{"id":18358,"date":"2019-10-17T21:19:54","date_gmt":"2019-10-17T19:19:54","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=18358"},"modified":"2019-10-17T21:19:54","modified_gmt":"2019-10-17T19:19:54","slug":"historia-e-trishte-dhe-ne-vetmi-e-profesor-angjelin-saraci-pasi-ia-sekuestruan-pasurine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=18358","title":{"rendered":"Historia e trisht\u00eb dhe n\u00eb vetmi e profesor Angjelin Sara\u00e7i pasi ia sekuestruan pasurin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Dashnor Kalo\u00e7i<\/strong><\/p>\n<p>Memorie.al sjell istorin\u00eb\u00a0 e panjohur t\u00eb familjes s\u00eb vjet\u00ebr intelektuale shkodrane, Sara\u00e7i, ku pinjoll\u00ebt e saj, si djemt\u00eb e Zef e Roza Loro Gurakuqit q\u00eb ishin diplomuar n\u00eb universitetet e Vjen\u00ebs, pas vitit 1944 p\u00ebrfunduan n\u00eb burgjet e regjimit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs duke kaluar nj\u00eb kalvar t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb deri n\u00eb viitin 1990-t\u00eb. Rr\u00ebfimi i Fatbardha Mulleti Sara\u00e7it, bashk\u00ebshortes s\u00eb Kolindo Sara\u00e7it, p\u00ebr vuajtjet dhe peripecit\u00eb e asaj familje\u2026<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga ato familje t\u00eb njohura intelektualre shkodrane e cila u godit r\u00ebnd\u00eb nga regjimi komunist i Enver Hoxh\u00ebs q\u00eb me ardhjen e tyre n\u00eb pushtet n\u00eb dhjetorin e vitit 1944, ka qen\u00eb edhe familja Sara\u00e7i, e cila ka banuar n\u00eb rrug\u00ebn me t\u00eb nj\u00ebjtin em\u00ebr, karshi hotel \u201cSokrati\u201d, ngjitur me Prefektur\u00ebn, e cila q\u00eb para viteve \u201990-t\u00eb \u00ebsht\u00eb e njohur me emrin: Rruga \u201cJorgji Karamitri\u201d. Po cila ishte origjina e familjes Sara\u00e7i, q\u00eb kur kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb par\u00ebt e saj n\u00eb qytetin e Shkodr\u00ebs dhe cil\u00ebt ishin pinjoll\u00ebt q\u00eb dol\u00ebn prej trungut t\u00eb saj dhe e mb\u00ebjt\u00ebn gjall\u00eb tradit\u00ebn e familjes?<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ku u shkolluan djemt\u00eb e Zef Sara\u00e7it, me \u00e7far\u00eb pun\u00ebsh u mor\u00ebn ata gjat\u00eb viteve t\u00eb Monarkis\u00eb s\u00eb Zogut e n\u00eb periudh\u00ebn e pushtimit fashist t\u00eb v\u00ebndit dhe p\u00ebrse u godit ajo familje nga regjimi komunist i Enver Hoxh\u00ebs menj\u00ebher\u00eb pas mbarimit t\u00eb luft\u00ebs? Kush ishte Profesor Angjelin Sara\u00e7i, nj\u00ebri nga personat m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb asaj familje, p\u00ebrse u arrestua ai nga Sigurimi i Shtetit dhe si iu grabit atij e gjith\u00eb sht\u00ebpia s\u00eb bashku me bibliot\u00ebk\u00ebn e tij mjaft t\u00eb pasur, t\u00eb cil\u00ebn ai vazhdoi ta k\u00ebrkonte duke iu shkruar her\u00eb pas here autoriteteve komuniste q\u00eb komandonin asokohe n\u00eb qytetin e Shkodr\u00ebs? Lidhur me historin\u00eb e k\u00ebsaj familje, na njeh d\u00ebshmia e zonj\u00ebs Fatbardha Sara\u00e7i (Mulleti) bashk\u00ebshortja e Kolindo Sara\u00e7it, v\u00ebllait t\u00eb Angjelinit, m\u00eb t\u00eb njohurit t\u00eb asaj familje q\u00eb tashm\u00eb nga ana mashkullore i kan\u00eb mbetur vet\u00ebm dy djem fare t\u00eb rinj, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr vet\u00eb mosh\u00ebn e tyre nuk e njohin mir\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn e asaj familje.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Angjelin Sara\u00e7i doktorohet n\u00eb Vjen\u00eb<\/p>\n<p>Po kush ishte profesor Angjelin Sara\u00e7i, ku ishte shkolluar dhe ku sh\u00ebrbeu ai pasi u kthye nga studimet universitare q\u00eb i mbaroi n\u00eb Vjen\u00eb t\u00eb Austris\u00eb? \u00c7far\u00eb q\u00ebndrimi politik mbajti Angjelin Sara\u00e7i gjat\u00eb viteve t\u00eb pushtimit fashist t\u00eb v\u00ebndit dhe p\u00ebrse u arrestua ai nga komunist\u00ebt q\u00eb me ardhjen e tyre n\u00eb fuqi n\u00eb fundin e vitit 1944? Si iu grabit Angjelinit prej komunist\u00ebve e gjith\u00eb sht\u00ebpia s\u00eb bashku me bibliotek\u00ebn e madhe q\u00eb ai dispononte dhe peripecit\u00eb e tij n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb asaj biblioteke. Si rrodhi jeta e Angjelinit pas lirimit nga hetuesia dhe n\u00eb \u00e7far\u00eb rrethanash vdiq ai n\u00eb Tiran\u00eb ku jetoi deri n\u00eb vitin 1986 krejt i vet\u00ebm?