{"id":18968,"date":"2019-11-06T16:37:42","date_gmt":"2019-11-06T15:37:42","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=18968"},"modified":"2019-11-06T16:37:42","modified_gmt":"2019-11-06T15:37:42","slug":"dhunetaret-e-historise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=18968","title":{"rendered":"Dhun\u00ebtar\u00ebt e historis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Rexhep Qosja<\/strong><\/p>\n<p>Udh\u00ebheqja e Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs qe shum\u00eb vjet e dhunon historin\u00eb e Kosov\u00ebs!<\/p>\n<div id=\"sovrn\" class=\"desktop_ad ad_bottom_space\"><ins><\/ins><\/p>\n<div id=\"onetag-wrapper-3\" class=\"sovrn-onetag-ad\"><\/div>\n<\/div>\n<p>Udh\u00ebheqja e LDK-s\u00eb e dhunon historin\u00eb e Kosov\u00ebs duke e falsifikuar historin\u00eb e saj.<\/p>\n<p>Meqen\u00ebse historia e Kosov\u00ebs, e Kosov\u00ebs si territor historik i Shqip\u00ebris\u00eb, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs i historis\u00eb shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, kuptohet se udh\u00ebheqja e LDK-s\u00eb po e dhunon historin\u00eb e popullit shqiptar!<\/p>\n<p>Ky dhunim i historis\u00eb shqiptare ishte pun\u00eb e kahershme e udh\u00ebheqjes s\u00eb LDK-s\u00eb, e p\u00ebrshtrir\u00eb, e p\u00ebrthelluar, sidomos pas krijimit t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb dhe, si pasoj\u00eb e krijimit e t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb saj, e komprometimit praktik e historik t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb LDK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Metodologjia me t\u00eb cil\u00ebn LDK e dhunon dhe e falsifikon historin\u00eb e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb metodologji tipike staliniste.<\/p>\n<p>Udh\u00ebheqja e LDK-s\u00eb pa ngurrim dhe n\u00eb vijim\u00ebsi i mohon disa nga veprimet dhe disa nga ngjarjet e d\u00ebshmuara me data kur kan\u00eb ndodhur e me vendin ku kan\u00eb ndodhur n\u00eb t\u00eb cilat tregohen d\u00ebshtimet e mjerimet e saj politike.<\/p>\n<p>Udh\u00ebheqja e LDK-s\u00eb pa ngurrim p\u00ebrdor an\u00ebtar\u00eb e zyrtar\u00eb t\u00eb saj dhe gazetar\u00eb nga disa medie t\u00eb kolonizuara prej saj p\u00ebr sulme ndaj atyre studiuesve e intelektual\u00ebve q\u00eb i deklarojn\u00eb me goj\u00eb a me shkrime t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr veprimet, q\u00ebndrimet, sjelljet, b\u00ebmat, ngjarjet n\u00eb t\u00eb cilat shihen ato d\u00ebshtime e mjerime t\u00eb saja politike me pasoja kur m\u00eb t\u00eb pakta e kur t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr gjendjen e p\u00ebrtashme e p\u00ebr ardhm\u00ebrin\u00eb politike e komb\u00ebtare t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Shembull i sjelljes staliniste t\u00eb udh\u00ebheqjes s\u00eb LDK-s\u00eb ndaj atyre q\u00eb e kritikojn\u00eb, duke ua hequr maskat falsifikimeve e mashtrimeve t\u00eb saj t\u00eb historis\u00eb s\u00eb vet dhe t\u00eb historis\u00eb shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, \u00ebsht\u00eb sjellja e nj\u00eb zyrtari t\u00eb saj n\u00eb dit\u00ebn e ndarjes nga jeta t\u00eb Adem Dema\u00e7it. Ky zyrtar i LDK-s\u00eb nga nj\u00eb komun\u00eb e Kosov\u00ebs n\u00eb postimin e vet n\u00eb profilin e vet t\u00eb FB-ut, nuk e p\u00ebrmbajti urrejtjen e tij ndaj Adem Dema\u00e7it dhe duke e quajtur monstrum shprehu hapur g\u00ebzim t\u00eb cilin e emetuan m\u00eb pas disa medie elektronike pse, pse, pse m\u00eb n\u00eb fund \u201cP\u00ebr\u00e7ar\u00ebsi num\u00ebr 2 i shqiptar\u00ebve ka ikur nga kjo bot\u00eb! Pritet t\u00eb ik\u00eb edhe Shpendkeqja q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00ebsi num\u00ebr 1. K\u00ebta dy monstruma i b\u00ebn\u00eb pik\u00eb e pes\u00eb shqiptar\u00ebt\u201d! Me postimin e tij u pajtuan dhe u solidarizuan edhe dy zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb LDK-s\u00eb, nj\u00ebri prej tyre deputet n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Reagimet q\u00eb