{"id":1805,"date":"2019-02-15T22:12:30","date_gmt":"2019-02-15T21:12:30","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=1805"},"modified":"2019-02-15T22:12:30","modified_gmt":"2019-02-15T21:12:30","slug":"bujqesia-pa-orientim-tregu-nuk-ka-qepe-dhe-papate-kalben-mollet-dhe-mandarinat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=1805","title":{"rendered":"Bujq\u00ebsia pa orientim; Tregu nuk ka qep\u00eb dhe papate, kalben moll\u00ebt dhe mandarinat"},"content":{"rendered":"<p><strong>Mungesa e informacionit p\u00ebr tregjet dhe trendet e konsumit po krijon flluska n\u00eb prodhimet bujq\u00ebsore. Fermer\u00ebt n\u00eb zonat prodhuese t\u00eb vendit \u2013 Kor\u00e7\u00eb, Lushnj\u00eb dhe Fier reduktuan prodhimin prej humbjeve t\u00eb larta q\u00eb solli superprodhimi i qep\u00ebs, preshit, patates dhe domates n\u00eb vitin 2017. \u00c7mimet me pakic\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre produkteve jan\u00eb aktualisht 3-4 her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se n\u00eb vitin e kaluar. Por \u00e7mimet e k\u00ebtij viti po nxisin mbjellje pa kriter t\u00eb preshit dhe qep\u00ebs, duke sinjalizuar p\u00ebr nj\u00eb fllusk\u00eb tjet\u00ebr. Ekspert\u00ebt k\u00ebshillojn\u00eb krijimin e platformave t\u00eb informacionit p\u00ebr bujqit, nd\u00ebrkoh\u00eb Agropikat dhe bursa e \u00e7mimeve bujq\u00ebsore kan\u00eb d\u00ebshtuar<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Blerina Hoxha<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Prodhuesit e perimeve t\u00eb dimrit, t\u00eb cil\u00ebt pat\u00ebn fitime t\u00eb larta k\u00ebt\u00eb vit, p\u00ebr shkak t\u00eb shitjeve me \u00e7mime gati kat\u00ebr her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb qep\u00ebs, preshit, lakr\u00ebs rrezikojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrballen me humbje t\u00eb m\u00ebdha vitin q\u00eb vjen. Vet\u00ebm n\u00eb Pazarin e Kor\u00e7\u00ebs, k\u00ebto dit\u00eb tregtar\u00ebt kan\u00eb shitur rreth 250 mij\u00eb euro far\u00eb qep\u00eb, duke sinjalizuar se vitin tjet\u00ebr do t\u00eb ket\u00eb kultivim masiv t\u00eb saj. Superprodhimi, pa gjetur treg eksporti, do t\u00eb ul\u00eb \u00e7mimet dhe do t\u00eb kalb\u00eb produktin, ashtu si edhe n\u00eb vitin 2017 dhe kjo p\u00ebrkthehet n\u00eb humbje p\u00ebr fermer\u00ebt.<\/p>\n<p>Flluskat n\u00eb bujq\u00ebsi po b\u00ebhen gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb shpeshta, kryesisht nga mungesa e orientimit dhe informacionit mbi nevojat e tregut. Shumica e prodhuesve bujq\u00ebsor\u00eb nuk punojn\u00eb me kontrata t\u00eb rregullta dhe mbjelljet b\u00ebhen nisur nga tradita dhe mund\u00ebsit\u00eb se sa k\u00ebrkesa q\u00eb udh\u00ebhiqet nga tregu. Nevion Telha, ekspert i bujq\u00ebsis\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e Kor\u00e7\u00ebs, pohoi se, sektori \u00ebsht\u00eb i orientuar n\u00eb dy-tre kultura, t\u00eb cilat prodhohen n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb si qepa, patatja dhe moll\u00ebt, pasi edhe kushtet klimatike i favorizojn\u00eb.<\/p>\n<p>Vitin e kaluar, pati superprodhim t\u00eb qep\u00ebs dhe patates, p\u00ebr t\u00eb cilat \u00e7mimi i shumic\u00ebs shpesh ishte 10-20 lek\u00eb. Fitimet e fermer\u00ebve nga shitjet nuk mbuluan as kostot, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb shum\u00eb prej tyre t\u00eb hiqnin dor\u00eb nga kultivimi k\u00ebt\u00eb vit. Nga 1000 hektar\u00eb q\u00eb ishin mbjell\u00eb me qep\u00eb gjat\u00eb 2017 n\u00eb rajonin e Kor\u00e7\u00ebs m\u00eb 2018 nuk u mboll\u00ebn as 150 hektar\u00eb. Mir\u00ebpo, ata q\u00eb mboll\u00ebn qep\u00eb k\u00ebt\u00eb vit, pat\u00ebn fitime shum\u00eb t\u00eb larta, pasi \u00e7mimi i saj nga depot e fermer\u00ebve ishte 60 lek\u00eb p\u00ebr kilogram. Ky nuk \u00ebsht\u00eb sinjal i mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen e larg\u00ebt, pasi \u201chumbjet\u201d jan\u00eb te dera p\u00ebr shkak t\u00eb superprodhimit q\u00eb pritet k\u00ebt\u00eb vit.<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebt e sotme, bujq\u00ebsia moderne nuk \u00ebsht\u00eb e orientuar nga planifikimi por nga informacioni. Ismail Beka, koordinatori i projekteve n\u00eb zyr\u00ebn e GIZ (Shoq\u00ebria Gjermane p\u00ebr Bashk\u00ebpunimin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar) tha se n\u00eb vend t\u00eb planifikimit se \u00e7far\u00eb kulturash bujq\u00ebsore duhen mbjell\u00eb, duhet nj\u00eb sistem informacioni ku bujqit t\u00eb njihen me k\u00ebrkesat e tregtar\u00ebve dhe grosist\u00ebve. Ky sistem \u00ebsht\u00eb i thjesht\u00eb, nuk kushton shum\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb metod\u00eb q\u00eb udh\u00ebheq prodhimin bujq\u00ebsor n\u00eb bot\u00ebn e zhvilluar.<\/p>\n<p>Beka thot\u00eb se n\u00eb koh\u00ebt e sotme, askush nuk mund t\u00eb planifikoj\u00eb sakt\u00eb se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb mbillet n\u00eb bujq\u00ebsi dhe \u00e7far\u00eb jo. K\u00ebt\u00eb e p\u00ebrcakton vet\u00ebm tregu. Bujqit mund t\u2019i afrohen tregut, pohon Beka, vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb sistemi efektiv informacioni. Tregtar\u00ebt mund t\u00eb ekspozojn\u00eb nevojat e tyre p\u00ebr prodhime bujq\u00ebsore dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, bujqit e interesuar mund t\u00eb prodhojn\u00eb nisur nga nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb paraprake ku shanset p\u00ebr shitjen e prodhimit jan\u00eb mbi 90%.<\/p>\n<p>Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb p\u00ebrllogarit se, n\u00eb Shqip\u00ebri vet\u00ebm 15% e fermer\u00ebve prodhojn\u00eb me q\u00ebllim tregtin\u00eb dhe mund t\u00eb p\u00ebrmbushin nevojat q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb kontratat afatgjata. Por edhe kjo kategori fermer\u00ebsh p\u00ebrballet her\u00eb pas here me flluska. Leornad Janji, fermer n\u00eb zon\u00ebn e Fierit, tha se p\u00ebr 11 vjet ka kultivuar domate, t\u00eb cilat i ka shitur n\u00ebp\u00ebrmjet kontratave kryesisht p\u00ebr eksport, por shpesh \u00e7mimet ishin shum\u00eb t\u00eb ul\u00ebta dhe spekulative, duke mos justifikuar as kostot.