{"id":17709,"date":"2019-10-03T10:21:48","date_gmt":"2019-10-03T08:21:48","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=17709"},"modified":"2019-10-03T10:24:40","modified_gmt":"2019-10-03T08:24:40","slug":"rexhep-qosja-pse-jetojme-ne-nje-kohe-te-krizes-se-vlerave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17709","title":{"rendered":"Rexhep Qosja: Pse jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb vlerave?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Rexhep Qosja<\/strong><\/p>\n<p>1.<\/p>\n<p>Me 25 shtator 2019 filloi fushata e zgjedhjeve t\u00eb parakohshme q\u00eb do t\u00eb mbahen me 6 tetor.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb me 25 shtator filloi fushata e ligjshme e caktuar prej kryetarit t\u00eb Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i, por fushata e jasht\u00ebligjshme filloi nj\u00eb dit\u00eb mbasi kryetari e shpalli vendimin p\u00ebr mbajtjen e zgjedhjeve t\u00eb parakohshme.<\/p>\n<p>Nuk ishte kjo hera e par\u00eb dhe sigurisht nuk do t\u00eb jet\u00eb as hera e fundit q\u00eb partit\u00eb tona nuk duan t\u00eb din\u00eb as p\u00ebr kadi e as p\u00ebr vali, dometh\u00ebn\u00eb as p\u00ebr gjykat\u00ebs e as p\u00ebr kryetar!<\/p>\n<p>K\u00ebto zgjedhje, t\u00eb parakohshme, si zgjedhjet e para dy dhe para kat\u00ebr vjet\u00ebve, po mbahen n\u00eb kushtet e kriz\u00ebs s\u00eb vlerave dhe t\u00eb nj\u00eb krize morale politike, shoq\u00ebrore dhe intelektuale.<\/p>\n<p>\u00c7ka pritet prej k\u00ebtyre zgjedhjeve?<\/p>\n<p>\u00c7ka pritet prej partive q\u00eb do t\u00eb fitojn\u00eb zgjedhjet e do t\u00eb krijojn\u00eb Qeverin\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7ka pritet prej prij\u00ebsve t\u00eb partive \u2013 e an\u00ebtar\u00ebt e partive tona edhe m\u00eb tej, shpesh, b\u00ebjn\u00eb \u00e7ka duan, \u00e7ka u thon\u00eb prij\u00ebsit e jo \u00e7ka u thon\u00eb bindjet.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>2.<\/p>\n<p>Jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb vlerave politike, demokratike, kulturore e komb\u00ebtare n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb.<\/p>\n<p>Para syve tan\u00eb po shemben disa nga vlerat etike dhe zakonore q\u00eb popullin shqiptar e kan\u00eb mbajtur t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm n\u00eb historin\u00eb shum\u00eb e shpesh t\u00eb trazuar ballkanike dhe evropiane.<\/p>\n<p>Para syve tan\u00eb po shp\u00ebrfillen, shkelen, vlerat e demokracis\u00eb aq shum\u00eb t\u00eb d\u00ebshiruar!<\/p>\n<p>Sa t\u00eb keqen po e shohim, po e d\u00ebgjojm\u00eb e disa po e p\u00ebrjetojn\u00eb!<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta po pushtohet prej g\u00ebnjeshtrave.<\/p>\n<p>E drejta po sundohet prej padrejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta dhe e drejta po dhunohen prej shkel\u00ebsve t\u00eb ligjsh\u00ebm e t\u00eb paligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjegjshm\u00ebria po pushtohet prej pap\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Fjala e mbajtur e quajtur bes\u00eb po sundohet prej pabesis\u00eb.<\/p>\n<p>Dinjiteti po sundohet prej shp\u00ebrfilljes.<\/p>\n<p>Premtimet obliguese po sundohen prej mashtrimeve.<\/p>\n<p>Politika e q\u00ebndrueshme largarrit\u00ebse po sundohet prej poltronizmit t\u00eb llojllojsh\u00ebm ndaj t\u00eb huajve e arroganc\u00ebs ndaj bashkatdhetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Politika kushtuar interesave publike po sundohet prej politik\u00ebs p\u00ebr interesa vetjake.<\/p>\n<p>Atdhetarizmi gjith\u00ebkomb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb pushtuar prej lokalizmit, n\u00eb disa medie prej lokalizmit fashistoid!<\/p>\n<p>Mediet e d\u00ebshiruara t\u00eb pavarura, sidomos ato elektronike, veprojn\u00eb si medie t\u00eb kolonizuara duke mbrojtur interesat e klas\u00ebs politike t\u00eb pasuruar n\u00eb saj\u00eb t\u00eb karrier\u00ebs politike!