{"id":19034,"date":"2019-11-07T18:33:52","date_gmt":"2019-11-07T17:33:52","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=19034"},"modified":"2019-11-07T18:33:52","modified_gmt":"2019-11-07T17:33:52","slug":"kerperata-e-analfabeteve-te-politikes-dhe-dijetaret-e-braktisur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=19034","title":{"rendered":"\u201cK\u00ebrp\u00ebrata\u201d e analfabet\u00ebve t\u00eb politik\u00ebs dhe dijetar\u00ebt e braktisur"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Ilir \u00c7umani<\/strong><\/p>\n<p>Pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, po sodisja me ngaz\u00ebllim maketin dekorativ me p\u00ebrmasa gjigande t\u00eb Fjalorit t\u00eb Gjuh\u00ebs Shqipe, i publikuar n\u00eb an\u00ebn e majt\u00eb t\u00eb godin\u00ebs s\u00eb Muzeut Historik Komb\u00ebtar n\u00eb Tiran\u00eb. Tek po e shijoja me admirim at\u00eb maket,\u00a0\u00a0<em>(n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk m\u00eb p\u00eblqen t\u00eb p\u00ebrdor fjal\u00ebn \u201cinstalacion\u201d),\u00a0<\/em>befas, m\u2019u shfaq\u00ebn para syve figurat m\u00eb t\u00eb ndritura t\u00eb rilindjes son\u00eb komb\u00ebtare, si: Jeronim De Rada, Naum Veqilharxhi, Kostandin Kristoforidhi, Pashko Vasa, Naim Frash\u00ebri, Sami Frash\u00ebri, Abdyl Frash\u00ebri, Asdreni, Mid\u2019hat Frash\u00ebri, Hasan Tahsini, Zef Jubani, Bab\u00eb Dud\u00eb Karbunara, Zef Serembe, Mihal Grameno, Bajo Topulli, \u00c7er\u00e7iz Topulli, Jani Vreto, Andon Zako \u00c7ajupi, Ndre Mjeda, Filip Shiroka, Ismail Qemali, Pandeli Sotiri, Parashqevi Qiriazi, Koto Hoxhi, Shahin Kolonja dhe deri tek\u00a0 Fan Noli, Faik Konica, Luigj Gurakuqi, etj. T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta patriot\u00eb e m\u00ebm\u00ebdhetar\u00eb t\u00eb shquar, p\u00ebr aq sa jetuan, b\u00ebn\u00eb gjith\u00e7ka mund\u00ebn p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e vendit, mbrojtjen, pasurimin dhe p\u00ebrhapjen e gjuh\u00ebs shqipe. P\u00ebrpjekjet dhe privacionet e tyre ishin kaq sublime, saq\u00eb nuk kursyen asgj\u00eb, duke shkrir\u00eb t\u00eb gjith\u00eb pasurin\u00eb q\u00eb ata kishin. Disa prej tyre u martirizuan, dhan\u00eb jet\u00ebn p\u00ebr gjuh\u00ebn amtare dhe \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare, si\u00e7 ishte edhe Prifti Ortodoks Papa Kristo Negovani, me profesion m\u00ebsues dhe botues, i masakruar n\u00eb mesnat\u00ebn e 12 shkurtit t\u00eb vitit 1905 n\u00eb pragun e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij nga vasal\u00ebt e Karavangjelis-it, peshkop i Kosturit. T\u00eb\u00a0 nj\u00ebjtin fat tragjik pati Petro Nini Luarasi, i cili punoi si m\u00ebsues n\u00eb fshatrat e Kolonj\u00ebs. Ai u m\u00ebsonte f\u00ebmij\u00ebve fshehurazi gjuh\u00ebn shqipe dhe p\u00ebrgatiti nj\u00eb grup shok\u00ebsh si m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1882 hapi Shkoll\u00ebn e Par\u00eb Shqipe n\u00eb fshatin Bezhan t\u00eb Kolonj\u00ebs, nd\u00ebrsa m\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/sq.wikipedia.org\/wiki\/1887\">1887<\/a>\u00a0hapi shkoll\u00ebn shqipe n\u00eb Ersek\u00eb. Pak m\u00eb von\u00eb (<a href=\"https:\/\/sq.wikipedia.org\/wiki\/1892\">1892<\/a>\u2013<a href=\"https:\/\/sq.wikipedia.org\/wiki\/1893\">1893<\/a>), \u00e7eli shkollat shqipe n\u00eb krahin\u00ebn e Kolonj\u00ebs e t\u00eb Vak\u00ebfeve, punoi si drejtor dhe m\u00ebsues i M\u00ebsonj\u00ebtores s\u00eb par\u00eb shqipe t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, etj.