{"id":20658,"date":"2020-03-29T21:27:29","date_gmt":"2020-03-29T19:27:29","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=20658"},"modified":"2020-03-29T21:27:29","modified_gmt":"2020-03-29T19:27:29","slug":"flet-shkencetari-kinez-mosperdorimi-i-maskes-eshte-gabim-i-madh-ja-cfare-mund-te-mesojne-vendet-e-tjera-nga-menyra-se-si-ne-luftuam-covid-19","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=20658","title":{"rendered":"Flet shkenc\u00ebtari kinez: Mosp\u00ebrdorimi i mask\u00ebs \u00ebsht\u00eb gabim i madh, ja \u00e7far\u00eb mund t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb vendet e tjera nga m\u00ebnyra se si ne luftuam Covid-19"},"content":{"rendered":"<p>Mediat e huaja e kan\u00eb pasur t\u00eb pamundur t\u00eb kontaktonin deri tani me shkenc\u00ebtar\u00ebt kinez\u00eb q\u00eb nga koha kur shp\u00ebrtheu s\u00ebmundja e koronavirusit n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Shum\u00eb prej tyre kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb mbingarkuar duke u p\u00ebrpjekur p\u00ebr t\u00eb kuptuar epidemin\u00eb dhe p\u00ebr ta luftuar at\u00eb, ndaj p\u00ebrgjigjet ndaj k\u00ebrkesave t\u00eb mediave, ve\u00e7an\u00ebrisht nga gazetar\u00ebt jasht\u00eb Kin\u00ebs, nuk ka qen\u00eb nj\u00eb prioritet p\u00ebr ta.<\/p>\n<p>Revista \u201cShkenca\u201d (sciencemag.org) \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb intervistoj\u00eb George Gao, drejtorin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Qendr\u00ebs Kineze p\u00ebr Kontrollin dhe Parandalimin e S\u00ebmundjeve (CDC), p\u00ebr 2 muaj por vet\u00ebm e jav\u00ebn e kaluar ai u p\u00ebrgjigj.<\/p>\n<p>Gao mbik\u00ebqyr 2000 punonj\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb studiues shum\u00eb aktiv. N\u00eb janar, ai ishte pjes\u00eb e nj\u00eb ekipi q\u00eb b\u00ebri izolimin dhe nxori sekuenc\u00ebn e par\u00eb t\u00eb sindrom\u00ebs s\u00eb r\u00ebnd\u00eb akute t\u00eb frym\u00ebmarrjes 2 (SARS-CoV-2), virusi q\u00eb shkakton Covid-19. Ai \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebautor i dy punimeve t\u00eb lexuara gjer\u00ebsisht, t\u00eb botuara n\u00eb \u201cThe New England Journal of Medicine\u201d (NEJM) dhe ka botuar tre letra t\u00eb tjera mbi COVID-19 n\u00eb \u201cThe Lancet\u201d.<\/p>\n<p>Ekipi i tij gjithashtu siguroi t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr nj\u00eb komision t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt midis studiuesve kinez\u00eb dhe nj\u00eb ekipi t\u00eb shkenc\u00ebtar\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, t\u00eb drejtuar nga Organizata Bot\u00ebrore e Sh\u00ebndetit (OBSH), nga ku doli edhe nj\u00eb raport me vlera historike p\u00ebr t\u00eb kuptuar se si duhet t\u2019i p\u00ebrgjigjemi pandemis\u00eb.<\/p>\n<p>I shkolluar m\u00eb par\u00eb n\u00eb fillim si veteriner, Gao m\u00eb von\u00eb fitoi nj\u00eb doktoratur\u00eb p\u00ebr biokimi n\u00eb Universitetin e Oksfordit dhe u specializua p\u00ebr imunologji dhe virologji n\u00eb Universitetin e Harvardit.<\/p>\n<p>Gao iu p\u00ebrgjigj k\u00ebshtu pyetjeve t\u00eb revist\u00ebs s\u00eb mir\u00ebnjohur nd\u00ebrkombtare \u201cShkenca\u201d:<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb mund t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb vendet e tjera nga m\u00ebnyra se si Kina luftoi Covid-19?