<\/p>\n<p>Ai tha se tani e ka mbyllur aktivitetin dhe ka emigruar s\u00ebrish drejt Italis\u00eb p\u00ebr t\u00eb ushtruar t\u00eb nj\u00ebjtin aktivitet. \u201cN\u00eb janar t\u00eb vitit t\u00eb kaluar isha tek Agropika, e shum\u00ebreklamuar nga qeveria shqiptare. Pavar\u00ebsisht se n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit m\u00eb takonte subvencion p\u00ebr shkak t\u00eb sip\u00ebrfaqes q\u00eb mbillja, nuk m\u00eb dhan\u00eb asnj\u00eb informacion se \u00e7far\u00eb kulturash bujq\u00ebsore do t\u00eb mbilleshin n\u00eb nivel lokal apo rang vendi, si dhe sip\u00ebrfaqen q\u00eb planifikohej t\u00eb mbillej\u201d, tha Janji.<\/p>\n<p>Ai pohon se \u00e7mimet e ul\u00ebta q\u00eb dha shumica vitin e kaluar p\u00ebr domatet krijuan humbje t\u00eb m\u00ebdha te fermer\u00ebt, ndaj ata k\u00ebt\u00eb vit kan\u00eb mbjell\u00eb m\u00eb pak, duke krijuar hendek n\u00eb treg dhe eksporte. E nj\u00ebjta p\u00ebrvoj\u00eb vlen edhe p\u00ebr perimet e dimrit, qep\u00ebn, preshin dhe pataten.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Flluskat jan\u00eb shtuar<\/strong><\/p>\n<p>Viti 2018 duhet t\u00eb konsiderohej i art\u00eb p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb p\u00ebr nga kushtet klimatike. Reshjet e bollshme n\u00eb koh\u00ebn e mbjelljes dhe rritjes s\u00eb perimeve ishin garancia p\u00ebr prodhimin e lart\u00eb, por ndodhi ajo q\u00eb ekspert\u00ebt e \u201cTiran\u00ebs\u201d nuk e kishin pritur. Bujqit braktis\u00ebn ngastrat, duke kufizuar mbjelljet e serave e n\u00eb fush\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb humbjeve q\u00eb kishin p\u00ebsuar n\u00eb vitin 2017. Bujq\u00ebsia, sidomos n\u00eb Shqip\u00ebri, ka njohur thuajse si zakonisht humbje p\u00ebr shkak t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb ul\u00ebta, por vera e vitit 2007 nuk ishte e zakonshme p\u00ebr ta. Fermer\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e Kor\u00e7\u00ebs dhe Fierit gjat\u00eb vitit 2017 kan\u00eb shitur t\u00eb gjith\u00eb prodhimet n\u00ebn kosto n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, pasi shumica \u00ebsht\u00eb kalbur n\u00eb fush\u00eb.<\/p>\n<p>Prodhimi i lart\u00eb dhe mungesa e kontratave t\u00eb q\u00ebndrueshme nga nj\u00ebra an\u00eb dhe spekulimi me \u00e7mimet nga ana e tregtar\u00ebve dekurajuan fermer\u00ebt p\u00ebr t\u00eb mbjell\u00eb gjat\u00eb ver\u00ebs 2008. T\u00eb dh\u00ebnat nga drejtorit\u00eb e bujq\u00ebsis\u00eb nga Qarku i Fierit dhe Kor\u00e7\u00ebs tregojn\u00eb se sip\u00ebrfaqet e mbjella me perime ran\u00eb ndjesh\u00ebm n\u00eb vitin 2018. P\u00ebr pasoj\u00eb tregu pati v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb furnizim normal, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb \u00e7mimet e perimeve dhe zarzavate k\u00ebt\u00eb vit t\u00eb ishin t\u00eb larta. Gjat\u00eb ver\u00ebs 2008, nj\u00eb kilogram domate u shit mbi 100 lek\u00eb, nd\u00ebrsa perimet e dimrit, si presh, lakra, qepa dhe patatja po shiten me \u00e7mime trefish m\u00eb t\u00eb larta 12-13 lek\u00eb kilogrami.<\/p>\n<p>Ata q\u00eb kishin mbjell\u00eb, k\u00ebt\u00eb vit fituan shum\u00eb, por shitjet e far\u00ebrave dhe fidan\u00ebve n\u00eb zonat prodhuese sinjalizojn\u00eb se flluska do t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet vitin tjet\u00ebr pasi fermer\u00ebt do t\u00eb rrisin s\u00ebrish sip\u00ebrfaqet e mbjella.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Eksporti i fruta-perimeve ra m\u00eb 2018 p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas dy dekadash<\/strong><\/p>\n<p>Prodhimi i kufizuar bujq\u00ebsor \u00e7oi n\u00eb r\u00ebnie t\u00eb eksporteve t\u00eb perimeve dhe frutave m\u00eb 2018 p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas dy vitesh. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare t\u00eb INSTAT, eksportet e frutave dhe perimeve ran\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 1% n\u00eb vitin 2018, me m\u00eb shum\u00eb se 100 milion\u00eb lek\u00eb. Mungesa e prodhimit ndikoi negativisht edhe furnizimin e tregut vendas, duke rritur furnizimet nga importi vitin e kaluar. Gjat\u00eb vitit 2018 importet e frutave dhe perimeve u rrit\u00ebn me 13% pas nj\u00eb stanjacioni n\u00eb 2017.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb 2018-s u eksportuan jasht\u00eb vendit rreth 9.5 miliard\u00eb lek\u00eb fruta dhe perime, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2017, 9.62 miliard\u00eb lek\u00eb. Nd\u00ebrsa importet sh\u00ebnuan 9.4 miliard\u00eb lek\u00eb nga 8.3 miliard\u00eb lek\u00eb q\u00eb ishin m\u00eb 2017. Kjo ishte rritja m\u00eb e madhe q\u00eb nga viti 2015. Zhvillimet n\u00eb tregtin\u00eb e jashtme t\u00eb frutave dhe perimeve reflektojn\u00eb ecurin\u00eb e prodhimit vendas. P\u00ebr shembull, n\u00eb vitin 2017, kur prodhimet vendase arrit\u00ebn kulmin, tregtia me jasht\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb q\u00eb nga viti 1990 sh\u00ebnoi suficit n\u00eb fruta dhe perime. Eksportet sh\u00ebnuan rritje 21% n\u00eb raport me 2016-n. Nd\u00ebrsa importet u rrit\u00ebn vet\u00ebm me 0.2% kundrejt vitit 2016. Si importet edhe eksportet jan\u00eb rritur q\u00eb nga viti 2012, por shitjet jasht\u00eb vendit jan\u00eb rritur me ritme m\u00eb t\u00eb shpejta se importet deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2017. Situata ka ndryshuar kryek\u00ebput n\u00eb vitin 2018 n\u00eb favor t\u00eb importeve t\u00eb cilat ju kthyen rritjes me ritme dyshifrore.