<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb e \u00e7uditshme, prandaj, pse n\u00eb kushtet e k\u00ebtilla t\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb vlerave, n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb jan\u00eb p\u00ebrshtrir\u00eb dhe p\u00ebrthelluar pamatsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebqijat e m\u00ebdha shum\u00eb d\u00ebmsjell\u00ebse:<\/p>\n<p>Korrupsioni,<\/p>\n<p>Nepotizmi dhe<\/p>\n<p>Krimi i organizuar.<\/p>\n<p>Zhvatja e t\u00eb mirave materiale t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e p\u00ebrditshme dhe kur e ku e arsyetuar me ligje!<\/p>\n<p>Privilegjet dhe lukset e pushtetar\u00ebve t\u00eb posteve t\u00eb rendit t\u00eb par\u00eb e t\u00eb dyt\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb praktik\u00eb e shpallur e ligjshme me vendime, me rezoluta e me ligje!<\/p>\n<p>Pand\u00ebshkueshm\u00ebria e t\u00eb ashtuquajturve peshq t\u00eb m\u00ebdhenj n\u00eb politik\u00eb dhe e kryesve t\u00eb pun\u00ebve t\u00eb tyre t\u00eb pista, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb mend\u00ebsi gjyq\u00ebsore\u00a0 tragjike e sistemit juridik t\u00eb kapur prej sundimtar\u00ebve tan\u00eb n\u00eb shtetin e kapur n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb shtetin e tyre privat!<\/p>\n<p>P\u00ebrpos nj\u00ebmend\u00ebsis\u00eb shoq\u00ebrore e shtet\u00ebrore ashtu po zhvatet, po shp\u00ebrdorohet edhe historia komb\u00ebtare. Ajo, historia, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb porsi shteti, pron\u00eb private e partive dhe e prij\u00ebsve t\u00eb tyre. Dhe p\u00ebr leverdi t\u00eb partive, grupeve a individ\u00ebve prej falsifikuesve politik\u00eb e falsifikuesve pseudoshkencor\u00eb po falsifikohet sidomos historia politike e popullit dhe historia e let\u00ebrsis\u00eb!<\/p>\n<p>Tani e tremij\u00eb vjet Evropa, djepi i qytet\u00ebrimit Per\u00ebndimor, u shpreh njohje heronjve t\u00eb Mendjes dhe heronjve t\u00eb Pushk\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb dhe pjes\u00ebrisht n\u00eb Shqip\u00ebri sot jo vet\u00ebm shp\u00ebrfillen po kur e ku urrehen heronjt\u00eb e Mendjes. D\u00ebshmi e k\u00ebsaj shp\u00ebrfilljeje t\u00eb tyre \u00ebsht\u00eb folklorizimi heroizues arkitekturor, skulpturor, pikturor, filmor e studimor i historis\u00eb dhe i kultur\u00ebs son\u00eb! Pasoj\u00eb e k\u00ebsaj shp\u00ebrfilljeje \u00ebsht\u00eb r\u00ebnia e krijimtaris\u00eb son\u00eb mendore n\u00eb sasi dhe n\u00eb cil\u00ebsi.<\/p>\n<p>Heronjt\u00eb e politik\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn interesat vetjake shp\u00ebrfillin interesat e p\u00ebrgjithshme, politikan\u00ebt milioner\u00eb, nuk duan t\u00eb din\u00eb sepse nuk din\u00eb dhe sepse nuk duan t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb se p\u00ebrparimi, qytet\u00ebrimi, kultura, artet, shkencat, identitetet komb\u00ebtare t\u00eb popujve jan\u00eb fryti madhor, p\u00ebrparues dhe zhvillimor, i heronjve t\u00eb Mendjes.<\/p>\n<p>3.<\/p>\n<p>Nuk ka dyshim se t\u00eb gjitha k\u00ebto t\u00eb k\u00ebqija politike, shtet\u00ebrore, shoq\u00ebrore t\u00eb perceptuara prej qytetar\u00ebve si mallkim politik jo vet\u00ebm historik po dhe i p\u00ebrtash\u00ebm, po i sjellin d\u00ebshp\u00ebrim popullit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb rinis\u00eb. Hajde e mos e thuaj me d\u00ebshp\u00ebrim t\u00eb madh, se pasoj\u00eb e k\u00ebtij mallkimi politik dhe historik \u00ebsht\u00eb degdisja e gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb t\u00eb rinjve tan\u00eb n\u00eb bot\u00eb. Hajde e mos e thekso shqet\u00ebsimin e ve\u00e7ant\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilin p\u00ebshp\u00ebritet n\u00eb kryeqytetin e Kosov\u00ebs e n\u00eb mbar\u00eb Kosov\u00ebn, se disa mija t\u00eb rinj nuk duan t\u00eb martohen sepse duan t\u00eb ikin n\u00eb bot\u00eb pa marr\u00eb me vete obligime ndaj bashk\u00ebshorteve dhe f\u00ebmij\u00ebve!