{"id":20942,"date":"2020-04-05T14:19:32","date_gmt":"2020-04-05T12:19:32","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=20942"},"modified":"2020-04-05T14:22:09","modified_gmt":"2020-04-05T12:22:09","slug":"kissinger-do-te-jete-nje-bote-tjeter-kur-koronavirusi-te-kete-ikur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=20942","title":{"rendered":"Kissinger:  Realiteti \u00ebsht\u00eb se bota nuk do t\u00eb jet\u00eb kurr\u00eb e nj\u00ebjta pas koronavirusit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Henry A. Kissinger<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Atmosfera surreale e pandemis\u00eb s\u00eb koronavirusit m\u00eb b\u00ebri t\u00eb p\u00ebrjetoja edhe nj\u00ebher\u00eb ndjesin\u00eb e Betej\u00ebs s\u00eb Bulg\u00ebs, kur forcat per\u00ebndimore u p\u00ebrplas\u00ebn p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit me ato gjermane gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>Edhe tani, ashtu si n\u00eb fund t\u00eb vitit 1944, ekziston e nj\u00ebjta ndjenj\u00eb rreziku akut, q\u00eb na k\u00ebrc\u00ebnon t\u00eb gjith\u00ebve si shoq\u00ebri, duke goditur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb rast\u00ebsore dhe shkat\u00ebrrimtare. Por ekziston nj\u00eb ndryshim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm midis asaj kohe t\u00eb larg\u00ebt dhe asaj q\u00eb po jetojm\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrueshm\u00ebria e kombit ton\u00eb u arrit vet\u00ebm sepse ishte q\u00ebllimi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm komb\u00ebtar. Por sot, besimit i publikut tek qeverit\u00eb e tyre \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsor p\u00ebr solidaritetin shoq\u00ebror, marr\u00ebdh\u00ebniet e shoq\u00ebrive me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn dhe paqen dhe stabilitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb komb bashkohet dhe lul\u00ebzon vet\u00ebm n\u00ebse ka besim se institucionet e tyre mund t\u00eb parashikojn\u00eb krizat, t\u00eb zbusin ndikimin e tyre dhe t\u00eb rivendosin stabilitetin. Kur t\u00eb shuhet pandemia e koronavirusit, institucionet e shum\u00eb vendeve do t\u00eb perceptohen si t\u00eb d\u00ebshtuara. Realiteti \u00ebsht\u00eb se bota nuk do t\u00eb jet\u00eb kurr\u00eb e nj\u00ebjta pas koronavirusit.<\/p>\n<p>Koronavirusi ka goditur me nj\u00eb shkall\u00eb dhe eg\u00ebrsi t\u00eb papar\u00eb mbar\u00eb globin. P\u00ebrhapja e epidemis\u00eb \u00ebsht\u00eb eksponenciale.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-924452\" src=\"http:\/\/www.gazetadita.al\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/original-1110x740-1.jpg\" sizes=\"(max-width: 640px) 100vw, 640px\" srcset=\"http:\/\/www.gazetadita.al\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/original-1110x740-1.jpg 1110w, http:\/\/www.gazetadita.al\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/original-1110x740-1-300x200.jpg 300w, http:\/\/www.gazetadita.al\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/original-1110x740-1-1024x683.jpg 1024w, http:\/\/www.gazetadita.al\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/original-1110x740-1-768x512.jpg 768w\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"427\" \/><\/p>\n<p>Deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, nuk \u00ebsht\u00eb zbuluar ende nj\u00eb kur\u00eb e sigurt. Pajisjet mjek\u00ebsore jan\u00eb t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar val\u00ebt e t\u00eb infektuarve. Nj\u00ebsit\u00eb e kujdesit intensiv jan\u00eb duke u mbingarkuar dhe do t\u00eb arrijn\u00eb s\u00eb shpejti kulmin e pacient\u00ebve q\u00eb mund t\u00eb trajtojn\u00eb. Metodologjia e testimit \u00ebsht\u00eb e pap\u00ebrshtatshme dhe nuk ka rezultuar e suksesshme n\u00eb zbulimin e shpejt\u00eb t\u00eb shtrirjes s\u00eb epidemis\u00eb dhe aq m\u00eb pak t\u00eb frenoj\u00eb p\u00ebrhapjen e saj. Prodhimi i nj\u00eb vaksine t\u00eb suksesshme mund t\u00eb jet\u00eb 12-18 muaj larg.<\/p>\n<p>Por testi p\u00ebrfundimtar do t\u00eb jet\u00eb n\u00ebse p\u00ebrhapja e virusit mund t\u00eb frenohet dhe t\u00eb sprapset n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb t\u00eb rikthej\u00eb besimin e publikut n\u00eb aft\u00ebsin\u00eb e autoriteteve p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebhequr vendin gjat\u00eb nj\u00eb krize komb\u00ebtare. P\u00ebrpjekjet p\u00ebr p\u00ebrballimin e k\u00ebsaj kriz\u00ebs, sado e gjer\u00eb dhe e menjh\u00ebrshme, nuk duhet t\u00eb t\u00ebrheqin v\u00ebmendjen nga nj\u00eb detyr\u00eb po aq urgjente: nd\u00ebrtimin e nj\u00eb strategjie paralele p\u00ebr kalimin n\u00eb rendin pas pandemis\u00eb s\u00eb koronavirusit.