<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb, zonja Fatbardha Sara\u00e7i (Mulleti) nusja e nipit t\u00eb Angjelinit, Kolindo Sara\u00e7it, d\u00ebshmon: \u201cAngjelin Sara\u00e7i u lind n\u00eb vitin 1906 n\u00eb qytetin e Shkodr\u00ebs dhe kur ai mbushi mosh\u00ebn p\u00ebr n\u00eb shkoll\u00eb, dy prind\u00ebrit e tij, Zefi me Roz\u00ebn (Gurakuqi) e d\u00ebrguan p\u00ebr t\u00eb ndjekur m\u00ebsimet n\u00eb kolegjin e fret\u00ebnve n\u00eb qytetin e Shkodr\u00ebs, nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb njohurat e asaj kohe. Pas mbarimit t\u00eb asaj shkolle, Angjelin Sara\u00e7i u d\u00ebrgua n\u00eb Austri ku ai ndoqi studimet n\u00eb gjimnazin klasik n\u00eb Krems an der Donau, t\u00eb cilin e mbaroi n\u00eb vitin 1926. M\u00eb pas ai ndoqi studimet e larta n\u00eb fakultetin e Histori-Gjeografis\u00eb pran\u00eb universitetit t\u00eb Vjen\u00ebs, t\u00eb cilat i mbaroi me rezultate shum\u00eb t\u00eb larta n\u00eb vitin 1930. Nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb n\u00eb 1931, Angjelini mbrojti diplom\u00ebn dhe dezertacionin p\u00ebr marrjen e doktoratur\u00ebs p\u00ebr grad\u00ebn e Doktorit t\u00eb Shkencave, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn paraqiti tem\u00ebn me titull: \u201cGeschichte Nordalbanies bis Stephan Nemanja\u201d (Historia e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Veriut deri te Stefan Nemanja) .<\/p>\n<p>Ai punim shkencor i tij p\u00ebrb\u00ebhej prej 98 faqesh me 8 flet\u00eb bibliografi. Pas mbrojtjes s\u00eb grad\u00ebs shkencore, Angjelini u kthye n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Ministria e Arsimit e asaj kohe e em\u00ebroi pedagog pran\u00eb gjimnazit klasik t\u00eb qytetit t\u00eb Shkodr\u00ebs, ku ai sh\u00ebrbeu me p\u00ebrkushtim t\u00eb madh deri n\u00eb vitin 1943. Gjat\u00eb gjith\u00eb asaj periudhe dhjet\u00ebvje\u00e7are, p\u00ebrve\u00e7 l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb tija m\u00ebsimore q\u00eb ai dha pran\u00eb atij gjimnazi, u mor edhe me pun\u00eb shkencore duke shkuar n\u00ebp\u00ebr t\u00eb gjitha trevat e Veriut t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ku mblodhi materiale t\u00eb ndryshme me t\u00eb cilat hartoi nj\u00eb histori mjaft t\u00eb pasur t\u00eb atyre krahinave. Nd\u00ebr to vlejn\u00eb t\u00eb p\u00ebrm\u00ebnden ato t\u00eb zon\u00ebs s\u00eb Dukagjinit, dor\u00ebshkrimet e s\u00eb cil\u00ebs p\u00ebrb\u00ebhen prej 527 flet\u00ebsh dhe ato t\u00eb Zadrim\u00ebs prej 141 flet\u00ebsh.<\/p>\n<p>Po ashtu aty rreth vitit 1943 kur Kosova ishte n\u00ebn administrimin e Shqip\u00ebris\u00eb, ai mblodhi dhe materiale p\u00ebr at\u00eb krahin\u00eb, t\u00eb cilat p\u00ebrb\u00ebhen prej rreth 30 faqesh n\u00eb dor\u00ebshkrim. Duke pasur bindje politike thell\u00ebsisht antikomuniste, gjat\u00eb viteve t\u00eb pushtimit fashist t\u00eb v\u00ebndit, profesor Sara\u00e7i aderoi n\u00eb organizat\u00ebn e Ballit Komb\u00ebtar dhe n\u00eb qershorin e vitit 1944 ai u bashkua me dy batalionet e rinis\u00eb balliste q\u00eb shkuan p\u00ebr t\u00eb luftuar kundra forcave \u00e7etnike n\u00eb Kosov\u00eb. Por pas mbarimit t\u00eb Luft\u00ebs dhe ardhjes s\u00eb komunist\u00ebv\u00eb n\u00eb pushtet, kjo gj\u00eb i kushtoi shum\u00eb r\u00ebnd\u00eb Angjelinit, pasi komunist\u00ebt e konsideruan armik t\u00eb popullit dhe e arrestun q\u00eb n\u00eb fillimin e vitit 1945\u2033, kujton Fatbardha Sara\u00e7i (Mulleti) lidhur me t\u00eb kaluar\u00ebn e profesor Angjelin Sara\u00e7it, intelektualit t\u00eb njohur shkodran t\u00eb diplomuar n\u00eb Vjen\u00eb t\u00eb Austris\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb i grabiti Sigurimi profesor Sara\u00e7it?