\u00a0 P\u00ebr veprimtarin\u00eb patriotike, arsimore e shoq\u00ebrore u p\u00ebrndoq nga xhonturqit dhe\u00a0<a href=\"https:\/\/sq.wikipedia.org\/w\/index.php?title=Patrikana_e_Stambollit&amp;action=edit&amp;redlink=1\">Patrikana e Stambollit<\/a>. Vdiq i helmuar prej tyre n\u00eb Ersek\u00eb, m\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/sq.wikipedia.org\/wiki\/17_gusht\">17 gusht<\/a>\u00a0<a href=\"https:\/\/sq.wikipedia.org\/wiki\/1911\">1911<\/a>. Meditoja para \u00a0maketit t\u00eb atij Fjalori, dhe m\u00eb erdhi n\u00ebp\u00ebr mend historia tragjike e m\u00ebsuesit patriot Theodhor Haxhifilipi, i njohur si Dhaskal Tod\u2019hri, nj\u00eb figur\u00eb e ndritur, njeri i nderuar dhe me em\u00ebr t\u00eb madh n\u00eb komunitetin ortodoks t\u00eb Elbasanit, i cili n\u00eb vitin 1805, (pra n\u00eb mosh\u00ebn 75 vje\u00e7are), u b\u00eb viktim\u00eb e dhun\u00ebs greke dhe asaj turke kund\u00ebr arsimimit shqip. Gjat\u00eb viteve 1751-1801, ai ka mbajtur Kodikun e Sh\u00ebn M\u00ebris\u00eb t\u00eb kish\u00ebs s\u00eb Kalas\u00eb. M\u00eb pas, shkoi n\u00ebp\u00ebr Evrop\u00eb p\u00ebr t\u00eb derdhur shkronjat shqipe, q\u00eb t\u00eb krijonte nj\u00eb shtypshkronj\u00eb n\u00eb shqip. Shtypshkronj\u00ebn do ta ngrinte n\u00eb Elbasan, pasi n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet kishte shum\u00eb tregtar\u00eb q\u00eb shkruanin me alfabetin e tij. Asokohe, Sh\u00ebn Gjoni ishte qend\u00ebr e shkrimit t\u00eb shqipes.<\/p>\n<p>Dhaskal Tod\u2019hri u vra nd\u00ebrsa transportonte shtypshkronj\u00ebn p\u00ebr n\u00eb Elbasan, n\u00eb rrethinat e Manastirit, n\u00eb Dhiavat t\u00eb Resnj\u00ebs. Vrasja ishte nj\u00eb akt i pashembullt obskurantist i kish\u00ebs greke, e cila prej koh\u00ebsh i kishte v\u00ebn\u00eb nga pas agjent\u00ebt e saj. Ky akt mizor, \u00ebsht\u00eb materializuar me shum\u00eb v\u00ebrtet\u00ebsi dhe origjinalitet n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn prej realizimeve t\u00eb shk\u00eblqyera t\u00eb kinematografis\u00eb shqiptare, n\u00eb filmin artistik shqiptar \u201cUdha e shkronjave\u201d, i regjisorit t\u00eb mir\u00ebnjohur Vladimir Prifti, me skenar t\u00eb Pe\u00e7i Dados e V.Prifti. Nj\u00eb histori q\u00eb permes skenave dhe mizanskenave t\u00eb p\u00ebrzgjedhura n\u00eb film, veshjeve dhe episodeve t\u00eb vendosura n\u00eb koh\u00eb, t\u00eb b\u00ebn t\u00eb p\u00ebrjetosh me kaq shum\u00eb emocion t\u00eb gjith\u00eb at\u00eb p\u00ebrpjekje, heroiz\u00ebm dhe aspirat\u00eb t\u00eb k\u00ebtij patrioti\u00a0 rilindas, por nga ana tjet\u00ebr, drith\u00ebrohesh p\u00ebr dram\u00ebn e ngjarjes q\u00eb p\u00ebrcillet p\u00ebrmes loj\u00ebs brilante t\u00eb aktor\u00ebve Sand\u00ebr Prosi,\u00a0<em>(Artist i Popullit),\u00a0<\/em>n\u00eb rolin e Dhaskal Tod\u2019hrit dhe Bujar Lakos,\u00a0<em>(Nder i Kombit),\u00a0<\/em>ky i fundit, n\u00eb rolin e shoq\u00ebruesit udh\u00ebrr\u00ebfyes t\u00eb karvanit me kuaj, me t\u00eb cilin transportonin arkat t\u00eb mbushura me g\u00ebrmat shqipe t\u00eb derdhura n\u00eb plumb. Mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse mbetet p\u00ebr shikuesit e k\u00ebtij filmi edhe ky dialog i zhvilluar midis Dhaskal Tod\u2019hrit e shoq\u00ebruesit t\u00eb tij Tunxhit, nj\u00eb fshatar besnik dhe i ndersh\u00ebm, por anafalbet, i cili nuk di as shkrim e as k\u00ebndim. Djaloshi Tunxh e shoq\u00ebron dhe i q\u00ebndron pran\u00eb me fanatiz\u00ebm Dhaskal Tod\u2019hrit. Ai e adhuron dhe e mbron me kok\u00ebn e tij m\u00ebsuesin patriot, nga \u00e7do e keqe q\u00eb mund t\u2019i dilte p\u00ebrpara, gjat\u00eb udh\u00ebs p\u00ebr transportin e ngarkes\u00ebs me karvan. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb dialog kur gjat\u00eb momentit t\u00eb rrug\u00ebtimit me kuajt e lodhur, dita fillon t\u00eb erret dhe udha b\u00ebhet edhe m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb duke sjell\u00eb t\u00eb papritura e rreziqe. N\u00eb nj\u00eb distanc\u00eb t\u00eb af\u00ebrt, befas, Tunxhi d\u00ebgjon disa trok\u00ebllima kuajsh\u2026<\/p>\n<p><strong><em>Tunxhi:<\/em><\/strong>\u00a0\u2013 D\u00ebgjoj hapa kafsh\u00ebsh zot\u00ebri\u2026!<\/p>\n<p><strong><em>Dhaskal Tod\u2019hri:<\/em><\/strong>\u00a0\u2013 Mbase \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb karvan si ne.<\/p>\n<p><strong><em>Tunxhi:<\/em><\/strong>\u00a0\u2013 Kam frik\u00eb mos jan\u00eb koshallet e turkut,\u00a0<em>(trupat e xhandar\u00ebve turq).<\/em>\u00a0Me ta se gjej dot fjal\u00ebn un\u00eb!