{"id":18151,"date":"2019-10-12T13:09:10","date_gmt":"2019-10-12T11:09:10","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=18151"},"modified":"2019-10-12T13:09:10","modified_gmt":"2019-10-12T11:09:10","slug":"kur-teatri-francez-hoqi-nga-repertori-vepren-e-autorit-qe-mbronte-milloshevicin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=18151","title":{"rendered":"Kur teatri francez hoqi nga repertori vepr\u00ebn e autorit q\u00eb mbronte Milloshevi\u00e7in"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Luan Rama <\/strong><\/p>\n<p>Po e risjell nj\u00eb sh\u00ebnim t\u00eb botuar m\u00eb par\u00eb n\u00eb librin tim \u201cN\u00eb udh\u00ebkryqet e koh\u00ebs\u201d (v\u00ebll.I) lidhur me rolin e shkrimtarit n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb bashk\u00ebkohore, \u00e7ka ajo q\u00eb kam shkruar bie ndesh me p\u00ebrzgjedhjen e Peter Handke si nobelist i vitit 2019. Padyshim zgjedhja e nj\u00eb letrari si nobelist n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb bot\u00ebs na g\u00ebzon dhe shqiptar\u00ebt prej koh\u00ebsh e kan\u00eb d\u00ebshiruar p\u00ebrzgjedhjen e Kadares\u00eb, si autor i nj\u00eb let\u00ebrsie t\u00eb madhe. Prej shum\u00eb vitesh, kur n\u00eb debate miqsh mbroja vepr\u00ebn e Kadares\u00eb, disa kritizer\u00eb m\u00eb flisnin jo mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb dhe p\u00ebrse un\u00eb e mbroja. Sigurisht, atyre nuk u p\u00eblqente Kadareja dhe un\u00eb u thosha se dhe Bethoveni ishte njeri i prap\u00eb, por askush nuk e ka gjykuar at\u00eb p\u00ebr huqet e tij, por p\u00ebr vepr\u00ebn e tij. Ata harronin se Kadareja ishte monumenti m\u00eb i madh letrar shqiptar i derisot\u00ebm dhe se ky monument i kishte b\u00ebr\u00eb dhe i b\u00ebn nder Shqip\u00ebris\u00eb. Por lajmi i p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb Peter Handkes m\u00eb risolli n\u00eb kujtes\u00eb fushat\u00ebn e tij t\u00eb dikurshme n\u00eb mbrojtje t\u00eb Miloshevi\u00e7it dhe kjo padyshim m\u00eb revoltoi n\u00eb vetvete. Vall\u00eb ishte e nj\u00ebjta filozofi humaniste q\u00eb e \u00e7oi komisionin e Nobelit p\u00ebr t\u00eb ve\u00e7uar Peter Handke? Ja \u00e7far\u00eb kam shkruar n\u00eb at\u00eb artikull me titullin \u201cT\u00eb jesh apo t\u00eb mos jesh\u2026shkrimtar?!\u201d<br \/>\n* * *<br \/>\n\u201cLe ta huazojm\u00eb k\u00ebt\u00eb varg t\u00eb Shekspirit p\u00ebr nj\u00eb dilem\u00eb q\u00eb her\u00eb pas here shfaqet mbi rolin e shkrimtarit dhe t\u00eb artistit. Duhet t\u00eb jet\u00eb ai i angazhuar? Por p\u00ebr \u00e7far\u00eb kauze? Bota n\u00eb historin\u00eb e vet ka njohur shkrimtar\u00eb dhe artist\u00eb t\u00eb angazhuar dhe t\u00eb pa angazhuar, artist\u00eb n\u00eb frontin e par\u00eb t\u00eb sfidave njer\u00ebzore, apo t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb t\u00ebrhequr diku, v\u00ebzhgues t\u00eb ngjarjeve dhe t\u00eb rrjedh\u00ebs njer\u00ebzore, mbyllur n\u00eb dekorin e tyre t\u00eb librave apo artit dhe krijimit. Or\u00ebell, Heminguei, Kamy, Sartre e t\u00eb tjer\u00eb ishin shkrimtar\u00eb t\u00eb angazhuar. Por ka pasur dhe ka edhe nga ata q\u00eb shkojn\u00eb kund\u00ebr k\u00ebsaj rrjedhe dhe aspiratave njer\u00ebzore e megjithat\u00eb jan\u00eb shkrimtar\u00eb dhe artist\u00eb, vlera t\u00eb cilat nuk mund t\u2019u mohohen; shkrimtar\u00eb q\u00eb i jan\u00eb kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb utopis\u00eb dhe humanizmit, duke justifikuar dhe krimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha e \u00e7njer\u00ebzore. Mbret\u00ebr mizor\u00eb, perandor\u00eb paranojak\u00eb, diktator\u00eb t\u00eb tmerrsh\u00ebm kan\u00eb pasur shkrimtar\u00eb dhe artist\u00eb kund\u00ebrshtar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb burgje e kampe p\u00ebrqendrimi, dhe t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb ishin mbrojt\u00ebs s\u00eb tyre, shkrojt\u00ebs t\u00eb b\u00ebmave dhe historive t\u00eb tyre t\u00eb \u201clavdishme\u201d, ata q\u00eb thurnin vet\u00ebm lavde dhe ode. