{"id":21279,"date":"2020-04-17T22:05:12","date_gmt":"2020-04-17T20:05:12","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=21279"},"modified":"2020-04-17T22:05:12","modified_gmt":"2020-04-17T20:05:12","slug":"a-ishte-lenini-nje-agjent-i-gjermanise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21279","title":{"rendered":"A ishte Lenini nj\u00eb agjent i Gjermanis\u00eb?"},"content":{"rendered":"<article class=\"vw-main-post post-236660 post type-post status-publish format-standard has-post-thumbnail hentry category-histori\">\n<div class=\"vw-post-content clearfix\">\n<p>Nga Sean Mcmeekin<\/p>\n<p>M\u00eb 16 prill 1917, Vladimir Uljanov, emigranti rus i njohur m\u00eb mir\u00eb me nofk\u00ebn e tij revolucionare, Lenin, mb\u00ebrriti n\u00eb Sh\u00ebn Petersburg, pas nj\u00eb udh\u00ebtimi t\u00eb gjat\u00eb nga Zvicra, vend ku kishte kaluar gati 2 dekadat e fundit. Ai i elektrizoi menj\u00ebher\u00eb turmat me nj\u00eb fjalim t\u00eb zjarrt\u00eb, dhe nj\u00eb program radikal politik t\u00eb njohur n\u00eb histori si \u201cTezat e Prillit\u201d.<\/p>\n<p>Nga ai moment politika ruse dhe ajo bot\u00ebrore, nuk do t\u00eb qe m\u00eb kurr\u00eb e nj\u00ebjta. Fakti q\u00eb u rikthye n\u00eb atdhe p\u00ebrmes Gjermanis\u00eb \u2013 dhe me bashk\u00ebpunimin e duksh\u00ebm t\u00eb komand\u00ebs s\u00eb lart\u00eb gjermane \u2013 q\u00eb asokohe ishte n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr Rusis\u00eb, dhe aleat\u00ebve t\u00eb saj t\u00eb Antant\u00ebs (Franc\u00ebs, Britanis\u00eb dhe nga 6 prilli 1917 edhe Shteteve t\u00eb Bashkuara), b\u00ebri q\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebt ta akuzonin menj\u00ebher\u00eb at\u00eb se ishte nj\u00eb agjent n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Gejrmanis\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo akuz\u00eb mbetet e diskutueshme edhe sot e k\u00ebsaj dite. Dhe n\u00ebse v\u00ebrtetohet ndonj\u00ebher\u00eb, se Lenini ka vepruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb qeveris\u00eb perandorake gjermane n\u00eb vitin 1917, at\u00ebher\u00eb kuptimi q\u00eb kemi sot mbi Revolucionin e Tetorit, dhe mbi regjimin komunist sovjetik q\u00eb lindi prej tij, dhe q\u00eb zgjati deri n\u00eb vitin 1991, do t\u00eb ndryshonte jo pak.<\/p>\n<p>Kjo do ta b\u00ebnte at\u00eb operacionin me ndikimin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebrave, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb shqet\u00ebsimet e viteve t\u00eb fundit mbi nd\u00ebrhyrjet ruse n\u00eb zgjedhjet e vendeve per\u00ebndimore, p\u00ebrfshir\u00eb ato presidenciale n\u00eb SHBA n\u00eb vitin 1916, t\u00eb duken qesharake. Por ai \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet Lenini nj\u00eb agjent i gjerman\u00ebve?<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb far\u00eb kuptimi, nj\u00eb komplot gjerman p\u00ebr t\u00eb sabotuar nj\u00eb qeveri armike gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs, nuk ishte ndonj\u00eb gj\u00eb e re. P\u00ebr shekuj me radh\u00eb, kjo loj\u00eb ishte luajtur nga fuqit\u00eb e m\u00ebdha. Gjat\u00eb Luft\u00ebrave Napoleonike, Franca ndihmoi rebel\u00ebt irlandez\u00eb q\u00eb t\u00eb d\u00ebmtonin Britanin\u00eb, dhe nacionalist\u00ebt polak\u00eb t\u00eb b\u00ebnin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb kund\u00ebr Rusis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb kund\u00ebrp\u00ebrgjigje, Britania mb\u00ebshteti gueril\u00ebt spanjoll\u00eb q\u00eb luftonin kund\u00ebr forcave pushtuese franceze. Gjerman\u00ebt, megjith\u00ebse t\u00eb fundit n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare si nj\u00eb komb i bashkuar, m\u00ebsuan shum\u00eb shpejt pas bashkimit komb\u00ebtar q\u00eb ndodhi n\u00eb vitin 1871.