00ebsht\u00eb trash\u00ebgimia e saj politike. Tash \u00e7far\u00eb po ngjet \u00ebsht\u00eb akti i fundit kur LDK e p\u00ebrqafon Hashim Tha\u00e7in. Kjo \u00ebsht\u00eb konsekuente: e n\u00ebnshtruar m\u00eb 2016, e n\u00ebnshtruar m\u00eb 2020. (Tin\u00ebz trimat e LDK-s\u00eb shprehin akuza shum\u00eb t\u00eb ashpra ndaj Tha\u00e7it. Akuza q\u00eb nd\u00ebrlidhen me gjakderdhje).<\/p>\n<p>2. LDK po thot\u00eb: \u201cAlbin Kurti po i prish marr\u00ebdh\u00ebniet me Amerik\u00ebn\u201d<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb kjo: Kosova ka problem me nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb tanishme n\u00eb Washington, e cila krejt presionin e ka orientuar mbi Prishtin\u00ebn dhe toleron politik\u00ebn e sabotimit ndaj Kosov\u00ebs nga ana e Serbis\u00eb. Nj\u00eb emisar i Donald Trumpit, i njohur me emrin Richard Grenell, po k\u00ebrkon nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb shpejt\u00eb mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Ajo marr\u00ebveshje &#8211; sipas t\u00eb gjitha informatave q\u00eb kan\u00eb qarkulluar p\u00ebrmes kanaleve diplomatike dhe t\u00eb tjera &#8211; parasheh vendosjen e n\u00eb kufiri t\u00eb ri n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs. A vendoset ky kufi n\u00eb Zve\u00e7an, n\u00eb Zubin Potok apo diku nga Leposaviqi, k\u00ebt\u00eb e din\u00eb vet\u00ebm dy president\u00ebt q\u00eb kan\u00eb folur p\u00ebr k\u00ebto tema, pra Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iqi dhe Hashim Tha\u00e7i. A e merr Kosova Preshev\u00ebn apo vet\u00ebm disa fshatra n\u00eb brezin kufitar apo asgj\u00eb \u2013 edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjigjen duhet k\u00ebrkuar n\u00eb kabinetet e president\u00ebve t\u00eb dy vendeve. A do t\u00eb mbetet Trep\u00e7a t\u00ebr\u00ebsisht pjes\u00eb e Kosov\u00ebs apo jo? A do t\u00eb jen\u00eb manastiret zona eksterritoriale (dometh\u00ebn\u00eb disa Serbi t\u00eb Vogla n\u00ebp\u00ebr Kosov\u00eb) apo jo? LDK k\u00ebt\u00eb nuk e di. Por LDK po e merr rolin e partis\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb n\u00ebnshkruaj\u00eb di\u00e7ka q\u00eb nuk e ka negociuar ajo. Dometh\u00ebn\u00eb: LDK po e merr rolin e mash\u00ebs q\u00eb p\u00ebrdoret nga t\u00eb tjer\u00ebt. E ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb LDK edhe m\u00eb her\u00ebt, kur e ka n\u00ebnshkruar at\u00eb q\u00eb e ke negociuar Hashim Tha\u00e7i, ju kujtohet: \u201cmarr\u00ebveshja historike\u201d mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, e shpallur antikushtetuese. N\u00eb prapavij\u00eb buz\u00ebqeshte Tha\u00e7i, n\u00eb vij\u00ebn e par\u00eb t\u00eb frontit me kalem n\u00eb dor\u00eb \u2013 kryetari i LDK-s\u00eb n\u00eb rolin e kryeministrit. P\u00ebrher\u00eb i gatsh\u00ebm. Haz\u00ebr dje, haz\u00ebr sot, haz\u00ebr p\u00ebrher\u00eb.<\/p>\n<p>3. LDK po thot\u00eb: \u201cJemi parti institucionaliste\u201d<\/p>\n<p>Institucioni m\u00eb i lart\u00eb \u00ebsht\u00eb ai i vot\u00ebs. M\u00eb 6 tetor 2019 LDK mori mb\u00ebshtetje bukur t\u00eb madhe nga qytetar\u00ebt, jo vet\u00ebm nga elektorati burimor i LDK-s\u00eb. Isa Mustafa e luajti loj\u00ebn eg\u00ebrsisht mir\u00eb: duke ditur se asnj\u00eb nga t\u00eb ledhatuarit e tij nuk \u00ebsht\u00eb i popullarizuar n\u00eb opinion dhe nuk merr shum\u00eb vota, ai e kandidoi Vjosa Osmanin p\u00ebr kryeministre dhe e vendosi n\u00eb krye t\u00eb list\u00ebs. An\u00ebtar\u00ebt e kryesis\u00eb q\u00eb nuk g\u00ebzojn\u00eb popullaritet mbar\u00ebkosovar, por marrin vet\u00ebm vota n\u00eb rajonet e tyre t\u00eb ngushta, duke shtr\u00ebnguar dh\u00ebmb\u00ebt u shtiren sikur u rreshtuan pas kandidates p\u00ebr