{"id":17716,"date":"2019-10-03T14:44:52","date_gmt":"2019-10-03T12:44:52","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=17716"},"modified":"2019-10-03T14:44:52","modified_gmt":"2019-10-03T12:44:52","slug":"basha-i-pergjigjet-rames-per-reformen-zgjedhore-e-ke-kusht-te-vendosur-nga-bundestagu-me-ke-do-e-besh-reformen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17716","title":{"rendered":"Basha i p\u00ebrgjigjet Ram\u00ebs p\u00ebr Reform\u00ebn Zgjedhore: E ke kusht t\u00eb vendosur nga Bundestagu, me k\u00eb do e b\u00ebsh reform\u00ebn?"},"content":{"rendered":"<p>Duke i p\u00ebrs\u00ebritur edhe nj\u00ebher\u00eb thirrjen e b\u00ebr\u00eb m\u00eb her\u00ebt, \u201cZbatoni planin e opozit\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb tryez\u00eb, ose hap krahun\u201d, kryedemokrati Basha i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur deklarat\u00ebs s\u00eb b\u00ebr\u00eb nga kryeministri Rama p\u00ebr Reform\u00ebn Zgjedhore, dh\u00ebn\u00eb nga foltorja e Kuvendit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<div class=\"td-a-rec td-a-rec-id-content_inline \">\n<ins><\/p>\n<div id=\"beacon_28ad0cc98d\">Pyetjes s\u00eb b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb komunikimit me median, se n\u00eb fakt Rama e dha p\u00ebrgjigjen p\u00ebr Reform\u00ebn Zgjedhore, se do ta b\u00ebj\u00eb me opozit\u00ebn parlamentare, Basha i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur duke lexuar kushtet e v\u00ebna nga Bungestagu.<\/div>\n<p><\/ins><\/div>\n<p>\u201cMe k\u00eb do e b\u00ebj\u00eb reform\u00ebn, me Doshin, Dakon, Ymer Lal\u00ebn, \u00c7yrben, me k\u00eb do e b\u00ebj\u00eb reform\u00ebn ai, q\u00eb kriminel\u00ebt t\u00eb jen\u00eb n\u00eb Kuvend e t\u00eb marrin vendime n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shqiptar\u00ebve, t\u00eb marrin bregdetin e shqiptar\u00ebve, pasurit\u00eb e tyre. Si do ta b\u00ebj\u00eb ai reform\u00ebn zgjedhore pa opozit\u00ebn e kan\u00eb kushtet e Bundestagut, merrini dhe lexojeni\u201d- tha ai, duke theksuar se plani i opozites eshte i qarte dhe se ky eshte shansi i fundit per PS lidhur me kete reforme te rendesishme.<\/p>\n<p><iframe loading=\"lazy\" id=\"am__1570101361740\" src=\"https:\/\/vidnews.net\/embed\/1570101361740\" width=\"440\" height=\"360\" frameborder=\"0\" scrolling=\"no\" allowfullscreen=\"allowfullscreen\" data-mce-fragment=\"1\"><\/iframe><\/p>\n<p><strong>Deklarata e plote per Reformen Zgjedhore\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Si do ta b\u00ebj\u00eb Rama reform\u00ebn zgjedhore pa opozit\u00ebn? E keni n\u00eb kushtet e Budestagut, \u201cKonferenca e par\u00eb e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb zhvillohet, kur Qeveria Federale t\u00eb konstatoj\u00eb plot\u00ebsimin e kushteve t\u00eb m\u00ebposhtme nga Shqip\u00ebria:<br \/>\n1. Sigurimi i v\u00ebnies n\u00eb pun\u00eb dhe funksionimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetues edhe t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb duke angazhuar nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb arsyesh\u00ebm gjyqtar\u00ebsh e prokuror\u00ebsh t\u00eb verifkuar.<br \/>\n2. T\u00eb merret vendim p\u00ebr reform\u00ebn zgjedhore q\u00eb t\u00eb jet\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me rekomandimet e OSBE\/ODIHR-it dhe t\u00eb siguroj\u00eb nj\u00eb financim transparent t\u00eb partive dhe fushatave zgjedhore, (si\u00e7 e kemi k\u00ebkruar ne n\u00eb planin me 5 pika). T\u00eb bazohet n\u00eb rezultatet e Komisionit ad hoc t\u00eb Reform\u00ebs Zgjedhore. Rishikimi i draftit t\u00eb p\u00ebrgatitur duhet t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb dialog t\u00eb hapur dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs t\u00eb t\u00eb gjitha forcave politike, si\u00e7 rekomandohet edhe n\u00eb raportin e ODIHR-it t\u00eb 5 Shtatorit 2019\u201d. E zez\u00eb mbi t\u00eb bardh\u00eb nga Bundestagu.