{"id":17659,"date":"2019-10-02T17:16:52","date_gmt":"2019-10-02T15:16:52","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=17659"},"modified":"2019-10-02T17:16:52","modified_gmt":"2019-10-02T15:16:52","slug":"forumi-ne-uet-sokol-balla-basha-nje-lider-modern-di-te-delegoje-kompetenca-duhet-te-binde-shqiptaret-qe-ta-votojne-ne-2021-si-kryeminister","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17659","title":{"rendered":"Forumi n\u00eb UET\/Sokol Balla: Basha nj\u00eb lider modern, di t\u00eb delegoj\u00eb kompetenca. Duhet t\u00eb bind\u00eb shqiptar\u00ebt, q\u00eb ta votojn\u00eb n\u00eb 2021 si Kryeminist\u00ebr"},"content":{"rendered":"<p>I ftuar n\u00eb forumet UET k\u00ebt\u00eb t\u00eb mart\u00eb ishte gazetari i mir\u00ebnjohur dhe drejtuesi i emisionit Real Story, Z. Sokol Balla, n\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebbisedim me student\u00eb e pedagog\u00eb t\u00eb UET. Profesioni i gazetaris\u00eb sot, marr\u00ebdh\u00ebniet e medias me politik\u00ebn, aktualiteti politik ishin \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb ai preku.<\/p>\n<p>Fatet politike t\u00eb kryeministrit, kreut t\u00eb opozit\u00ebs dhe presidentit. Rama p\u00ebr nj\u00eb kat\u00ebrvje\u00e7ar t\u00eb ri, rreziku i mbylljes s\u00eb ciklit t\u00eb Bash\u00ebs dhe Meta si presidenti m\u00eb i keq, q\u00eb duhet t\u2019i kthehet politik\u00ebs. Analiza e gazetarit Sokol Balla\u00a0 n\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebbisedim me student\u00eb e pedagog\u00eb, n\u00eb Forumet UET<\/p>\n<p><strong>Prej shume vitesh kemi par\u00eb akuza dhe kund\u00ebrakuza t\u00eb politikan\u00ebve me nj\u00ebri-tjetrin, por ajo \u00e7far\u00eb vihet re koh\u00ebt e fundit k\u00ebto akuza nga politikan\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe media dhe gazetar\u00eb, ku m\u00eb par\u00eb e nisi Kryeministri Rama me terma \u2018kazan\u2019 apo \u2018kadri\u2019, dhe s\u00eb fundmi edhe politikan\u00eb t\u00eb rangut t\u00eb lart\u00eb si Z. Meta. \u00c7far\u00eb tregojn\u00eb sipas jush k\u00ebto etiketime apo akuza q\u00eb vijn\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb medias dhe gazetar\u00ebve nga politika?<\/strong><\/p>\n<p>Kjo nuk ka nisur me kryeministrin Rama, por q\u00eb Rama e ka sofistikuar dhe e ka futur n\u00eb nj\u00eb nivel tjet\u00ebr jam dakord. Un\u00eb jam nj\u00eb person i cili n\u00eb 12 vite \u00ebsht\u00eb sulmuar n\u00eb nivele personale n\u00eb t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat dhe mjetet. Kjo vjen n\u00eb paket\u00eb me pun\u00ebn q\u00eb b\u00ebjm\u00eb. M\u00eb kan\u00eb sulmuar kryeministra, s\u00eb fundmi edhe president\u00eb, parti t\u00eb caktuara na shpallin her\u00eb pas here \u201carmiq\u201d, na vendosin n\u00eb list\u00ebn e tyre t\u00eb zez\u00eb, na nxjerrin e na vendosin prap\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb normale pasi polarizimi shum\u00eb i madh i jet\u00ebs politike n\u00eb vend q\u00eb nuk ndalon. Ka nisur besoj nga viti 2008, dikush mund t\u00eb thot\u00eb prej ndryshimeve kushtetuese nd\u00ebrsa un\u00eb do t\u00eb thosha prej \u201cG\u00ebrdecit\u201d. Pavar\u00ebsisht se kur b\u00ebjm\u00eb komentet dhe analizat dikush mund t\u00eb thot\u00eb se aksioni politik i opozit\u00ebs e acaroi situat\u00ebn, ose si\u00e7 disa thon\u00eb e acaroi Presidenti, ose Qeveria, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj acarimi q\u00eb vjen prej vitit 2008 e k\u00ebtij e q\u00eb p\u00ebr fat, nuk p\u00ebrfundoi ashtu si\u00e7 po shkonte drejt 30 Qershorit fal\u00eb nd\u00ebrhyrjeve t\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve. Po t\u00eb ishte n\u00eb dor\u00eb dor\u00ebn ton\u00eb, ne e kemi t\u00eb thjesht\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebrisim sindroma dhune t\u00eb ngjashme me ato t\u00eb 1997-s, 1998-s,\u00a0 ose t\u00eb 2011-s. Sulmet ndaj gazetar\u00ebve nuk jan\u00eb nj\u00eb fenomen shqiptar, kemi presidentin Trump q\u00eb jo vet\u00ebn i thot\u00eb,\u00a0 por edhe i shijon m\u00eb duket sulmet ndaj mediave t\u00eb caktuara. Por edhe ai nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi. \u00a0Kemi\u00a0 pasur Berluskonin m\u00eb her\u00ebt, Berish\u00ebn gjithashtu, t\u00eb parin, t\u00eb dytin dhe at\u00eb t\u00eb tretin q\u00eb \u00ebsht\u00eb tani. Sulmet vijn\u00eb n\u00eb paket\u00eb me pun\u00ebn, \u00ebsht\u00eb normale q\u00eb kur kritikon dik\u00eb t\u00eb t\u00eb kthehet edhe n\u00eb nivel personal,\u00a0 kur nuk ka me se t\u00eb merret tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Mua nuk m\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb asnj\u00ebher\u00eb p\u00ebrshtypje dhe kam qen\u00eb totalisht indiferent ndaj sulmeve personale, edhe atyre m\u00eb t\u00eb k\u00ebqija edhe atyre m\u00eb normale si k\u00ebto sulmet verbale t\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve, jav\u00ebve