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, bota duket se \u00ebsht\u00eb po ajo q\u00eb ka qen\u00eb edhe pse ajo ka hyr\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e modernitetit. Duket se thelbi i natyr\u00ebs njer\u00ebzore ende nuk ka ndryshuar. At\u00ebher\u00eb t\u00eb jesh apo t\u00eb mos jesh\u2026 shkrimtar, artist?!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<div id=\"beacon_1f6f58bf32\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/ads.balkanweb.com\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=530&amp;loc=http%3A%2F%2Fwww.gsh.al%2F2019%2F10%2F11%2Fluan-rama-kur-teatri-francez-hoqi-nga-repertori-vepren-e-autorit-qe-mbronte-milloshevicin%2F&amp;referer=http%3A%2F%2Fwww.gsh.al%2F&amp;cb=1f6f58bf32\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/div>\n<p><ins><\/p>\n<div id=\"beacon_6551825a74\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/ads.balkanweb.com\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=531&amp;loc=http%3A%2F%2Fwww.gsh.al%2F2019%2F10%2F11%2Fluan-rama-kur-teatri-francez-hoqi-nga-repertori-vepren-e-autorit-qe-mbronte-milloshevicin%2F&amp;referer=http%3A%2F%2Fwww.gsh.al%2F&amp;cb=6551825a74\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/div>\n<p><\/ins><br \/>\n<ins><\/p>\n<div id=\"beacon_76c07a3996\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/ads.balkanweb.com\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=367&amp;loc=http%3A%2F%2Fwww.gsh.al%2F2019%2F10%2F11%2Fluan-rama-kur-teatri-francez-hoqi-nga-repertori-vepren-e-autorit-qe-mbronte-milloshevicin%2F&amp;referer=http%3A%2F%2Fwww.gsh.al%2F&amp;cb=76c07a3996\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/div>\n<p><\/ins><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>T\u00cb BURGOSESH P\u00cbR FJAL\u00cbN E LIR\u00cb<\/strong><br \/>\nPedrag Matvejevi\u00e7 \u00ebsht\u00eb sot nj\u00eb nga intelektual\u00ebt m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb juglindjes europiane, por dhe nj\u00eb nga m\u00eb kurajoz\u00ebt e k\u00ebtyre dy dekadave t\u00eb fundit, i cili guxoi ta godas\u00eb hapur Miloshevi\u00e7in at\u00ebher\u00eb kur ai sapo u ngjit n\u00eb maj\u00ebn e pushtetit serbomadh dhe brohoritej nga miliona e miliona serb\u00eb. Ai p\u00ebrjetoi shp\u00ebrb\u00ebrjen e Jugosllavis\u00eb dhe kontribuoi p\u00ebr nj\u00eb Ballkan t\u00eb paqes dhe t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, t\u00eb demokracis\u00eb dhe t\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebs. Gjithnj\u00eb ka luftuar p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn duke guxuar n\u00eb \u00e7do moment si t\u00eb ishte nj\u00eb dishepull i Brehtit apo i Kamys\u00eb. Dhe padyshim \u00ebsht\u00eb e habitshme sot t\u00eb d\u00ebgjosh se ky intelektual dhe shkrimtar i madh, ky eseist i nj\u00eb Mesdheu dhe Adriatiku t\u00eb ri, d\u00ebnohet me burg nga nj\u00eb gjykat\u00eb kroate pse n\u00eb shkrimet e tij ka d\u00ebnuar intelektual\u00ebt q\u00eb kan\u00eb mb\u00ebshtetur regjimet autoritare e nacionaliste t\u00eb cilat u shfaq\u00ebn pas ngjarjeve t\u00eb vitit 1990, regjime