{"id":21234,"date":"2020-04-16T12:52:15","date_gmt":"2020-04-16T10:52:15","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=21234"},"modified":"2020-04-16T12:52:15","modified_gmt":"2020-04-16T10:52:15","slug":"profecia-e-yuval-noah-hararit-furtuna-do-te-kaloje-por-zgjedhjet-e-sotme-do-te-na-ndryshojne-jeten","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21234","title":{"rendered":"\u201cProfecia\u201d e Yuval Noah Hararit: Furtuna do t\u00eb kaloj\u00eb, por zgjedhjet e sotme do t\u00eb na ndryshojn\u00eb jet\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>\u201cFurtuna e koronavirusit do t\u00eb kaloj\u00eb, por zgjdhjet q\u00eb b\u00ebjm\u00eb k\u00ebto dit\u00eb mund t\u00eb na ndryshojn\u00eb jet\u00ebt tona p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb\u201d. Kjo \u00ebsht\u00eb profecia e Yuval Noah Hararit, historianit izraelit 44-vje\u00e7ar, autor i tre best seller-ave nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb: \u201cHomo Deus: Nj\u00eb histori e shkurt\u00ebr e njer\u00ebzimit\u201d, \u201cNj\u00eb histori e shkurt\u00ebr e t\u00eb ardhmes\u201d dhe \u201c21 m\u00ebsime p\u00ebr shekullin XXI\u201d. Koh\u00ebt e fundit, Harari \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb prej intelektual\u00ebve m\u00eb t\u00eb ndjekur t\u00eb planetit.<\/p>\n<p>Sfida q\u00eb paraqet Covid19, pohon sot Harari, duhet ta shtyj\u00eb njer\u00ebzimin q\u00eb \u201ct\u00eb mbyll\u00eb kufijt\u00eb mes virusit dhe njeriut\u201d, por jo mes shteteve. Duhet ta shtyj\u00eb q\u00eb t\u00eb zgjedh\u00eb solidaritetin global dhe jo nacionalizmin izolacionist. Duhet ta shtyj\u00eb t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs q\u00eb duan t\u00eb bashkojn\u00eb popujt e tyre, dhe jo t\u2019i p\u00ebr\u00e7ajn\u00eb ata. \u201cShkurt, duhet t\u00eb hapemi dhe jo t\u00eb mbyllemi n\u00eb vetvete, t\u00eb emancipojm\u00eb qytetar\u00ebt n\u00eb vend se t\u00eb forcojm\u00eb kontrollin totalitar\u201d. Harari ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrditshmen italiane La Repubblica, p\u00ebrmes telefonit nga sht\u00ebpia e tij n\u00eb Tel Aviv, ku jeton n\u00eb nj\u00eb moshav, komunitet bujq\u00ebsor hebraik i ngjash\u00ebm me kibbutz-\u00ebt, aty ku praktikon veganizmin dhe meditimin.<\/p>\n<p><strong>Kjo pandemi \u00ebsht\u00eb kriza m\u00eb e madhe globale e brezit ton\u00eb, apo jo profesor?<\/strong><\/p>\n<p>Padyshim q\u00eb po. Ka p\u00ebrfshir\u00eb tashm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn dhe do t\u00eb ket\u00eb pasoja t\u00eb thella, si nga pik\u00ebpamja sh\u00ebndet\u00ebsore, ashtu edhe ajo ekonomike. Furtuna e virusit n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb caktuar do t\u00eb kaloj\u00eb, por zgjdhjet q\u00eb ne b\u00ebjm\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve p\u00ebr ta p\u00ebrballuar at\u00eb, mund t\u00eb ndryshojn\u00eb jet\u00ebt tona p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p><strong>A \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb sfid\u00eb m\u00eb e madhe, se sa ajo e kriz\u00ebs s\u00eb r\u00ebnd\u00eb financiare t\u00eb vitit 2008, apo se sa kriza e ndryshimeve klimatike?<\/strong><\/p>\n<p>Esht\u00eb m\u00eb e madhe se sa kolapsi financiar, sepse kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb vet\u00ebm ekonomike, por mund t\u00eb ndryshoj\u00eb \u00e7do aspekt t\u00eb jet\u00ebs son\u00eb shoq\u00ebrore. Nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhe se sa kriza e ndryshimeve klimatike, p\u00ebr shkak se ne i kemi instrumenat p\u00ebr ta zgjidhur pozitivisht, dhe relativisht m\u00eb shpejt, krahasuar me d\u00ebmet q\u00eb shkakton ndotja. Por n\u00ebse ne b\u00ebjm\u00eb zgjedhjet e gabuara, edhe kriza e koronavirusit do t\u00eb ket\u00eb pasoja t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb do t\u00eb zgjasin n\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb zgjedhjesh? P\u00ebr t\u00eb perifrazuar titullin e librit tuaj t\u00eb fundit, e p\u00ebrmban koronavirusi nj\u00eb m\u00ebsim p\u00ebr shekullin e nj\u00ebzetenj\u00ebt\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Jo nj\u00eb, po dy m\u00ebsime: mes nacionalizmit izolacionist