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm n\u00eb mendjen e nj\u00eb njeriu q\u00eb nuk e do integrimin europian, q\u00eb do q\u00eb t\u00eb fshihet prap\u00eb p\u00ebr d\u00ebshtimin tjet\u00ebr t\u00eb rradh\u00ebs p\u00ebr hapjen e negociatave, mund t\u00eb thot\u00eb \u201ce marr dhe e b\u00ebj vet\u00eb\u201d reform\u00ebn zgjedhore. Me k\u00eb do ta b\u00ebj\u00eb? Me Tom Doshin do ta b\u00ebj\u00eb? Me Vangjush Dakon? Me Avdylajt? Me Ymer Lal\u00ebn? Me Jurgis \u00c7yrbjen? P\u00ebr k\u00eb b\u00ebhet reforma zgjedhore? Q\u00eb kriminel\u00ebt t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00eb parlament e t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb marrin vendime n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shqiptar\u00ebve, t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb grabisin pasurin\u00eb e shqiptar\u00ebve, bregdetin e shqiptar\u00ebv, pyjet, guroret, mineralet, naft\u00ebn, tokat, taksat, tenderat, koncesionet?! P\u00ebr k\u00ebt\u00eb b\u00ebhet reforma zgjedhore? Sigurisht q\u00eb jo! Kjo nuk \u00ebhst\u00eb reform\u00eb zgjehdore. Ky \u00ebsht\u00eb serum p\u00ebr t\u00eb mbajtur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb nj\u00eb pushtet t\u00eb degraduar, q\u00eb ka degraduar zgjedhjet dhe ka degraduar demokracin\u00eb, prandaj nuk futemi n\u00eb Europ\u00eb. T\u00eb mos humbasim koh\u00eb me fjalimet boshe t\u00eb nj\u00eb njeriu q\u00eb, mesa duket, nuk ka se \u00e7far\u00eb ofron m\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb shansi i fundit p\u00ebr Partin\u00eb Socialiste q\u00eb t\u00eb kontribuoj\u00eb n\u00eb zgjidhjen e kriz\u00ebs s\u00eb r\u00ebnd\u00eb politike, si\u00e7 e ka konstatuar edhe dokumenti i Bundestagut. Opozita ka marr\u00eb p\u00ebrgjegjsit\u00eb e saj, ka hartuar nj\u00eb plan me 5 pika, prandaj, edhe nj\u00eb her\u00eb e p\u00ebrs\u00ebris: ta zbatoj\u00eb jo p\u00ebr hir timin apo PD, por p\u00ebr hir t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, q\u00eb e meritojn\u00eb integrimin n\u00eb Bashkimin Europian! T\u00eb mos fshihet pas d\u00ebshtimit t\u00eb rradh\u00ebs dhe t\u00eb mos tregoj\u00eb me gisht k\u00ebdo p\u00ebrve\u00e7 vetes p\u00ebr k\u00ebt\u00eb d\u00ebshtim, se vet\u00ebm ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb d\u00ebshtim. T\u00eb zbatoj\u00eb planin ose t\u00eb hap\u00eb krahun!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>\u201cD\u00ebshtimi me negociatat p\u00ebr her\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt ka vul\u00ebn e Edi Ram\u00ebs\u201d. Basha: Lexoi n\u00eb parlament fjalimin e q\u00eb parashikova dy muaj m\u00eb par\u00eb, ku b\u00ebn fajtor Europ\u00ebn dhe opozit\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>Nga kjo foltore n\u00eb pranin\u00eb tuaj ju kam th\u00ebn\u00eb ju dhe p\u00ebrmes jush, shqiptar\u00ebve q\u00eb me m\u00ebnyr\u00ebn se si Edi Rama po mbyll dhe rrezikon rrug\u00ebn shqiptare t\u00eb integrimit europian, shpejt do t\u00eb vij\u00eb dita kur t\u00eb tregoj\u00eb me gisht fajtor\u00ebt. Dhe fajtor\u00eb do t\u00eb jet\u00eb \u00e7dokush, do t\u00eb jet\u00eb opozita, do t\u00eb jeni ju mediat, do t\u00eb jet\u00eb Europa, do t\u00eb jen\u00eb partit\u00eb politike europiane, i vetmi person q\u00eb nuk do t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb faj, do t\u00eb jet\u00eb vetvetja. Dhe p\u00ebr fat te keq \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb kaq i parashikuesh\u00ebm, saq\u00eb fjalimin q\u00eb ja parashikova para dy muajsh, sapo e mbajti n\u00eb pseudoparlament. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr d\u00ebshtimin p\u00ebr her\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt p\u00ebr hapjen e negociatave e ka Edi Rama dhe askush tjet\u00ebr. \u00cbsht\u00eb d\u00ebshtimi i tij personal. Nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebshtimi i Shqiperis\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebshtim i shqiptar\u00ebve. \u00cbsht\u00eb d\u00ebshtim i Edi Ram\u00ebs. Ky njeri n\u00eb pushtet prej 6 vitesh, vitin e fundit me dekret edhe minist\u00ebr i Jasht\u00ebm dhe ky d\u00ebshtim ka vet\u00ebm vul\u00ebn e tij p\u00ebrsip\u00ebr. Premtoi se do t\u00eb hapte negociatat dhe si\u00e7 duket qart\u00eb d\u00ebshtoi si\u00e7 ka d\u00ebshtuar n\u00eb \u00e7do premtim tjet\u00ebr. Ky nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebshtimi i par\u00eb, as i dyt\u00eb, as i tret\u00eb, por \u00ebsht\u00eb d\u00ebshtimi m\u00eb i fundit, m\u00eb i fresk\u00ebt n\u00eb kaosin dhe n\u00eb kriz\u00ebn ku e ka futur vendin n\u00eb qeverisjen e tij t\u00eb korruptuar dhe t\u00eb lidhur me krimin.