{"id":17467,"date":"2019-09-29T08:52:32","date_gmt":"2019-09-29T06:52:32","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=17467"},"modified":"2019-09-29T08:52:32","modified_gmt":"2019-09-29T06:52:32","slug":"avullimi-i-vitit-2025","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17467","title":{"rendered":"Avullimi i vitit 2025"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Veton Surroi<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb varrezat e ideve t\u00eb pamenduara mir\u00eb evropiane shkoi edhe ajo p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e Serbis\u00eb n\u00eb BE m\u00eb 2025. Kosova p\u00ebsoi d\u00ebmet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha an\u00ebsore. Tash b\u00ebhet gati politika e re.<\/p>\n<div id=\"sovrn\" class=\"desktop_ad ad_bottom_space\"><ins><\/ins><\/p>\n<div id=\"onetag-wrapper-3\" class=\"sovrn-onetag-ad\"><\/div>\n<\/div>\n<p>1.<\/p>\n<p>Serbia nuk do t\u00eb jet\u00eb an\u00ebtare e BE-s\u00eb m\u00eb 2025.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb konstatim pothuajse konsensual i t\u00eb gjith\u00eb ekspert\u00ebve q\u00eb merren me procesin e zgjerimit t\u00eb BE-s\u00eb, qoft\u00eb n\u00eb BE, qoft\u00eb n\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor. Dhe, prapa k\u00ebtij konstatimi fshihet fundi i nj\u00eb projekti politik dhe fillet e nj\u00eb tjetri.<\/p>\n<p>Projekti politik q\u00eb p\u00ebrfundoi kishte si ide kulmore an\u00ebtar\u00ebsimin e Serbis\u00eb n\u00eb BE m\u00eb 2025. Shpresa n\u00eb disa vende t\u00eb BE-s\u00eb dhe n\u00eb Komisionin Evropian ishte se duke e ofruar (jozyrtarisht) nj\u00eb dat\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimi p\u00ebr Serbin\u00eb do t\u00eb iniciohej apo shpejtohej (var\u00ebsisht prej k\u00ebndv\u00ebshtrimit) nj\u00eb proces dinamik reformues n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor q\u00eb do t\u00eb zgjidhte p\u00ebrnj\u00ebher\u00ebsh, si me shkop magjik, disa probleme t\u00eb hapura. Pra, deri m\u00eb 2025 Serbia do t\u00eb reformohej p\u00ebrbrenda e do t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb shtet model demokratik, do t\u00eb arrinte marr\u00ebveshje me Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs, do t\u00eb ndihmonte q\u00eb t\u00eb reformohej Bosnj\u00eb-Hercegovina n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhej shtet funksional, do t\u00eb largohej nga boshti i ndikimit rus dhe k\u00ebshtu do t\u00eb b\u00ebhej varka e par\u00eb n\u00eb sistemin \u201cfregata\u201d t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb BE. Pas k\u00ebtij an\u00ebtar\u00ebsimi, s\u00eb bashku me Malin e Zi, do t\u00eb hapej shiriti i p\u00ebrshpejtuar an\u00ebtar\u00ebsimi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, BH dhe Maqedoni, Shqip\u00ebri e Kosov\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb, shpresohej q\u00eb Serbia t\u00eb printe n\u00eb transformim p\u00ebr t\u00eb mir\u00eb, n\u00eb vend t\u00eb rolit prej prij\u00ebsit n\u00eb luft\u00ebra e shkat\u00ebrrim gjat\u00eb zhb\u00ebrjes s\u00eb Jugosllavis\u00eb.<\/p>\n<p>Ky projekt politik d\u00ebshtoi. Serbia nuk \u00ebsht\u00eb vend m\u00eb demokratik sesa kur e mori udh\u00ebheqjen e Komisionit Evropian J.C. Juncker. Gjat\u00eb mandatit t\u00eb tij nuk u arrit marr\u00ebveshja mes Serbis\u00eb e Kosov\u00ebs (madje edhe u largua pak m\u00eb tep\u00ebr) dhe Serbia nuk ndihmoi reformimin e BH-s\u00eb (p\u00ebrkundrazi, serb\u00ebt e Bosnj\u00ebs kan\u00eb politik\u00eb m\u00eb bllokuese p\u00ebr BH-n\u00eb se m\u00eb par\u00eb). Dhe, p\u00ebr nj\u00eb efekt t\u00eb madh finaleje ironike, n\u00eb fund t\u00eb mandatit t\u00eb Komisionit Evropian Serbia do t\u00eb n\u00ebnshkruaj\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb nj\u00eb bashkim tjet\u00ebr ekonomik evropian, at\u00eb euro-aziatik, t\u00eb prir\u00eb nga Rusia.<\/p>\n<p>2.