apo muajve t\u00eb fundit. Ndon\u00ebse edhe nj\u00eb pjese t\u00eb mir\u00eb t\u00eb koleg\u00ebve t\u00eb mi, kjo nuk i b\u00ebn m\u00eb p\u00ebrshtypje, sulmet duhen evidentuar, publikuar, d\u00ebnuar, pasi nuk \u00ebsht\u00eb problemi se nj\u00eb politikan shan nj\u00eb gazetar, problemi \u00ebsht\u00eb si reagojn\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsit e atij politikani ndaj gazetarit. K\u00ebtu nuk \u00ebsht\u00eb problemi se t\u00eb sulmon Sali Berisha, Edi Rama apo Ilir Meta \u2013 sepse sulmet e Lulzim Bash\u00ebs i marr gjithmon\u00eb me buz\u00ebqeshje-, por si reagojn\u00eb p\u00ebrkrah\u00ebsit kur shohin q\u00eb idhulli i tyre sulmon nj\u00eb individ. N\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs ne t\u00eb till\u00eb jemi, shkruajm\u00eb, por kur dalim n\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb buk\u00ebn e p\u00ebrditshme, jemi njer\u00ebz si gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt dhe jemi vulnerab\u00ebl ndaj nj\u00eb sulmi q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb verbal, por mund t\u00eb jet\u00eb dhe fizik.<\/p>\n<p>Politikan\u00ebt q\u00eb kan\u00eb truproja edhe kur nuk kan\u00eb pushtet duhet t\u00eb marrin parasysh q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs ne jemi njer\u00ebz t\u00eb zakonsh\u00ebm, kemi jet\u00ebt tona, f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt nuk u kan\u00eb asnj\u00eb borxh as atyre e as neve p\u00ebr egon ton\u00eb personale apo profesionale. Un\u00eb n\u00eb karrier\u00ebn time, nuk jam marr\u00eb asnj\u00ebher\u00eb me familjar\u00eb t\u00eb politikan\u00ebve, edhe kur kemi pasur familje politike si\u00e7 \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shembull rasti i presidentit Meta, edhe kur familjar\u00eb t\u00eb politikan\u00ebve kan\u00eb dal\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb shfaqin interes publik si\u00e7 jan\u00eb familjar\u00ebt e ish-kryeministrit Berisha, kurr\u00eb nuk jam marr\u00eb dhe jam munduar t\u00eb rri larg sulmeve me natyr\u00eb personale,\u00a0 pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye q\u00eb thash\u00eb. \u00c7do pun\u00eb ka rrezikun e vet. Shqet\u00ebsimi im i vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb ky, q\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz duhet ta kuptojn\u00eb se nj\u00eb vend me temperatur\u00eb t\u00eb lart\u00eb politike e natyra t\u00eb nxehta si\u00e7 jan\u00eb shqiptar\u00ebt p\u00ebrtej sulmit verbal q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb ata, p\u00ebrkrah\u00ebsit e tyre mund ta kthejn\u00eb at\u00eb n\u00eb k\u00ebrc\u00ebnime fizike. At\u00ebher\u00eb \u00e7far\u00eb i mbetet nj\u00eb politikani i cili nxit dhun\u00ebn fizike ndaj nj\u00eb individi tjet\u00ebr, qoft\u00eb ky gazetar apo jo, besoj ky \u00ebsht\u00eb fundi i misionit t\u00eb tij.<\/p>\n<p><strong>Zoti Balla, tregu mediatik duket sikur po b\u00ebhet shum\u00eb i fort\u00eb, ku p\u00ebrgjat\u00eb jav\u00ebs kemi 9-10 emisione t\u00eb llojit t\u00eb aktualitetit politik dhe hard-talk. S\u00eb fundmi,\u00a0 nj\u00eb nga l\u00ebvizjet e bujshme \u00ebsht\u00eb edhe e juaja, n\u00eb News 24 , q\u00eb solli shum\u00eb reagime. P\u00ebrfshir\u00eb edhe letr\u00ebn e PD-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb disa emisione,\u00a0 ku m\u00eb shum\u00eb vihej theksi tek ju dhe emisioni q\u00eb ju drejtoni. A ishte nevojshme kjo l\u00ebvizje e juaja dhe a\u00a0 kryet ndonj\u00eb studim t\u00eb k\u00ebtij tregu q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb kishit ndjekshm\u00ebri m\u00eb t\u00eb lart\u00eb? Cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi juaj p\u00ebr k\u00ebto reagime?<\/strong><\/p>\n<p>Jam deri diku indiferent, pasi mendoj q\u00eb vijn\u00eb me natyr\u00ebn e pun\u00ebs. Un\u00eb jam nj\u00eb person q\u00eb jetoj me lirin\u00eb e shprehjes dhe nuk mund ta anatemoj lirin\u00eb e shprehjes, m\u00eb p\u00eblqejn\u00eb ose jo ato q\u00eb njer\u00ebzit thon\u00eb, qoft\u00eb edhe p\u00ebr mua. Tregu mediatik i fort\u00eb? Un\u00eb kam dyshimet e mia tashm\u00eb, p\u00ebr fort\u00ebsin\u00eb e tij. Mendoj se edhe tregu mediatik televiziv \u00ebsht\u00eb polarizuar. Besoj q\u00eb l\u00ebvizja ime tek \u201cNews24\u201d, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje q\u00eb kishte minimalisht 3-4 vjet q\u00eb kishte nisur. Komunikim shum\u00eb i mir\u00eb njer\u00ebzor me Z. Hysenbelliu q\u00eb kishte vite q\u00eb zgjaste, duke m\u00eb \u2018paralajm\u00ebruar\u2019 mua p\u00ebr k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje q\u00eb do t\u00eb vinte.