kjo deklarat\u00eb makabre e zyrtarit t\u00eb LDK-s\u00eb shkaktoi n\u00eb opinion, e detyruan udh\u00ebheqjen e LDK-s\u00eb ta detyroj\u00eb deklaruesin q\u00eb t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb falje familjes s\u00eb Adem Dema\u00e7it, por, natyrisht, jo edhe t\u00eb urryerit num\u00ebr 1 t\u00eb k\u00ebsaj specie q\u00eb me gjuh\u00eb t\u00eb shtaz\u00ebrishme t\u00eb hien\u00ebs politike d\u00ebshiron t\u00eb mbroj\u00eb Kosov\u00ebn me dhuratat q\u00eb udh\u00ebheqja e tij ua \u00e7onte Millosheviqit e Millutinoviqit! E dinte Udh\u00ebheqja e LDK-s\u00eb se kund\u00ebr t\u00eb urryerit num\u00ebr 1 do t\u00eb organizoj\u00eb fushata t\u00eb reja, fushata t\u00eb reja si\u00e7 ishte kjo mbas botimit t\u00eb shkrimit t\u00eb tij p\u00ebr reagimet tona \u201cgjith\u00ebkomb\u00ebtare\u201d kund\u00ebr Komitetit Nobel, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ajo, udh\u00ebheqja e LDK-s\u00eb, i p\u00ebrmblodhi af\u00ebr 50 an\u00ebtar\u00eb dhe rrog\u00ebtar\u00eb q\u00eb i stolis\u00ebn disa gazeta, disa televizione dhe shum\u00eb portale t\u00eb rrjetit social me urrejtje, shpifje, g\u00ebnjeshtra, denoncime partiake ldk-iste ndaj Rexhep Qosjes! Dhe, kjo fushat\u00eb e re e LDK-s\u00eb, le t\u00eb thuhet, e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb vjet\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se e atyre t\u00eb brezit t\u00eb ri t\u00eb saj, e shtyri Rexhep Qosjen t\u00eb shkruaj\u00eb k\u00ebt\u00eb skic\u00eb p\u00ebr politik\u00ebn falimentuese t\u00eb udh\u00ebheqjeve t\u00eb deritashme t\u00eb LDK-s\u00eb!<\/p>\n<p>Udh\u00ebheqja e LDK-s\u00eb reagonte gjithmon\u00eb mosduruesh\u00ebm kur i thuhej me goj\u00eb a me shkrim se programi i saj politik, i botuar s\u00eb pari n\u00eb gazet\u00ebn e Beogradit Nasha Borba, mandej n\u00eb revist\u00ebn Alternativa t\u00eb Shoqat\u00ebs Migjeni t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Slloveni, e, mandej edhe n\u00eb ditarin D\u00ebshmitar n\u00eb koh\u00eb historike, v\u00ebllimi 6, t\u00eb Rexhep Qosjes, ishte program p\u00ebr nj\u00eb autonomi t\u00eb Kosov\u00ebs m\u00eb t\u00eb rr\u00ebgjuar, m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr politikisht e juridikisht, se \u00e7\u2019ishte autonomia e vitit 1974. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ajo e fsheh tani k\u00ebt\u00eb program tre pash n\u00ebn dhe!<\/p>\n<p>Udh\u00ebheqja e LDK-s\u00eb reagonte mosduruesh\u00ebm kur i thuhej me goj\u00eb a me shkrim se pas krijimit, n\u00eb fund t\u00eb vitit 1989, ajo e kishte regjistruar partin\u00eb e saj, e quajtur Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs, ngjash\u00ebm me Lidhjen e Komunist\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb Beograd!<\/p>\n<p>Udh\u00ebheqja e LDK-s\u00eb reagonte e reagon dhe tani ashp\u00ebr, me fjal\u00eb fyese ndaj autor\u00ebve t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb se udh\u00ebheqja e saj e p\u00ebrparme, p\u00ebrmes kryetarit t\u00eb saj, sa e sa her\u00eb i ka penguar student\u00ebt t\u00eb \u00e7ohen n\u00eb demonstrata, duke u th\u00ebn\u00eb se ashtu do t\u00eb pengojn\u00eb zgjedhjet serbe n\u00eb Serbi n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<br \/>\nUdh\u00ebheqja e LDK-s\u00eb reagonte posa\u00e7\u00ebrisht vrazhd\u00eb kur i thuhej se me politik\u00ebn e saj, t\u00eb vet\u00ebquajtur paq\u00ebsore, e n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00ebnshtruese, si parti opozitare e Serbis\u00eb, duke p\u00ebrmbushur t\u00eb gjitha obligimet \u201cshtet\u00ebrore\u201d ndaj Serbis\u00eb, po e dob\u00ebsonte, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb po e shkat\u00ebrronte l\u00ebvizjen komb\u00ebtare n\u00eb krye me organizat\u00ebn studentore p\u00ebr lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Udh\u00ebheqja e LDK-s\u00eb reagonte shum\u00eb vrazhd\u00eb, kur i thuhej me goj\u00eb a me shkrim se n\u00eb mbledhjen e saj, n\u00eb objektin e Shoqat\u00ebs s\u00eb Shkrimtar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, ku