<\/p>\n<p>N\u00eb pes\u00eb vitet e fundit, eksportet e frutave dhe perimeve jan\u00eb pes\u00ebfishuar, nga 1.8 miliard\u00eb lek\u00eb m\u00eb 2012 n\u00eb 9.5 miliard\u00eb lek\u00eb n\u00eb 2018. Nd\u00ebrsa importet jan\u00eb rritur n\u00eb pes\u00eb vite me 26%. Mungesa e standardit n\u00eb varietete dhe kultivimi i tyre nga nj\u00ebsit\u00eb fermere n\u00eb sip\u00ebrfaqe n\u00eb m\u00eb pak si nj\u00eb dynym nuk garanton fitime p\u00ebr kultivuesit.<\/p>\n<p>N\u00eb fshatin Verri t\u00eb Fierit, n\u00eb zemr\u00ebn prodhuese t\u00eb vendit fitimet p\u00ebr nj\u00eb dynym me domate qen\u00eb vet\u00ebm 20 mij\u00eb lek\u00eb vitin e kaluar. Kostot p\u00ebr nj\u00eb dynym ser\u00eb domate arrit\u00ebn n\u00eb rreth 80 mij\u00eb lek\u00eb, teksa t\u00eb ardhurat nga shitja nuk ishim m\u00eb shum\u00eb se 100 mij\u00eb lek\u00eb. Tregu nuk \u00ebsht\u00eb i garantuar dhe mungojn\u00eb kontratat e shitjes, shpesh ndodh q\u00eb prodhimi t\u00eb mos i justifikoj\u00eb kostot. Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj situate, perimet nga serat n\u00eb Shqip\u00ebri mbeten nj\u00eb nga produktet me leverdi. Mir\u00ebpo q\u00eb investimet t\u00eb finalizohen, duhet q\u00eb t\u00eb sigurohet nj\u00eb sip\u00ebrfaqe m\u00eb e madhe toke sesa p\u00ebrpunojn\u00eb fermer\u00ebt aktualisht.<\/p>\n<p>Duke kultivuar perime, m\u00eb e pakta, fermer\u00ebt do t\u00eb mund t\u00eb sigurojn\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb nevojave t\u00eb veta p\u00ebr ushqime. Familjet fermere n\u00eb Fier llogarisin se nuk ka asnj\u00eb leverdishm\u00ebri n\u00eb sera n\u00eb m\u00eb pak se 5 hektar\u00eb. Por p\u00ebr Ministrin\u00eb e Bujq\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb filluar nj\u00eb biznes n\u00eb bujq\u00ebsi, duhen t\u00eb pakt\u00ebn 20 hektar\u00eb, teksa mesatarja e fermave bujq\u00ebsore aktualisht nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 1.2 hektar\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/02\/Eksporti-i-frutave-dhe-zarzavateve-ne-mld-leke-867.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-213700\" src=\"http:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/02\/Eksporti-i-frutave-dhe-zarzavateve-ne-mld-leke-867.jpg\" sizes=\"(max-width: 650px) 100vw, 650px\" srcset=\"http:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/02\/Eksporti-i-frutave-dhe-zarzavateve-ne-mld-leke-867.jpg 650w, http:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/02\/Eksporti-i-frutave-dhe-zarzavateve-ne-mld-leke-867-300x123.jpg 300w, http:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/02\/Eksporti-i-frutave-dhe-zarzavateve-ne-mld-leke-867-185x76.jpg 185w, http:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/02\/Eksporti-i-frutave-dhe-zarzavateve-ne-mld-leke-867-110x45.jpg 110w, http:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/02\/Eksporti-i-frutave-dhe-zarzavateve-ne-mld-leke-867-450x185.jpg 450w, http:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/02\/Eksporti-i-frutave-dhe-zarzavateve-ne-mld-leke-867-100x41.jpg 100w\" alt=\"\" width=\"650\" height=\"267\" data-lazy-loaded=\"true\" \/><\/a><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Planifikimi, Agropikat nuk po funksionojn\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb janar t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim me Agjencin\u00eb e Zhvillimit dhe Bashk\u00ebpunimit Rural (AZHBR) vuri n\u00eb funksion Agropikat (Dritarja e Fermerit) e cila \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nj\u00ebsi e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e ofrimit t\u00eb sh\u00ebrbimit, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb Agjencis\u00eb p\u00ebr Zhvillim Bujq\u00ebsor dhe Rural, e cila ofron sh\u00ebrbime tek fermer\u00ebt, informacion p\u00ebr aplikime, akses n\u00eb financ\u00eb, mb\u00ebshtetje me ekstension dhe sh\u00ebrbime t\u00eb tjera. N\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin jan\u00eb synuar 20 t\u00eb tilla, kryesisht n\u00eb zonat me zhvillim m\u00eb intensiv t\u00eb bujq\u00ebsis\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb Fier, Lushnj\u00eb, Durr\u00ebs, Vlor\u00eb dhe Kor\u00e7\u00eb dhe gjat\u00eb vitit 2018 do t\u00eb hapen edhe 15 Agropika, duke arritur n\u00eb 20 deg\u00eb territoriale n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin. \u201cDritarja e Fermerit\u201d do t\u00eb ofronte ndaj t\u00eb gjith\u00eb fermer\u00ebve dhe t\u00eb interesuarve informacione n\u00eb lidhje me aplikimet p\u00ebr skemat mb\u00ebshtet\u00ebse komb\u00ebtare dhe donator\u00ebve t\u00eb huaj, aksesin n\u00eb financ\u00eb, mb\u00ebshtetje me ekstension, etj.<\/p>\n<p>Edhe pse p\u00ebrvoja e qendrave t\u00eb reja t\u00eb k\u00ebshillimit p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb \u00ebsht\u00eb ende e re, fermer\u00ebt jan\u00eb ndier t\u00eb zhg\u00ebnjyer. \u201cN\u00eb janar t\u00eb vitit t\u00eb kaluar isha tek Agropika e shum\u00ebreklamuar nga qeveria shqiptare, ku pavar\u00ebsisht se n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit m\u00eb takonte subvencion p\u00ebr shkak t\u00eb sip\u00ebrfaqes q\u00eb mbillja nuk m\u00eb dhan\u00eb asnj\u00eb informacion, se \u00e7far\u00eb kulturash bujq\u00ebsore do t\u00eb mbilleshin n\u00eb nivel lokal apo rang vendi, si dhe sip\u00ebrfaqen q\u00eb planifikohej t\u00eb mbillej\u201d tha Leorand Janji, fermer n\u00eb zon\u00ebn e Fierit.<\/p>\n<p>Zoti Janji pohon se fitimet n\u00eb bujq\u00ebsi nuk jan\u00eb aspak t\u00eb garantuara edhe pse puna \u00ebsht\u00eb e mundimshme. Ai shton se kostoja p\u00ebr prodhimin e nj\u00eb kilogram domateje \u00ebsht\u00eb 20 lek\u00eb, nd\u00ebrsa pikat e grumbullimit n\u00eb vitin 2007 dhan\u00eb \u00e7mime shum\u00eb t\u00eb ul\u00ebta p\u00ebr shkak t\u00eb superprodhimit. \u201cN\u00eb ver\u00ebn e vitit 2017 e fillova dhe mbarova domaten me \u00e7mim 200 lek\u00eb ark\u00ebn 25 kg, sepse ne si fermer\u00eb nuk kemi orientim\u201d.