{"id":19390,"date":"2019-11-20T17:44:38","date_gmt":"2019-11-20T16:44:38","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=19390"},"modified":"2019-11-20T17:44:38","modified_gmt":"2019-11-20T16:44:38","slug":"jo-profesore-kineze-per-drejtshkrimin-po-politika-shteterore-per-gjuhen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=19390","title":{"rendered":"Jo profesor\u00eb kinez\u00eb p\u00ebr drejtshkrimin, po politika shtet\u00ebrore p\u00ebr gjuh\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Rami Memushaj<\/strong><\/p>\n<p>Dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, n\u00eb ceremonin\u00eb e \u00e7eljes s\u00eb nj\u00eb ekspozite, Kryeministri i vendit mbajti nj\u00eb fjal\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn u ndal edhe te m\u00ebnyra se si i zbatojm\u00eb ne shqiptar\u00ebt normat e gjuh\u00ebs standarde. Duke pranuar se n\u00eb shkresat e vet\u00eb Kryeministris\u00eb dhe t\u00eb ministrive ka plot gabime drejtshkrimi e pik\u00ebsimi, ai lavd\u00ebroi punonj\u00ebsit e ambasad\u00ebs s\u00eb Kin\u00ebs, q\u00eb i shkruajn\u00eb shkresat pa asnj\u00eb gabim gjuh\u00ebsor, dhe propozoi q\u00eb drejtshkrimin n\u00eb Fakultet ta jap\u00eb nj\u00eb profesor kinez! Por a do t\u00eb ndryshonte gjendja sikur t\u2019i mbushnim departamentet e gjuh\u00ebs shqipe t\u00eb universiteteve tona me profesor\u00eb kinez\u00eb t\u00eb drejtshkrimit? Aspak. Se puna \u00ebsht\u00eb jo te m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit, po te disiplina gjuh\u00ebsore, t\u00eb cil\u00ebn e imponon me ligj e me vendime shteti.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<div id=\"beacon_5c7cde0566\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/ads.balkanweb.com\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=530&amp;loc=http%3A%2F%2Fwww.gsh.al%2F2019%2F11%2F20%2Fjo-profesore-kineze-per-drejtshkrimin-po-politika-shteterore-per-gjuhen%2F&amp;referer=http%3A%2F%2Fwww.gsh.al%2F&amp;cb=5c7cde0566\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/div>\n<p><ins><\/p>\n<div id=\"beacon_4fe2fa1863\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/ads.balkanweb.com\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=531&amp;loc=http%3A%2F%2Fwww.gsh.al%2F2019%2F11%2F20%2Fjo-profesore-kineze-per-drejtshkrimin-po-politika-shteterore-per-gjuhen%2F&amp;referer=http%3A%2F%2Fwww.gsh.al%2F&amp;cb=4fe2fa1863\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/div>\n<p><\/ins><br \/>\n<ins><\/p>\n<div id=\"beacon_48033a738b\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/ads.balkanweb.com\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=367&amp;loc=http%3A%2F%2Fwww.gsh.al%2F2019%2F11%2F20%2Fjo-profesore-kineze-per-drejtshkrimin-po-politika-shteterore-per-gjuhen%2F&amp;referer=http%3A%2F%2Fwww.gsh.al%2F&amp;cb=48033a738b\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/div>\n<p><\/ins><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb Kryeministri yn\u00eb, nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb ndjeshmit n\u00eb pun\u00eb t\u00eb gjuh\u00ebs, shpreh pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e tij p\u00ebr nivelin e ul\u00ebt t\u00eb ligj\u00ebrimit ton\u00eb t\u00eb shkruar. Por a e di Kryeministri se fajtor p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gjendje fare t\u00eb pap\u00eblqyer \u00ebsht\u00eb shteti dhe, p\u00ebr koh\u00ebn q\u00eb po qeveris, ai vet\u00eb? Shteti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs jo vet\u00ebm p\u00ebr ekonomin\u00eb, mbrojtjen, sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb, mjedisin, arsimin e kultur\u00ebn, po edhe p\u00ebr gjuh\u00ebn. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb detyrim q\u00eb buron nga Kushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, e cila n\u00eb nenin 14 t\u00eb saj thot\u00eb: \u201cGjuha zyrtare n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb shqipja\u201d dhe n\u00eb nenin 59 pika 1g\u00a0 t\u00eb saj e ngarkon shtetin q\u00eb \u201cbrenda kompetencave kushtetuese dhe mjeteve q\u00eb disponon\u201d, t\u00eb siguroj\u00eb \u201cmbrojtjen e trash\u00ebgimis\u00eb komb\u00ebtare, kulturore dhe kujdesin e ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr gjuh\u00ebn shqipe\u201d.<\/p>\n<p>Gjuha standarde \u00ebsht\u00eb n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb gjuha zyrtare e shtetit, mjeti q\u00eb administrata shtet\u00ebrore p\u00ebrdor n\u00eb komunikimin e saj t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm. Si i till\u00eb, ky mjet ka nevoj\u00eb p\u00ebr kujdesin e shtetit, madje, n\u00eb rastin e shqipes, t\u00eb t\u00eb tri shteteve q\u00eb e kan\u00eb gjuh\u00eb zyrtare. Po \u00e7far\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb zbatuar k\u00ebt\u00eb detyrim kushtetues qeverit\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb kan\u00eb ardhur n\u00eb fuqi pas viteve \u201990? As e kan\u00eb v\u00ebn\u00eb uj\u00ebt n\u00eb zjarr p\u00ebr pun\u00ebt e gjuh\u00ebs, n\u00eb mos n\u00eb ndonj\u00eb periudh\u00eb u kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb mb\u00ebshtetje financiare e morale nismave p\u00ebr \u201crishikimin\u201d e saj, gjoja p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb t\u00eb leht\u00eb p\u00ebr fol\u00ebsin e thjesht\u00eb. Kryeministri Rama, edhe pse gjat\u00eb k\u00ebtyre 6 vjet\u00ebve ka b\u00ebr\u00eb konstatime t\u00eb gjendjes s\u00eb pak\u00ebnaqshme dhe premtime p\u00ebr ndreqjen e saj, nuk ka marr\u00eb asnj\u00eb mas\u00eb konkrete p\u00ebr rritjen e kujdesit p\u00ebr gjuh\u00ebn, po vet\u00ebm fjal\u00eb q\u00eb i ka marr\u00eb era.<\/p>\n<p>Nga \u00e7far\u00eb vuan shqipja sot? Gjuh\u00ebtar\u00eb vendas e t\u00eb huaj kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se shqipes po i hapen plag\u00eb t\u00eb thella, q\u00eb, po s\u2019u sh\u00ebruan me koh\u00eb, do ta \u00e7natyrojn\u00eb e bastardojn\u00eb. Ajo sot \u00ebsht\u00eb n\u00ebn trysnin\u00eb e gjuh\u00ebve t\u00eb m\u00ebdha, si anglishtja, italishtja etj., po edhe t\u00eb gjuh\u00ebve n\u00eb kontakt, si serbishtja, maqedonishtja e greqishtja. N\u00eb struktur\u00ebn e saj sintaksore po dep\u00ebrtojn\u00eb si viruse nd\u00ebrtime t\u00eb gjuh\u00ebve t\u00eb huaja: nd\u00ebrtime t\u00eb anglishtes e t\u00eb italishtes n\u00eb Shqip\u00ebri, nd\u00ebrtime serbe e angleze n\u00eb Kosov\u00eb dhe nd\u00ebrtime t\u00eb maqedonishtes n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, t\u00eb cilat fol\u00ebsi i thjesht\u00eb e ka t\u00eb pamundur t\u2019i dalloj\u00eb e t\u2019i m\u00ebnjanoj\u00eb. N\u00eb morfologji po merr t\u00eb p\u00ebrhapur moslakimi jo vet\u00ebm i emrave t\u00eb p\u00ebrve\u00e7\u00ebm t\u00eb huaj, po edhe t\u00eb shqipes; po dalin jasht\u00eb p\u00ebrdorimit d\u00ebshirorja e habitorja dhe ngat\u00ebrrohen format e foljeve, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb foljeve me nd\u00ebrrime (sidomos n\u00eb Kosov\u00eb).\u00a0 Fjalori i shqipes po mbushet me fjal\u00eb t\u00eb huaja t\u00eb panevojshme, t\u00eb cilat jo vet\u00ebm po l\u00ebn\u00eb n\u00eb hije fjal\u00eb t\u00eb vjetra e t\u00eb bukura t\u00eb shqipes, por sjellin me vete edhe nj\u00eb sintaks\u00eb t\u00eb huaj, duke e infektuar edhe m\u00eb struktur\u00ebn gramatikore t\u00eb shqipes; n\u00eb Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb e Maqedonin\u00eb e Veriut, si rrjedhim i munges\u00ebs s\u00eb nj\u00eb terminologjie t\u00eb nj\u00ebsuar, po krijohen terma paralel\u00eb p\u00ebr koncepte e dukuri t\u00eb nj\u00ebjta. P\u00ebr shkak t\u00eb formimit t\u00eb mang\u00ebt gjuh\u00ebsor, fol\u00ebsit televiziv\u00eb po ndikojn\u00eb te fol\u00ebsit e brezit t\u00eb ri me gjedhe t\u00eb huaja t\u00eb theksimit t\u00eb fjal\u00ebve e me skema melodike t\u00eb huaja, duke tronditur prozodin\u00eb e shqipes. N\u00eb qytetet dhe n\u00eb fshatrat e vendit, ku emrat shqip t\u00eb lokaleve dhe t\u00eb nj\u00ebsive t\u00eb sh\u00ebrbimit hasen shum\u00eb rrall\u00eb, gjuha jon\u00eb e ka humbur betej\u00ebn, ashtu si\u00e7 e ka humbur edhe n\u00eb fush\u00ebn e emrave t\u00eb p\u00ebrve\u00e7\u00ebm t\u00eb njer\u00ebzve. Pra, kolonat e ngrehin\u00ebs son\u00eb gjuh\u00ebsore kan\u00eb marr\u00eb t\u00eb krisur.