<\/p>\n<p><strong>Basha: Rama d\u00ebshtoi n\u00eb dy mandate me integrimin. T\u00eb hap\u00eb krahun, q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb mos paguajn\u00eb m\u00eb fatur\u00ebn e d\u00ebshtimit t\u00eb tij!<\/strong><\/p>\n<p>Vendi \u00ebhst\u00eb n\u00eb kriz\u00eb t\u00eb gjith\u00ebanshme. Ekonomia \u00ebsht\u00eb n\u00eb kolpas dhe kushtet e Shqip\u00ebris\u00eb sa vijn\u00eb e shtohen. Ishin 5, u b\u00ebn\u00eb 7, tani jan\u00eb 9. N\u00ebse do t\u00eb ishte i v\u00ebrtet\u00eb mashtrimi se k\u00ebto vende jan\u00eb kund\u00ebr zgjerimit, pse i thon\u00eb PO Maqedonis\u00eb dhe Jo shqip\u00ebris\u00eb? Arsyeja \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb. Edi Rama ka d\u00ebshtuar n\u00eb secil\u00ebn prej fushave ku \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar progres dhe tani i ik\u00ebn p\u00ebrgj\u00ebgj\u00ebsi\u00eb. Duke i ikur p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr krimin, blerjen e votave, mbrojtjen e kriminel\u00ebve, q\u00eb u faktuan n\u00eb ekipin e tij qeveris\u00ebs, duke iI ikur p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr mbrojtjen q\u00eb u b\u00ebn p\u00ebrsonave n\u00eb list\u00ebn e zez\u00eb t\u00eb SHBA Vangjush Dako dhe Tom Doshi, duke i ikur p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb se Shqip\u00ebria \u00ebhst\u00eb baz\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr drog\u00ebn, Edi Rama faktohet se nuk e do integrimin europian. N\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtar, nj\u00eb kryeminist\u00eber q\u00eb b\u00ebn ligje p\u00ebr t\u00eb vjedhur popullin e vet q\u00eb fut kriminel\u00eb n\u00eb politik\u00eb dhe mban ministra t\u00eb lidhur me krimin, nuk zgjat dot 24 or\u00eb.<\/p>\n<p>9 kushtet e Bundestagut p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyes p\u00ebr daljen nga kriza. Nuk kemi koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb humbur. Tani \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb njer\u00ebzit e p\u00ebrgjegjsh\u00ebm t\u00eb tregojn\u00eb se din\u00eb t\u2019i dalin zot vendit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb kur biznesi \u00ebsht\u00eb n\u00eb kolaps, kur pun\u00ebsimi \u00ebsht\u00eb zero dhe papun\u00ebsia po rritet, kur frigorifer\u00ebt e shqiptar\u00ebve jan\u00eb bosh dhe nuk paguajn\u00eb dot taksat dhe faturat e rritura t\u00eb energjis\u00eb dhe ujit, kur krimi dhe korrupsioni po b\u00ebn k\u00ebrdin\u00eb, kur rrug\u00ebt tona b\u00ebhet skena t\u00eb p\u00ebrleshjesh, kur rinia e ka mendjen t\u00eb ik\u00eb nga vendi, vendi ka mbetur n\u00eb marsh indietro, nd\u00ebrsa Edi Rama e ka mendjen t\u00eb krekoset dhe t\u00eb tregoj\u00eb me gisht fajtor\u00ebt imagjinar\u00eb. D\u00ebshtimet e Edi Ram\u00ebs po i paguajn\u00eb qytetar\u00ebt, po i paguan rinia, po i paguajn\u00eb pensionist\u00ebt, fermer\u00ebt, jan\u00eb ata, jeni ju t\u00eb dashur qytetar\u00ebt. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb q\u00eb at\u00eb q\u00eb premtoi dhe q\u00eb nuk e arriti dot p\u00ebr dy mandate nuk ka shans ta arrij\u00eb m\u00eb. Ndaj ka ardhur koha t\u00eb hap\u00eb krahun dhe t\u00eb lejoj\u00eb nj\u00eb vizion t\u00eb ri, me rrug\u00eb t\u00eb re dhe mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nga kriza dhje p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb. Nuk ka pse t\u00eb jemi n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje, nuk e meritojn\u00eb shqiptar\u00ebt k\u00ebt\u00eb gjendje, nuk e meritojn\u00eb shqiptar\u00ebt k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Duke i p\u00ebrs\u00ebritur edhe nj\u00ebher\u00eb thirrjen e b\u00ebr\u00eb m\u00eb her\u00ebt, \u201cZbatoni planin e opozit\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb tryez\u00eb, ose hap krahun\u201d, kryedemokrati Basha i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur deklarat\u00ebs s\u00eb b\u00ebr\u00eb nga kryeministri Rama p\u00ebr Reform\u00ebn Zgjedhore, dh\u00ebn\u00eb nga foltorja e Kuvendit. &nbsp; Pyetjes s\u00eb b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb komunikimit me median, se n\u00eb fakt Rama e dha p\u00ebrgjigjen [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":17717,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[6,3,5],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Basha i p\u00ebrgjigjet Ram\u00ebs p\u00ebr Reform\u00ebn Zgjedhore: E ke kusht t\u00eb vendosur nga Bundestagu, me k\u00eb do e b\u00ebsh reform\u00ebn? - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17716\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Basha i p\u00ebrgjigjet Ram\u00ebs p\u00ebr Reform\u00ebn Zgjedhore: E ke kusht t\u00eb vendosur nga Bundestagu, me k\u00eb do e b\u00ebsh reform\u00ebn? - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Duke i p\u00ebrs\u00ebritur edhe nj\u00ebher\u00eb thirrjen e b\u00ebr\u00eb m\u00eb her\u00ebt, \u201cZbatoni planin e opozit\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb tryez\u00eb, ose hap krahun\u201d, kryedemokrati Basha i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur deklarat\u00ebs s\u00eb b\u00ebr\u00eb nga kryeministri Rama p\u00ebr Reform\u00ebn Zgjedhore, dh\u00ebn\u00eb nga foltorja e Kuvendit. &nbsp; Pyetjes s\u00eb b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb komunikimit me median, se n\u00eb fakt Rama e dha p\u00ebrgjigjen [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17716\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-10-03T12:44:52+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Lul-Basha-ne-konference-per-shtyp.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1280\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"853\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17716\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17716\",\"name\":\"Basha i p\u00ebrgjigjet Ram\u00ebs p\u00ebr Reform\u00ebn Zgjedhore: E ke kusht t\u00eb vendosur nga Bundestagu, me k\u00eb do e b\u00ebsh reform\u00ebn? - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17716#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17716#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Lul-Basha-ne-konference-per-shtyp.jpg\",\"datePublished\":\"2019-10-03T12:44:52+00:00\",\"dateModified\":\"2019-10-03T12:44:52+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17716#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17716\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17716#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Lul-Basha-ne-konference-per-shtyp.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Lul-Basha-ne-konference-per-shtyp.jpg\",\"width\":1280,\"height\":853},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17716#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Basha i p\u00ebrgjigjet Ram\u00ebs p\u00ebr Reform\u00ebn Zgjedhore: E ke kusht t\u00eb vendosur nga Bundestagu, me k\u00eb do e b\u00ebsh reform\u00ebn?