{"id":18555,"date":"2019-10-27T09:46:01","date_gmt":"2019-10-27T08:46:01","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=18555"},"modified":"2019-10-27T09:47:11","modified_gmt":"2019-10-27T08:47:11","slug":"pas-reagimeve-kunder-komitetit-te-nobelit-ti-hedhim-nje-veshtrim-vetvetes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=18555","title":{"rendered":"Pas reagimeve kund\u00ebr komitetit t\u00eb Nobelit, t\u2019i hedhim nj\u00eb v\u00ebshtrim vetvetes"},"content":{"rendered":"<p>Nga Rexhep Qosja<\/p>\n<p><strong>Peter Handke! \u00c7mimi Nobel! \u2013\u00a0<\/strong>Qe m\u00eb tep\u00ebr se tri jav\u00eb Peter Handke ishte em\u00ebr shum\u00eb i shpesht\u00eb n\u00eb fjalor\u00ebt e disa politikan\u00ebve, disa ministrave, disa deputet\u00ebve, disa diplomat\u00ebve disa ambasador\u00ebve, i kryetar\u00ebve e i kryeministrave dhe i disa shkrimtar\u00ebve tan\u00eb, mes t\u00eb cil\u00ebve, me nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, t\u00eb zbeht\u00eb, isha edhe un\u00eb.<br \/>\nMe Peter Handken un\u00eb jam marr\u00eb, po ashtu shkurtimisht, edhe para luft\u00ebs e n\u00eb koh\u00ebn e luft\u00ebs son\u00eb \u00e7lirimtare, kur shumica e atyre q\u00eb tani u mor\u00ebn me t\u00eb, ndoshta nuk ia kishin d\u00ebgjuar emrin.<br \/>\nQe m\u00eb tep\u00ebr se tri jav\u00eb Peter Handke u b\u00eb emri aq i shpesht\u00eb n\u00eb fjalor\u00ebt politik\u00eb, diplomatik\u00eb, letrar\u00eb e shkencore t\u00eb politikan\u00ebve, shtetar\u00ebve, shkrimtar\u00ebve e krijuesve tan\u00eb t\u00eb tjer\u00eb sepse iu dha \u00c7mimi Nobel.<br \/>\nPo t\u00eb mos iu kishte dh\u00ebn\u00eb ky \u00c7mimi ai, Peter Handke, do t\u00eb mbetej i panjohur, i harruar p\u00ebr goj\u00ebtar\u00ebt tan\u00eb t\u00eb p\u00ebrmendur, si\u00e7 kishte qen\u00eb i harruar e i panjohur m\u00eb par\u00eb me gjith\u00eb veprimtarin\u00eb e tij politike q\u00eb tani po quhet veprimtari kriminale.<br \/>\nSigurisht se nuk kam pasur mund\u00ebsi t\u00eb m\u00ebsoj se sa u fol p\u00ebr Peter Handken e nobelizuar n\u00eb kontinente e n\u00eb vende t\u00eb tjera, por, megjithat\u00eb, mund t\u00eb them se n\u00eb asnj\u00eb vend tjet\u00ebr n\u00eb Evrop\u00eb e n\u00eb kontinente t\u00eb tjera, politikan\u00ebt, shtetar\u00ebt dhe diplomat\u00ebt nuk i kushtuan kujdes si\u00e7 i kushtuan politikan\u00ebt, shtetar\u00ebt, diplomat\u00ebt, shkrimtar\u00ebt, krijuesit tan\u00eb t\u00eb tjer\u00eb dhe dy akademit\u00eb tona: ajo e shkencave e Shqip\u00ebris\u00eb dhe ajo e shkencave dhe e arteve e Kosov\u00ebs!<br \/>\nDuket se politikan\u00ebt, shtetar\u00ebt, diplomat\u00ebt, shkrimtar\u00ebt, e krijuesit e tjer\u00eb dhe akademit\u00eb e shkencave dhe t\u00eb shkencave e t\u00eb arteve t\u00eb vendeve t\u00eb tjera kishin pun\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb sotmen e t\u00eb ardhmen e vendeve t\u00eb tyre e t\u00eb popujve t\u00eb tyre sesa t\u00eb merreshin me Peter Handken gjer\u00eb e gjat\u00eb. Politikan\u00ebt, shtetar\u00ebt, diplomat\u00ebt e vendeve t\u00eb tjera si duket u kujdesen t\u00eb mos e shkelnin nj\u00eb parim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, t\u00eb demokracis\u00eb moderne: mosp\u00ebrzierjen e tyre politike, shtet\u00ebrore e policore, n\u00eb vlerat artistike t\u00eb krijimtaris\u00eb shpirt\u00ebrore dhe n\u00eb lirin\u00eb e mendimit e t\u00eb shprehjes t\u00eb krijuesve letrar\u00eb, artistik\u00eb e shkencor\u00eb.<br \/>\nPeter Handke \u00ebsht\u00eb poet, prozator, skenarist, p\u00ebrkthyes, q\u00eb ka shkruar nj\u00eb num\u00ebr veprash, q\u00eb jan\u00eb \u00e7muar vepra me vlera artistike, t\u00eb pangarkuara, dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb pacenuara, prej ideologjive dhe politikave totalitare, despotike, tiranike, diktatoriale.