<\/p>\n<p>R\u00ebnia morale politike, kriza e vlerave n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb t\u00eb sotme, p\u00ebrthellimi e p\u00ebrshtrirja e t\u00eb k\u00ebqijave si\u00e7 jan\u00eb korrupsioni, nepotizmi, krimi i organizuar, kolonializimi i numrit m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb medieve sidomos elektronike, kapja e gjyq\u00ebsorit dhe e shtetit, pseudokultura e pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb pushtetar\u00ebve t\u00eb rendit t\u00eb par\u00eb, shfryt\u00ebzimi i posteve shtet\u00ebrore e politike p\u00ebr pasurim, shnd\u00ebrrimi, pra, i k\u00ebtyre t\u00eb k\u00ebqijave n\u00eb sistem i shton obligimet dhe e rrit rolin e intelektual\u00ebve, rolin e shum\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore, arsimore, kulturore e t\u00eb shum\u00eb shoqatave e organizatave t\u00eb tjera p\u00ebr mospajtim.<\/p>\n<p>Pa ato vlera, sot t\u00eb sunduara prej kund\u00ebrvlerave, sot t\u00eb pushtuara prej t\u00eb k\u00ebqijave t\u00eb sip\u00ebrtheksuara, ne do t\u00eb mbesim ku ishim: t\u00eb prapangelur, t\u00eb pazhvilluar n\u00eb ekonomi, n\u00eb arsim, n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi sa duhet e si duhet, n\u00eb shkenca, n\u00eb let\u00ebrsi, n\u00eb artet e tjera, n\u00eb kultur\u00eb, n\u00eb qytet\u00ebrim.<\/p>\n<p>Pa rilindjen e atyre vlerave, q\u00eb na kan\u00eb mbajtur t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm gjat\u00eb historis\u00eb dhe t\u00eb atyre vlerave q\u00eb mund t\u00eb na mbajn\u00eb si popull me kultur\u00eb e qytet\u00ebrim modern, si popull t\u00eb lir\u00eb, t\u00eb pavarur, t\u00eb dinjitetsh\u00ebm, t\u00eb atyre vlerave t\u00eb reja q\u00eb e rrisin dhe q\u00eb e pasurojn\u00eb sot identitetin ton\u00eb komb\u00ebtar, ne do t\u00eb mbetemi t\u00eb rob\u00ebruar: n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn prej rob\u00ebruesve t\u00eb huaj e sot prej dhun\u00ebtar\u00ebve tan\u00eb sundimtar\u00eb!<\/p>\n<p>E, rilindjes s\u00eb k\u00ebtyre vlerave jetike p\u00ebr qenien ton\u00eb n\u00eb k\u00ebto hap\u00ebsira n\u00eb t\u00eb cilat ishim jo me shekuj po me mija vjet e prej t\u00eb cilave t\u00eb k\u00ebqijat e sip\u00ebrth\u00ebna sot po na degdisin rrug\u00ebve t\u00eb bot\u00ebs, mund t\u2019i kontribuojn\u00eb sa iu takon, sa duhet e si duhet, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb ato vetje, ato institucione, ato organizata, ato shoqata q\u00eb u sip\u00ebrtheksuan.<\/p>\n<p>Dhe, ky kontribut i tyre do t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet, do t\u00eb mund t\u00eb nj\u00ebmend\u00ebsohet vet\u00ebm n\u00eb qoft\u00eb se pranojn\u00eb dhe zbatojn\u00eb kultur\u00ebn e\u00a0<em>mosheshtjes<\/em>\u00a0para t\u00eb k\u00ebqijave politike, shtet\u00ebrore, shoq\u00ebrore; n\u00eb qoft\u00eb se e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb veten at\u00eb kultur\u00eb e cila p\u00ebrmban vet\u00ebdijen aq qart\u00eb t\u00eb theksuar n\u00eb librat e shenjt\u00eb: se heshtja e till\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00ebkat, aq qart\u00eb t\u00eb theksuar prej mendimtar\u00ebve t\u00eb demokracis\u00eb moderne: se heshtja e till\u00eb para kund\u00ebrvlerave, para t\u00eb k\u00ebqijave politike, \u00ebsht\u00eb\u00a0<em>heshtje vdekjesjell\u00ebse<\/em>.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha ato t\u00eb k\u00ebqija, para s\u00eb gjithash politike, p\u00ebr t\u00eb cilat u fol m\u00eb sip\u00ebr, dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb gjitha ato q\u00eb po ndodhin e si po ndodhin, t\u00eb gjitha ato q\u00eb po b\u00ebhen e si po b\u00ebhen, t\u00eb gjitha ato q\u00eb po fliten e si po fliten, t\u00eb gjitha ato q\u00eb po zhvaten e si po zhvaten, t\u00eb gjitha ato q\u00eb po pla\u00e7kiten e si po pla\u00e7kiten, t\u00eb gjitha ato q\u00eb e d\u00ebshmojn\u00eb kriz\u00ebn e vlerave dhe r\u00ebnien e moralit ton\u00eb, t\u00eb gjitha ato e fyejn\u00eb mendjen ton\u00eb, e fyejn\u00eb dinjitetin ton\u00eb, e fyejn\u00eb guximin ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb menduar, p\u00ebr t\u00eb pasur mendimin ton\u00eb t\u00eb paraqitur lirisht. Si\u00e7 e kan\u00eb th\u00ebn\u00eb dhe t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb vendet komuniste, q\u00eb tashm\u00eb jan\u00eb a presin t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb Bashkimit Evropian, ne tani p\u00ebr tani l\u00ebm\u00eb p\u00ebrshtypjen e nj\u00eb publiku t\u00eb heshtur, t\u00eb frik\u00ebsuar, pa mendim t\u00eb pavarur, pa at\u00eb sovranitetin q\u00eb i takon popullit, dhe vet\u00ebm popullit, t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar e p\u00ebr t\u00eb shikuar t\u00eb shtangur, si statuja gjipsi, se \u00e7ka po b\u00ebjn\u00eb, \u00e7ka po marrin e \u00e7ka po dhurojn\u00eb, \u00e7ka po zhvatin e sa po zhvatin, mujshar\u00ebt dhe dhun\u00ebtar\u00ebt tan\u00eb t\u00eb pushtetsh\u00ebm, q\u00eb n\u00eb politik\u00eb kan\u00eb hyr\u00eb me nga nj\u00eb pal\u00eb rroba t\u00eb vjetruara e tani nuk e tregojn\u00eb sasin\u00eb e milionave dhe e tregojn\u00eb t\u00eb pasurive t\u00eb tyre t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb koha t\u00eb hetohet ajo pasuri e tyre!<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb koha t\u00eb japin llogari, sqarime, arsyetime para popullit t\u00eb gjith\u00eb milioner\u00ebt politik\u00eb t\u00eb pasuruar paligjsh\u00ebm e panjer\u00ebzish\u00ebm, duke p\u00ebrdorur e shp\u00ebrdorur p\u00ebr leverdit\u00eb e veta politik\u00ebn q\u00eb b\u00ebjn\u00eb e q\u00eb e zhb\u00ebjn\u00eb!<\/p>\n<p>4.<\/p>\n<p>\u00c7ka mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb e \u00e7ka do t\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebnin partit\u00eb politike p\u00ebr rilindjen e atyre vlerave t\u00eb sip\u00ebrtheksuara, sot t\u00eb pushtuara prej kund\u00ebrvlerave t\u00eb sip\u00ebrtheksuara.<\/p>\n<p>Nuk ka dyshim se prej tyre pritet q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb luft\u00ebn politike, partiake e shtet\u00ebrore q\u00eb shteti i Kosov\u00ebs t\u00eb sh\u00ebrohet prej kriz\u00ebs s\u00eb vlerave, prandaj edhe prej kriz\u00ebs morale, dometh\u00ebn\u00eb, prej tyre pritet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u00e7mos p\u00ebr rilindjen sado t\u00eb ngadalshme qoft\u00eb, t\u00eb vlerave politike, qytetare, demokratike, kulturore e qytet\u00ebruese n\u00eb Kosov\u00eb. Ato, partit\u00eb politike, do t\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebnin \u00e7ka s\u2019kan\u00eb b\u00ebr\u00eb deri sot: q\u00eb Presidenca e Kosov\u00ebs, q\u00eb Kuvendi i Kosov\u00ebs, q\u00eb Qeveria e Kosov\u00ebs, t\u00eb b\u00ebhen s\u00eb pari vet\u00eb pasqyr\u00eb e vlerave t\u00eb vendit, t\u00eb popullit e t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Por, a do t\u00eb mund ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb gjitha partit\u00eb?!<\/p>\n<p>Lejohem t\u00eb them se partit\u00eb politike q\u00eb ishin n\u00eb pushtet gjat\u00eb k\u00ebtyre nj\u00ebzet vjet\u00ebve, me gjith\u00eb q\u00ebllimet m\u00eb t\u00eb mira, me gjith\u00eb deklaratat e zjarrta retorike q\u00eb po japin p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tyre, objektivisht, realisht, nuk do t\u00eb mund ta b\u00ebjn\u00eb sa duhet e si duhet betej\u00ebn p\u00ebr rilindjen e vlerave n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb sepse e kaluara politike \u2013 shtet\u00ebrore i b\u00ebn t\u00eb pabesueshme p\u00ebr zgjedh\u00ebsit q\u00eb s\u2019jan\u00eb vet\u00ebm votues, por jan\u00eb zgjedh\u00ebs, p\u00ebr zgjedh\u00ebsit q\u00eb kan\u00eb mbamendje e s\u2019harrojn\u00eb, q\u00eb kan\u00eb sy p\u00ebr t\u00eb par\u00eb e vesh\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar \u00e7ka krejt kan\u00eb b\u00ebr\u00eb e \u00e7ka krejt s\u2019kan\u00eb b\u00ebr\u00eb e \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb opinion q\u00eb mund t\u00eb quhet i p\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb se PDK-ja, AAK-ja dhe NISMA, si parti q\u00eb ishin