<\/p>\n<p><strong><em>Dhaskal Tod\u2019hri:-<\/em><\/strong>\u00a0Kam nj\u00eb ferman nga Pashai.<\/p>\n<p><strong><em>Tunxhi:<\/em><\/strong>\u00a0\u2013 Paske mik dhe Pashan\u00eb\u2026?!<\/p>\n<p><strong><em>Dhaskal Tod\u2019hri:<\/em><\/strong>\u00a0\u2013 At\u00eb ferman e paguam 1.000 grosh t\u00eb argjend\u00eb. Miqt\u00eb e mi mblodh\u00ebn para p\u00ebr k\u00ebto shkronja. Nj\u00ebzet qese g\u00eblltiti ai maskara!<\/p>\n<p><strong><em>Tunxhi:<\/em><\/strong>\u00a0\u2013 Bre, bre, nj\u00eb dynja para p\u00ebr k\u00ebto copa plumbi\u2026?!<\/p>\n<p><strong><em>Dhaskal Tod\u2019hri<\/em><\/strong>\u00a0: \u2013 Jan\u00eb flori e shkuar floririt k\u00ebto shkronja, o bir\u2026! Me to do t\u00eb shkruhet gjuha jon\u00eb, do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb shum\u00eb libra, do m\u00ebsojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb t\u00eb b\u00ebhen njer\u00ebz t\u00eb ditur, e \u00e7\u2019nuk do t\u00eb shkruhet me k\u00ebto shkronja or Tunxh\u2026! Edhe ajo k\u00ebnga q\u00eb k\u00ebndove atje buz\u00eb liqenit, do t\u00eb shkruhet.<\/p>\n<p><strong><em>Tunxhi:<\/em><\/strong>\u00a0\u2013 E si u shkruaka k\u00ebnga zot\u00ebri, ajo k\u00ebndohet?!<\/p>\n<p><strong><em>Dhaskal Tod\u2019hri:<\/em><\/strong>\u00a0\u2013 K\u00ebndohet, por k\u00ebnga ka fjal\u00eb, fjal\u00ebt shkruhen n\u00eb kart\u00eb e p\u00ebrhapen ngado! T\u00eb huajt, duan t\u00eb na e varrosin gjuh\u00ebn t\u00ebn\u00eb, edhe k\u00ebng\u00ebn, edhe kujtimin e trimave ato shkronja do t\u2019i mbajn\u00eb gjall\u00eb\u2026<\/p>\n<p><strong><em>Tunxhi:<\/em><\/strong>\u00a0\u2013 Q\u00ebnkan flori v\u00ebrtet\u00eb zoti Dhaskal!<\/p>\n<p><strong><em>Dhaskal Tod\u2019hri:<\/em><\/strong>\u00a0\u2013 Floriri tretet dhe humbet, kurse gjuha dhe k\u00ebng\u00ebt mbeten. Thon\u00eb se ai trimi i k\u00ebng\u00ebs ka patur nj\u00eb kollan t\u00eb art\u00eb. \u00a0Kollana i humbi, kurse k\u00ebnga i mbeti. E k\u00ebndoi gjyshi, e k\u00ebndon ti, do ta k\u00ebndojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kur t\u00eb kemi shkronjat tona or Tunxh\u2026!<\/p>\n<p>Nuk ka si t\u00eb mos emocionohesh kur d\u00ebgjon k\u00ebt\u00eb dialog, q\u00eb mbart n\u00eb vetvete fuqin\u00eb e pashembullt t\u00eb mendimit dhe veprimit iluminist, ndien shpirtin idealist dhe human t\u00eb k\u00ebtyre patriot\u00ebve t\u00eb vet\u00ebsakrifikuar, pesh\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs q\u00eb z\u00eb fill nga historia e p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr mbijetes\u00eb, p\u00ebrball\u00eb zgjedh\u00ebs obskurantiste otomane, e cila prej 5 shekujsh u p\u00ebrpoq me t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat q\u00eb populli yn\u00eb t\u00eb mos e asimilonte kultur\u00ebn dhe gjuh\u00ebn e n\u00ebn\u00ebs, gjuh\u00ebn shqipe.\u00a0E teksa rrekemi t\u00eb cekim pak histori p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, ndihesh i keqardhur dhe i trishtuar nj\u00ebkoh\u00ebsisht se si n\u00eb dit\u00ebt e sotme p\u00ebrdoret dhe keqp\u00ebrdoret Gjuha Shqipe, si gjymtohet dhe sh\u00ebmtohet struktura morfologjike e saj nga pjesa m\u00eb e madhe e njer\u00ebzve, n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet e shoq\u00ebris\u00eb, n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme. Ky shqet\u00ebsim, b\u00ebhet edhe m\u00eb i madh kur keqp\u00ebrdorimi ndodh nga ajo kategori njer\u00ebzish q\u00eb, p\u00ebrmes mjeteve t\u00eb komunikimit publik, e p\u00ebrcjellin gjuh\u00ebn shqipe tek masat e njer\u00ebzve t\u00eb thjesht\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb deformuar, me mang\u00ebsi t\u00eb theksuara drejtshqiptimi t\u00eb gjuh\u00ebs letrare, pa respektuar aspak rregullat e leksikut dhe t\u00eb gramatik\u00ebs. Koh\u00ebt e fundit, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb virale p\u00ebrmes rrjeteve sociale diskutimi n\u00eb parlament i nj\u00eb zonje deputete n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb. Ajo