<\/p>\n<p>P\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb l\u00ebvizje normale,\u00a0 pasi un\u00eb jam gazetar i lajmit dhe politik\u00ebs dhe shkoj n\u00eb nj\u00eb televizion lajmesh, m\u00eb i ndjekuri p\u00ebrsa i p\u00ebrket dh\u00ebnies s\u00eb lajmit, shpejt\u00ebsis\u00eb e sakt\u00ebsis\u00eb. Mendoj q\u00eb me k\u00ebt\u00eb emision, \u201cNews24\u201d i jep m\u00eb shum\u00eb thell\u00ebsi lajmeve q\u00eb jep gjat\u00eb 24 or\u00ebve dhe fiton nj\u00eb dimension tjet\u00ebr, t\u00eb cilin me pa t\u00eb drejt\u00eb e kishin b\u00ebr\u00eb monopol televizionet gjeneraliste. Un\u00eb e them k\u00ebt\u00eb duke qen\u00eb pjes\u00eb e \u201cfajit\u201d,\u00a0 pasi kam punuar 13 vite rresht n\u00eb nj\u00eb televizion gjeneralist. Mendoj q\u00eb mjafton t\u00eb hap\u00ebsh kanalet e huaja p\u00ebr t\u00eb kuptuar se emisione t\u00eb tilla t\u00eb thellimit t\u00eb lajmit jan\u00eb zakonisht natyr\u00eb e televizioneve me karakter informativ. Mua m\u00eb p\u00eblqen kur gj\u00ebrat plot\u00ebsojn\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, kjo \u00ebsht\u00eb java e pest\u00eb e pun\u00ebs n\u00eb \u201cNews24\u201d dhe besoj se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb plot\u00ebsim i mir\u00eb dhe i natyrsh\u00ebm i televizionit dhe i imi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb sa i p\u00ebrket letr\u00ebs q\u00eb doli nga PD, un\u00eb kam komunikuar edhe zyrtarisht me k\u00ebt\u00eb parti dhe duket q\u00eb ka nj\u00eb korrigjim t\u00eb perceptimit t\u00eb asaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb shkruar n\u00eb at\u00eb let\u00ebr. Un\u00eb vet\u00eb kam qen\u00eb n\u00eb PD n\u00eb vitet e larg\u00ebta \u201994-\u201995, p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr dhe at\u00ebher\u00eb ishte kjo lloj filozofie, e cila duhet th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e filozofive t\u00eb partive konservatore t\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb q\u00eb e shohin gjithnj\u00eb armikun tek tjetri. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb kollaj q\u00eb \u201ctjetri\u201d t\u00eb jet\u00eb ose kund\u00ebrshtari politik,\u00a0 ose mediat kritike ndaj teje. Megjithat\u00eb nuk mendoj se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb strategji bllokimi. N\u00ebse do ta b\u00ebjn\u00eb \u00ebsht\u00eb pun\u00eb p\u00ebr ta, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast un\u00eb nuk humb. Humbin ata q\u00eb s\u2019vijn\u00eb dhe humbet teleshikuesi pasi debatet politike nuk jan\u00eb pron\u00eb, as e Sokolit, as e Blendit, apo t\u00eb dikujt tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Debatet politike jan\u00eb pron\u00eb publike, pavar\u00ebsisht se ku zhvillohen, n\u00eb agor\u00ebn e nj\u00eb universiteti apo studion e nj\u00eb televizioni. K\u00ebshtu q\u00eb humbet ai q\u00eb nuk vjen pasi ia z\u00eb vendin me pa t\u00eb drejt\u00eb kund\u00ebrshtari dhe humbet shikuesi i cili sheh nj\u00eb vizion t\u00eb deformuar t\u00eb nj\u00eb situate t\u00eb caktuar e t\u00eb jap\u00eb m\u00eb pas nj\u00eb gjykim t\u00eb tijin. Kjo m\u00eb pas krijon nj\u00eb anomali elektorale, e nuk besoj q\u00eb PD q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201cp\u00ebrbind\u00ebsh\u201d elektoral, ose t\u00eb pakt\u00ebn k\u00ebshtu ka lindur n\u00eb dhjetor t\u00eb viti \u201990 do t\u00eb zgjedh t\u00eb publikoj\u00eb emisione politike, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Un\u00eb kam kontaktuar dhe n\u00eb PD ka di\u00e7ka mes vet\u00eb-korrigjimit dhe korrigjimit t\u00eb perceptimit ton\u00eb mbi at\u00eb q\u00eb ne kemi par\u00eb n\u00eb at\u00eb let\u00ebr, e zakonisht edhe ato \u00e7far\u00eb shkruhen, shkruhen jo mir\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb e interpretohen e m\u00eb keq pastaj nga njer\u00ebzit q\u00eb i marrin, botojn\u00eb e komentojn\u00eb mbi to.<\/p>\n<p><strong>Para pak koh\u00ebsh, keni deklaruar n\u00eb nj\u00eb shkrim tuajin ose m\u00eb sakt\u00eb keni lakuar sipas disa burimeve emrin e ri q\u00eb mund t\u00eb vij\u00eb n\u00eb krye t\u00eb PD-s\u00eb at\u00eb t\u00eb Jorida Tabakut. Mendoni se Lulzim Basha nuk \u00ebsht\u00eb kandidati i duhur i opozit\u00ebs p\u00ebr kryeminist\u00ebr?<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb kam qen\u00eb shok i ngusht\u00eb me rivalin e tij m\u00eb t\u00eb madh, q\u00eb nuk e ka emrin Jozefina Topalli,\u00a0 por e kishte Sokol Olldashi. Edhe n\u00eb biseda private me t\u00eb ndjerin shokun tim, deri diku ia thosha at\u00eb q\u00eb m\u00eb pas edhe e kam demonstruar.\u00a0 Un\u00eb\u00a0 kam menduar q\u00eb z. Basha \u00ebsht\u00eb portreti m\u00eb i mir\u00eb q\u00eb i duhet PD-s\u00eb dhe mendoj q\u00eb, pavar\u00ebsisht kritikave q\u00eb mund t\u00eb kishim p\u00ebr opozit\u00ebn, arriti nj\u00eb rezultat jo t\u00eb keq n\u00eb zgjedhjet e vitit 2015. Kjo duke pasur parasysh q\u00eb u b\u00eb nj\u00eb hart\u00eb e re elektorale administrative, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn PD p\u00ebr faj t\u00eb saj nuk kishte dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb lloj kontributi, kishte p\u00ebrball\u00eb dy \u201cp\u00ebrbind\u00ebsha\u201d t\u00eb tjer\u00eb elektoral\u00eb si PS dhe LSI q\u00eb ishin bashk\u00eb, plus edhe partit\u00eb e tjera kund\u00ebrshtare. z. Basha nuk arriti nj\u00eb rezultat t\u00eb keq pasi nuk ka opozit\u00eb q\u00eb fiton zgjedhje lokale, thjesht jep sinjale,\u00a0 n\u00ebse po i afrohet pushtetit vendor ose jo. Nuk dha nj\u00eb sinjal t\u00eb till\u00eb, por dha nj\u00eb sinjal q\u00eb di\u00e7ka kishte filluar t\u00eb l\u00ebvizte p\u00ebr mir\u00eb.