<br \/>\nK\u00ebt\u00eb vit, v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb q\u00eb po kalojn\u00eb fermer\u00ebt jan\u00eb n\u00eb nivel makroekonomik. Inflacioni arriti n\u00eb 2.3% n\u00eb korrik prej rritjes s\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb prodhimeve t\u00eb stin\u00ebs, frutave dhe perimeve dhe, nga ana tjet\u00ebr, eksportet e prodhimeve bujq\u00ebsore kan\u00eb p\u00ebsuar ulje p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas disa vjet\u00ebsh, gjat\u00eb vitit 2018.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/02\/Bilanci-i-tregtise-me-jashte-i-frutave-dhe-zarzavateve-867.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-213701\" src=\"http:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/02\/Bilanci-i-tregtise-me-jashte-i-frutave-dhe-zarzavateve-867.jpg\" sizes=\"(max-width: 650px) 100vw, 650px\" srcset=\"http:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/02\/Bilanci-i-tregtise-me-jashte-i-frutave-dhe-zarzavateve-867.jpg 650w, http:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/02\/Bilanci-i-tregtise-me-jashte-i-frutave-dhe-zarzavateve-867-300x122.jpg 300w, http:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/02\/Bilanci-i-tregtise-me-jashte-i-frutave-dhe-zarzavateve-867-185x75.jpg 185w, http:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/02\/Bilanci-i-tregtise-me-jashte-i-frutave-dhe-zarzavateve-867-110x45.jpg 110w, http:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/02\/Bilanci-i-tregtise-me-jashte-i-frutave-dhe-zarzavateve-867-450x183.jpg 450w, http:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/02\/Bilanci-i-tregtise-me-jashte-i-frutave-dhe-zarzavateve-867-100x41.jpg 100w\" alt=\"\" width=\"650\" height=\"264\" data-lazy-loaded=\"true\" \/><\/a><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Shuhen projektet p\u00ebr burs\u00ebn bujq\u00ebsore dhe prodhim t\u00eb ndar\u00eb me rajone<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb strategji p\u00ebr zhvillimin e bujq\u00ebsis\u00eb deri m\u00eb 2020 synon q\u00eb t\u00eb ndaj\u00eb prodhimin bujq\u00ebsor n\u00eb baz\u00eb t\u00eb rendimentit dhe tradit\u00ebs s\u00eb rajoneve.<br \/>\nHarta rajonale e prodhimeve bujq\u00ebsore parashikonte q\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e Shkodr\u00ebs t\u00eb nxitej blegtoria, sidomos mbar\u00ebshtimi i derrit dhe kultivimit t\u00eb misrit dhe bim\u00ebve mjek\u00ebsore. Qarqet e tjera n\u00eb Veri, Puk\u00eb, Dib\u00ebr dhe Kuk\u00ebs jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr t\u00eb rritur bag\u00ebti t\u00eb imta, arrore, mis\u00ebr dhe pem\u00eb frutore, si moll\u00ebt e qershit\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Mesme dhe n\u00eb jug, n\u00eb Fier, Lushnj\u00eb dominon prodhimi i perimeve, n\u00eb juglindje t\u00eb vendit, rajoni i Kor\u00e7\u00ebs u pa i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr prodhimin e fasules, qep\u00ebs, patates, moll\u00ebve, bletaris\u00eb, t\u00eb imtat etj. N\u00eb jugper\u00ebndim, n\u00eb<br \/>\nQarkun e Vlor\u00ebs u pa me vend kultivimi i perimeve, nd\u00ebrsa m\u00eb posht\u00eb n\u00eb Jug, t\u00eb imtat, sidomos dhit\u00eb dhe blet\u00ebt. Ndarja e prodhimit sipas rajoneve, i cili m\u00eb pas do t\u00eb mb\u00ebshtetej me subvencione, u b\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb tradit\u00ebs q\u00eb i kishte popullsia e zon\u00ebs p\u00ebr t\u00eb prodhuar k\u00ebto kultura, q\u00eb kishin edhe rendimet p\u00ebr shkak kushteve t\u00eb favorshme klimatike. Procesi \u00ebsht\u00eb nxitur edhe m\u00eb par\u00eb nga qeveria Berisha, por nd\u00ebrkoh\u00eb prodhimi u nxit pa pasur n\u00eb konsiderat\u00eb tregun dhe k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr konsum.<\/p>\n<p>Eksperti i bujq\u00ebsis\u00eb, Ismail Beka, thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb politik\u00ebb\u00ebr\u00ebsit t\u00eb nxisin prodhimin bujq\u00ebsor me \u00e7do kusht. Ai pohoi faktin se Shqip\u00ebria ende sot, m\u00eb shum\u00eb se 50% t\u00eb nevojave p\u00ebr konsum p\u00ebr prodhime bujq\u00ebsore mbulohen nga importi, ndaj prodhimi bujq\u00ebsor mund t\u00eb zgjerohet m\u00eb tej.<\/p>\n<p>Beka tha se duhet nj\u00eb sistem efikas informacioni q\u00eb bujqit t\u00eb mbjellin kultura q\u00eb t\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn vendase p\u00ebr konsum, nd\u00ebrsa nevojat p\u00ebr eksport jan\u00eb gjithnj\u00eb e n\u00eb rritje. Edhe pse Shqip\u00ebria punon vet\u00ebm nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn e tok\u00ebs bujq\u00ebsore, prodhimet bujq\u00ebsore shpesh kan\u00eb tepruar dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfunduar posht\u00eb deg\u00ebve ku jan\u00eb rritur, duke u kalbur n\u00eb tokat posht\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Edhe projekti p\u00ebr krijimin e \u201cburs\u00ebs bujq\u00ebsore\u201d gjat\u00eb vitit 2016 d\u00ebshtoi. Bursa q\u00eb ishte nj\u00eb nism\u00eb e ministrit t\u00eb asaj kohe, Edmond Panariti, do t\u00eb formatonte \u00e7mimet e artikujve bujq\u00ebsor\u00eb t\u00eb prodhimeve p\u00ebr t\u00eb shmangur spekulimet dhe diferencat e m\u00ebdha nga pakica te shumica. Projekti nuk u materializuara, teksa prodhuesit bujq\u00ebsor\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb shtresa m\u00eb e favorizuar n\u00eb Europ\u00ebn e zhvilluar, n\u00eb vendin ton\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb diskriminuarit n\u00eb zinxhirin e bujq\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/02\/Bujqesi-4-867.