e kishte selin\u00eb ajo, dit\u00ebn e vrasjes s\u00eb nj\u00eb pjes\u00ebtari t\u00eb lavdish\u00ebm t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar: sot \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb nj\u00eb mafi vrasja e t\u00eb cilit i ka g\u00ebzuar serb\u00ebt dhe shqiptar\u00ebt! Kjo informat\u00eb u \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb disa personave prej nj\u00eb an\u00ebtari t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb LDK-s\u00eb, q\u00eb sot me disa an\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes s\u00eb vet e mjel PDK-n\u00eb, e mandej \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb publike prej Komisarit p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut t\u00eb OKB-s\u00eb, Jirzhi Dintsbir.<\/p>\n<p>Udh\u00ebheqja e LDK-s\u00eb reagon vrazhd\u00eb, fyesh\u00ebm, kur shkruhet se prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Kryesis\u00eb s\u00eb saj, madje prej kryetarit t\u00eb saj, Ushtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb quajtur, kur dor\u00eb e zgjatur e Serbis\u00eb, kur grupe njer\u00ebzish t\u00eb frustruar, kur organizat\u00eb terroriste, kurse, si shkruante gazeta Koha Ditore me 22.9.1998, Komisarit p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut t\u00eb OKB-s\u00eb Jirzhi Dintsbir, i \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se U\u00c7K\u201d \u00ebsht\u00eb turpi m\u00eb i madh i popullit shqiptar\u201d!<\/p>\n<p>Udh\u00ebheqja e LDK-s\u00eb reagon vrazhd\u00eb edhe kur i tregohet e botuar Marr\u00ebveshja q\u00eb kryetari i saj, me 28 prill 1999, n\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebn e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, e ka n\u00ebnshkruar me kryetarin e at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb Serbis\u00eb, Millan Millutinoviq, me t\u00eb cil\u00ebn krijohet qeveria kuislinge e Kosov\u00ebs. Nd\u00ebrsa, Millan Millutinoviqi n\u00eb k\u00ebt\u00eb Marr\u00ebveshje n\u00ebnshkruhet si kryetar i Serbis\u00eb, kryetari i LDK-s\u00eb, i shpallur dhe kryetar i Kosov\u00ebs n\u00eb \u201czgjedhjet\u201d e vitit 1998 n\u00eb gjendje lufte!!! n\u00ebnshkruhet si kryetar i LDK-s\u00eb. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se n\u00ebnshkrimi i k\u00ebsaj Marr\u00ebveshjeje ishte akt tradhtie q\u00eb kryetari i LDK-s\u00eb po b\u00ebnte jo vet\u00ebm ndaj Kosov\u00ebs s\u00eb shpallur e pavarur n\u00eb mbledhjen e ish deputet\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Ka\u00e7anik, po edhe ndaj k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr Kosov\u00ebn e lir\u00eb e t\u00eb pavarur p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn po demonstronin, po burgoseshin e po vriteshin sa e sa student\u00eb e t\u00eb rinj t\u00eb tjer\u00eb. E aktet e tilla, t\u00eb tradhtis\u00eb, dihet si quhen, si gjykohen e si d\u00ebnohen n\u00eb politik\u00ebn, n\u00eb gjykatat e n\u00eb historin\u00eb e popujve historik\u00eb, me dinjitet e me kultur\u00eb politike e shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Udh\u00ebheqja e LDK-s\u00eb reagon vrazhd\u00eb, fyesh\u00ebm, me fjal\u00eb banale kur d\u00ebgjon a lexon se n\u00eb solemnitetin e n\u00ebnshkrimit t\u00eb asaj Marr\u00ebveshjeje kryetari i LDK-s\u00eb dhe i Kosov\u00ebs, i Kosov\u00ebs autonomi, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb koloni e Serbis\u00eb, do t\u2019i dhuroj\u00eb kryetarit t\u00eb Serbis\u00eb, Millan Millutinoviq, dhurata t\u00eb cilat, si\u00e7 do t\u00eb deklaroj\u00eb ai n\u00eb bised\u00eb me gazetar\u00ebt dit\u00ebn kur po dor\u00ebzonte detyr\u00ebn e kryetarit t\u00eb Serbis\u00eb dhe po b\u00ebhej gati t\u00eb udh\u00ebtonte p\u00ebr Hag\u00eb, p\u00ebr t\u2019iu paraqitur Gjykat\u00ebs Speciale Nd\u00ebrkomb\u00ebtare, do ta stolisin gjat\u00eb Kabinetin e tij n\u00eb Qeverin\u00eb e Serbis\u00eb!