{"id":17500,"date":"2019-09-29T20:21:40","date_gmt":"2019-09-29T18:21:40","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=17500"},"modified":"2019-09-29T20:21:40","modified_gmt":"2019-09-29T18:21:40","slug":"mentor-petrela-pa-shembjen-e-murit-te-berlinit-asgje-nuk-do-te-kish-ndodhur-edhe-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17500","title":{"rendered":"Mentor Petrela: Pa shembjen e Murit t\u00eb Berlinit, asgj\u00eb nuk do t\u00eb kish ndodhur edhe n\u00eb Shqip\u00ebri"},"content":{"rendered":"<blockquote><p><strong>Profesor Mentor Petrela, Shefi i Neurokirurgjis\u00eb n\u00eb qendr\u00ebn spitalore universitare \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d, ka pranuar t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e list\u00ebs s\u00eb personaliteteve shqiptare, q\u00eb bota.al po interviston n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb seris\u00eb \u201cTranzicioni: \u00c7far\u00eb shkoi mir\u00eb, \u00e7far\u00eb shkoi keq\u201d.<\/strong>\u00a0<strong>Neurokirurgu t\u00eb cilin \u201cWorld Academy of Neurological Surgery\u201d e ka p\u00ebrzgjedhur si nj\u00eb nd\u00ebr 100 neurokirurg\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb bot\u00eb dhe ka qen\u00eb p\u00ebr vite me radh\u00eb pjes\u00eb e strukturave bot\u00ebrore akademike, flet n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb n\u00eb lidhje me ndikimin q\u00eb pati n\u00eb Shqip\u00ebri r\u00ebnia e Murit t\u00eb Berlinit dhe ngjarjet transformuese t\u00eb fundviteve tet\u00ebdhjet\u00eb, si dhe rrug\u00ebtimin e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb tranzicionit t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb.<\/strong><\/p><\/blockquote>\n<p><a href=\"http:\/\/www.bota.al\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Screen-Shot-2019-09-28-at-18.33.14.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-230511\" src=\"http:\/\/www.bota.al\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Screen-Shot-2019-09-28-at-18.33.14.jpg\" sizes=\"(max-width: 1500px) 100vw, 1500px\" srcset=\"http:\/\/www.bota.al\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Screen-Shot-2019-09-28-at-18.33.14.jpg 1500w, http:\/\/www.bota.al\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Screen-Shot-2019-09-28-at-18.33.14-300x175.jpg 300w, http:\/\/www.bota.al\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Screen-Shot-2019-09-28-at-18.33.14-768x447.jpg 768w, http:\/\/www.bota.al\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Screen-Shot-2019-09-28-at-18.33.14-1024x597.jpg 1024w, http:\/\/www.bota.al\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Screen-Shot-2019-09-28-at-18.33.14-750x437.jpg 750w\" alt=\"\" width=\"1500\" height=\"874\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>Z. Petrela, ky vit sh\u00ebnon 30 vjetorin e shembjes s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit, nj\u00eb nga ato ngjarje epokale, kur gjith\u00ebsecili e kujton \u201cku ishte dhe \u00e7far\u00eb po b\u00ebnte n\u00eb ato momente\u201d. N\u00ebse ju vjen nd\u00ebrmend, ku ndodheshit dhe cili ka qen\u00eb p\u00ebrjetimi juaj n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, mbi ngjarjet q\u00eb po shpaloseshin, me shembjen e barrier\u00ebs q\u00eb ndante m\u00eb dysh Berlinin, Gjermanin\u00eb, Evrop\u00ebn dhe Lindjen me Per\u00ebndimin?<\/strong><\/p>\n<p>R\u00ebnien e Murit t\u00eb Berlinit, q\u00eb filloi n\u00eb kufirin Austro-Hungarez e kam ndjekur n\u00ebp\u00ebrmjet radiove BBC, RFI n\u00eb sht\u00ebpi. M\u00eb kujtohet q\u00eb t\u00eb kem qen\u00eb tejet i emocionuar ato dit\u00eb, por gjithmon\u00eb shum\u00eb i kujdessh\u00ebm q\u00eb t\u00eb mos e manifestoja s\u00eb jashtmi emocionin q\u00eb kishte mb\u00ebrthyer jo vet\u00ebm mua, por edhe shum\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p><strong>A mendoni q\u00eb shembja e Murit t\u00eb Berlinit mij\u00ebra kilometra larg Shqip\u00ebris\u00eb, pati nj\u00eb ndikim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb zhvillimin e ngjarjeve n\u00eb vendin ton\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Absolutisht q\u00eb ka patur nj\u00eb ndikim n\u00eb ngjarjet n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Evrop\u00ebn lindore, por padyshim q\u00eb edhe n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb ton\u00eb \u00ebsht\u00eb ndjer\u00eb \u201cdallga\u201d e asaj ngjarjeje madhore p\u00ebr fatet e Evrop\u00ebs. P\u00ebrndryshe, asgj\u00eb nuk do t\u00eb kish ndodhur n\u00eb Shqip\u00ebri, edhe sot e k\u00ebsaj dite q\u00eb bisedojm\u00eb s\u00eb bashku.