n\u00eb pushtet, jan\u00eb parti n\u00eb t\u00eb cilat kan\u00eb lul\u00ebzuar ku e kur m\u00eb shum\u00eb e ku e kur m\u00eb pak korrupsioni dhe nepotizmi. Por, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb opinion i p\u00ebrgithsh\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb i atyre q\u00eb njohin funksionimin e partive politike t\u00eb Kosov\u00ebs prej fillimit t\u00eb krijimit t\u00eb tyre, pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit, se burimi i korrupsionit dhe i nepotizmit n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs. Kjo e v\u00ebrtet\u00eb e sjell bindjen se PDK-ja, AAK-ja dhe NISMA nxitjen dhe m\u00ebsimin p\u00ebr korrupsion e nepotiz\u00ebm e kan\u00eb marr\u00eb n\u00eb shkoll\u00ebn korruptive dhe nepotiste t\u00eb LDK-s\u00eb. Por, PDK-ja, AAK-ja dhe NISMA k\u00ebt\u00eb m\u00ebsim e kan\u00eb m\u00ebsuar jasht\u00ebzakonisht suksessh\u00ebm, duke e p\u00ebrsosur dhe duke e \u00a0vrazhd\u00ebsuar m\u00eb tej, duke e sjell\u00eb n\u00eb gjendjen n\u00eb t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb ai m\u00ebsim tragjik i marr\u00eb prej LDK-s\u00eb, q\u00eb e ka r\u00ebnduar dhe po e r\u00ebndon pamatsh\u00ebm shum\u00eb Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto arsye, mund t\u00eb thuhet se kandidatja e LDK-s\u00eb p\u00ebr kryeministre, Vjosa Osmani, me gjith\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn e saj t\u00eb gjat\u00eb politike dhe p\u00ebrgatitjen e saj profesionale, nuk mund ta b\u00ebj\u00eb bindsh\u00ebm e pranuesh\u00ebm p\u00ebr opinionin sy\u00e7el\u00eb, rilindjen e vlerave, q\u00eb fillon me luft\u00ebn e pa kompromis politike e shtet\u00ebrore kund\u00ebr korrupsionit e nepotizmit. Dhe k\u00ebt\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr korrupsionit dhe nepotizmit nuk mund ta ndihmoj\u00eb, p\u00ebr arsyet e lartp\u00ebrmendura, as me slloganin e pabesuesh\u00ebm\u00a0 \u201cBeso\u201d.<\/p>\n<p>Pengesa e par\u00eb q\u00eb s\u2019mund ta b\u00ebj\u00eb ajo k\u00ebt\u00eb luft\u00eb \u00ebsht\u00eb sht\u00ebpia e kryetarit t\u00eb par\u00eb t\u00eb LDK-s\u00eb, Ibrahim Rugova, e nd\u00ebrtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb korruptive, me mjete t\u00eb pla\u00e7kitura prej popullit. K\u00ebsaj pengese t\u00eb par\u00eb q\u00eb del para kandidates Vjosa Osmani duhet shtuar edhe mjetet mbi shtat\u00eb mij\u00eb euro n\u00eb muaj, q\u00eb jan\u00eb mjetet financiare t\u00eb 23 familjeve, me t\u00eb cilat financohet sot, pa asnj\u00eb arsye, pa asnj\u00eb baz\u00eb ligjore, pa asnj\u00eb p\u00ebrgjegjshm\u00ebri politike, pa asnj\u00eb moral politik e shoq\u00ebror familja e t\u00eb nj\u00ebjtit ish kryetar, mandej vetura e caktuar p\u00ebr bashk\u00ebshorten e tij q\u00eb me gjith\u00eb shoferin paguhet prej qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, mandej ngritja qeveritare e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes s\u00eb tij n\u00eb poste politike e shtet\u00ebrore, dhe privilegjet e tjera q\u00eb nuk mund t\u00eb arsyetohen n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb n\u00eb shtetet demokratike, t\u00eb qytet\u00ebruara.<\/p>\n<p>Pengesa e dyt\u00eb e luft\u00ebs s\u00eb premtuar t\u00eb kandidates p\u00ebr kryeministre t\u00eb LDK-s\u00eb, Vjosa Osmani, kund\u00ebr t\u00eb keqes m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb Kosov\u00ebs, korrupsionit dhe p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsit tjet\u00ebr t\u00eb madh t\u00eb korrupsionit \u2013 nepotizmit, \u00ebsht\u00eb vet\u00eb kryetari i sot\u00ebm i LDK-s\u00eb, Isa Mustafa.<\/p>\n<p>Nuk dua t\u2019i p\u00ebrs\u00ebris ato q\u00eb shkrova kur ai u zgjodh kryeminist\u00ebr i Kosov\u00ebs, por dua t\u00eb them: kryetari i sot\u00ebm i LDK-s\u00eb, Isa Mustafa, si\u00e7 dihet e si\u00e7 shkruhet, \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri nd\u00ebr politikan\u00ebt kosovar\u00eb m\u00eb t\u00eb pasur, t\u00eb pasuruar e t\u00eb b\u00ebr\u00eb akademik n\u00eb saj\u00eb t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb korruptuar, n\u00eb saj\u00eb t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit, n\u00eb saj\u00eb t\u00eb posteve politike e shtet\u00ebrore t\u00eb cilat pam\u00ebshirsh\u00ebm i ka shfryt\u00ebzuar p\u00ebr t\u00eb rritur pasurin\u00eb e tij t\u00eb tundshme e t\u00eb patundshme!