<\/p>\n<p>Ata krijuan madje nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn e tyre p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lloj operacioni specifik t\u00eb ndikimit:\u201dRevolutionierungspolitik\u201d, politika e revolucionarizimit. Sikur qeverit\u00eb britanike ose franceze t\u00eb ishin m\u00eb t\u00eb dob\u00ebta gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore, ato mund t\u00eb ishin d\u00ebmtuar shum\u00eb nga \u201cLenin\u00ebt\u201d e tjer\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, Gjermania i sh\u00ebnjestroi edhe ato, por mb\u00ebshtetja gjermane ndaj nacionalist\u00ebve irlandez\u00eb dhe pacifist\u00ebve francez\u00eb, nuk arriti n\u00eb asnj\u00eb rast ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb madhe. Rusia, e trazuar prej koh\u00ebsh nga propaganda e ekstremit t\u00eb majt\u00eb, dhe rebelimet e fshatar\u00ebve, ishte hallka me e dob\u00ebt e aleanc\u00ebs s\u00eb Antant\u00ebs.<\/p>\n<p>Prandaj nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u habitur, pse gjerman\u00ebt u p\u00ebrpoq\u00ebn aq shum\u00eb t\u00eb minojn\u00eb sundimin e Carit. Shum\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm n\u00eb mb\u00ebshtetjen e tyre ndaj revolucionar\u00ebve rus\u00eb, gjerman\u00ebt financuan<\/p>\n<p>jo vet\u00ebm bolshevik\u00ebt e Leninit, por edhe rival\u00ebt socialist\u00eb, si Leon Trockin, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nj\u00eb menshevik, q\u00eb botonte shkrime kund\u00ebr luft\u00ebs n\u00eb Paris, dhe m\u00eb pas n\u00eb Nju Jork.<\/p>\n<p>Edhe pse Lenini nuk do t\u00eb ishte i vetmi q\u00eb e pranoi ndihm\u00ebn gjermane, ai ishte megjithat\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsishmi. Megjith\u00ebse ajo q\u00eb shumica e njer\u00ebzve sot e kuptojn\u00eb si komuniz\u00ebm, \u00ebsht\u00eb programi marksist i zhdukjes s\u00eb pron\u00ebs private, pron\u00ebsis\u00eb shtet\u00ebrore t\u00eb mjeteve t\u00eb prodhimit, dhe e nj\u00eb ekonomie t\u00eb planifikuar, nuk ishte ky programi q\u00eb mb\u00ebshtesnin n\u00eb at\u00eb koh\u00eb marksist\u00ebt e tjer\u00eb evropian\u00eb, dhe ai q\u00eb i rekomandoi Leninit qeveria gjermane.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb e dallonte Leninin nga socialist\u00ebt e tjer\u00eb ruse, ishte kund\u00ebrshtimi i tij fanatik ndaj luft\u00ebs, dhe mb\u00ebshtetja p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Ukrain\u00ebs, nj\u00eb synim ky kryesor edhe i Fuqive Qendrore me n\u00eb krye Gjermanin\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa socialist\u00ebt e tjer\u00eb pacifist\u00eb si Trocki, e neverit\u00ebn gjakderdhjen n\u00eb frontin e luft\u00ebs, dhe u p\u00ebrpoq\u00ebn t\u2019i japin fund saj, duke mb\u00ebshtetur protestat popullore, Lenini argumentoi n\u00eb pamfletin e tij t\u00eb vitit 1915 \u201cSocializmi dhe lufta\u201d, se revolucionar\u00ebt duhet t\u00eb infiltrohen n\u00eb ushtri, dhe t\u2019i shnd\u00ebrrojn\u00eb ato n\u00eb \u201ct\u00eb kuqe\u201d, duke synuar humbjen e qeverive n\u00eb Luft\u00eb e Par\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>Aq i fort\u00eb ishte ndikimi i programit t\u00eb Leninit, i njohur si \u201cdisfatiz\u00ebm revolucionar\u201d, sa q\u00eb Ministria e Jashtme gjermane nd\u00ebrhyri p\u00ebr t\u00eb parandaluar shp\u00ebrndarjen e k\u00ebtij programi tek ushtar\u00ebt n\u00eb front, q\u00eb t\u00eb mos e nxiste qeverin\u00eb cariste t\u00eb arrestonte an\u00ebtar\u00ebt e Partis\u00eb Bolshevike me akuz\u00ebn e tradhtis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr arsye t\u00eb ngjashme, Berlini prodhoi dhe p\u00ebrhapi narrativ\u00ebn e tij rreth udh\u00ebtimit t\u00eb Leninit n\u00ebp\u00ebr territorin gjerman:nj\u00eb tren i mbyllur, nj\u00eb mit ky i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr Leninin, q\u00eb gjithashtu donte t\u00eb distancohej nga sponsorizimi gjerman. N\u00eb realitet, treni nuk ishte i mbyllur.<\/p>\n<p>N\u00eb disa raste Lenini zbriti, dhe e kaloi nat\u00ebn n\u00eb nj\u00eb hotel gjerman n\u00eb Sasnic. Sipas d\u00ebshmitar\u00ebve, ai mbajti madje fjalime politike n\u00eb Gjermani, dhe pik\u00ebrisht n\u00eb kampet me t\u00eb burgosur rus\u00eb t\u00eb luft\u00ebs. Ai nuk i fshehu pik\u00ebpamjet e tij kund\u00ebr luft\u00ebs, edhe kur u rikthye n\u00eb Rusi.