dhe solidaritetit global; dhe mes kontrollit totalitar dhe emancipimit t\u00eb qytetar\u00ebve. Marrim t\u00eb parin: secili shtet mund t\u00eb p\u00ebrpiqet ta p\u00ebrballoj\u00eb pandemin\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb individuale, ose mund t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e nj\u00eb plani global veprimi. I dyti \u00ebsht\u00eb zgjedhja mes tundimit totalitar p\u00ebr t\u00eb kontrolluar \u00e7do infeksion nga lart, me shtetin q\u00eb zbaton padallim \u00e7far\u00ebdolloj mase, ose mund t\u2019u jap\u00ebsh m\u00eb shum\u00eb z\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi qytetar\u00ebve. Do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb pranosh q\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb shoq\u00ebri me nj\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb arsimimi dhe nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi dhe nj\u00eb sens t\u00eb fort\u00eb qytetar, mund t\u00eb kuptoj\u00eb se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb e nevojshme p\u00ebr t\u00eb mposhtur virusin. Natyrisht, un\u00eb uroj q\u00eb t\u00eb zgjidhet opsioni i dyt\u00eb n\u00eb t\u00eb dyja rastet, p\u00ebrndryshe do t\u00eb kemi nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb mbyllur n\u00eb vetvete, m\u00eb pak t\u00eb sigurt\u00eb dhe m\u00eb pak demokratike.<\/p>\n<p><strong>A nuk do t\u00eb shpjer\u00eb pandemia drejt fundit t\u00eb globalizimit?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr mua duhet t\u00eb shpjer\u00eb drejt nj\u00eb globalizimi m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Mbyllja \u00ebsht\u00eb reagimi i gabuar. Pandemit\u00eb ekzistonin edhe n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb mbyllur si ajo e Mesjet\u00ebs, kur Vdekja e Zez\u00eb vrau nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn e popullsis\u00eb s\u00eb Tok\u00ebs. Duhet t\u00eb kthehemi n\u00eb epok\u00ebn e gurit, kur njer\u00ebzit jetonin n\u00eb komunitete shum\u00eb t\u00eb vogla pa kontakte mes tyre, p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb model shoq\u00ebrie t\u00eb mbyllur q\u00eb mund t\u2019i shp\u00ebtoj\u00eb epidemive. Sot, vet\u00ebm bashk\u00ebpunimi, solidariteti dhe nj\u00eb p\u00ebrpjekje e p\u00ebrbashk\u00ebt nga t\u00eb gjith\u00eb mund ta zgjidh\u00eb problemin dhe ta shtyj\u00eb qytet\u00ebrimin ton\u00eb t\u00eb hedh\u00eb nj\u00eb hap p\u00ebrpara. Duhet t\u00eb mbyllim kufijt\u00eb mes virusit dhe njeriut, jo kufijt\u00eb mes njer\u00ebzve, apo mes kombeve e shteteve.<\/p>\n<p><strong>E megjithat\u00eb \u201cglobalizimi\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb term q\u00eb shum\u00ebkush n\u00eb Per\u00ebndim vazhdon ta konsideroj\u00eb si negativ.<\/strong><\/p>\n<p>Globalizimi nuk mund t\u00eb gjykohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb bardh\u00eb e zi. Edhe ushqimi italian \u00ebsht\u00eb nj\u00eb produkt i globalizimit. K\u00ebshtu ka qen\u00eb gjithmon\u00eb: ishin konkuistador\u00ebt spanjoll\u00eb q\u00eb soll\u00ebn n\u00eb Itali domatet, nga Amerika Latine. N\u00ebse dikush \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr globalizimit, do t\u00eb duhej t\u00eb mos imagjinonte m\u00eb spageti me domate.<\/p>\n<p><strong>Ju keni shkruar se n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit 2020, me kriza t\u00eb paprecedenta mungon nj\u00eb udh\u00ebheqje globale. N\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, gjat\u00eb dy luft\u00ebrave bot\u00ebrore dhe p\u00ebrgjat\u00eb t\u00eb gjith\u00eb N\u00ebnt\u00ebqind\u00ebs, ka qen\u00eb Amerika q\u00eb e ka ofruar k\u00ebt\u00eb lidership. A mund ta ofroj\u00eb s\u00ebrish, n\u00ebse Biden mund Trumpin, apo do u takoj\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr momentin, Amrika as nuk po p\u00ebrpiqet t\u00eb ofroj\u00eb nj\u00eb lidrship global. P\u00ebrve\u00e7 faktit q\u00eb Trumpi n\u00eb fillim e injoroi virusin si nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim serioz dhe m\u00eb pas vonoi n\u00eb nd\u00ebrhyrje, edhe tani vazhdon q\u00eb t\u00eb thot\u00eb \u201cAmerika e para!