mbajti nj\u00eb falim me fjal\u00eb pa kuptim dhe me gabime trashanike, q\u00eb e b\u00ebnin ligj\u00ebrimin e saj plot\u00ebsisht t\u00eb pakuptuesh\u00ebm dhe tep\u00ebr grotesk. Deputetja e re e opozit\u00ebs parlamentare e kishte kopjuar fjalimin e mbajtur dikur, po n\u00eb at\u00eb sall\u00eb t\u00eb parlamentit, nga nj\u00eb ish kolege e saj n\u00eb Partin\u00eb Demokratike, t\u00eb cilin nisi ta lexoj\u00eb fund e krye me gabime pafund, duke deformuar jo vet\u00ebm fjal\u00ebt, por edhe p\u00ebrmbajtjen, edhe kuptimin e atij fjalimi n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Fjal\u00ebn\u00a0<strong><em>\u201cKorporat\u00eb\u201d<\/em><\/strong>\u00a0e lexonte\u00a0<strong><em>\u201cK\u00ebp\u00ebrat\u00eb\u201d<\/em><\/strong>. Fjal\u00ebn\u00a0<strong><em>\u201cTransferim\u201d<\/em><\/strong>\u00a0e lexonte:\u00a0<strong><em>\u201cTransfermim\u201d.<\/em><\/strong>\u00a0Fjal\u00ebn\u00a0<strong><em>\u201cUj\u00ebsjell\u00ebs\u201d<\/em><\/strong>\u00a0e lexonte\u00a0<strong><em>\u201cUj\u00ebsjellje\u201d<\/em><\/strong>. Fjal\u00ebn\u00a0<strong><em>\u201cTelekomunikacion\u201d<\/em><\/strong>\u00a0e lexonte\u00a0<strong><em>\u201cTelekomnacon\u201d.<\/em><\/strong>\u00a0Fjal\u00ebn\u00a0<strong><em>\u201cGllab\u00ebroj\u201d<\/em><\/strong>\u00a0e lexonte\u00a0<strong><em>\u201cGab\u00ebroj\u201d<\/em><\/strong><em>.<\/em>\u00a0Fjalin\u00eb\u00a0<strong><em>\u201cKy ligj antidemokratik\u201d,<\/em><\/strong>\u00a0e lexonte\u00a0<strong><em>\u201cKy ligj antidemokrat\u201d,<\/em><\/strong>\u00a0e t\u00eb tjera xhevahire si k\u00ebto. Mbase nuk do t\u00eb ishte e nevojshme q\u00eb t\u00eb merreshim n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kaq t\u00eb detajuar me rastin n\u00eb fjal\u00eb, n\u00ebse personi q\u00eb po i referohemi nuk do t\u00eb ishte nj\u00eb ligjv\u00ebn\u00ebse n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb. K\u00ebtu, shqet\u00ebsimi duhet marr\u00eb seriozisht, ngase kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuese t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb n\u00eb institucionet tona kushtetuese, e cila ka n\u00eb dor\u00eb jo vet\u00ebm hartimin, por edhe miratimin e ligjeve t\u00eb shtetit shqiptar. Pyetja q\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb mund t\u00eb shtrohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7ast \u00ebsht\u00eb: cili \u00ebsht\u00eb mekanizmi dhe filtri q\u00eb p\u00ebrgjedh kandidat\u00ebt e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb popullit n\u00eb Parlament\u2026?! Sipas Institutit t\u00eb Studimeve Politike, ajo q\u00eb e b\u00ebn interesante prezenc\u00ebn e p\u00ebrfaq\u00ebsueve t\u00eb popullit n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb, \u00ebsht\u00eb fakti se rreth 50% e tyre e kan\u00eb siguruar mandatin parlamentar n\u00eb form\u00eb preferenciale, p\u00ebr shkak t\u00eb njohjes, raporteve, apo besimit personal t\u00eb liderit politik n\u00eb partit\u00eb e tyre. P\u00ebrvoja e 30 viteve t\u00eb fundit n\u00eb jet\u00ebn parlamentare t\u00eb vendit ton\u00eb, ka treguar se ai parlament \u00ebsht\u00eb i dominuar nga nj\u00eb pjes\u00eb jo e vog\u00ebl me k\u00ebt\u00eb lloj cil\u00ebsie deputet\u00ebsh. Madje, k\u00ebt\u00eb kategori, po ta mbledh\u00ebsh n\u00eb t\u00eb gjitha legjislaturat e tre dekadave t\u00eb fundit, p\u00ebrfshi t\u00eb ngjashmit e tyre, edhe n\u00eb institucionet e tjera t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme si n\u00eb ekzekutivin q\u00ebndror, edhe at\u00eb lokal, pa l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb administrat\u00ebn publike, del se \u00a0e gjith\u00eb kjo kategori, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb\u00a0<strong><em>\u201ck\u00ebp\u00ebrat\u00eb\u201d<\/em><\/strong>\u00a0politike t\u00eb frikshme anafalbet\u00ebsh funksional\u00eb, q\u00eb i b\u00ebn karshill\u00ebk\u00a0<strong><em>korporat\u00ebs modeste t\u00eb dijetarve dinjitoz\u00eb,\u00a0<\/em><\/strong>profesionist\u00ebve