t\u00eb cilat ai i quan \u201cdemo-kratur\u00eb\u201d, nj\u00eb term ky eklektik, dhe ku regjimet nuk jan\u00eb as demokraci t\u00eb mir\u00ebfillta dhe as diktatura me t\u00ebr\u00eb kuptimin q\u00eb ka ky em\u00ebrtim. Em\u00ebrtim q\u00eb padyshim na kujton dhe regjimin shqiptar t\u00eb vitit 1997 i cili e tronditi kujtes\u00ebn e shqiptar\u00ebve dhe t\u00eb evropian\u00ebve bashk\u00eb. T\u00eb akuzosh nj\u00eb regjim p\u00ebr \u201cdemokratur\u00eb\u201d n\u00eb vitin 2006 do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb drejt\u00ebsia apo shoq\u00ebria kroate t\u00eb kthehet n\u00eb koh\u00ebrat e vjetra t\u00eb mbytjes s\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb intelektualit antikonformist. A mund t\u00eb kuptohet integrimi i nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb till\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb ku intelektual\u00ebt d\u00ebnohen pse guxojn\u00eb t\u00eb flasin lirisht?<\/p>\n<p><strong>SHKRIMTARI Q\u00cb JUSTIFIKON KRIMIN<\/strong><br \/>\nNdalimi i dram\u00ebs Udh\u00ebtim n\u00eb vendin e tingujve ose arti i \u00e7\u00ebshtjes, t\u00eb shkrimtarit austriak Peter Handke nga administratori i \u201cKomedis\u00eb Franceze\u201d, teatrit historik dhe m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb Franc\u00ebs, Marcel Bozonnet, ka ngjallur nj\u00eb debat t\u00eb madh sot n\u00eb rrethet intelektuale evropiane dhe n\u00eb opinionin publik. Arsyeja e heqjes s\u00eb k\u00ebsaj drame nga repertori i vitit 2006-2007 ishte i thjesht\u00eb: \u201cKomedia Franceze\u201d nuk mund t\u00eb vinte n\u00eb sken\u00eb vepr\u00ebn e nj\u00eb shkrimtari q\u00eb merr pjes\u00eb n\u00eb varrimin e Milloshevi\u00e7it n\u00eb Pozarove\u00e7 n\u00eb prani t\u00eb gjith\u00eb fanatik\u00ebve nacionalist\u00eb t\u00eb cil\u00ebt e p\u00ebrcoll\u00ebn at\u00eb si nj\u00eb hero; Komedia Franceze nuk mund t\u00eb lejonte q\u00eb publiku i thjesht\u00eb t\u00eb duartrokiste n\u00eb sken\u00eb nj\u00eb autor i cili p\u00ebr vite me radh\u00eb ka d\u00ebnuar evropian\u00ebt pse ata i u kund\u00ebrvun\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb Milloshevi\u00e7it, pasi si\u00e7 u shpreh dhe administratori i \u201cKomedis\u00eb Franceze\u201d para nj\u00eb konference shtypi, \u201ckjo shfaqje do t\u00eb ishte nj\u00eb fyerje q\u00eb do t\u2019ju b\u00ebhej viktimave t\u00eb Milloshevi\u00e7it\u201d, pra viktimave t\u00eb Srebrenic\u00ebs, Mostarit, Biha\u00e7it, Ra\u00e7akut e mij\u00ebra e mij\u00ebra viktimave t\u00eb pafajshme. Si mund t\u00eb pranohej nj\u00eb autor i cili deklaronte n\u00eb revist\u00ebn franceze Nouvel Observateur se \u201cjam i lumtur q\u00eb t\u00eb jem sot pran\u00eb Milloshevi\u00e7it q\u00eb ka mbrojtur popullin serb\u201d. N\u00ebse disa intelektual\u00eb u ngrit\u00ebn kund\u00ebr asaj q\u00eb quhet censur\u00eb, apo kund\u00ebr vendimit t\u00eb administratorit t\u00eb \u201cKomedis\u00eb Franceze\u201d, ata nd\u00ebrkoh\u00eb nuk i mb\u00ebshtesin pik\u00ebpamjet politike t\u00eb dramaturgut t\u00eb njohur Peter Handke, k\u00ebtij shkrimtari t\u00eb spikatur n\u00eb bot\u00ebn e letrave por t\u00eb mbrapsht\u00eb n\u00eb at\u00eb t\u00eb politik\u00ebs. Q\u00eb n\u00eb fillimin e luft\u00ebs n\u00eb Jugosllavi, Handke u bashkua \u00e7udit\u00ebrisht me kauz\u00ebn nacionaliste serbomadhe duke akuzuar amerikan\u00ebt e evropian\u00ebt se \u201cdonin t\u00eb shfarosnin popullin serb\u201d; se NATO k\u00ebrkon t\u00eb b\u00ebj\u00eb n\u00eb Serbi nj\u00eb \u201cAushvitz t\u00eb dyt\u00eb\u201d dhe t\u00eb \u201cmasakroj\u00eb popullin serb\u201d, duke e cil\u00ebsuar nj\u00ebkoh\u00ebsisht kriminelin Miloshevi\u00e7 si nj\u00eb \u201cpatriot t\u00eb mir\u00eb\u201d dhe \u201cmbrojt\u00ebs t\u00eb popullit serb\u201d. \u201cJo, Miloshevi\u00e7i nuk ka qen\u00eb fajtor p\u00ebr at\u00eb \u00e7ka ndodhi n\u00eb Jugosllavi\u201d \u2013 ngulmon ai, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb autori i \u201cRekuiem p\u00ebr Srebrenic\u00ebn\u201d, Olivier Py, regjisor dhe drejtor i teatrit t\u00eb Orleanit, i kujton atij gjenocidin n\u00eb Bosnje. Handke i ka shfaqur haptas pik\u00ebpamjet e tij politike, si\u00e7 ka b\u00ebr\u00eb me botimin e tij Udh\u00ebtim dim\u00ebror n\u00ebp\u00ebr Danub, Sava, Morava dhe Drin dhe n\u00ebntitull \u201cDrejt\u00ebsi p\u00ebr Serbin\u00eb\u201d, i cili n\u00eb at\u00eb koh\u00eb lufte shkaktoi p\u00ebrs\u00ebri debate t\u00eb m\u00ebdha dhe reagime nga bota intelektuale.<\/p>\n<div id=\"videoad\"><\/div>\n<div id=\"pa_1x1_psbk_1570878462664\"><\/div>\n<p>Shkrimtari gjerman Peter Schneider e cil\u00ebsoi k\u00ebt\u00eb botim si \u201cnj\u00eb budallall\u00ebk historik\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Reinhard Mohr n\u00eb revist\u00ebn e njohur Der Speigel nuk hezitoi ta krahasonte q\u00ebndrimin e tij me at\u00eb t\u00eb disa intelektual\u00ebve t\u00eb viteve 30-t\u00eb t\u00eb cil\u00ebt kur vinin nga Bashkimi Sovjetik i k\u00ebndonin \u201cparajs\u00ebs komuniste\u201d. Nga ana tjet\u00ebr, intelektuali Lionel Richard e cil\u00ebsonte at\u00eb si nj\u00eb \u201cmbrojt\u00ebs t\u00eb totalitarizmit serb\u201d. N\u00eb polemik\u00ebn e hapur n\u00eb Franc\u00eb dhe n\u00eb Austri e Gjermani, gazetar\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm nuk mungojn\u00eb ti kujtojn\u00eb Handkes q\u00ebndrimin e tij ndaj gazetar\u00ebve gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb ish Jugosllavi e Kosov\u00eb, duke i u referuar dhe frazave t\u00eb tij cinike kund\u00ebr gazetar\u00ebve n\u00eb terren, k\u00ebtyre \u201cqen\u00ebrve t\u00eb luft\u00ebs q\u00eb e kan\u00eb ngat\u00ebrruar profesionin e t\u00eb shkruarit me at\u00eb t\u00eb gjykat\u00ebsit dhe t\u00eb demagogut\u201d, ata t\u2019i kujtojn\u00eb atij fyerjen q\u00eb i b\u00ebri publikisht gazetarit francez, korrespondentit t\u00eb gazet\u00ebs franceze \u201cLiberation\u201d, Jean Hatzfeld, t\u00eb plagosur r\u00ebnd\u00eb nga nj\u00eb bomb\u00eb, t\u00eb cilin ai e cil\u00ebsonte duke u tallur nj\u00eb \u201cgazetar sportiv q\u00eb shkruan shkrime interesante p\u00ebr \u201cTour de France\u201d.<br \/>\nM\u00eb von\u00eb, m\u00eb 1999, pik\u00ebrisht gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Handke shkruante n\u00eb gazet\u00ebn e madhe gjermane \u201cSuddeutche Zeitung\u201d duke protestuar kund\u00ebr diabolizimit t\u00eb figur\u00ebs s\u00eb Milloshevi\u00e7it, k\u00ebtij \u201cpatrioti t\u00eb madh\u201d, dhe harronte t\u00eb shkruante as dhe nj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr ata qindra mij\u00ebra njer\u00ebz q\u00eb shp\u00ebrnguleshin dhe i iknin terrorit t\u00eb forcave serbe, imazhe q\u00eb \u00e7do mbr\u00ebmje shfaqeshin n\u00eb ekranet e televizioneve t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebs. Edhe m\u00eb 27 mars t\u00eb k\u00ebtij viti, n\u00eb revist\u00ebn gjermane \u201cFocus\u201d ai justifikonte pranin\u00eb e tij n\u00eb ceremonin\u00eb mortore t\u00eb Milloshevi\u00e7it, duke shkruar se \u201cnuk ishte e v\u00ebrtet\u00eb se Milloshevi\u00e7i ishte nj\u00eb diktator\u201d. \u201cAi nuk mund t\u00eb