<\/p>\n<p>Udh\u00ebheqja e LDK-s\u00eb reagon vrazhd\u00eb, fyesh\u00ebm, kur i thuhet me goj\u00eb, n\u00eb radio e televizione a me shkrim n\u00eb gazeta se LDK-ja n\u00eb radh\u00ebt e saj kishte an\u00ebtar\u00eb e zyrtar\u00eb sekret\u00eb t\u00eb cil\u00ebt e informonin Sigurimin e Brendsh\u00ebm Shtet\u00ebror t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr p\u00ebrb\u00ebrjen dhe nj\u00eb varg \u00e7\u00ebshtjesh t\u00eb tjera q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin me Ushtrin\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs!<\/p>\n<div id=\"videoad\"><\/div>\n<div id=\"pa_1x1_psbk_1573054503344\"><\/div>\n<p>Udh\u00ebheqja e LDK-s\u00eb reagon ashp\u00ebr, fyesh\u00ebm, k\u00ebrc\u00ebnuesh\u00ebm kur i thuhet me goj\u00eb n\u00eb radio e televizion a me shkrime n\u00eb gazeta se kryetari i LDK-s\u00eb, nj\u00eb koh\u00eb pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb Marr\u00ebveshjes me Millan Millutinoviqin do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb Beograd, n\u00eb takim me kryetarin e Serbis\u00eb, Sllobodan Millosheviqin, t\u00eb cilit do t\u2019i \u00e7ohen dhurata si Millan Millutinoviqit me rastin e n\u00ebnshkrimit t\u00eb asaj Marr\u00ebveshjeje. \u00c7ka \u00ebsht\u00eb biseduar, \u00e7ka ka ndodhur, \u00e7ka \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar n\u00eb at\u00eb takim do ta thon\u00eb nj\u00eb dit\u00eb arkivat e Serbis\u00eb, t\u00eb cilat sot p\u00ebr sot nuk mund t\u2019i shfryt\u00ebzojn\u00eb historian\u00ebt shqiptar\u00eb. Tani p\u00ebr tani dihet vet\u00ebm se mbas atij takimi kryetari i LDK-s\u00eb, i quajtur kryetar historik i Kosov\u00ebs, koloni e Serbis\u00eb, i p\u00ebrcjell\u00eb prej njer\u00ebzve t\u00eb Milloshit do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb Aeroportin e Beogradit dhe prej tij do t\u00eb fluturoj\u00eb p\u00ebr Itali, ku pa u vonuar shum\u00eb, do t\u00eb deklaroj\u00eb se duhet t\u00eb ndalen bombardimet e Serbis\u00eb prej Forcave t\u00eb NATO-s! Dhe, do t\u00eb shtoj\u00eb: Millosheviqi \u00ebsht\u00eb lideri i nderuar i Serbis\u00eb me t\u00eb cilin duhet t\u00eb bisedohet!<\/p>\n<p>Se takimet dhe bisedat e disahershme t\u00eb kryetarit t\u00eb LDK-s\u00eb dhe kryetarit t\u00eb Kosov\u00ebs koloni e Serbis\u00eb me Millutinoviqin, p\u00ebrmbanin nj\u00eb turp p\u00ebr Kosov\u00ebn \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb prej shum\u00eb veprimtar\u00ebve politik\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb e n\u00eb Evrop\u00eb. Nj\u00eb d\u00ebshmi p\u00ebr karakterin dhe \u201cdinjitetin\u201d e k\u00ebtyre takimeve Millosheviq \u2013 Rugova do ta l\u00ebr\u00eb nj\u00ebri prej kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb Milloshit, i cili shkruante edhe p\u00ebr disa gazeta evropiane, malazezi Stojan Ceroviq, i lindur n\u00eb vitin 1949 e i vdekur n\u00eb vitin 2005, n\u00eb librin e tij Dalje nga historia. Aty, p\u00ebrpos t\u00eb tjerash, ai do t\u00eb shkruaj\u00eb: n\u00eb gjysm\u00ebn e viteve t\u00eb n\u00ebnt\u00ebdhjeta nj\u00eb diplomat amerikan i propozon atij, Ceroviqit, t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb Uashington dhe atje t\u00eb vizitoj\u00eb Arkivin q\u00eb po krijohej. Kur Ceroviqi e pyet se \u00e7ka do t\u00eb ishte me interes p\u00ebr t\u00eb n\u00eb at\u00eb Arkiv ai, diplomati amerikan, do t\u2019i p\u00ebrgjigjet: aty do t\u00eb gjesh, fjala vjen, edhe raportet e Ambasad\u00ebs Amerikane n\u00eb Beograd n\u00eb t\u00eb cilat tregohet se sa \u00ebsht\u00eb i korruptuar kryetari i LDK-s\u00eb.<br \/>\nNuk ka dyshim se cil\u00ebsori i korruptuar flet jo vet\u00ebm p\u00ebr korrupsionin material po edhe p\u00ebr korrupsionin politik t\u00eb kryetarit t\u00eb LDK-s\u00eb!