{"id":20255,"date":"2020-03-19T21:12:34","date_gmt":"2020-03-19T20:12:34","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=20255"},"modified":"2020-03-19T21:12:34","modified_gmt":"2020-03-19T20:12:34","slug":"dushko-vetmo-i-arberise-poeti-dhe-misionari","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=20255","title":{"rendered":"Dushko Vetmo i Arb\u00ebris\u00eb, poeti dhe misionari"},"content":{"rendered":"<p>Nga prof. Sadik Bejko<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Dushko Vetmo i Arb\u00ebris\u00eb, poeti dhe misionari<\/strong><\/p>\n<p>Frangjisk Solano, alias Dushko Vetmo (1914-1999), ishte poet; lindi n\u00eb fshatin arb\u00ebresh Frasnit\u00eb; n\u00eb Buenos Aires t\u00eb Argjentin\u00ebs u rrit, m\u00ebsoi teologji, m\u00ebsoi gjuh\u00ebt spanjisht, portugalisht, anglisht, japonisht, rusisht; njihte mir\u00eb latinishten, greqishten e vjet\u00ebr dhe at\u00eb bizantino-kish\u00ebtare (i pari q\u00eb ka p\u00ebrkthyer shqip poezi klasike japoneze nga origjinali); u kthye n\u00eb vendlindje si prift; u njoh dhe b\u00ebri em\u00ebr si studiues i let\u00ebrsis\u00eb dhe i folklorit arb\u00ebresh, prozator, fletorar, shef katedre p\u00ebr shqipen n\u00eb Universitetin e Kalabris\u00eb (atje dhe sot nj\u00eb nga aulat mban emrin e tij, aula Solano); ishte mik i Koliqit, Camajt, \u00c7abeut e i gjith\u00eb studiuesve t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, t\u00eb gjuh\u00ebs dhe t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare, gramatikan, profesor, pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb kongrese e seminare p\u00ebr gjuh\u00ebn dhe kultur\u00ebn shqiptare, i dekoruar me urdh\u00ebra t\u00eb lart\u00eb nga shteti shqiptar (mbase i vetmi prift n\u00eb bot\u00eb i dekoruar q\u00eb p\u00ebr s\u00eb gjalli nga komunist\u00ebt shqiptar\u00eb), por \u2026 ishte poet.<\/p>\n<p>Kur them poet, e kam fjal\u00ebn p\u00ebr at\u00eb \u00e7ka i kan\u00eb mbajtur tradicionalisht krijuesit n\u00eb kultur\u00ebn shqiptare: udh\u00ebheq\u00ebs shpirt\u00ebror. Solano ishte prifti, dometh\u00ebn\u00eb misionari, i cili nuk krijon p\u00ebr tregun, as p\u00ebr lavdin\u00eb e vetes, por se k\u00ebshtu kryen nj\u00eb mision t\u00eb trash\u00ebguar dhe t\u00eb ngurosur nga shekujt.<\/p>\n<p>Prift ishte Matrenga, Jul Variboba, Kamarda, Belushi, bir prifti ishte De Rada, prift\u00ebrinj ishin Santori, Agostin Jordani dhe shum\u00eb veprimtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, arb\u00ebresh\u00eb t\u00eb shquar, deri dhe poeti modern m\u00eb i njohur nd\u00ebr ne, Vorea Ujko.<br \/>\nFrano Solano dinte t\u00eb gjente tituj simbolik\u00eb p\u00ebr krijimet e veta. \u201cBurbuqe t\u2019egra\u201d e quan librin e tij t\u00eb par\u00eb poetik. Shkurreja e rr\u00ebgjuar n\u00eb vite e tr\u00ebndafilit arb\u00ebresh po \u00e7elte burbuqe pas nj\u00eb dimri t\u00eb gjat\u00eb heshtjeje, goditjes q\u00eb mori kultura arb\u00ebreshe dhe e gjith\u00eb minorancave t\u00eb tjera nga regjimi fashist. Po k\u00ebto burbuqe nuk jan\u00eb dhe aq t\u00eb egra. Aty v\u00ebrehet nj\u00eb shije e holl\u00eb, nj\u00eb ndjeshm\u00ebri e re dhe zbulojm\u00eb nj\u00eb mjesht\u00ebr t\u00eb soneteve. \u201cTe Praku\u201d, e titullon t\u00eb dytin. Tashm\u00eb ai \u00ebsht\u00eb burr\u00eb n\u00eb mosh\u00eb. Jan\u00eb poezi refleksive, meditime lirike t\u00eb derdhura n\u00eb form\u00eb t\u00eb lirshme, me at\u00eb lirizmin e filigramt\u00eb e t\u00eb njom\u00eb t\u00eb poezis\u00eb s\u00eb mesdhetar\u00ebve gjakngroht\u00eb, liriz\u00ebm si nj\u00eb thik\u00eb e kalt\u00ebr ajri q\u00eb t\u00eb ther thell\u00eb n\u00eb zem\u00ebr, karakteristik\u00eb kjo dhe e arb\u00ebresh\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb. N\u00eb poem\u00ebn dramatike \u201cShkret\u00ebtira prej guri\u201d, vjen me nj\u00eb poezi t\u00eb lart\u00eb, nga faqet m\u00eb t\u00eb sh\u00ebnuara p\u00ebr krejt poezin\u00eb shqipe. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb liturgji poetike, nj\u00eb realitet i simbolikes, nj\u00eb si shkrim apokrif, rezultat i nj\u00eb meditimi mbi njeriun dhe njer\u00ebzimin e sot\u00ebm mbetur pa nj\u00eb shteg shp\u00ebtimi, pa nj\u00eb qend\u00ebr morale, nj\u00eb kthim te Kalderon de la Barka: jeta \u00ebsht\u00eb \u00ebnd\u00ebrr, frenezi, iluzion. E po h\u00ebna, poemi tjet\u00ebr dramatik, ngjan se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kthim te \u00c7uang Cu, filozofi kinez i shekullit t\u00eb tret\u00eb, i cili nj\u00eb nat\u00eb pa n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr se \u00ebsht\u00eb flutur dhe t\u00eb nes\u00ebrmen kur u zgjua pandehte se tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb flutur, e cila nga ana e saj e \u00ebnd\u00ebrron veten se \u00ebsht\u00eb \u00c7uang Cu. Tregimet e l\u00ebmit, p\u00ebrmbledhja me tregime, ka nj\u00eb rr\u00ebfim ala Kutel, por i nd\u00ebrtuar me konceptin e Borgesit: krijuesi nuk shpik gj\u00eb, ai ve\u00e7 shton, l\u00ebmon e korrigjon nj\u00eb paratekst. Shija e k\u00ebsaj proze me nj\u00eb fraz\u00eb punuar prej stilisti, me nj\u00eb narracion q\u00eb d\u00ebgjohet (tregimet rr\u00ebfehen pran\u00eb l\u00ebmit nga Lal\u00eb Ndreu) kan\u00eb endjen e ngjizjen e dy indeve: realja n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbehet leht\u00ebsisht n\u00eb t\u00eb mistert\u00ebn.<br \/>\nPun\u00ebt e Solanos jan\u00eb t\u00eb nxjerra nga nj\u00eb dor\u00eb mjeshtri. Ai ishte p\u00ebr nj\u00eb gjuh\u00eb shqipe t\u00eb nj\u00ebsuar; p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ka shkruar dhe nj\u00eb gramatik\u00eb. N\u00eb tekstet e tij kjo gjuh\u00eb e nj\u00ebsuar vjen e ngjyruar me arb\u00ebrizma n\u00eb leksik, sintaks\u00eb dhe n\u00eb frazeologji.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb tjet\u00ebr lart\u00ebsi e p\u00ebrulur<\/strong><br \/>\nM\u00eb lart thash\u00eb se ishte kryesisht poet. Ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb mjediset tona kjo fjal\u00eb merr dhe kuptime t\u00eb tilla si: njeri q\u00eb nuk i v\u00eb shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi an\u00ebs materiale, q\u00eb jeton p\u00ebr bot\u00ebn e ndjenjave, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shpirtmadh\u2026Mendoj se Dushko Vetmo i kishte t\u00eb gjitha k\u00ebto cil\u00ebsi, por ai ishte i pajisur me at\u00eb q\u00eb romak\u00ebt e quanin kultura animi: ta duash t\u00eb bukur\u00ebn, ta duash urt\u00ebsin\u00eb si vler\u00eb universale e si urt\u00ebsi krejt origjinale t\u00eb nj\u00eb tradite vendore dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja (po sipas romak\u00ebve), t\u2019i kultivosh, t\u00eb p\u00ebrkujdesesh dhe ta duash t\u00eb bukur\u00ebn dhe t\u00eb urt\u00ebn, nuk \u00ebsht\u00eb veprimtari m\u00eb e pakt\u00eb se sa ajo q\u00eb t\u2019i shpik\u00ebsh, q\u00eb t\u2019i krijosh ato.