<br \/>\n<\/strong><br \/>\n\u201cDistanca sociale \u00ebsht\u00eb strategjia thelb\u00ebsore p\u00ebr kontrollin e \u00e7do s\u00ebmundjeje infektive, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00ebse ato jan\u00eb infeksione t\u00eb frym\u00ebmarrjes. S\u00eb pari, ne p\u00ebrdor\u00ebm \u201cstrategji jo farmaceutike\u201d, sepse nuk kemi ndonj\u00eb frenues ose ila\u00e7 specifik dhe nuk kemi vaksina. S\u00eb dyti, duhet t\u00eb siguroheni q\u00eb t\u00eb izoloni \u00e7do rast. S\u00eb treti, kontaktet e ngushta duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb karantin\u00eb: Ne harxhojm\u00eb shum\u00eb koh\u00eb n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb gjetur t\u00eb gjitha k\u00ebto kontakte t\u00eb ngushta dhe p\u00ebr t\u2019u siguruar q\u00eb ato jan\u00eb n\u00eb karantin\u00eb dhe izolim. S\u00eb kat\u00ebrti, pezulloni tubimet publike. S\u00eb pesti, kufizoni l\u00ebvizjen, e cila \u00ebsht\u00eb arsyeja pse ju keni nj\u00eb kolaps sanitar\u201d.<\/p>\n<p><strong>Karantina n\u00eb Kin\u00eb filloi n\u00eb 23 Janar n\u00eb Wuhan dhe u zgjerua n\u00eb qytetet fqinje n\u00eb provinc\u00ebn Hubei. Provinca t\u00eb tjera n\u00eb Kin\u00eb kishin izolim me m\u00eb pak kufizime. Si ishte e koordinuar e gjith\u00eb kjo dhe sa e r\u00ebnd\u00ebsishme ishte puna e mbik\u00ebqyrjes p\u00ebr t\u00eb kontrolluar se kto masa po zbatoheshin?<\/strong><\/p>\n<p>\u201cDuhet t\u00eb keni mir\u00ebkuptim dhe konsensus. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ju duhet nj\u00eb udh\u00ebheqje shum\u00eb e fort\u00eb, n\u00eb nivelin lokal dhe komb\u00ebtar. Ju duhet nj\u00eb mbik\u00ebqyr\u00ebs dhe koordinator q\u00eb punon me publikun shum\u00eb ngusht\u00eb. Mbik\u00ebqyr\u00ebsit duhet t\u00eb din\u00eb se kush jan\u00eb kontaktet e af\u00ebrta, cilat jan\u00eb rastet e dyshuara. Mbik\u00ebqyr\u00ebsit n\u00eb komunitet duhet t\u00eb jen\u00eb shum\u00eb vigjilent\u00eb. Ata jan\u00eb thelb\u00ebsor\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb gabimesh po b\u00ebjn\u00eb vendet e tjera?<\/strong><\/p>\n<p>\u201cGabimi i madh n\u00eb SHBA dhe Evrop\u00eb, p\u00ebr mendimin tim, \u00ebsht\u00eb se njer\u00ebzit nuk po mbajn\u00eb maska. Ky virus transmetohet nga sp\u00ebrklat dhe kontakti i ngusht\u00eb. Sp\u00ebrklat luajn\u00eb nj\u00eb rol shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u2013 duhet t\u00eb vendosni nj\u00eb mask\u00eb, sepse kur flisni, gjithmon\u00eb ka sp\u00ebrkla q\u00eb dalin nga goja. Shum\u00eb njer\u00ebz kan\u00eb infeksione asimptomatike ose presimptomatike. N\u00ebse ata jan\u00eb t\u00eb pajisur me mask\u00eb p\u00ebr fytyr\u00ebn, ajo mund t\u00eb parandaloj\u00eb sp\u00ebrklat q\u00eb mbartin virusin t\u00eb shp\u00ebrdahen dhe t\u00eb infektojn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p><strong>Po n\u00eb lidhje me masat e tjera t\u00eb kontrollit? Kina ka p\u00ebrdorur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb agreseive termometrat n\u00eb hyrje t\u00eb dyqaneve, nd\u00ebrtesave dhe stacioneve t\u00eb transportit publik, p\u00ebr shembull\u2026<\/strong><\/p>\n<p>\u201cPo. Kudo ku hyni brenda n\u00eb Kin\u00eb, ka termometra. Ju duhet t\u00eb p\u00ebrpiqeni t\u00eb matni temperatur\u00ebn e njer\u00ebzve sa m\u00eb shpesh q\u00eb t\u00eb keni mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb siguroheni se kushdo q\u00eb ka ethe t\u00eb lart\u00eb t\u00eb mos hyj\u00eb n\u00eb mjedise publike.