<\/p>\n<p>Kosova ka p\u00ebsuar d\u00ebmin m\u00eb t\u00eb madh kolateral (an\u00ebsor) t\u00eb politik\u00ebs q\u00eb Serbin\u00eb e sheh si \u201cshtet pivotal\u201d evropian. Prej pavar\u00ebsis\u00eb e k\u00ebtej nga Kosova \u00ebsht\u00eb pritur q\u00eb t\u00eb prodhoj\u00eb gatishm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnshkruar nj\u00eb marr\u00ebveshje me Serbin\u00eb, nj\u00eb t\u00eb atill\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb sakt\u00ebsisht njohje, e madje s\u00eb fundmi edhe nj\u00eb q\u00eb nuk do t\u00eb ishte sakt\u00ebsisht me territorin me t\u00eb cilin u shpall pavar\u00ebsia. Prej shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb Hashim Tha\u00e7it dhe partner\u00ebve t\u00eb tij koalicionesh u \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar, dhe ata kan\u00eb pranuar, q\u00eb t\u00ebr\u00ebsia tok\u00ebsore, sovraniteti dhe rendi kushtetues i vendit t\u00eb b\u00ebhen kategori t\u00eb negociueshme me Serbin\u00eb. Hashim Tha\u00e7i ka pranuar me Marr\u00ebveshjen e Brukselit q\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb instalohet autonomia territoriale e politike e serb\u00ebve e kur kjo nuk mjaftoi ka pranuar q\u00eb t\u00eb ofroj\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb territorit t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb k\u00ebmbim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb qasje, prij\u00ebsve, kryesuar nga Hashim Tha\u00e7i, iu premtua mosp\u00ebrzierje n\u00eb aktivitete p\u00ebr kapje t\u00eb shtetit dhe, rrjedhimisht, imunitet.<\/p>\n<p>N\u00eb vler\u00ebsimin gjeopolitik, Kosova e sunduar prej kriminel\u00ebve mund t\u00eb jet\u00eb faktor stabiliteti n\u00ebse kriminel\u00ebt jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb negociuar me Serbin\u00eb, duke hequr dor\u00eb prej t\u00ebr\u00ebsis\u00eb tok\u00ebsore dhe rendit kushtetues. N\u00eb k\u00ebt\u00eb vler\u00ebsim gjeopolitik, forcat politike q\u00eb nuk do t\u00eb pajtoheshin me v\u00ebnien n\u00eb pyetje t\u00ebr\u00ebsin\u00eb tok\u00ebsore, sovranitetin dhe rendin kushtetues do t\u00eb ishin faktor\u00eb jostabiliteti, qoft\u00eb edhe po t\u00eb ishin shembuj t\u00eb politikan\u00ebve me duar t\u00eb pastra.<\/p>\n<div id=\"videoad\"><\/div>\n<div id=\"pa_1x1_psbk_1569739863165\"><\/div>\n<p>K\u00ebt\u00eb e demonstroi q\u00eb her\u00ebt Catherine Ashton, ish-shefja e diplomacis\u00eb evropiane, e cila m\u00eb 2010, kur n\u00eb Kosov\u00eb u sh\u00ebnua vjedhja industriale e votave, d\u00ebrgoi nj\u00eb shkres\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn theksi nuk ishte tek vjedhja e votave, por tek fillimi i dialogut mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Pra, di\u00e7ka si \u201chajt zgjidhni at\u00eb pun\u00ebn me vota, por t\u00eb h\u00ebn\u00ebn ju dua te tryeza ime p\u00ebr t\u00eb filluar dialogun\u201d.<\/p>\n<p>Kosova ka mundur t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb prej p\u00ebrvoj\u00ebs boshnjake. K\u00ebt\u00eb efekt d\u00ebmi kolateral ka koh\u00eb q\u00eb e ndien Bosnj\u00eb-Hercegovina, nj\u00eb shtet jofunksional t\u00eb cilit \u00e7do her\u00eb q\u00eb mendohet p\u00ebr reformim t\u00eb sistemit i p\u00ebrkujtohet se Serbia \u00ebsht\u00eb shtet garantues i Marr\u00ebveshjes s\u00eb Daytonit, rrjedhimisht nuk mund t\u00eb b\u00ebhet gj\u00eb pa t\u00eb.<\/p>\n<p>3.<\/p>\n<p>Do qart\u00ebsuar: ndon\u00ebse ka vdekur ideja se m\u00eb 2025 Serbia mund t\u00eb jet\u00eb shtet an\u00ebtar i BE-s\u00eb (edhe p\u00ebr shkak t\u00eb insistimit t\u00eb presidentit francez, Macron, q\u00eb t\u00eb ndalet zgjerimi i BE-s\u00eb deri sa t\u00eb reformohet vet\u00eb BE-ja), nuk ka vdekur ideja e Serbis\u00eb si shtet pivotal. Nuk \u00ebsht\u00eb numri i vog\u00ebl i vendeve q\u00eb beson, q\u00eb, sikur Serbia t\u00eb ndryshonte p\u00ebrnj\u00ebher\u00eb, i t\u00ebr\u00eb regjioni do t\u00eb ndryshonte. Dhe, k\u00ebt\u00eb e di presidenti Vu\u00e7iq, i cili k\u00ebt\u00eb njohuri e ka ngritur n\u00eb akt balancimi politik: Serbia do t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e Bashkimit ekonomik euro-aziatik (lexo: n\u00eb sistemin orbital rus) derisa apo n\u00ebse arrin t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Qeveria e re e Kosov\u00ebs do t\u00eb ballafaqohet s\u00ebrish me k\u00ebrkes\u00ebn e shteteve t\u00eb fuqishme per\u00ebndimore q\u00eb t\u2019u kthehet negociatave me Serbin\u00eb. Dhe, prap\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkohet q\u00eb kjo t\u00eb b\u00ebhet n\u00ebn ombrell\u00ebn e BE-s\u00eb, gjegj\u00ebsisht sh\u00ebrbimit t\u00eb jasht\u00ebm t\u00eb Komisionit Evropian. Por, p\u00ebr dallim prej dy vjet\u00ebve t\u00eb fundit, nuk do t\u00eb ket\u00eb presion kohor t\u00eb afateve t\u00eb shpikura apo t\u00eb dakorduara me afatet e integrimit t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb BE. Dhe, p\u00ebr dallim prej dy vjet\u00ebve t\u00eb fundit, presionit kohor nuk do t\u2019i shtohet edhe presioni i zgjidhjeve t\u00eb shpejta, shkel e shko, i aksham pazareve p\u00ebr territore e njer\u00ebz.