<\/p>\n<p>Duke vler\u00ebsuar situat\u00ebn e pagrat n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhet gjuha jon\u00eb sot, Shoqata e Gjuh\u00ebsis\u00eb Shqiptare, u \u00ebsht\u00eb drejtuar dy her\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb disa masa q\u00eb do ta p\u00ebrmir\u00ebsonin gjendjen. Vite m\u00eb par\u00eb iu drejtuam ministres s\u00eb Teknologjis\u00eb dhe t\u00eb Informacionit me nj\u00eb paket\u00eb propozimesh lidhur me p\u00ebrdorimin e shkronjave\u00a0<strong><em><u>\u00eb<\/u><\/em><\/strong>\u00a0dhe\u00a0<strong><em><u>\u00e7<\/u><\/em><\/strong>\u00a0n\u00eb shtyp, n\u00eb aktet noteriale e n\u00eb dokumentacionin shtet\u00ebror, p\u00ebr zbatimin e normave t\u00eb gjuh\u00ebs standarde etj. Por askush n\u00eb at\u00eb Ministri nuk e vuri uj\u00ebt n\u00eb zjarr. N\u00eb maj t\u00eb k\u00ebtij viti, iu drejtuam Platform\u00ebs s\u00eb Bashk\u00ebqeverisjes, e cila na mund\u00ebsoi nj\u00eb takim n\u00eb Ministrin\u00eb e Arsimit, ku z\u00ebvend\u00ebsministrit Shtino i lam\u00eb nj\u00eb dokument me propozime p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e pun\u00ebs me gjuh\u00ebn amtare n\u00eb shkoll\u00eb dhe n\u00eb mediet e shkruara, duke k\u00ebrkuar, nd\u00ebr t\u00eb tjera, rritjen e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb dh\u00ebnies dhe t\u00eb nx\u00ebnies s\u00eb gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb arsimin parauniversitar, p\u00ebrmir\u00ebsimin e p\u00ebrmbajtjes s\u00eb teksteve t\u00eb gjuh\u00ebs dhe shmangien e gabimeve gjuh\u00ebsore n\u00eb to, p\u00ebrfshirjen e fjalorit t\u00eb shqipes n\u00eb paket\u00ebn e nx\u00ebn\u00ebsit, pajisjen periodike t\u00eb bibliotekave t\u00eb shkollave me libra letrar\u00eb e shkencor\u00eb, licencimin e korrektor\u00ebve gjuh\u00ebsor\u00eb etj. Por deri tani heshtje edhe nga kjo Ministri.<\/p>\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebtij q\u00ebndrimi shp\u00ebrfill\u00ebs t\u00eb deritanish\u00ebm t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb shtetit ndaj gjuh\u00ebs, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb urdh\u00ebruese q\u00eb qeveria, shkolla, media dhe t\u00ebr\u00eb ata q\u00eb gjuh\u00ebn e kan\u00eb objekt t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb p\u00ebrditshme, t\u00eb zgjohen nga p\u00ebrgjumja e gjat\u00eb dhe t\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr rritjen e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb ligj\u00ebrimit t\u00eb shkruar e t\u00eb folur. Kjo \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm nj\u00eb detyr\u00eb kushtetuese, po edhe atdhetare.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb shteti p\u00ebr gjuh\u00ebn? Mendojm\u00eb se mjafton t\u00eb riaktivizohen vendimi i janarit 1974 i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave \u201cMbi masat p\u00ebr zbatimin e drejtshkrimit t\u00eb nj\u00ebsuar t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe\u201d dhe urdhrat e Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit\u00a0 n\u00eb zbatim t\u00eb k\u00ebtij vendimi, pasi, pavar\u00ebsisht nga ndryshimet politike, jemi n\u00eb nj\u00eb shtet dhe \u00e7do qeveri q\u00eb z\u00ebvend\u00ebson nj\u00eb tjet\u00ebr, duhet t\u2019u referohet p\u00ebrvojave pozitive t\u00eb m\u00ebparshme, natyrisht duke i pasuruar ato me elemente t\u00eb reja n\u00eb p\u00ebrshtatje me koh\u00ebn.