cil\u00ebsohet xhelat i Beogradit\u2026 dhe nuk \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb ka nxitur 4 luft\u00ebrat e Jugosllavis\u00eb \u201c\u2026Handke k\u00ebmb\u00ebngul edhe pse e gjith\u00eb bota ka q\u00ebn\u00eb d\u00ebshmitare e vepr\u00ebs kriminale t\u00eb Milloshevi\u00e7it, d\u00ebshmitare se ishte ai q\u00eb e shp\u00ebrbeu Jugosllavin\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar Serbin\u00eb e Madhe, ishte ai q\u00eb organizoi masakrat, gjenocidet, shp\u00ebrnguljet e m\u00ebdha. Gjithccka u b\u00eb n\u00eb syt\u00eb e tij dhe me urdh\u00ebr t\u00eb tij. Me t\u00eb drejt\u00eb drejtori i teatrit t\u00eb Brestit n\u00eb Franc\u00eb, Jaques Blanc, duke iu kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb atyre q\u00eb jan\u00eb kund\u00ebr censurimit t\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb nj\u00eb shkrimtari, propozon q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb sezon, teatrot e Evrop\u00ebs ti bojkotojn\u00eb veprat e Handkes, i cili justifikon krimin.<\/p>\n<p>\u201cKjo nuk \u00ebsht\u00eb thirrje p\u00ebr cenzur\u00eb, \u2013 shkruan ai n\u00eb gazet\u00ebn franceze \u2018Liberation\u2019, \u2013 por nj\u00eb sinjal i fort\u00eb q\u00eb Evropa duhet t\u2019u jap\u00eb nacionalist\u00ebve\u201d. Sipas tij, emri i Handkes \u00ebsht\u00eb nj\u00eb turp p\u00ebr teatrin e sot\u00ebm evropian. Dramaturgu francez pyet se si ka mund\u00ebsi q\u00eb ai \u201cnuk di gj\u00eb nga spastrimi etnik, se ishte Milloshevi\u00e7i q\u00eb k\u00ebrkoi ta b\u00ebnte Serbin\u00eb e madhe, duke dashur t\u2019i heq\u00eb element\u00ebt e papast\u00ebr, pra mysliman\u00ebt, boshnjak\u00ebt, kosovar\u00ebt\u2026 Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb ai nuk i njeh kampet e p\u00ebrqendrimit, terrorin ndaj popujve t\u00eb Ballkanit, shp\u00ebrnguljet masive, rrethimin e Sarajev\u00ebs s\u00eb uritur\u2026\u201d. N\u00ebse kineasti serbo-boshnjak Ermir Kusturica nuk e ka mohuar nostalgjin\u00eb p\u00ebr Jugosllavin\u00eb e koh\u00ebs s\u00eb Millosevi\u00e7it dhe nuk e ka d\u00ebnuar si\u00e7 duhej vepr\u00ebn kriminale t\u00eb Milloshevi\u00e7it (madje nj\u00eb nga filmat e tij u rrezikua t\u00eb bojkotohej n\u00eb festivalin e Kan\u00ebs vite m\u00eb par\u00eb), ai me t\u00eb drejt\u00eb proteston kund\u00ebr censur\u00ebs, dhe bashk\u00eb me t\u00eb dhe intelektual\u00eb e artist\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. T\u00eb ngrihesh sot ne princip kund\u00ebr censur\u00ebs dhe p\u00ebr fjal\u00ebn e lir\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt i guximsh\u00ebm dhe moral, por kur nj\u00eb artist shkon kund\u00ebr humanizmit dhe justifikon n\u00eb nj\u00eb far\u00eb forme krimin, \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr, m\u00eb e fort\u00eb se vet\u00eb principi. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb bota e qytet\u00ebruar ka pranuar t\u00eb botoj\u00eb dhe t\u2019i b\u00ebj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb bibliotekave shkrimtar\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj si Ezra Paund, Celine (nj\u00eb antisemit i njohur), Brasilach (i cil\u00ebsuar bashk\u00ebpuntor me nazizmin), e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, por \u00ebsht\u00eb dashur koh\u00eb q\u00eb plag\u00ebt t\u00eb mpiksen.<br \/>\nSi mund t\u00eb jesh shkrimtar dhe artist? N\u00ebse nuk angazhohesh p\u00ebr kauzat e m\u00ebdha, (dhe sfidat e shoq\u00ebris\u00eb njer\u00ebzore nuk jan\u00eb t\u00eb pakta), t\u00eb pakt\u00ebn q\u00ebndro n\u00eb lozh\u00eb dhe v\u00ebzhgo, por mos shko kund\u00ebr saj, kund\u00ebr aspirat\u00ebs njer\u00ebzore, kund\u00ebr humanizmit dhe universalitetit njer\u00ebzor, mos tento t\u00eb mbrosh diktator\u00ebt dhe t\u00eb justifikosh krimin!