<\/p>\n<p>Secili vend po p\u00ebrballet me kriz\u00ebn n\u00eb shkall\u00eb komb\u00ebtare, por efektet e pandemis\u00eb nuk i njohin kufijt\u00eb. Edhe p\u00ebrse kriza sh\u00ebndet\u00ebsore do t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrkoshme, t\u00eb pakt\u00ebn shpresojm\u00eb t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrkohshme, trazirat politike dhe ekonomike q\u00eb ajo ka shkaktuar mund t\u00eb zgjasin me breza. Asnj\u00eb vend, madje as SHBA-ja, nuk mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje thjesht komb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb kap\u00ebrcyer pandemin\u00eb. Adresimi i nevojave t\u00eb menj\u00ebhershme duhet t\u00eb shoq\u00ebrohet me nj\u00eb vizion dhe program global bashk\u00ebpunues. N\u00ebse ne nuk mund t\u2019i b\u00ebjm\u00eb t\u00eb dyja n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, do t\u00eb p\u00ebrballemi me an\u00ebn m\u00eb t\u00eb err\u00ebt t\u00eb kriz\u00ebs politike dhe asaj sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-924454\" src=\"http:\/\/www.gazetadita.al\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/im-172267-1-1110x740-1.jpg\" sizes=\"(max-width: 640px) 100vw, 640px\" srcset=\"http:\/\/www.gazetadita.al\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/im-172267-1-1110x740-1.jpg 1110w, http:\/\/www.gazetadita.al\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/im-172267-1-1110x740-1-300x200.jpg 300w, http:\/\/www.gazetadita.al\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/im-172267-1-1110x740-1-1024x683.jpg 1024w, http:\/\/www.gazetadita.al\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/im-172267-1-1110x740-1-768x512.jpg 768w\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"427\" \/><\/p>\n<p>Duke nxjerr\u00eb m\u00ebsime nga Plani Marshall dhe Projekti Manhatan, SHBA \u00ebsht\u00eb e detyruar t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb madhe p\u00ebr t\u00eb luftuar koronavirusin, bazuar n\u00eb tre fusha kryesore. S\u00eb pari, duhet t\u00eb forcohet rezistenca globale ndaj s\u00ebmundjeve infektive. Triumfet e industris\u00eb farmaceutike si vaksina ndaj poliomielitit dhe zhdukja e lis\u00eb s\u00eb dhenve, ose mrekullia statistikore e diagnoz\u00ebs mjek\u00ebsore p\u00ebrmes inteligjenc\u00ebs artificiale, na kan\u00eb zhytur n\u00eb nj\u00eb vet\u00ebk\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb rrezikshme. Ne kemi nevoj\u00eb t\u00eb gjejm\u00eb teknika dhe teknologji t\u00eb reja p\u00ebr kontrollin e p\u00ebrhapjen e infeksionit n\u00eb koh\u00eb reale dhe t\u00eb mund t\u00eb prodhojm\u00eb vaksinat n\u00eb koh\u00eb rekord dhe jo kur epidemia t\u00eb jet\u00eb drejt shuarjes. Qytetet, shtetet dhe rajonet duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitura dhe t\u00eb trajnohen vazhdimisht p\u00ebr t\u00eb mbrojtur qytetar\u00ebt e tyre nga pandemit\u00eb duke mbledhur rezerva ushqimore e mjek\u00ebsore, duke hartuar strategji bashk\u00ebpunuese dhe duke eksploruar n\u00eb kufijt\u00eb e shkenc\u00ebs.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, duhet t\u00eb p\u00ebrgatitemi p\u00ebr sh\u00ebrimin e plag\u00ebve t\u00eb ekonomis\u00eb bot\u00ebrore. Udh\u00ebheq\u00ebsit global\u00eb kan\u00eb m\u00ebsuar m\u00ebsime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme nga kriza financiare e vitit 2008. Por kriza aktuale ekonomike \u00ebsht\u00eb m\u00eb komplekse: Tkurrja ekonomike e shkaktuar nga koronavirusi \u00ebsht\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb shpejt\u00ebsis\u00eb dhe shkall\u00ebs globale, ndryshe nga \u00e7do gj\u00eb e njohur ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb histori. Dhe masat e nevojshme p\u00ebr t\u00eb frenuar kriz\u00ebn e sh\u00ebndetin publik, si\u00e7 jan\u00eb distancimi social dhe mbyllja e shkollave dhe bizneseve, po kontribuojn\u00eb n\u00eb r\u00ebnien e vazhdueshme ekonomike. Tani \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore t\u00eb hartohen programe t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr t\u00eb zbutur efektet e kaosit n\u00eb popullsit\u00eb m\u00eb t\u00eb rrezikuara n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>E treta, po jo m\u00eb pak e r\u00ebnd\u00ebsishmja, ne duhet t\u00eb mbrojm\u00eb parimet e rendit liberal bot\u00ebror. Legjendat e vjetra mbi t\u00eb cilat bazohen qeverit\u00eb moderne jan\u00eb ato t\u00eb nj\u00eb qyteti me mure i mbrojtur nga pushtetar\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm, \u200bgjithnj\u00eb t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur njer\u00ebzit e tyre nga armiqt\u00eb e jasht\u00ebm. Iluminist\u00ebt e p\u00ebrmir\u00ebsuan k\u00ebt\u00eb koncept, duke argumentuar se q\u00ebllimi i nj\u00eb shteti legjitim \u00ebsht\u00eb t\u00eb siguroj\u00eb nevojat themelore t\u00eb njer\u00ebzve: sigurin\u00eb, rendin, mir\u00ebqenien ekonomike dhe drejt\u00ebsin\u00eb. Qytetar\u00ebt nuk mund t\u2019i sigurojn\u00eb vet\u00eb k\u00ebto gj\u00ebra. Pandemia ka nxitur nj\u00eb anakroniz\u00ebm, nj\u00eb ringjallje t\u00eb qytetit me mure n\u00eb nj\u00eb epok\u00eb kur prosperiteti varet nga tregtia globale dhe l\u00ebvizja e njer\u00ebzve.