<\/p>\n<p><strong>Ka patur shum\u00eb kritika mbi mosrealizimin e aspiratave t\u00eb 1989-\u00ebs. Jan\u00eb kritika t\u00eb shfaqura n\u00eb disa vende t\u00eb Evrop\u00ebs Lindore. Edhe rrug\u00ebtimi historik dhe politik i Shqip\u00ebris\u00eb ka qen\u00eb disi i pazakont\u00eb. Sot, kur ktheni kok\u00ebn pas si e shikoni k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim?<\/strong><\/p>\n<p>Kritikat mendoj se duhet t\u00eb jen\u00eb pafund, p\u00ebrderisa kaluam n\u00eb nj\u00eb regjim tjet\u00ebr. Secili prej vendeve t\u00eb Lindjes s\u00eb Evrop\u00ebs ka ndjekur nj\u00eb rrug\u00ebtim, i cili ka patur karakteristikat q\u00eb lidhen me\u00a0 historin\u00eb kulturore t\u00eb atij vendi. Un\u00eb mendoj se Shqip\u00ebria me vet\u00ebizolimin, varf\u00ebrin\u00eb q\u00eb kishte pllakosur dhe q\u00eb e shihje ngado, krijoi kushtet q\u00eb shkonin kund\u00ebr shijes s\u00eb jet\u00ebs. M\u00eb kujtohet se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 entuziazmit q\u00eb na kaploi ne q\u00eb k\u00ebrkonim ndryshimin e atij sistemi, \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr ngjante me nj\u00eb enigm\u00eb brenda rebusit. Komunizmi sundoi p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb sa dyfishi i koh\u00ebs s\u00eb fashizmit, pothuajse trefishi i nazizmit. Duke par\u00eb n\u00eb retrospektiv\u00eb, zhvillimi i derisot\u00ebm \u00ebsht\u00eb pozitiv e i padiskutuesh\u00ebm, por un\u00eb mendoj se do t\u00eb duhet edhe nj\u00eb gjenerat\u00eb, q\u00eb bot\u00ebkuptimi totalitar t\u00eb transformohet n\u00eb subkultur\u00ebn e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Le t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim pas n\u00eb koh\u00eb, me tridhjet\u00eb vite. A jeni n\u00eb gjendje t\u00eb kujtoni, si e imagjinonit Shqip\u00ebrin\u00eb pas 2 apo 3 dekadash, n\u00eb at\u00eb vit t\u00eb larg\u00ebt 1989?<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb kujtohet q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kam menduar se shp\u00ebtuam nga diktatura, dhe ky ishte lajmi m\u00eb i mir\u00eb. \u201cUtopia\u201d e per\u00ebndimit ishte di\u00e7ka q\u00eb e shihnim qart\u00eb n\u00eb ekranet e televizioneve dhe e d\u00ebgjonim n\u00eb radiot per\u00ebndimore. P\u00ebrderisa per\u00ebndimor\u00ebt, si t\u00eb thuash \u201cna mor\u00ebn n\u00eb ngarkim\u201d, un\u00eb kisha krijuar nj\u00eb besim se do t\u00eb ndiqnim rrug\u00ebn e duhur drejt nj\u00eb t\u00eb ardhmeje m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Gjith\u00ebsesi, entuziasmin tim e mbante n\u00ebn kontroll edhe nj\u00eb lloj skepticizmi, i cili mu krijua sidomos pasi d\u00ebgjova nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb Valery Giscard D\u2019Estaing (<em>ish politikan francez, President i Franc\u00ebs nga 1974 deri n\u00eb 1981, i njohur gjithashtu si nj\u00eb prej \u2018et\u00ebrve\u2019 t\u00eb Bashkimit Evropian si\u00e7 e njohim sot<\/em>). D\u2019Estaing thoshte n\u00eb at\u00eb intervist\u00eb se \u201cnj\u00eb mur ra, por tani na duhet t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb mur rregullash\u2026\u201d.<\/p>\n<p><strong>Pavar\u00ebsisht entuziasmit q\u00eb p\u00ebrfshiu t\u00eb madh e t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb ato dit\u00eb kur Shqip\u00ebria linte pas nj\u00eb her\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb 50 vite t\u00eb regjimit totalitar dhe hynte n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb re, t\u00eb panjohur, t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie demokratike, t\u00eb pakt\u00eb ishin ata q\u00eb e ndjenin se rruga q\u00eb do t\u00eb ndiqej nuk do t\u00eb ishte nj\u00eb autostrad\u00eb, por nj\u00eb gar\u00eb me pengesa. Pyetja \u00ebsht\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb: \u00c7far\u00eb shkoi mir\u00eb n\u00eb tranzicionin shqiptar gjat\u00eb k\u00ebtyre 30 viteve? Dhe \u00e7far\u00eb shkoi keq?