<\/p>\n<p>Pas lirimit nga hetuesia n\u00eb fillimin e tetorit t\u00eb vitit 1945 ku profesor Sara\u00e7i q\u00ebndroi p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se gjasht\u00eb muaj n\u00eb kushte tep\u00ebr t\u00eb r\u00ebnda fizike dhe psiqike, ai nuk u kthye dot m\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij, pasi ajo ishte bastisur e sekuestruar nga Sigurimi i Shtetit q\u00eb pas arrestimit t\u00eb tij. Nisur nga ajo gj\u00ebndj\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn u ndodh, profesor Sara\u00e7i u pezmatua dhe njerzit e tij t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb familjes kan\u00eb d\u00ebshmuar se m\u00eb shum\u00eb se gjith\u00ebshka, atij i vinte keq vet\u00ebm p\u00ebr bibliotek\u00ebn e tij mjaft t\u00eb pasur e cila ishte grabitur pothuaj krejt\u00ebsisht. Pas k\u00ebsaj Angjelini nisi menj\u00ebher\u00eb odisen\u00eb e gjat\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar pran\u00eb organeve kopetente t\u00eb qytetit t\u00eb Shkodr\u00ebs, t\u00eb gjitha ato \u00e7ka atij i kishim marr\u00eb e sekuestruar padrejt\u00ebsisht. K\u00ebshtu fillimisht, ai i nisi nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb gjat\u00eb Komand\u00ebs s\u00eb Qarkut n\u00eb Shkod\u00ebr, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn shkruante:<\/p>\n<p>\u201cI n\u00ebnshkruari profesor Angjelin Sara\u00e7i parashtroj lutjen si vijon: N\u00eb muajin Fryer t\u00eb k\u00ebtij viti jam arrestua prej forcave t\u00eb Brigat\u00ebs s\u00eb Mbrojtjes s\u00eb Popullit dhe kam ndejun i burgosun prej m\u00eb shum\u00eb se gjys\u00eb vjeti dhe mandej jam lirue pa dal\u00eb fare n\u00eb Gjyqe si i pafajsh\u00ebm. N\u2019at\u00eb koh\u00eb, si i arratisun politikisht, m\u2019asht sekuestrue pasunija q\u00eb kisha prej forcave t\u2019ish Korpsit t\u00eb III, Seksjonit t\u00eb Mbrojtjes s\u00eb Popullit, etj enteve q\u00eb kjo pasuni sh\u00ebnohet n\u00eb list\u00ebn e bashkanjitun. Me ken\u00eb se un\u00eb jam lirue si i pafajsh\u00ebm, k\u00ebrkoj q\u00eb edhe pasunija t\u00eb m\u00eb kthehet ose t\u00eb paguhet. Shtoj se i kam \u00e7mue t\u00eb gjitha sendet e sikvestrueme si mbas \u00e7mimit t\u00eb tregut q\u00eb shiten sot dhe nuk asht \u00e7mue ma tep\u00ebr n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019ulet dhe t\u00eb mb\u00ebrrijm\u00eb n\u00eb \u00e7mimin e v\u00ebrtet\u00eb. Jam shu\u00ebm n\u00eb gjendje t\u00eb keqe ekonomike dhe k\u00ebrkoj prej asaj Komande me nd\u00ebrmjet\u00ebsue ku duhet p\u00ebr k\u00ebthimin e pla\u00e7kave ose pagimin e tyne si mbas vleft\u00ebs q\u00eb asht sh\u00ebnue n\u00eb list\u00ebn bashkanjitun. Shtoj se n\u00eb qoft\u00eb se materiali i mir\u00eb do t\u00eb m\u00eb kthehet, t\u00eb m\u00eb caktohet dam shp\u00ebrblimi. Tue mbete n\u00eb pritje t\u00eb ndonji p\u00ebrgjegjes,<\/p>\n<p>N\u00ebnshkruem<\/p>\n<p>Profesor Angjelin Sara\u00e7i<\/p>\n<p>Vjedhja e prishja e bibliotek\u00ebs<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb list\u00ebn e bashkangjitur asaj k\u00ebrkese ku b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr grabitjen e bibliotek\u00ebs, Angjelin Sara\u00e7i nd\u00ebr t\u00eb tjera ka shkruar:<\/p>\n<p>\u201cBiblioteka 1.<\/p>\n<p>Disa mija Napolona let\u00ebr s\u00eb pakut\u2026Fr, arit 70000. a. Mungojn\u00eb libra Tedeshk dhe Shqyp, rivista, atlase e koleksjone t\u00eb ndryshme gazetash. Jan\u00eb shkye libra. Me hupjen e prishjen e librave e t\u00eb gazetave, jan\u00eb prish\u00eb koleksjonet, t\u00eb cillat duhet me i zav\u00ebnd\u00ebsue p\u00ebr me i ba t\u00eb vlefshme ato q\u00eb kan\u00eb teprue, gja e cilla asht e v\u00ebshtir\u00eb se jan\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr. Mund t\u00eb gjinden rast\u00ebsisht (okasion) n\u00eb rast se jan\u00eb shit\u00eb. Prej atyne q\u00eb kan\u00eb mbet\u00eb, shum\u00eb jan\u00eb ndy, nj\u00eb pjes\u00eb kan\u00eb bjerr\u00eb mblojet (kartucat) t\u00eb cillat k\u00ebrkojn\u00eb mjaft t\u00eb holla p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsim. P\u00ebr ta kthye n\u00eb gjandjen e maparshem bibliotek\u00ebn, e vetmja m\u00ebndyr\u00eb do t\u2019ishte me shkue vet\u00eb n\u00eb Austri, ku t\u00eb m\u00eb qilloj\u00eb rasa e cilla shkakton shpenzime t\u00eb madha dhe bjerrje kohet.