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-213694\" src=\"http:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/02\/Bujqesi-4-867.jpg\" sizes=\"(max-width: 650px) 100vw, 650px\" srcset=\"http:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/02\/Bujqesi-4-867.jpg 650w, http:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/02\/Bujqesi-4-867-300x125.jpg 300w, http:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/02\/Bujqesi-4-867-185x77.jpg 185w, http:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/02\/Bujqesi-4-867-110x46.jpg 110w, http:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/02\/Bujqesi-4-867-450x188.jpg 450w, http:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/02\/Bujqesi-4-867-100x42.jpg 100w\" alt=\"\" width=\"650\" height=\"271\" data-lazy-loaded=\"true\" \/><\/a><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Pesimist\u00eb p\u00ebr 2019, tre shqet\u00ebsimet e prodhuesve<\/strong><\/p>\n<p>Sektori i bujq\u00ebsis\u00eb nuk parashikohet t\u00eb ket\u00eb zgjerim gjat\u00eb vitit 2019, p\u00ebr shkak t\u00eb \u00e7mimeve m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb naft\u00ebs dhe kostove t\u00eb plehrave kimike, pohojn\u00eb fermer\u00ebt. Brenda k\u00ebtij sektori, zhvillimet pozitive priten n\u00eb sektorin e agroturizmit, i cili do t\u00eb vijoj\u00eb rritjen edhe n\u00eb 2019-n, prej rritjes s\u00eb numrit t\u00eb turist\u00ebve dhe nj\u00eb pakete leht\u00ebsuese q\u00eb qeveria ka miratuar p\u00ebr sektorin, e cila hyri n\u00eb fuqi m\u00eb 1 janar 2019. Bujqit prodhues kan\u00eb tre shqet\u00ebsime madhore p\u00ebr vitin 2019: \u00e7mimet e larta t\u00eb naft\u00ebs, \u00e7mimet e larta t\u00eb inputeve bujq\u00ebsore dhe munges\u00ebn e tregut.<\/p>\n<p>Stavri Gjini, i cili drejton Federat\u00ebn e Fermer\u00ebve n\u00eb Gradisht\u00eb t\u00eb Lushnj\u00ebs, pohon se prodhimet bujq\u00ebsore do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat kuota si k\u00ebt\u00eb vit. Fitimet e fermave \u2013 sipas tij \u2013 jan\u00eb n\u00eb r\u00ebnie prej \u00e7mimeve t\u00eb larta t\u00eb naft\u00ebs dhe kostove t\u00eb r\u00ebnduara n\u00eb inputet bujq\u00ebsore. P\u00ebr t\u00eb punuar nj\u00eb dynym tok\u00eb, harxhimet shkojn\u00eb n\u00eb 5 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Z. Gjini shton se sektori i prodhimit n\u00eb bujq\u00ebsi vuan nga mungesa e orientimit dhe gjetja e tregjeve. \u201cFitimet e bujqve jan\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar n\u00eb vitet e fundit. Situata do t\u00eb vijoj\u00eb edhe p\u00ebr vitin 2019, p\u00ebr shkak se mungojn\u00eb totalisht subvencionet dhe, nga ana tjet\u00ebr, kostot jan\u00eb rritur \u2013 thekson z. Gjini.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjtin shqet\u00ebsim ka edhe fermeri Rustem Xhoraj nga fshati Ruzhdie i Fierit. Ai tha se, shqet\u00ebsimi kryesor p\u00ebr momentin \u00ebsht\u00eb \u00e7mimi i lart\u00eb i naft\u00ebs, pasi p\u00ebr bujqit ajo \u00ebsht\u00eb l\u00ebnda kryesore si p\u00ebr punimin e tok\u00ebs, edhe p\u00ebr transportin e prodhimeve.<br \/>\nXhoraj, i cili zot\u00ebron nj\u00eb ferm\u00eb me pem\u00ebtore me vreshta dhe ullinj, thot\u00eb se fitimet jan\u00eb ulur s\u00eb fundmi nga kostot e larta t\u00eb inputeve edhe pse prodhimi m\u00eb 2018 ka qen\u00eb i mbar\u00eb. Ai pohon se problemet e bujq\u00ebsis\u00eb jan\u00eb t\u00eb shumta dhe komplekse, por m\u00eb kryesorja \u00ebsht\u00eb mungesa e orientimit dhe rregullimit t\u00eb zinxhirit t\u00eb tregut. Fermer\u00ebt mbjellin me intuit\u00eb dhe shpesh kjo zhg\u00ebnjen, se tregu dhe moti sjellin surpriza.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong><a href=\"http:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/02\/Bujqesi-2-867.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-213697 alignleft\" src=\"http:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/02\/Bujqesi-2-867.jpg\" sizes=\"(max-width: 311px) 100vw, 311px\" srcset=\"http:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/02\/Bujqesi-2-867.jpg 311w, http:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/02\/Bujqesi-2-867-300x199.jpg 300w, http:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/02\/Bujqesi-2-867-174x115.jpg 174w, http:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/02\/Bujqesi-2-867-110x73.jpg 110w, http:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/02\/Bujqesi-2-867-100x66.jpg 100w\" alt=\"\" width=\"311\" height=\"206\" data-lazy-loaded=\"true\" \/><\/a>Tregu nuk ka qep\u00eb dhe papate, kalben moll\u00ebt dhe mandarinat<\/strong><\/p>\n<p>Moll\u00ebt dhe Kor\u00e7\u00eb dhe mandarinat n\u00eb Jug po kalben posht\u00eb pem\u00ebve. Nj\u00eb kilogram mandarin\u00eb dhe moll\u00eb kushton aktualisht 70 lek\u00eb kilogrami n\u00eb kryeqytet, teksa n\u00eb pikat e shitjes me shumic\u00eb jo m\u00eb shum\u00eb se 200 lek\u00eb. Eksperti i bujq\u00ebsis\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e Kor\u00e7\u00ebs, Nevion Telha pohoi se, fermer\u00ebt e moll\u00ebve n\u00eb Kor\u00e7\u00eb kan\u00eb p\u00ebsuar humbje t\u00eb m\u00ebdha k\u00ebt\u00eb vit.<\/p>\n<p>Prodhimi i lart\u00eb uli n\u00eb minimum, \u00e7mimin duke mos justifikuar as shpenzimet p\u00ebr sh\u00ebrbimet q\u00eb ju b\u00ebn\u00eb pem\u00ebve. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb magazinat e shumic\u00ebs jan\u00eb mbushur plot me moll\u00eb edhe sot kur duhen t\u00eb ishin t\u00eb boshatisura n\u00eb shum\u00eb pem\u00ebtore, moll\u00ebt po kalben n\u00eb tok\u00eb nga mungesa e tregut.<\/p>\n<p>Samiu, nj\u00eb tregtar m\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb gati 30-vje\u00e7are n\u00eb tregtimin e frutave dhe perimeve me pakic\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e Medreses\u00eb, n\u00eb tezg\u00ebn e tij krahas moll\u00ebve dhe mandarinave t\u00eb vendit ka edhe moll\u00eb dhe mandarina greke. Samiu pohon se n\u00eb Shqip\u00ebri mungojn\u00eb magazinat frigoriferike dhe aktualisht mandarinat vendase ende nuk jan\u00eb t\u00eb preferuara p\u00ebr konsum. Gjithashtu molla e Kor\u00e7\u00ebs \u00ebsht\u00eb e vog\u00ebl dhe jo e mir\u00ebmbajtur. Samiu tha se fermer\u00ebt shqiptar\u00eb nuk e kan\u00eb kultur\u00ebn e krasitjes dhe rrallimit, pasi nis\u00ebn nga mania p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb prodhim, nd\u00ebrsa malli nuk ruhet n\u00eb kushte t\u00eb p\u00ebrshtatshme. N\u00eb fund, njer\u00ebzit preferojn\u00eb t\u00eb blejn\u00eb m\u00eb shum\u00eb mall importi se sa at\u00eb t\u00eb vendit, moll\u00eb dhe mandarin\u00eb k\u00ebt\u00eb vit ka m\u00eb shumic\u00eb.