<\/p>\n<p>\u201cTezat e Prillit\u201d, mb\u00ebshtet\u00ebn rr\u00ebzimin e qeveris\u00eb s\u00eb p\u00ebrkohshme s\u00eb Kerenskit, q\u00eb ishte ngjitur n\u00eb pushtet pas Revolucionit t\u00eb Shkurtit t\u00eb atij viti. Ato dit\u00eb prilli, aktivist\u00ebt bolshevik\u00eb mbanin nj\u00eb duart pankarta kund\u00ebr luft\u00ebs, q\u00eb nxisnin haptazi v\u00ebllaz\u00ebrimin me armikun (\u201cGjerman\u00ebt jan\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit tan\u00eb!\u201d).<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb tentative t\u00eb dyt\u00eb p\u00ebr grusht shteti, t\u00eb njohur si Dit\u00ebt e Korrikut, Lenini dhe 10 bolshevik\u00eb t\u00eb tjer\u00eb u akuzuan p\u00ebr \u201ctradhti dhe p\u00ebr organizimin e nj\u00eb rebelimi t\u00eb armatosur\u201c. Nj\u00eb num\u00ebr d\u00ebshmitar\u00ebsh dol\u00ebn n\u00eb gjyq, dhe d\u00ebshmuan mbi transferta t\u00eb \u00e7uditshme monetare nga Stokholmi i Suedis\u00eb, mbi pastrimin e parave p\u00ebrmes nj\u00eb kompanie gjermane q\u00eb merrej me importe, p\u00ebr financimin gjerman t\u00eb gazet\u00ebs bolshevike \u201cPravda\u201d, p\u00ebr pagesat ditore t\u00eb atyre q\u00eb mbanin n\u00eb duar pankartat bolshevike gjat\u00eb protestave n\u00eb rrug\u00eb (10 rubla), apo p\u00ebr ata q\u00eb p\u00ebrlesheshin me forcat e policis\u00eb si pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb Gard\u00ebs s\u00eb Kuqe (40 rubla n\u00eb dit\u00eb).<\/p>\n<p>Kur Lenini u arratis n\u00eb Finland\u00eb, shumica e shok\u00ebve t\u00eb tij u arrestuan. N\u00eb pozit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb qeveria e p\u00ebrkohshme, amnistoi n\u00eb gushtin e 1917-\u00ebs shumic\u00ebn e bolshevik\u00ebve t\u00eb arrestuar (edhe pse jo Leninin), me synim q\u00eb bolshevik\u00ebt ta mb\u00ebshtesnin kund\u00ebr gjeneralit Lavr Kornillov, p\u00ebr<\/p>\n<p>t\u00eb cilin Kerenski dyshonte se po p\u00ebrgatiste nj\u00eb grusht shteti ushtarak t\u00eb krahut t\u00eb djatht\u00eb.<\/p>\n<p>Por p\u00ebrmes atij akti drit\u00ebshkurt\u00ebr, Kerenski i dha mund\u00ebsi organizat\u00ebs ushtarake bolshevike q\u00eb t\u00eb riorganizohej, t\u00eb rr\u00ebmbente arm\u00ebt dhe t\u2019i p\u00ebrdorte ato p\u00ebr rr\u00ebzimin e qeveris\u00eb s\u00eb tij 2 muaj m\u00eb von\u00eb. Lenini, fotoja e t\u00eb cilit ishte varur n\u00eb t\u00eb gjitha ambjentet publike nga policia pasi k\u00ebrkohej me ngulm q\u00eb t\u00eb arrestohej, nuk la t\u2019i ikte rasti nga dora.<\/p>\n<p>Dhe kur u ngjit n\u00eb pushtet, ai nuk u kujdes q\u00eb t\u00eb mos shfaqte aq hapur marr\u00ebdh\u00ebniet e ngushta me sponsorizuesit e tij t\u00eb dyshuar gjerman\u00eb. P\u00ebrkundrazi, nj\u00eb nga aktet e tij t\u00eb para ishte d\u00ebrgimi i nj\u00eb telegrami shtabit ushtarak gjerman n\u00eb Frontin Lindor, p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs ai ofrohej p\u00ebr nj\u00eb arm\u00ebpushim t\u00eb pakusht\u00ebzuar.<\/p>\n<p>Kur u b\u00ebn\u00eb publike n\u00eb Petrograd kushtet e ashpra t\u00eb Traktatit t\u00eb Brest-Litovskit, q\u00eb p\u00ebrfshinin shk\u00ebputjen e Ukrain\u00ebs dhe shteteve balltike nga Rusia, Lenini u sulmua nga turma me thirrjet \u201cPosht\u00eb tradhtar\u00ebt!\u201d, \u201cJud\u00eb!\u201d dhe \u201cSpiun gjerman!\u201d.<\/p>\n<p>Por ai ishte v\u00ebrtet Lenini nj\u00eb agjent i gjerman\u00ebve? N\u00eb mendjen e tij, Lenini i justifikonte veprimet e tij si manovra taktike, q\u00eb i sh\u00ebrbenin kauz\u00ebs m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb komunizmit, dhe jo synimeve t\u00eb qeveris\u00eb perandorake gjermane. Dhe kjo mund t\u00eb jet\u00eb e drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Por provat e mbledhura nga departamenti i drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb kabinetit Kerenski, shumica e t\u00eb cilave jan\u00eb zbuluar vet\u00ebm vitet e fundit n\u00eb arkivat ruse, jan\u00eb kok\u00ebforta. Pavar\u00ebsisht q\u00ebllimeve reale t\u00eb Leninit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt i pamohuesh\u00ebm q\u00eb ai pati nj\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb madhe logjistike dhe financiare nga gjerman\u00ebt n\u00eb vitin 1917, dhe se veprimet e tij, nga agjitacioni kund\u00ebr luft\u00ebs n\u00eb gjirin e ushtris\u00eb ruse, deri tek k\u00ebrkesa e tij p\u00ebr nj\u00eb arm\u00ebpushim t\u00eb pakusht\u00ebzuar, i sh\u00ebrbyen interesave t\u00eb armikut.