dhe njer\u00ebzve t\u00eb mir\u00ebshkolluar. P\u00ebr fat t\u00eb keq, k\u00ebta t\u00eb fundit, nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb jan\u00eb t\u00eb braktisur nga politika, madje jan\u00eb l\u00ebn\u00eb edhe t\u00eb papun\u00eb. Vendin e tyre t\u00eb merituar n\u00eb administrat\u00ebn publike dhe n\u00eb organet e larta t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit e ka zaptuar\u00a0<strong><em>\u201ck\u00ebp\u00ebrata\u201d<\/em><\/strong>\u00a0politike e\u00a0<strong><em>anafalbet\u00ebve funksional<\/em><\/strong>. Le t\u00eb kthehemi s\u00ebrish tek shqet\u00ebsimi i keqp\u00ebrdorimit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe. Mbase kjo tem\u00eb k\u00ebrkon nj\u00eb debat t\u00eb gjer\u00eb dhe shum\u00ebplan\u00ebsh nga ekspert\u00ebt e fush\u00ebs, por nj\u00eb nga shkaqet e k\u00ebtij fenomeni lidhet edhe me shkoll\u00ebn dhe edukimin e brezave. Vite m\u00eb par\u00eb, nj\u00eb raport i B.B. nxirrte se 57\u00a0 % e\u00a0 nx\u00ebn\u00ebsve 15 vje\u00e7ar\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb \u201canalfabet\u00eb funksional\u201d, q\u00eb din\u00eb t\u00eb lexojn\u00eb dhe t\u00eb shkruajn\u00eb, por nuk kuptojn\u00eb at\u00eb q\u00eb thuhet. U hap debat i gjer\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dukuri, p\u00ebr shkaqet dhe masat q\u00eb duhen nd\u00ebrmarr\u00eb. Shum\u00eb nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb fillores dhe t\u00eb shkollave t\u00eb mesme nuk din\u00eb t\u2019i shprehin mendimet e veta as me shkrim e as me goj\u00eb, por edhe at\u00eb q\u00eb e lexojn\u00eb nuk jan\u00eb n\u00eb gjendje ta riprodhojn\u00eb. P\u00ebrjashtim, \u2013\u00a0 thot\u00eb raporti, \u2013\u00a0 nuk b\u00ebjn\u00eb as student\u00ebt. Ky \u201canalfabetiz\u00ebm funksional\u201d, kjo paaft\u00ebsi e tyre n\u00eb shkrim e lexim logjik,\u00a0 v\u00ebrehet shpesh edhe tek student\u00ebt. Fjala vjen, n\u00eb provimet me shkrim a me goj\u00eb, ata p\u00ebrgjigjen vet\u00ebm duke i mbetur besnik me p\u00ebrpikm\u00ebri tekstit m\u00ebsimor, n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve duke e m\u00ebsuar p\u00ebrmend\u00ebsh, ose duke e kopjuar. Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7udi q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb emrave t\u00eb patriot\u00ebve q\u00eb p\u00ebrmenda n\u00eb krye t\u00eb shkrimit, shum\u00eb prej k\u00ebtyre nx\u00ebn\u00ebsve nuk i kan\u00eb lexuar, jo m\u00eb t\u00eb njohin kontributin dhe veprimtarin\u00eb e tyre patriotike n\u00eb dobi t\u00eb Kombit. Sikurse, nuk \u00ebsht\u00eb aspak \u00e7udi q\u00eb ka deputet\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb\u00a0<strong><em>\u201ck\u00ebp\u00ebrat\u00ebs\u201d\u00a0<\/em><\/strong>\u00a0politike t\u00eb\u00a0<strong><em>\u201canafalbet\u00ebve funksional\u201d<\/em><\/strong>\u00a0<strong><em>\u00a0<\/em><\/strong>q\u00eb nuk i njohin mendjet e ndritura t\u00eb kombit ton\u00eb, ngase k\u00ebta t\u00eb fundit, nuk kan\u00eb asgj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00eb me t\u00eb par\u00ebt, sepse p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb d\u00ebshp\u00ebrimisht \u201c<strong><em>Korporat\u00ebn e dijetar\u00ebve t\u00eb braktisur\u201d,<\/em><\/strong>\u00a0pse jo, edhe t\u00eb\u00a0<strong><em>\u201charruar\u2026\u201d.<\/em><\/strong>\u00a0Me t\u00eb drejt\u00eb, akademiku i njohur, Prof. Dr. Shaban Sinani, apelon kur thot\u00eb:\u00a0<em>\u201cGjuha shqipe mund t\u00eb konsiderohet tani nj\u00eb gjuh\u00eb q\u00eb i mungon higjiena gjuh\u00ebsore. I mungojn\u00eb rojtar\u00ebt gjuh\u00ebsor\u00eb, i mungon editoria, i mungojn\u00eb t\u00eb gjitha ato kusht\u00ebzime q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb detyruesh\u00ebm p\u00ebrdorimin e nj\u00ebsuar t\u00eb saj\u201d.