<br \/>\nK\u00ebto vepra t\u00eb tij letrare artistike, si\u00e7 mund t\u00eb jet\u00eb menduar n\u00eb Komitetin Nobel e n\u00eb Akademin\u00eb Mbret\u00ebrore t\u00eb Suedis\u00eb, i kan\u00eb plot\u00ebsuar tri kriteret, q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb p\u00ebrzgjedhjen e veprave q\u00eb do t\u00eb \u00e7mohen me \u00c7mimin Nobel, e q\u00eb jan\u00eb: e para, vlera letrare artistike, e dyta, risit\u00eb formale e strukturore dhe, e treta, humanizmi.<br \/>\nPor, k\u00ebto tri vlera t\u00eb vepr\u00ebs letrare artistike t\u00eb Peter Handkes, t\u00eb pacenuara nga veprimtaria e tij publike, politike para fillimit t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb ish Jugosllavin\u00eb, ai i njollosi mbasi filloi kjo luft\u00eb e, sidomos, mbasi kjo luft\u00eb u p\u00ebrshtri n\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb e n\u00eb Kosov\u00eb.<br \/>\nDuke e p\u00ebrkrahur Kryetarin e Jugosllavis\u00eb s\u00eb shkurtuar (Serbia e Mali i Zi) e mandej, kryetar i Serbis\u00eb, kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviqin, duke pranuar t\u00eb jet\u00eb d\u00ebshmitar mbrojt\u00ebs i tij n\u00eb Gjykat\u00ebn e Hag\u00ebs, duke mbajtur fjalim n\u00eb varrimin e tij n\u00eb Serbi, Peter Handke, si qytetar, si intelektual, si shkrimtar e harroi misionin e krijuesit letrar dhe p\u00ebrkrahu dhun\u00ebn e terrorin e tij, krimet e luft\u00ebs dhe krimet kund\u00ebr njer\u00ebzimit q\u00eb b\u00ebri regjimi i Millosheviqit, sidomos n\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb e n\u00eb Kosov\u00eb.<br \/>\nI p\u00ebrkrahu me goj\u00eb! I p\u00ebrkrahur me veprimtari politike! I p\u00ebrkrahu si gazetar e publicist!<br \/>\nPor, i p\u00ebrkrahu pa arm\u00eb n\u00eb dor\u00eb, i p\u00ebrkrahu ndryshe nga shkrimtari rus i quajtur Limonov, i cili serb\u00ebt n\u00eb Bosnj\u00eb i p\u00ebrkrahu duke u veshur n\u00eb uniform\u00eb ushtarake e duke u armatosur me kallash!<br \/>\nPavar\u00ebsisht se duke p\u00ebrkrahur Millosheviqin dhe regjimin e tij hapur p\u00ebrkrahu dhun\u00eb, terror, krime lufte e krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit, dhe e turp\u00ebroi ashtu gjith\u00eb krijimtarin\u00eb e tij intelektuale, Peter Handke u \u201cngush\u00ebllua\u201d dhe u p\u00ebrpoq t\u00eb ngush\u00eblloj\u00eb edhe t\u00eb tjer\u00eb se k\u00ebt\u00eb p\u00ebrkrahje e shprehu n\u00eb saj\u00eb t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb krijuesve t\u00eb krijimtaris\u00eb shpirt\u00ebrore p\u00ebr mendim e shprehje t\u00eb lir\u00eb, t\u00eb pandaluar, t\u00eb pacensuruar!<br \/>\nDuke e pasur parasysh t\u00eb drejt\u00ebn e krijuesve, t\u00eb cil\u00ebt vepr\u00ebn e tyre letrare, pra thjesht letrare, nuk e kan\u00eb cenuar me p\u00ebrmbajtje, me ideologji e me politik\u00eb totalitare, tiranike, despotike, diktatoriale, ksenofobe a raciste, Komiteti Nobel dhe Akademia Mbret\u00ebrore e Suedis\u00eb edhe ia dha \u00e7mimin Nobel Peter Handkes.<br \/>\nAshtu si\u00e7 e thon\u00eb disa teorik\u00eb, e theksoj, vet\u00ebm disa teorik\u00eb t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, ashtu edhe Akademia Mbret\u00ebrore e Suedis\u00eb e shk\u00ebputi plot\u00ebsisht vepr\u00ebn letrare artistike t\u00eb Pet\u00ebr Handkes prej krijimtaris\u00eb dhe deklaratave t\u00eb tij publike jasht\u00ebletrare!<br \/>\nPolitikan\u00ebt, shtetar\u00ebt, diplomat\u00ebt, shkrimtar\u00ebt, krijuesit tan\u00eb t\u00eb tjer\u00eb dhe akademit\u00eb tona t\u00eb shkencave dhe t\u00eb shkencave e t\u00eb arteve k\u00ebrkuan prej asaj Akademie t\u2019ia anuloj\u00eb \u00c7mimin Nobel Peter Handkes. Dhe, kur e b\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb harruan di\u00e7ka: harruan \u00e7ka nuk do t\u00eb duhej t\u00eb harronin! Harruan se kjo Akademi nuk ia kishte anuluar \u00c7mimin Nobel shkrimtarit t\u00eb shquar norvegjez, Knut Hamsun, t\u00eb cilit ky \u00c7mim i ishte dh\u00ebn\u00eb n\u00eb vitin 1920, por ai n\u00eb fillim t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore kishte p\u00ebrkrahur me goj\u00eb e me dor\u00eb nazizmin dhe Hitlerin! Norvegjia e kishte shpallur tradhtar t\u00eb Kombit, Knut Hamsunin, por, megjithat\u00eb, nuk e kishte pushkatuar.