<\/p>\n<p>Eksperti Telha pohon se, teksa tregu ka munges\u00eb t\u00eb theksuar me furnizim me fruta e perime, nga ana tjet\u00ebr ka nj\u00eb superprodhim me fruta. Ai tha se qeveria duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb orientuese ndaj prodhimit bujq\u00ebsor me nevojat q\u00eb ka tregu dhe konsumator\u00ebt duhet t\u00eb nxiten t\u00eb konsumojn\u00eb prodhim vendas n\u00eb vend t\u00eb konsumojn\u00eb moll\u00eb maqedonase ose italiane, kur prodhimi vendas kalbet n\u00eb fush\u00eb. K\u00ebt\u00eb zhbalancim n\u00eb furnizimin e tregut me fruta dhe perime e ka evidentuar edhe INSTAT. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave mbi inflacionin, \u00e7mimet e perimeve p\u00ebrfshir\u00eb patatet u rrit\u00ebn me 22% n\u00eb muajin dhjetor 2018 n\u00eb krahasim me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, nd\u00ebrsa \u00e7mimet e frutave ran\u00eb me 2.3%.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Kostot shpesh m\u00eb t\u00eb larta se \u00e7mimet dekurajojn\u00eb prodhimin<\/strong><\/p>\n<p>Fermer\u00ebt n\u00eb zon\u00ebn e Myzeqes\u00eb p\u00ebrllogarisin se kostot shpeshher\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se \u00e7mimet. Stavri Gjini nga Gradishta e Lushnj\u00ebs thot\u00eb se p\u00ebr kultivimin e nj\u00eb dynym ser\u00eb, kostot vjetore jan\u00eb 280 mij\u00eb lek\u00eb, si\u00e7 shprehet ai, t\u00eb reja, nd\u00ebrsa fermeri Maliq Minga nga Vajkani i Fierit thot\u00eb se kosto vjetore e kultivimit me fush\u00eb \u00ebsht\u00eb 80 mij\u00eb lek\u00eb (t\u00eb reja). Minga tha se \u201cedhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Drejtoris\u00eb s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb nuk e besuan, por nj\u00eb dit\u00eb erdh\u00ebn n\u00eb tokat e mia dhe i b\u00ebn\u00eb llogarit\u00eb me laps e let\u00ebr.<\/p>\n<p>Kostot p\u00ebr kultivimin e nj\u00eb dynymi dol\u00ebn m\u00eb t\u00eb larta, 85 mij\u00eb lek\u00eb\u201d. Shpesh \u00e7mimet nuk i justifikojn\u00eb kostot, pohoi ai, pasi n\u00eb koh\u00ebn kur dalin prodhimet e fush\u00ebs, tregu \u00ebsht\u00eb plot dhe \u00e7mimet bien, shpeshher\u00eb duke mos justifikuar shpenzimet e larta. Ai tha se t\u00eb gjitha imputet bujq\u00ebsore kushtojn\u00eb dhe nuk kan\u00eb cil\u00ebsi. Nj\u00eb kilogram pleh kushton 300 lek\u00eb (t\u00eb reja), pastaj pagesat p\u00ebr traktor\u00ebt q\u00eb punojn\u00eb tok\u00ebn dhe pesticidet m\u00eb von\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb larta. T\u00eb gjitha kan\u00eb \u00e7mim t\u00eb lart\u00eb thot\u00eb Maliqi, por, nga ana tjet\u00ebr, nuk ekziston nj\u00eb ent rregullator q\u00eb t\u00eb mbik\u00ebqyr\u00eb \u00e7mimet. Shpesh nj\u00eb kilogram kastravec\u00eb dhe domate kushton n\u00eb pikat e pakic\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb tre her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se \u00e7mimi i blerjes n\u00eb fush\u00eb, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb fitimi t\u00eb shp\u00ebrndahet m\u00eb shum\u00eb te tregtar\u00ebt se sa te prodhuesit, \u2013 pohojn\u00eb fermer\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb Verri t\u00eb Fierit, n\u00eb zemr\u00ebn prodhuese t\u00eb vendit, fitimet p\u00ebr nj\u00eb dynym me domate nuk shkojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 20 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb shum\u00eb raste. Kostot p\u00ebr nj\u00eb dynym ser\u00eb domate arrit\u00ebn n\u00eb rreth 80 mij\u00eb lek\u00eb, teksa t\u00eb ardhurat nga shitja nuk ishim m\u00eb shum\u00eb se 100 mij\u00eb lek\u00eb. Tregu nuk \u00ebsht\u00eb i garantuar dhe mungojn\u00eb kontratat e shitjes.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj situate, perimet nga serat n\u00eb Shqip\u00ebri mbeten nj\u00eb nga produktet m\u00eb me leverdi. Mir\u00ebpo q\u00eb investimet t\u00eb jen\u00eb produktive duhet q\u00eb t\u00eb sigurohet nj\u00eb sip\u00ebrfaqe m\u00eb e madhe toke sesa p\u00ebrpunojn\u00eb fermer\u00ebt aktualisht dhe gjithashtu, skemat e subvencionit duhet t\u00eb funksionojn\u00eb. Familjet fermere n\u00eb Fier llogarisin se nuk ka asnj\u00eb leverdishm\u00ebri n\u00eb sera n\u00eb m\u00eb pak se 5 hektar\u00eb. Por p\u00ebr Ministrin\u00eb e Bujq\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb filluar nj\u00eb biznes n\u00eb bujq\u00ebsi, duhen t\u00eb pakt\u00ebn 20 hektar\u00eb, teksa mesatarja e fermave bujq\u00ebsore aktualisht nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 1.2 hektar\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Plakja e popullsis\u00eb dhe emigracioni, n\u00eb kurriz t\u00eb prodhimit bujq\u00ebsor<\/strong><\/p>\n<p>\u201cMa keq do t\u00eb vej\u00eb\u201d \u2013 thot\u00eb fermeri Stavri Gjini nga Gradishta e Lushnj\u00ebs. \u201cT\u00eb rinjt\u00eb po largohen, f\u00ebmij\u00eb po lindin pak. Por edhe f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb po rriten nuk duan t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb bujq\u00ebsi. T\u00eb rinjt\u00eb nuk e p\u00eblqejn\u00eb ta punojn\u00eb tok\u00ebn. Ka pak fitime dhe shum\u00eb mundim, preferojn\u00eb t\u00eb ikin jasht\u00eb\u201d, thot\u00eb Gjini, i cili tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb i lodhur pasi ka vite t\u00eb t\u00ebra pune n\u00eb bujq\u00ebsi dhe shum\u00eb shpejt nuk do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb fuqi t\u00eb punoj\u00eb.<br \/>\nK\u00ebt\u00eb vit m\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb k\u00ebrkoj p\u00ebr punonj\u00ebs sezonal\u00eb n\u00eb fshatra t\u00eb larg\u00ebta, pasi gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb po v\u00ebshtir\u00ebsohet gjetja e punonj\u00ebsve. \u201cSi mund t\u00eb punoj\u00eb nj\u00eb i ri 20 vje\u00e7 p\u00ebr nj\u00eb rrog\u00eb 15-20 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj q\u00eb mund ta paguajm\u00eb edhe pa sigurime, kundrejt nj\u00eb pune kaq t\u00eb lodhshme si\u00e7 \u00ebsht\u00eb bujq\u00ebsia. Por ne fermer\u00ebt kaq mund\u00ebsi kemi.