\u00a0<\/em>Ishte nj\u00eb gjetje e men\u00e7ur publikimi i maketit dekorativ i Fjalorit t\u00eb Gjuh\u00ebs Shqipe, n\u00eb at\u00eb mjedis t\u00eb duksh\u00ebm n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs, i cili \u00ebsht\u00eb po aq edhe funksional e praktik p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrdorur elektronikisht nga \u00e7do qytetar i interesuar.\u00a0 \u201cFjalori i gjuh\u00ebs shqipe\u201d \u00ebsht\u00eb fjalori m\u00eb i madh i paraqitur n\u00eb versionin shqip \u2013 shqip, \u00a0i botuar deri m\u00eb sot. Ky fjalor \u00ebsht\u00eb hartuar dhe ribotuar duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb\u00a0 Fjalorin e vitit 1980 \u2013 t\u00eb, i ripunuar dhe i p\u00ebrdit\u00ebsuar. Ai p\u00ebrmban rreth 35.000 fjal\u00eb, 7.000 nj\u00ebsi frazeologjike dhe mbi 100.000 kuptime nga leksiku aktiv i shqipes s\u00eb sotme, dhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb leksikut pasiv. M\u00eb kujtohet, n\u00eb vitin 1980, sapo kishte dal\u00eb n\u00eb qarkullim ky Fjalor, me nj\u00eb kapak t\u00eb kuq, nj\u00eb botim voluminoz i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave. N\u00eb nj\u00eb or\u00eb m\u00ebsimi me ne, ish nx\u00ebn\u00ebsit e shkoll\u00ebs 8 \u2013 vje\u00e7are \u201cAdem Sheme\u201d, n\u00eb Sarand\u00eb, at\u00eb lib\u00ebr e kishte bler\u00eb dhe marr\u00eb me vete m\u00ebsuesi i gjuh\u00ebs dhe i let\u00ebrsis\u00eb Minella Gji\u00e7ali. Gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb or\u00ebs s\u00eb m\u00ebsimit, ai nisi me pasion t\u00eb na tregoj\u00eb se \u00e7far\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte ky botim i ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr kultur\u00ebn shqiptare, p\u00ebr historin\u00eb dhe shkenc\u00ebn ton\u00eb albanologjike. Foli me shum\u00eb pasion duke na shpjeguar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e atij botimi, pesh\u00ebn q\u00eb ka gjuha jon\u00eb p\u00ebrkrah t\u00eb gjitha gjuh\u00ebve t\u00eb tjera t\u00eb bot\u00ebs. Pastaj u drejtua me nj\u00eb shkum\u00ebs n\u00eb dor\u00eb nga d\u00ebrrasa e zez\u00eb dhe, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb figurative, nisi t\u00eb vizatoj\u00eb nj\u00eb pem\u00eb. N\u00eb fillim vizatoi nj\u00eb trung t\u00eb madh me shum\u00eb rr\u00ebnj\u00eb, m\u00eb pas, deg\u00ebt q\u00eb formonin kuror\u00ebn e atij trungu, t\u00eb cilat p\u00ebrgjat\u00eb shpjegimit i krahasonte me gjuh\u00ebt e ndryshme q\u00eb fliten kudo n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb. Sigurisht, m\u00ebsuesi pasionant, fliste me shum\u00eb respekt p\u00ebr kultur\u00ebn dhe trash\u00ebgimin\u00eb e atyre gjuh\u00ebve indo \u2013 evropiane dhe m\u00eb gjer\u00eb. Mbaj mend gjithashtu, me kureshtjen e nj\u00eb f\u00ebmije naiv, e pyeta se p\u00ebrse n\u00eb \u00e7do deg\u00eb t\u00eb asaj peme t\u00eb vizatuar n\u00eb d\u00ebrras\u00ebn e zez\u00eb ai kishte shkruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb simbolike shum\u00eb emra shtetesh, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonin gjuh\u00ebn e tyre, porse n\u00eb asnj\u00ebr\u00ebn nga ato deg\u00eb nuk ishte e shkruar emri i Shqip\u00ebris\u00eb, pra gjuha shqipe\u2026(!) Ai heshti pak dhe i ngaz\u00ebllyer u gjegj: \u201c\u2026 At\u00eb e lash\u00eb t\u2019ua tregoj n\u00eb fund, ngase gjuha jon\u00eb, t\u00eb dashur f\u00ebmij\u00eb, nuk i p\u00ebrket asnj\u00ebr\u00ebs prej k\u00ebtyre deg\u00ebve q\u00eb ju po shikoni, sepse ajo ndodhet n\u00eb pjes\u00ebn kryesore t\u00eb pem\u00ebs, te ky trungu i trash\u00eb. K\u00ebtu ndodhet gjuha jon\u00eb e bukur shqipe, nga e cila jan\u00eb ushqyer dhe kan\u00eb dal\u00eb si filiza edhe k\u00ebto deg\u00ebzime, ja, k\u00ebto gjuh\u00eb q\u00eb shikoni\u00a0 n\u00eb k\u00ebto deg\u00eb\u2026(!) E kuptoni pra, sa e vjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb gjuha jon\u00eb\u2026!? Pastaj, i entuziazmuar ai ngulmoi: \u201cPo, po\u2026 Gjuha jon\u00eb \u00ebsht\u00eb ky trungu kryesor k\u00ebtu, pa t\u00eb cilin k\u00ebto deg\u00eb q\u00eb formojn\u00eb kuror\u00ebn e k\u00ebsaj peme t\u00eb madhe nuk do t\u00eb mund t\u00eb ekzistonin. K\u00ebto