<\/strong><\/p>\n<p>Pjesa m\u00eb e madhe shqiptar\u00ebve nuk e dinin se \u00e7\u2019ishte liria: at\u00eb instiktivisht e kishin \u201cdepozituar\u201d tek\u00a0 lideri. Demokracia, q\u00eb \u00ebsht\u00eb koncept sipas kulturave t\u00eb popujve, natyrisht q\u00eb u zhvillua si derivat i \u201ckish\u00ebs s\u00eb kuqe\u201d, pra Komitetit Qendror, n\u00eb qoft\u00eb se do t\u00eb citoj Gombrowitzin. Shkoi deri diku mir\u00eb decentralizimi, nga nj\u00eb ekonomi e p\u00ebrq\u00ebndruar tek ekonomia e tregut, edhe pse duke shfaqur nj\u00eb munges\u00eb t\u00eb respektit p\u00ebr pron\u00ebn, me t\u00eb gjitha paradokset q\u00eb krijon vet\u00eb ky sistem, n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs i pakuptuesh\u00ebm, por i qart\u00ebsuar m\u00eb pas sidomos pas marr\u00ebveshjeve t\u00eb Malt\u00ebs. N\u00eb edukim dhe arsim, inflacioni i not\u00ebs, q\u00eb duhet th\u00ebn\u00eb se kishte nisur q\u00eb m\u00eb her\u00ebt, mos ngritja e institucionit t\u00eb besimit \u2013 jo n\u00eb kuptimin fetar si shoq\u00ebri post-ateiste \u2013 t\u00eb q\u00ebnit t\u00eb varf\u00ebr n\u00eb mes t\u00eb Evrop\u00ebs s\u00eb pasur, t\u00eb gjitha k\u00ebto krijuan arkitipin shqiptar, mbas atij t\u00eb njeriut t\u00eb ri t\u00eb komunizmit. Pasojat e luft\u00ebs s\u00eb klasave, megjith\u00ebse t\u00eb kamufluara, ngjajn\u00eb me disa vende p\u00ebrreth nesh, por edhe disa vende t\u00eb larg\u00ebta, kryesisht provincave t\u00eb ish Bashkimit Sovjetik. \u00a0Miklimi me shoq\u00ebrin\u00eb e hapur t\u00eb Karl Popperit ndikon edhe m\u00eb shum\u00eb n\u00eb formimin e hibridit aktual, i cili i shtohet arkitipit q\u00eb fola m\u00eb lart. Ikja nga sistemi shkoi mir\u00eb n\u00eb tranzicion, pasi njoh\u00ebm realitetin e per\u00ebndimit, kapitalizmin. Nuk mund t\u00eb pretendohet q\u00eb \u00e7rr\u00ebnjosjen e komunizmit ta kryenin vete komunist\u00ebt, k\u00ebshtu q\u00eb ajo do t\u00eb duhet t\u00eb zvjerdhet me disa gjenerata, pamvar\u00ebsisht p\u00ebrpjekjeve t\u00eb vazhdueshme p\u00ebr integrimin n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p><strong>Esht\u00eb th\u00ebn\u00eb se vendet e Evrop\u00ebs Lindore, hyn\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn post-komuniste duke zgjedhur qasje t\u00eb ndryshme. Ata shtete q\u00eb zgjodh\u00ebn nj\u00eb qasje m\u00eb radikale ndaj tranzicionit \u2013 nj\u00eb lloj \u201cbig bang\u201d-u \u2013 e p\u00ebrfunduan m\u00eb shpejt k\u00ebt\u00eb proces (si Republika \u00c7eke dhe Polonia), apo edhe Sllovakia, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shtetet q\u00eb e \u201chumb\u00ebn\u201d vrullin dhe zgjodh\u00ebn nj\u00eb qasje m\u00eb graduale (Hungaria dhe Sllovenia), mbet\u00ebn m\u00eb mbrapa. Sipas k\u00ebndv\u00ebshtrimit tuaj, cil\u00ebn qasje zgjodhi Shqip\u00ebria. Dhe a ishte e duhura?<\/strong><\/p>\n<p>Komunizmi n\u00eb Shqip\u00ebri ishte bazuar tek klasa e ul\u00ebt, fshatar\u00ebsia, me elitat q\u00eb u masakruan. Ky fenomen nuk ndodhi n\u00eb \u00c7ekosllovaki, Hungari apo vende t\u00eb tjera lindore, ku ishte i fort\u00eb dominimi rus dhe ku klasa e mesme dhe ajo e sip\u00ebrme nd\u00ebrruan xhaketat e u b\u00ebn\u00eb sekretar\u00eb partia. Ndaj un\u00eb mendoj se ka nj\u00eb diferenc\u00eb t\u00eb madhe tesuti social, p\u00ebr t\u00eb pretenduar zhvillime paralele, apo p\u00ebr t\u00eb patur nj\u00eb baz\u00eb krahasimore me k\u00ebto vende.<\/p>\n<p><strong>93 p\u00ebrqind e shqiptar\u00ebve jan\u00eb pro integrimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian. Gj\u00eb q\u00eb na b\u00ebn ndoshta popullin m\u00eb proevropian, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb lul\u00ebzimit t\u00eb populizmave dhe ekstremizmave. Megjithat\u00eb, sot 3 dekada m\u00eb von\u00ebm, Shqip\u00ebria \u201cende pret tek porta\u201d. Pse kjo vones\u00eb? Cil\u00ebt mendoni se jan\u00eb faktor\u00ebt q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb ta humbasim \u201ctrenin e integrimit\u201d gjat\u00eb k\u00ebtyre 30 viteve.