<\/p>\n<p>M\u00eb kan\u00eb humb\u00eb dy penda Stilografike t\u00eb mark\u00ebs Pelikan (t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb pagjes) me disa maje pende arit rezerv\u00eb sejcilla. Tri deri n\u00eb kat\u00ebr shishe t\u00eb m\u00ebdha bojet shkrimi (pagjet) pelikan kualitet i par\u00eb p\u00ebr pend\u00eb Stilografike Pelikan.<\/p>\n<p>Nja kat\u00ebrdhjet topa letre t\u00eb bardha fort (shkrimit) Austrije t\u00eb mark\u00ebs leyka, Italije, (shumica) e Franceze t\u00eb pa mark\u00eb ble prej nji shokut q\u00eb i sillte prej Francet.<\/p>\n<p>Nji sasi e madhe letra etj t\u00eb shkrimit autarkike.<\/p>\n<p>Nja sasi mjaft e madhe materjali tjet\u00ebr si: kartuca shum\u00eb t\u00eb re me lust\u00ebr vojit, letra t\u00eb mira p\u00ebr t\u00eb p\u00ebshtjell\u00eb librat etj.<\/p>\n<p>Nj\u00eb sasi kilosh Naftaline kok\u00ebrr p\u00ebr t\u00eb kryp\u00eb librat p\u00ebr t\u00eb mos me i lan\u00eb tejen me i bre\u201d. M\u00eb posht\u00eb k\u00ebsaj letre ku profesor Sara\u00e7i paraqet list\u00ebn e sendeve t\u00eb vjedhura nga biblioteka e tij, ai ka paraqitur edhe nj\u00eb list\u00eb tjet\u00ebr, q\u00eb e quan: \u201cPasqyra e teshave t\u00eb v\u00ebllaut Lorit t\u00eb marra nga forcat ushtarake, t\u00eb cillat ndodheshin n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb t&#8217;eme\u201d. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb asaj liste me rrobat dhe sendet e vjedhura, Sara\u00e7i ka v\u00ebn\u00eb edhe shum\u00ebn e tyre n\u00eb para q\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet prej 246677 Franga Shqiptare.<\/p>\n<p><strong>\u00a0Kapiten Sabri Sevrani: Nuk e kthejm\u00eb pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Pas k\u00ebrkes\u00ebs t\u00eb profesor Sara\u00e7it p\u00ebr kthimin e pasuris\u00eb s\u00eb grabitur, Komanda e Qarkut t\u00eb Shkodr\u00ebs, i ktheu atij nj\u00eb p\u00ebrgjigjie ku shkruhej:<\/p>\n<p>\u201cProfesor Angjelin Sara\u00e7it. Shkod\u00ebr. Ju komunikojm\u00eb se lutja e juaj drejtue k\u00ebsaj Komande mbi k\u00ebthimin e pasunis\u00eb s\u00eb sikvestrueme e qi si mbas listave t\u00eb paraqituna nga ana juej kan\u00eb shum\u00ebn fr. Shq. 246677 ? N\u00eb baz\u00eb t\u2019urdhnit Nr. 05-1917 \/ I dat\u00eb 1.XII.1945 t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes s\u00eb Popullit nuk ju merret parasysh\u00eb, mbasi masat q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb kontra ilegalve, t\u2019internuemve e tjer\u00eb, si djeg\u00ebje sht\u00ebpijash, sekuestrime pasunish e tjera n\u00eb koh\u00ebn e ma parshme, nuk kthehen ma. Shkod\u00ebr, m\u00eb 14 \/ I \/ 1945.<\/p>\n<p>Komisar Qarkut Kapiten i I\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Komandant i\u2019Qarkut<\/p>\n<p>Milo Qirko\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Kapiten Sabri Sevrani.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj p\u00ebrgjigjie, profesor Sara\u00e7i u detyrua dhe i shkroi Komand\u00ebs s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Ushtris\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe pas asaj letre, Komanda e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Mbrapavijave t\u00eb Ushtris\u00eb Komb\u00ebtare Shqiptare m\u00eb qend\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb, i d\u00ebrgonte nj\u00eb shkres\u00eb Komand\u00ebs s\u00eb Qarkut n\u00eb Shkod\u00ebr, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn shkruhej:<\/p>\n<p>\u201cTiran\u00eb m\u00eb 6 \/ XII \/ 1945. Gjegje e shkres\u00ebs Nr. 01196 dat\u00eb 12.11. 