deg\u00eb, ia marrin t\u00eb keqen k\u00ebtij trungu, \u2013 p\u00ebrfundoi me nj\u00eb ndjenj\u00eb krenarie ligj\u00ebrat\u00ebn e tij m\u00ebsues Minella. Ja, k\u00ebshtu e mbylli shpjegimin e tij, profesori i nderuar pasionant i Gjuh\u00ebs Shqipe q\u00eb, p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, edhe pas disa vitesh, ende nuk e kuptoja si\u00e7 duhej thelbin e atij shpjegimi mjaft dometh\u00ebn\u00ebs, q\u00eb kishte n\u00eb vetvete jo vet\u00ebm nj\u00eb mesazh t\u00eb madh, por edhe nj\u00eb filozofi t\u00eb nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtete, q\u00eb ne shqiptar\u00ebt na b\u00ebn t\u00eb ndihemi krenar\u00eb p\u00ebr gjuh\u00ebn ton\u00eb t\u00eb lasht\u00eb dhe t\u00eb bukur shqipe!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ilir \u00c7umani Pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, po sodisja me ngaz\u00ebllim maketin dekorativ me p\u00ebrmasa gjigande t\u00eb Fjalorit t\u00eb Gjuh\u00ebs Shqipe, i publikuar n\u00eb an\u00ebn e majt\u00eb t\u00eb godin\u00ebs s\u00eb Muzeut Historik Komb\u00ebtar n\u00eb Tiran\u00eb. Tek po e shijoja me admirim at\u00eb maket,\u00a0\u00a0(n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk m\u00eb p\u00eblqen t\u00eb p\u00ebrdor fjal\u00ebn \u201cinstalacion\u201d),\u00a0befas, m\u2019u shfaq\u00ebn para [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":19035,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[9,4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>\u201cK\u00ebrp\u00ebrata\u201d e analfabet\u00ebve t\u00eb politik\u00ebs dhe dijetar\u00ebt e braktisur - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=19034\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"\u201cK\u00ebrp\u00ebrata\u201d e analfabet\u00ebve t\u00eb politik\u00ebs dhe dijetar\u00ebt e braktisur - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Ilir \u00c7umani Pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, po sodisja me ngaz\u00ebllim maketin dekorativ me p\u00ebrmasa gjigande t\u00eb Fjalorit t\u00eb Gjuh\u00ebs Shqipe, i publikuar n\u00eb an\u00ebn e majt\u00eb t\u00eb godin\u00ebs s\u00eb Muzeut Historik Komb\u00ebtar n\u00eb Tiran\u00eb. Tek po e shijoja me admirim at\u00eb maket,\u00a0\u00a0(n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk m\u00eb p\u00eblqen t\u00eb p\u00ebrdor fjal\u00ebn \u201cinstalacion\u201d),\u00a0befas, m\u2019u shfaq\u00ebn para [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=19034\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-11-07T17:33:52+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Ilir-\u00c7umani.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"768\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"976\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"15 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=19034\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=19034\",\"name\":\"\u201cK\u00ebrp\u00ebrata\u201d e analfabet\u00ebve t\u00eb politik\u00ebs dhe dijetar\u00ebt e braktisur - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=19034#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=19034#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Ilir-\u00c7umani.jpg\",\"datePublished\":\"2019-11-07T17:33:52+00:00\",\"dateModified\":\"2019-11-07T17:33:52+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=19034#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=19034\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=19034#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Ilir-\u00c7umani.