<\/p>\n<p>Pastaj se \u00e7\u2019ka ngjar\u00eb pas vitit 2015 deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment q\u00eb flasim, z. Basha mir\u00eb do t\u00eb b\u00ebnte t\u00eb na e shpjegonte. Megjithat\u00eb kemi nj\u00eb fat t\u00eb madh q\u00eb kur nuk flet z. Basha, flet z. Berisha dhe ne i kuptojm\u00eb gj\u00ebrat. Si\u00e7 foli para nj\u00eb jave dhe na tha q\u00eb ndryshe nga \u00e7far\u00eb tha z. Basha, djegia e mandateve nuk ishte fare pun\u00eb e tij, por ishte nj\u00eb pun\u00eb e nisur prej ish-kryeministrit. N\u00eb shkrimin t\u00eb cilit ju i referoheni, nuk ka koment,\u00a0 por ka lajm. Lajm \u00ebsht\u00eb q\u00eb mesa duket edhe tek vet\u00eb promotor\u00ebt e z. Basha kan\u00eb filluar t\u00eb lindin jo thjesht zhg\u00ebnjimet e para, sepse k\u00ebto z. Berisha duhet t\u2019i ket\u00eb t\u00eb vjetra me t\u00eb \u2013 nga 2017 ndoshta-, por prej k\u00ebtij viti po punohet edhe n\u00eb kok\u00ebn e doktorit t\u00eb partis\u00eb, ideja q\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb edhe nj\u00eb pasues t\u00eb z. Basha.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb normale n\u00eb logjik\u00ebn e nj\u00eb partie t\u00eb madhe, historike, tradicionale, konservatore, ideologjike si\u00e7 \u00ebsht\u00eb PD, q\u00eb ka nj\u00eb \u201cADN\u201d e cila \u00ebsht\u00eb ajo e Sali Berish\u00ebs, q\u00eb t\u00eb mendohet t\u00eb ket\u00eb edhe nj\u00eb pasues t\u00eb z. Basha p\u00ebr t\u00eb cilin nuk do t\u00eb mendoj\u00eb vet\u00ebm ky i fundit,\u00a0 por edhe \u201cbabai\u201d i partis\u00eb, z. Berisha. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lajm me informacione t\u00eb sakta, por i shtrir\u00eb n\u00eb koh\u00eb, pra q\u00eb do t\u00eb v\u00ebrtetohet n\u00ebse z. Basha do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb me d\u00ebshtim misionin e tij n\u00eb krye t\u00eb Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht shum\u00eb pamund\u00ebsive q\u00eb Lulzim Basha ka n\u00eb partin\u00eb e tij p\u00ebr t\u00eb shprehur profilin e\u00a0 v\u00ebrtet\u00eb politik, mendoj q\u00eb beteja \u00ebsht\u00eb ende e hapur. Nuk mund t\u00eb thuhet me siguri, edhe nga dashakeq\u00ebsi m\u00eb i madh, se ai ka d\u00ebshtuar p\u00ebrfundimisht, Por jua them me siguri, nga nj\u00eb person q\u00eb \u00ebsht\u00eb relativisht n\u00eb nivel edhe personal dashamir\u00ebs ndaj zotit Basha, q\u00eb jam un\u00eb, q\u00eb po, Partia Demokratike dhe pronari i \u201cADN\u201d-s\u00eb s\u00eb saj, patjet\u00ebr po mendon p\u00ebr nj\u00eb pasues tjet\u00ebr, n\u00ebse Z. Basha nuk do t\u00eb arrij\u00eb dot t\u00eb realizoj\u00eb misionin. Loja \u00ebsht\u00eb interesante, sepse po luhet n\u00eb disa pole, por realisht i uroj suksese z. Basha, pasi mendoj q\u00eb ka, pavar\u00ebsisht se ne nuk e shohim akoma, aft\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nj\u00eb lider modern.<\/p>\n<p>Jo ai lider q\u00eb pam\u00eb mbi barrikadat sepse ai ishte shum\u00eb arkaik p\u00ebr profilin e tij, ky \u00ebsht\u00eb perceptimi im personal. Un\u00eb e shikoj z. Basha si nj\u00eb lider modern, at\u00eb q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt thon\u00eb q\u00eb ai fle gjum\u00eb, un\u00eb e shikoj ndryshe, e p\u00ebrkthej si delegim kompetencash. Pra, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb politikan q\u00eb n\u00eb pozicionin e tij drejtues, nuk ndihet si lider historik, po ndihet si nj\u00eb person normal q\u00eb ndan detyrat, \u00e7do m\u00ebngjes.<\/p>\n<p><strong>Gjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit n\u00eb media por edhe n\u00eb emisonin tuaj Real Story, \u00ebsht\u00eb diskutuar shum\u00eb raporti i \u201cVenecias\u201d, pavar\u00ebsisht opinioneve t\u00eb shumta q\u00eb jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb, ju mendoni se Presidenti i Republik\u00ebs ka kryer shkelje t\u00eb rend\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje subjektive, un\u00eb mendoj q\u00eb Ilir Meta nuk \u00ebsht\u00eb presidenti m\u00eb i mir\u00eb, mendoj q\u00eb ndoshta \u00ebsht\u00eb presidenti m\u00eb i keq q\u00eb ne kemi pasur. Un\u00eb kam qen\u00eb i mendimit q\u00eb maxhoranca n\u00eb 2017-n, duhet t\u2019i jepte Bujar Nishanit nj\u00eb mandat t\u00eb dyt\u00eb p\u00ebr President, pasi pavar\u00ebsisht se nuk ishte nj\u00eb president i zgjedhur nga shumica e partive politike. Vinte si nj\u00eb