\u201d. Dhe po arrin at\u00eb q\u00eb deshte, Amerika \u00ebsht\u00eb e para p\u00ebr nga numri i t\u00eb infektuarve dhe viktimave. Por edhe n\u00ebse n\u00eb n\u00ebntor Trumpi do t\u00eb humbte dhe n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb do t\u00eb vinte Bideni, g\u00ebrryerja e besimit tek Amerika gjat\u00eb kat\u00ebr viteve t\u00eb fundit ka qen\u00eb kaq e thell\u00eb, saq\u00eb rikthimi i k\u00ebtij besimi nuk do t\u00eb jet\u00eb as i thjesht\u00eb dhe as i shpejt\u00eb. P\u00ebr t\u00eb patur nj\u00eb udh\u00ebheqje globale, bota nuk mund t\u00eb pres\u00eb \u00e7do kat\u00ebr vjet p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se kush \u00ebsht\u00eb president i Shteteve t\u00eb Bashkuara: duhet t\u00eb mb\u00ebshtetet m\u00eb shum\u00eb tek vende t\u00eb tjera, dhe mbi t\u00eb gjitha tek institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, tek shum\u00ebpal\u00ebsia, nga OKB tek Bashkimi Evropian, nga G20 tek Organizata Bot\u00ebrore e Sh\u00ebndetit. Shpresoj q\u00eb kriza e koronavirusit t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnvizuar domosdoshm\u00ebrin\u00eb e bashk\u00ebpunimit dhe solidaritetit global.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb mendoni p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn si po e p\u00ebrballon Italia epidemin\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Kam par\u00eb shum\u00eb sinjale inkurajuese, t\u00eb frym\u00ebs komunitare, t\u00eb bashk\u00ebpunimit. Dallohen edhe n\u00eb Itali, ashtu sikurse gjetk\u00eb, edhe t\u00eb tjera fenomene: nxitje t\u00eb urrejtjes ndaj t\u00eb huajve, p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb jo vet\u00ebm shtetin nga shteti, por edhe qytetar\u00eb brenda t\u00eb nj\u00ebjtit shtet. Kush mendon ndryshe nga ti nuk shihet m\u00eb si nj\u00eb kund\u00ebrshtar legjitim, por si tradh\u00ebtar i atdheut. N\u00eb koh\u00ebra pak a shum\u00eb normale, \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb qeveris\u00ebsh mee 51% t\u00eb votave, t\u00eb v\u00ebsh gjysm\u00ebn plus nj\u00eb kund\u00ebr gjysm\u00ebs minus nj\u00eb. Por n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb si kjo pandemi, p\u00ebrpjekja p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb do t\u00eb rezultont\u00eb n\u00eb katastrof\u00eb. Ja pra m\u00ebsimi tjet\u00ebr q\u00eb mund t\u00eb nxjerrim nga koronavirusi: nevoja p\u00ebr nj\u00eb udh\u00ebheqje q\u00eb t\u00eb bashkoj\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb tona, n\u00eb vend se t\u2019i ndaj\u00eb, si\u00e7 p\u00ebrpiqen t\u00eb b\u00ebjn\u00eb populist\u00ebt dhe nacionalist\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>Po ju ku ndiheni m\u00eb mir\u00eb, si n\u00eb sht\u00ebpi? N\u00eb moshavin tuaj? N\u00eb Qytetin e Vjet\u00ebr t\u00eb Jeruzalemit? N\u00eb plazhin kozmopolit t\u00eb Tel Avivit?<\/strong><\/p>\n<p>Jetoj n\u00eb nj\u00eb moshav, nj\u00eb komunitet bujq\u00ebsor, m\u00eb p\u00eblqen se \u00ebsht\u00eb qet\u00ebsi, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht pran\u00eb nj\u00eb qyteti shum\u00eb t\u00eb gjall\u00ebrish\u00ebm dhe kozmopolit, si\u00e7 me t\u00eb drejt\u00eb e quajt\u00ebt ju Tel Avivin. Shkoj n\u00eb Jeruzalem sepse jap m\u00ebsime historie n\u00eb Universitetin Hebraik, por Qyteti i Shenjt\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend plot me tensione, ku shum\u00eb njer\u00ebz urrejn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt. Ndjehet n\u00eb aj\u00ebr. Nuk do t\u00eb jetoja dot atje.<\/p>\n<p><strong>Situata politike n\u00eb Izrael nuk \u00ebsht\u00eb aspak e qet\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>Jemi n\u00eb nj\u00eb stin\u00eb kaosi, t\u00eb cil\u00ebs koronavirusi i shtoi tundimin p\u00ebr t\u00eb instrumentalizuar pandemin\u00eb p\u00ebr t\u00eb zbatuar gjendjen e jasht\u00ebzakonshme, masa speciale. Esht\u00eb nj\u00eb risk q\u00eb e ndeshin edhe vende t\u00eb tjer\u00eb: ngjitja e regjimeve antidemokratike me pretekstin e luftimit t\u00eb Covid19.