<\/p>\n<p>12.Udh\u00ebheqja e LDK-s\u00eb reagon vrazhd\u00eb, tmerruesh\u00ebm, k\u00ebrc\u00ebnuesh\u00ebm kur gojarisht a me shkrim i b\u00ebhen pyetje se \u00e7ka ka b\u00ebr\u00eb ajo gjat\u00eb nj\u00eb vargu vitesh me parat\u00eb e popullit, me at\u00eb tre p\u00ebrqind\u00ebshin, q\u00eb milej prej popullit? Ku shkuan gjith\u00eb ata miliona t\u00eb mbledhur n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb shtetet e Evrop\u00ebs, n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs e n\u00eb shtetet e kontinentet e tjera ku jetonin e punonin shqiptar\u00eb, nuk u ble me to e me t\u00eb tjera t\u00eb mjela si ato prej popullit vet\u00ebm sht\u00ebpia e kryetarit t\u00eb LDK-s\u00eb! U blen\u00eb edhe t\u00eb mira t\u00eb tjera, edhe pasuri t\u00eb tjera, edhe privilegje e lukse t\u00eb tjera t\u00eb drejtuesve t\u00eb LDK-s\u00eb dhe shfryt\u00ebzuesve t\u00eb djers\u00ebs s\u00eb m\u00ebrgimtar\u00ebve tan\u00eb t\u00eb degdisur n\u00eb Bot\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk kemi shtet t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs se po t\u00eb kishim, udh\u00ebheqja e LDK-s\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb jepte p\u00ebrgjigje para prokuror\u00ebve e pastaj para gjykat\u00ebsve p\u00ebr fatin e gjith\u00eb atyre milionave ashtu si p\u00ebr fatin e shum\u00eb milionave t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Udh\u00ebheqja e LDK-s\u00eb reagon me mospajtim t\u00eb disafytyrsh\u00ebm kur i thuhet se q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e dhun\u00ebs e terrorit t\u00eb regjimit t\u00eb Millosheviqit e ka uzurpuar e privatizuar Akademin\u00eb e Shkencave e t\u00eb Arteve t\u00eb Kosov\u00ebs me 12-13 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Kryesis\u00eb e t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb saj, duke e sunduar qe 25 vjet me 3 \u201ckryepartiak\u00eb\u201d e dy sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb t\u00eb tyre dhe duke e b\u00ebr\u00eb filial banke prej t\u00eb cilit i mbushin xhepat ata me shum\u00eb shtesa, honorar e paushall\u00eb, q\u00eb rrjedhin pandalsh\u00ebm, dhe duke ua mbyllur dyert e saj disa shkrimtar\u00ebve t\u00eb shquar, disa gjuh\u00ebtar\u00ebve t\u00eb shquar, disa historian\u00ebve t\u00eb shquar t\u00eb popullit, disa historian\u00ebve t\u00eb shquar t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, disa mjek\u00ebve e disa studiuesve t\u00eb tjer\u00eb shkencor\u00eb shum\u00eb t\u00eb merituar pse s\u2019ishin an\u00ebtar\u00eb t\u00eb LDK-s\u00eb!<br \/>\nUdh\u00ebheqja e LDK-s\u00eb reagon skajsh\u00ebm pezmatuesh\u00ebm, vrazhd\u00eb dhe k\u00ebrc\u00ebnuesh\u00ebm kur i p\u00ebrmendet FARK-u (Forcat e Armatosura t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs). Pse t\u00eb mos reagoj\u00eb ashtu? Udh\u00ebheqja e LDK-s\u00eb e kishte krijuar FARK-un jo p\u00ebr t\u00eb luftuar p\u00ebr lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs n\u00eb koh\u00ebn kur p\u00ebr lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs ishte duke luftuar Ushtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs e njohur prej Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe Evrop\u00ebs. Udh\u00ebheqja e LDK-s\u00eb e kishte krijuar FARK-un si gjoja ushtri t\u00eb saj p\u00ebr t\u00eb mos lejuar q\u00eb U\u00c7K-ja t\u00eb marr\u00eb pushtetin. FARK-u n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ishte forca e shkret\u00eb e udh\u00ebheqjes s\u00eb LDK-s\u00eb p\u00ebr luft\u00eb qytetare pas \u00e7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs. Por, p\u00ebr fat djemt\u00eb e FARK-ut shpejt do t\u00eb kuptojn\u00eb se p\u00ebr \u00e7far\u00eb q\u00ebllimi kund\u00ebrkomb\u00ebtar i kishte mbledhur ata udh\u00ebheqja e LDK-s\u00eb, prandaj do t\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb radh\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb. Marr\u00ebveshja e n\u00ebnshkruar prej kryetarit t\u00eb Serbis\u00eb, Millan Millutinoviq, dhe kryetarit t\u00eb LDK-s\u00eb, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ishte \u201ckushtetuta\u201d e vonuar serbo-shqiptare me t\u00eb cil\u00ebn b\u00ebhej i ligjsh\u00ebm pushteti, pushteti i LDK-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00ebn autonomi e Serbis\u00eb.