president i zgjedhur nga maxhoranca, nj\u00eb eksponent i lart\u00eb i Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>Besoj q\u00eb z. Nishani u tregua shum\u00eb korrekt me Kushtetut\u00ebn dhe nuk na duhet nj\u00eb president,\u00a0 p\u00ebr t\u00eb cilin t\u00eb dalim dhe t\u00eb duartrokasim dhe t\u00eb ul\u00ebrijm\u00eb. Ne na duhet nj\u00eb president,\u00a0 ndaj t\u00eb cilit duhet t\u00eb ngrihemi n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe ta respektojm\u00eb dhe t\u2019i japim dor\u00ebn, edhe n\u00eb rast se ai vjen nga nj\u00eb an\u00eb politike q\u00eb nuk na p\u00ebrfaq\u00ebson. Ilir Meta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb politikan profesionist q\u00eb e luan loj\u00ebn n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet, por nuk duhet ta kishte luajtur n\u00eb nivelin kushtetues. Ai luajti gabim nga dhjetori i vitit t\u00eb kaluar, nd\u00ebrhyri n\u00eb pun\u00eb q\u00eb nuk i takojn\u00eb dhe po e prezumoj vullnetin e tij t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb rregulluar gj\u00ebrat, pra p\u00ebr t\u00eb tejkaluar kompetencat kushtetuese, si\u00e7 e tha komisioni i Venecias, po p\u00ebr shumic\u00ebn, ose p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb qytetar\u00ebve, ai nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb presidenti i tyre.<\/p>\n<p>Dhe kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb, besoj q\u00eb ai vet\u00eb e kishte kuptuar dhe e ka kuptuar k\u00ebt\u00eb, q\u00eb rolin e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs nuk e b\u00ebn, pavar\u00ebsisht se ka q\u00eb nga viti 2009. Nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pun\u00eb q\u00eb ai e b\u00ebn mir\u00eb, ai b\u00ebn mir\u00eb rolin e politikanit, b\u00ebri mir\u00eb rolin e Kryetarit t\u00eb Kuvendit, pasi ishte direkt i lidhur me sken\u00ebn politike n\u00eb vend. Po p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb president, edhe m\u00eb i keq se Berisha i par\u00eb, i \u201892-\u201897, q\u00eb dhe ai ishte nj\u00eb president i fort\u00eb, kishte shum\u00eb kompetenca, sepse ia lejonin\u00a0 dispozitat kushtetuese t\u00eb asaj kohe, kishte vendimmarrje t\u00eb forta t\u00eb mblidhte edhe qeverin\u00eb. Ilir Meta nuk e respektoi Kushtetut\u00ebn dhe nj\u00eb politikan q\u00eb ka vullnet p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb mir\u00eb p\u00ebr vendin, le t\u00eb rrij\u00eb n\u00eb politik\u00eb. Nj\u00eb politikan q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet President i Republik\u00ebs, duhet t\u00eb rrij\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e tij dhe t\u00eb respektoj\u00eb Kushtetut\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>U b\u00eb 6 vjet q\u00eb Rama \u00ebsht\u00eb n\u00eb krye t\u00eb Qeveris\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb lloj bilanci a mendoni se mund ta mbyll\u00eb k\u00ebt\u00eb mandat t\u00eb dyt\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Mendoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces i komplikuar dhe q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i plot\u00eb me nj\u00eb p\u00ebrgjigje \u201cpo, ose jo\u201d. Un\u00eb nuk kam par\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb, as Sali Berish\u00ebn n\u00eb 97-n, q\u00eb dikush t\u00eb futet n\u00eb zgjedhje p\u00ebr t\u2019i humbur ato. K\u00ebshtu q\u00eb nuk shoh ndonj\u00eb gj\u00eb anormale q\u00eb z.Rama k\u00ebrkon t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb mandat t\u00eb tret\u00eb. Ju mund t\u00eb mendoni q\u00eb ai do e mbyll\u00eb, por nd\u00ebrkoh\u00eb nuk po e mbyll. Nd\u00ebrkoh\u00eb m\u00eb shum\u00eb flitet se\u00a0 po e mbyll ciklin kund\u00ebrshtari i tij. Nuk shoh ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb keqe q\u00eb Rama tenton t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb mandat t\u00eb tret\u00eb, por nuk i kuptoj arsyet p\u00ebr\u00a0 t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb mandat t\u00eb tret\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb kujtohet nj\u00eb personazh i jet\u00ebs publike britanike, i cili u afrua dhe me Edi Ram\u00ebn nga viti 2011, Alastair Campbell.