<\/p>\n<p><strong>Dhe meq\u00eb e keni disiplin\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme, a na rekomandoni ne t\u00eb tjer\u00ebve meditimin, duke qen\u00eb se jemi t\u00eb mbyllur n\u00eb sht\u00ebpi k\u00ebto koh\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb e praktikoj dy or\u00eb n\u00eb dit\u00eb edhe n\u00eb koh\u00eb normale, por ndihmon p\u00ebr t\u00eb patur nj\u00eb ekuilib\u00ebr. Meditimi, n\u00eb fund t\u00eb fundit t\u00eb ndihmon t\u00eb njoh\u00ebsh veten t\u00ebnde, ankthet e tua, frik\u00ebrat, t\u00eb cilat vazhdojn\u00eb t\u00eb ekzistojn\u00eb gjith\u00ebsesi, por t\u2019i m\u00ebson t\u00eb jetosh me to dhe t\u2019i kontrollosh. Dhe n\u00eb nj\u00eb moment krize t\u00eb madhe si kjo, kemi shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr ekuilib\u00ebr dhe dije. \/\u00a0 Marr\u00eb nga La Repubblica \u2013 N\u00eb shqip nga bota.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cFurtuna e koronavirusit do t\u00eb kaloj\u00eb, por zgjdhjet q\u00eb b\u00ebjm\u00eb k\u00ebto dit\u00eb mund t\u00eb na ndryshojn\u00eb jet\u00ebt tona p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb\u201d. Kjo \u00ebsht\u00eb profecia e Yuval Noah Hararit, historianit izraelit 44-vje\u00e7ar, autor i tre best seller-ave nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb: \u201cHomo Deus: Nj\u00eb histori e shkurt\u00ebr e njer\u00ebzimit\u201d, \u201cNj\u00eb histori e shkurt\u00ebr e t\u00eb ardhmes\u201d dhe \u201c21 m\u00ebsime [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":21235,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[10,3,14,15,20],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>\u201cProfecia\u201d e Yuval Noah Hararit: Furtuna do t\u00eb kaloj\u00eb, por zgjedhjet e sotme do t\u00eb na ndryshojn\u00eb jet\u00ebn - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21234\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"\u201cProfecia\u201d e Yuval Noah Hararit: Furtuna do t\u00eb kaloj\u00eb, por zgjedhjet e sotme do t\u00eb na ndryshojn\u00eb jet\u00ebn - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"\u201cFurtuna e koronavirusit do t\u00eb kaloj\u00eb, por zgjdhjet q\u00eb b\u00ebjm\u00eb k\u00ebto dit\u00eb mund t\u00eb na ndryshojn\u00eb jet\u00ebt tona p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb\u201d. Kjo \u00ebsht\u00eb profecia e Yuval Noah Hararit, historianit izraelit 44-vje\u00e7ar, autor i tre best seller-ave nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb: \u201cHomo Deus: Nj\u00eb histori e shkurt\u00ebr e njer\u00ebzimit\u201d, \u201cNj\u00eb histori e shkurt\u00ebr e t\u00eb ardhmes\u201d dhe \u201c21 m\u00ebsime [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21234\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-04-16T10:52:15+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Yuval-Noah-Harari.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1838\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"1034\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21234\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21234\",\"name\":\"\u201cProfecia\u201d e Yuval Noah Hararit: Furtuna do t\u00eb kaloj\u00eb, por zgjedhjet e sotme do t\u00eb na ndryshojn\u00eb jet\u00ebn - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21234#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21234#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Yuval-Noah-Harari.jpg\",\"datePublished\":\"2020-04-16T10:52:15+00:00\",\"dateModified\":\"2020-04-16T10:52:15+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21234#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21234\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21234#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Yuval-Noah-Harari.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Yuval-Noah-Harari.jpg\",\"width\":1838,\"height\":1034},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=21234#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"\u201cProfecia\u201d e Yuval Noah Hararit: Furtuna do t\u00eb kaloj\u00eb, por zgjedhjet e sotme do t\u00eb na ndryshojn\u00eb jet\u00ebn\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\u201cProfecia\u201d e Yuval Noah Hararit: Furtuna do t\u00eb kaloj\u00eb, por zgjedhjet e sotme do t\u00eb na ndryshojn\u00eb jet\u00ebn - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21234","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"\u201cProfecia\u201d