{"id":20247,"date":"2020-03-19T14:15:22","date_gmt":"2020-03-19T13:15:22","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=20247"},"modified":"2020-03-19T14:15:22","modified_gmt":"2020-03-19T13:15:22","slug":"shtate-mesime-nga-koronaviriusi-analiza-e-ivan-krastev","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=20247","title":{"rendered":"Shtat\u00eb m\u00ebsime nga Koronaviriusi. Analiza e Ivan Krastev"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kriza e Covid-19 do t\u00eb riform\u00ebsoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dramatike reagimin e BE ndaj t\u00eb gjitha krizave t\u00eb tjera me t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur n\u00eb dekad\u00ebn e fundit<\/strong><\/p>\n<p>Nga Ivan Krastev<\/p>\n<p>\u201cSa koh\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme po jetojm\u00eb\u201d, m\u00eb shkruante dje nj\u00eb miku im spanjoll. Dhe t\u00eb \u00e7uditshme jan\u00eb v\u00ebrtet. Ne nuk e dim\u00eb se kur do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb pandemia Covid-19; nuk e dim\u00eb si do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb; dhe, p\u00ebr momentin, ne vet\u00ebm mund t\u00eb spekulojm\u00eb p\u00ebr ndikimin e saj afatgjat\u00eb, politik dhe ekonomik. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb krize, ne jemi t\u00eb infektuar nga pasiguria. Por ka t\u00eb pakt\u00ebn shtat\u00eb gj\u00ebra q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb kriz\u00eb, shum\u00eb t\u00eb ndryshme nga ato t\u00eb m\u00ebparshmet.<\/p>\n<p><strong>M\u00ebsimi i par\u00eb<\/strong>\u00a0\u00ebsht\u00eb se, ndryshe nga kriza financiare e viteve 2008-2009, koronavirusi do t\u00eb imponoj\u00eb kthimin e Big Government (qeveris\u00eb s\u00eb fort\u00eb). Pas r\u00ebnies s\u00eb Lehman Brothers, shum\u00eb v\u00ebzhgues besuan se mosbesimi tek tregu q\u00eb shkaktoi kriza, do t\u00eb \u00e7onte n\u00eb nj\u00eb besim m\u00eb t\u00eb madh tek qeveria. Ky koncept nuk ishte asgj\u00eb e re: n\u00eb vitin 1929, pas fillimit t\u00eb Depresionit t\u00eb Madh, njer\u00ebzit k\u00ebrkuan nd\u00ebrhyrje t\u00eb fort\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb kompensuar d\u00ebshtimet e tregut. N\u00eb vitet 1970, ndodhi e anasjellta: njer\u00ebzit ishin t\u00eb zhg\u00ebnjyer nga nd\u00ebrhyrja e qeveris\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb filluan t\u00eb besojn\u00eb p\u00ebrs\u00ebri tek tregu. Paradoksi i vitit 2008-2009 \u00ebsht\u00eb se mosbesimi n\u00eb treg nuk \u00e7oi n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr nd\u00ebrhyrje m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb qeveris\u00eb. Tani, koronavirusi do ta rikthej\u00eb fort qeverin\u00eb. Njer\u00ebzit mb\u00ebshteten tek qeveria p\u00ebr t\u00eb organizuar nj\u00eb mbrojtje kolektive kund\u00ebr pandemis\u00eb, dhe ata mb\u00ebshteten tek qeveria p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nj\u00eb ekonomi q\u00eb po fundoset. Efektiviteti i qeverive tani matet nga aft\u00ebsia e tyre p\u00ebr t\u00eb ndryshuar sjelljen e p\u00ebrditshme t\u00eb njer\u00ebzve.<\/p>\n<p><strong>M\u00ebsimi i dyt\u00eb<\/strong>\u00a0\u00ebsht\u00eb q\u00eb koronavirusi ofron nj\u00eb tjet\u00ebr demonstrim t\u00eb mistik\u00ebs s\u00eb kufijve, dhe do t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb rishfaqjen e rolit t\u00eb shtetit-komb brenda Bashkimit Evropian. Dikush mund ta shoh\u00eb tashm\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, n\u00eb mbylljen e shum\u00eb prej kufijve midis shteteve \u2013 dhe n\u00eb faktin se \u00e7do qeveri n\u00eb Evrop\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrq\u00ebndruar tek populli i vet. N\u00eb rrethana normale, shtetet an\u00ebtare nuk do t\u00eb b\u00ebnin asnj\u00eb dallim midis komb\u00ebsive t\u00eb pacient\u00ebve n\u00eb sistemin e tyre sh\u00ebndet\u00ebsor, por, n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriz\u00eb, ata ka t\u00eb ngjar\u00eb t\u2019u japin p\u00ebrpar\u00ebsi t\u00eb shtetasve t\u00eb tyre mbi t\u00eb tjer\u00ebt (nuk flas k\u00ebtu p\u00ebr emigrant\u00ebt nga rajone t\u00eb tjera, por evropian\u00ebt me pasaporta t\u00eb BE-s\u00eb). Prandaj, koronavirusi do t\u00eb forcoj\u00eb nacionalizmin, megjith\u00ebse jo nacionalizmin etnik. P\u00ebr t\u00eb mbijetuar, qeveria do t\u2019u k\u00ebrkoj\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb ngren\u00eb mure jo vet\u00ebm midis shteteve, por midis individ\u00ebve, pasi rreziku i infektimit vjen nga njer\u00ebzit q\u00eb takohen m\u00eb shpesh. Nuk \u00ebsht\u00eb i huaji por ata m\u00eb pran\u00eb jush, q\u00eb paraqesin rrezikun m\u00eb t\u00eb madh.