<\/p>\n<div id=\"videoad\"><\/div>\n<div id=\"pa_1x1_psbk_1574268212773\"><\/div>\n<p>P\u00ebr shp\u00ebtimin e shqipes nga l\u00ebngata q\u00eb e ka z\u00ebn\u00eb dhe p\u00ebr ruajtjen e nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj n\u00eb t\u00eb gjitha shtetet e trevat ku flitet, mendojm\u00eb se duhen marr\u00eb nj\u00eb varg masash urgjente, nd\u00ebr t\u00eb cilat miratimi i\u00a0<em>ligjit p\u00ebr gjuh\u00ebn<\/em>, q\u00eb do t\u00eb vendoste disiplin\u00ebn gjuh\u00ebsore t\u00eb munguar, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb domosdoshm\u00ebri. Se si mund t\u00eb ndikoj\u00eb ky ligj n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e situat\u00ebs son\u00eb gjuh\u00ebsore, mjafton t\u00eb shohim Maqedonin\u00eb Veriore, ku, pas miratimit t\u00eb ligjit p\u00ebr gjuh\u00ebn shqipe, \u00ebsht\u00eb themeluar Agjencia p\u00ebr Zbatimin e Gjuh\u00ebs, e cila, me ndihm\u00ebn e gjuh\u00ebtar\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb tri shteteve, nisi menj\u00ebher\u00eb pun\u00ebn p\u00ebr shqyrtimin e norm\u00ebsis\u00eb s\u00eb em\u00ebrtimeve shqip t\u00eb institucioneve qendrore e vendore t\u00eb atij shteti. Programi i k\u00ebsaj Agjencie t\u00eb b\u00ebn optimist se edhe p\u00ebr shqipen n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut shum\u00eb shpejt do t\u00eb vihen n\u00eb zbatim sanksionet e parashikuara nga ligji p\u00ebr maqedonishten, gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb krijoj\u00eb premisa p\u00ebr nj\u00eb rritje t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb kultur\u00ebs gjuh\u00ebsore t\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb shqipfol\u00ebse t\u00eb atjeshme.<\/p>\n<p>Si hap tjet\u00ebr shohim krijimin e nj\u00eb\u00a0<em>k\u00ebshilli nd\u00ebrshtet\u00ebror<\/em>\u00a0(Shqip\u00ebri\u2013Kosov\u00eb\u2013Maqedoni) p\u00ebr gjuh\u00ebn, me autoritetet m\u00eb t\u00eb spikatura t\u00eb fushave themelore t\u00eb saj. K\u00ebt\u00eb k\u00ebshill e shohim si vijim t\u00eb Komisionit t\u00eb P\u00ebrhersh\u00ebm p\u00ebr Past\u00ebrtin\u00eb e Gjuh\u00ebs, q\u00eb funksionoi gjat\u00eb viteve 1979\u20131990. Ashtu si ai, edhe ky organiz\u00ebm i ri duhet t\u00eb ket\u00eb si detyra themelore pun\u00ebn p\u00ebr pasurimin e leksikut t\u00eb shqipes dhe pastrimin e tij nga huazimet e panevojshme, shqip\u00ebrimin dhe nj\u00ebsimin e terminologjis\u00eb tekniko-shkencore q\u00eb p\u00ebrdoret n\u00eb hap\u00ebsirat ku flitet shqipja, kujdesin p\u00ebr zbatimin e normave t\u00eb gjuh\u00ebs letrare n\u00eb veprimtarin\u00eb ligj\u00ebrimore t\u00eb shkruar dhe n\u00eb ligj\u00ebrimin e folur publik, luft\u00ebn kund\u00ebr ndotjes gjuh\u00ebsore t\u00eb mjedisit shqiptar me em\u00ebrtime e emra t\u00eb p\u00ebrve\u00e7\u00ebm t\u00eb huaj, si dhe mund\u00ebsit\u00eb e shfryt\u00ebzimit t\u00eb teknologjive t\u00eb reja p\u00ebr rritjen e kultur\u00ebs gjuh\u00ebsore t\u00eb popullat\u00ebs. P\u00ebr p\u00ebrmbushjen e k\u00ebtyre detyrave, ky k\u00ebshill do t\u00eb ngarkonte me detyra dy akademit\u00eb e shkencave, institutet e gjuh\u00ebsis\u00eb dhe departamentet e gjuh\u00ebs shqipe.<\/p>\n<p>Problemet e krijuara gjat\u00eb k\u00ebtyre 30 vjet\u00ebve n\u00eb p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebs standarde nuk mund t\u00eb zgjidhen duke ringjallur organizma tashm\u00eb t\u00eb diskredituar, si\u00e7 ishte K\u00ebshilli Nd\u00ebrakademik, i mbushur me kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb gjuh\u00ebs standarde dhe me njer\u00ebz pa ndihmesa n\u00eb fushat e gramatik\u00ebs, t\u00eb leksikologjis\u00eb e t\u00eb fonetik\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt kishin si synim jo zgjidhjen e k\u00ebtyre problemeve, po shkat\u00ebrrimin e kodeve normative t\u00eb shqipes. Akademik\u00ebt