\/GSH<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Luan Rama Po e risjell nj\u00eb sh\u00ebnim t\u00eb botuar m\u00eb par\u00eb n\u00eb librin tim \u201cN\u00eb udh\u00ebkryqet e koh\u00ebs\u201d (v\u00ebll.I) lidhur me rolin e shkrimtarit n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb bashk\u00ebkohore, \u00e7ka ajo q\u00eb kam shkruar bie ndesh me p\u00ebrzgjedhjen e Peter Handke si nobelist i vitit 2019. Padyshim zgjedhja e nj\u00eb letrari si nobelist n\u00eb \u00e7do cep [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":18095,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[11,3,14,15],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Kur teatri francez hoqi nga repertori vepr\u00ebn e autorit q\u00eb mbronte Milloshevi\u00e7in - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=18151\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Kur teatri francez hoqi nga repertori vepr\u00ebn e autorit q\u00eb mbronte Milloshevi\u00e7in - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Luan Rama Po e risjell nj\u00eb sh\u00ebnim t\u00eb botuar m\u00eb par\u00eb n\u00eb librin tim \u201cN\u00eb udh\u00ebkryqet e koh\u00ebs\u201d (v\u00ebll.I) lidhur me rolin e shkrimtarit n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb bashk\u00ebkohore, \u00e7ka ajo q\u00eb kam shkruar bie ndesh me p\u00ebrzgjedhjen e Peter Handke si nobelist i vitit 2019. Padyshim zgjedhja e nj\u00eb letrari si nobelist n\u00eb \u00e7do cep [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=18151\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-10-12T11:09:10+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Peter-Handke.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1024\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"576\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=18151\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=18151\",\"name\":\"Kur teatri francez hoqi nga repertori vepr\u00ebn e autorit q\u00eb mbronte Milloshevi\u00e7in - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=18151#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=18151#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Peter-Handke.jpg\",\"datePublished\":\"2019-10-12T11:09:10+00:00\",\"dateModified\":\"2019-10-12T11:09:10+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=18151#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=18151\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=18151#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Peter-Handke.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Peter-Handke.jpg\",\"width\":1024,\"height\":576},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=18151#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kur teatri francez hoqi nga repertori vepr\u00ebn e autorit q\u00eb mbronte Milloshevi\u00e7in\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kur teatri francez hoqi nga repertori vepr\u00ebn e autorit q\u00eb mbronte Milloshevi\u00e7in - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=18151","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Kur teatri francez hoqi nga repertori vepr\u00ebn e autorit q\u00eb mbronte Milloshevi\u00e7in - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"Nga Luan Rama Po e risjell nj\u00eb sh\u00ebnim t\u00eb botuar m\u00eb par\u00eb