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Basha i p\u00ebrgjigjet Ram\u00ebs p\u00ebr Reform\u00ebn Zgjedhore: E ke kusht t\u00eb vendosur nga Bundestagu, me k\u00eb do e b\u00ebsh reform\u00ebn? - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17716","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Basha i p\u00ebrgjigjet Ram\u00ebs p\u00ebr Reform\u00ebn Zgjedhore: E ke kusht t\u00eb vendosur nga Bundestagu, me k\u00eb do e b\u00ebsh reform\u00ebn? - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"Duke i p\u00ebrs\u00ebritur edhe nj\u00ebher\u00eb thirrjen e b\u00ebr\u00eb m\u00eb her\u00ebt, \u201cZbatoni planin e opozit\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb tryez\u00eb, ose hap krahun\u201d, kryedemokrati Basha i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur deklarat\u00ebs s\u00eb b\u00ebr\u00eb nga kryeministri Rama p\u00ebr Reform\u00ebn Zgjedhore, dh\u00ebn\u00eb nga foltorja e Kuvendit. &nbsp; Pyetjes s\u00eb b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb komunikimit me median, se n\u00eb fakt Rama e dha p\u00ebrgjigjen [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17716","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2019-10-03T12:44:52+00:00","og_image":[{"width":1280,"height":853,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Lul-Basha-ne-konference-per-shtyp.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"7 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17716","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17716","name":"Basha i p\u00ebrgjigjet Ram\u00ebs p\u00ebr Reform\u00ebn Zgjedhore: E ke kusht t\u00eb vendosur nga Bundestagu, me k\u00eb do e b\u00ebsh reform\u00ebn? - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17716#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17716#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Lul-Basha-ne-konference-per-shtyp.jpg","datePublished":"2019-10-03T12:44:52+00:00","dateModified":"2019-10-03T12:44:52+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17716#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=17716"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17716#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Lul-Basha-ne-konference-per-shtyp.jpg","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Lul-Basha-ne-konference-per-shtyp.jpg","width":1280,"height":853},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17716#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Basha i p\u00ebrgjigjet Ram\u00ebs p\u00ebr Reform\u00ebn Zgjedhore: E ke kusht t\u00eb vendosur nga Bundestagu, me k\u00eb do e b\u00ebsh reform\u00ebn?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Lul-Basha-ne-konference-per-shtyp.jpg","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Lul-Basha-ne-konference-per-shtyp-150x150.jpg",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Lul-Basha-ne-konference-per-shtyp.jpg",1280,853,false]},"categories_names":{"6":{"name":"Aktualitet","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=6"},"3":{"name":"Kryesore","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=3"},"5":{"name":"Politik\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=5"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Lul-Basha-ne-konference-per-shtyp-150x150.jpg",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Lul-Basha-ne-konference-per-shtyp.jpg",300,200,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Lul-Basha-ne-konference-per-shtyp.jpg",305,203,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Lul-Basha-ne-konference-per-shtyp.jpg",400,267,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Lul-Basha-ne-konference-per-shtyp.jpg",600,400,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Lul-Basha-ne-konference-per-shtyp.jpg",1024,682,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Lul-Basha-ne-konference-per-shtyp.jpg",130,87,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Lul-Basha-ne-konference-per-shtyp.jpg",1280,853,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17716"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=17716"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17716\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":17718,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17716\/revisions\/17718"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/17717"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=17716"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=17716"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=17716"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}