<br \/>\nN\u00eb fshatin tim t\u00eb lindjes, nj\u00eb Xhelo, vajti n\u00eb Argjentin\u00eb, fitoi para dhe, n\u00eb vitet \u201920, u kthye dervish drejt e n\u00eb teqen\u00eb e fshatit, ku la gjith\u00eb parat\u00eb e kurbetit, la jet\u00ebn e tij, arriti t\u00eb ngrihet gjer n\u00eb shkall\u00ebn e nj\u00eb ati bektashi dhe vdiq po aty, duke i braktisur gjith\u00eb g\u00ebzimet dhe interesat e tjera t\u00eb nj\u00eb njeriu t\u00eb gjall\u00eb. Kjo m\u2019u kujtua para disa viteve n\u00eb Frasnit\u00eb, n\u00eb fshatin e Solanos. Solanoja, i kthyer nga Argjentina, pasi kishte botuar n\u00eb Buenos Aires librin e par\u00eb me poezi \u201cBurbuqe t\u2019egra\u201d, t\u00eb parin lib\u00ebr t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb arb\u00ebreshe t\u00eb re, t\u00eb pas luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb bot\u00ebrore, u vendos si prift n\u00eb fshatin e vet. Ai ishte shtatpak\u00ebt, po me nj\u00eb pamje fisnike dhe shum\u00eb mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse. N\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij, ku tashm\u00eb jeton Maria, e motra, dhe kjo e pamartuar, ka l\u00ebn\u00eb shum\u00eb dor\u00ebshkrime: studime, leksionet e tij si titullar i katedr\u00ebs s\u00eb gjuh\u00ebs dhe t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe n\u00eb Kozenc\u00eb, kated\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn e themeloi ai, ku jan\u00eb mbrojtur me qindra diploma e me dhjetra doktoratra mbi gjuh\u00ebn, let\u00ebrsin\u00eb dhe kultur\u00ebn arb\u00ebreshe e shqiptare. N\u00eb fshat e th\u00ebrrisnin \u201czot\u201d, \u201cerdhi zoti\u201d- k\u00ebshtu arb\u00ebresh\u00ebt i drejtohen priftit- , por kjo Solanos i shkonte. Ai ishte njeri kulture dhe kishte at\u00eb virtytin e mentalitetit t\u00eb zgjeruar, t\u00eb gjykimit t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb, mentalitet q\u00eb sjell pajtimin nga q\u00eb mpreh aft\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u2019i shoh\u00ebsh sendet dhe fenomenet jo vet\u00ebm nga nj\u00eb pik\u00ebpamje e ngusht\u00eb, jo vet\u00ebm nga pik\u00ebpamja jon\u00eb; kishte dhe virtutin e shijes, rrept\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nj\u00eb personalitet i ngul\u00ebt, por me dashuri t\u00eb padallimt\u00eb e t\u00eb pakufizuar p\u00ebr gjith\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb e bukur dhe me vler\u00eb.<br \/>\nK\u00ebshtu, i pajisur me shum\u00eb njohuri dhe me shum\u00eb talente, mbi t\u00eb gjitha me dy virtytet q\u00eb vum\u00eb n\u00eb spikam\u00eb m\u00eb sip\u00ebr, ky njeri ka prodhuar kultur\u00eb, ka sjell\u00eb cil\u00ebsi t\u00eb reja nd\u00ebr arb\u00ebresh\u00ebt dhe p\u00ebr krejt at\u00eb q\u00eb e quajm\u00eb bot\u00eb shqiptare. I m\u00ebshuam pak an\u00ebs personale t\u00eb \u201csjelljes\u201d s\u00eb tij intelektuale p\u00ebr dy ar\u00ebsye. S\u00eb pari, p\u00ebr t\u2019ia dal\u00eb tej asaj q\u00eb nuk ishte vet\u00ebm mik i Koliqit, po edhe i shum\u00eb studius\u00ebve dhe profesor\u00ebve shqiptar\u00eb marksist\u00eb ose jo t\u00eb till\u00eb. I lidhnin pun\u00ebt pastaj dhe shijimi nazik i ver\u00ebs dhe i t\u00eb ngr\u00ebnave tradicionale arb\u00ebreshe: Koliqit sa her\u00eb q\u00eb i binte n\u00eb kok\u00eb p\u00ebr ver\u00eb t\u00eb mir\u00eb, t\u00eb kuqe, ia behte te Solanua; \u00c7abeut nga kjo ver\u00eb i p\u00ebrskuqeshin leht\u00ebsisht moll\u00ebzat paksa t\u00eb dala t\u00eb faqeve, dhe s\u00eb dyti, asaj tjetr\u00ebs, q\u00eb ky \u201czot\u201d u dekorua nga stalinist\u00ebt tan\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, po t\u00eb jetonte n\u00eb Shqip\u00ebri, do t\u2019ia kishin thyer k\u00ebrbishten diku andej nga k\u00ebneta e Maliqit a e Hoxhar\u00ebs. Dushko Vetmo, si\u00e7 thot\u00eb Konica p\u00ebr Gje\u00e7ovin, dinte t\u00eb ishte nj\u00eb lart\u00ebsi e p\u00ebrulur.