<\/p>\n<p>E, megjithat\u00eb, n\u00eb momentin kur t\u00eb fillojn\u00eb p\u00ebrpjekjet e para p\u00ebr t\u00eb rifilluar negociatat, do t\u00eb jepen edhe shenjat e para se n\u00eb \u00e7\u2019drejtim do t\u00eb shkoj\u00eb. Nj\u00ebra prej mund\u00ebsive m\u00eb reale \u00ebsht\u00eb q\u00eb ambicia m\u00eb e madhe e Komisionit t\u00eb ri Evropian \u00ebsht\u00eb q\u00eb thjesht t\u00eb rifilloj\u00eb nj\u00eb proces negociator, qoft\u00eb edhe aty ku kishte mbetur para disa vjet\u00ebsh. N\u00ebse \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm blerje kohe dhe nj\u00eb lloj st\u00ebrvitjeje p\u00ebr at\u00eb q\u00eb pritet t\u00eb ndodh\u00eb, nj\u00eb ide e re politike.<\/p>\n<p>4.<\/p>\n<p>Ideja p\u00ebr nj\u00eb qasje t\u00eb re \u00ebsht\u00eb duke u zhvilluar tashm\u00eb. Nj\u00ebra pik\u00eb e kornizave t\u00eb saj \u00ebsht\u00eb se nuk vlen m\u00eb ngarendja p\u00ebr vitin 2025 p\u00ebr Serbin\u00eb e me t\u00eb edhe shnd\u00ebrrimin e Serbis\u00eb si nj\u00eb pol magnetik, q\u00eb do t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb regjionin drejt BE-s\u00eb. Tjetra \u00ebsht\u00eb se procesi i Brukselit nuk solli normalizim dhe se duhet di\u00e7ka m\u00eb ambicioze. Dhe nj\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb se duhet t\u00eb arrihet marr\u00ebveshja mes Kosov\u00ebs e Serbis\u00eb edhe pa nxitjen pozitive t\u00eb nj\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimi t\u00eb shpejt\u00eb n\u00eb BE, por p\u00ebr hir t\u00eb nevojave t\u00eb vet\u00eb shteteve dhe t\u00eb regjionit. Dhe, kur t\u00eb jemi te regjioni, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra prej pikave thelb\u00ebsore t\u00eb korniz\u00ebs s\u00eb q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb zhvillim e sip\u00ebr: n\u00ebse vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor duan t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb BE p\u00ebr shkak t\u00eb kat\u00ebr lirive (liris\u00eb s\u00eb qarkullimit t\u00eb mallrave, sh\u00ebrbimeve, kapitalit dhe personave), at\u00ebher\u00eb pse nuk munden q\u00eb k\u00ebto kat\u00ebr liri t\u2019i p\u00ebrcaktojn\u00eb m\u00eb her\u00ebt n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn ku jetojn\u00eb vet\u00eb?<\/p>\n<p>Qeveria e re e Kosov\u00ebs, me supozimin e mir\u00ebbazuar apo mir\u00ebbesuar se do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb Qeveri reformist\u00ebsh, kund\u00ebrshtar\u00ebsh t\u00eb kapjes s\u00eb deritanishme t\u00eb shtetit, ka gjasa t\u00eb p\u00ebrballet me nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb re evropiane q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb duke u vizatuar q\u00eb tani. Dhe mund t\u2019i integroj\u00eb mendimet e veta q\u00eb n\u00eb fillim.\/koha.net<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Veton Surroi N\u00eb varrezat e ideve t\u00eb pamenduara mir\u00eb evropiane shkoi edhe ajo p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e Serbis\u00eb n\u00eb BE m\u00eb 2025. Kosova p\u00ebsoi d\u00ebmet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha an\u00ebsore. Tash b\u00ebhet gati politika e re. 1. Serbia nuk do t\u00eb jet\u00eb an\u00ebtare e BE-s\u00eb m\u00eb 2025. Ky \u00ebsht\u00eb konstatim pothuajse konsensual i t\u00eb gjith\u00eb ekspert\u00ebve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":46,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[9,4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Avullimi i vitit 2025 - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17467\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Avullimi i vitit 2025 - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Veton Surroi N\u00eb varrezat e ideve t\u00eb pamenduara mir\u00eb evropiane shkoi edhe ajo p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e Serbis\u00eb n\u00eb BE m\u00eb 2025. Kosova p\u00ebsoi d\u00ebmet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha an\u00ebsore. Tash b\u00ebhet gati politika e re. 1. Serbia nuk do t\u00eb jet\u00eb an\u00ebtare e BE-s\u00eb m\u00eb 2025. Ky \u00ebsht\u00eb konstatim pothuajse konsensual i t\u00eb gjith\u00eb ekspert\u00ebve [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17467\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-09-29T06:52:32+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/Veton_Surroi2-1024x680.