<\/p>\n<p>Sa mund t\u00eb jet\u00eb numri i atyre votuesve q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrkrahin kandidaten e LDK-s\u00eb p\u00ebr kryeministre t\u00eb Kosov\u00ebs duke ditur se ajo nuk do t\u00eb mund t\u00eb \u00e7el\u00eb goj\u00ebn sot, as nes\u00ebr, as kurr\u00eb p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb pasuri shoq\u00ebrore sht\u00ebpin\u00eb e nd\u00ebrtuar me korrupsion t\u00eb Ibrahim Rugov\u00ebs dhe pasurit\u00eb e krijuara n\u00eb saj\u00eb t\u00eb posteve politike e shtet\u00ebrore t\u00eb Isa Mustaf\u00ebs? Nuk e di. Por, mendja demokratike e thot\u00eb se numri i votave q\u00eb do t\u00eb fitojn\u00eb kandidat\u00ebt p\u00ebr kryeminist\u00ebr t\u00eb Kosov\u00ebs duhet t\u00eb varet prej jet\u00ebshkrimit politik e shtet\u00ebror le t\u00eb thuhet 20-vje\u00e7ar t\u00eb partis\u00eb q\u00eb i ka p\u00ebrzgjedhur p\u00ebr kandidat.<\/p>\n<p>Kjo q\u00eb u tha p\u00ebr kandidaten e LDK-s\u00eb p\u00ebr kryeministre, Vjosa Osmanin, duhet t\u00eb thuhet edhe p\u00ebr milioner\u00ebt politik\u00eb t\u00eb kandiduar p\u00ebr deputet\u00eb dhe p\u00ebr kryeministra t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb partive t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>5.<\/p>\n<p>Kush na mbeti mandej i besuesh\u00ebm se do t\u00eb b\u00ebj\u00eb betej\u00ebn p\u00ebr rilindjen e vlerave dhe shp\u00ebtimin e Kosov\u00ebs prej kund\u00ebrvlerave?<\/p>\n<p>Cilat parti realisht mund t\u00eb g\u00ebzojn\u00eb besimin se do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr t\u00eb k\u00ebqijave t\u00eb m\u00ebdha \u2013 korrupsionit, nepotizmit, krimit t\u00eb organizuar, kapjes s\u00eb shtetit, zhvatjeve t\u00eb pasuris\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb Kosov\u00ebs? Cilat parti mund t\u00eb g\u00ebzojn\u00eb besimin se do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr shtetin ligjor, p\u00ebr shtetin social, p\u00ebr demokraci fytyr\u00ebpast\u00ebr, p\u00ebr pun\u00ebsim t\u00eb liruar nga padrejt\u00ebsit\u00eb e tmerrshme nepotiste, p\u00ebr \u00e7kapjen e drejt\u00ebsis\u00eb prej duarve t\u00eb milioner\u00ebve politik\u00eb e p\u00ebr vlera t\u00eb tjera?<\/p>\n<p>Cilat parti?<\/p>\n<p>Kosova ka forca politike q\u00eb mund t\u2019u besohet sot dhe k\u00ebto forca jan\u00eb partit\u00eb q\u00eb s\u2019kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb pushtet qeveritar deri sot. E k\u00ebto jan\u00eb:\u00a0<em>Vet\u00ebvendosja<\/em>\u00a0\u2013 l\u00ebvizje politike deri sot pa m\u00ebkate politike, l\u00ebvizje politike politikisht e d\u00eblir\u00eb dhe pjesa e ndar\u00eb prej\u00a0<em>Vet\u00ebvendosjes<\/em>\u00a0\u2013\u00a0<em>Partia Socialdemokrate<\/em>.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtyre gjykimeve politike s\u2019mund t\u00eb mos e shtoj edhe nj\u00eb mendim: p\u00ebrpos racionale, zgjedhjet kurdo e kudo shpesh ishin e jan\u00eb edhe iracionale. A do t\u00eb jen\u00eb zgjedhjet e parakohshme q\u00eb mbahen m\u00eb 6 tetor, racionale, q\u00eb do t\u2019i sjellin Kosov\u00ebs qeveritar\u00eb pa m\u00ebkate politike, t\u00eb pakorruptuar, apo zgjedhje iracionale, q\u00eb do t\u2019i sjellin Kosov\u00ebs edhe politikan\u00eb t\u00eb korruptuar, t\u00eb pasuruar e t\u00eb b\u00ebr\u00eb milioner\u00eb politik\u00eb duke shfryt\u00ebzuar postet politike e shtet\u00ebrore; milioner\u00eb politik\u00eb q\u00eb e nd\u00ebshkuan Kosov\u00ebn me Marr\u00ebveshjen p\u00ebr Bashk\u00ebsin\u00eb e Komunave Serbe me autorizime gati t\u00eb republik\u00ebs, q\u00eb p\u00ebr fat e ndali Gjykata Kushtetuese e Kosov\u00ebs; q\u00eb ia t\u00ebhuajt\u00ebn