<\/p>\n<p><strong>Drama \u2018Shkret\u00ebtira prej guri\u2019 e Dushko Vetmos<\/strong><br \/>\nDrama \u201cShkret\u00ebtira prej guri\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr e karakterit metafizik; ajo shtron pyetjen universale p\u00ebr gjith\u00eb qytet\u00ebrimet dhe religjonet: a ka shp\u00ebtim p\u00ebr njer\u00ebzimin? N\u00eb plan artistik ajo \u00ebsht\u00eb dram\u00eb e imazhit dhe e simbolit; jeta e personazheve dhe e tablove \u00ebsht\u00eb plot fantastik\u00eb dhe simbolik\u00eb si realitet m\u00eb vehte. P\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb dram\u00eb, do t\u00eb jepte dor\u00eb deshifrimi i k\u00ebsaj l\u00ebnde, ndri\u00e7imi i thelbeve simbolike. Nisur nga kjo rrug\u00eb, pa m\u00ebtuar t\u2019ia shterr me fund t\u00eb gjitha kuptim\u00ebsit\u00eb, po paraqes m\u00eb posht\u00eb nj\u00eb nga leximet e mundshme. Simbolet kryesore jan\u00eb: shkret\u00ebtira prej guri, kukuvajka e sorrat, lakuriqi, skeletet.<\/p>\n<p>Kukuvajka q\u00eb del q\u00eb n\u00eb k\u00ebng\u00ebn e par\u00eb, sken\u00ebn e par\u00eb, simbolizon profetin a priftin e zi t\u00eb humner\u00ebs. Lakuriqi, dhe pse merr form\u00ebn e kryqit, t\u00eb aeroplan\u00ebve, adhurohet nga korbat dhe nga sorrat p\u00ebr atributet e tij shfaros\u00ebse. Korbat dhe sorrat, hyjn\u00eb n\u00eb sken\u00eb si metamorfoz\u00eb e tymit t\u00eb oxhaqeve, ato evokojn\u00eb kufomangr\u00ebn\u00ebsit.<\/p>\n<p>Gjith\u00eb ngjarja vendoset ne shkret\u00ebtir\u00ebn prej guri, nj\u00eb rrafshin\u00eb e gjer\u00eb, rras\u00eb e gurt\u00eb, e mbushur me ka\u00e7ube skeletesh, n\u00eb nj\u00eb nat\u00eb me h\u00ebn\u00eb, me malet prej nefriti(?) n\u00eb sfond, m\u00eb t\u00eb prap\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qytet i shtangur ndaj \u00ebnd\u00ebrrimeve t\u00eb reve.<\/p>\n<p>Imazhi i shkret\u00ebtir\u00ebs prej guri e \u00e7on n\u00eb ekstrem realitetin simbolik, n\u00eb atmosfer\u00ebn e nj\u00eb nate ogurkeqe, skeleteve, forcave t\u00eb ferrit n\u00eb valle dhe n\u00eb k\u00ebng\u00eb, n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnimin e vazhduesh\u00ebm t\u00eb lakuriq\u00ebve vras\u00ebs. Skeleti i par\u00eb, \u00ebnd\u00ebrrimtari, \u00ebsht\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb ringjalljes s\u00eb premtuar, pr\u00eat am\u00ebshimin, shenjt\u00ebrimin e humbur dhe t\u00eb k\u00ebrkuar rishm\u00ebz nga njeriu.<\/p>\n<p>Skeleti i dyt\u00eb, skeptiku, evokon nj\u00eb figur\u00eb t\u00eb njohur, poetin dhe dramaturgun e shquar spanjoll t\u00eb shekullit t\u00eb 16-t\u00eb, Kalderon de la Bark\u00ebn. Sipas k\u00ebtij jeta \u00ebsht\u00eb \u00ebnd\u00ebrr, hije, frenezi, iluzion; m\u00eb t\u00eb nj\u00ebmendt\u00eb jan\u00eb sorrat dhe korbat n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr gjell\u00ebn (jet\u00ebn) e p\u00ebrditshme t\u00eb pasosshme.