e seksionit t\u00eb shkencave shoq\u00ebrore dhe kryesia e Akademis\u00eb son\u00eb duhet ta kuptojn\u00eb mir\u00eb se problem nuk jan\u00eb vet\u00eb normat e gjuh\u00ebs letrare, po moszbatimi i tyre. Prandaj ringritja e nj\u00eb k\u00ebshilli q\u00eb do t\u00eb fillonte t\u00eb merrej me normat, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt q\u00eb e diskrediton Akademin\u00eb ton\u00eb t\u00eb Shkencave, duke e v\u00ebn\u00eb at\u00eb n\u00eb krahun e gabuar. Jo n\u00eb krahun q\u00eb punon p\u00ebr forcimin e nj\u00ebsis\u00eb komb\u00ebtare, po n\u00eb krahun q\u00eb punon, p\u00ebr hir t\u00eb miopis\u00eb, inercis\u00eb a t\u00eb simpative, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb interesave partikularist\u00eb, q\u00eb na ndajn\u00eb gjuh\u00ebsisht e na p\u00ebr\u00e7ajn\u00eb komb\u00ebtarisht.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Rami Memushaj Dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, n\u00eb ceremonin\u00eb e \u00e7eljes s\u00eb nj\u00eb ekspozite, Kryeministri i vendit mbajti nj\u00eb fjal\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn u ndal edhe te m\u00ebnyra se si i zbatojm\u00eb ne shqiptar\u00ebt normat e gjuh\u00ebs standarde. Duke pranuar se n\u00eb shkresat e vet\u00eb Kryeministris\u00eb dhe t\u00eb ministrive ka plot gabime drejtshkrimi e pik\u00ebsimi, ai [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":7364,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[9,4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Jo profesor\u00eb kinez\u00eb p\u00ebr drejtshkrimin, po politika shtet\u00ebrore p\u00ebr gjuh\u00ebn - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=19390\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Jo profesor\u00eb kinez\u00eb p\u00ebr drejtshkrimin, po politika shtet\u00ebrore p\u00ebr gjuh\u00ebn - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Rami Memushaj Dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, n\u00eb ceremonin\u00eb e \u00e7eljes s\u00eb nj\u00eb ekspozite, Kryeministri i vendit mbajti nj\u00eb fjal\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn u ndal edhe te m\u00ebnyra se si i zbatojm\u00eb ne shqiptar\u00ebt normat e gjuh\u00ebs standarde. Duke pranuar se n\u00eb shkresat e vet\u00eb Kryeministris\u00eb dhe t\u00eb ministrive ka plot gabime drejtshkrimi e pik\u00ebsimi, ai [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=19390\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-11-20T16:44:38+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/rami-memushaj.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"474\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"400\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=19390\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=19390\",\"name\":\"Jo profesor\u00eb kinez\u00eb p\u00ebr drejtshkrimin, po politika shtet\u00ebrore p\u00ebr gjuh\u00ebn - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=19390#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=19390#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/rami-memushaj.jpg\",\"datePublished\":\"2019-11-20T16:44:38+00:00\",\"dateModified\":\"2019-11-20T16:44:38+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=19390#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=19390\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=19390#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/rami-memushaj.