\u00a0 Kur\u00a0 erdhi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, i ftuar nga ambasadorja angleze p\u00ebr nj\u00eb dark\u00eb me t\u00eb,\u00a0 Campbell u kishte drejtuar nj\u00eb pyetje si Berish\u00ebs ashtu edhe Ram\u00ebs, se p\u00ebrse donin t\u00eb fitonin zgjedhjet e 2013. I\u00a0 pari, Berisha u p\u00ebrgjigj p\u00ebr t\u00eb ruajtur pushtetin,\u00a0 nd\u00ebrsa Rama p\u00ebr ta fituar at\u00eb dhe asnjeri prej tyre nuk m\u00eb dha nj\u00eb p\u00ebrgjigje q\u00eb normalisht duhet ta jap\u00eb \u00e7do politikan, q\u00eb \u201cun\u00eb dua ta marr pushtetin,\u00a0 pasi kam nj\u00eb plan A p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb apo nj\u00eb plan B p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb\u201d. K\u00ebshtu q\u00eb tani i bie q\u00eb Rama t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb planin C p\u00ebr zgjedhjet e ardhshme, por mendoj q\u00eb procesi \u00ebsht\u00eb m\u00eb i komplikuar se aq, pasi erozioni n\u00eb besim ndaj nj\u00eb qeverie n\u00eb vitin e shtat\u00eb, deri diku \u00ebsht\u00eb normal, ne jemi m\u00ebsuar. Ajo q\u00eb nuk jemi m\u00ebsuar dhe na krijon nj\u00eb gjendje vakumi dhe ankthi n\u00eb analiz\u00ebn e nj\u00eb pjese t\u00eb mir\u00eb, \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb njer\u00ebzit ende nuk po arrijn\u00eb dot t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb besim tek alternativa q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrball\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb alternativ\u00eb q\u00eb t\u00eb shfaqet kryesisht si antipod, pra ai \u00ebsht\u00eb i zi, un\u00eb jam i bardh\u00eb.<\/p>\n<p>Njer\u00ebzit sot jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb sofistikuar n\u00eb perceptimin publik dhe politik, dhe nuk mund t\u2019i anashkalosh thjesht duke th\u00ebn\u00eb q\u00eb \u2018Edi Rama \u00ebsht\u00eb djalli dhe un\u00eb jam engj\u00eblli\u2019. Njer\u00ebzit nuk e han\u00eb m\u00eb k\u00ebt\u00eb. Un\u00eb mendoj q\u00eb shqiptar\u00ebt nuk kan\u00eb votuar asnj\u00ebher\u00eb gabim n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb historikun e tyre. E di q\u00eb k\u00ebt\u00eb e ka th\u00ebn\u00eb edhe Edi Rama, por e kam bindur un\u00eb Edi Ram\u00ebn q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu. Shqiptar\u00ebt kan\u00eb votuar nga viti \u201891 e k\u00ebtej gjithmon\u00eb zgjedhjen m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb momentit, nuk kan\u00eb pasur asnj\u00ebher\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb zgjedhin perspektiv\u00ebn e tyre, pasi i till\u00eb ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb sistemi politik n\u00eb Shqip\u00ebri. Varet n\u00ebse z. Rama duhet t\u00eb ik\u00eb apo jo, \u00ebsht\u00eb e lidhur me at\u00eb se kur do t\u00eb jet\u00eb i gatsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb vij\u00eb si pasues i tij z.Basha, q\u00eb p\u00ebr mua, ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje interesante n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn, por shpejt pastaj ra n\u00eb kopje. Ra n\u00eb kopjen e librit q\u00eb kishte shkruar Edi Rama, pra n\u00eb zgjedhjen si kryetar Bashkie, pastaj n\u00eb zgjedhjet p\u00ebr kryeminist\u00ebr.<\/p>\n<p>Pra, zgjodhi t\u00eb priste, pastaj zgjodhi t\u00eb nxitonte. Z. Basha ka gabuar shum\u00eb n\u00eb shpejt\u00ebsin\u00eb e tij, tani i duhet n\u00eb fakt t\u00eb nxitoj\u00eb, pasi viti 2021 nuk \u00ebsht\u00eb larg dhe jo vet\u00ebm q\u00eb i duhet t\u00eb p\u00ebrgatis\u00eb partin\u00eb dhe veten,\u00a0 por duhet t\u00eb bind\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb jan\u00eb t\u00eb pak\u00ebnaqur me qeverin\u00eb, se ai mund t\u00eb jet\u00eb kryeministri i ri i vendit. Nj\u00eb nga gj\u00ebrat q\u00eb duhet t\u00eb bind\u00eb z Basha, \u00ebsht\u00eb q\u00eb, te shumica e shqiptar\u00ebve dhe tek ata q\u00eb jan\u00eb shum\u00eb kritik\u00eb me qeverisjen e Edi Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00eb vitin 2021, ata nuk duhet t\u00eb jen\u00eb midis mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb treta;\u00a0 ose t\u00eb zgjedhin p\u00ebr her\u00eb t\u00eb tret\u00eb Edi Ram\u00ebn, ose t\u00eb zgjedhin p\u00ebr her\u00eb t\u00eb tret\u00eb Sali Berish\u00ebn. Ata duhet t\u00eb zgjedhin p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb Lulzim Bash\u00ebn. N\u00ebse Z. Basha e kupton k\u00ebt\u00eb, dhe besoj q\u00eb e kupton, duhet t\u00eb ket\u00eb pak m\u00eb guxim n\u00eb aksionin e tij politik nga ky moment deri n\u00eb qershorin 2021.<\/p>\n<p><strong>Tashm\u00eb n\u00eb PS kemi nj\u00eb politikan ambicioz q\u00eb \u00ebsht\u00eb kryetari bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs. A e shihni t\u00eb mundshme projektimin e Erion Veliaj si kryeminist\u00ebr apo si kryetar i Partis\u00eb Socialiste?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk jam i sigurt q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb PS, m\u00eb tep\u00ebr \u00ebsht\u00eb n\u00eb perceptimin e Tiran\u00ebs. N\u00eb PS ai ka mbetur \u201cylli\u201d i vet\u00ebm,\u00a0 pasi kampion\u00ebt e tjer\u00eb nuk jan\u00eb m\u00eb n\u00eb gar\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb perceptim q\u00eb Erioni po mundohet ta krijoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb jasht\u00eb, sesa brenda partis\u00eb. Ka shum\u00eb miq n\u00eb PS, si\u00e7 ka dhe armiq, por nuk ka rival\u00eb. Ndoshta rivali i vet\u00ebm nga pik\u00ebpamja e profilit publik \u00ebsht\u00eb Ditmir Bushati, t\u00eb cilin nuk e shoh t\u00eb jet\u00eb sot n\u00eb preferencat e kryetarit t\u00eb Partis\u00eb dhe n\u00ebse nuk je i till\u00eb sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb sistem politik t\u00eb nd\u00ebrtuar pas vitit 2008,\u00a0 e ke shum\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb \u00e7ash p\u00ebrpara. Nuk e di n\u00ebse Erioni do arrij\u00eb t\u00eb akumuloj\u00eb shpejt pushtetin dhe kompleksitetin q\u00eb gjeneron pushteti i rolit t\u00eb tij.