<\/strong><\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt jan\u00eb m\u00eb proevropian\u00eb sepse jan\u00eb populli m\u00eb i varf\u00ebr dhe m\u00eb i vuajtur, dhe ata kan\u00eb fituar nj\u00eb liri t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm ta \u201cshesin\u201d tek cilido \u201ci fort\u00eb\u201d q\u00eb u qaset atyre, qoft\u00eb kjo Evropa apo SHBA. Gjithashtu, mendoj se kur liria individuale \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebto nivele, sipas shkall\u00ebs evropiane t\u00eb edukimit, mendoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb se e shpjegueshme. Por duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb kujdes sepse k\u00ebto jan\u00eb terrene pjellore ku mund t\u00eb lul\u00ebzojn\u00eb kollaj populizmat apo fashizmat, dhe 93-p\u00ebrqind\u00ebshi proevropian, mund t\u00eb konvertohet kollaj n\u00eb \u201cizma\u201d-t e radh\u00ebs.<\/p>\n<p>Vonesa e derisotme mund t\u00eb jet\u00eb e shpjegueshme n\u00ebse shihet si pasoj\u00eb e zhvillimit, si dhe e komunizmit q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri u bazua tek fshatar\u00ebsia, gj\u00eb e cila \u201cpolli\u201d klas\u00ebn pun\u00ebtore, me kryefjal\u00eb sakrific\u00ebn dhe varf\u00ebrin\u00eb. Shqiptar\u00ebt e rifituan t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb, ose m\u00eb mir\u00eb t\u00eb them, ta shijojn\u00eb jet\u00ebn dhe t\u00eb pasurohen, por duket se nuk kemi mb\u00ebrritur ende n\u00eb nivelin e integrimit. Un\u00eb mendoj se do t\u2019ia dalim, pasi tashm\u00eb rrug\u00ebn e kemi kuptuar, dhe ne jemi t\u00eb gatsh\u00ebm ta ndjekim at\u00eb. Mendoj se arsyet e vetme q\u00eb do t\u00eb sillnin ndryshimin e k\u00ebsaj rruge do t\u00eb ishin t\u00eb tilla q\u00eb nuk do t\u00eb vareshin nga ne, fjala vjen, gjeostrategja apo ndryshimet klimatike etj.<\/p>\n<p><strong>A mendoni se klasa politike shqiptare n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi \u2013 n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb spektrin e saj \u2013 ia ka dal\u00eb q\u00eb t\u00eb ngrihet n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e pesh\u00ebs dhe r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb q\u00eb kjo periudh\u00eb 3-dekad\u00ebshe ka n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb mendoj se klasa politike shqiptare \u00ebsht\u00eb n\u00eb standartin e shoq\u00ebris\u00eb postkomuniste dhe ajo i p\u00ebrgjigjet pik\u00ebrisht k\u00ebtij zhvillimi, pavar\u00ebsisht makiazheve. Sidoqoft\u00eb, un\u00eb mendoj se ajo i ka marr\u00eb tashm\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e veta dhe do t\u00eb ndjek\u00eb orientimin euroatlantik, si nj\u00eb detyrim q\u00eb e k\u00ebrkojn\u00eb shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>Themeli i nj\u00eb shoq\u00ebrie demokratike per\u00ebndimore \u00ebsht\u00eb sundimi i Ligjit. Sa mendoni se e kemi \u201cnd\u00ebrtuar\u201d k\u00ebt\u00eb themel gjat\u00eb tranzicionit post-komunist shqiptar.<\/strong><\/p>\n<p>Mendoj se sistemi yn\u00eb ligjor ka patur nj\u00eb zhvillim, n\u00ebse do t\u00eb kujtojm\u00eb se u nis\u00ebm nga nj\u00eb sistem pa mbrojtje, vet\u00ebm me prokuror\u00eb dhe gjykat\u00ebsa. Po me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt u krye edhe kalimi n\u00eb sistemin e ri dhe tani do t\u00eb na duhet t\u00eb presim integrimin n\u00eb sistemin ton\u00eb t\u00eb t\u00eb shkolluarve n\u00eb per\u00ebndim. Mendoj q\u00eb reforma n\u00eb drejt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e mir\u00eb dhe e nevojshme, por nga ana tjet\u00ebr kam pik\u00ebpyetjet e mia mbi faktin p\u00ebrse po eksperimentohet n\u00eb Shqip\u00ebri \u2013 sipas asaj q\u00eb thon\u00eb vet\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt. Ndonj\u00ebher\u00eb m\u00eb kujton Kin\u00ebn, q\u00eb provoi me ne autarkin\u00eb ekonomike, dhe m\u00eb pas Ten Hsiao Pini nd\u00ebrmori drejtimin e kund\u00ebrt.