<br \/>\nDhe nj\u00eb pyetje me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb se sa i q\u00ebndruesh\u00ebm \u00ebsht\u00eb ky virus n\u00eb mjedis. P\u00ebr shkak se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb virus i mb\u00ebshtjell\u00eb, njer\u00ebzit mendojn\u00eb se \u00ebsht\u00eb i brisht\u00eb dhe ve\u00e7an\u00ebrisht i ndjesh\u00ebm ndaj temperatur\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrfaqes ose lag\u00ebshtir\u00ebs. Por nga rezultatet e SHBA dhe studimet kineze, duket se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb rezistent ndaj shkat\u00ebrrimit n\u00eb disa sip\u00ebrfaqe. Mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb mbijetoj\u00eb n\u00eb shum\u00eb ambiente. Duhet t\u00eb kemi p\u00ebrgjigje t\u00eb bazuara n\u00eb shkenc\u00eb k\u00ebtu\u201d.<\/p>\n<p><strong>Njer\u00ebzit q\u00eb rezultuan pozitiv\u00eb n\u00eb Wuhan, por kishin vet\u00ebm s\u00ebmundje t\u00eb leht\u00eb, d\u00ebrgoheshin n\u00eb izolim n\u00eb ambiente t\u00eb m\u00ebdha dhe nuk lejoheshin t\u00eb kishin vizita nga familja. A \u00ebsht\u00eb kjo di\u00e7ka q\u00eb vendet e tjera duhet ta marrin n\u00eb konsiderat\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>\u201cNjer\u00ebzit e infektuar duhet t\u00eb izolohen. Kjo duhet t\u00eb ndodh\u00eb kudo. Mund t\u00eb kontrolloni Covid-19 vet\u00ebm n\u00ebse mund t\u00eb hiqni burimin e infeksionit. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse kemi nd\u00ebrtuar spitale me modul dhe i kemi shnd\u00ebrruar stadiumet n\u00eb spitale\u201d.<\/p>\n<p><strong>Ka shum\u00eb pik\u00ebpyetje n\u00eb lidhje me origjin\u00ebn e shp\u00ebrthimit n\u00eb Kin\u00eb. Studiuesit kinez\u00eb kan\u00eb raportuar q\u00eb \u00e7\u00ebshtja m\u00eb e hershme daton nga 1 dhjetori 2019. \u00c7far\u00eb mendoni p\u00ebr raportin n\u00eb \u201cSouth Morning Post\u201d q\u00eb thot\u00eb se t\u00eb dh\u00ebnat nga qeveria kineze tregojn\u00eb se ka pasur raste n\u00eb n\u00ebntor 2019, me rastin e par\u00eb n\u00eb 17 n\u00ebntor?<\/strong><\/p>\n<p>\u201cNuk ka asnj\u00eb prov\u00eb t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb tashm\u00eb kemi grupe n\u00eb n\u00ebntor. Ne po mundohemi t\u00eb kuptojm\u00eb m\u00eb mir\u00eb origjin\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p><strong>Zyrtar\u00ebt e sh\u00ebndetit n\u00eb Wuhan e lidh\u00ebn \u00e7\u00ebshtjen e shp\u00ebrthimit t\u00eb Covid-19 me tregun e ushqimeve t\u00eb detit n\u00eb Huanan ndaj ai u mbyll m\u00eb 1 janar. Supozimi ishte se nj\u00eb virus kishte ardhur tek njer\u00ebzit nga nj\u00eb kafsh\u00eb e shitur dhe ndoshta e shpartalluar n\u00eb treg. Por n\u00eb letr\u00ebn tuaj n\u00eb NEJM, e cila p\u00ebrfshinte nj\u00eb v\u00ebshtrim retrospektiv p\u00ebr rastet, ju raportuat se kat\u00ebr nga pes\u00eb personat e infektuar m\u00eb her\u00ebt nuk kishin asnj\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb treg. A mendoni se tregu i ushqimeve t\u00eb detit ishte nj\u00eb vend i origjin\u00ebs, apo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrqendrim faktor\u00ebsh, por jo burimi origjinal?<\/strong><\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje shum\u00eb e mir\u00eb. Ju jeni duke punuar si nj\u00eb detektiv. Q\u00eb n\u00eb fillim, t\u00eb gjith\u00eb menduan se origjina ishte tregu. Tani, un\u00eb mendoj se tregu mund t\u00eb jet\u00eb vendi fillestar, ose mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb vend ku virusi u p\u00ebrforcua. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje shkencore. Ekzistojn\u00eb t\u00eb dyja mund\u00ebsi\u201d.