<br \/>\nKoha objektive e dram\u00ebs \u00ebsht\u00eb 24-or\u00ebshi klasik, kryesisht nata, n\u00ebn h\u00ebn\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb shekullit, kur sa z\u00eb fill Mosha e re ( t\u00eb tjera simbole mitik\u00eb a enigmatik\u00eb k\u00ebto) , por relativiteti i shpreh\u00ebsis\u00eb moderne t\u00eb shkrimit t\u00eb krijon iluzionin e koh\u00ebs pa fund dhe pa an\u00eb.<\/p>\n<p>Veprimi me dy fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb ky: skeletet e shkret\u00ebtir\u00ebs presin zotin shp\u00ebtimtar; n\u00eb vend t\u00eb tij vjen nj\u00eb lakuriq metalik n\u00eb form\u00eb kryqi; skeletet nd\u00ebshkohen nga qent\u00eb e verdh\u00eb (instumente t\u00eb dhun\u00ebs), forcat e ferrit hedhin nj\u00eb valle triumfuese n\u00ebn marrshin e shifruar n\u00eb nj\u00eb pentagram muzikor q\u00eb n\u00eb vend t\u00eb notave ka koka figurash t\u00eb p\u00ebr\u00e7undshme me nj\u00eb bomb\u00eb H q\u00eb b\u00ebn buum.<\/p>\n<p>Margaret Jursenar e quan H. L. Borgesin fatth\u00ebn\u00ebs, profet q\u00eb flet me enigma. N\u00ebse e rimarrim k\u00ebt\u00eb p\u00ebr poetin ton\u00eb, fantastika e k\u00ebsaj drame t\u00eb \u00e7on te p\u00ebrplasja e dy m\u00ebnyrave t\u00eb ndryshme t\u00eb t\u00eb menduarit e t\u00eb jetuarit. N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb d\u00ebshira p\u00ebr shp\u00ebtim me nd\u00ebrhyrjen e s\u00eb mbinatyrshmes dhe, nga ana tjet\u00ebr, realiteti i k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb s\u00eb ul\u00ebt, kalb\u00ebzimi si k\u00ebnaq\u00ebsi.<\/p>\n<p>Shkret\u00ebtira prej guri \u00ebsht\u00eb nd\u00ebshkimi p\u00ebr zgjedhjen ton\u00eb. P\u00ebrplasja figurohet dhe me dy temat muzikore: k\u00ebndej, k\u00ebrk\u00ebllim\u00eb skeletesh n\u00ebn daulle t\u00eb zymt\u00eb, andej, marsh ushtarak n\u00ebn ting\u00ebllimat e monedhave, rublave dhe dollar\u00ebve t\u00eb art\u00eb. Me q\u00eb drama \u00ebsht\u00eb botuar m\u00eb 1974, me pak guxim, teksti do t\u00eb sugjeronte edhe tmerrin e k\u00ebrc\u00ebnimit atomik dhe p\u00ebrballjen e mundshme t\u00eb dy blloqeve ushtarake t\u00eb athershme. Ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00ebri nga intrigimet e shumta q\u00eb imponon teksti.<\/p>\n<p>Fantazmagoria dhe simbolika e krejt dram\u00ebs-grafikisht drama mbyllet me nj\u00eb pentagram q\u00eb meriton t\u00eb shqyrtohet m\u00eb vete p\u00ebr tekstin e padeshifruesh\u00ebm me notat- simbole si: skelete, skelete me kryq, kos\u00eb e vdekjes, gjysm\u00eb h\u00ebn\u00eb, Ylli i Davidit, drap\u00ebr dhe \u00e7ekan, prift me kryq, kok\u00eb demi, kok\u00eb qeni, kryq i thyer, kok\u00eb gjeli etj, me tekst n\u00eb shkrim hebraisht, greqisht, rusisht, me simbole monedhash dhe bombash n\u00eb shp\u00ebrthim- e gjith\u00eb kjo l\u00ebnd\u00eb universalizon dhe mitizon kuptim\u00ebsit\u00eb, koh\u00ebn, hap\u00ebsir\u00ebn, i b\u00ebn m\u00eb t\u00eb prekshme e nj\u00ebher\u00ebsh t\u00eb pezullt e t\u00eb parroksh\u00ebm. N\u00eb substanc\u00eb qytet\u00ebrimi yn\u00eb i sot\u00ebm nuk ka asgj\u00eb t\u00eb re, format dhe rekuizitat vazhdimisht nd\u00ebrrohen dhe mbase jemi qytet\u00ebrimi m\u00eb i shqet\u00ebsuar se kurr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb: Kemi mbetur pa nj\u00eb qend\u00ebr morale dhe shpirt\u00ebrore.