<\/p>\n<p>Fitimet tona nuk garantojn\u00eb paga m\u00eb t\u00eb larta dhe as pages\u00ebn e sigurimeve, prandaj kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ikin. P\u00ebr tre muaj pun\u00eb n\u00eb kulmin e sezonit n\u00eb Greqi, ata marrin t\u00eb ardhurat e t\u00eb gjith\u00eb vitit nga nj\u00eb pun\u00eb q\u00eb b\u00ebjn\u00eb n\u00eb vendin e tyre\u201d, shprehet Gjini. Ai dhe fermer\u00eb t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e Myzeqes\u00eb jan\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar se, mungesa e fuqis\u00eb pun\u00ebtore, e cila nuk ka qen\u00eb problem deri von\u00eb, do t\u00eb kthehet n\u00eb penges\u00ebn kryesore t\u00eb zhvillimit t\u00eb bujq\u00ebsis\u00eb, p\u00ebrpos pengesave t\u00eb tjera, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb cop\u00ebzimi i madh i tok\u00ebs dhe mekanizimi i ul\u00ebt.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong><a href=\"http:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/02\/Bujqesi-3-867.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\" wp-image-213703 alignleft\" src=\"http:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/02\/Bujqesi-3-867.jpg\" sizes=\"(max-width: 332px) 100vw, 332px\" srcset=\"http:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/02\/Bujqesi-3-867.jpg 579w, http:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/02\/Bujqesi-3-867-300x210.jpg 300w, http:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/02\/Bujqesi-3-867-164x115.jpg 164w, http:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/02\/Bujqesi-3-867-110x77.jpg 110w, http:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/02\/Bujqesi-3-867-329x230.jpg 329w, http:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/02\/Bujqesi-3-867-100x70.jpg 100w\" alt=\"\" width=\"332\" height=\"232\" data-lazy-loaded=\"true\" \/><\/a>Modelet<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar, Komisioni Europian publikoi trendet e p\u00ebrgjithshme t\u00eb zhvillimit t\u00eb bujq\u00ebsis\u00eb 2018-2030. N\u00eb k\u00ebt\u00eb material, t\u00eb interesuarit n\u00eb sektor jan\u00eb n\u00eb dijeni se do t\u00eb vijoj\u00eb ecuria e konsumit t\u00eb prodhimeve bujq\u00ebsore q\u00eb nga sheqeri nga kallami, deri tek mishi, qum\u00ebshti, bulmetrat dhe perimet, frutat dhe drith\u00ebrat.<\/p>\n<p>Parashikimet e Komisionit mbajn\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb ndikimin q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb n\u00eb prodhimin bujq\u00ebsor dietat e koh\u00ebs q\u00eb po ulin konsumin e mishit dhe sheqernave deri tek ndikimet e klim\u00ebs. Gjithashtu KE synon t\u00eb rris\u00eb financimet p\u00ebr fermat e vogla dhe t\u00eb mesme nga 60 n\u00eb 100 mij\u00eb euro. Sipas supozimeve t\u00eb BE-s\u00eb, bujq\u00ebsia do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb luaj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e BE-s\u00eb n\u00eb vitin 2030.<\/p>\n<p>Konsumator\u00ebt n\u00eb BE po b\u00ebhen m\u00eb k\u00ebrkues ndaj ushqimit q\u00eb konsumojn\u00eb, duke i dh\u00ebn\u00eb shtys\u00eb kultivimit t\u00eb disa produkteve organike t\u00eb certifikuara. Trendet ndaj mishit, buk\u00ebs dhe konsumit t\u00eb sheqerit po z\u00ebvend\u00ebsohen me konsumin e proteinave me baz\u00eb bimore. Presioni nga ndryshimet klimatike dhe angazhimet mjedisore do t\u00eb kompensohen pjes\u00ebrisht nga p\u00ebrparimet n\u00eb teknologji q\u00eb do t\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb rritjen e rendimentit.<\/p>\n<p>Komisioni Europian ka t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb detajuara p\u00ebr konsumin e artikujve bujq\u00ebsor\u00eb n\u00eb periudha afatgjata dhe ka ndar\u00eb prodhimin e bujq\u00ebsis\u00eb sipas rajoneve, duke e mb\u00ebshtetur edhe me subvencione. Teksa kontratat e s\u00eb ardhmes jan\u00eb instrumente q\u00eb bujqit n\u00eb vendet e zhvilluara i p\u00ebrdorin prej koh\u00ebsh, qeverit\u00eb e k\u00ebtyre vendeve jan\u00eb garantues final\u00eb t\u00eb shitjes s\u00eb prodhimeve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Kur tregjet jan\u00eb t\u00eb mbingopura, shteti nd\u00ebrhyn duke bler\u00eb prodhimet bujq\u00ebsore me \u00e7mime q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb kostot dhe norma t\u00eb pranueshme t\u00eb fitimeve n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb fermer\u00ebt t\u00eb mos dekurajohen p\u00ebr t\u00eb mbjell\u00eb, pasi n\u00eb \u00e7do rast mungesa e prodhimit do t\u00eb kishte kosto shum\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se superprodhimi. Fermer\u00ebt n\u00eb vendet e zhvilluara mb\u00ebshteten me ekspertiz\u00eb t\u00eb sakt\u00eb dhe informacione mbi trendet e konsumit dhe t\u00eb tregjeve. S\u00eb fundi, shitjet online po p\u00ebrdoren si nj\u00eb alternativ\u00eb premtuese sidomos p\u00ebr shitjen direkt nga fermat t\u00eb prodhimeve organike.