<\/p>\n<p><strong>Kina u kritikua gjithashtu p\u00ebr mos ndarjen e sekuenc\u00ebs virale menj\u00ebher\u00eb. Historia p\u00ebr nj\u00eb koronavirus t\u00eb ri doli n\u00eb \u201cWall Street Journal\u201d n\u00eb 8 janar; nuk ka ardhur nga shkenc\u00ebtar\u00ebt e qeveris\u00eb kineze. Pse jo?<\/strong><\/p>\n<p>\u201cKy ishte nj\u00eb supozim shum\u00eb i mir\u00eb nga \u201cWall Street Journal\u201d. OBSH u informua p\u00ebr sekuenc\u00ebn dhe un\u00eb mendoj se koha midis paraqitjes s\u00eb artikullit dhe ndarjes zyrtare t\u00eb sekuenc\u00ebs ishte ndoshta disa or\u00eb. Un\u00eb nuk mendoj se ka m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dit\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><strong>Por nj\u00eb baz\u00eb e t\u00eb dh\u00ebnave publike e sekuencave virale m\u00eb von\u00eb tregoi se e para u paraqit nga studiuesit kinez\u00eb m\u00eb 5 janar. Pra, kishte t\u00eb pakt\u00ebn 3 dit\u00eb q\u00eb ju duhet t\u00eb keni ditur se kishte nj\u00eb koronavirus t\u00eb ri. Nuk do t\u00eb ndryshoj\u00eb rrjedh\u00ebn e epidemis\u00eb tani, por p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e sinqert\u00eb, di\u00e7ka ndodhi n\u00eb lidhje me raportimin e sekuenc\u00ebs publikisht.<\/strong><\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb nuk mendoj k\u00ebshtu. Ne i ndam\u00eb informacionet me koleg\u00ebt shkencor\u00eb menj\u00ebher\u00eb, por kjo p\u00ebrfshin sh\u00ebndetin publik dhe ne duhej t\u00eb prisnim q\u00eb politik\u00ebb\u00ebr\u00ebsit ta shpallnin publikisht. Ju nuk d\u00ebshironi q\u00eb publiku t\u00eb frik\u00ebsohet, apo jo? Dhe askush n\u00eb asnj\u00eb vend nuk mund t\u00eb parashikonte q\u00eb virusi t\u00eb shkaktonte nj\u00eb pandemi. Kjo \u00ebsht\u00eb pandemia e par\u00eb e \u201cnoninfluenza\u201d ndonj\u00ebher\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><strong>Nuk ishte deri n\u00eb 20 janar q\u00eb shkenc\u00ebtar\u00ebt kinez\u00eb than\u00eb zyrtarisht se kishte prova t\u00eb qarta t\u00eb transmetimit nga njeriu n\u00eb njeri. Pse mendoni se epidemiolog\u00ebt n\u00eb Kin\u00eb kishin kaq shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb shihnin at\u00eb q\u00eb po ndodhte?<\/strong><\/p>\n<p>\u201cT\u00eb dh\u00ebna t\u00eb holl\u00ebsishme epidemiologjike nuk ishin ende t\u00eb disponueshme. Dhe ne u p\u00ebrball\u00ebm me nj\u00eb virus shum\u00eb t\u00eb \u00e7mendur dhe t\u00eb fshehur q\u00eb n\u00eb fillim. E nj\u00ebjta gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb Itali, gjetk\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb dhe Shtetet e Bashkuara: Q\u00eb nga fillimi shkenc\u00ebtar\u00ebt, t\u00eb gjith\u00eb menduan: \u201cEpo, \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb virus\u201d.<\/p>\n<p><strong>A jemi t\u00eb sakt\u00eb kur themi tani se p\u00ebrhapja e virusit n\u00eb Kin\u00eb \u00ebsht\u00eb zvog\u00ebluar dhe rastet e reja t\u00eb konfirmuara jan\u00eb kryesisht njer\u00ebz q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb vend?<\/strong><\/p>\n<p>\u201cPo. P\u00ebr momentin, ne nuk kemi ndonj\u00eb transmetim lokal, por problemi p\u00ebr Kin\u00ebn tani jan\u00eb rastet e importuara. K\u00ebshtu q\u00eb shum\u00eb udh\u00ebtar\u00eb t\u00eb infektuar po vijn\u00eb n\u00eb Kin\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><strong>Por \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb kur Kina t\u00eb kthehet n\u00eb normalitet? A mendoni se mjaft njer\u00ebz jan\u00eb infektuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb \u201cimuniteti i tuf\u00ebs\u201d t\u00eb mbaj\u00eb virusin t\u00eb fshehur p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>\u201cNe nuk kemi ende imunitet t\u00eb tuf\u00ebs. Por ne jemi duke pritur p\u00ebr rezultate m\u00eb p\u00ebrfundimtare nga testet e antitrupave q\u00eb mund t\u00eb na tregojn\u00eb se sa njer\u00ebz me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb jan\u00eb infektuar\u201d.