1945. bashk\u00ebnjitun kethejm\u00eb listat e d\u00ebrguara me shkres\u00ebn e sip\u00ebrme p\u00ebr t\u00eb cilat ajo Komand\u00eb duhet t\u00eb vepronte me an\u00ebn e Seksjonit t\u00eb Mbrojtjes s\u00eb Popullit aty p\u00ebr skjarimin e \u00e7\u00ebshtjes dhe zbulimin se ku ndodhen dhe prej kuej jan\u00eb p\u00ebrdor\u00eb materijalet qi jan\u00eb marr\u00eb profesor Angjelin Sara\u00e7it Prandej t\u00eb zhvillohen hetimet p\u00ebrkat\u00ebse me an\u00ebn e Seksjonit Mbrojtjes s\u00eb Popullit si dhe nga kjo Komand\u00eb se ku ndodhen sendet e sh\u00ebnuara n\u00eb lista. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb n\u00eb rast nevoje ju drejtojuni edhe personave q\u00eb kan\u00eb kry rrekuizimin n\u2019at\u00eb koh\u00eb. Si t\u00eb jet\u00eb v\u00ebrtetue sa m\u00eb sip\u00ebr e n\u00ebqoft\u00eb se ajo Komand\u00eb nuk do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gj\u00ebndje me p\u00ebrfundue k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, na d\u00ebrgoni aktet p\u00ebr shqyrtim. Komandant\u2019 i Mrapavijave Gjeneral-Major (Dali Ndreu) Por edhe pas k\u00ebsaj letre, profesor Sara\u00e7it nuk iu kthye asgj\u00eb nga pasurija q\u00eb i kishin grabitur forcat partizane pas arrestimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Misteri i vdekjes n\u00eb vetmi n\u00eb Tiran\u00eb<\/p>\n<p>Lidhur me jet\u00ebn e profesor Angjelin Sara\u00e7it n\u00eb vitet q\u00eb pasuan pas lirimit nga hetuesia n\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 1945, Fatbardha Sara\u00e7i Mulleti d\u00ebshmon: \u201cPas daljes nga burgu, si rezultat i sekuestrimit t\u00eb gjith\u00eb pasuris\u00eb dhe i mbetur pa pun\u00eb e pa t\u00eb ardhura, Angjelini u ndodh n\u00eb nj\u00eb gjendje mjaft t\u00eb keqe ekonomike. Duke mos shikuar mund\u00ebsi tjet\u00ebr, ai iku nga Shkodra dhe fillimisht u vendos n\u00eb qytetin e Beratit ku punoi disa koh\u00eb si m\u00ebsues. Aty nga viti 1949 ai u vendos n\u00eb Tiran\u00eb, ku p\u00ebr pak koh\u00eb arriti q\u00eb t\u00eb punonte si specialist pran\u00eb Bibliotek\u00ebs Komb\u00ebtare, por dhe prej aty e larguan shum\u00eb shpejt p\u00ebr arsye biografike. Pas k\u00ebsaj ai punoi edhe si p\u00ebrkthyes i jasht\u00ebm pran\u00eb Institutit t\u00eb Historis\u00eb, Arkeologjis\u00eb e Etnografis\u00eb dhe m\u00eb pas u rregullua si p\u00ebrkthyes pran\u00eb nj\u00eb grupi gjeolog\u00ebsh gjermano-lindor\u00eb q\u00eb asokohe kishin ardhur n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr k\u00ebrkime.<\/p>\n<p>Pas daljes n\u00eb pension Angjelini mbeti n\u00eb nj\u00eb gj\u00ebndje krejt t\u00eb mjeruar ekonomike, pasi ai nuk kishte arritur t\u00eb krijonte familje dhe jetonte krejt i vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb apartament t\u00eb vog\u00ebl diku n\u00eb lagjen \u201cAli Demi\u201d.\u00a0 P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar jetes\u00ebn, ai filloi t\u00eb shiste librat e bibliotek\u00ebs s\u00eb tij mjaft t\u00eb pasur, q\u00eb pak kush mund ta kishte asokohe n\u00eb Tiran\u00eb e n\u00eb fondin e s\u00eb cil\u00ebs gjendej edhe i gjith\u00eb fondi i bibliotek\u00ebs s\u00eb ish-konsullit austriak n\u00eb Shkod\u00ebr, Theodor Ippen, t\u00eb cil\u00ebn Sara\u00e7i e kishte bler\u00eb n\u00eb Austri duke shpen\u00ebzuar shuma t\u00eb m\u00ebdha parash. Profesor Angjelin Sara\u00e7i pati fatin t\u00eb jetonte gjat\u00eb dhe ai nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb shkurtin e vitit 1986, duke mbyllur syt\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb pa asnj\u00eb njeri pran\u00eb. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb nj\u00ebri prej komshijve t\u00eb tij, i d\u00ebrgoi telegram \u00cbilli Kam\u00ebsit, mikut t\u00eb familjes son\u00eb dhe pas k\u00ebsaj bashk\u00ebshorti im. Kolindo Sara\u00e7i shkoi n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb kryer varrimin e tij.<\/p>\n<p>Po t\u00eb mos kishte shkuar Kolindo at\u00eb dit\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, trupi i Angjelinit do t\u00eb shkonte pran\u00eb Institutit t\u00eb Mjkeksis\u00eb Ligjore p\u00ebr praktik\u00ebn e student\u00ebve. Vet\u00ebm pas viteve \u201990-t\u00eb, nj\u00eb pjes\u00eb e mbetur nga biblioteka e Angjelin Sara\u00e7it, m\u00eb dt. 26. 