<br \/>\nDhe harruan \u00e7ka nuk do t\u00eb duhej t\u00eb harrohej: harruan se Akademia Mbret\u00ebrore e Suedis\u00eb nuk ia kishte anuluar \u00c7mimin Nobel p\u00ebr paqe kryeministres s\u00eb Birmanis\u00eb, Aung San Suu Kyi, e cila, jo shum\u00eb koh\u00eb mbasi iu dha ky \u00c7mim, mori pjes\u00eb n\u00eb vrasjet masive dhe zhvendosjen e dhunshme t\u00eb mysliman\u00ebve Rohinga prej Birmanis\u00eb!<\/p>\n<div id=\"videoad\"><\/div>\n<div id=\"pa_1x1_psbk_1572165862059\"><\/div>\n<p>Harruan dhe \u00e7ka krejt tjet\u00ebr nuk harruan politikan\u00ebt, diplomat\u00ebt, shkrimtar\u00ebt, krijuesit tan\u00eb t\u00eb tjer\u00eb dhe dy akademit\u00eb tona \u2013 Akademia e Shkencave e Shqip\u00ebris\u00eb dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosov\u00ebs kur k\u00ebrkuan t\u2019i anulohet \u00c7mimi Nobel Peter Handkes.<br \/>\nHarruan t\u2019i l\u00ebn\u00eb pak \u00e7aste t\u00eb pushojn\u00eb Komitetin Nobel, Akademin\u00eb Mbret\u00ebrore t\u00eb Suedis\u00eb, \u00c7mimin e saj Nobel dhe t\u00eb nobelizuarin Peter Handke. T\u2019i l\u00ebn\u00eb shkurt t\u00eb pushojn\u00eb ato tri institucione suedeze e austriakun e nobelizuar p\u00ebr let\u00ebrsi dhe t\u2019ia hedhin nj\u00eb sy t\u00eb djeshmes dhe t\u00eb sotmes son\u00eb politike, letrare, shkencore, kulturore, dhe, natyrisht jet\u00ebshkrimeve, veprimeve, veprave t\u00eb disa figurave tona politike, shtet\u00ebrore, letrare, artistike, shkencore.<br \/>\nSikur t\u2019ua hidhnin syrin k\u00ebtyre figurave tona politike e krijuese, k\u00ebsaj t\u00eb djeshmeje e k\u00ebsaj t\u00eb sotmeje ton\u00eb, at\u00ebher\u00eb do ta zvog\u00eblonin sadopak retorik\u00ebn kund\u00ebr Akademis\u00eb Mbret\u00ebrore t\u00eb Suedis\u00eb e kund\u00ebr Peter Handkes. Dhe, do ta zvog\u00eblonin sadopak k\u00ebt\u00eb retorik\u00eb sepse institucion t\u00eb m\u00ebkatsh\u00ebm si ajo Akademi suedeze q\u00eb jep \u00c7mimin Nobel dhe individ\u00eb t\u00eb m\u00ebkatsh\u00ebm politikisht kur m\u00eb pak e kur m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb Peter Handke do t\u00eb gjenin edhe n\u00eb historin\u00eb ton\u00eb t\u00eb djeshme e mund t\u00eb jet\u00eb edhe n\u00eb historin\u00eb ton\u00eb t\u00eb sotme.<br \/>\nDesh\u00ebn s\u2019desh\u00ebn goj\u00ebtar\u00ebt tan\u00eb kund\u00ebr Akademis\u00eb Mbret\u00ebrore t\u00eb Suedis\u00eb dhe Peter Handkes do t\u00eb shihnin politikan\u00eb e shtetar\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb mes dy luft\u00ebrave bot\u00ebrore, q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrkrahnin Benito Musolinin, do t\u00eb shihnin politikan\u00eb e shtetar\u00eb t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm shqiptar\u00eb, por edhe ndonj\u00eb krijues q\u00eb do t\u00eb merrnin pjes\u00eb n\u00eb institucionet shtet\u00ebrore fashiste, q\u00eb do t\u00eb krijoj\u00eb Du\u00e7eja n\u00eb Shqip\u00ebri. E Du\u00e7eja, si\u00e7 dihej, duke b\u00ebr\u00eb dhun\u00eb e terror e krime lufte e krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit do t\u00eb pushtoj\u00eb Etiopin\u00eb, disa pjes\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb Afrik\u00ebs, e mandej Shqip\u00ebrin\u00eb dhe do t\u00eb b\u00ebj\u00eb lidhje politike, shtet\u00ebrore e ushtarake me Hitlerin p\u00ebr pushtime m\u00eb t\u00eb gjera bot\u00ebrore! Goj\u00ebtar\u00ebt tan\u00eb do t\u00eb shihnin shkrimtar\u00eb shqiptar\u00eb, t\u00eb \u00e7muar, t\u00eb adhuruar, t\u00eb festuar e t\u00eb stolisur me \u00e7mime t\u00eb ndryshme se si e madh\u00ebrojn\u00eb fashizmin dhe se si e bekojn\u00eb Zotin p\u00ebr pushtimin e Shqip\u00ebris\u00eb prej kryefashistit Du\u00e7e!