Kosov\u00ebs afro 9000 hektar\u00eb tok\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe edhe gjeostrategjike t\u00eb dhuruar Malit t\u00eb Zi; q\u00eb e cenuan r\u00ebnd\u00eb Kosov\u00ebn me pajtimin e disahersh\u00ebm p\u00ebr Gjykat\u00ebn Speciale (nj\u00ebetnike) e cila do d\u00ebnoj\u00eb ish luft\u00ebtar\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb dhe ashtu do nd\u00ebshkoj\u00eb luft\u00ebn ton\u00eb \u00e7lirimtare; q\u00eb me veprimet e palejueshme dhe mosveprimet e duhura e penguan Kosov\u00ebn dhe qytetar\u00ebt e saj n\u00eb procesin historik t\u00eb integrimeve evropiane \u2013 mbetet t\u00eb shihet.<\/p>\n<p>T\u00eb pritmet e drejta, historike, e t\u00eb padrejta, kund\u00ebrhistorike si\u00e7 dihet e kan\u00eb sh\u00ebnuar shpesh historin\u00eb shqiptare!<\/p>\n<p>Uroj t\u00eb na punojn\u00eb mendja e vullneti e t\u00eb veprojm\u00eb ndersh\u00ebm e nj\u00ebsuesh\u00ebm mb\u00ebshtetur n\u00eb shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs dhe n\u00eb parimet demokratike p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme e p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn ton\u00eb individuale. P\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e Kosov\u00ebs, t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Prishtin\u00eb<\/p>\n<p>1.10.2019<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rexhep Qosja 1. Me 25 shtator 2019 filloi fushata e zgjedhjeve t\u00eb parakohshme q\u00eb do t\u00eb mbahen me 6 tetor. &nbsp; N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb me 25 shtator filloi fushata e ligjshme e caktuar prej kryetarit t\u00eb Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i, por fushata e jasht\u00ebligjshme filloi nj\u00eb dit\u00eb mbasi kryetari e shpalli vendimin p\u00ebr mbajtjen e zgjedhjeve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13451,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[6,21],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Rexhep Qosja: Pse jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb vlerave? - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17709\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Rexhep Qosja: Pse jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb vlerave? - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Rexhep Qosja 1. Me 25 shtator 2019 filloi fushata e zgjedhjeve t\u00eb parakohshme q\u00eb do t\u00eb mbahen me 6 tetor. &nbsp; N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb me 25 shtator filloi fushata e ligjshme e caktuar prej kryetarit t\u00eb Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i, por fushata e jasht\u00ebligjshme filloi nj\u00eb dit\u00eb mbasi kryetari e shpalli vendimin p\u00ebr mbajtjen e zgjedhjeve [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17709\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-10-03T08:21:48+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2019-10-03T08:24:40+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/qosja.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1352\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"762\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"16 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17709\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17709\",\"name\":\"Rexhep Qosja: Pse jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb vlerave? - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17709#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17709#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/qosja.jpg\",\"datePublished\":\"2019-10-03T08:21:48+00:00\",\"dateModified\":\"2019-10-03T08:24:40+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17709#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17709\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17709#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/qosja.