<\/p>\n<p>Ato shkaktuan gjithashtu pasoja katastrofike p\u00ebr vet\u00eb Rusin\u00eb, nga humbjet e r\u00ebnda sterritoriale n\u00eb vitin 1918, deri tek dekadat e agonis\u00eb n\u00ebn diktatur\u00ebn mizore bolshevike. Revolucioni Rus, p\u00ebruroi nj\u00eb epok\u00eb t\u00eb re n\u00eb operacionet e ndikimeve t\u00eb huaja.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Lenini ndihmoi n\u00eb themelimin e Internacionales Komuniste, q\u00eb p\u00ebr gati \u00e7erekshekulli, ishte e p\u00ebrkushtuar n\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar qeverit\u00eb kapitaliste n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn. Gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, Bashkimi Sovjetik dhe SHBA-ja e shnd\u00ebrruan \u201cRevolutionierungspolitik\u201d n\u00eb nj\u00eb form\u00eb arti, duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb minojn\u00eb me t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat subversive aleat\u00ebt dhe shtetet satelite t\u00eb nj\u00ebri-tjetrit.<\/p>\n<p>Sot, duket se ka nisur nj\u00eb raund i ri i Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, megjith\u00ebse me nj\u00eb \u201carom\u00eb\u201d ideologjike t\u00eb ndryshme. Kjo pasi Kremlini po promovon nacionalizmin populist n\u00eb Evrop\u00eb dhe Shtetet e Bashkuara, madje pik\u00eberisht n\u00eb koh\u00ebn kur lider\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb dhe aktivist\u00ebt pro demokracis\u00eb, po mobilizohen kund\u00ebr kund\u00ebr Rusis\u00eb dhe regjimeve miq\u00ebsore ndaj Putinit, si ai i Viktor Orbanit n\u00eb Hungari. \u201cRevolutionierungspolitik\u201d, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb tanim\u00eb nj\u00eb praktik\u00eb globale.\/ \u201cThe New York Times\u201d \u2013 Bota.al<\/p>\n<\/div>\n<\/article>\n<div class=\"vw-related-posts\"><\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Sean Mcmeekin M\u00eb 16 prill 1917, Vladimir Uljanov, emigranti rus i njohur m\u00eb mir\u00eb me nofk\u00ebn e tij revolucionare, Lenin, mb\u00ebrriti n\u00eb Sh\u00ebn Petersburg, pas nj\u00eb udh\u00ebtimi t\u00eb gjat\u00eb nga Zvicra, vend ku kishte kaluar gati 2 dekadat e fundit. Ai i elektrizoi menj\u00ebher\u00eb turmat me nj\u00eb fjalim t\u00eb zjarrt\u00eb, dhe nj\u00eb program radikal [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":21280,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[10,3,14],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>A ishte Lenini nj\u00eb agjent i Gjermanis\u00eb? - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21279\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"A ishte Lenini nj\u00eb agjent i Gjermanis\u00eb? - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Sean Mcmeekin M\u00eb 16 prill 1917, Vladimir Uljanov, emigranti rus i njohur m\u00eb mir\u00eb me nofk\u00ebn e tij revolucionare, Lenin, mb\u00ebrriti n\u00eb Sh\u00ebn Petersburg, pas nj\u00eb udh\u00ebtimi t\u00eb gjat\u00eb nga Zvicra, vend ku kishte kaluar gati 2 dekadat e fundit. Ai i elektrizoi menj\u00ebher\u00eb turmat me nj\u00eb fjalim t\u00eb zjarrt\u00eb, dhe nj\u00eb program radikal [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21279\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-04-17T20:05:12+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Lenini.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1548\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"704\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21279\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21279\",\"name\":\"A ishte Lenini nj\u00eb agjent i Gjermanis\u00eb? - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21279#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21279#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Lenini.jpg\",\"datePublished\":\"2020-04-17T20:05:12+00:00\",\"dateModified\":\"2020-04-17T20:05:12+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21279#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21279\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21279#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Lenini.