<\/p>\n<p><strong>Pra, cila \u00ebsht\u00eb strategjia tani? Po bleni koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur ila\u00e7e efektive?<\/strong><\/p>\n<p>\u201cPo, shkenc\u00ebtar\u00ebt tan\u00eb po punojn\u00eb si p\u00ebr vaksinat ashtu edhe me ila\u00e7et\u201d.<\/p>\n<p><strong>Shum\u00eb shkenc\u00ebtar\u00eb e konsiderojn\u00eb remdesivirin si ila\u00e7in m\u00eb premtues q\u00eb tani po testohet. Kur mendoni se provat klinike n\u00eb Kin\u00eb t\u00eb ila\u00e7eve do t\u00eb japin t\u00eb dh\u00ebna?<\/strong><\/p>\n<p>\u201cN\u00eb prill\u201d.<\/p>\n<p><strong>A kan\u00eb zhvilluar shkenc\u00ebtar\u00ebt kinez\u00eb modele t\u00eb kafsh\u00ebve q\u00eb mendoni se jan\u00eb mjaft t\u00eb forta p\u00ebr t\u00eb studiuar patogjenez\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb provuar ila\u00e7et dhe vaksinat?<\/strong><\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr momentin, ne jemi duke p\u00ebrdorur t\u00eb dyja speciet, majmun\u00ebt dhe minjt\u00eb transgjenik q\u00eb kan\u00eb ACE2, receptorin njer\u00ebzor p\u00ebr virusin. Modeli i miut \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur gjer\u00ebsisht n\u00eb Kin\u00eb p\u00ebr vler\u00ebsimin e ila\u00e7eve dhe vaksinave dhe un\u00eb mendoj se ka s\u00eb paku disa dokumente q\u00eb dalin s\u00eb shpejti n\u00eb lidhje me modelet e majmun\u00ebve. Mund t\u2019ju them se modeli yn\u00eb i majmun\u00ebve funksionon\u201d.<\/p>\n<p><strong>Si mendoni kur Presidenti Donald Trump i referohet koronavirusit t\u00eb ri si \u201cvirusi i Kin\u00ebs\u201d ose \u201cvirusi kinez\u201d?<\/strong><\/p>\n<p>\u201cPatjet\u00ebr q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb ta quajm\u00eb at\u00eb \u201cvirus kinezi\u201d. Virusi i p\u00ebrket Tok\u00ebs. Virusi \u00ebsht\u00eb armiku yn\u00eb i p\u00ebrbashk\u00ebt \u2013 jo armiku i ndonj\u00eb personi ose i nj\u00eb vendi\u201d.<\/p>\n<div class=\"ssba-classic-2 ssba ssbp-wrap left ssbp--theme-1\"><\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mediat e huaja e kan\u00eb pasur t\u00eb pamundur t\u00eb kontaktonin deri tani me shkenc\u00ebtar\u00ebt kinez\u00eb q\u00eb nga koha kur shp\u00ebrtheu s\u00ebmundja e koronavirusit n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Shum\u00eb prej tyre kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb mbingarkuar duke u p\u00ebrpjekur p\u00ebr t\u00eb kuptuar epidemin\u00eb dhe p\u00ebr ta luftuar at\u00eb, ndaj p\u00ebrgjigjet ndaj k\u00ebrkesave t\u00eb mediave, ve\u00e7an\u00ebrisht nga gazetar\u00ebt jasht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":20628,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[3,21],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Flet shkenc\u00ebtari kinez: Mosp\u00ebrdorimi i mask\u00ebs \u00ebsht\u00eb gabim i madh, ja \u00e7far\u00eb mund t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb vendet e tjera nga m\u00ebnyra se si ne luftuam Covid-19 - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=20658\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Flet shkenc\u00ebtari kinez: Mosp\u00ebrdorimi i mask\u00ebs \u00ebsht\u00eb gabim i madh, ja \u00e7far\u00eb mund