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr komplikimin ku kan\u00eb arritur marr\u00ebdh\u00ebniet politik\u00eb \u2013 media, a mendoni se q\u00ebndron shprehja e nj\u00eb komentuesi on-line:\u00a0 Sokol Balla \u00ebsht\u00eb m\u00eb lart n\u00eb hierarkin\u00eb e PS-s\u00eb se Taulant Balla dhe Blendi Fevziu \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm sesa Gazmend Bardhi?<\/strong><\/p>\n<p>Si krahasim \u00ebsht\u00eb i padrejt\u00eb, pasi z.Bardhi i duhet t\u00eb rritet edhe pak q\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb te niveli i Fevziut. Po e mbyll me batut\u00eb k\u00ebt\u00eb, por si\u00e7 e thash\u00eb edhe m\u00eb her\u00ebt, jetojm\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs subjektive. Ka shum\u00eb q\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb pun\u00ebs, profesionit, jet\u00ebgjat\u00ebsis\u00eb\u2026 Se ndonj\u00ebher\u00eb t\u00eb mendosh q\u00eb dikush ka 21 vjet apo dikush tjet\u00ebr ka 15 vjet q\u00eb b\u00ebn nj\u00eb emision televiziv jan\u00eb koh\u00eb shum\u00eb t\u00eb gjata p\u00ebr t\u2019i mbijetuar konkurrenc\u00ebs, n\u00ebse ajo do ekzistonte. K\u00ebshtu q\u00eb n\u00eb kokat e njer\u00ebzve, ndonj\u00ebher\u00eb krijohet nj\u00eb mit i caktuar. Gjithsesi, nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt nga ky krahasimi, q\u00eb Blendi Fevziu \u00ebsht\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm se Gazment Bardhi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>I ftuar n\u00eb forumet UET k\u00ebt\u00eb t\u00eb mart\u00eb ishte gazetari i mir\u00ebnjohur dhe drejtuesi i emisionit Real Story, Z. Sokol Balla, n\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebbisedim me student\u00eb e pedagog\u00eb t\u00eb UET. Profesioni i gazetaris\u00eb sot, marr\u00ebdh\u00ebniet e medias me politik\u00ebn, aktualiteti politik ishin \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb ai preku. Fatet politike t\u00eb kryeministrit, kreut t\u00eb opozit\u00ebs dhe presidentit. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":17660,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[6,3,5],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Forumi n\u00eb UET\/Sokol Balla: Basha nj\u00eb lider modern, di t\u00eb delegoj\u00eb kompetenca. Duhet t\u00eb bind\u00eb shqiptar\u00ebt, q\u00eb ta votojn\u00eb n\u00eb 2021 si Kryeminist\u00ebr - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17659\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Forumi n\u00eb UET\/Sokol Balla: Basha nj\u00eb lider modern, di t\u00eb delegoj\u00eb kompetenca. Duhet t\u00eb bind\u00eb shqiptar\u00ebt, q\u00eb ta votojn\u00eb n\u00eb 2021 si Kryeminist\u00ebr - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"I ftuar n\u00eb forumet UET k\u00ebt\u00eb t\u00eb mart\u00eb ishte gazetari i mir\u00ebnjohur dhe drejtuesi i emisionit Real Story, Z. Sokol Balla, n\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebbisedim me student\u00eb e pedagog\u00eb t\u00eb UET. Profesioni i gazetaris\u00eb sot, marr\u00ebdh\u00ebniet e medias me politik\u00ebn, aktualiteti politik ishin \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb ai preku. Fatet politike t\u00eb kryeministrit, kreut t\u00eb opozit\u00ebs dhe presidentit. [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17659\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-10-02T15:16:52+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Sokol-Balla.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"770\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"433\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"19 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17659\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17659\",\"name\":\"Forumi n\u00eb UET\/Sokol Balla: Basha nj\u00eb lider modern, di t\u00eb delegoj\u00eb kompetenca. Duhet t\u00eb bind\u00eb shqiptar\u00ebt, q\u00eb ta votojn\u00eb n\u00eb 2021 si Kryeminist\u00ebr - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17659#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17659#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Sokol-Balla.jpg\",\"datePublished\":\"2019-10-02T15:16:52+00:00\",\"dateModified\":\"2019-10-02T15:16:52+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17659#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17659\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17659#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Sokol-Balla.