<br \/>\nDhe, m\u00eb tej, goj\u00ebtar\u00ebt tan\u00eb kund\u00ebr Akademis\u00eb Mbret\u00ebrore t\u00eb Suedis\u00eb do t\u00eb harrojn\u00eb q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb shkollave, universiteteve, shesheve, rrug\u00ebve, institucioneve tona t\u00eb ndryshme shtet\u00ebrore t\u2019u hiqen emrat e atyre adhuruesve t\u00eb fashizmit e atyre pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb institucionet politike e shtet\u00ebrore t\u00eb pushtuesve fashist\u00eb!<br \/>\nDhe, mbas kapitullimit t\u00eb Italis\u00eb n\u00eb vitin 1943 syt\u00eb e t\u00eb mospajtuarve tan\u00eb me vendimin e Akademis\u00eb Mbret\u00ebrore t\u00eb Suedis\u00eb do t\u00eb shihnin politikan\u00eb, shtetar\u00eb, shkrimtar\u00eb, krijues t\u00eb tjer\u00eb shqiptar\u00eb se si e se sa do t\u00eb p\u00ebrkrahnin nazizmin e Hitlerit, e Hitlerin si pushtues t\u00eb ri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e t\u00eb Kosov\u00ebs!<br \/>\nDhe, m\u00eb tej! Dhe, m\u00eb tej, \u00e7ka do t\u00eb shihnin n\u00eb t\u00eb djeshmen e n\u00eb t\u00eb sotme ton\u00eb goj\u00ebtar\u00ebt tan\u00eb q\u00eb tani e tri jav\u00eb e ankojn\u00eb fort fatin e sivjetm\u00eb t\u00eb \u00c7mimit Nobel p\u00ebr let\u00ebrsi n\u00eb vitin 2019.<br \/>\nDo t\u00eb shihnin disa shkrimtar\u00eb t\u00eb sot\u00ebm shqiptar\u00eb, shkrimtar\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, shkrimtar\u00eb e krijues t\u00eb tjer\u00eb se si me goj\u00eb, me pen\u00eb e me t\u00eb dy duart e p\u00ebrkrahnin Josif Visarianovi\u00e7 Stalinin dhe ideologjin\u00eb e politik\u00ebn e tij t\u00eb quajtur staliniz\u00ebm. E goj\u00ebtar\u00ebt q\u00eb po k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb Akademia m\u00ebkatare mbret\u00ebrore suedeze t\u2019ia anuloj\u00eb \u00c7mimin Nobel Peter Handkes do t\u00eb duhej t\u00eb dinin se Stalini nuk ishte m\u00eb pak dhun\u00ebtar e gjakatar se Milloshi, do t\u00eb duhej t\u00eb dinin se ai, Xhugashvilli, e kishte p\u00ebrgjakur Bashkimin Sovjetik me gjakun e shum\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb komb\u00ebsive t\u00eb ndryshme t\u00eb Bashkimit Sovjetik; se i kishte mbushur burgjet me shum\u00eb intelektual\u00eb, shkrimtar\u00eb, shkenc\u00ebtar\u00eb, krijues t\u00eb tjer\u00eb, kurse jo vet\u00ebm nj\u00eb bashk\u00ebsi etnike jo ruse e kishte d\u00ebbuar prej tok\u00ebs s\u00eb vet\u00eb\u2026!<br \/>\nN\u00eb qoft\u00eb se Peter Handke veprat e tij thjesht letrare artistike, nuk i ka \u201cstolisur\u201d me politik\u00ebn dhe ideologjin\u00eb e Millosheviqit, por vet\u00ebm gazetarin\u00eb e publicistik\u00ebn e tij, disa nga shkrimtar\u00eb tan\u00eb, qoft\u00eb edhe t\u00eb sot\u00ebm, jo vet\u00ebm gazetarin\u00eb e publicistik\u00ebn, po edhe veprat e tyre, sidomos veprat e tyre letrare, romanet, dhe tregimet, dhe dramat e tyre i kan\u00eb \u201cstolisur\u201d me emrin e Stalinit, me \u201cgjeniun\u201d e Stalinit, me stalinizmin, me diktatur\u00ebn e tij e me vizionin diktatorial q\u00eb kishte ai p\u00ebr ardhm\u00ebrin\u00eb!<br \/>\nHajde, dy fjal\u00eb t\u2019i them edhe p\u00ebr politik\u00ebn e t\u00eb ashtuquajturit diferencim ideopolitik pas demonstratave t\u00eb rinis\u00eb son\u00eb studentore e shkollore n\u00eb vitin 1981 e m\u00eb von\u00eb. Jo vet\u00ebm politikan\u00ebt po edhe sa shkrimtari, sa krijuesi tjet\u00ebr, sa studiuesi shkencor jan\u00eb detyruar ta p\u00ebrkrahin at\u00eb diferencimin ideopolitik duke i quajtur ato demonstrata \u2013 at\u00eb Hyrje t\u00eb madhe t\u00eb liris\u00eb dhe t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, \u201ckontrarevolucion, demonstrata armiq\u00ebsore, kund\u00ebr bashkim-v\u00ebllaz\u00ebrimit, q\u00eb cenojn\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb sotmen dhe