<br \/>\nT\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnat e sip\u00ebrth\u00ebna d\u00ebshmojn\u00eb se Redaksia e gazet\u00ebs s\u00eb njohur franceze, Le Monde, ishte treguar shum\u00eb largpam\u00ebse n\u00eb q\u00ebndrimet e saj parath\u00ebn\u00ebse ndaj politik\u00ebs s\u00eb LDK-s\u00eb kur kryetarin e saj, n\u00eb fillimet e karrier\u00ebs s\u00eb tij ldk-iste, e kishte paraqitur p\u00ebrmes nj\u00eb karikature n\u00eb prehrin e Millosheviqit, i cili do t\u00eb ushtroj\u00eb dhun\u00eb e terror, krime lufte e krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit n\u00eb Kosov\u00eb dhe do t\u2019i d\u00ebboj\u00eb af\u00ebr tet\u00ebqind mij\u00eb shqiptar\u00eb prej Kosov\u00ebs n\u00eb pranver\u00ebn e vitit 1999 jo vet\u00ebm duke mos qen\u00eb aspak i trazuar prej partis\u00eb s\u00eb pag\u00ebzuar LDK, po, p\u00ebrkundrazi, duke qen\u00eb i vizituar ai vet\u00eb dhe kryetari para tij, i Serbis\u00eb, Millan Millutinoviq, me dhurata nga duart e kryetarit t\u00eb LDK-s\u00eb!<br \/>\nNuk e quaj t\u00eb nevojshme t\u2019i komentoj reagimet e udh\u00ebheqjeve t\u00eb LDK-s\u00eb ndaj t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb p\u00ebr politik\u00ebn e saj d\u00ebgjohen a shkruhen prej historian\u00ebve a intelektual\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Prishtin\u00eb, t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb a kudo qoft\u00eb tjet\u00ebr.<br \/>\nE quaj t\u00eb nevojshme vet\u00ebm t\u2019ia sjell n\u00eb mendje k\u00ebsaj udh\u00ebheqjeje dy t\u00eb v\u00ebrteta q\u00eb n\u00eb shtetet demokratike, me tradita shtet\u00ebrore, kulturore e qytet\u00ebruese, jan\u00eb ligje etike e juridike.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta e par\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo: kryetar kuvendi, kryeminist\u00ebr apo kryetar shteti nuk b\u00ebhesh p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb qejfe, p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb e p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb ushqime e pije sa m\u00eb t\u00eb shtrenjta e falas, p\u00ebr t\u00eb bredhur n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb zyrtarisht a jozyrtarisht, p\u00ebr t\u2019u pasuruar duke keqp\u00ebrdorur karriget politike, p\u00ebr t\u2019u rrethuar me servil\u00eb e mendjepakt\u00eb, q\u00eb b\u00ebjn\u00eb krejt \u00e7ka u thuhet mir\u00eb e keq! Kryetar kuvendi, kryeminist\u00ebr e kryetar shteti, nuk b\u00ebhesh, pra, p\u00ebr t\u00eb zhvatur shtetin. Jo. Kryetar kuvendi, kryeminist\u00ebr e sidomos kryetar shteti, b\u00ebhesh, si\u00e7 ishte b\u00ebr\u00eb kryetari i LDK-s\u00eb kryetar i Kosov\u00ebs koloni e, mandej, shtet protektorat, q\u00eb, n\u00eb rast se e k\u00ebrkojn\u00eb pun\u00ebt tragjike historike, edhe p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb jet\u00ebn p\u00ebr at\u00eb shtet, p\u00ebr nderim e dinjitetin e popullit q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson. E jo, jo, jo p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnshkruar Marr\u00ebveshje tradhtie si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb u n\u00ebnshkrua prej kryetarit t\u00eb LDK-s\u00eb e t\u00eb Kosov\u00ebs me kryetarin e Serbis\u00eb, shtetit okupator t\u00eb Kosov\u00ebs, Millan Millutinoviqin m\u00eb 28 prill, 1999!<\/p>\n<p><strong>E v\u00ebrteta e dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p>Krim nuk quhet vet\u00ebm vrasja e njeriut, po edhe vrasja e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe e t\u00eb drejt\u00ebs.<\/p>\n<p>Udh\u00ebheqja e LDK-s\u00eb po vret t\u00eb v\u00ebrtetat dhe t\u00eb drejtat q\u00eb nuk i p\u00eblqejn\u00eb, q\u00eb nuk jan\u00eb n\u00eb interesin e saj, q\u00eb e zbulojn\u00eb, e p\u00ebrfushin, e tregojn\u00eb politik\u00ebn e saj n\u00eb thelbin e saj: gjithnj\u00eb politik\u00eb e mjer\u00eb e, si\u00e7 u pa m\u00eb lart, n\u00eb disa raste edhe politik\u00eb tradhtare.<\/p>\n<p>P\u00ebr fatin e historis\u00eb shqiptare, k\u00ebto vrasje jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshme.<\/p>\n<p>Historin\u00eb e Kosov\u00ebs, historin\u00eb shkencore t\u00eb Kosov\u00ebs, nuk do ta shkruaj\u00eb LDK-ja po historian\u00ebt. Historia e falsifikuar q\u00eb LDK-ja e ka shkruar p\u00ebr veten e Kosov\u00ebn do t\u00eb ket\u00eb fatin e historive partiake e shtet\u00ebrore q\u00eb Stalini e Du\u00e7e kishin shkruar p\u00ebr partit\u00eb e tyre dhe p\u00ebr shtetet q\u00eb kishin sunduar me dhun\u00eb: do t\u00eb hidhet n\u00eb plehun e historis\u00eb!<\/p>\n<p>Historin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb bashkuar nuk do ta shkruajn\u00eb partit\u00eb po historian\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Kosov\u00ebs s\u00eb Bashkuar. Nj\u00eb shkrues i saj jam edhe un\u00eb jo vet\u00ebm me Ditar\u00ebt e mi.<\/p>\n<p>Por, para se t\u00eb shkruhet kjo histori e Kosov\u00ebs, pasi Kosova t\u00eb b\u00ebhet shtet i s\u00eb drejt\u00ebs, shpresoj q\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetat dhe t\u00eb drejtat t\u00eb cilat do t\u2019u shp\u00ebtojn\u00eb vrasjeve prej rrenave, shpifjeve e urrejtjeve t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve, t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb kryehersh\u00ebm dhe t\u00eb m\u00ebvonsh\u00ebm t\u00eb LDK-s\u00eb dhe t\u00eb rrog\u00ebtar\u00ebve t\u00eb saj do t\u2019i sjellin shum\u00eb t\u00eb dh\u00ebna e d\u00ebshmi t\u00eb reja arkivore e kujtimore asaj historie.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Rexhep Qosja Udh\u00ebheqja e Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs qe shum\u00eb vjet e dhunon historin\u00eb e Kosov\u00ebs! Udh\u00ebheqja e LDK-s\u00eb e dhunon historin\u00eb e Kosov\u00ebs duke e falsifikuar historin\u00eb e saj. Meqen\u00ebse historia e Kosov\u00ebs, e Kosov\u00ebs si territor historik i Shqip\u00ebris\u00eb, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs i historis\u00eb shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, kuptohet se udh\u00ebheqja e LDK-s\u00eb po [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":17720,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[9,4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Dhun\u00ebtar\u00ebt e historis\u00eb - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=18968\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Dhun\u00ebtar\u00ebt e historis\u00eb - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Rexhep Qosja Udh\u00ebheqja e Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs qe shum\u00eb vjet e dhunon historin\u00eb e Kosov\u00ebs! Udh\u00ebheqja e LDK-s\u00eb e dhunon historin\u00eb e Kosov\u00ebs duke e falsifikuar historin\u00eb e saj. Meqen\u00ebse historia e Kosov\u00ebs, e Kosov\u00ebs si territor historik i Shqip\u00ebris\u00eb, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs i historis\u00eb shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, kuptohet se udh\u00ebheqja e LDK-s\u00eb po [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=18968\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-11-06T15:37:42+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Rexhep-Qosja-768x432.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"768\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"432\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"16 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=18968\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=18968\",\"name\":\"Dhun\u00ebtar\u00ebt e historis\u00eb - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=18968#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=18968#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Rexhep-Qosja-768x432.png\",\"datePublished\":\"2019-11-06T15:37:42+00:00\",\"dateModified\":\"2019-11-06T15:37:42+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=18968#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=18968\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=18968#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Rexhep-Qosja-768x432.png\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Rexhep-Qosja-768x432.png\",\"width\":768,\"height\":432},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=18968#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Dhun\u00ebtar\u00ebt