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/rami-memushaj.jpg\",\"width\":474,\"height\":400},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=19390#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Jo profesor\u00eb kinez\u00eb p\u00ebr drejtshkrimin, po politika shtet\u00ebrore p\u00ebr gjuh\u00ebn\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Jo profesor\u00eb kinez\u00eb p\u00ebr drejtshkrimin, po politika shtet\u00ebrore p\u00ebr gjuh\u00ebn - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=19390","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Jo profesor\u00eb kinez\u00eb p\u00ebr drejtshkrimin, po politika shtet\u00ebrore p\u00ebr gjuh\u00ebn - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"Nga Rami Memushaj Dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, n\u00eb ceremonin\u00eb e \u00e7eljes s\u00eb nj\u00eb ekspozite, Kryeministri i vendit mbajti nj\u00eb fjal\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn u ndal edhe te m\u00ebnyra se si i zbatojm\u00eb ne shqiptar\u00ebt normat e gjuh\u00ebs standarde. Duke pranuar se n\u00eb shkresat e vet\u00eb Kryeministris\u00eb dhe t\u00eb ministrive ka plot gabime drejtshkrimi e pik\u00ebsimi, ai [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=19390","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2019-11-20T16:44:38+00:00","og_image":[{"width":474,"height":400,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/rami-memushaj.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"9 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=19390","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=19390","name":"Jo profesor\u00eb kinez\u00eb p\u00ebr drejtshkrimin, po politika shtet\u00ebrore p\u00ebr gjuh\u00ebn - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=19390#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=19390#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/rami-memushaj.jpg","datePublished":"2019-11-20T16:44:38+00:00","dateModified":"2019-11-20T16:44:38+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=19390#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=19390"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=19390#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/rami-memushaj.jpg","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/rami-memushaj.jpg","width":474,"height":400},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=19390#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Jo profesor\u00eb kinez\u00eb p\u00ebr drejtshkrimin, po politika shtet\u00ebrore p\u00ebr gjuh\u00ebn"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/rami-memushaj.jpg","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/rami-memushaj-150x150.jpg",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/rami-memushaj.jpg",474,400,false]},"categories_names":{"9":{"name":"Analiz\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=9"},"4":{"name":"Opinion","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=4"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/rami-memushaj-150x150.jpg",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/rami-memushaj.jpg",300,253,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/rami-memushaj.jpg",245,207,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/rami-memushaj.jpg",400,338,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/rami-memushaj.jpg",474,400,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/rami-memushaj.jpg",474,400,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/rami-memushaj.jpg",113,95,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/rami-memushaj.jpg",474,400,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19390"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=19390"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19390\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":19391,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19390\/revisions\/19391"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/7364"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=19390"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=19390"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=19390"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}