t\u00eb ardhmen e popullit shqiptar n\u00eb Jugosllavin\u00eb socialiste vet\u00ebqeveris\u00ebse\u201d. Por, do t\u00eb gjenden disa shkrimtar\u00eb e krijues t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb shkonin vullnetsh\u00ebm n\u00eb mbledhjet e organizatave baz\u00eb t\u00eb Lidhjes s\u00eb Komunist\u00ebve p\u00ebr t\u2019i d\u00ebnuar ato demonstrata t\u00eb quajtura \u201ckontrarevolucion\u201d e p\u00ebr t\u2019i treguar me gisht ata q\u00eb nuk diferencoheshin! E Millosheviqi me policin\u00eb e tij do t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb shum\u00eb dhun\u00eb e terror n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr shuarjen e idealit t\u00eb atyre t\u00eb treguarve me gisht, t\u00eb atyre demonstratave, p\u00ebr burgosjen, d\u00ebnimin a vrasjen e pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb ato demonstrata!<ins><\/ins><\/p>\n<div id=\"beacon_760be01eb3\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/ads.balkanweb.com\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=530&amp;loc=http%3A%2F%2Fwww.gsh.al%2F2019%2F10%2F27%2Fpas-reagimeve-kunder-komitetit-te-nobelit-ti-hedhim-nje-veshtrim-vetvetes%2F&amp;referer=http%3A%2F%2Fwww.gsh.al%2F&amp;cb=760be01eb3\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/div>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<div id=\"beacon_4137cea44b\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/ads.balkanweb.com\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=531&amp;loc=http%3A%2F%2Fwww.gsh.al%2F2019%2F10%2F27%2Fpas-reagimeve-kunder-komitetit-te-nobelit-ti-hedhim-nje-veshtrim-vetvetes%2F&amp;referer=http%3A%2F%2Fwww.gsh.al%2F&amp;cb=4137cea44b\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/div>\n<p><ins><\/ins><\/p>\n<div id=\"beacon_c27008b259\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/ads.balkanweb.com\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=367&amp;loc=http%3A%2F%2Fwww.gsh.al%2F2019%2F10%2F27%2Fpas-reagimeve-kunder-komitetit-te-nobelit-ti-hedhim-nje-veshtrim-vetvetes%2F&amp;referer=http%3A%2F%2Fwww.gsh.al%2F&amp;cb=c27008b259\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/>Hajde dy fjal\u00eb t\u2019i them dhe p\u00ebr udh\u00ebheqjen shum\u00ebvje\u00e7are t\u00eb partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe fituese n\u00eb zgjedhjet q\u00eb mbaheshin n\u00eb Kosov\u00eb me lejen e Sllobodanit e n\u00ebn kujdesin e policis\u00eb s\u00eb tij dhe n\u00eb zgjedhjet q\u00eb do t\u00eb mbahen edhe mbas kapitullimit politik e fizik t\u00eb Sllobodanit. N\u00eb val\u00ebn e dhun\u00ebs, terrorit, krimeve t\u00eb luft\u00ebs e krimeve kund\u00ebr njer\u00ebzimit, kryetari i k\u00ebsaj partie m\u00eb t\u00eb madhe e m\u00eb jet\u00ebgjat\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs do t\u00eb b\u00ebj\u00eb marr\u00ebveshje m\u00eb 28 prill t\u00eb vitit 1999 me zbatuesin besnik t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb Milloshit, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kryetar i Serbis\u00eb, Millan Millutinoviq, p\u00ebr krijimin e Qeveris\u00eb kuislinge shqiptare. Dhe kjo marr\u00ebveshje tradhtare do t\u00eb n\u00ebnshkruhet n\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebn e Kuvendit e t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb dikurshme t\u00eb Kosov\u00ebs. Me at\u00eb rast solemn kryetari i partis\u00eb shqiptare do i \u00e7oj\u00eb dhurata kriminelit Millan Millutinoviq!