kryeministre. M\u00eb par\u00eb ajo u zgjodh edhe n\u00ebnkryetare e LDK-s\u00eb. Vjosa Osmani ishte lokomotiva q\u00eb solli votat. Pra, votat nuk i soll\u00ebn ata q\u00eb k\u00ebto dit\u00eb g\u00ebnjejn\u00eb nga foltorja e Kuvendit dhe nga studiot televizive dhe p\u00ebrpiqen t\u00eb njollosin Vjosa Osmanin. Pas zgjedhjeve Vjosa Osmani u trajtua si \u201ctepric\u00eb teknologjike\u201d, dometh\u00ebn\u00eb: zonj\u00eb, e kreve misionin, tash e marrin timonin Skender Hysenat e Agim Velinjt\u00eb (nj\u00ebri me vota t\u00eb pap\u00ebrfillshme, tjetri pa asnj\u00eb vot\u00eb t\u00eb 6 tetorit), megjithat\u00eb ata shkuan n\u00eb Berlin p\u00ebr t\u00eb folur me Grenellin p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Kosov\u00ebs, nd\u00ebrsa kandidatja p\u00ebr kryeministre duhej t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb sht\u00ebpi &#8211; dhe pastaj si n\u00ebnkryetare e LDK-s\u00eb m\u00ebnjanohej nga mbledhjet e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb partis\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb maskarad\u00eb rolin e statistit e pranoi, fatkeq\u00ebsisht, edhe Avdulla Hoti, ai q\u00eb n\u00ebse funksionon plani i Tha\u00e7it mund t\u00eb b\u00ebhet kryeminist\u00ebr me ndihm\u00ebn e Srpska List\u00ebs dhe miqve t\u00eb Millan Radoi\u00e7iqit n\u00eb Prishtin\u00eb. P\u00ebr \u201ctema t\u00eb m\u00ebdha\u201d, sipas k\u00ebsaj logjike, nuk duhet t\u00eb flas\u00eb Vjosa Osmani, pra kandidatja e LDK-s\u00eb p\u00ebr kryeministre. N\u00eb historin\u00eb e demokracive t\u00eb brishta t\u00eb Europ\u00ebs Lindore ky \u00ebsht\u00eb keqp\u00ebrdorimi m\u00eb mizor q\u00eb nj\u00eb parti, pra LDK, i b\u00ebn nj\u00eb funksionareje t\u00eb popullarizuar, e cila e ka d\u00ebshmuar se q\u00ebndron larg pazareve t\u00eb pista t\u00eb bodrumit q\u00eb LDK ka b\u00ebr\u00eb, b\u00ebn dhe do t\u00eb b\u00ebj\u00eb me shefin e shtetit, shefin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb PDK-s\u00eb dhe shefin e nj\u00eb pjese t\u00eb LDK-s\u00eb, Hashim Tha\u00e7in. Por tallja dhe luftimi i Vjosa Osmanit nuk e d\u00ebmtojn\u00eb Vjosa Osmanin, do ta d\u00ebmtojn\u00eb LDK-n\u00eb. R\u00ebnd\u00eb. K\u00ebt\u00eb e kan\u00eb kuptuar disa, p\u00ebr shembull Gazmend Muhaxheri apo Lutfi Haziri, i cili po p\u00ebrpiqet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i balancuar, por pa pasur ende guxim (apo strategji?) t\u00eb b\u00ebj\u00eb shk\u00ebputjen definitive nga ata q\u00eb nuk i sjellin m\u00eb asgj\u00eb LDK-s\u00eb p\u00ebrve\u00e7 ndonj\u00eb beteje p\u00ebr ndonj\u00eb tender n\u00eb Podujev\u00eb.<\/p>\n<p>4. LDK po thot\u00eb: \u201cVV po provon ta ndaj\u00eb dhe ta frik\u00ebsoj\u00eb LDK-n\u00eb\u201d<\/p>\n<p>Sa keq, sa keq, sa keq! Po a nuk tha LDK qe 20 vjet se PDK-ja e ka p\u00ebr\u00e7ar\u00eb e shkat\u00ebrruar \u201cpartin\u00eb e rugovist\u00ebve\u201d, q\u00eb sot nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se parti e recidivist\u00ebve? A nuk tha LDK qe 20 vjet se sh\u00ebrbimi p\u00ebr dasma e varrime i PDK-s\u00eb i ka vrar\u00eb mbi 20 (apo mbi 30?) funksionar\u00eb t\u00eb LDK-s\u00eb? A nuk i fitoi Isa Mustafa zgjedhjet n\u00eb Prishtin\u00eb me nj\u00eb fjali q\u00eb ia tha nj\u00eb kandidati t\u00eb p\u00ebrdorur nga PDK: \u201cE keni SHIK-un ju\u201d? A mos e organizoi VV \u201ckuvendin e karrigeve\u201d t\u00eb vitit 2006, kur LDK u nda, u p\u00ebr\u00e7a dhe u b\u00eb gaz i dheut tamam p\u00ebr qejfin e PDK-s\u00eb?