4. 2003, iu dorzua Universitetit \u201cLuigj Gurakuqi\u201d t\u00eb qytetit t\u00eb Shkodr\u00ebs p\u00ebr katedr\u00ebn e Histori-Gjeografis\u00eb\u201d e p\u00ebrfundon d\u00ebshimn\u00eb e saj zonja Fatbardha Mulleti lidhur me persekutimin e Angjelin Sara\u00e7it dhe familjes s\u00eb tij, ku edhe sot e k\u00ebsaj dite pasardh\u00ebseve t\u00eb saj nuk i \u00ebsht\u00eb kthyer asgj\u00eb nga pasuria e sekuestruar nga regjimi komunist i Enver Hoxh\u00ebs q\u00eb n\u00eb vitin 1945.<\/p>\n<p>Memorie.al<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-786849\" src=\"https:\/\/www.javanews.al\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/ANGJELIN_SARACI_ME_SHOKET.jpg\" sizes=\"(max-width: 673px) 100vw, 673px\" srcset=\"https:\/\/www.javanews.al\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/ANGJELIN_SARACI_ME_SHOKET.jpg 673w, https:\/\/www.javanews.al\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/ANGJELIN_SARACI_ME_SHOKET-197x300.jpg 197w\" alt=\"\" width=\"673\" height=\"1024\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-786850\" src=\"https:\/\/www.javanews.al\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/ANGJELIN_SARACI_DJAL_I_RI.jpg\" sizes=\"(max-width: 625px) 100vw, 625px\" srcset=\"https:\/\/www.javanews.al\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/ANGJELIN_SARACI_DJAL_I_RI.jpg 625w, https:\/\/www.javanews.al\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/ANGJELIN_SARACI_DJAL_I_RI-183x300.jpg 183w\" alt=\"\" width=\"625\" height=\"1024\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-786851\" src=\"https:\/\/www.javanews.al\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Fax-1.jpg\" sizes=\"(max-width: 640px) 100vw, 640px\" srcset=\"https:\/\/www.javanews.al\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Fax-1.jpg 640w, https:\/\/www.javanews.al\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Fax-1-300x225.jpg 300w\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"480\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-786852\" src=\"https:\/\/www.javanews.al\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/ANGJELIN_SARACI_PORTRET.jpg\" sizes=\"(max-width: 242px) 100vw, 242px\" srcset=\"https:\/\/www.javanews.al\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/ANGJELIN_SARACI_PORTRET.jpg 242w, https:\/\/www.javanews.al\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/ANGJELIN_SARACI_PORTRET-221x300.jpg 221w\" alt=\"\" width=\"242\" height=\"328\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-786853\" src=\"https:\/\/www.javanews.al\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/ANGJELIN_SARACI.jpg\" sizes=\"(max-width: 630px) 100vw, 630px\" srcset=\"https:\/\/www.javanews.al\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/ANGJELIN_SARACI.jpg 630w, https:\/\/www.javanews.al\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/ANGJELIN_SARACI-185x300.jpg 185w\" alt=\"\" width=\"630\" height=\"1024\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-786854\" src=\"https:\/\/www.javanews.al\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/ANGJELIN_SARACI_BARDHA_MULL.jpg\" sizes=\"(max-width: 727px) 100vw, 727px\" srcset=\"https:\/\/www.javanews.al\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/ANGJELIN_SARACI_BARDHA_MULL.jpg 727w, https:\/\/www.javanews.al\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/ANGJELIN_SARACI_BARDHA_MULL-213x300.jpg 213w\" alt=\"\" width=\"727\" height=\"1024\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-786855\" src=\"https:\/\/www.javanews.al\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/ANGJELIN_SARACI_PJETER-1.jpg\" sizes=\"(max-width: 508px) 100vw, 508px\" srcset=\"https:\/\/www.javanews.al\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/ANGJELIN_SARACI_PJETER-1.jpg 