<\/p>\n<p><strong>Nuk ka dyshim se rrug\u00ebtimi i v\u00ebshtir\u00eb, plot gropa dhe pengesa i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb k\u00ebto 3 dekada, na ka zbritur t\u00eb gjith\u00ebve me k\u00ebmb\u00eb n\u00eb tok\u00eb dhe na ka b\u00ebr\u00eb m\u00eb realist\u00eb p\u00ebr at\u00eb \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb presim nga e ardhmja. \u00c7far\u00eb mendoni se rezervon kjo e ardhme p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Shpresa e vetme p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb ndritur p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, sipas mendimit tim, mbetet integrimi n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb pyetje e fundit: Ku e shihni Shqip\u00ebrin\u00eb, n\u00eb 2049-\u00ebn?<\/strong><\/p>\n<p>Uroj an\u00ebtare me t\u00eb drejta t\u00eb plota e BE-s\u00eb, gjithmon\u00eb n\u00ebse nacionalizmat nuk do ta shp\u00ebrb\u00ebjn\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ju faleminderit. \/ bota.al<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Profesor Mentor Petrela, Shefi i Neurokirurgjis\u00eb n\u00eb qendr\u00ebn spitalore universitare \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d, ka pranuar t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e list\u00ebs s\u00eb personaliteteve shqiptare, q\u00eb bota.al po interviston n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb seris\u00eb \u201cTranzicioni: \u00c7far\u00eb shkoi mir\u00eb, \u00e7far\u00eb shkoi keq\u201d.\u00a0Neurokirurgu t\u00eb cilin \u201cWorld Academy of Neurological Surgery\u201d e ka p\u00ebrzgjedhur si nj\u00eb nd\u00ebr 100 neurokirurg\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":17501,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[10,11,3,14,15,19],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Mentor Petrela: Pa shembjen e Murit t\u00eb Berlinit, asgj\u00eb nuk do t\u00eb kish ndodhur edhe n\u00eb Shqip\u00ebri - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17500\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Mentor Petrela: Pa shembjen e Murit t\u00eb Berlinit, asgj\u00eb nuk do t\u00eb kish ndodhur edhe n\u00eb Shqip\u00ebri - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Profesor Mentor Petrela, Shefi i Neurokirurgjis\u00eb n\u00eb qendr\u00ebn spitalore universitare \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d, ka pranuar t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e list\u00ebs s\u00eb personaliteteve shqiptare, q\u00eb bota.al po interviston n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb seris\u00eb \u201cTranzicioni: \u00c7far\u00eb shkoi mir\u00eb, \u00e7far\u00eb shkoi keq\u201d.\u00a0Neurokirurgu t\u00eb cilin \u201cWorld Academy of Neurological Surgery\u201d e ka p\u00ebrzgjedhur si nj\u00eb nd\u00ebr 100 neurokirurg\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17500\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-09-29T18:21:40+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Mentor-Petrela.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1500\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"874\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17500\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17500\",\"name\":\"Mentor Petrela: Pa shembjen e Murit t\u00eb Berlinit, asgj\u00eb nuk do t\u00eb kish ndodhur edhe n\u00eb Shqip\u00ebri - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17500#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17500#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Mentor-Petrela.jpg\",\"datePublished\":\"2019-09-29T18:21:40+00:00\",\"dateModified\":\"2019-09-29T18:21:40+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17500#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17500\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17500#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Mentor-Petrela.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Mentor-Petrela.jpg\",\"width\":1500,\"height\":874},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17500#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Mentor Petrela: Pa shembjen e Murit t\u00eb Berlinit, asgj\u00eb nuk do t\u00eb kish ndodhur edhe n\u00eb Shqip\u00ebri\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Mentor Petrela: Pa shembjen e Murit t\u00eb Berlinit, asgj\u00eb nuk do t\u00eb kish ndodhur edhe n\u00eb Shqip\u00ebri - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17500","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Mentor Petrela: Pa shembjen e Murit t\u00eb Berlinit, asgj\u00eb nuk do t\u00eb kish ndodhur edhe n\u00eb Shqip\u00ebri - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"Profesor Mentor Petrela, Shefi i Neurokirurgjis\u00eb n\u00eb qendr\u00ebn spitalore universitare \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d, ka pranuar t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e list\u00ebs s\u00eb personaliteteve shqiptare, q\u00eb bota.al po interviston n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb seris\u00eb \u201cTranzicioni: \u00c7far\u00eb shkoi mir\u00eb, \u00e7far\u00eb shkoi keq\u201d.