<br \/>\nDrama me ritualet, skeletet dhe elementet e tjer\u00eb fantastik\u00eb \u00eb t\u00eb mistert\u00eb t\u00eb sjell nd\u00ebrmend \u201cNat\u00ebn e Valpurg\u00ebs\u201d s\u00eb G\u00ebtes dhe tekste t\u00eb dramaturgjis\u00eb dhe t\u00eb poemave t\u00eb poet\u00ebve modern\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb 20-t\u00eb. Dinamika e fantastikes provokon forc\u00eb dhe thell\u00ebsi. Frakturat e tekstit jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrrueshme. Remarket, sh\u00ebnimet e autorit n\u00eb hyrje t\u00eb skenave, jan\u00eb si t\u00eb tonuar, si blloqe hijesh, si plani i dyt\u00eb n\u00eb piktur\u00ebn moderne. Proza poetike e k\u00ebtyre sh\u00ebnimeve me nj\u00eb shtrirje t\u00eb tonalizuar qet\u00eb e but\u00eb, pasurojn\u00eb atmosfer\u00ebn dhe kontrastojn\u00eb me ritmik\u00ebn e ankthshme t\u00eb skenave dramatike.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb dram\u00eb t\u00eb tri uniteteve klasike, me skena t\u00eb shkruara n\u00eb vargje e n\u00eb proz\u00eb, dram\u00eb unike, vet\u00ebm me nj\u00eb akt, proza e nd\u00ebrkallur e remarkeve, ka tejdukshm\u00ebri; si n\u00eb stil dhe n\u00eb sintaks\u00eb kjo proz\u00eb t\u00eb jep shijen e klasikes, pa qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb larg nga natyra simbolike mbizot\u00ebruese. N\u00eb struktur\u00ebn dramatike, skena e par\u00eb p\u00ebrb\u00ebn prologun. Vallja e tablos\u00eb s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb fut n\u00eb veprimin dramatik. Kjo \u00ebsht\u00eb nga skenat m\u00eb poetike. Simboli i zambak\u00ebve t\u00eb r\u00ebn\u00eb nga yjet n\u00eb goj\u00ebn e korbave dhe t\u00eb sorrave \u00ebsht\u00eb i nj\u00eb shpreh\u00ebsije t\u00eb lart\u00eb. Replikat e kukuvajk\u00ebs n\u00eb vallen e korbave, afirmuese dhe p\u00ebrgjith\u00ebsuese pas \u00e7do blloku tekstor, t\u00eb kujtojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien e priftit me korin n\u00eb nj\u00eb ritual liturgjik.<\/p>\n<p>Fjal\u00eb dhe shprehje n\u00eb greqishten bizantine si agnosto theo (zoti i panjohur), pasurojn\u00eb shtresimin tekstor dhe theksojn\u00eb iluzionin e liturgjikes, nj\u00eb liturgji e zez\u00eb. Dialogu filozofik n\u00eb proz\u00ebn dramatike t\u00eb sken\u00ebs s\u00eb tret\u00eb me shprehjen Maran atha (do t\u00eb vij\u00eb), n\u00eb kontrast me tekstin n\u00eb poezi t\u00eb Kalderon de la Bark\u00ebs n\u00eb spanjisht, aludimet nga liturgjia e sh\u00ebn Goj\u00ebartit, pasurojn\u00eb karakterin dituror, nivelin e ngritur tematik dhe stilistik. Evokimet e Dodon\u00ebs, Adamit, Sinait, Ulkonj\u00ebs s\u00eb Rom\u00ebs, t\u00eb \u00e7ojn\u00eb tek tekstet apokrife, mitizojn\u00eb imazhet, shum\u00ebdimensionojn\u00eb planet, temat. Simbolika ngjyrohet nga nj\u00eb humor i zi i gjith\u00ebpranish\u00ebm edhe n\u00eb liturgjin\u00eb e korbave dhe kukuvajkave, dhe n\u00eb dialog\u00ebt e filozof\u00ebve tashm\u00eb skelete. N\u00eb atmosfer\u00eb, n\u00eb ritmik\u00ebn e nd\u00ebrrimit t\u00eb skenave masa \u00ebsht\u00eb peshuar holl\u00eb, s\u2019ka asgj\u00eb t\u00eb tep\u00ebrt, tensioni vjen p\u00ebrher\u00eb n\u00eb ngritje. Dy tablot\u00eb e fundit sjellin katastrof\u00ebn n\u00eb p\u00ebrplasjen e gjith\u00eb elementeve e gjith\u00eb simboleve gati nj\u00eb dramatik\u00eb e kozmikes. Forcat e p\u00ebrtej varrit, t\u00eb metalit e t\u00eb dhun\u00ebs arrijn\u00eb nj\u00eb triumf t\u00eb groteskut. N\u00eb fund ia b\u00ebn Buum nj\u00eb bomb\u00eb H.<br \/>\nN\u00eb llojin e vet \u201cShkret\u00ebtira prej guri\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga poemat dramatike m\u00eb t\u00eb rralla dhe m\u00eb t\u00eb arrira n\u00eb krejt let\u00ebrsin\u00eb shqipe. Vizioni i nj\u00eb kleriku diturak i jepte Prof. Solanos dimensionin e filozofit; intuita e poetit n\u00eb sintez\u00eb me urt\u00ebsin\u00eb e profesorit e \u00e7uan at\u00eb drejt nj\u00eb let\u00ebrsie t\u00eb toneve madhore, kjo sidomos n\u00eb tregimet dhe n\u00eb dramat.