t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb vendet e tjera nga m\u00ebnyra se si ne luftuam Covid-19 - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Mediat e huaja e kan\u00eb pasur t\u00eb pamundur t\u00eb kontaktonin deri tani me shkenc\u00ebtar\u00ebt kinez\u00eb q\u00eb nga koha kur shp\u00ebrtheu s\u00ebmundja e koronavirusit n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Shum\u00eb prej tyre kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb mbingarkuar duke u p\u00ebrpjekur p\u00ebr t\u00eb kuptuar epidemin\u00eb dhe p\u00ebr ta luftuar at\u00eb, ndaj p\u00ebrgjigjet ndaj k\u00ebrkesave t\u00eb mediave, ve\u00e7an\u00ebrisht nga gazetar\u00ebt jasht\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=20658\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-03-29T19:27:29+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/Mjeku-kinez-koronavirus.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1100\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"550\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=20658\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=20658\",\"name\":\"Flet shkenc\u00ebtari kinez: Mosp\u00ebrdorimi i mask\u00ebs \u00ebsht\u00eb gabim i madh, ja \u00e7far\u00eb mund t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb vendet e tjera nga m\u00ebnyra se si ne luftuam Covid-19 - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=20658#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=20658#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/Mjeku-kinez-koronavirus.jpg\",\"datePublished\":\"2020-03-29T19:27:29+00:00\",\"dateModified\":\"2020-03-29T19:27:29+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=20658#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=20658\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=20658#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/Mjeku-kinez-koronavirus.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/Mjeku-kinez-koronavirus.jpg\",\"width\":1100,\"height\":550},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=20658#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Flet shkenc\u00ebtari kinez: Mosp\u00ebrdorimi i mask\u00ebs \u00ebsht\u00eb gabim i madh, ja \u00e7far\u00eb mund t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb vendet e tjera nga m\u00ebnyra se si ne luftuam Covid-19\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Flet shkenc\u00ebtari kinez: Mosp\u00ebrdorimi i mask\u00ebs \u00ebsht\u00eb gabim i madh, ja \u00e7far\u00eb mund t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb vendet e tjera nga m\u00ebnyra se si ne luftuam Covid-19 - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=20658","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Flet shkenc\u00ebtari kinez: Mosp\u00ebrdorimi i mask\u00ebs \u00ebsht\u00eb gabim i madh, ja \u00e7far\u00eb mund t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb vendet e tjera nga m\u00ebnyra se si ne luftuam Covid-19 - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"Mediat e huaja e kan\u00eb pasur t\u00eb pamundur t\u00eb kontaktonin deri tani me shkenc\u00ebtar\u00ebt kinez\u00eb q\u00eb nga koha kur shp\u00ebrtheu s\u00ebmundja e koronavirusit n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Shum\u00eb prej tyre kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb mbingarkuar duke u p\u00ebrpjekur p\u00ebr t\u00eb kuptuar epidemin\u00eb dhe p\u00ebr ta luftuar at\u00eb, ndaj p\u00ebrgjigjet ndaj k\u00ebrkesave t\u00eb mediave, ve\u00e7an\u00ebrisht nga gazetar\u00ebt jasht\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=20658","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2020-03-29T19:27:29+00:00","og_image":[{"width":1100,"height":550,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/Mjeku-kinez-koronavirus.