<\/div>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>I nj\u00ebjti kryetar i partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb, jo shum\u00eb koh\u00eb pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb Marr\u00ebveshjes tradhtare, kur dit\u00ebt e Milloshit ishin t\u00eb num\u00ebruara gjat\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb bombardimeve nga forcat e NATO-s, do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb Beograd te Sllobodani dhe me t\u00eb, n\u00eb kabinetin e tij, do kalojn\u00eb n\u00eb \u201cbisedime paq\u00ebsore\u201d gjith\u00eb nat\u00ebn. T\u00eb nes\u00ebrmen, i shoq\u00ebruar prej sigurimit t\u00eb Sllobodanit, do t\u00eb fluturoj\u00eb p\u00ebr Itali prej Aeroportit t\u00eb Beogradit! Dhe, atje, n\u00eb Itali, do k\u00ebrkoj\u00eb nd\u00ebrprerjen e fushat\u00ebs s\u00eb bombardimeve si\u00e7 e k\u00ebrkonte dhe Peter Handke! E t\u00eb tjera t\u00eb zeza dhe m\u00eb t\u00eb zeza! Dhe, k\u00ebt\u00eb kryetar t\u00eb partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb, partia e tij e tanishme me nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb saj, e fosilizuar, e feston, e madh\u00ebron, e mbar\u00ebkomb\u00ebtarizon, e p\u00ebrgjith\u00ebson me konferenca e kongrese dhe me p\u00ebrndjekje t\u00eb atyre q\u00eb p\u00ebr t\u00eb mendojn\u00eb ndryshe!<br \/>\nN\u00eb qoft\u00eb se i mendojm\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto q\u00eb i thash\u00eb dhe disa t\u00eb tjera q\u00eb, megjithat\u00eb, nuk i thash\u00eb ende, besoj se do ta l\u00ebm\u00eb t\u00eb qet\u00eb Akademin\u00eb Mbret\u00ebrore t\u00eb Suedis\u00eb, Komitetin Nobel, dhe do ta pushojm\u00eb vajin p\u00ebr \u00c7mimin Nobel!<br \/>\nN\u00eb qoft\u00eb se pajtohemi me k\u00ebt\u00eb propozim do t\u00eb pajtohemi edhe me nj\u00eb propozim tjet\u00ebr: do t\u00eb pajtohemi se, se \u00e7mime t\u00eb shum\u00eb\u00e7muara t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb tyre nuk kan\u00eb marr\u00eb as Dante, as Boka\u00e7io, as Servantesi, as Shekspiri, as G\u00ebteja, as Balzaku, as Marsel Prusti, as \u00c7arls Dikensi, as, as as! Se \u00e7mimin e sot\u00ebm Nobel nuk e kan\u00eb marr\u00eb as shkrimtari m\u00eb i madh i koh\u00ebs s\u00eb tij Leon Tolstoi, as Henrik Ibzeni, as Xhejms Xhojsi, as Bernard Sho, as, as Andre Malro, as Horhe Luis Borhes, as Ignacio Silone, as Hulio Kortasari, as Nikos Kazanzakis. Por, o sa \u00e7udi, \u00e7mimi Nobel nuk i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb as romansierit, teorikut e estetit m\u00eb t\u00eb madh bot\u00ebror t\u00eb gjysm\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb shekullit 20 e t\u00eb fillimit t\u00eb shekullit 21, Umberto Ekos, por as shkrimtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj bot\u00ebror\u00eb Gilermo Kabrera Infantes, Filip Rotit, Mishel Turnies dhe Zhan d\u2019 Ormesonit. As, as, as sa e sa shkrimtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb v\u00ebrtet t\u00eb m\u00ebdhenj. E megjithat\u00eb as ata e as adhuruesit e tyre s\u2019vajtojn\u00eb p\u00ebr \u00c7mimin Nobel e p\u00ebr \u00e7mime t\u00eb tjera. Si\u00e7 po vajtojm\u00eb ne! Ne!<br \/>\n\u00c7mimet, si po shohim, sot, shum\u00eb m\u00eb shpesh po jepen p\u00ebr angazhimet e letrarizuara politike t\u00eb shkrimtar\u00ebve sesa p\u00ebr vlerat artistike t\u00eb veprave.<br \/>\nHajde, prandaj, t\u2019i ndalim vajtimet e padinjitetshme rreth e rrotull \u00c7mimit Nobel, t\u2019i l\u00ebm\u00eb rehat Suedin\u00eb, Komitetin e Nobelit dhe Akademin\u00eb Mbret\u00ebrore Suedeze dhe t\u00eb mendojm\u00eb p\u00ebr tjet\u00ebr \u00e7ka: t\u00eb mendojm\u00eb se si t\u00eb parandalojm\u00eb shkaqet q\u00eb po rr\u00ebnojn\u00eb kohezionin shoq\u00ebror e mbar\u00ebkomb\u00ebtar t\u00eb popullit shqiptar \u2013 korrupsionin, nepotizmin, krimin e organizuar, padrejt\u00ebsit\u00eb, papun\u00ebsin\u00eb, varf\u00ebrin\u00eb e madhe t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb madhe t\u00eb popullit, privilegjet dhe lukset e arrivist\u00ebve nd\u00ebrgjegjeshuar, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb pand\u00ebrgjegje, q\u00eb kan\u00eb pushtuar pothuaj t\u00eb gjith\u00eb sektor\u00ebt e jet\u00ebs son\u00eb, dhe konfliktet e pandalshme disavje\u00e7are t\u00eb forcave politike!