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga prof. Sadik Bejko &nbsp; Dushko Vetmo i Arb\u00ebris\u00eb, poeti dhe misionari Frangjisk Solano, alias Dushko Vetmo (1914-1999), ishte poet; lindi n\u00eb fshatin arb\u00ebresh Frasnit\u00eb; n\u00eb Buenos Aires t\u00eb Argjentin\u00ebs u rrit, m\u00ebsoi teologji, m\u00ebsoi gjuh\u00ebt spanjisht, portugalisht, anglisht, japonisht, rusisht; njihte mir\u00eb latinishten, greqishten e vjet\u00ebr dhe at\u00eb bizantino-kish\u00ebtare (i pari q\u00eb ka p\u00ebrkthyer [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":20257,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[11,14],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Dushko Vetmo i Arb\u00ebris\u00eb, poeti dhe misionari - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=20255\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Dushko Vetmo i Arb\u00ebris\u00eb, poeti dhe misionari - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga prof. Sadik Bejko &nbsp; Dushko Vetmo i Arb\u00ebris\u00eb, poeti dhe misionari Frangjisk Solano, alias Dushko Vetmo (1914-1999), ishte poet; lindi n\u00eb fshatin arb\u00ebresh Frasnit\u00eb; n\u00eb Buenos Aires t\u00eb Argjentin\u00ebs u rrit, m\u00ebsoi teologji, m\u00ebsoi gjuh\u00ebt spanjisht, portugalisht, anglisht, japonisht, rusisht; njihte mir\u00eb latinishten, greqishten e vjet\u00ebr dhe at\u00eb bizantino-kish\u00ebtare (i pari q\u00eb ka p\u00ebrkthyer [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=20255\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-03-19T20:12:34+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/francesco_solano.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"500\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"382\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=20255\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=20255\",\"name\":\"Dushko Vetmo i Arb\u00ebris\u00eb, poeti dhe misionari - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=20255#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=20255#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/francesco_solano.jpg\",\"datePublished\":\"2020-03-19T20:12:34+00:00\",\"dateModified\":\"2020-03-19T20:12:34+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=20255#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=20255\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=20255#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/francesco_solano.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/francesco_solano.jpg\",\"width\":500,\"height\":382},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=20255#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Dushko Vetmo i Arb\u00ebris\u00eb, poeti dhe misionari\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Dushko Vetmo i Arb\u00ebris\u00eb, poeti dhe misionari - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=20255","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Dushko Vetmo i Arb\u00ebris\u00eb, poeti dhe misionari - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"Nga prof. Sadik Bejko &nbsp; Dushko Vetmo i Arb\u00ebris\u00eb, poeti