<\/p>\n<p>\/Monitor.al<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mungesa e informacionit p\u00ebr tregjet dhe trendet e konsumit po krijon flluska n\u00eb prodhimet bujq\u00ebsore. Fermer\u00ebt n\u00eb zonat prodhuese t\u00eb vendit \u2013 Kor\u00e7\u00eb, Lushnj\u00eb dhe Fier reduktuan prodhimin prej humbjeve t\u00eb larta q\u00eb solli superprodhimi i qep\u00ebs, preshit, patates dhe domates n\u00eb vitin 2017. \u00c7mimet me pakic\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre produkteve jan\u00eb aktualisht 3-4 her\u00eb m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1806,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Bujq\u00ebsia pa orientim; Tregu nuk ka qep\u00eb dhe papate, kalben moll\u00ebt dhe mandarinat - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=1805\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Bujq\u00ebsia pa orientim; Tregu nuk ka qep\u00eb dhe papate, kalben moll\u00ebt dhe mandarinat - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Mungesa e informacionit p\u00ebr tregjet dhe trendet e konsumit po krijon flluska n\u00eb prodhimet bujq\u00ebsore. Fermer\u00ebt n\u00eb zonat prodhuese t\u00eb vendit \u2013 Kor\u00e7\u00eb, Lushnj\u00eb dhe Fier reduktuan prodhimin prej humbjeve t\u00eb larta q\u00eb solli superprodhimi i qep\u00ebs, preshit, patates dhe domates n\u00eb vitin 2017. \u00c7mimet me pakic\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre produkteve jan\u00eb aktualisht 3-4 her\u00eb m\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=1805\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-02-15T21:12:30+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/zarzavate.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"700\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"492\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"22 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=1805\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=1805\",\"name\":\"Bujq\u00ebsia pa orientim; Tregu nuk ka qep\u00eb dhe papate, kalben moll\u00ebt dhe mandarinat - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=1805#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=1805#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/zarzavate.jpg\",\"datePublished\":\"2019-02-15T21:12:30+00:00\",\"dateModified\":\"2019-02-15T21:12:30+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=1805#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=1805\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=1805#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/zarzavate.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/zarzavate.jpg\",\"width\":700,\"height\":492},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=1805#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Bujq\u00ebsia pa orientim; Tregu nuk ka qep\u00eb dhe papate, kalben moll\u00ebt dhe mandarinat\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Bujq\u00ebsia pa orientim; Tregu nuk ka qep\u00eb dhe papate, kalben moll\u00ebt dhe mandarinat - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=1805","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Bujq\u00ebsia pa orientim; Tregu nuk ka qep\u00eb dhe papate, kalben moll\u00ebt dhe mandarinat - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"Mungesa e informacionit p\u00ebr tregjet dhe trendet e konsumit po krijon flluska n\u00eb prodhimet bujq\u00ebsore. Fermer\u00ebt n\u00eb zonat prodhuese t\u00eb vendit \u2013 Kor\u00e7\u00eb, Lushnj\u00eb dhe Fier reduktuan prodhimin prej humbjeve t\u00eb larta q\u00eb solli superprodhimi i qep\u00ebs, preshit, patates dhe domates n\u00eb vitin 2017. \u00c7mimet me pakic\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre produkteve jan\u00eb aktualisht 3-4 her\u00eb m\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=1805","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2019-02-15T21:12:30+00:00","og_image":[{"width":700,"height":492,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/zarzavate.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"22 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=1805","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=1805","name":"Bujq\u00ebsia pa orientim; Tregu nuk ka qep\u00eb dhe papate, kalben moll\u00ebt dhe mandarinat - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=1805#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=1805#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/zarzavate.jpg","datePublished":"2019-02-15T21:12:30+00:00","dateModified":"2019-02-15T21:12:30+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=1805#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=1805"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=1805#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/zarzavate.jpg","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/zarzavate.jpg","width":700,"height":492},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=1805#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Bujq\u00ebsia pa orientim; Tregu nuk ka qep\u00eb dhe papate, kalben moll\u00ebt dhe mandarinat"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/zarzavate.jpg","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/zarzavate-150x150.jpg",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/zarzavate.jpg",700,492,false]},"categories_names":{"8":{"name":"Ekonomi","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=8"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/zarzavate-150x150.jpg",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/zarzavate.jpg",300,211,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/zarzavate.jpg",295,207,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/zarzavate.jpg",400,281,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/zarzavate.jpg",600,422,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/zarzavate.jpg",700,492,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/zarzavate.jpg",130,91,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/zarzavate.jpg",700,492,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1805"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1805"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1805\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1807,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1805\/revisions\/1807"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/1806"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1805"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1805"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1805"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}