<br \/>\nHajde, hajde, t\u2019i parandalojm\u00eb k\u00ebto t\u00eb k\u00ebqija shkat\u00ebrruese t\u00eb qenies son\u00eb se vet\u00ebm me parandalimin e tyre do t\u00eb ndalim degdisjen e t\u00eb rinjve tan\u00eb, t\u00eb ardhm\u00ebris\u00eb son\u00eb n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt e bot\u00ebs!<\/p>\n<p><iframe id=\"postbid_if_1572165862189\" width=\"300\" height=\"250\" frameborder=\"0\" marginwidth=\"0\" marginheight=\"0\" scrolling=\"no\" data-mce-fragment=\"1\"><\/iframe><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Rexhep Qosja Peter Handke! \u00c7mimi Nobel! \u2013\u00a0Qe m\u00eb tep\u00ebr se tri jav\u00eb Peter Handke ishte em\u00ebr shum\u00eb i shpesht\u00eb n\u00eb fjalor\u00ebt e disa politikan\u00ebve, disa ministrave, disa deputet\u00ebve, disa diplomat\u00ebve disa ambasador\u00ebve, i kryetar\u00ebve e i kryeministrave dhe i disa shkrimtar\u00ebve tan\u00eb, mes t\u00eb cil\u00ebve, me nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, t\u00eb zbeht\u00eb, isha edhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":17720,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[9,4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Pas reagimeve kund\u00ebr komitetit t\u00eb Nobelit, t\u2019i hedhim nj\u00eb v\u00ebshtrim vetvetes - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=18555\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Pas reagimeve kund\u00ebr komitetit t\u00eb Nobelit, t\u2019i hedhim nj\u00eb v\u00ebshtrim vetvetes - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Rexhep Qosja Peter Handke! \u00c7mimi Nobel! \u2013\u00a0Qe m\u00eb tep\u00ebr se tri jav\u00eb Peter Handke ishte em\u00ebr shum\u00eb i shpesht\u00eb n\u00eb fjalor\u00ebt e disa politikan\u00ebve, disa ministrave, disa deputet\u00ebve, disa diplomat\u00ebve disa ambasador\u00ebve, i kryetar\u00ebve e i kryeministrave dhe i disa shkrimtar\u00ebve tan\u00eb, mes t\u00eb cil\u00ebve, me nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, t\u00eb zbeht\u00eb, isha edhe [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=18555\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-10-27T08:46:01+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2019-10-27T08:47:11+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Rexhep-Qosja-768x432.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"768\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"432\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=18555\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=18555\",\"name\":\"Pas reagimeve kund\u00ebr komitetit t\u00eb Nobelit, t\u2019i hedhim nj\u00eb v\u00ebshtrim vetvetes - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=18555#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=18555#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Rexhep-Qosja-768x432.png\",\"datePublished\":\"2019-10-27T08:46:01+00:00\",\"dateModified\":\"2019-10-27T08:47:11+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=18555#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=18555\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=18555#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Rexhep-Qosja-768x432.png\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Rexhep-Qosja-768x432.png\",\"width\":768,\"height\":432},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=18555#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Pas reagimeve kund\u00ebr komitetit t\u00eb Nobelit, t\u2019i hedhim nj\u00eb v\u00ebshtrim vetvetes\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Pas reagimeve kund\u00ebr komitetit t\u00eb Nobelit, t\u2019i hedhim nj\u00eb v\u00ebshtrim vetvetes - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=18555","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Pas