\u00a0Neurokirurgu t\u00eb cilin \u201cWorld Academy of Neurological Surgery\u201d e ka p\u00ebrzgjedhur si nj\u00eb nd\u00ebr 100 neurokirurg\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17500","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2019-09-29T18:21:40+00:00","og_image":[{"width":1500,"height":874,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Mentor-Petrela.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"10 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17500","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17500","name":"Mentor Petrela: Pa shembjen e Murit t\u00eb Berlinit, asgj\u00eb nuk do t\u00eb kish ndodhur edhe n\u00eb Shqip\u00ebri - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17500#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17500#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Mentor-Petrela.jpg","datePublished":"2019-09-29T18:21:40+00:00","dateModified":"2019-09-29T18:21:40+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17500#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=17500"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17500#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Mentor-Petrela.jpg","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Mentor-Petrela.jpg","width":1500,"height":874},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17500#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Mentor Petrela: Pa shembjen e Murit t\u00eb Berlinit, asgj\u00eb nuk do t\u00eb kish ndodhur edhe n\u00eb Shqip\u00ebri"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Mentor-Petrela.jpg","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Mentor-Petrela-150x150.jpg",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Mentor-Petrela.jpg",1500,874,false]},"categories_names":{"10":{"name":"Histori","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=10"},"11":{"name":"Kritik\u00eb Letrare","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=11"},"3":{"name":"Kryesore","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=3"},"14":{"name":"Kultur\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=14"},"15":{"name":"Libri","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=15"},"19":{"name":"Reportazh \/ Profil","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=19"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Mentor-Petrela-150x150.jpg",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Mentor-Petrela.jpg",300,175,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Mentor-Petrela.jpg",305,178,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Mentor-Petrela.jpg",400,233,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Mentor-Petrela.jpg",600,350,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Mentor-Petrela.jpg",1024,597,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Mentor-Petrela.jpg",130,76,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Mentor-Petrela.jpg",1500,874,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17500"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=17500"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17500\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":17502,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17500\/revisions\/17502"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/17501"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=17500"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=17500"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=17500"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}