<\/p>\n<p>Vendet demokratike duhet t\u00eb mbrojn\u00eb dhe t\u00eb ruajn\u00eb fort vlerat e Iluminizmit. Prishja e ekuilibrit t\u00eb pushtetit me legjitimitetin do t\u00eb coj\u00eb n\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrjen e kontrat\u00ebs sociale brenda dhe jasht\u00eb vendit. Megjithat\u00eb, kjo \u00e7\u00ebshtje mij\u00ebravje\u00e7are e ekuilibrit t\u00eb pushtetit nuk mund t\u00eb zgjidhet nj\u00ebkoh\u00ebsisht me p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb kap\u00ebrcyer pandemin\u00eb e koronavirusit. Por marrja e masave p\u00ebr mbrojtjen e demokracis\u00eb \u00ebsht\u00eb e nevojsh\u00ebm nga t\u00eb gjitha pal\u00ebt, si n\u00eb politik\u00ebn e brendshme ashtu edhe n\u00eb diplomacin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Tani \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktohen p\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb.<\/p>\n<p>Ne kaluam nga Beteja e Bulges n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb me prosperitet dhe dinjitet. Tani, jetojm\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb historike. Sfida e v\u00ebrtet\u00eb e udh\u00ebheq\u00ebsve global\u00eb tanim\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb menaxhojn\u00eb kriz\u00ebn e koronavirusit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb t\u00eb ardhmen. D\u00ebshtimi i tyre, mund t\u2019i v\u00ebr\u00eb zjarrin bot\u00ebs.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>*Henry A. Kissinger sh\u00ebrbeu si Sekretar Shteti dhe K\u00ebshilltar i Siguris\u00eb komb\u00ebtare n\u00eb administratat e president\u00ebve amerikan\u00eb Richard Nixon dhe Gerald Ford. Ky editorial u publikua n\u00eb gazet\u00ebn amerikane \u201cWall Street Journal\u201d.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Henry A. Kissinger \u00a0 Atmosfera surreale e pandemis\u00eb s\u00eb koronavirusit m\u00eb b\u00ebri t\u00eb p\u00ebrjetoja edhe nj\u00ebher\u00eb ndjesin\u00eb e Betej\u00ebs s\u00eb Bulg\u00ebs, kur forcat per\u00ebndimore u p\u00ebrplas\u00ebn p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit me ato gjermane gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Edhe tani, ashtu si n\u00eb fund t\u00eb vitit 1944, ekziston e nj\u00ebjta ndjenj\u00eb rreziku akut, q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":20943,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[9,3,20],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Kissinger: Realiteti \u00ebsht\u00eb se bota nuk do t\u00eb jet\u00eb kurr\u00eb e nj\u00ebjta pas koronavirusit - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=20942\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Kissinger: Realiteti \u00ebsht\u00eb se bota nuk do t\u00eb jet\u00eb kurr\u00eb e nj\u00ebjta pas koronavirusit - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Henry A. Kissinger \u00a0 Atmosfera surreale e pandemis\u00eb s\u00eb koronavirusit m\u00eb b\u00ebri t\u00eb p\u00ebrjetoja edhe nj\u00ebher\u00eb ndjesin\u00eb e Betej\u00ebs s\u00eb Bulg\u00ebs, kur forcat per\u00ebndimore u p\u00ebrplas\u00ebn p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit me ato gjermane gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Edhe tani, ashtu si n\u00eb fund t\u00eb vitit 1944, ekziston e nj\u00ebjta ndjenj\u00eb rreziku akut, q\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=20942\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-04-05T12:19:32+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2020-04-05T12:22:09+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Kissinger-henri.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"634\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"423\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"6 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=20942\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=20942\",\"name\":\"Kissinger: Realiteti \u00ebsht\u00eb se bota nuk do t\u00eb jet\u00eb kurr\u00eb e nj\u00ebjta pas koronavirusit - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=20942#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=20942#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Kissinger-henri.jpg\",\"datePublished\":\"2020-04-05T12:19:32+00:00\",\"dateModified\":\"2020-04-05T12:22:09+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=20942#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=20942\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=20942#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Kissinger-henri.