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"9 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=20658","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=20658","name":"Flet shkenc\u00ebtari kinez: Mosp\u00ebrdorimi i mask\u00ebs \u00ebsht\u00eb gabim i madh, ja \u00e7far\u00eb mund t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb vendet e tjera nga m\u00ebnyra se si ne luftuam Covid-19 - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=20658#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=20658#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/Mjeku-kinez-koronavirus.jpg","datePublished":"2020-03-29T19:27:29+00:00","dateModified":"2020-03-29T19:27:29+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=20658#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=20658"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=20658#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/Mjeku-kinez-koronavirus.jpg","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/Mjeku-kinez-koronavirus.jpg","width":1100,"height":550},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=20658#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Flet shkenc\u00ebtari kinez: Mosp\u00ebrdorimi i mask\u00ebs \u00ebsht\u00eb gabim i madh, ja \u00e7far\u00eb mund t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb vendet e tjera nga m\u00ebnyra se si ne luftuam Covid-19"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/Mjeku-kinez-koronavirus.jpg","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/Mjeku-kinez-koronavirus-150x150.jpg",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/Mjeku-kinez-koronavirus.jpg",1100,550,false]},"categories_names":{"3":{"name":"Kryesore","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=3"},"21":{"name":"Sociale","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=21"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/Mjeku-kinez-koronavirus-150x150.jpg",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/Mjeku-kinez-koronavirus.jpg",300,150,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/Mjeku-kinez-koronavirus.jpg",305,153,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/Mjeku-kinez-koronavirus.jpg",400,200,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/Mjeku-kinez-koronavirus.jpg",600,300,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/Mjeku-kinez-koronavirus.jpg",1024,512,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/Mjeku-kinez-koronavirus.jpg",130,65,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/Mjeku-kinez-koronavirus.jpg",1100,550,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20658"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=20658"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20658\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":20659,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20658\/revisions\/20659"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/20628"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=20658"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=20658"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=20658"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}