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1024\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"680\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17467\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17467\",\"name\":\"Avullimi i vitit 2025 - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17467#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17467#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/Veton_Surroi2.jpg\",\"datePublished\":\"2019-09-29T06:52:32+00:00\",\"dateModified\":\"2019-09-29T06:52:32+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17467#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17467\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17467#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/Veton_Surroi2.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/Veton_Surroi2.jpg\",\"width\":4288,\"height\":2848},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17467#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Avullimi i vitit 2025\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Avullimi i vitit 2025 - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17467","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Avullimi i vitit 2025 - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"Nga Veton Surroi N\u00eb varrezat e ideve t\u00eb pamenduara mir\u00eb evropiane shkoi edhe ajo p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e Serbis\u00eb n\u00eb BE m\u00eb 2025. Kosova p\u00ebsoi d\u00ebmet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha an\u00ebsore. Tash b\u00ebhet gati politika e re. 1. Serbia nuk do t\u00eb jet\u00eb an\u00ebtare e BE-s\u00eb m\u00eb 2025. Ky \u00ebsht\u00eb konstatim pothuajse konsensual i t\u00eb gjith\u00eb ekspert\u00ebve [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17467","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2019-09-29T06:52:32+00:00","og_image":[{"width":1024,"height":680,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/Veton_Surroi2-1024x680.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"7 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17467","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17467","name":"Avullimi i vitit 2025 - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17467#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17467#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/Veton_Surroi2.jpg","datePublished":"2019-09-29T06:52:32+00:00","dateModified":"2019-09-29T06:52:32+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17467#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=17467"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17467#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/Veton_Surroi2.jpg","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/Veton_Surroi2.jpg","width":4288,"height":2848},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17467#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Avullimi i vitit 2025"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/Veton_Surroi2.jpg","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/Veton_Surroi2-150x150.jpg",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/Veton_Surroi2.jpg",4288,2848,false]},"categories_names":{"9":{"name":"Analiz\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=9"},"4":{"name":"Opinion","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=4"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/Veton_Surroi2-150x150.jpg",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/Veton_Surroi2.jpg",300,199,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/Veton_Surroi2.jpg",305,203,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/Veton_Surroi2.jpg",400,266,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/Veton_Surroi2.jpg",600,399,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/Veton_Surroi2.jpg",1024,680,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/Veton_Surroi2.jpg",130,86,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/Veton_Surroi2.jpg",4288,2848,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17467"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=17467"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17467\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":17468,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17467\/revisions\/17468"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/46"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=17467"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=17467"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=17467"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}