n\u00eb librin tim \u201cN\u00eb udh\u00ebkryqet e koh\u00ebs\u201d (v\u00ebll.I) lidhur me rolin e shkrimtarit n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb bashk\u00ebkohore, \u00e7ka ajo q\u00eb kam shkruar bie ndesh me p\u00ebrzgjedhjen e Peter Handke si nobelist i vitit 2019. Padyshim zgjedhja e nj\u00eb letrari si nobelist n\u00eb \u00e7do cep [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=18151","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2019-10-12T11:09:10+00:00","og_image":[{"width":1024,"height":576,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Peter-Handke.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"10 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=18151","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=18151","name":"Kur teatri francez hoqi nga repertori vepr\u00ebn e autorit q\u00eb mbronte Milloshevi\u00e7in - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=18151#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=18151#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Peter-Handke.jpg","datePublished":"2019-10-12T11:09:10+00:00","dateModified":"2019-10-12T11:09:10+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=18151#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=18151"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=18151#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Peter-Handke.jpg","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Peter-Handke.jpg","width":1024,"height":576},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=18151#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kur teatri francez hoqi nga repertori vepr\u00ebn e autorit q\u00eb mbronte Milloshevi\u00e7in"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Peter-Handke.jpg","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Peter-Handke-150x150.jpg",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Peter-Handke.jpg",1024,576,false]},"categories_names":{"11":{"name":"Kritik\u00eb Letrare","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=11"},"3":{"name":"Kryesore","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=3"},"14":{"name":"Kultur\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=14"},"15":{"name":"Libri","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=15"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Peter-Handke-150x150.jpg",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Peter-Handke.jpg",300,169,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Peter-Handke.jpg",305,172,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Peter-Handke.jpg",400,225,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Peter-Handke.jpg",600,338,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Peter-Handke.jpg",1024,576,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Peter-Handke.jpg",130,73,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Peter-Handke.jpg",1024,576,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18151"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=18151"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18151\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":18152,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18151\/revisions\/18152"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/18095"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=18151"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=18151"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=18151"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}