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Sokol-Balla.jpg\",\"width\":770,\"height\":433},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17659#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Forumi n\u00eb UET\/Sokol Balla: Basha nj\u00eb lider modern, di t\u00eb delegoj\u00eb kompetenca. Duhet t\u00eb bind\u00eb shqiptar\u00ebt, q\u00eb ta votojn\u00eb n\u00eb 2021 si Kryeminist\u00ebr\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Forumi n\u00eb UET\/Sokol Balla: Basha nj\u00eb lider modern, di t\u00eb delegoj\u00eb kompetenca. Duhet t\u00eb bind\u00eb shqiptar\u00ebt, q\u00eb ta votojn\u00eb n\u00eb 2021 si Kryeminist\u00ebr - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17659","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Forumi n\u00eb UET\/Sokol Balla: Basha nj\u00eb lider modern, di t\u00eb delegoj\u00eb kompetenca. Duhet t\u00eb bind\u00eb shqiptar\u00ebt, q\u00eb ta votojn\u00eb n\u00eb 2021 si Kryeminist\u00ebr - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"I ftuar n\u00eb forumet UET k\u00ebt\u00eb t\u00eb mart\u00eb ishte gazetari i mir\u00ebnjohur dhe drejtuesi i emisionit Real Story, Z. Sokol Balla, n\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebbisedim me student\u00eb e pedagog\u00eb t\u00eb UET. Profesioni i gazetaris\u00eb sot, marr\u00ebdh\u00ebniet e medias me politik\u00ebn, aktualiteti politik ishin \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb ai preku. Fatet politike t\u00eb kryeministrit, kreut t\u00eb opozit\u00ebs dhe presidentit. [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17659","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2019-10-02T15:16:52+00:00","og_image":[{"width":770,"height":433,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Sokol-Balla.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"19 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17659","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17659","name":"Forumi n\u00eb UET\/Sokol Balla: Basha nj\u00eb lider modern, di t\u00eb delegoj\u00eb kompetenca. Duhet t\u00eb bind\u00eb shqiptar\u00ebt, q\u00eb ta votojn\u00eb n\u00eb 2021 si Kryeminist\u00ebr - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17659#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17659#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Sokol-Balla.jpg","datePublished":"2019-10-02T15:16:52+00:00","dateModified":"2019-10-02T15:16:52+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17659#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=17659"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17659#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Sokol-Balla.jpg","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Sokol-Balla.jpg","width":770,"height":433},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17659#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Forumi n\u00eb UET\/Sokol Balla: Basha nj\u00eb lider modern, di t\u00eb delegoj\u00eb kompetenca. Duhet t\u00eb bind\u00eb shqiptar\u00ebt, q\u00eb ta votojn\u00eb n\u00eb 2021 si Kryeminist\u00ebr"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Sokol-Balla.jpg","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Sokol-Balla-150x150.jpg",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Sokol-Balla.jpg",770,433,false]},"categories_names":{"6":{"name":"Aktualitet","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=6"},"3":{"name":"Kryesore","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=3"},"5":{"name":"Politik\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=5"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Sokol-Balla-150x150.jpg",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Sokol-Balla.jpg",300,169,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Sokol-Balla.jpg",305,172,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Sokol-Balla.jpg",400,225,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Sokol-Balla.jpg",600,337,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Sokol-Balla.jpg",770,433,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Sokol-Balla.jpg",130,73,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Sokol-Balla.jpg",770,433,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17659"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=17659"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17659\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":17661,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17659\/revisions\/17661"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/17660"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=17659"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=17659"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=17659"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}