<\/p>\n<p><strong>M\u00ebsimi i tret\u00eb<\/strong>\u00a0i koronavirusit lidhet me besimin tek ekspertiza. Kriza financiare dhe kriza e refugjat\u00ebve n\u00eb vitin 2015 krijuan nj\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb madhe tek ekspert\u00ebt. Kjo tendenc\u00eb, e cila ka qen\u00eb nj\u00eb nga sukseset kryesore t\u00eb politikan\u00ebve populist\u00eb n\u00eb dhjet\u00eb vitet e fundit, do t\u00eb zhb\u00ebhet nga koronavirusi. Shumica e njer\u00ebzve jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb hapur p\u00ebr t\u2019u besuar ekspert\u00ebve dhe t\u2019i kushtojn\u00eb v\u00ebmendje shkenc\u00ebs, kur jeta e tyre \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik. Dikush mund t\u00eb v\u00ebrej\u00eb legjitimitetin n\u00eb rritje q\u00eb kjo u ka dh\u00ebn\u00eb profesionist\u00ebve q\u00eb udh\u00ebheqin luft\u00ebn kund\u00ebr virusit. Profesionalizmi \u00ebsht\u00eb rikthyer n\u00eb mod\u00eb.<\/p>\n<p><strong>M\u00ebsimi i kat\u00ebrt<\/strong>\u00a0\u00ebsht\u00eb i hapur p\u00ebr interpretim, por megjithat\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Fatkeq\u00ebsisht, koronavirusi mund t\u00eb rris\u00eb joshjen prej autoritarizmit t\u00eb Big Data, q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrdorur aq shum\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriz\u00eb nga qeveria kineze. Dikush mund t\u00eb faj\u00ebsoj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit kinez\u00eb p\u00ebr munges\u00ebn e transparenc\u00ebs q\u00eb i b\u00ebri ata t\u00eb reagojn\u00eb ngadal\u00eb ndaj p\u00ebrhapjes s\u00eb virusit, por efikasiteti i reagimit t\u00eb tyre dhe aft\u00ebsia e shtetit kinez p\u00ebr t\u00eb kontrolluar l\u00ebvizjen dhe sjelljen e njer\u00ebzve, kan\u00eb qen\u00eb mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse. N\u00eb kriz\u00ebn aktuale, qytetar\u00ebt krahasojn\u00eb vazhdimisht p\u00ebrgjigjet dhe efektivitetin e qeverive t\u00eb tyre me ato t\u00eb qeverive t\u00eb tjera. Dhe nuk duhet t\u00eb \u00e7uditemi n\u00ebse, nj\u00eb dit\u00eb pas kriz\u00ebs, Kina duket si nj\u00eb fituese dhe Shtetet e Bashkuara duken si humb\u00ebse.<\/p>\n<p><strong>M\u00ebsimi i pest\u00eb<\/strong>\u00a0ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me menaxhimin e krizave. Ajo q\u00eb m\u00ebsuan qeverit\u00eb n\u00eb trajtimin e krizave ekonomike, kriz\u00ebs s\u00eb refugjat\u00ebve dhe sulmeve terroriste, ishte se paniku ishte armiku i tyre m\u00eb i keq. N\u00ebse, p\u00ebr muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb pas nj\u00eb sulmi terrorist, njer\u00ebzit ndryshonin sjelljen e tyre t\u00eb p\u00ebrditshme dhe nuk largoheshin nga sht\u00ebpit\u00eb, kjo do t\u2019i ndihmonte terrorist\u00ebt t\u00eb arrinin q\u00ebllimet e tyre. E nj\u00ebjta gj\u00eb ishte e v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb vitet 2008-2009: nj\u00eb ndryshim n\u00eb sjellje shpesh rriti kostot e kriz\u00ebs. K\u00ebshtu, udh\u00ebheq\u00ebsit dhe qytetar\u00ebt u p\u00ebrgjigj\u00ebn me mesazhe p\u00ebr t\u00eb \u201cruajtur qet\u00ebsin\u00eb\u201d, \u201cvazhduar me jet\u00ebn\u201d, \u201cinjoruar rrezikun\u201d dhe \u201cmos tepruar\u201d. Tani, qeverit\u00eb duhet t\u2019u tregojn\u00eb qytetar\u00ebve q\u00eb t\u00eb ndryshojn\u00eb sjelljen e tyre, duke q\u00ebndruar n\u00eb sht\u00ebpi. Suksesi i qeverive n\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, varet shum\u00eb nga aft\u00ebsia e tyre p\u00ebr t\u00eb trembur njer\u00ebzit t\u00eb b\u00ebjn\u00eb si\u00e7 udh\u00ebzohen. \u201cMos u frik\u00ebso\u201d \u00ebsht\u00eb mesazhi i gabuar p\u00ebr kriz\u00ebn e Covid-19. P\u00ebr t\u00eb frenuar pandemin\u00eb, njer\u00ebzit duhet t\u00eb panikosen \u2013 dhe ata duhet t\u00eb ndryshojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb drastike m\u00ebnyr\u00ebn e t\u00eb jetuarit.<\/p>\n<p><strong>M\u00ebsimi i gjasht\u00eb<\/strong>\u00a0\u00ebsht\u00eb se kriza Covid-19 do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb ndikim t\u00eb fort\u00eb n\u00eb dinamik\u00ebn e brezave. N\u00eb kontekstin e debateve p\u00ebr ndryshimin e klim\u00ebs dhe rrezikun q\u00eb ai paraqet, brezat e rinj kan\u00eb qen\u00eb shum\u00eb kritik\u00eb ndaj t\u00eb moshuarve, duke i akuzuar se kan\u00eb qen\u00eb egoist\u00eb dhe nuk kan\u00eb menduar seriozisht p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Koronavirusi e anulon k\u00ebto dinamik\u00eb: tani, an\u00ebtar\u00ebt e moshuar t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb preksh\u00ebm dhe ndjehen t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar nga mosgatishm\u00ebria e dukshme e t\u00eb lindurve n\u00eb fillimin e mij\u00ebvje\u00e7arit, p\u00ebr t\u00eb ndryshuar m\u00ebnyr\u00ebn e tyre t\u00eb jetes\u00ebs. Ky konflikt nd\u00ebrbreznor mund t\u00eb intensifikohet n\u00ebse kriza zgjat p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb.<\/p>\n<p><strong>M\u00ebsimi i shtat\u00eb<\/strong>\u00a0\u00ebsht\u00eb se, n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb caktuar, qeverit\u00eb do t\u00eb detyrohen t\u00eb zgjedhin nd\u00ebrmjet frenimit s\u00eb p\u00ebrhapjes s\u00eb pandemis\u00eb me koston e shkat\u00ebrrimit t\u00eb ekonomis\u00eb, ose tolerimit t\u00eb nj\u00eb kostoje m\u00eb t\u00eb lart\u00eb njer\u00ebzore, p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar ekonomin\u00eb.<\/p>\n<p>Ende jemi shum\u00eb her\u00ebt p\u00ebr t\u00eb spekuluar mbi ndikimin politik t\u00eb Covid-19. Kriza ka justifikuar frik\u00ebn e anti-globalist\u00ebve: aeroportet e mbyllura dhe individ\u00ebt e izoluar duket se jan\u00eb \u201cground zero\u201d t\u00eb globalizimit. Por, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paradoksale, ky moment i ri anti-globalist mund t\u00eb dob\u00ebsoj\u00eb aktor\u00ebt politik\u00eb populist\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt, edhe kur kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, nuk kan\u00eb zgjidhje. Kriza e Covid-19 gjithashtu do t\u00eb riformuloj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dramatike reagimin e BE ndaj t\u00eb gjitha krizave t\u00eb tjera me t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur n\u00eb dekad\u00ebn e fundit. Disiplina fiskale nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb mantra ekonomike as edhe n\u00eb Berlin, dhe nuk ka asnj\u00eb qeveri evropiane q\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, d\u00ebshiron t\u00eb mbroj\u00eb hapjen e kufijve p\u00ebr refugjat\u00ebt.<\/p>\n<p>Mbetet t\u00eb shihet se si sakt\u00ebsisht kriza do t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen e projektit Evropian. Por \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se, n\u00eb fund t\u00eb fundit, koronavirusi do t\u00eb v\u00ebr\u00eb n\u00eb dyshim disa nga supozimet themelore mbi t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb themeluar BE-ja. \/\u00a0<strong>K\u00ebshilli Evropian p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebniet me Jasht\u00eb \u2013 Bota.al<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kriza e Covid-19 do t\u00eb riform\u00ebsoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dramatike reagimin e BE ndaj t\u00eb gjitha krizave t\u00eb tjera me t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur n\u00eb dekad\u00ebn e fundit Nga Ivan Krastev \u201cSa koh\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme po jetojm\u00eb\u201d, m\u00eb shkruante dje nj\u00eb miku im spanjoll. Dhe t\u00eb \u00e7uditshme jan\u00eb v\u00ebrtet. Ne nuk e dim\u00eb se kur do [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":20248,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[9,3],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Shtat\u00eb m\u00ebsime nga Koronaviriusi. Analiza e Ivan Krastev - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=20247\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Shtat\u00eb m\u00ebsime nga Koronaviriusi. Analiza e Ivan Krastev - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Kriza e Covid-19 do t\u00eb riform\u00ebsoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dramatike reagimin e BE ndaj t\u00eb gjitha krizave t\u00eb tjera me t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur n\u00eb dekad\u00ebn e fundit Nga Ivan Krastev \u201cSa koh\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme po jetojm\u00eb\u201d, m\u00eb shkruante dje nj\u00eb miku im spanjoll. Dhe t\u00eb \u00e7uditshme jan\u00eb v\u00ebrtet. Ne nuk e dim\u00eb se kur do [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=20247\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-03-19T13:15:22+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/koronavirusi-1.