508w, https:\/\/www.javanews.al\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/ANGJELIN_SARACI_PJETER-1-235x300.jpg 235w\" alt=\"\" width=\"508\" height=\"648\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-786856\" src=\"https:\/\/www.javanews.al\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/26-09-2015-07-56-55.jpg\" sizes=\"(max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" srcset=\"https:\/\/www.javanews.al\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/26-09-2015-07-56-55.jpg 1024w, https:\/\/www.javanews.al\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/26-09-2015-07-56-55-300x209.jpg 300w, https:\/\/www.javanews.al\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/26-09-2015-07-56-55-768x535.jpg 768w, https:\/\/www.javanews.al\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/26-09-2015-07-56-55-750x522.jpg 750w\" alt=\"\" width=\"1024\" height=\"713\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Dashnor Kalo\u00e7i Memorie.al sjell istorin\u00eb\u00a0 e panjohur t\u00eb familjes s\u00eb vjet\u00ebr intelektuale shkodrane, Sara\u00e7i, ku pinjoll\u00ebt e saj, si djemt\u00eb e Zef e Roza Loro Gurakuqit q\u00eb ishin diplomuar n\u00eb universitetet e Vjen\u00ebs, pas vitit 1944 p\u00ebrfunduan n\u00eb burgjet e regjimit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs duke kaluar nj\u00eb kalvar t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb deri n\u00eb viitin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":18359,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[10,3,14,15],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Historia e trisht\u00eb dhe n\u00eb vetmi e profesor Angjelin Sara\u00e7i pasi ia sekuestruan pasurin\u00eb - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=18358\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Historia e trisht\u00eb dhe n\u00eb vetmi e profesor Angjelin Sara\u00e7i pasi ia sekuestruan pasurin\u00eb - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Dashnor Kalo\u00e7i Memorie.al sjell istorin\u00eb\u00a0 e panjohur t\u00eb familjes s\u00eb vjet\u00ebr intelektuale shkodrane, Sara\u00e7i, ku pinjoll\u00ebt e saj, si djemt\u00eb e Zef e Roza Loro Gurakuqit q\u00eb ishin diplomuar n\u00eb universitetet e Vjen\u00ebs, pas vitit 1944 p\u00ebrfunduan n\u00eb burgjet e regjimit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs duke kaluar nj\u00eb kalvar t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb deri n\u00eb viitin [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=18358\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-10-17T19:19:54+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Sara\u00e7i.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"508\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"375\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=18358\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=18358\",\"name\":\"Historia e trisht\u00eb dhe n\u00eb vetmi e profesor Angjelin Sara\u00e7i pasi ia sekuestruan pasurin\u00eb - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=18358#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=18358#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Sara\u00e7i.jpg\",\"datePublished\":\"2019-10-17T19:19:54+00:00\",\"dateModified\":\"2019-10-17T19:19:54+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=18358#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=18358\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=18358#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Sara\u00e7i.