<\/p>\n<p>5. LDK po thot\u00eb: \u201cKjo qeveri duhet t\u00eb shkoj\u00eb, t\u00eb vij\u00eb nj\u00eb qeveri e re\u201d<\/p>\n<p>Kjo qeveri mund t\u00eb shkoj\u00eb. Partit\u00eb e \u201ckrahut t\u00eb luft\u00ebs\u201d dhe LDK do t\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb gjejn\u00eb \u201cnj\u00eb zgjidhje kushtetuese\u201d. Kan\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Por me argumentin se kjo qeveri duhet t\u00eb shkoj\u00eb, LDK po e pranon haptazi se fushata p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vota m\u00eb 6 tetor 2019 ka qen\u00eb nj\u00eb simulim, nj\u00eb mashtrim, sepse tani vullneti i qytetar\u00ebve po devijohet. Vjosa Osmani, Anton Quni, Lumir Abdixhiku, Haxhi Avdyli e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb qen\u00eb t\u00eb nevojsh\u00ebm vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019ua shfryt\u00ebzuar autoritetin dhe popullaritetin, nd\u00ebrsa frytet e fitores (sepse LDK m\u00eb 6 tetor ishte fituese tok me VV-n\u00eb) tani mund t\u2019i korrin argat\u00ebt e Hashim Tha\u00e7it n\u00eb LDK. Po ta dinin qytetar\u00ebt m\u00eb 6 tetor se LDK 7-8 muaj m\u00eb von\u00eb do t\u00eb b\u00ebnte koalicion me partin\u00eb NISMA (e cila \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb Kuvend me nj\u00ebqind t\u00eb shtyra, p\u00ebrfshir\u00eb insistimin militant t\u00eb kreut t\u00eb LDK-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb num\u00ebruar deri n\u00eb pafund\u00ebsi votat) dhe me AAK-n\u00eb, partin\u00eb m\u00eb t\u00eb paaft\u00eb p\u00ebr qeverisje q\u00eb nga shpikja e qeverisjes, LDK nuk do t\u00eb merrte at\u00eb p\u00ebrkrahje q\u00eb mori m\u00eb 6 tetor. Pas 6 tetorit LDK ka b\u00ebr\u00eb pothuaj gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb hedhur n\u00eb aj\u00ebr nj\u00eb koalicion me VV-n\u00eb. Nj\u00ebher\u00eb than\u00eb: po presim rezultatet. Pastaj: po insistojm\u00eb n\u00eb num\u00ebrim, rinum\u00ebrim, st\u00ebrnum\u00ebrim. Mandej: e duam postin e presidentit, nj\u00eb k\u00ebrkese shantazhi p\u00ebr t\u00eb penguar koalicionin. Kur, m\u00eb n\u00eb fund, u n\u00ebnshkrua marr\u00ebveshja p\u00ebr koalicion, shefi i LDK-s\u00eb dukej si pjes\u00ebmarr\u00ebs i nj\u00eb ceremonie varrimi. Nuk ishte pajtuar kurr\u00eb LDK q\u00eb doli e dyta. Pa Vjosa Osmanin LDK do t\u00eb dilte e treta. Por, o doli e para, o e dyta, o e treta: LDK \u00ebsht\u00eb parti q\u00eb nuk di \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb me besimin e elektoratit, p\u00ebrve\u00e7 se t\u2019ia fal\u00eb at\u00eb besim agjendave t\u00eb Hashim Tha\u00e7it. N\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2017, kur \u201ckrahu i luft\u00ebs\u201d p\u00ebshtyu Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Bashkimin Europian dhe drejt\u00ebsin\u00eb me p\u00ebrpjekjen p\u00ebr varrosjen e Gjykat\u00ebs Speciale, LDK b\u00ebri aleanc\u00eb me VV-n\u00eb. Nuk i mbrojti VV ata q\u00eb LDK i akuzon qe 20 vjet p\u00ebr vrasje. E tash? Tash ata pritet t\u00eb jen\u00eb aleat\u00ebt e rinj e t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb LDK-s\u00eb! \u00c7far\u00eb po tenton t\u00eb b\u00ebj\u00eb tani LDK (me p\u00ebrkrahje edhe t\u00eb PDK-s\u00eb, sepse ajo do t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e qeveris\u00eb s\u00eb \u201cre\u201d edhe nga opozita), \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdhosje e vullnetit t\u00eb votuesve. Dhe k\u00ebt\u00eb vullnet LDK d\u00ebshiron ta devijoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb mandat gati t\u00eb plot\u00eb qeveris\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb sjellje e nj\u00eb lojtari t\u00eb keq q\u00eb e vjedh topin dhe fshihet pas kodr\u00ebs. K\u00ebto veprime ka gjasa ta fundosin LDK-n\u00eb edhe m\u00eb thell\u00eb n\u00eb batakun e historis\u00eb. Nuk mund t\u00eb ket\u00eb qeveri duke devijuar vullnetin e 6 tetorit. N\u00ebse