e historis\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Dhun\u00ebtar\u00ebt e historis\u00eb - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=18968","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Dhun\u00ebtar\u00ebt e historis\u00eb - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"Nga Rexhep Qosja Udh\u00ebheqja e Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs qe shum\u00eb vjet e dhunon historin\u00eb e Kosov\u00ebs! Udh\u00ebheqja e LDK-s\u00eb e dhunon historin\u00eb e Kosov\u00ebs duke e falsifikuar historin\u00eb e saj. Meqen\u00ebse historia e Kosov\u00ebs, e Kosov\u00ebs si territor historik i Shqip\u00ebris\u00eb, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs i historis\u00eb shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, kuptohet se udh\u00ebheqja e LDK-s\u00eb po [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=18968","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2019-11-06T15:37:42+00:00","og_image":[{"width":768,"height":432,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Rexhep-Qosja-768x432.png","type":"image\/png"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"16 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=18968","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=18968","name":"Dhun\u00ebtar\u00ebt e historis\u00eb - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=18968#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=18968#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Rexhep-Qosja-768x432.png","datePublished":"2019-11-06T15:37:42+00:00","dateModified":"2019-11-06T15:37:42+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=18968#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=18968"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=18968#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Rexhep-Qosja-768x432.png","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Rexhep-Qosja-768x432.png","width":768,"height":432},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=18968#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Dhun\u00ebtar\u00ebt e historis\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Rexhep-Qosja-768x432.png","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Rexhep-Qosja-768x432-150x150.png",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Rexhep-Qosja-768x432.png",768,432,false]},"categories_names":{"9":{"name":"Analiz\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=9"},"4":{"name":"Opinion","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=4"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Rexhep-Qosja-768x432-150x150.png",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Rexhep-Qosja-768x432.png",300,169,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Rexhep-Qosja-768x432.png",305,172,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Rexhep-Qosja-768x432.png",400,225,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Rexhep-Qosja-768x432.png",600,338,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Rexhep-Qosja-768x432.png",768,432,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Rexhep-Qosja-768x432.png",130,73,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Rexhep-Qosja-768x432.png",768,432,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18968"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=18968"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18968\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":18969,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18968\/revisions\/18969"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/17720"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=18968"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=18968"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=18968"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}