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Sara\u00e7i.jpg\",\"width\":508,\"height\":375},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=18358#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Historia e trisht\u00eb dhe n\u00eb vetmi e profesor Angjelin Sara\u00e7i pasi ia sekuestruan pasurin\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Historia e trisht\u00eb dhe n\u00eb vetmi e profesor Angjelin Sara\u00e7i pasi ia sekuestruan pasurin\u00eb - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=18358","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Historia e trisht\u00eb dhe n\u00eb vetmi e profesor Angjelin Sara\u00e7i pasi ia sekuestruan pasurin\u00eb - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"Nga Dashnor Kalo\u00e7i Memorie.al sjell istorin\u00eb\u00a0 e panjohur t\u00eb familjes s\u00eb vjet\u00ebr intelektuale shkodrane, Sara\u00e7i, ku pinjoll\u00ebt e saj, si djemt\u00eb e Zef e Roza Loro Gurakuqit q\u00eb ishin diplomuar n\u00eb universitetet e Vjen\u00ebs, pas vitit 1944 p\u00ebrfunduan n\u00eb burgjet e regjimit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs duke kaluar nj\u00eb kalvar t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb deri n\u00eb viitin [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=18358","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2019-10-17T19:19:54+00:00","og_image":[{"width":508,"height":375,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Sara\u00e7i.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"13 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=18358","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=18358","name":"Historia e trisht\u00eb dhe n\u00eb vetmi e profesor Angjelin Sara\u00e7i pasi ia sekuestruan pasurin\u00eb - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=18358#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=18358#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Sara\u00e7i.jpg","datePublished":"2019-10-17T19:19:54+00:00","dateModified":"2019-10-17T19:19:54+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=18358#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=18358"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=18358#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Sara\u00e7i.jpg","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Sara\u00e7i.jpg","width":508,"height":375},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=18358#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Historia e trisht\u00eb dhe n\u00eb vetmi e profesor Angjelin Sara\u00e7i pasi ia sekuestruan pasurin\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Sara\u00e7i.jpg","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Sara\u00e7i-150x150.jpg",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Sara\u00e7i.jpg",508,375,false]},"categories_names":{"10":{"name":"Histori","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=10"},"3":{"name":"Kryesore","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=3"},"14":{"name":"Kultur\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=14"},"15":{"name":"Libri","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=15"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Sara\u00e7i-150x150.jpg",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Sara\u00e7i.jpg",300,221,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Sara\u00e7i.jpg",280,207,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Sara\u00e7i.jpg",400,295,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Sara\u00e7i.jpg",508,375,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Sara\u00e7i.jpg",508,375,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Sara\u00e7i.jpg",130,95,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Sara\u00e7i.jpg",508,375,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18358"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=18358"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18358\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":18360,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18358\/revisions\/18360"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/18359"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=18358"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=18358"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=18358"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}