reagimeve kund\u00ebr komitetit t\u00eb Nobelit, t\u2019i hedhim nj\u00eb v\u00ebshtrim vetvetes - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"Nga Rexhep Qosja Peter Handke! \u00c7mimi Nobel! \u2013\u00a0Qe m\u00eb tep\u00ebr se tri jav\u00eb Peter Handke ishte em\u00ebr shum\u00eb i shpesht\u00eb n\u00eb fjalor\u00ebt e disa politikan\u00ebve, disa ministrave, disa deputet\u00ebve, disa diplomat\u00ebve disa ambasador\u00ebve, i kryetar\u00ebve e i kryeministrave dhe i disa shkrimtar\u00ebve tan\u00eb, mes t\u00eb cil\u00ebve, me nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, t\u00eb zbeht\u00eb, isha edhe [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=18555","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2019-10-27T08:46:01+00:00","article_modified_time":"2019-10-27T08:47:11+00:00","og_image":[{"width":768,"height":432,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Rexhep-Qosja-768x432.png","type":"image\/png"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"14 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=18555","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=18555","name":"Pas reagimeve kund\u00ebr komitetit t\u00eb Nobelit, t\u2019i hedhim nj\u00eb v\u00ebshtrim vetvetes - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=18555#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=18555#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Rexhep-Qosja-768x432.png","datePublished":"2019-10-27T08:46:01+00:00","dateModified":"2019-10-27T08:47:11+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=18555#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=18555"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=18555#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Rexhep-Qosja-768x432.png","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Rexhep-Qosja-768x432.png","width":768,"height":432},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=18555#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Pas reagimeve kund\u00ebr komitetit t\u00eb Nobelit, t\u2019i hedhim nj\u00eb v\u00ebshtrim vetvetes"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Rexhep-Qosja-768x432.png","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Rexhep-Qosja-768x432-150x150.png",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Rexhep-Qosja-768x432.png",768,432,false]},"categories_names":{"9":{"name":"Analiz\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=9"},"4":{"name":"Opinion","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=4"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Rexhep-Qosja-768x432-150x150.png",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Rexhep-Qosja-768x432.png",300,169,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Rexhep-Qosja-768x432.png",305,172,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Rexhep-Qosja-768x432.png",400,225,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Rexhep-Qosja-768x432.png",600,338,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Rexhep-Qosja-768x432.png",768,432,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Rexhep-Qosja-768x432.png",130,73,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Rexhep-Qosja-768x432.png",768,432,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18555"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=18555"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18555\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":18557,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18555\/revisions\/18557"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/17720"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=18555"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=18555"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=18555"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}