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/qosja.jpg\",\"width\":1352,\"height\":762},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17709#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Rexhep Qosja: Pse jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb vlerave?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Rexhep Qosja: Pse jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb vlerave? - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17709","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Rexhep Qosja: Pse jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb vlerave? - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"Rexhep Qosja 1. Me 25 shtator 2019 filloi fushata e zgjedhjeve t\u00eb parakohshme q\u00eb do t\u00eb mbahen me 6 tetor. &nbsp; N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb me 25 shtator filloi fushata e ligjshme e caktuar prej kryetarit t\u00eb Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i, por fushata e jasht\u00ebligjshme filloi nj\u00eb dit\u00eb mbasi kryetari e shpalli vendimin p\u00ebr mbajtjen e zgjedhjeve [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17709","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2019-10-03T08:21:48+00:00","article_modified_time":"2019-10-03T08:24:40+00:00","og_image":[{"width":1352,"height":762,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/qosja.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"16 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17709","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17709","name":"Rexhep Qosja: Pse jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb vlerave? - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17709#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17709#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/qosja.jpg","datePublished":"2019-10-03T08:21:48+00:00","dateModified":"2019-10-03T08:24:40+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17709#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=17709"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17709#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/qosja.jpg","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/qosja.jpg","width":1352,"height":762},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17709#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Rexhep Qosja: Pse jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb vlerave?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/qosja.jpg","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/qosja-150x150.jpg",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/qosja.jpg",1352,762,false]},"categories_names":{"6":{"name":"Aktualitet","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=6"},"21":{"name":"Sociale","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=21"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/qosja-150x150.jpg",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/qosja.jpg",300,169,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/qosja.jpg",305,172,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/qosja.jpg",400,225,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/qosja.jpg",600,338,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/qosja.jpg",1024,577,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/qosja.jpg",130,73,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/qosja.jpg",1352,762,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17709"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=17709"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17709\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":17710,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17709\/revisions\/17710"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13451"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=17709"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=17709"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=17709"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}