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Lenini.jpg\",\"width\":1548,\"height\":704},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21279#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"A ishte Lenini nj\u00eb agjent i Gjermanis\u00eb?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"A ishte Lenini nj\u00eb agjent i Gjermanis\u00eb? - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21279","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"A ishte Lenini nj\u00eb agjent i Gjermanis\u00eb? - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"Nga Sean Mcmeekin M\u00eb 16 prill 1917, Vladimir Uljanov, emigranti rus i njohur m\u00eb mir\u00eb me nofk\u00ebn e tij revolucionare, Lenin, mb\u00ebrriti n\u00eb Sh\u00ebn Petersburg, pas nj\u00eb udh\u00ebtimi t\u00eb gjat\u00eb nga Zvicra, vend ku kishte kaluar gati 2 dekadat e fundit. Ai i elektrizoi menj\u00ebher\u00eb turmat me nj\u00eb fjalim t\u00eb zjarrt\u00eb, dhe nj\u00eb program radikal [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21279","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2020-04-17T20:05:12+00:00","og_image":[{"width":1548,"height":704,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Lenini.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"8 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21279","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21279","name":"A ishte Lenini nj\u00eb agjent i Gjermanis\u00eb? - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21279#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21279#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Lenini.jpg","datePublished":"2020-04-17T20:05:12+00:00","dateModified":"2020-04-17T20:05:12+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21279#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=21279"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21279#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Lenini.jpg","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Lenini.jpg","width":1548,"height":704},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21279#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"A ishte Lenini nj\u00eb agjent i Gjermanis\u00eb?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Lenini.jpg","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Lenini-150x150.jpg",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Lenini.jpg",1548,704,false]},"categories_names":{"10":{"name":"Histori","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=10"},"3":{"name":"Kryesore","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=3"},"14":{"name":"Kultur\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=14"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Lenini-150x150.jpg",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Lenini.jpg",300,136,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Lenini.jpg",305,139,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Lenini.jpg",400,182,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Lenini.jpg",600,273,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Lenini.jpg",1024,466,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Lenini.jpg",130,59,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Lenini.jpg",1548,704,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21279"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=21279"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21279\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":21281,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21279\/revisions\/21281"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/21280"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=21279"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=21279"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=21279"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}