q\u00ebndron argumenti i LDK-s\u00eb se VV po e \u201cuzurpon\u201d pushtetin, \u00e7ka t\u00eb b\u00ebhet me uzurpimin e vullnetit t\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr ndryshim t\u00eb shprehur m\u00eb 6 tetor 2019? K\u00ebt\u00eb uzurpim po e b\u00ebn LDK. \u201cFutja popullit, populli \u00ebsht\u00eb lop\u00eb\u201d \u2013 k\u00ebshtu thoshte nj\u00eb argat i nj\u00eb kryeministri t\u00eb m\u00ebhersh\u00ebm dhe kjo \u00ebsht\u00eb logjika dominuese e partive t\u00eb vjetra dhe t\u00eb diskredituara nga krimi, korrupsioni e nepotizmi. Por, nuk mund t\u00eb ket\u00eb qeveri duke devijuar vullnetin e 6 tetorit. Mund t\u00eb ket\u00eb marr\u00ebveshje politike p\u00ebr nj\u00eb qeveri kalimtare, ku edhe VV duhet t\u00eb jap\u00eb kontributin e saj, sepse kjo gjendje si\u00e7 \u00ebsht\u00eb tani nuk i jep legjitimitet (t\u00eb plot\u00eb) VV-s\u00eb p\u00ebr qeverisje afatgjat\u00eb. E pandemia mund t\u00eb zgjas\u00eb. E sa m\u00eb shum\u00eb zgjat pandemia, aq m\u00eb t\u00eb shpeshta do t\u00eb jen\u00eb edhe improvizimet e Albin Kurtit.\/koha.net<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Enver Robelli \u00c7far\u00eb po tenton t\u00eb b\u00ebj\u00eb tani LDK, \u00ebsht\u00eb devijim i vullnetit t\u00eb votuesve. Dhe k\u00ebt\u00eb vullnet LDK d\u00ebshiron ta devijoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb mandat gati t\u00eb plot\u00eb qeveris\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb sjellje e nj\u00eb lojtari t\u00eb keq q\u00eb e vjedh topin dhe fshihet pas kodr\u00ebs. K\u00ebto veprime ka gjasa ta fundosin LDK-n\u00eb edhe m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9579,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[9,4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Argumentet e LDK-s\u00eb \u2013 nj\u00eb manual p\u00ebr t\u00eb ofenduar nj\u00eb popull - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21285\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Argumentet e LDK-s\u00eb \u2013 nj\u00eb manual p\u00ebr t\u00eb ofenduar nj\u00eb popull - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Enver Robelli \u00c7far\u00eb po tenton t\u00eb b\u00ebj\u00eb tani LDK, \u00ebsht\u00eb devijim i vullnetit t\u00eb votuesve. Dhe k\u00ebt\u00eb vullnet LDK d\u00ebshiron ta devijoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb mandat gati t\u00eb plot\u00eb qeveris\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb sjellje e nj\u00eb lojtari t\u00eb keq q\u00eb e vjedh topin dhe fshihet pas kodr\u00ebs. K\u00ebto veprime ka gjasa ta fundosin LDK-n\u00eb edhe m\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21285\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-04-17T20:37:14+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"718\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"465\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21285\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21285\",\"name\":\"Argumentet e LDK-s\u00eb \u2013 nj\u00eb manual p\u00ebr t\u00eb ofenduar nj\u00eb popull - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21285#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21285#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png\",\"datePublished\":\"2020-04-17T20:37:14+00:00\",\"dateModified\":\"2020-04-17T20:37:14+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21285#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21285\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21285#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png\",\"width\":718,\"height\":465},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21285#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Argumentet