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Kissinger-henri.jpg\",\"width\":634,\"height\":423},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=20942#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kissinger: Realiteti \u00ebsht\u00eb se bota nuk do t\u00eb jet\u00eb kurr\u00eb e nj\u00ebjta pas koronavirusit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kissinger: Realiteti \u00ebsht\u00eb se bota nuk do t\u00eb jet\u00eb kurr\u00eb e nj\u00ebjta pas koronavirusit - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=20942","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Kissinger: Realiteti \u00ebsht\u00eb se bota nuk do t\u00eb jet\u00eb kurr\u00eb e nj\u00ebjta pas koronavirusit - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"Nga Henry A. Kissinger \u00a0 Atmosfera surreale e pandemis\u00eb s\u00eb koronavirusit m\u00eb b\u00ebri t\u00eb p\u00ebrjetoja edhe nj\u00ebher\u00eb ndjesin\u00eb e Betej\u00ebs s\u00eb Bulg\u00ebs, kur forcat per\u00ebndimore u p\u00ebrplas\u00ebn p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit me ato gjermane gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Edhe tani, ashtu si n\u00eb fund t\u00eb vitit 1944, ekziston e nj\u00ebjta ndjenj\u00eb rreziku akut, q\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=20942","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2020-04-05T12:19:32+00:00","article_modified_time":"2020-04-05T12:22:09+00:00","og_image":[{"width":634,"height":423,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Kissinger-henri.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"6 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=20942","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=20942","name":"Kissinger: Realiteti \u00ebsht\u00eb se bota nuk do t\u00eb jet\u00eb kurr\u00eb e nj\u00ebjta pas koronavirusit - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=20942#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=20942#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Kissinger-henri.jpg","datePublished":"2020-04-05T12:19:32+00:00","dateModified":"2020-04-05T12:22:09+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=20942#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=20942"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=20942#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Kissinger-henri.jpg","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Kissinger-henri.jpg","width":634,"height":423},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=20942#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kissinger: Realiteti \u00ebsht\u00eb se bota nuk do t\u00eb jet\u00eb kurr\u00eb e nj\u00ebjta pas koronavirusit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Kissinger-henri.jpg","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Kissinger-henri-150x150.jpg",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Kissinger-henri.jpg",634,423,false]},"categories_names":{"9":{"name":"Analiz\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=9"},"3":{"name":"Kryesore","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=3"},"20":{"name":"Rajon\/Bot\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=20"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Kissinger-henri-150x150.jpg",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Kissinger-henri.jpg",300,200,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Kissinger-henri.jpg",305,203,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Kissinger-henri.jpg",400,267,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Kissinger-henri.jpg",600,400,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Kissinger-henri.jpg",634,423,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Kissinger-henri.jpg",130,87,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Kissinger-henri.jpg",634,423,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20942"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=20942"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20942\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":20945,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20942\/revisions\/20945"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/20943"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=20942"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=20942"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=20942"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}