e Yuval Noah Hararit: Furtuna do t\u00eb kaloj\u00eb, por zgjedhjet e sotme do t\u00eb na ndryshojn\u00eb jet\u00ebn - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"\u201cFurtuna e koronavirusit do t\u00eb kaloj\u00eb, por zgjdhjet q\u00eb b\u00ebjm\u00eb k\u00ebto dit\u00eb mund t\u00eb na ndryshojn\u00eb jet\u00ebt tona p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb\u201d. Kjo \u00ebsht\u00eb profecia e Yuval Noah Hararit, historianit izraelit 44-vje\u00e7ar, autor i tre best seller-ave nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb: \u201cHomo Deus: Nj\u00eb histori e shkurt\u00ebr e njer\u00ebzimit\u201d, \u201cNj\u00eb histori e shkurt\u00ebr e t\u00eb ardhmes\u201d dhe \u201c21 m\u00ebsime [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21234","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2020-04-16T10:52:15+00:00","og_image":[{"width":1838,"height":1034,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Yuval-Noah-Harari.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"8 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21234","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21234","name":"\u201cProfecia\u201d e Yuval Noah Hararit: Furtuna do t\u00eb kaloj\u00eb, por zgjedhjet e sotme do t\u00eb na ndryshojn\u00eb jet\u00ebn - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21234#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21234#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Yuval-Noah-Harari.jpg","datePublished":"2020-04-16T10:52:15+00:00","dateModified":"2020-04-16T10:52:15+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21234#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=21234"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21234#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Yuval-Noah-Harari.jpg","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Yuval-Noah-Harari.jpg","width":1838,"height":1034},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=21234#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"\u201cProfecia\u201d e Yuval Noah Hararit: Furtuna do t\u00eb kaloj\u00eb, por zgjedhjet e sotme do t\u00eb na ndryshojn\u00eb jet\u00ebn"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Yuval-Noah-Harari.jpg","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Yuval-Noah-Harari-150x150.jpg",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Yuval-Noah-Harari.jpg",1838,1034,false]},"categories_names":{"10":{"name":"Histori","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=10"},"3":{"name":"Kryesore","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=3"},"14":{"name":"Kultur\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=14"},"15":{"name":"Libri","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=15"},"20":{"name":"Rajon\/Bot\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=20"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Yuval-Noah-Harari-150x150.jpg",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Yuval-Noah-Harari.jpg",300,169,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Yuval-Noah-Harari.jpg",305,172,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Yuval-Noah-Harari.jpg",400,225,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Yuval-Noah-Harari.jpg",600,338,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Yuval-Noah-Harari.jpg",1024,576,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Yuval-Noah-Harari.jpg",130,73,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Yuval-Noah-Harari.jpg",1838,1034,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21234"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=21234"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21234\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":21236,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21234\/revisions\/21236"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/21235"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=21234"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=21234"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=21234"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}