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1410\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"1046\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=20247\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=20247\",\"name\":\"Shtat\u00eb m\u00ebsime nga Koronaviriusi. Analiza e Ivan Krastev - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=20247#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=20247#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/koronavirusi-1.jpg\",\"datePublished\":\"2020-03-19T13:15:22+00:00\",\"dateModified\":\"2020-03-19T13:15:22+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=20247#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=20247\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=20247#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/koronavirusi-1.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/koronavirusi-1.jpg\",\"width\":1410,\"height\":1046},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=20247#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Shtat\u00eb m\u00ebsime nga Koronaviriusi. Analiza e Ivan Krastev\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Shtat\u00eb m\u00ebsime nga Koronaviriusi. Analiza e Ivan Krastev - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=20247","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Shtat\u00eb m\u00ebsime nga Koronaviriusi. Analiza e Ivan Krastev - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"Kriza e Covid-19 do t\u00eb riform\u00ebsoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dramatike reagimin e BE ndaj t\u00eb gjitha krizave t\u00eb tjera me t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur n\u00eb dekad\u00ebn e fundit Nga Ivan Krastev \u201cSa koh\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme po jetojm\u00eb\u201d, m\u00eb shkruante dje nj\u00eb miku im spanjoll. Dhe t\u00eb \u00e7uditshme jan\u00eb v\u00ebrtet. Ne nuk e dim\u00eb se kur do [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=20247","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2020-03-19T13:15:22+00:00","og_image":[{"width":1410,"height":1046,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/koronavirusi-1.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"7 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=20247","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=20247","name":"Shtat\u00eb m\u00ebsime nga Koronaviriusi. Analiza e Ivan Krastev - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=20247#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=20247#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/koronavirusi-1.jpg","datePublished":"2020-03-19T13:15:22+00:00","dateModified":"2020-03-19T13:15:22+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=20247#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=20247"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=20247#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/koronavirusi-1.jpg","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/koronavirusi-1.jpg","width":1410,"height":1046},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=20247#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Shtat\u00eb m\u00ebsime nga Koronaviriusi. Analiza e Ivan Krastev"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/koronavirusi-1.jpg","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/koronavirusi-1-150x150.jpg",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/koronavirusi-1.jpg",1410,1046,false]},"categories_names":{"9":{"name":"Analiz\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=9"},"3":{"name":"Kryesore","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=3"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/koronavirusi-1-150x150.jpg",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/koronavirusi-1.jpg",300,223,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/koronavirusi-1.jpg",279,207,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/koronavirusi-1.jpg",400,297,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/koronavirusi-1.jpg",600,445,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/koronavirusi-1.jpg",1024,760,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/koronavirusi-1.jpg",128,95,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/koronavirusi-1.jpg",1410,1046,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20247"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=20247"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20247\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":20249,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20247\/revisions\/20249"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/20248"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=20247"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=20247"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=20247"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}