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Ilir-\u00c7umani.jpg\",\"width\":768,\"height\":976},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=19034#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"\u201cK\u00ebrp\u00ebrata\u201d e analfabet\u00ebve t\u00eb politik\u00ebs dhe dijetar\u00ebt e braktisur\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\u201cK\u00ebrp\u00ebrata\u201d e analfabet\u00ebve t\u00eb politik\u00ebs dhe dijetar\u00ebt e braktisur - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=19034","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"\u201cK\u00ebrp\u00ebrata\u201d e analfabet\u00ebve t\u00eb politik\u00ebs dhe dijetar\u00ebt e braktisur - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"Nga Ilir \u00c7umani Pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, po sodisja me ngaz\u00ebllim maketin dekorativ me p\u00ebrmasa gjigande t\u00eb Fjalorit t\u00eb Gjuh\u00ebs Shqipe, i publikuar n\u00eb an\u00ebn e majt\u00eb t\u00eb godin\u00ebs s\u00eb Muzeut Historik Komb\u00ebtar n\u00eb Tiran\u00eb. Tek po e shijoja me admirim at\u00eb maket,\u00a0\u00a0(n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk m\u00eb p\u00eblqen t\u00eb p\u00ebrdor fjal\u00ebn \u201cinstalacion\u201d),\u00a0befas, m\u2019u shfaq\u00ebn para [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=19034","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2019-11-07T17:33:52+00:00","og_image":[{"width":768,"height":976,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Ilir-\u00c7umani.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"15 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=19034","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=19034","name":"\u201cK\u00ebrp\u00ebrata\u201d e analfabet\u00ebve t\u00eb politik\u00ebs dhe dijetar\u00ebt e braktisur - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=19034#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=19034#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Ilir-\u00c7umani.jpg","datePublished":"2019-11-07T17:33:52+00:00","dateModified":"2019-11-07T17:33:52+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=19034#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=19034"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=19034#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Ilir-\u00c7umani.jpg","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Ilir-\u00c7umani.jpg","width":768,"height":976},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=19034#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"\u201cK\u00ebrp\u00ebrata\u201d e analfabet\u00ebve t\u00eb politik\u00ebs dhe dijetar\u00ebt e braktisur"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Ilir-\u00c7umani.jpg","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Ilir-\u00c7umani-150x150.jpg",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Ilir-\u00c7umani.jpg",768,976,false]},"categories_names":{"9":{"name":"Analiz\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=9"},"4":{"name":"Opinion","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=4"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Ilir-\u00c7umani-150x150.jpg",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Ilir-\u00c7umani.jpg",236,300,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Ilir-\u00c7umani.jpg",163,207,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Ilir-\u00c7umani.jpg",400,508,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Ilir-\u00c7umani.jpg",472,600,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Ilir-\u00c7umani.jpg",768,976,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Ilir-\u00c7umani.jpg",75,95,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Ilir-\u00c7umani.jpg",768,976,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19034"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=19034"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19034\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":19036,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19034\/revisions\/19036"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/19035"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=19034"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=19034"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=19034"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}