e LDK-s\u00eb \u2013 nj\u00eb manual p\u00ebr t\u00eb ofenduar nj\u00eb popull\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Argumentet e LDK-s\u00eb \u2013 nj\u00eb manual p\u00ebr t\u00eb ofenduar nj\u00eb popull - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21285","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Argumentet e LDK-s\u00eb \u2013 nj\u00eb manual p\u00ebr t\u00eb ofenduar nj\u00eb popull - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"Nga Enver Robelli \u00c7far\u00eb po tenton t\u00eb b\u00ebj\u00eb tani LDK, \u00ebsht\u00eb devijim i vullnetit t\u00eb votuesve. Dhe k\u00ebt\u00eb vullnet LDK d\u00ebshiron ta devijoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb mandat gati t\u00eb plot\u00eb qeveris\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb sjellje e nj\u00eb lojtari t\u00eb keq q\u00eb e vjedh topin dhe fshihet pas kodr\u00ebs. K\u00ebto veprime ka gjasa ta fundosin LDK-n\u00eb edhe m\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21285","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2020-04-17T20:37:14+00:00","og_image":[{"width":718,"height":465,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png","type":"image\/png"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"10 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21285","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21285","name":"Argumentet e LDK-s\u00eb \u2013 nj\u00eb manual p\u00ebr t\u00eb ofenduar nj\u00eb popull - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21285#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21285#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png","datePublished":"2020-04-17T20:37:14+00:00","dateModified":"2020-04-17T20:37:14+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21285#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=21285"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21285#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png","width":718,"height":465},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21285#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Argumentet e LDK-s\u00eb \u2013 nj\u00eb manual p\u00ebr t\u00eb ofenduar nj\u00eb popull"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli-150x150.png",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png",718,465,false]},"categories_names":{"9":{"name":"Analiz\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=9"},"4":{"name":"Opinion","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=4"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli-150x150.png",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png",300,194,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png",305,198,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png",400,259,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png",600,389,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png",718,465,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png",130,84,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/enver-robelli.png",718,465,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21285"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=21285"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21285\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":21286,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21285\/revisions\/21286"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/9579"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=21285"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=21285"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=21285"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}