dhe misionari Frangjisk Solano, alias Dushko Vetmo (1914-1999), ishte poet; lindi n\u00eb fshatin arb\u00ebresh Frasnit\u00eb; n\u00eb Buenos Aires t\u00eb Argjentin\u00ebs u rrit, m\u00ebsoi teologji, m\u00ebsoi gjuh\u00ebt spanjisht, portugalisht, anglisht, japonisht, rusisht; njihte mir\u00eb latinishten, greqishten e vjet\u00ebr dhe at\u00eb bizantino-kish\u00ebtare (i pari q\u00eb ka p\u00ebrkthyer [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=20255","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2020-03-19T20:12:34+00:00","og_image":[{"width":500,"height":382,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/francesco_solano.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"13 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=20255","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=20255","name":"Dushko Vetmo i Arb\u00ebris\u00eb, poeti dhe misionari - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=20255#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=20255#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/francesco_solano.jpg","datePublished":"2020-03-19T20:12:34+00:00","dateModified":"2020-03-19T20:12:34+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=20255#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=20255"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=20255#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/francesco_solano.jpg","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/francesco_solano.jpg","width":500,"height":382},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=20255#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Dushko Vetmo i Arb\u00ebris\u00eb, poeti dhe misionari"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/francesco_solano.jpg","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/francesco_solano-150x150.jpg",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/francesco_solano.jpg",500,382,false]},"categories_names":{"11":{"name":"Kritik\u00eb Letrare","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=11"},"14":{"name":"Kultur\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=14"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/francesco_solano-150x150.jpg",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/francesco_solano.jpg",300,229,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/francesco_solano.jpg",271,207,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/francesco_solano.jpg",400,306,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/francesco_solano.jpg",500,382,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/francesco_solano.jpg",500,382,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/francesco_solano.jpg",124,95,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/francesco_solano.jpg",500,382,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20255"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=20255"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20255\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":20258,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20255\/revisions\/20258"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/20257"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=20255"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=20255"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=20255"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}